Shkolla “Abaz Ajeti” fiton një projekt të ri nga USAID

shkolla 9-vjeçare - Abaz Ajeti
shkolla 9-vjeçare - Abaz Ajeti

Gjilan – Shkolla 9-vjeçare “Abaz Ajeti”, së shpejti pritet të bëhet me kabinet të informatikës me teknologji bashkëkohore, fal një projekti që do të mbështetet nga USAID-i amerikan.

Kështu ka bërë të ditur Muhamet Pajaziti, zyrtar i Zyrës për Informim pran Komunës së Gjilanit. Sipas tij, në kuadër të projekteve të cilat është duke i realizuar shkolla 9-vjeçare “Abaz Ajeti”, në Gjilan, me USAID-i, të cilat kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të infrastrukturës shkollore, për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe në ngritjen e mirëqenies në shkollë, USAID vazhdon të jetë njëri nga partnerët më të rëndësishëm .

Pajaziti ka thënë se projektet dhe grandet që ka marrë komuna e Gjilanit nga USAID-i, i kanë kontribuar klimës së mirë në shumë fusha, përfitues i radhës me projekte nga USAID-i do të jetë edhe Shkolla Fillore “Abaz Ajeti”.  

Ai tha se projekte të tilla janë shumë të mirëseardhura për Komunën e Gjilanit, zhvillimin e saj, avancimin dhe mbi të gjitha lehtësimin për të fituar njohuri dhe zgjeruar diapazonin e njohurive nxënësit e kësaj shkolle.

Ndërkohë,  Hetem Kosumi, drejtor i shkollës Abaz Ajeti,  tha se pas realizimit të projektit të ndërrimit të dritareve, realizimit të aneksit të shkollë me dhjetë mësonjëtore, USAID-i ka lajmëruar se këtë javë do të nisë projekti i pajisjes së shkollës me kabinet të informatikës, ku do të sjellë 30 lap top, printer  dhe një projektor e materialin tjetër ndihmës./2lonline/

Kthehu