Nxënësit e “Abaz Ajetit” të suksesshëm në kuizin e diturisë

Ismet Azizi, mësimdhënësi i kësaj shkolle, që njëherësh ishte edhe udhëheqës i nxënësve, theksoi se nxënësit e kësaj shkolle edhe në të kaluarën kanë pasur suksese kulmore, ndërsa kuizi i diturisë “proKid” është sukses në vete, si për nga vlerësimi i diturive të nxënësve po ashtu edhe nga mënyra e masovizimit të dijes.
Azizi tha se padyshim se meritat më të mëdha për këtë sukses të arritur në Prishtinë kanë nxënësit garues, Rreze Jerliu, Agnesa Jashari, Blenda Emini, Gentrit Murseli, si dhe mësimdhënësit e lëndëve përkatëse.
Përndryshe, zëvendësdrejtoresha e kësaj shkolle Bukurije Musliu duke shprehur gëzimin e saj dhe të nxënësve garues, u shpreh se edhe në gara republikane do ta përfaqësojnë komunën e Gjilanit në mënyrë të dinjitetshme.
Të theksojmë se kuizi i diturisë “proKid” është një ndër kuizet më të avancuara momentalisht që po bëhen në televizionet nacionale, i ndarë në 4 nivele nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, në lëndët e lartpërmendura./A.Arifi/