Info
Keni hapur Web faqen e SH.F dhe të MU “Abaz Ajeti” në Gjilan , një dritare të një etape të re të edukimit dhe arsimit të reformuar shqip në Republikën e Kosovës.
Mirë se vini në SH F dhe të MU “Abaz Ajeti” në Gjilan , e cila ju ofron një alternativë më të mirë për shkollimin e fëmiut tuaj; një qasje në një mjedis të ri, ku ofrohet mundësi për zhvillimin e personalitetit të fëmiut tuaj për t’u bërë mendimtarë kritikë e të lirshëm, jo vetëm në mjedisin shkollor; ku vlerësohen opinionet tyre; ku respektohet personaliteti i tyre.
“Për një formim të qëndrueshëm të fëmijës Tuaj”!
Të nderuar prindër,
Përzgjedhja e shkollës, ku fëmija i Juaj do të bëjë hapin e parë në universin e edukimit dhe arsimimit, ju sjell sa kënaqësi, po aq dhe preokupim shpirtëror. Ju premtojmë se SH F dhe të MU “Abaz Ajeti” në Gjilan për fëmijun tuaj është vatër e ngrohtë, familje e dyta, me ambient miqësor, ku ofrohet mundësi për marrje diturish të një niveli cilësor, edhe edukim për t’u formësuar si qytetarë të lirë dhe denjë të Republikës së Kosovës dhe më gjerë.
“Hapi i parë është më i rëndësishmi në jetë”
Programi i edukimit dhe arsimit fillor përmban:
- Ndërtimin e bazës themelore të edukimit dhe të të mësuarit për përvetësim të koncepteve bazë për shkollim të mëtutjeshëm;
- Përmbajtje programore të lëndëve mësimore për grup moshat e nxënësve filloristë, duke përfshirë dhe realizimin e programit të veçantë për mësim të gjuhës angleze dhe TIK që nga klasa e parë, nëpërmjet lojërave dhe formave audio-vizuele të komunikimit;
- Mësimdhënien e cila mbështetet në metodat e avancuara, duke zbatuar dhe ato më të rejat, të cilat e vënë nxënësin në epiqendër, si subjekt dhe individualitet;
- Ndërtim vlerash shpirtërore te nxënësit, për konsolidim diturish, ngritje dhe orientim prirjesh e shkathtësish për formësimin e të ardhmes së tyre;
- Inkurajim për të marrë iniciative e veprime të pavarura në rrethin familjar, në shkollë e më gjerë, duke respektuar rregullat themelore të sjelljes në grup;
- Standard shkollor që reflekton përshtatjen e mjedisit dhe të materialeve didaktike dhe nevojave individuale të secilit fëmijë, në përputhje me kërkesat e programeve (kurrikuleve) të klasave fillore;
- Aktivitete jashtë mësimore me plan dhe program të caktuar, duke përfshirë dhe organizimin e piknikëve, shëtitjeve dhe ekskursionet njëditore;