Teknologji



Klasa VI , 1 orë në javë, 37 orë në vit.
Mësimdhënës: Avdullah Pireva, arsimtar.
 
Hyrje
Teknologjia për klasën e VI-të është vazhdimësi dhe zgjerim i njohurive paraprake. Lënda mësimore e teknologjisë, nxënësit i familjarizon me format dhe dimesionet e ndryshme të përvojave dhe veprmtarive njerzore( materiale dhe përpunimet e tyre, shkathtësitë e të punuarit dhe të dizajnimit, teknologjia e informimit dhe e komunikimit si dhe teknika bujqësore dhe e ndërtimtarisë).
 
Qëllimet
zhvillimi dhe thellimi i njohurive në lëmin e teknologjisë dhe rëndësia e sajë në shërbim të njeriut;
krijimi i shprehive dhe shkathtësive gjat punës teorike dhe praktike, aftësive të këkimit të informacioneve nga fusha e teknologjisë;
njohja e raporteve në mes të teknologjisë dhe shoqërisë – në kohën e sotme, në të kaluarën dhe në të ardhmen;
puna sipas standardeve të cilësisë dhe specifikimeve të parashtruara;
vizatimi dhe grafikët, duke përfshirë edhe vizatimin e lirë, vizatimin teknik dhe përdorimin e programeve grafike kompjuterike, janë gjithashtu thelbsore në praktikat teknologjike për përcaktimin dhe sqarimin e ideve dhe zgjidhjeve të propozuara;
dizajnimi si aktivitet që përfshinë procesin e specifikimit, zhvillimit dhe testimit të prototipeve;
fuqizimi për t’i kontribuar shoqërisë teknologjike.
 
Objektivat e përgjithshmme
Nxënësi duhet:
Të njohë vetitë elementare të materialeve, të cilat përdoren në industri dhe teknologjinë e prodhimit të tyre;
Të njohë veglat e punës, motorët, sistemet për transmesion, sistemet për bartjen e energjisë;
Të kuptuarit e procesit prej idesë deri në realizimin përfundimtar;
Të dijë të bëjë dokumentacion tekni dhe zbatimin e tij në realizimin e prodhimeve finale;
Të kuptojë që qmimi i prodhimit varet nga çmimi i materialit, çmimi i punës dhe shpenzimet tjera;
Të dinë mënyrat e përpunimit të drurit, plastikës, metalit, alçit (gjipsit), etj.
Të kuptojë mundësitë e rregullimit të proceseve të ndryshme me kompjuter;
Të dijë të përdorë kompjuterin për dokumentacion teknik, për matje dge paraqitje tjera grafike;
Të dijë të përdorë aparatet për komunikim.
Vlerësmi
Vlerësimii i të nxënit bëhet në këto mënyra:
Duke vlerësua angazhimin e nxënësit gjat realizimit të përmbajtjes programore
Duke vlerësuar punën individuale për punimin e projekteve dhe punën me kompjuter
Duke vlerësuar kontributin në punë grupore
Testim gjat procesit mësimor
Vlerësimi i detyrave dhe projekteve individuale
 
Udhzime në përdorimin e literaturës dhe burimeve tjera mësimore
Literatura
Pajtim Bejtja, Alqi Mustafai, Eva Zagori, Renata Qatipi, Robert Tytymçe, Franko Kandaçki: “Teknologjia1” Tiranë 2002
Mr. Rexhep berisha: “Arsimimim teknik” klasa V, VI, Prishtinë 2001.
 
Paisjet dhe parakushtet tjera të nevojshme
Kabineti me paisje për punimin e projekteve
Kabineti me kompjuter dhe shtypës
Aplikcionet e nevojshme softverike
Lidja ne Internet, rrjeti lokal në kabinet
Trajnime për arsimtarë
Mirëmbajtja
 
Kushtet minimale
Mjetet dhe veglat elementare për punë praktike
Trajnime për arsimtarë
Një komputer në shkollë për demonstrim të programit mësimor
TEKNOLOGJIA Kl. VII
1 orë në javë, 37 orë në vit
Mësimdhënës”
Ahmet Kastrati ,  VII 1,2,3,4,5,6 nga 1
HYRJE
Teknologjia për klasën e shtatë është vazhdimësi dhe zgjerim i njohurive paraprake nga kjo fushë. Në këtë klasë bëhet përvetësimi i njohurive dhe i shkathtësive të nevojshme si:paraqitja grafike e objekteve, materialet artificiale dhe përpunimi i tyre,mekanizmat,hidraulika dhe pneumatika, pajisjet elektrike si dhe njohuri të përgjithshme mbi komunikimet.
QËLLIMET
Programi mësimor i lëndës së teknologjisë për klasën e shtatë ka për qëllim:
• Zhvillimin e aftësive të nxënësit për të njohur dhe kuptuar paraqitjen grafike të objekteve, materialet artificiale, pajisjet elektrike, mekanizmat, sistemet e fluideve dhe teknologjinë e komunikimeve.
• Zhvillimin e shkathtësive të përhershme për mbledhjen e të dhënave relevante shkencore dhe zbatimin e shkathtësive të fituara në situatat konkrete për të mirën e njeriut dhe mjedisit.
• Zhvillimin e shkathtësive për përpunimin e modeleve me materiale artificiale, si dhe konstruktimin e modeleve përmes burimit, shpenzuesit dhe çelësit.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
Nga përmbajtja programore e klasës së shtatë nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat
• Në kuptimin e përparësive dhe kufizimeve që i ofron lënda.
• Në kuptimin e sjelljeve personale (të jetë kooperativ, i hapur, tolerant, i ndershëm, i vullnetshëm, kritik, me nisiativë, etj.)
Të kuptojë
• Domethënien e termave në lëmin e teknologjisë.
• Konceptet dhe parimet në projeksionin kënddrejtë të trupave, paraqitjen grafike të objekteve, materialeve artificiale, pajisjeve elektrike, burimeve të energjisë elektrike, mekanizmave, sistemeve të fluideve, komunikimeve.
Të zbatojë
• Paraqitjen grafike të objekteve.
• Modele me materiale artificiale.
• Qarkun elektrik.
Të demonstrojë shkathtësi mendore
• Në zgjidhjen e problemeve nga lëmenjtë e teknologjisë.
• Në marrjen e vendimeve të logjikshme (duke i zgjedhur informacionet, njohuritë dhe përfundimet relevante).
• Në zbatimin e të menduarit kreativ dhe kritik (duke shfrytëzuar informacione nga lëmi i teknologjisë, argumentet dhe parimet shkencore, njohjen e përfundimeve të gabueshme, propozimin e zgjedhjeve alternative, mendimin kritik ndaj informacioneve dhe demonstrimi i krijimeve origjinale).
TEKNOLOGJIA KL. VIII
1 orë në javë, 37 orë në vit
Avdullah Pireve VIII 1,2,3,4,5,6 nga 1 orë
HYRJE
Në këtë klasë bëhet përvetësimi i njohurive dhe i shkathtësive të nevojshme si: paraqitja e trupave, teknologjia e materialeve makinerike, transmetuesit dhe motorët, trafiku, teknologjia e përpunimit të ujit, përdorimi i pajisjeve teknike si dhe komunikimi me kompjuter.
QËLLIMET
Programi mësimor i lëndës së teknologjisë ka për qëllim:
• Zhvillimin e aftësive të nxënësit për të njohur dhe kuptuar paraqitjen grafike të objekteve,projeksionin e pjerrët, aksonometrinë, prerjet e trupave, shpalosjen e sipërfaqeve, njohjen me materialet makinerike, teknologjinë e materialeve makinerike, transmetuesit dhe motorët, teknologjinë e përpunimit të ujit, përdorimin e pajisjeve teknike, trafikun si dhe zgjerimin e punës me kompjuter.
• Zhvillimin e shkathtësive për përpunimin e modeleve me materiale makinerike, si dhe disenjimin eobjekteve me ndihmën e kompjuterit.
• Zhvillimin e shkathtësive të përhershme për mbledhjen e të dhënave relevante nga lëmi i teknologjisë dhe zbatimin e shkathtësive të fituara në situatat e ndryshme të jetës së përditshme.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të kuptojë
• Domethënien e termave të teknologjisë.
• Konceptet dhe parimet në projeksionin e pjerrët, aksonometrinë, paraqitjen grafike të obekteve, materialeve makinerike, transmetuesit dhe motorët, teknologjinë e përpunimit të ujit, trafikun dhe komunikimin me kompjuter.
Të zbatojë
• Paraqitjen grafike të objekteve.
• Modele me materiale makinerike.
• Projeksionin e pjerrët dhe aksonometrinë.
Të zhvillojë vlerat dhe qëndrimet
• Në kuptimin e sjelljeve personale (të jetë i vullnetshëm, kooperativ, i hapur, me nisiativë, etj.).
• Në kuptimin e përparësive që i ofron lënda.
Të demonstrojë shkathtësi mendore
• Në marrjen e vendimeve të logjikshme gjatë zgjidhjes së problemeve.
• Në zgjidhjen e problemeve nga lëmenjtë e teknologjisë.
• Zbatimin e të menduarit kreativ dhe kritik.
• Propozimin e zgjidhjeve alternative.
• Demonstrimin e krijimeve origjinale.
TEKNOLOGJI ME TIK Kl. IX
(2 orë në javë, 70 orë në vit)
Mësimdhënës:
Avdullah Pireve  IX 1,2,3,4 nga 2 orë
Ahmet Kastrati  IX 5,6 nga 2 orë
HYRJE
Teknologjia në përgjithësi dhe Teknologjia e informimit dhe e komunikimit (TIK) në veçanti paraqet njërin nga lëmenjtë kryesorë në jetën bashkëkohore të njeriut, është pjesë e pandarë e veprimtarisë sëpërditshme të tij dhe sinonim i gatishmërisë për t’u marrë me problemet e të tashmes dhe të ardhmes.Lënda Teknologji me TIK për klasën e 9-të është vazhdimësi dhe zgjerim i njohurive paraprake nga kjo fushë dhe ka të bëjë me përvetë-simin e njohurive dhe të shkathtësive të nevojshme nga elektroteknika, elektronika, teknologjia e transportit, përdorimi i suksesshëm dhe i pavarur i pajisjeve të teknologjisë së informimit dhe të komunikimit në përgjithësi. Gjithashtu, një kujdes i veçantë u është kushtuar edhe materialeve elektroteknike dhe elektroinstaluese si bazë të ndërtimit dhe të funksionimit të aparateve elektrotermike shtëpiake. Një kategori e veçantë i kushtohet edhe teknologjisë së transportit tokësor, ujor dhe ajror si dhe sistemeve komanduese dhe drejtuese të tyre.
QËLLIMET
1. Zhvillimi i shkathtësive të përhershme për mbledhjen e të dhënave relevante nga lëmi i teknologjisë dhe zbatimi i shkathtësive të fituara në situata të ndryshme të jetës së përditshme.
2. Nxënësit duhet të jenë në gjendje t’i njohin veçoritë kryesore të komponenteve elektroteknike dhe elektronike dhe përdorimin tyre në jetën e përditshme, përfshirë edhe pajisjet e teknologjisë së informimit dhe të komunikimit.
3. Nxënësit duhet të jenë në gjendje t’i njohin dhe t’i përdorin pajisjet e teknologjisë së informimit dhe të komunikimit për parashtrimin dhe zgjidhjen e problemeve nga jeta e përditshme.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
1. Zhvillimi i aftësive të nxënësit për të njohur konceptet dhe parimet e elektroteknikës.
2. Njohja e nxënësve me komponentet elektronike dhe zbatimin e tyre në qarqe elektronike dhe në pajisje elektronike.
3. Nxënësit duhet të jenë në gjendje t’i njohin pajisjet dhe mundësitë aktuale për përdorimin e softuerit sistemor.
4. Nxënësit duhet të jenë në gjendje të përdorin programet për përpunimin e dokumenteve tekstuale,për përdorim të përgjithshëm.
OBJEKTIVAT E VEÇANTË
1. Njohja e nxënësve me materialet elektroteknike, prodhimin dhe bartjen e energjisë elektrike, materialet elektroinstaluese, aplikimin e elektromagnetit në teknikë, aplikimin e induksionit elektromagnetik në teknikë, përdorimin e pajisjeve elektrotermike.
2. Zhvillimi i shkathtësive për përpunimin e modeleve me materiale elektroinstaluese.
3. Njohja e nxënësve me komponentet elektronike pasive dhe aktive.
4. Njohja e nxënësve me qarqet elektronike kryesore – analoge dhe digjitale.
5. Njohja e nxënësve me ndërtimin dhe përdorimin e qarqeve të integruara.
6. Nxënësit duhet të jenë në gjendje të kryejnë operacionet themelore me të dhëna.
7. Njohja me komponentet kryesore të sistemit kompjuterik (harduerin dhe softuerin).
8. Nxënësit duhet të njohin dhe të jenë në gjendje t’i identifikojnë dhe t’i përdorin mundësitë e sistemit operativ Windows.
9. Nxënësit duhet të njohin dhe të jenë në gjendje t’i identifikojnë dhe t’i përdorin mundësitë e programit MS Word.
UDHËZIME NË PËRDORIMIN E LITERATURËS
DHE TË BURIMEVE TËTJERA MËSIMORE
Literatura e propozuar
 
1. Dr. Agni Dika, Mr. Seb Rodiqi, “Kompjuterët dhe informatika”, për nxënësit e kl. I të shkollës së mesme,
2. Dr. Agni Dika, Seb Rodiqi, “Kompjuteri për të gjithë”,
3. Literatura në gjuhën angleze për: Windows 95, Windows 98, Windows 2000, Windows XP, MS Office 97, MS Office 2000, MS Office XP, etj.
4. Udhëzimet e integruara në Windows dhe aplikacionet MS Office dhe Internet Explorer
5. Pajtim Bejtja, Alqi Mustafai, Eva Zagori, Renata Qatipi, Robert Tytymçe, Franko Kondakçi: “Teknologjia 1”, Tiranë, 2002.
6. Engjëll Tartari, Alqi Mustafai, Eva Zagori, Velesin Peçuli: “Teknologjia 2”, Tiranë, 2002.
7. Piro Cipo,…., “Teknologjia 3”, Tiranë, 2002.
8. Prof. Dr. Pirro Cipo, Prof. dr. Jakup Agalliu, Faruk Basha, Ibrahim Xhamaj, “Teknologjia 4” , për shkolla të mesme të përgjithshme, Shblsh, 2001,
9. Rexhep Berisha: “Arsimi teknik”, klasa VIII, Prishtinë, 2001.
10.Boris Abersek, Franjo Florjancic, Amand Patopnik: “Tehnika 7”, Lubjanë, 2000.
Pajisjet dhe parakushtet e tjera të nevojshme
1. Kabineti me kompjuterë dhe shtypës
2. Aplikacionet e nevojshme softuerike
3. Lidhja në internet, rrjeti lokal në kabinet
4. Komponente harduerike për demonstrim
5. Trajnime për arsimtarë
6. Mirëmbajtja
VËREJTJE:
1. Në fondin e paraparë të orëve janë përfshirë: ligjërimi, përforcimi i lëndës dhe testimi i nxënësve.
UDHËZIME METODOLOGJIKE TË PËRGJITHSHME
1. Theksi në demostrim dhe punë individuale dhe grupore, p.sh., ligjërimi 25%, demonstrimi 25 %, puna individuale dhe grupore 50%
2. Inkurajimi i punës individuale dhe shkëmbimit të dijes dhe të shkathtësive, puna interaktive
3. Përsëritja e përmbajtjes përmes detyrave që përfshijnë zbatimin e më shumë njohurive të fituara