Stafi udhëheqës

Drejtor: Arsim Bejtullahu

Arsim Bejtullahu është lindur më 24  nëntor 1967 në Pogragjë, komuna e Gjilanit.

Shkollën fillore  e kreu në vendljindje, ndërsa shkollën e mesme Gjimnazin “ Zenel Hajdin” drejtimi Matematiko-Natyror në Gjilan. Në mars të vitit 1990 në afat rekord kreu studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skenderbeu” në Gjilan drejtimi Matematikë-Fizikë.

Nga viti 2006 deri në vitin 2010 kryen detyrën e  Drejtorit të  shkollës fillore “Liria” në Pogragjë.

Ne vitet 2011-2012 është në detyrën e arsimtarit të fizikës në SHMU “Abaz Ajeti” në Gjilan.

Në vitet 2013,2014,2015 ka qenë mësimdhënës i lëndës së  matematikes në SHMU “ Thimi Mitko” Gjilan.

Në vitin 2014 kryen studimet në avansimin e kualifikimit të mësimdhënësve në fakultetin e Edukimit në Gjilan në drejtimin Matematikë-Informatikë.

Nga korriku i vitit 2015 kryen punet e Drejtorit te shkolles fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan

Dhjetor 2016 merr titullin Master ne drejtimin Menagjment i Institucioneve në Edukim

Arsim bejtullahu në perudha të ndryshme kryer trajnimet:

-Udheheqëesia arsimore (KEDP)

-Përmirësimi i pjesmarrjes në arsim (KEC)

-Plani zhvellimor i shkollës (KEC)

-Planifikimi i projekteve shkollore (KEC)

-Mendimi kritik gjat leximit dhe shkrimit-MKLSH

-Gjithepërfshirja në arsim (FSDEK)

-Monitorimi i mësimdhënësve (KEC)

________________________________________________________________________________________________________

Zv. Drejtor Emine Krasniqi Kosumi

 

Emine Krasniqi Kosumi u lindur me 20.07.1972 në Prishtinë. Shkollën fillore kreu në "Ismail Qemail" në Prishtinë, ndërsa të mesmen në shkollë të mjekësisë "Ali Sokoli" në Prishtinë. Studimet i kreu në Fakultetin Filologjik dega "Letërsi shqipe". Ku i kreu edhe studimet posdiplomike në Departamentin Arsimor në Fakultetin Filologjik.

Në shkollën "Abaz Ajeti" u zgjedh Zv. Drejtor me 02.03.2015

_____________________________________________________________________________________

Sekretar: Bujar Daku, jurist

Sekretar: Bujar Daku, jurist

Bujar Daku ka lindur me 18.03.1983 në Gjilan.
Sh.F. Shkolla Fillore "Abaz Ajeti" e kreu ne Gjilan.
Sh.M. Shkolla e mesme Ekonomike "Marin Barleti" drejtimi Juridik po ashtu në Gjilan.
Studimet i kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Në SHMU "Abaz Ajeti" u punësua dhe kryen pozitën e sekretarit të shkollës prej 01.03.2011.

____________________________________________________________________________________________________

Drejtor: Hetem Kosumi

Drejtor Hetem Kosumi

Ish stafi udhëheqës i shkollës

Zëvendësdrejtor: Bukurije Musliu

 

Bukurije Musliu u lind në Gjilan më 27 06 1976, shkollën fillore “ Selami Hallaqi” e kru e Gjilan ku edhe kreu Gjimanzin. Studimet në edukim i kreu në Kolegjin Iliria. Në shkollën “Abaza Ajet i” u zgjodh zëvensdësdrejtor më 1 dhjetor 2010, ku vazhdon ta ushtroj këtë detyrë deri më 3 mars 2015.