Nis punën ordinanca stomatologjike në "Abaz Ajet"

Nis punën ordinanca stomatologjike në "Abaz Ajet"

Gjilan -Tani më ka filluar punën ordinanca stomatologjike në lokalet e shkollës 9-vjeqare "Abaz Ajeti", ku 1 mijë e 353 nxënësve të kësaj shkolle iu është ofruar mundësia e ofrimit të shërbimit stomatologjik nga personeli mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF).

Drejtori i shkollës, Hetem Kosumi, ka thënë për Portalin e Lajmeve Lokale “2lonline” se hapja e kësaj ordinance stomatologjike, është një hap i mirë dhe i qëlluar duke pasur parasysh nevojën e shërbimeve mjekësore për nxënësit.

Kliko : Youtube

Kliko: Youtube

Ai veçanërisht falënderoi udhëheqjen komunale, përkatësisht drejtuesit e dy drejtorive, të Shëndetësisë dhe atë të Arsimit. Të cilët ishin të angazhuara për hapjen e kësaj ordinance në këtë vatër të diturisë.

Sipas Kosumit mendohet që në të ardhmen të hapet edhe një ordinancë e mjekut të përgjithshëm në mënyrë që të kompletohen të gjitha shërbimet mjekësore për shëndetin e nxënësve.

Personeli mjekësorë i kësaj ordinance, në krye me Dr.Shemsije Zahiri stomatologe, shprehet i kënaqur me fillimin e punës në ordinancën stomatologjike në këtë shkollë gjë që është një hap më se i qëlluar duke pasur parasysh moshën e fëmijëve.

Dr Zahiri ka thënë se tani me kohë do të bëhet kontrollimi i tyre për një shëndet më të mirë të fëmijëve. Ajo shprehet e kënaqur me interesimin e nxënësve për shërbime stomatologjike të cilat i ofron kjo ordinancë e që janë të gjitha falas.

Edhe nxënësit shprehen të kënaqur për hapjen e kësaj ordinance e që disa prej tyre tani më kanë bërë kontrollimet e para, me prezencën e prindërve të tyre.

Një ordinancë e tillë stomatologjike tani më është hapur edhe në shkollën 9-vjeçare në Lagjen e 8-të të qytetit./a.arifi/

Kthehu