Zërat, lotët, klithmat e dhimbjeve të mijëra njerëzve u fshehën e u mbuluan kujdesshëm nga dëbora e acari i hidhur i mesditave 1877-1878. Asnjë mundësi tjetër nuk iu dha karvanit të tyre, veç largimit në pa kthim nga tokat në Sanxhakun e Nishit. Pas mbeti gjithçka : Kullat oborret fushat dhe varret e të parëve.
Kanë kaluar mese 140 vite nga shpërnguljet masive të shqiptareve në Sanxhakun e Nishit. Është periudha kur dhuna masive e ushtrive serbe ranë mbi popullsinë e pafajshëm. Zona të tëra u shkatërruan u masakruan, duke lënë pas veç gjurmët e banoreve të larguar. Pikërisht këtë gjurmë do të ndjekim edhe ne. Për të ri sjell historinë dhe atë që nuk është e shuar ende në këto territore.
N ë vitin 1875 shpërtheu ajo q ë njihej si Kriza e Lindjes, me kryengritje të mëdha anti -osmane në Bosnjë dhe Hercegovinë . Ato u pasuan nga revolta e shumë popujve të tjerë, siç ishin Bullgar ët e një vit më pas edhe serbët e malazezet. Të tilla pati edhe në Shqipëri edhe pse ndrojtja ishte shumë e madhe për një arsye te thjeshtë. Grekët në vitin 1844 patën shpallur atë që njihej si Projekti i Megalidesë- pra Pushtimin e Jugut të vendit. Në të nëjtën ditë edhe serbet u trumbetuan nat Certanjën që synonte shtrirjen e bollshme në tokat shqiptare. Pra Shqipëria gjendej në një mostre të frikshme që do të ndihej shumë shpejt pikërisht gjatë krizës së lindjes.
Më 1877 Rusët i shpallën luftë Perandorisë Osmane, ndërkohë që paralelisht duke kuptuar dobësimin e tyre u hodhën edhe serbet e Malazeztë që u nisën për pirjen e Sanxhakut të Nishit.
Janë mese 740 fshatra shqiptare, që u boshatisën plotësisht. Banorët e tyre u shpërngulen me dhunë, kurse një pjesë mundi të vendoset në zonat e tjera. Por pati edhe shumë të tillë të cilët vdiqën nga uria dhe të ftohtit në atë rrugëtim të kobshëm. Dëshmitë janë jo thjesht rrëqethëse por thuajse të pa besueshme për shkak të nivelit të dhunës, që vështirë të besohet se njerëzit, mund t’ua bëjnë njerëzve të tjerë.
Shqiptarët e zhveshur e të zbathur, nëpër të ftohtit e acartë të dhjetorit i braktisën nga dhuna shtëpitë e tyre. Atë natë vdiqën shumë gra e pleq, e shumë fëmijë, të hedhur e të ngrirë grykës së Gërdelicës deri në Vranjë e Kumanovë. Shumë fëmijë që ishin në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit. Këto janë fshatrat e shqiptareve, për të cilët serbet nuk kanë ditur kurrë, kurse tani në këto fshatra nuk ka mbetur asnjë shqiptar. Prandaj askush nga serbet nuk dinë si quhen ato.
U dogjën e u poqën me zjarr e hekur më shumë se 700 vendbanime shqiptarë në ketë Toplicë, Nish Vranjë e Leskoc , kurse bota përparimtare nuk reagoi fare kundër atij kursi kriminal serbo-rus.
Shefki Ukaj kr. Shoq. “ Muhaxhirve” në Kosovë duke folur për këtë rast ka thënë se nga të parët kishte dëgjuar, se atë kohë kishte ndodhur që nënës i kishte rrëshqitur fëmijët prej dorës dhe nga acari dhe bora e madhe fëmija ka mbet në borë dhe nena nuk ka mundur të kthehet dhe ta marr fëmijën e vet. Thonë edhe sigurisht kjo është ekzakte, pasi kur turqit kanë bërë regjistrimin e popullsisë kanë shtirë ne evidencë se atje iu ka mbetur edhe maca e qeni dhe të gjitha bagëtitë.
“ Popullata e pafajshme atëkohë janë nisur me çerre ashtu siç kanë mundur mi shpëtua fëmijët dhe është për tu çuditur si kanë arritur të shpëtojnë fëmijët edhe pse një pjesë e fëmijëve kanë mbetur sepse nuk kanë arritur ti marrin me vete. Që faktikisht kur bëhet kjo rikujtuese është një rikujtuese shumë e dhimbshme.
Adem Ajvazi studiues, ka thënë se në mënyrën ma brutale brenda një kohë shumë të shkurtër ushtria serbe i detyroi dhunshëm gra, fëmijë e pleq e banorë në tërësi të dalin vetëm me rroba të trupi.
“ Organizoi gjoja se në emër të ikjes së aty ku zhvillohen luftimet organizoi ikjen në mënyra të ndryshme me karroca kuajsh e çerre të ndryshme mirëpo qëllimi ishte që sa më shpejt të zbrazej ajo tokë që sa më shpejt të kryhet puna sipas tyre, me qellim që mos të ketë më implikime ndërkombëtarë. Jo vetëm që asgjë nuk u ndal, por Traktati i Shën Stefanit në mars të vitit 1878 dhe pas Kongresi i Berlinit zyrtarizuan projektin serb duke iu dhënë këtyre të fundit të gjitha këto territore më popullsi shqiptare: Nishi, Toplica, Jablanica Masurica e me radhe, tashmë duheshin ti përshtatshin realitet të ri imponuar. Ushtritë serbe nuk kishin më pse të fshiheshin dhe mund të vijonin qetë spastrimin e plote nga popullsia autoktone. Dhe askush nuk mund të thotë një shifër të saktë të të larguarave. Autor të ndryshëm japin të dhëna të ndryshme, sepse asnjëherë nuk është lejuar, apo ndërmarr një studim i organizuar nga Institucionet Shkencorë. Mendohet se janë mëse 300 mijë shqiptarë që lanë trojet e tyre, nga të cilët mese 70 mijë janë vrarë masakruar apo kanë vdekur edhe rrugës. Ka mjaft studiues të tjerë që këto shifra i quajnë të minimizuara apo të deformuara, duke pretenduar se numri është edhe shumë më i madh”, ka thënë Ajvazi.
Shefki Ukaj sërish ka treguar se krejt informatat deri tash që i kemi të verifikuara dhe që i posedojnë flasin për 700 vendbanime, ku kanë ndodhur spastrimi etnik në një territor apo në një hapësirë prej 11 mijë kilometrash katrore d.m.th edhe ma i madh se territori i sotëm i Kosovës,
Ky territor i jashtëzakonshëm dhe me histori të thellë kryeqendrën kishte sigurisht Nishin, i cili ndodhej rreth 200 kilometra nga Beogradi e ku do të niseshin edhe hulumtimet në teren.
Gazetari Marin Mema i cili edhe ka realizuar këtë histori të dhimbshme, ka treguar se Nishi po ashtu kishte gjurmët e veta historike
“Ai ka thënë se shumëçka është shkatërruar, si p.sh Varrezat e vjetra të shqiptareve por jo gjithçka është zhdukur, duke filluar nga kalaja tek figurat historike apo tek investimet e kryera nga shqiptarët para largimit të tyre. Këto janë vetëm disa elemente që lidhin qytetin e Nishit me banoret e dikurshëm me shqiptaret. Të mos harrojmë që në këtë qytetet deri më 1878 jetonin mesë 2 mijë familje shqiptare. Ndryshe nga sot ku është edhe vështirë të ndjekësh pas këtë gjurmë. Fotografitë e vjetra të qytetarit tregojnë një tjetër fytyrë të tij, që sot është vështirë e identifikueshme monumentet objekte e ndryshme e deri varret e shqiptareve janë shkatërruar.
Vetëm xhamia e ndërtuar nga Islam Agës nga Gjakova qëndron ende në këmbë. Duket e pabesueshme të mendosh se deri në vitet 1877-1878 këtu jetonin një numër aq i madh shqiptarësh. Lagjet e tëra u shuan ndërsa shtëpitë bujtën pronarët e rinj. Konsulli i Turqisë në Nish shkruan për lagje të veçanta ku ndodheshin deri në 300 e më shumë shtëpi shqiptarësh. Ato ishin prona të pasurish të cilët u detyronin më pas të linin apo shisnin gjithçka, dhe të iknin në Turqi, apo të merrnin rrugën në këmbë drejt trojeve të tjera me shqiptarë. Të tilla lagje kishte kudo në Nish nga të cilat siç theksohet nga burimet e kohës, mbetëm pa u shembur jo më shumë se 20 shtëpi.
Megjithatë historia e qytetit shkon shumë më thellë, që në kohët më të lashta.
Është fakt se Kalaja e Nishit ka themele që i përkasin periudhës së Dardaneve, çka konfirmohet edhe nga zbulimet e shumta arkeologjike.
Por për fat të keq, kjo pjesë ose mbulohet, ose manipulohet ose nuk tregohet kurrë e plotë. A thua sikur nuk ka ekzistuar kurrë.
Nishi apo Najsusi, siç njihet në antikitet, është vendlindja e Konstadint të Madh, Perandorit Ilir, që e themeloi Konstadino Pojën. Në periudhën e tij, persekutimi i ashpër ndaj të krishterëve, morri fund. Perandoria Romake u riorganizua, në planin Ushtarak dhe ekonomik. Ndaj ai edhe sot konsiderohet si njëri prej më të mëdhenjve të historisë.
Drejtimi i Konstadinit të madh në mbi 30 vite të shekullit të IV lidhet me një periudhë kur dyndjet skllave donin ende qindra vite që të nisnin.
Edhe vet Nishi ka një histori të tillë, por reklamimi bëhet vetëm në atë pjesë, që u inversion autoriteteve.
Thuhet se Kalaja është ndërtuar e rindërtuar disa herë, nga Romakët , Bizantët , Skllavet Bullgarët Serbet e Osmanët, por askund nuk përmendet, që themeluesit e kësaj kalaje ishin Ilirët.
Fundja logjika është e thjeshtë. Kur Romakët erdhën ketë vend çka tregohet edhe nga këto stelat mortore, atëherë lind pyetja, se cilët ishin banoret vendas”, ka thënë gazetari Marin Mema.
Arkeologu Neritan Ceka ka thënë se në të gjitha burimet antike del se ishin Dardanet ata që jetonin aty.
“ Nuk ka popullsi tjetër, që në ngjarjet e shekullit të III. Bile mund të themi se është zona më e hershme që përmendet si Ilire që në shek e V, Erodoti i vendos Ilirët në lumin ‘Angrus’, që është pikërisht zona e Moravës Jugore, dhe pjesa më verilindore e trevës Dardane. Dhe që nga kjo kohë nuk përmendet asnjë popullsi tjetër atje.
Për të ndjekur një vijë logjike tjetër të historisë nga Najsusi Dardan dhe Konstadini i Madh duhet domosdoshmërish vizituar edhe një sy tjetër shumë i rëndësishëm.
Në ketë mënyrë historia nuk u mbet asnjë hallk të sajin dhe vijon natyrshëm deri në shpërnguljet e dhunshme të banoreve.
Justiniani i Parë, është njëri ndër figurat më të rëndësishme të lashtësisë. Gjatë sundimit të tij nga viti 5027 në atë 5065, Dardania u kthye në një kryeqendër investimesh. Dhe mes shumë të tjerave që ai i realizoi ishte edhe ‘Justiniana Primo’, një qendër me një histori të jashtëzakonshme dhe të lidhur natyrshëm me popullsinë autoktone Ilire.
Dhe sigurisht se për të kuptuat ketë pjesë thelbësorë të historisë duhet të vizitojmë edhe këtë sit të rëndësishëm arkeologjik, i cili ngrihet vetëm 70 kilometra nga qyteti i Nishit.
Mjaft investime të nisura nga Konstadini i madh i përfundoi apo i zgjeroi dhe i përshtati Justiniani i Parë. Mes shumë të tillave bien në sy dy qytetet të rëndësishme, njëri ndodhet në Kosovë dhe tjetri në destinacionin tonë. Dhe ajo që dallohet menjëherë është se Justiniana Prima edhe pse përfaqëson një vlerë të trashëgimisë Botërore, është lënë krejtësisht mënjanë. Kjo pa dyshim, se e ka një arsye dhe mjaft të fortë.
Historia e Justiniana Prima është mese e qartë, e kjo pranohet edhe nga vet autoritet përkatëse të këtij siti arkeologjik. Ky qytet është para skllav, përkundrazi ai u braktis me dyndjet e këtyre të fundit. Të paktën në këtë rast edhe vet autoritet pranojnë historinë ashtu siç është.
Ky është një qytet i ngritur në trojet Ilire, nga një Perandor Ilir i Bizantit- Justiniani i Parë. Tabelat thonë pikërisht qyteti u ngrit nga Perandori Justinian jo larg vendlindjes së tij, me synimin që të shndërrohet në selinë e prefekturës së Ilirisë. Më poshtë qartazi është e shkruar se ai u braktis në shek. e VII, si pasojë e dyndjeve skllave. Pra e thënë më thjesht, ky vendbanim ashtu si Nishi i lashtë, jetohej natyrshëm nga vendasit - Dardanët.
Arkeologu Ceka po ashtu ka theksuar se aty ka një origjinë të pastër Ilire sepse vjen nga Justini i qytetit Dardan – Ilir sic thotë thotë edhe biografi i tij Prekopre Cezares, dhe natyrisht se bën pjesë në klasën sunduese u a kulturua u edukua në Bizant, u martuar me Bizantinin Theodorën ishte pjesë e klasës së lartë të Bizantit, por megjithatë shumë prezent në vendin tonë.
Ka një numër të pafund ndërtimesh që lidhen me Justinianin sepse verifikohej një pjesë e madhe e qyteteve nuk ka qytet që nuk u verifikua në kohën e Justinianit pra në Kohën e Bizantine” ka thënë Ceka.
Por nëse kjo pjesë e historisë duket disi e ftohtë dhe e largët, ka mjaft elemente të tjerë, që frymojnë ende qartazi të shkuarën e tyre.
Treguesit historik më të drejte për drejtë e të qartë vijnë nga Toponomia, që ende ruhen në zona të tëra. Dhe askujt nuk duhet ti dukej absurde kur fshatrat kanë emra shqiptarë, por në to nuk ka asnjë banorë të tillë.
Rajoni i Toplicës ka qenë njëri ndër rajonet më të prekura nga largimet dhe masakrat. Mjafton të kujtosh se shqiptaret në tërësi këndej kanë qenë më 80 për qind. Trupat serbe të mbështetura nga ato ruse i dhanë jetë me çdo kusht strategjisë së tokës së djegur. Megjithatë çuditërisht jo gjithçka është zhdukur. Mjafton të shikosh emrin e këtij fshati ‘Arbnas’. Në zona të tilla duhet pasur kujdese. Pyetjet duhet të jenë në dukje naive që askush të mos dyshoj mbi përmbajtjen dhe qëllimin e tyre, aq më pak banorëve të ri duhet thënë se jemi shqiptar. Ndaj bashkëpunëtoret tonë nuk paraqiten si të tillë po ashtu as makina nuk ka targa shqiptare. përndryshe gjithçka do të ishte e pamundur.
Si e shpjegojnë faktin se ky fshat quhet “Arbanas” banoret e sotëm serb.
Historia e dhimbshme e Prokuples ku jetonin mesë 24 mijë shqiptar
Gazetaret kanë ndaluar makinën e cila nuk kishte targa shqiptar dhe kanë pyetur dy pleq të shtyrë në moshë.
“Si po jetoni? Ata janë përgjigjur se po jetojnë vështirë dhe me mund. Ndërsa tjetri ka shtuar se s’ke ç’të bësh duhet jetojmë”.
Ata po ashtu iu kanë treguar gazetareve pa e ditur që ata ishin shqiptarë dhe misionin i tyre ishte që të mësohej e vërteta, se aty në atë fshat me emrin “ Arbanas” dikur ka pasur 180 shtëpi, e sot sipas tyre duhet ti ketë diku 120 shtëpi. Po ashtu ata kanë treguar ky vendbanim është i vjetër ku ka disa që kanë ardhur.
Pyetja tjetër e radhës nga gazetarët ishte se “ përse mban emrin ky fshat “Arbanas”?
Ndërsa serbët e moshuar të ulur në tokë, thonë se kanë dëgjuar se ky fshat ka jetuar dikur me shqiptar. “ Ku ta dish, ashtu na kanë thënë të vjetrit që dikur kanë qenë vend i banuar me shqiptar. Dhe a është e saktë apo jo ku ta dimë ne”, janë përgjigjur fshataret serb të cilët tani jetojnë në atë vend.
Por sipas dokumenteve “ Arbansi” është një fshat mesjetar që shfaqet në shekullin XII. Në veprën e tij të detajuar vendbanimet dhe popullsia e Albanëve të Kosovës profesor Iljaz Rexha e ven theksin tek ekzistenca e mjaft qendrave të hershme që mbajnë këtë emër.
Këto fshatra gjenden si në dokumente skllave ashtu më pas edhe në atë të Portës së Lartë, duke treguar një vazhdimësi të qartë. Dhe pavarësisht prapashtesave Bullgarëve skllave ato nuk e humbën kuptimin edhe pse në të njëjtën mënyrë u regjistruan nga Administrata Osmane.
Në Mesjetë shqiptarët e verifikonin vetën si Arbnor, ndaj edhe emrat e tillë ishin kudo ku ata jetonin. Të njëjtën gjë mund ta prekësh jo larg nga “Arbanasi” ku ndodhej një tjetër qendër sot, dhe e quajtur “ “Alabana”.Edhe kjo deformimin e emrit e ka marrë nga Administrata skllave.
Gazetarët sërish ndalojnë veturën në këtë vend për të folur nga afër me banorët tashmë të banuar me serb, me qëllim që të marrin informacione.
Gazetarët pyesin një fshatar serb aty:
“Më falni ku ndodhemi? --- Në Alabama i kthen fshatari gazetarëve.
Atëherë e paskemi humbur rrugën i thonë gazetarët banorit sepse ne deshtëm të shkonim në Bllacë.
“Jo jo ia kthen banori serb nuk e keni humbur rrugën por vetëm vazhdoni drejt rrugën”.
Por a ka pasur ndonjë emër tjetër më parë ky fshat pyesin gazetarët.
“Nuk e di, nuk e di” ia kthen banori, kështu që gazetarët vazhdojnë rrugën, duke falënderuar atë për ndihmën.
Pra askush nuk tregon më shumë. Histografia ka mbytur gjithçka, ashtu si këto vende që duhet me çdo kusht të heshtin.
Rajoni i Toplicës ka pasur dikur një popullsi mbi 80 për qind shqiptar dhe askush nuk donte ta dinte këtë statistikë e cila është pranuar edhe nga vet autorët serb. Edhe pse sot këtu nuk gjejmë as edhe një për qind shqiptar. Kaq mjafton për të treguar fatin tragjik që kanë pasur banorët autoktonë të këtyre zonave.
Andaj nuk mund të mos impresionohesh nga faktet që tregojnë numrin e shqiptarëve të dikurshëm në këto anë. Kryeqendra e Toplicës është Prokople një qytet që së bashku me rrethinat numërojnë sot më shumë 44 mijë banorë. Qendra e derdhur mes gjelbëremit nuk ka asgjë që të lidh me shqiptaret e dikurshëm. Për një kalimtar apo turist të thjeshtë Prokuple duket është një qytet si shumë te tjerët.
E pamundur të kuptosh se çfarë qëndron pas këtij vendi të qetë, nëse nuk ke shfletuar më parë dokumentet apo dëshmitë rënqethëse të të larguarve.
E pra dikur në qarkun e Prokuples jetonin mesë 24 mijë shqiptar dhe rreth 1.500 apo diçka më shumë banorë serb. Kjo është e vërteta e cila të shoqëron pashmangshmërisht në çdo hap e mendim.
Si mund të zhduken mijëra njerëz, historitë e tyre personale, zërat kujtimet lotët si mund të shuhet e mohet gjithçka. E vështirë të mos prekesh ashtu siç i ndodh edhe shoqëruesve tanë nga Kosova.
Ne jemi të vetëdijshëm se këta kanë kryer punë me neve dhe nuk kanë pas më se çka të fshehin kështu qe nuk është më rrezik për ta, sepse ne e dimë shumë mirë nga autoret e ndryshëm se edhe tanë por edhe serb, që këtu ka fshatra që janë zhduk dhe fare më nuk i dihet as emri”, ka thënë studiuesi Ismet Azizi.
Ai ka treguar se autori Mita Rakic me një vepër të tij, “ Serbia e re “ e quan këtë pjesë të re, pasi mundeni me marr me mend, vjen në këtë tokë, e sheh të zbrazët të banuar me shqiptarë dhe këtë trevë të okupuar nga Serbia në vitin 1878 e titullon me emrin “ Serbia e Re” . Madje ka hasur ne vendbanime të djegura shkrumb e hi për të cilat nuk dihet as emri i atyre fshatrave. Dhe për ta nuk paraqet problem pse ne i kemi trashëguar emrat e këtyre vendbanimeve në Kosovë”, ka thënë studiuesi Ismet Azizi.
Studiuesi Florent Hasani po ashtu ka thënë se pas dëbimit të shqiptarëve nga këto territore ato do të populloheshin me ushtrinë serbe dhe malazeze si element për të serbizuar këtë territor.
“Këto popullsi do të lejonin me favore të ndryshme p.sh një familje do të merrte shtëpi dhe pasuri falas nga 20 hektar tokë të punueshme dhe nga 10 hektar sipërfaqe malore. Dhe kjo nënkupton se ato të gjitha më parë ishin pasuri të shqiptarëve të cilët ishin dëbuar nga këto troje”, ka thënë Hasani.
Më pas thuhet këto dhe shumë lehtësi të tjera iu ofruan popullsisë serbe, për ti sjell dhe populluar këto territore. Gjithçka u bë me një shpejtësi marramendëse si formë për të mbyllur menjëherë këtë çështje e për të vazhduar marshimin më tej në territore shqiptarëve.
Shumicën dërmuese të mbiemrave i gjen sot në Kosovë. U larguan si familje, e tashmë janë fshatra të tërë që rrënjët i kanë nga ky vend:
si Lepaja, Pllana, Nishliu, Llapashtica, Breznica, Rudari Stublla, Bllaca e pafund të tjerë, pa lënë mënjanë mbiemrin e përgjithshëm Muhaxhiri.
Të gjithë vijnë nga këtu, dhe të parët e tyre jetonin prej shekuj në këtë vend. Ndërsa mbiemrat i ruajtën si formë për të treguar për të mos harruar me shpresën për tu rikthyer dikur aty ku kanë varret e të parëve të tyre./Vazhdon
Kalaja e Nishit ka themele që i përkasin periudhës së Dardanëve
Megjithatë Ismet Azizi studiues thotë se dëshmitë e reja dhe prezenca jonë këtu dhe amaneti i Muhaxhireve që na kanë lanë neve, kështu tingëllon dhe kështu thuhet, që së paku ti vizatojmë këto vende, ti dimë prej nga janë gjithë ajo popullatë e shpërngulur me rrafsh 700 fshatra të banuara me shqiptar dhe të mos i harrojmë. Kështu që ne sot po e kryejmë edhe një amanet të Muhaxhirëvë por edhe një rikujtesë të gjeneratave të reja, sepse dikush duhet të vij këtu.
“Shiko këtu ka shumë mikro toponime të cilat në nuk po mundemi ti hulumtojmë sepse duhet kohë por këtu gjithçka flet se dikur ka qenë e banuar me shqiptarë”, ka thënë studiuesi Azizi.
Diku 30 kilometra nga Prokople shtrihet edhe Kurshumlia një tjetër qytezë që autori Mita Rakiq, në veprën e tij “ Udhëtim në Serbinë e Re” e konsideron një “ Çerdhe shqiptarësh”. Ai u caktua nga vet gjenerali Kosta Protic që të hulumtonte gjendjen në teren, pas aksioneve brutale të ndërmarra nga ushtria.
Por duket se Mita Rakic u trondit nga pamja ndaj edhe shkroi një të vërtetë të madhe, se në qytezën e Kurshumlisë pas sulmit dhe veç ushtareve serb nuk kishte qoftë edhe një banorë të vetëm.
Ashtu si kudo edhe në Kurshumli nuk ka më shqiptar. Edhe pse dikur kanë qenë mese 90 për qind. Sigurisht edhe këtu nga ajo që ka pësuar ndryshimeve është qartësi shqiptarë si për të treguar se pavarësisht presioneve jo gjithçka mund të shuhet.
E vështirë të mendosh se dikush mund të vë në dyshim identitetin e dikurshëm të banorëve të fshatit Kastrat.
Emri flet qartë, ashtu si fakti se banoret janë detyruar të largohen me përdhunë. Dhe pavarësisht se gjithçka ka ndodhur shumë kohë më parë, këtu vazhdon të mos jetë e lehtë të jesh shqiptar, madje edhe kalimthi , çka dallohet lehtësisht nga një pllakatë me mbishkrim “ Fuck Albania”. Ndjenja e një nacionalizmi ekstrem është kultivuar si mënyrë për të mbuluar gjithçka që lidhet me të shkuarën.
Atëherë vallë si mund të zhduket një popullsi që përbën mëse 90 për qind të numrit të përgjishëm të banorëve.
Të thuash e frikshme është pak : Visoka, Bojniku, Bregovina, Vujanova, Brestovci, Xhaka, ( fshati i origjinës së dy vëllezërve futbollistë Xhaka) e po ashtu Konjuvca janë të gjithë të lidhur me njëri-tjetrën.
Edhe pse emrat e një pjesë janë ndryshuar shekuj më parë, këto vendbanime kanë qenë brez pas brezi, të jetuara nga shqiptaret.
Jo më kot, disa prej tyre para se të largoheshin, kanë mundur të marrin edhe tapitë e pronave si dëshmi edhe ligjore e asaj se cfarë ka ndoshur.
Hysen Azemi Dr. i Arkivës ndër komunalë e Kosovës, duke shfletuar tapi të ndryshme ka treguar që atë të cilët kanë marrë tapitë me vete dhe kanë lënë dëshmi dhe gjurmë.
“ Ky është fondi i familjareve të Tapive të Hysen Azemit, d.m. th. si pronar jam unë tapi e tokës Azemi i biri i Ahmetit, kardaja i Kurshumlisë ashtu është quajtur atëherë sanxhaku i Nishit fshati Bllainë është viti 1873 ku atëkohë pasuria, apo toka është mat me Dnn, dhe sasia është prej 4 Dnn. Dhe për veç këtyre hipotekave ne duam të tregojmë se popullsia e Sanxhakut të Nishit ka qenë kryesisht i banuar me shqiptar dhe ata janë shpërngulur me dhunë.
Kurse Kurshumlia sipas viteve apo të dhënave statistikore në vitin 1873 ishte 87 për qind e banuar me shqiptar dhe shlirë munk ta quajmë se ishte kryeqendra e shqiptare.
E njëjta situatë është edhe në Leskoc e Vranjë ku ka pasur rreth 70 për qind të popullsisë shqiptare e kudo në Jabllanicë. Fjalët janë te tepërta e nuk mund të të përshkruajnë realistin e sotëm me atë të dikurshëm..
Po ku ka qenë kufiri i dikurshëm me Serbinë, apo ajo që në popull njihet si molla e kuqe. Cila është historia e këtij vendi e cila lidhet me atë të shqiptareve. A ka mbetur diçka pas, e prekshme e dukshme apo gjithçka është zhdukur me mollën.
Është folur dhe është shkruar shumë për Katundin tek molla e kuqe , për doganën e dikurshme nga ku fillonin në atë kohë trojet shqiptare.
Fotografitë apo gravurat e vjetra tregojnë ekzistencën e këtij vendi sa legjendar aq edhe real. zona ndodhet shkuar 25 kilometra nga qyteti i Nishit. Orientimi është i vështirë por jo edhe i pamundshëm.
Duket e habitshme por fshati quhet ende “Katun” një tjetër piketë e këtij vendi nuk është shkulur.
Autoritetet me sa duket kane ndjerë sigurinë e pushtetit dhe mes shumë ndryshimeve kanë harruar edhe këtë të fundit, një ndër më thelbësoret që klith gjurmët e historisë.
Studiuesi Florent Hasani ka thënë se në vitin 1833 Principata serbe kishte fituar një Autonomi nga Perandoria Osmane, dhe po në këtë vit kufiri u tërheq nga Pashallaku i Beogradit dhe erdhi deri mu këtu në fshatin “Katun” të komunës së Aleksicit. Në këtë vend trupat Osmane ndërtuan ‘Gjumrikanen” që ishte pikë doganore vend kalimin kufitar. Dhe pikërisht këtu brenda karakollit osman në altar ishte një trup molle e cila gjatë gjithë verës lulëzonte dhe bënte molla të kuqe. Andaj edhe kështu supozohet që nga kjo mollë ka mbetur edhe emri tek Molla e kuqe.
Kurse pas kësaj kodre fillonte Kufiri i Principatës serbe, do të thotë ky kufi ishte nga viti 1833 deri në vitin 1878 kur Serbia pra bëri mësyrje drejt tokave shqiptare të Sanxhakut të Nishit dhe i spastroj etnikisht më shumë se 740 fshatrat shqiptare.
Godina e kufirit sigurisht se është zhdukur me kohën, ndoshta rrënojat e vogla ndodheshin diku, mbuluar nga pyjet e bimësia e hathtisur.
Gjithçka flet, veç historisë së Muhaxhirëve dhe kujtimeve të tyre, e hartat e vjetra që tregojnë u ndodhej dikur ky vend.
Asnjë studiues, historian, e hulumtues deri më sot nuk kanë mundur të japin një sqarim shkencor se persë kjo pjesë quhet Molla e Kuqe
E kur kjo pjesë mungon, gojëdhënat mbesin burimi i vetëm. Legjenda thotë: se në këtë tokë është derdhur shumë gjak, janë bërë shumë beteja të mëdha e të forta, janë masakruar shumë njerëz të pafajshëm , janë përballur banorët shqiptare për të mbrojtur trojet e tyre. Ndaj gjithçka morri ngjyrën e kuqe: toka, lumenjtë gurët.
Dhe Molla e Kuqe, mbeti një simbol ashtu siç është edhe sot i sakrificave i dhimbjes së mijëra- mijërave njerëzve, që nuk kanë ende një vend ku të prehen, e shumë të tjerëve që nuk mundën të qajnë këtu, në këtë vend, nga në Mollë të kuqe e më tej ku kanë lindur e jetuar për breza paraardhësit e tyre.
Këtu janë gjurmët që ende ruhen këto territore, e që mund ti prek çdo kush, mjafton një udhëtim i thjeshtë. Sanxhaku i Nishit flet me gjuhen e fakteve, fakte këto që nuk i bëjmë në por historia” ka thënë gazetari Marin Mema i cili edhe e realizoi këtë storje.
Albanopoli ka qenë kryeqendra e fisit ilir të Albanëve dhe është përmendur për herë të parë nga Ptolemeu, gjeografi i njohur i shekullit të dytë. Në veprën e tij, ai e rendit Albanopolin mes shumë qyteteve të tjera të Ilirisë. Por përveç Ptolemeut dhe disa autorëve të tjerë të antikitetit që flasin për fisin e Albanëve, askush tjetër nuk është kujdesur të shpluhurojë dhe të shkruajë e kërkojë seriozisht në terren mbi historinë e lavdishme të këtij qyteti.
Nga Marin Memaë fakt, ekzistojnë dy teza të cilat mund të merren në shqyrtim. Ka disa autorë, si albanologu Von Hahn apo studiuesi më i mirë i kalave në Shqipëri Gjerak Karaiskaj, historiani çek Kostantin Jireçek, arkeologu Claudio Sestieri etj., që mbështesin pjesën se Albanopoli ndodhet mes Krujës dhe Fushë-Krujës, ku ngrihen rrënojat e vendbanimit të njohur të Zgërdheshit.
Ka edhe arkeologë të tjerë, siç pohohet edhe në hartën arkeologjike të Shqipërisë të publikuar nga autorët Neritan Ceka, Apollon Baçe e Myzafer Korkuti, nën drejtimin e arkeologut francez Pierre Cabanes, që kryeqendrën e fisit ilir të Albanëve e vendosin në Persqop, disa qindra metra nga kalaja e Petrelës. “Fakti që në tokat e Albanëve ndodhet qyteti në Persqop me sipërfaqe dy herë më të madhe dhe pozitë më qendrore dhe më të mbrojtur se Zgërdheshi, përjashton mundësinë e identifikimit të Zgërdheshit me Albanopolin” (Harta arkeologjike e Shqipërisë. Viti i botimit, 2008).
Në të dyja rastet kemi të bëjmë me qendra ilire, të dallueshme nga teknika e ndërtimit, forma dhe periudha. Rrënjët e Zgërdheshit, sipas arkeologëve, duhen kërkuar në shekujt VI – V para Krishtit, kur ka lindur edhe vendbanimi para-urban me një sipërfaqe të kufizuar rreth 1,4 hektarë. Qyteti merr formë në shekujt III dhe IV para Krishtit dhe këtu janë fillesat e një qendre të mirëfilltë. Megjithatë, arkeologët zhvillimin më të madh e datojnë gjatë shekullit III dhe II para Krishtit, periudhë kur dallohen edhe ndërtime që janë shtrirë jashtë mureve rrethues.
Pushtimi romak shënon rënien e tij si pikë e rëndësishme dhe fortifikimi e humbet funksionin. Banorët qartazi janë larguar dhe qyteti kthehet në një rrënojë në zvogëlim të vazhdueshëm. Gjatë gërmimeve të kryera në vitin 1969 janë zbuluar edhe mjaft monedha kryesisht të Epidamnit, armë të shekullit IV para Krishtit, qeramika të periudhave të ndryshme e mjaft objekte të tjera. Muret rrethuese të Zgërdheshit kanë mjaft elemente të njëjta me disa pjesë të caktuara të fortifikimit të Persqopit që ngrihet në Malin e Vilës, jo larg kalasë së Petrelës. Pikërisht muratura është pjesa më e ngjashme me blloqet gëlqerore konglomerate, me forma katërkëndëshe që përafrojnë edhe me ato te Bylisit e Zgërdheshit në periudhën e dytë të tyre në shekujt IV – III para Krishtit. Në krahun tjetër ka një varr monumental që përngjan me ata të Selcës së Poshtme e që i përket shekullit III para Krishtit. Sipërfaqja e madhe që rrethohet nga muret dukshëm ka qenë pjesa e banueshme, ç’ka përforcohet edhe nga gjurmët e banesave të vendosura në tarraca.
Por cila prej këtyre dy qendrave është Albanopoli i lashtë? Kjo sigurisht u takon arkeologëve ta thonë, por në kushtet kur këto site arkeologjike janë lënë krejtësisht në mëshirë të fatit edhe ata shumë shpejt do ta kenë të pamundur të japin një përgjigje edhe nëse do të duan të kërkojnë. Zgërdheshi është pushtuar nga shkurrnajat, gardhet e ngritura në post-komunizëm (sepse është e vështirë të besosh se në atë pjesë jetojnë pasues të fisit të Albanëve) dhe balta e erozioni po rrëmbejnë edhe ato trakte muresh që kanë mbetur.
Nuk ndryshon shumë gjendja në Persqop. Pjesa kryesore e murit është në prag të rrëzimit, shumë elemente të tjera janë dëmtuar nga kërkuesit ilegalë të floririt, ndërkohë që vëmendja ka qenë vetëm në pastrimin e disa ferrave, kaq dhe asgjë më shumë. Në çdo cep të botës vende të tilla ruhen me fanatizëm si krenari kombëtare. Ndërsa për ne këto qytete të lashta ilire, nga të cilat kemi marrë edhe emrin, janë thjesht radhë të shkruara në enciklopedi apo fjalorë. Albanopoli sot pret që dikush të kthejë kokën e të kujtohet, ta identifikojë e ta tregojë qartazi historinë e tij.
Të thuash që jemi shqiptarë është e lehtë, por për të ruajtur identitetin dhe rrënjët e këtij kombi nuk mjaftojnë fjalët…
Çamëria shtrihet në pjesen veriperëndimore të Greqisë me një sipërfaqe prej 10. 000 km2.Pellasgo-Ilirët ishin banorët e hershem të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët,Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE. Heroi Pirro ishte heroi i shquar i Çamërisë,sukseset në luftëra e derguan atë dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit. Gjatë pushtimitBizantin, fise te reja erdhen në Çamëri, siq ishin Gothet,Ostret,Sarakenet dhe Norset. Me 1449 Çameria u pushtua nga perandoria Osmane. Ne shekujt 16 dhe 17,Cameria u kthye ne arene te revoltave te ashpra kunder sundimit osman. Populli
Çamë luftoj kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe). Me 1750 regjioni i Sulit perbëhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatë pushtimit Osman, Çameria ishte pjesë e Janinës, njëra nga katër vilajetet Shqiptare.
Shqiptaret e njohur si luftëtar, mësues, dhe patriot ishin: Luli Çapari, Marko BoÇari, HasanTasini, Osman Taka, Çelo Mezani dhe të tjerë. Në shekullin 18 fillon procesi i islamizimit me force-pjese e popullsise se Sulit dhe Parges largohen per ne ishujt greke per ti shpetuar shnderrimit. Gjate viteve 1820- 1850, krahina merr pjese perseri ne kryengritjet kunder Perandorise Osmane. Ne vitet 1854 dhe 1877, popullsia i reziston me sukses sulmeve te Andarteve Greke. Gjate luftrave Ballkanike,trupat greke hyjne ne Cameri. Per te ndihmuar popullin came qeveria e (perkohshme) e Vlores dergoi trupa ushtarake atje,por vendimi i Konferences se Ambasadoreve i dha Camerine Greqise. Mbas Luftes se Dyte Boterore, qeveria greke deboi me force mijera shqiptare myslimane ne Turqi me preteksin qe ato ishin per shkak te fese se tyre. Me fundin e Luftes se Dyte Boterore, terrori i ushtruar ndaj popullsise vendase, detyroi 25.000 Came te besimit mysliman te lene atdheun e tyre dhe tekerkojne strehim te perkohshem ne Shqiperi.
PREJ NGA RRJEDH FJALA ÇAMERI?
Fjala çam eshte nje evoluim i termit “t’chiam” dhe perkon me emrin e nje lumi te vjeter qe kalonte permes krahines se Çamerise. Fjala “T’chamis” haset ne shume harta te vjetra romake dhe helene, duke na treguar se emri “Chameria”eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga popullsia shqiptare nder shekuj. Ajo qe eshte me e rendesishme te
thuhet ketu eshte se, popullsia çame ka nje etnitet, tradite dhezakone te mirefillta shqiptare.
KU SHTRIHET EPIRI?
Meqë në afishimin e mësipërm u përmend Epiri, ne vijim po ju sjelli nje historik te shkurter lidhur me kete fis ilir. Epiri eshte krahinë dhe një nga shtetet e Ilirisë së Jugut, që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet antike) dhe rrjedhja e mesme e Vjosës në Veri, deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, dhe nga malet e Pindit në Lindje, deri në brigjet e detit Jon në Perëndim. Emërimi Epir për këtë krahinë (në greqishte do të thotë stere, tokë), ka qenë përdorur në fillim nga autorët grekësi një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore. vetëm nga fundi i shek. VI p.e. r. ai mori edhe kuptimin të përcaktuar politik.
Epiri banohej nga shumë fise, ndër të cilët më kryesorë ishin tesprotët, kaonët dhe molosët. Me gjith disa veçori të jetës kulturore e politike, këto fise ishin etnikisht të një trungu me ilirët, me të cilët i lidhte gjatë gjithë periudhave të historisë së tyre, një fond i gjerë i përbashkët traditash, që ndryshonin nga ato të Greqisë antike. Në të tretën e fundit të shek. V p.
e.r.fiset epirote kishin arritur të organizoheshin në bashkime federative të njohura me emrin koine (bashkësi) të cilat kishin
sisteme të ndryshme politike. Koinoni i molosëve sundohej nga mbretër të dinastisë së Aikidëve, ndërsa kaonët dhe tesprotët qeveriseshin nga dy magistart të lartë (prostatë), të cilët zgjidheshin çdo vit nga rrethe aristokratike. Këto bashkësi dolën në skenën e historisë si forma politike më vete në kohën e luftës së Peloponezit (432-404 p.e.r.),kur ushtritë e kaonëve, të tesprotëve dhe molosëve, me sundimtarët e tyre në krye, morën pjesë më 429 p.e.r.në ekspeditën kundër qytetit Strato të
Akranonisë, në anën e Spartës.
Që nga ajo kohë molosët të sunduar nga Tarypa e pasardhësit e tij filluan të fitojnë epërsi mbi fiset e tjera dhe e vunë Epirin në rrugën e bashkimit të tij ushtarak e politik. U krijua një organizim shtetërorë më i gjerë, i njohur me emrin Lidhja e Molosëve, që përfshinte popullsi tjera epirote, nën hegjemoninë e fisit që i jepte emrin bashkësisë. Kjo përbënë etapën e parë në procesin e krijimit të shtetit federativ të Epirit. Pas mesit të shek. IV. p.e.r. Lidhja e Molosëve hyri në sferën e
ndikimit maqedon, megjithatë sundimatarët e saj e vazhduan politikën e bashkimit të vendit. Zgjerimi i mëtejshëm i lidhjes,sidomos pas përfshirjes në gjirin e saj të koinonit të rëndësishëm të tesprotëve, që u krye në kohën e sundimit Aleksandrit Molos (342-331 p. e. r. ), çoi në krijimin e një forme të re shtetërore me karakter gjithnjë federativ,por me përmbajtje të re kushtetuese, e quajtur Aleanca e Epirotëve, në të cilën gjithë pjesmarrësit kishin të drejta të barabarta. Ajo përbënte etapën e dytë në procesin e bashkimit politik të Epirit. Etapa e tretë u realizua në kohën e sundimit të mbretit të dëgjuar epirot, Pirros (307-272 p.e.r.). Pirroja arriti të sundonte për një kohë jo vetëm mbi Epirin, por edhe mbi një pjesë të madhe të Maqedonisë dhe të T në Lindje, si dhe mbi krahinat greke të Ambakrisë, Amfilokisë dhe Akarna-nisë në Jug etj. Gjat sundimit të Pirros, shteti i Epirit u bë një nga fuqitë e rëndësishme ushtarako-politike të kohës , që luajti rol të shënuar në zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni, Greqi e Itali.
Pas Pirros shteti monarkik epirot filloi të humbasë fuqinë e mëparshme derisa në kohën e përfaqsueses së fundit të dinastisë së Aikidëve, Deidamesë, në vitet 30 të shek. III p.e.r. U kthye në një bashkim shtetërorë republikan me emrin Lidhja Epirote. Gjat kësaj kohe (232-168 p.e.r.) Epiri kaloi sistuata të vështira, të shkaktuara nga pleksja e interesave të mëdha të kohës: shtetit ilir, atij maqedon dhe Romës. E gjetur në vorbullin e kontradiktave dhe lufërave midis këtyre fuqive Lidhja Epirote nuk qe në gjendje të luaj një rol të dukshëm. Në vitin 167 p. e. r. ajo ra nën sundimin romak dhe pas vitit 148 p. e.
r. Epiri u bë pjesë e provincës maqedone, kurse kurse në fund tüe shek. II p.e.r. formonte një provincë më vete. Me reformën administrative të Dioklecianit në fund të shek. III emërtimi Epir ushtri edhe në trevat në Veri të Vjosës, të cilat formuan provincën Epirit i ri; për t’u u dalluar nga kjo, trevat tradicionale të Epirit u quajtën provinca e Epirit të vjetër.
Këto emërtime vazhduan të përdoren gjat mesjetës nga autorët eurodit, sipas traditës klasike, ndërsa administrata
shtetërore bizantine njihte vetëm themat e Nikopojës dhe të Durrësit. Në trevën e Epirit të Vjetër u shtri nga fillimi i shek. XIII një formacion i ri shtetërorë feudal, i cili për këtë shkak u quajt nga shkenca Despotat i Epirit. Nën ndikimin e autorëve të vjetër dhe të paqartësisë së caqeve teritoriale gjeografike, sidomos autorët humanist të shek. XV-XVI, midis të cilëve edheMarin Barleti, e përdorën termin Epir, pa e dalluar në të Vjetër e në të Ri, për mbarë trevat shqiptare, që në të vertetë përputheshin vetëm pjesërisht me shtrirjen e Epirit. Që nga shekulli XI,lidhur me afirmimin e shqiptarëve si faktor politik,u afirmua dhe u përtgjithësua emri etnik i vjetër Albanon e Arbanon, i trashëguar nga antikiteti ilir. Ishte ky emër që pasqyronte relitetin etnik, i cili u përgjithësua duke përfshirë në shek. XIV një pjesë të trevave të banuara nga një popullsi homogjene etnike, arbëreshët. kliko me poshte per te pare se ku shtrihet Epiri.
PSE BOTA NA QUAN ALBANIA DHE ORIGJINA E EMRIT SHQIPËRI
Emrat nacionalë të shqiptarëve. Shqiptarët janë një nga të pakët popuj të Evropës, e mund të themi edhe të kontinenteve të tjera, te të cilët ekzistojnë dy emra nacionalë, njëri me përdorim të brendshëm, d.m.th. emri me të cilin ata emërojnë popullin e vet, e tjetri emri me të cilin njihen nga bota e jashtme
Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj.
Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që m‘anë tjetër në kolonitë shqiptare që gjinden n‘Itali e në Greqi ky emër nuk njihet. Shqiptarët e Italisë jugore e të Siqelisë, pasardhës të shpërngulurish prej Shqipërie kryesisht gjatë luftërave të para me turqit nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në shekullin e XV e të XVI, e quajnë veten e vet dhe përgjithësisht popullin e atdheut të tyre të vjetër arbëresh, dhe këtë atdhe Arbër, Arbëri. Këto emra përdorin gjer më sot dhe pasardhësit e atyre shqiptarëve që u shpërngulën pak më parë, në shekullin e XIV e të XV, prej Shqipërie për në Greqi, të cilët edhe ata nuk e kanë në përdorim emrin që zotëron sot në Shqipëri; edhe ata përdorin rregullisht arbëresh për “shqiptar”, arbërishte për “gjuhë shqipe”, arbërisht për “shqip, në gjuhën shqipe”.
Këto të dhëna tregojnë qartë që emri i sotëm shqiptar, Shqipëri, Shqipni, në kohë të Skënderbeut ende nuk kishte dalë, ose të pakën nuk ish përgjithësuar, e që ky gjithsesi është më i ri se emri i parë. Kjo do të thotë që emri i vjetër nacional i vendit e i popullit ka qenë arbën, arbër, arbëresh, arbëresh. E meqë ky emër, sikundër shihet me vështrimin e parë, është identik me Albania, Albanese etj. që u përmendën më sipër, nga gjithë këto rezulton që shqiptarët në mesjetë e kanë quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot te popujt e tjerë.
Kjo pamje etnografike gjen vërtetimin e plotësimin e saj më një anë me disa të dhëna – të vjetra e më të reja – prej Shqipërie, më anë tjetër me dëshminë e gjuhëve të popujve fqinj me shqiptarët, e m‘anë tjetër me emrat e Shqipërisë e të shqiptarëve në burimet e ndryshme evropiane të mesjetës.
Sikundër është vënë re që nga gjysma e shekullit të kaluar, emri i vjetër i vendit, përveç se në kolonitë shqiptare, që sapo u zunë ngoje, është ruajtur edhe vetë në Shqipëri. Një trevë fushore e pjesës perëndimore të Shqipërisë së mesme ç‘merr prej Kurbini e gjer poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën, dhe mal e arbën përdoret atje për “male e fusha”. Një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh, dhe Arbënesh quhet edhe ishulli gjuhësor shqiptar që gjindet afër qytetit të Zarës në Dalmaci, themeluar në gjysmën e parë të shekullit të XVIII, prej të shpërngulurish nga anët e katundit në fjalë. Arbanë është një katund afër Tiranës. Më anë tjetër, në pjesën jugore të vendit, Arbër e Arbërí quhen krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës dhe të Gjirokastrës e të Delvinës dhe arbëreshë e arbërorë banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, me trajta të ndryshme (arbën arbër, arbënesh arbëresh, arbnuer arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga aromuni ose nga anëtari i ndonjë tjetre popullsi ballkanike. Sikundër shihet, emri i lashtë, në rrjedhë të kohës erdhi e u mbulua nga emri i ri shqiptar, Shqipëri, po ka mbijetuar gjer sot nëpër krahina të ndryshme të vendit.
Që ai ka qenë në përdorim me përmasa nacionale, në mbarë territorin gjuhësor të shqipes, këtë e vërtetojnë ndër të tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat arbëneshe të anëve të Kosovës. M‘anë tjetër burimet historike të vendit e plotësojnë këtë pamje edhe për të kaluarën. Në monumentet letrare të shqipes së vjetër, të cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arbënë , populli me arbënesh, arbëruer, dhe gjuha e tij me arbënisht.
Me këto të dhëna të brendshme në lidhje me emrin nacional të Shqipërisë e të popullit të saj, pajtojnë burimet e jashtme, dëshmia e gjuhëve të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e këtij emri, i cili në rrymë të kohëve rrezatoi prej Shqipërie tek ata popuj. Në serbokroatishten popullore shqiptari quhet arbanas, në dokumentet mesjetare të asaj gjuhe arbanasin. Arbananu quhet ai dhe në bullgarishten popullore, arbanas në rumanishten e vjetër, dhe tek aromunët e Shqipërisë e të Maqedonisë arbines, arbinesi, të gjitha reflekse të shqipes arbënesh e të varianteve të saj. Duke u ngjitur te burimet historike të mesjetës, në dokumentet e shkruara latinisht të vendeve perëndimore të kohës para dinastisë së Anjouve, të cilët patën marrëdhënie politike me disa treva të Shqipërisë, shqiptarët quhen arbanenses, e më vonë albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.
Duke i shikuar këto dëshmi, të brendshme edhe të jashtme, me një vështrim përmbledhës, rezulton se emri nacional i hershëm i popullit shqiptar e i vendit të tij është arbën arbër me variacionet e tij, dhe se ky ka mbizotëruar në Shqipëri gjer në shekujt e parë të sundimit osman.
Ky emër rrënjët ndërkaq i ka që në kohën antike.
Sikundër dihet, astronomi e gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit, në shekullin e dytë të erës së re, në hartën e tij botërore shënon emrin e një fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis në një trevë të Shqipërisë të mesme, afërsisht midis Durrësit e Dibrës së sotme e në lindje të Leshit.
Prej këtij emri rrjedh rregullisht Arbën Arbër i shqipes, një dëshmi, ndër të tjera, që shqiptarët janë anas, autoktonë në vendbanimet e sotme dhe që aty ka një vazhdimësi, një kontinuitet gjuhe të pakën që prej antikitetit.
Nga Arbën, si u tha, ka dalë në analizë të fundit emri i Shqipërisë e i shqiptarëve te popujt e Gadishullit Ballkanik e të pjesëve të tjera të Evropës. Historikisht ky emër, mbi dëshminë e përbashkët të Ptolemeut, të burimeve mesjetare të vendeve të ndryshme dhe të përhapjes së sotme popullore në Shqipëri, në krye të herës pas gjithë gjasësh i ka përkitur një treve e një popullsie të Shqipërisë së mesme; ai u përgjithësua pastaj si emër nacional në mbarë vendin që në kohën para Skënderbeut.
Përsa i përket emrit shqiptar, Shqipëri, Shqipni, ky si emër populli e vendi, si rezulton nga sa u shtjellua më sipër, zuri vend gjatë kohës së sundimit turk, pas shpërnguljes shqiptare për në Greqi e n‘Itali. Përhapja e tij si emër nacional dhe zhdukja e emrit të vjetër si i tillë, ka lidhje pas gjase me lëvizjet etnike e sociale të popullit gjatë mesjetës dhe kohës së parë turke, me shtegtime të brendshme, me formime fisesh të reja në ato perioda historike, veçse shtysat konkrete për një zëvendësim të tillë nuk mund të ndiqen.
Vetëm një gjë mund të thuhet me gjasë të madhe, që shqip në krye të herës ka qenë emri i gjuhës. Ky si i tillë ka qenë mbase me përdorim më të moçëm, mbase paralel me emrin arbën arbër si emër etnik, dhe pastaj do të ketë shtrirë fushën e përdorimit, duke përfshirë edhe popullin e vendin. Shihet kështu se më i vjetri shkrimtar shqiptar që njihet, Gjon Buzuku, i vitit 1555, krahas ndë Arbanit “në Shqipëri” ka shqip “në gjuhë shqipe”; ashtu dhe Pjetër Budi (1621) shqip të na e thotë, e Pjetër Bogdani (1683) një gramatikë latin e shqip. Përdorimi etnik i këtij emri rreth vitit 1700 kishte zënë rrënjë, sepse në Vendimet e Koncilit provincial të vitit 1706 krahas Arbëni “Shqipëria” dhe i Arbëneshi “shqiptari” del edhe gjuhë e Shqipëtarëvet. Mendimi që emri shqiptar të ketë ekzistuar në Shqipëri veriore që në shekullin e XIV, e të jetë identik me emrin familjar Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder të një banori të qytetit të Drishtit afër Shkodrës që përmendet rreth vjetëve 1368-1402 në arkivat e Raguzës, mbetet një hipotezë që meriton të gjurmohet më tej.
Në lidhje më në fund me burimin e dy emravet arbën edhe shqip, do pasur parasysh se shumë emra të popujve, të vjetra e më të reja, që njihen nga historia, mbeten me domethënie e burim të paditur. Një kusht paraprak i domosdoshëm në këtë fushë kërkimesh është konstatimi i formës së kryehershme të emrit përkatës. Në lidhje me këtë, për emrin e vjetër nacional të shqiptarëve mund të thuhet me siguri që nga dy format e tij, arb- dhe alb-, e para është forma e mirëfilltë, sikundër del dhe nga dëshmitë vendëse së bashku me dëshmitë popullore ballkanike që u zunë ngoje më sipër. Prandaj kërkimi i një rrënje alb- me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba- të Italisë e të viseve të tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanë ndonjë bazë solide. Duke u nisur përkundrazi nga forma arb-, e nga kuptimi “fushë, rrafshinë”, i cili ruhet në mal e arbën të përmendur më lart, mund ta afrojmë këtë emër me latinishten arvum “arë, tokë e punuar, fushë”, greqishten e vjetër aroura “arë, tokë buke”, me fjalën kelte të irlandishtes së mesme arbor, shumës arbanna “drithë”. Me emrin e Arbënit mund të ketë një lidhje të moçme edhe emri i ishullit Arbe të Dalmacisë.
Përsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipëri Shqipni, prej nga ka dalë edhe folja shqipëroj, shqipëlloj “spiegoj, sqaroj” e gjuhës popullore, ky emër mbetet me gurrë të dyshimtë.
Mendime që të ketë dalë nga emri i shqipes, duke e pasur pra shqiptarët emrin e tyre prej këtij shpendi, qysh në kohën e Skënderbeut, duke e vënë në lidhje m‘anë tjetër këtë emërtim me fjalët e Plutarkut, që Pirroja pas fitores që korri mbi makedonët u kremtua me epitetin “shqiponjë”, nuk duket t‘i rezistojë kritikës, po të nisemi nga trajtat e këtyre dy emrave.
Në të vërtetë, tek autorët e vjetër shqiptarë, shqip, shkruar me këtë trajtë, dallohet dukshëm nga emri i shpendit, që shkruhet tek ata rregullisht shqype, gjë që tregon se kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme. Jo bindëse paraqitet dhe afrimi me qipi “mullar bari”, me paravendim (presupozim) të një kuptimi të hershëm “grumbull, popull”.
Të dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera të këtij emri, ai si “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” prej greqishtes së re skippetto(n) “pushkë” (kjo prej italishtes schioppetto), një fjalë që dëshmohet për greqishten sëpari me shekullin e XVI-XVII. I pabesueshëm mbetet mënëfund edhe spiegimi i fjalës shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do të thotë: “kuptoj”, si kanë thënë, po “marr; vë më njanë; përjashtoj; pranoj”. Kështu, duke përfunduar, puna e burimit të fjalës shqip mbetet një çështje e hapët. (Botuar në revistën “Shqipëria e re”, 1972 / Përgatiti: “Tirana Observer”)
Gjatë çerekut të dytë të shek.XIX, me gjithë disfatat e shpeshta që kishte pësuar në të kaluarën,Perandoria Osmanezotëronte ende territore të gjera nëLindjen e Afërme, në Gadishullin Arabik, në Afrikën Veriore dhe në Gadishullin Ballkanik. Brenda këtyre territoreve banonin afërsisht 33 milionë banorë. Në Evropën Juglindore Perandoria Osmane kishte humbur territore të rëndësishme (Hungarinë, Kroacinë, Besarabinë etj.). Veç kësaj, pak kohë më parëGreqiakishte fituar pavarësinë kombëtare në një pjesë të territoreve të saj, ku banonin rreth 850 mijë banorë. Më 1840 në viset ballkanike, të cilat ndodheshin ende nën kontrollin e Perandorisë Osmane, banonin rreth 10,5 milionë banorë. Prej tyre,Mali i Zi,Serbia, Vllahia eMoldavia, me gjithsej 4,8 milionë frymë, kishin fituar autonominë nën suzerenitetin e sulltanit?. Viset e tjera (me gjithsej 5,8 milionë banorë), përfshirë edhe trojet shqiptare, ndodheshin nën sundimin e plotë të Perandorisë Osmane.
Si edhe më parë, popullsia e Perandorisë përbëhej nga një mori kombësish, të cilat ndryshonin nga gjuha, nga feja, nga zakonet dhe nga mënyra e jetesës. Shteti osman vijonte të mos e pranonte konceptin e kombësisë. Duke qëndruar e lidhur pas konceptit teokratik mesjetar, që e identifikonte kombësinë me fenë, Porta e Lartë vazhdoi t’i ndante shtetasit e vet, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, në “myslimanë”, në “rumë” (ku përfshinte ortodoksët), në “latinë” (ku përfshinte katolikët etj.) dhe në “jahudi” (çifutë). Ajo nuk u kishte dhënë asnjëherë rast atyre të deklaronin të paktën gjuhën e tyre amtare, as kur bëhej regjistrimi i popullsisë. Për këtë arsye qeveria turke nuk e shpalli ndonjëherë numrin e popullsisë së saj sipas përbërjes kombëtare, rrjedhimisht as numrin e banorëve të kombësisë shqiptare.
Qysh në pjesën e parë të shek. XIX, me lindjen e lëvizjeve kombëtare të popujve ballkanik, filloi interesimi i qarqeve të ndryshme evropiane për strukturën etnike të Perandorisë Osmane. Por, nga mungesa e të dhënave zyrtare të sakta, autorë të ndryshëm shpallën njoftime që binin në kundërshtim ndërmjet tyre, ndërsa qarqet politike greke, serbe e bullgare, të cilat, për të përligjur pretendimet e tyre ndaj territoreve shqiptare, filluan t’i konsideronin shqiptarët ortodoksë në jug si grekë, në veri si serbë, në lindje si bullgarë, kurse shqiptarët myslimanë të këtyre viseve herë si turq, herë si grekë, si serbë a si bullgarë të islamizuar dhe pastaj të shqiptarizuar.
Megjithatë, një shumicë studiuesish dhe udhëtarësh të huaj, të cilët gjatë shek. XIX e njohën nga afër strukturën etnike të Gadishullit të Ballkanit, vunë në dukje se, me gjithë sundimin katërshekullor osman, popullsia shqiptare e ruante gjithnjë të paprekur identitetin e kombësisë së vet. Këtë identitet nuk e kishte cenuar as kthimi i shumicës së shqiptarëve në fenë islame, as politika turke e diskriminimit fetar kundrejt shqiptarëve të krishterë, as fryma e dasisë fetare që qendrat e huaja kishtare kishin përhapur në Shqipëri. Sikurse shënonte udhëtari anglez Xh. K. Hobhauz (J. C. Hobhouse), i cili e vizitoi Shqipërinë më 1809, shqiptarët e tri besimeve nuk e quanin veten, siç ndodhte me popullsitë e tjera të Perandorisë, as “myslimanë”, as të “krishterë”, por në radhë të parë me emrin e tyre etnik “shqiptarë”.
Shqiptarët banonin në të njëjtat troje ku kishin jetuar gjatë gjithë historisë së tyre, në pjesën perëndimore tëGadishullit Ballkanik. Në mes të shek. XIX trojet e tyre mbulonin një sipërfaqe prej rreth 75 mijë kilometra katrorë. Ato shtriheshin: në veri deri nëTivar, nëPodgoricë, nëRozhajëe në Novi Pazar (Pazari i Ri), në verilindje deri nëNish, nëLeskovce nëVranjë, në lindje deri nëKumanovë, nëShkupe nëManastir, në jug deri nëKonicë, nëJaninëe nëPrevezë. Brenda kësaj treve banonin 1 800 000-1 900 000 banorë.
Megjithatë, si pasojë e kushteve historike që njohuGadishulli Ballkanikgjatë sundimeve shekullore romake, bizantine, bullgare, serbe dhe osmane, në disa vende të trojeve shqiptare, kryesisht në ato periferike, kishin depërtuar si kolonistë edhe pjesëtarë të kombësive të tjera. Prania e këtyre kombësive nuk ishte e njëllojtë kudo. Nga kjo pikëpamje treva shqiptare ndahej në dy zona të mëdha: në trungun etnik, ku shqiptarët përbënin shumicën absolute të popullsisë, dhe në brezin anësor, ku shqiptarët përbënin pakicën e saj, krahas popullsive të tjera. Me gjithë ngushtimin që kishte pësuar gjatë shekujve mesjetarë, trungu etnik përfshinte, në mesin e shek. XIX, viset e Gegërisë (ku bënte pjesë edhe Kosova) dhe të Toskërisë (ku përfshihej edhe Çamëria), me një sipërfaqe prej rreth 52 mijë kilometra katrorë, me rreth 1 300 000 frymë, shumica e të cilëve qenë shqiptarë?. Së bashku me banorët shqiptarë të brezit anësor, numri i popullsisë shqiptare arrinte në atë periudhë në rreth 1 500 000 banorë. Në brezin anësor, me një sipërfaqe prej 23 mijë kilometra katrorë dhe me një popullsi e cila sipas burimeve të ndryshme arrinte në rreth 500 000-600 000 banorë, përveç shqiptarëve, kishte popullsi malazeze në veriperëndim (Podgoricë, Shpuzë, Zhabjak, Moraçë), boshnjake në veri (Kolashin, Rozhaj, Novi Pazar), serbe në verilindje (Vranjë, Leskovc, Nish), maqedone në lindje (Shkup, Perlep, Manastir) dhe greke në jug (Artë, Prevezë, Janinë)??. Në kushtet e lindjes së lëvizjeve kombëtare ballkanike, kjo rrethanë u shfrytëzua nga qarqet nacionaliste të vendeve të Ballkanit dhe nga Fuqitë e Mëdha, që i përkrahnin ato për të realizuar lakmitë e tyre shoviniste. Pasojat negative të kësaj politike, e cila filloi të shfaqej qysh në vitet 40 të shek. XIX, i ndjeu në radhë të parë popullsia shqiptare.
Lufta në mes Austro-Hungarisë dhe Turqisë, e njohur si Lufta e Vjenës, e cila ka zgjatë nga viti 1683 deri në vitin 1699, ka shkaktuar ndryshim të madh në strukturën etnike të popullsisë së Sanxhakut. Lufta ka shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime, ku si rrjedhojë pason shpërngulja e popullsisë së Sanxhakut në shumë drejtime. Në drejtim të Bullgarisë dhe Azisë së Vogël është shpërngulur popullsia e besimit islam. Popullsia katolike e fisit Kelmend është shpërngulur në drejtim të veriut në Srem [1] dhe është vendosur në fshatrat: Hrtkovci, Nikinci, Pllatiqevo dhe Jarak. Një degë e të shpërngulurve në drejtim të Shumadisë dhe është vendosur në fshatin Rudnik. Në këtë fshat është vendosur gjyshi i Karagjorgjes, Jovan (Xhon ) Marash Klimenti(Kelmendi)[2].
Ismet Azizi
Ekzistojnë kontradikta në lidhje me origjinën Karagjorgjes. Burimet serbe thonë se Gjorgje (Gjergji) Petroviq (Pjetri) ka prejardhje malazeze nga fisi Vasojeviq. Atje ka lindur gjyshi i Karagjorgjës (Gjergji i Zi), Jovani ( Xhoni) dhe katër vëllezërit e tij. Dy nga të tjerët u shpërngulën në Serbi. Jovani ( Xhoni) me bijtë e tij Petrin (Pjetrin) dhe Mirkon u vendosën në fshatin Vishevc, qarku i Lepeniçkit të Kragujevcit. Karagjorgje është djali i Petrit dhe i ëmës Marica (Maria).[3]
Autorët në librin “Historia e fshehtë -Karagjorgjët” ("Sakrivena istorija - Karađorđevići") me të dhëna të argumentuara kanë sistematizuar prejardhjen e familjes së shenjtë sunduese nga fisi Kelmend (Kliment siç thonë ata), nga veriu i Shkodrës, nga e ashtuquajtura Shqipëria e Epërme apo Shqipëria e Lartë. Të dhënat arkivore vërtetojnë se për prejardhjen e tyre kanë pasur njohuri të shkëlqyeshme edhe vet Karagjorgjët. Edhe më tepër, mbreti Petar i Parë dhe prinici Pavle i cili më së shumti hulumtoi, nëpërmjet hulumtuesve të tij, të cilët i pagoi oborri mbretëror.
Bashkë autor të këtij publikimi janë gazetari i kompanisë "Novosti" Milorad Boshnjak dhe hulumtuesi i pavarur Slobodan Jakovleviq, ndërsa bashkë botues janë shtëpitë botuese "LIO" dhe "Dositej" nga Gornji Milanovci. [4]
Një burim tjetër thotë se Karagjorgje ishte i biri i Petrit dhe nip i vojvodës Jovan (Xhon) Mrshiq (Marash) Klimentit (Kelmendi). Babai i Gjorgjës Petar Jovanoviq Klementi u shpërngul nga Kelmendi i Malësisësë Shqipërisë dhe u vendos në Malësinë e Sanxhakut dhe më pas në vitin 1756 në rrethin e Kragujevcit. Aty i ka lindur djali i tij Gjorgje (Gjergji). Pra, nga këto fakte del që shqiptari i konvertuar në ortodoks dhe i serbizuar, është themelues i dinastisë sunduese serbe. Para se të arrijë në këtë pozitë të lartë, ai kishte ekzekutuar në Ostruzhnicë, në rrethana të tmerrshme të atin e tij, e më pas në Topolla edhe vëllaun e tij.
Karagjorgje, udhëheqësi i kryengritjes së I-rë Serbe të vitit 1804, pas thyerjes së kryengritjes, largohet nëpërmes Zemunit në Austro-Hungari. Pas katër viteve në mërgim, udhëheqësi përsëri vjen në Serbi (1817), ku edhe përfundon tragjikisht. Ai u vra me urdhër të rivalit të tij Millosh Obrenoviq, i cili në këtë mënyrë është përpjekur të arrij favore te autoritetet turke. [5]
Autorët e librit "Karagjorgjeviqët - historia e fshehur" i referohen "Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine" të vitit 1910, Nr 22, në të cilin thuhet se një pjesë e fisit Kliment (Kelmend) ka arrit rreth vitit 1737, në rrethinën e vendbanimit Rudnik, gjatë tërheqjes së ushtrisë austriake nga Sanxhaku.
Aty thuhet se në atë kohë arritën rreth 500 familje shqiptare të cilët ishin "shtatshkurtër, të vrazhdë dhe mizor", të cilët mezi flisnin serbisht, donin blegtorinë dhe ishin me karakter të qëndrueshëm.
Autorët, Bosnjak dhe Jakovleviq veçanërisht i referohen veprave të Andrija Luburiqit, të cilat janë të botuara në vitin 1937, në të cilat potencohet se fisi ortodoks i Kelmendasve feston Shën Klementin e Romës, të cilën festë, gjoja se e kanë kremtuar edhe Karagjorgjët.
Autorët argumentojnë se këtë festë e kanë festuar Kragjorgje, biri i tij Aleksandri dhe nipi Petri, i cili "papritmas, në Cetinjë mohojë "krsne slave" (“kryqëzimin e shenjtë”) .
Ata, Boshnjak dhe Jakovleviq, pretendojnë se Mbreti Petri e dinte origjinën e paraardhësve të tij. Mandej mbreti Petri kishte vlerësuar lart ndihmën që i ofruan Kelmendasit, gjatë tërheqjes së ushtrisë serbe nëpër Shqipëri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Sipas tyre Kelmendasit e konsideronin mbretin serb pasardhës të tyre.[6]
Këtë fakt më së miri e ka përshkruar Dr. Jovan Tomiq, profesor në Universitetin e Beogradit, mik i madh i Peter Karagjorgjeviq. Ai, studentëve të tij këtë të vërtetë ua ka prezantuar dhe nga ta ka kërkuar ta mësojnë këtë histori. Megjithatë, historianët serb këtë të vërtetë mundohen ta fshehin nga opinioni.
Thuhet se kur u ekzekutua Karagjorgje, bashkë me te u ekzekutua edhe shoku i tij besnik Naumi, i cili nuk u nda nga ai. Prandaj, populli serb e kanë një thënie "besnik si Naumi".
Mandej, ekziston edhe një shpjegim për "Naumin grek nga Argirorokastra". Argirokastra është Gjirokastra në Shqipëri dhe se emri Naum nuk është i shpeshtë te grekët. Ndërsa te Shqiptarët është shumë i shpeshtë.
Se historianët serbë janë manipulator të shquar flet edhe një histori interesante për Konda Bimbashin. Fjala është për një shqiptar të dëshmuar dhe një mik i dëshmuar edhe nga serbët, i cili ka rrugën e vet në Beograd, por , që me shekuj fshehët origjina e tij shqiptare.
Petrit Imami, në librin e tij; Serbët dhe Shqiptarët ndër shekuj (Samizdat B92, 1998), për Kond Bimbashin thotë se ai ishte komandant i "trupave 'Epirote', shqiptar ortodoks nga Epirit". Bile edhe historiani tejet i njëanshëm siç është Vladimir Stojančević, i cili në librin e tij botuar nga SANU në vitin 1994 shqiptarët i quajti Albanci ( jo Arbanasi apo Arnauti, I.A.), thotë: "nga beqarët në mesin e kryengritjes serbe ishte Kond-Bajraktari, shqiptari ortodoks nga kufiri i Toskërisë dhe Epirit", dhe shton se me Kondon serbë të ikur ka "më shumë nga bashkatdhetarët e tij". Një bashkëkohës i këtyre ngjarjeve, Llazar Arsenijeviq Batallaka, tha: "Unë kam njohur shumë të krishterë, në mesin e tyre, bullgarë, Greko-shqiptarë (Grkoarnauta) dhe Cincaroshqiptarë (Cincaroarnauta) që kanë mbetur me serbët kur Gushanac u largua nga Beogradi...”
Këto raste nuk janë të vetme. Kontribut Kryengritjes së Parë serbe i kanë dhënë jo vetëm shqiptarët, të ikur nga ushtria turke, por edhe disa fise të krishtera shqiptare (Kelmend, Grudë, Hot,..), ndërsa kryengritësit armët i kanë siguruar nga Rrafshi i Dukagjinit, të prodhuar kryesisht nga shqiptarët të përkatësisë fetare islame, kështu që një pushkë e gdhendur me emrin e mjeshtrit "Osman", e cila ruhet në Muzeun e Kryengritjes së Parë serbe, mendohet se i përkiste Karagjorgjës.
Zbulohet harta e rrallë e Shqipërisë etnike
Zbulohet harta e rrallë e Shqipërisë etnike Për herë të parë del në dritë dosja e një studimi të panjohur i vitit 1941 për territoret reale gjeografike dhe historike të Shqipërisë, punuar prof. Ahmet Gashi, Prishtinë Për herë të parë del në dritë dosja e një studimi të panjohur i vitit 1941 për territoret reale gjeografike dhe historike të Shqipërisë, punuar prof. Ahmet Gashi, Prishtinë
Klima e Tropojës dhe Anamoravës
Pasi veç kemi hyrë në stinën e dimrit, dhe për fillim po mban dimër i ftohët dhe i thatë për të kuptuar më mirë kushtet klimatike të rrethinës ku jetojmë – Anamoravë, vendosa të bëjë një krahasim me Gropën e Tropojës, e cila për shum kend është për t’u habitur se ka klimë më të butë se Anamorava. Për të parë më mirë do të bjëmë një përshkrim të shkurtë të pozitës gjeografike të këtyre dy regjioneve, mandej do të paraqesim edhe të dhënat klimatike .
NgaIsmet Azizi
-Anamorava përbëhet prej pjesës së luginës dhe skajeve malore të maleve të Karadakut në të djathtë dhe maleve të Zhegocit e Koznikut në të majtë. Anamorava përbëhet prej fushës së Vitisë, të Gjilanit dhe të Dardanës (Kamenicës) me nji sipërfaqe rreth 650km katrorë, me nji gjatësi mbi 40 km dhe gjerësi mbi 16 km, me fund të lartë 500 m dhe anët e larta deri 1000 m.
Klima e Anamoravës është e mesme kontinentale, ngase ka një lartësi mbidetare prej 410 m. Nuk ka erëra të forta në këtë fushë. Rëndom frynë veriu i cili vjen nga verilindja. Kjo erë është e thatë, e ndonjëherë kur vjen me të shiu është i imët dhe i shkurtër. Kjo erë është e ftohtë, gjatë dimrit shpesh sjell borë të imtë. Era perëndimore e cila vjen nga drejtimi i Prishtinës , nëpër Bresalc e Pasjak në Anamoravë sjell shi e herë, herë është shumë e fortë. Në popull njihet si “ Era e Kosovës”, dhe për këtë erë thonë se “ edhe lagë edhe thanë”. Nga jugu , kah Malet e Karadakut fryen "era" - jugu erë e nxehtë me plot lagështi, e cila dimrit sjell mot të butë, për këtë erë në Karadak thonë se “ e shkrinë borën”. Anamorava dhe vendbanimet për rreth kanë dimra të butë. Përgjatë fushë së Anamoravës si në at të Epërmen dhe në at të Poshtmen janë prezent rrymat e erërave. Pjesa më e nxehtë është Anamorava e Poshtme kurse pjesët më të larta janë më të ftohta. Luginat mund të konstatojmë se janë më të mbrojtura nga erërat se sa kodrat për rreth. Dominojnë erërat veriore dhe perëndimore të cilat sjellin të reshura.
Mesatarja e temperaturave vjetore për Anamoravën është 10.6 ˚C. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë është ajo e janarit -0,9 ˚C, e muajit më të ngrohtë e korrikut me 20,7 ˚C. Në Anamoravë janë më të vogla se sa në viset më të larta në shpatijet e Maleve të Karadakut.
-Rreth i Tropojës shtrihet në Shqipërinë verilindore, kryesisht në zonën fiziko- gjeografike të Alpeve, e zë pjesën lindore të tyre. Kufizohet: në veri e verilindje me Republikën e Kosovës, në veriperëndim me Malin e Zi, në perëndim me rrethin e Shkodrës, në jug me rrethin e Pukës dhe në lindje me rrethin e Hasit.
Emri më i vjetër dhe më i njohur i kësaj krahine ka qenë:”Malësia e Gjakovës”, e cila historikisht ka pasur lidhje të ngushta gjaku, ekonomike e kulturore me Rrafshit të Dukagjinit, veçanërisht me qytetin e Gjakovësi cili deri në vitin 1913 ishte qendra më e rëndësishme zejtaro-tregëtare e saj. Si krahinë gjeo-etnografike edhe sot ky rreth ruan emrin Malësia e Gjakovës.
Alpet e territorit të Tropojës dallohen si male të larta, të thepisura, të ç’veshura, me kullota alpine, e vende vende me dëborë të përhershme. Këtu bien në sy fenomenet karstike, veprimi i akullnajave i erozionit si dhe kontrastet e theksuara të lartësive, ku krahas maleve e kreshtave të larta (2000-2500 m.) ka dhe qafa të kalueshme e lugina të thella që përshkohen nga lumenj të vegjël e që banohen deri në thellësi të tyre. Më e bukura, më e rëndësishmja dhe më e banuar është lugina e Valbonës, e njohur, jo vetëm për bukuritë e rralla natyrore po dhe për historinë e sajë të lavdishme. Kjo luginë e merr emrin nga lumi Valbona që rrjedh nga latinishtja që do të thotë “luginë e mirë”.
Tropoja përfshihet në zonën e klimës mesdhetare kontinentale, por pjesa më e madhe e territorit që zënë Alpet ka klimë malore. Në pellgun e Tropojës, që është më i madhi dhe më i bukuri i Alpeve temperatura mesatare vjetore është 11.5˚C, ndërsa ajo mesatare e muajve më të ftohtë e më të ngrohtë janë përkatësisht 0.2˚C. dhe 21˚C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është 1735.5 mm, që bien kryesisht në formë shiu në muajt tetor – nëntor, po edhe në formë dëbore e breshëri, veçanërisht nga tetori deri në prill. Raste të veçanta të rënies së dëborës ka pasur edhe në verë, me 19 gusht 1968, pjesa më e madhe e Alpeve të Tropojës u mbulua me një shtresë dëbore prej 30 cm. Zona më me lagështi është ajo e Qeresh-Mulajt, në komunën e Lekbibajt, me një mesatare vjetore prej 2663.4 mm. Erërat lokale janë “Veriu i zi” që fryn nga verilindja nëpërmjet Qafës së Morinës, ”Veriu i bardhë” që fryn nga veriu nëpërmjet luginës së lumit të Gashit dhe “Era” që fryn nga jugu gjatë luginës së Valbonës. Dy të parat sjellin masa ajri të ftohta dhe e fundit të ngrohta e me lagështi.
-Tropoja apo Anamorava më e ftohët? Në shikim të parë dhe pa u ndal në analiza të elementeve klimatike njeriu i rëndomtë nuk do të mund të bënë ndenji dallim të klimës në mes të këtyre dy hapësirave gjografike të Trojeve Shqiptare. Rrallë kush do të besonte se treva e Tropojës ka klimë më të butë se sa treva e Anamoravës.
Për shkak se Tropoja është e rrethuar me male të larta, dhe për shkak të reshura të mëdha shiu, sidomos të të reshurave të borës ( dy herë më shumë se sa n Anamoravë), krijohet bindja se Gropa e Tropojës ka klimë malore.
Siç pamë më lartë rrethina e Tropojës ka klimë mesdhetare kontinentale. Këtë e kan mundësuar faktorët të cilët ndikojnë në formimin e klimës së kësaj treve.
Gropa e Tropojës shtrihet në një lartësi mbidetare prej 200-400 metra lartësi mbidetare, duke anuar kah jugu, gjegjësisht drejt luginës së lumit Drin. Pra nëpërmjet luginës së Drinit depërtojnë masat ajrore të ngrohta Mesdhetare. Ndërsa Anamorava për dallim nga Tropoja, shtrihet në një lartësi dukshëm më të lartë , nga 300-500 metra lartësi mbidetare, e mbyllur me male nga jugu dhe e hapur nga verilindja dhe ka klimë të mesme kontinentale.
Pra lartësia mbidetare, afërsia apo largësia ndaj detit, afërsia apo largësia nga malet e larta kan ndikuar që klima të jetë e ndryshme dhe mjaft dalluese në mes Anamoravës dhe Tropjës.
Veçoritë e tilla klimatike kanë ndikuar në masë të madhe edhe në dallimet në pasuritë me ujera në mes të këtyre dy tërësive gjeografike.
Me këtë rast po veçojmë lumin Vlabona si lum më i rëndësishëm në Gropën e Tropojës dhe Moravën e Binqës në Anamoravë.
Prurjet mesatare të lumit Valbona në Dragobi dhe Gri janë 12.2 m3/sek. dhe 33.3 m3sek. Uji i ftohtë e i kulluar si kristali, ujvarat dhe kanjonet piktoreske dhe peshku “troftë” që rritet në ujërat e tij e kanë bërë Valbonën një nga lumenjtë më të bukur e më të njohur në të gjithë Shqipërinë..
Prurja mesatare mujore në Moravën e Binçës në mënyrë të theksuar fillon të rritet në muajin shkurt, kur prurja është më e madhe se ajo e janarit për 2,89 m3 /sek në Domoroc. Krahasuar me muajin shkurt- mars kjo është më e madhe për 2,35 m3/sek. Pra për dallim nga lumi Valbona është shumë e varfër me ujë dhe nuk paraqet ndonjë rëndësie të madhe , edhe pse është lumi më i rëndësishëm në këtë rajon.
Trojet shqiptare në hartat etno-gjeografike të shek XIX-të
Botohen për herë të parë:Statistikat që tregojnë se Shqipëria, qoftë nga numri i popullsisë, apo madhësia e territorit, është më e madhese popullsia dhe territori i Serbisë dhe Greqisë
Prof. Dr . Selman Sheme
Në shekujt e mesjetës dhe në vijim në kohët moderne Gadishulli I Ballkanit ka qenë nën sundimin e perandorive shumëkombëshe, siç ishin perandoria bizantine, bullgare, serbe dhe sidomos ajo osmane. Secili prej tyre nxiti ekspansionin e etnisë së vet në dëm të etnive të tjera, nëpërmjet lëvizjeve migruese të brendshme dhe të jashtme. Për pasojë Gadishulli i Ballkanit nuk pati mundësi të kishte kufij të përcaktuar etnik: Çdo komb pati trungun e vet etnik, por në periferi të secilit trung pati përqasje etnike, pati përzierje etnike, bashkëjetesë të një apo më tepër etnive. Për pasojë disa studiues, publicistë dhe udhëpërshkues të huaj, të cilët në gjysmën e dytë të shek XIX vizituan Shqipërinë, në veprat e tyre trojet me popullsi shqiptare I përkufizojnë në hapësirën gjeografike prej Tivarit e deri në Prevezë, në vijën bregdetare, dhe prej Novi Pazarit e deri në Ohër në lindje. Studiues të tjerë shtrirjen gjeografike të popullsisë shqiptare e njësojnë me Mbretërinë e Arbërit, që kishin krijuar Anzhuinët në Shek. XIII, e që sipas tyre shtrihej brenda katërkëndëshit Tivar-Prizren-Ohër-Vlorë. Trojet e tjera shqiptare ata nuk i quanin Shqipëri, por i emërtojnë me emrat e provincave romake që u kishte vënë perandori Dioklecian në shek. II. Kështu trojet shqiptare prej lumit Vjosa e deri te gjiri i Prevezës ata i quajnë Epir, krahinat lindore shqiptare prej Korçës e deri në malet Rodope i quajnë Maqedoni, kurse trojet verilindore prej gropës së Kuksit e deri në afërsi të Nishit i quajnë Dardani. Kështu Shqipëria ndahej nga Greqia në lumin Vjosa deri ku shtrihej krahina shqiptare e Labërisë, me Bullgarinë me krahinen e Maqedonisë Perëndimore, e cila edhe atëherë edhe sot është trevë etnike shqiptare, kurse krahina shqiptare që quhej Dardani e ndante Shqipërinë prej serbëve.
Në këtë mënyrë trojet shqiptare që përbëjnë një tërësi etnike ndaheshin në katër pjesë të ndryshme. Nga katër emërtimet e mësipërme vetëm emri Shqipëri kishte karakter etnik, kurse tre emrat e krahinave të tjera kishin karakter gjeografik. Megjithatë interpretimi pseudoshkencor i këtyre toponimeve gjeografike do të shërbenin si argument I copëtimit të trojeve shqiptare në forumet ndërkombëtare të kohës (Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e
Ambasadorëve në Londër (1913), Konferenca e Paqes në Paris (1919) etj).
Studiuesit, publicistët e udhëpërshkruesit e huaj e përcaktonin përbërjen etnike të këtyre krahinave në vartësi të përkatësisë së tyre fetare e bindjeve politike, apo edhe e intersave të ndryshme me të cilat mund të ishin lidhur. Për pasojë krahinën e Epirit, në të cilën shqiptarët ishin shumicë, herë e quajnë shqiptare, kur janë studiues objektivë, dhe herë greke. Maqedoninë Perëndimore, herë e quajnë Bullgari e herë Shqipëri, ndërsa Kosovën e quajnë “Staraja Serbia”. Sipas pikëpamjeve të tre studiuesve të njohur të Ballkanit, Ami Bue, E. Spenser dhe J. Hahn në të kaluarën historike e deri në shek. XIX (kohën e tyre) shqiptarët shtriheshin:
- Në Veri deri në Nish, Leskovc dhe Vranjë.
- Në Lindje deri në Kumanovë, Përlep e Manastir
- Në jug deri në Konicë-Janinë dhe Prevezë.
Këto treva, sipas studiuesit francez Ami Bue, ndahen: Në trungun etnik, ku shqiptarët ishin popullatë e vetme etnike, dhe në brezin anësor, ku shqiptarët jetojnë bashkë me pjesëtarë të kombësive të tjera – me malazezë, boshnjakë, serbë, maqedonas, turq, vllehë dhe grekë. Trungu etnik shqiptar kishte rreth 58.000 km . Në trevën që përfshinte 70.000 deri 80.000 km të brezit etnik dhe të brezit anësor në kohën e Krizës Lindore jetonin 1.6 deri 1.7 milionë shqiptarë.
Sipërfaqja dhe popullsia e disa vendeve të Ballkanit pas Kongresit të Berlinit:
Nr. Vendi Sipërfaqja Popullsi
1 Trevat shqiptare 75.000 km 1.700.000 banorë
2 Serbia 54.800 km 1.600.000 banorë
3 Greqia 51.300 km 1.400.000 banorë
4 Mali i Zi 8400 km 190.000 banorë
5 Rumania 113.400 km 5.600.0 norë
Statistikat e mësipërme tregojnë se Shqipëria, qoftë nga numri i popullsisë apo madhësia e territorit, është më e madhe se popullsia dhe territori i Serbisë dhe Greqisë. Por historia do të jetë e pamëshirshme ndaj shqiptarëve. Hapësira e tyre gjeografike do të vijë duke u zvogëluar, ndërsa hapësira e fqinjëve të tyre duke u zmadhuar.
Hartat etno-gjeografike të botuara në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të.
Nga viti 1847, deri në vitin 1913, janë hartuar dhe botuar 17 harta etno-gjeografike për Ballkanin dhe shtrirjen etnike të shqiptarëve.
Ngjarjet historike që u zhvilluan në gjysmën e dytë të shekullit XIX u shoqëruan me shpalljen e pavarësisë të disa shteteve të Ballkanit dhe me përpjekjet e tyre shoviniste për të vënë në jetë programet politike, si “Naçertania” dhe “Megali-Idheja”. Në këtë periudhë personalitete të shquara shkencore në Europë përgatitën dhe publikuan një seri hartash etnogjeografike, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm si dokumente shkencore për njohjen e kancelarive perëndimore me shtrirjen etnike të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Hartat etnogjeografike, të hartuara nga studiues pak a shumë objektivë, e paraqesin Gadishullin e Ballkanit, për nga larmia e ngjyrave, të ngjashme me lëkurën e leopardit.
1.Harta etno-gjeografike e Turqisë Europiane, e studiuesit francez G. Lejean (Lezhan), botuar në vitin 1861. Në këtë hartë në përgjithësi paraqiten drejtë hapësirat etnike të shtrirjes gjeografike të shqiptarëve në Ballkan. Gjithë Dardania (Kosova), apo e ashtuquajtur “Serbia e vjetër”, deri në afërsi të Pazarit të Ri, të Leskovcit dhe Vranjës paraqitet tokë shqiptare.
• Troje shqiptare shënohen edhe rajonet e Ulqinit dhe Tivarit.
• Lugina e lumit Moraça në Verilindje të Liqenit të Shkodrës paraqiten troje shqiptare.
• E gjithë krahina e Epirit (Çamëria) deri në Prevezë paraqitet shqiptare.
Në hartën e francezit G. Lëzhan vërehen edhe disa pasaktësi apo gabime.
• Autori nuk ka paraqitur prezencën e Shqipërisë në Luginën e Pollogut, gropën e Shkupit dhe Pellagoni (Përlep, Manastir, Resnjë).
• Prezenca e serbëve ndërmjet Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Prishtinës është shumë e ekzagjeruar.
2. Harta etno-gjeografike e Turqisë Europiane, e studiuesit serb F. Mirkoviç – botuar në vitin 1867. Në këtë hartë paraqitet shtrirja etnike e shqiptarëve në pjesën qëndrore dhe jugore, deri tek gjiri i Korinthit. Por autori gabon rëndë në paraqitjen reale të etnive përkatëse, sidomos të shqiptarëve në Veri të Shqipërisë. Autori serb, një pansllavist i deklaruar, në hartën e tij bën të njohur botën sllave duke e ekzagjeruar atë.
• Ai nuk ka paraqitur shtrirjen e shqiptarëve nga Ohri në Manastir.
• Në hartën e këtij studiuesi ekzagjerohet shumë shtrirja e serbëve ndërmjet Pejës dhe Prizrenit.
3.Harta etno-gjeogrefike, e kroatit P. Bradaska – botohet në vitin 1869 dhe është pak më e saktë në krahasim me hartën e Mirkoviçit.
• Në këtë hartë shqiptarët shtrihen deri në Tivar dhe në luginën e lumit Morça.
• Në zonën ndërmjet Mitrovicës, Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës banojnë shqiptarët dhe serbët.
• Krahina e Çamërisë deri në Prevezë paraqitet e banuar nga shqiptarë.
• Zonat e Kumanovës, Shkupit, Veleshës, Manastirit, Follorinës, Kostur,Konicës dhe Grebenesë janë të banuar me shumicë nga shqiptarët.
Vendndodhja e trojeve shqiptare si një pikë e rëndësishme kontrolli në Mesdhe, kryqëzimi i rrugëve , lehtësia e hyrjes thellë në Ballkan dhe pasuritë mjedisore kanë qenë joshëse për zotrim. Perandori të kohërave të ndryshme kanë synuar të shtini në dorë këto treva.
Në këtë drejtim pozita gjeografike ka qenë fatkeqe për popullsisnë e vendit. Veç pushtimeve për popullsisnë e vendit.Veë pushtimeve të njëpasnjëshme, fatkeqësia më e rëndë ka qenë shpërbërja e hartës politike në shumë raste.
Shembulli i trojeve shqiptare mund të jetë i vetmi në botë, ku hartat politikekufizohet me troje shqiptare.
Çamëria quhet pjesa jugore e Epirit. Ky emërtim është i lidhur pikërisht me çamët, të cilët përbënin shumicën e Çamërisë. Çamëria përbën një brez tokësor i cili shtrihet gjatë anëdetit lindor të detit Jon nga Butrinti e Bistrica deri në Gjirin e Prevezës. Çamëria ishte pjesë e Epirit dhe si e tillë ishte deri pas riorganizimit administrativ të territoreve të pushtuara në Ballkan nga romakët. Sipas këtij riorganizimi provinca e Epirit, ndahet në dy njësi administrative, atë jugore dhe veriore. Pjesa veriore e njohur nga vendasit si Çamëria pas kësaj ndarje fillon të hyjë në literaturën romake si Epiri veriorë. Mirëpo kjo ndarje administrative për të folmen popullore nuk ka lënë gjurmë, kështu që edhe në ditët tona në gjuhët dhe literaturën ballkanike përdoren termat autoktone për popullsinë (edhe në greqisht) dhe për njësinë administrative. Sipas disa studiuesve, emërtimi Çamëri vjen nga lumi që gjarpëron në këtë krahinë, lumë i cili është shënuar që më parë në literaturën e grekëve të lashtë dhe të romakëve. Gjatë kohës së dyndjeve sllave, Çamëria ishte ndër anët më të pa prekura nga elementi sllav dhe kjo anë më vonë, gjatë ndarjes së popujve të Bizantit në popuj sipas traditës fetare (grekë), sipas traditës së gjakut (shqiptar) dhe ardhacakëve sllavo-turk (bullgarë), dallohej për traditën fisnore. Gjatë kësaj kohe zhvillohen luftëra të ashpra në mes të prirësve të këtyre tre popujve për marrjen e kështjellave në këto anë. Fundamentalistët fetarë që kishin zënë pozita në perandorinë e bizantin, bënë masakrimin e popullsisë vendase. Në këto rrethana, popullit, që anonte nga vija e gjakut, i erdhën në ndihmë familje nga pjesa perëndimore e Ballkanit. Kështu që më vonë, Skënderbeu, nga të krishterët pranohet si princ i Albanisë dhe Epirit. Pas luftërave në Ballkanin lindor kundër bizantinëve dhe sllavëve të krishterë, Çamëria, më 1449, bie nën sundimin e osmanëve. Nën sundimin osman formohet njësia administrative me qendër në Janinë, e njohur në histori si një ndër katër vilajetet shqiptare. Gjatë kësaj kohe në pushtet vjen Ali Pashë Tepelena, që në histori është i njohur për tentimin e tij të organizimit të popullit të kësaj ane në një shtet shqiptar. Çamët, të njohur greqisht si Tsamides, janë shqiptarë të cilët banojnë në pjesën më jugore të trevave shqipfolëse. Krahina e tyre, Çamëria, është një zonë malore në kufirin greko-shqiptar. Pjesa më e madhe e Çamërisë ndodhet në rajonin e Epirit grek, i cili përfshin pak a shumë prefekturat e Thesprotisë dhe të Prevezës, por Çamëria përfshin edhe pjesën më jugore të Shqipërisë, d.m.th. zonën e Konispolit. Kur forcat greke morën Çamërinë dhe Epirin gjatë Luftës Ballkanike të vitit 1912, çamët përfunduan papritmas në Greqi, të shkëputur nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Me tërheqjen e forcave gjermane nga Greqia në verë dhe në fillim të vjeshtës të vitit 1944, rajoni ndodhej në fazën e parë të një lufte të përgjakshme civile. Për të siguruar bregdetin jonian për furnizimet e tyre ushtarake, forcat britanike lejuan që njësitë e një komandanti vendas grek, gjenerali Napoleon Zervas (1891-1957), të pushtonin rajonin. Zervasi, themeluesi dhe udhëheqësi i Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (Ethnikós Demokratikós Ellenikós Sýndesmos – EDES) u bë i njohur për spastrimin brutal etnik të shqiptarëve të Çamërisë nga qershori 1944 deri në mars 1945. Njerëzit e tij i shikonin çamët si bashkëpunëtorë të italianëve dhe të gjermanëve, dhe kërkonin të merrnin hak. Gjatë sulmeve të tyre, gjetën vdekjen disa mijëra burrë, gra dhe fëmijë në Çamëri. Më 27 qershor 1944, forcat e Zervasit hynë në qytetin e Paramithisë dhe vranë rreth 600 çamë myslimanë – burrë, gra, dhe fëmijë – në një kërdi të paparë. Shumë viktima u përdhunuan dhe u torturuan para se të thereshin. Një batalion tjetër i EDES-it pushtoi Pargën të nesërmen ku u vranë 52 shqiptarë. Me 23 shtator 1944, fshati i Spatarit të Filatit u plaçkit dhe 157 persona u vranë. Shumë gra dhe vajza u përdhunuan, dhe u kryen shumë krime të tjera të llahtarshme. Menjëherë pas këtyre ngjarjeve, tërë popullata çame, e pambrojtur dhe e tmerruar, mori arratinë dhe iku për në Shqipëri për të shpëtuar. Sipas përllogaritjes së shoqatës çame të Tiranës gjatë sulmeve të viteve 1944-1945, u vranë gjithsej 2,771 civilë shqiptarë. Spastrimi i çamëve myslimanë të Greqisë në fund të Luftës së Dytë Botërore shënoi përfundimin e një kapitulli të dhimbshëm të historisë çame dhe fillimin e një tjetri. Vendi ku arritën çamët e rraskapitur dhe të uritur, pra Shqipëria, ishte pushtuar pak kohë para ardhjes së tyre, nga Enver Hoxha (1908-1985) dhe forcat e tij komuniste. Udhëheqësit e rinj marksistë nuk u treguan shumë mikpritës apo tërësish të predispozuar për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre çamë. Megjithatë, çamëve iu dhanë status si refugjatë dhe u lejuan të qëndronin në Shqipëri. Çamët morën ndihmë jo nga regjimi i Enver Hoxhës, por nga Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim (United Nations Relief and Rehabilitation Administration, UNRRA), e cila shpërndau çadra, ushqim dhe ilaç në kampet e mjeruara çame në Vlorë, Fier, Durrës, Kavajë, Delvinë dhe Tiranë. Gjatë viteve pas Luftës së Dytë Botërore, Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë bëri fushatë për kthimin e çamëve në vendlindjen e tyre. Duhet theksuar se shumica e tyre nuk donin të rrinin në Shqipëri, veçanërisht duke marrë parasysh spastrimet e tipit stalinist që po zhvilloheshin aty. Komiteti mbajti dy kongrese në vitin 1945, një në Konispol dhe tjetri në Vlorë. Komiteti hartoi memorandume dhe dërgoi telegrame në mbështetjen e qëllimeve të tij. Në vitin 1946, Përfaqësuesi i Shqipërisë ngriti çështjen çame në Konferencën e Paqes të Parisit, por të gjitha veprimet rezultuan të pafrytshme. Përpjekjet për të internacionalizuar çështjen çame ranë kryesisht në vesh të shurdhër. Për vite më radhë, çamë vazhduan të shpresonin se situata politike do të qetësohej dhe se ata do të mund të ktheheshin në Greqi. Por kjo nuk u bë. Edhe sot, në shekullin e 21-të, çamët e moshuar që kërkojnë të hyjnë në Greqi për një vizitë kthehen në kufi nga zyrtarët kufitarë grekë. Pasaportët e tyre stampohen me persona non grata ose madje grisen para syve të tyre.