Partneriteti
Pse i duhet partneriteti shkollës sonë ?
Shkolla në Kosovë e në veçanti në zonat rurale, për fat të keq është në një gjendje jo mirë të organizuar dhe për pasojë pritjet, rezultatet apo autputet nuk janë të nivelit të dëshirueshëm dhe nuk premtojnë. Shkolla si një sistem që është krijuar nga shoqëria, për interesa të vet shoqërisë për shumë shkaqe e për pasojë është larg shkollës që ne synojmë – shkollës cilësore.
Çfarë duhet bërë? – Gandi arriti sukses duke ndikuar në 200 milionë njerëz që të bashkohen dhe të nisen së bashku, si një mendje. Bashkëpunimi i shkollës me partnerë të jashtëm e të brendshëm është i mundshëm dhe i arritshëm atëherë kur edhe ne mendojmë si një mendje duke ditur rëndësinë aq madhore të shkollës dhe sfidave aq të shumta të shekullit XXI. Partneriteti me fytyrë njerëzore me prindër, komunitetin, DKA-të, ZRA-të, MASHT-in, OJQ-të deri te partneriteti me ndërkombëtarët, është shtyllë që duhet të këtë sukses dhe kujdes të veçantë. Një vend është i mirë, kur ka shkolla të mira. Shkolla që krijon të ashtuquajturin ,,Rrjet i merimangës’’ për mes të cilit pranon dhe dërgon energji zhvillimore në shumë fusha e sidomos në zhvillimin e të gjithë nxënësve deri në kufijtë e tyre të skajshëm është shkollë cilësore.
Studimet për bashkëpunimin shkollë – komunitet
Në Kosovë nuk mund të bëhen asnjëherë ndryshime të suksesshme nëse nuk bëhen avancime në krijimin e një partneriteti a bashkëpunimi shumëprofesional të shkollës me mjedisin e gjerë. Në studime thuhet së shkolla duhet të bashkëpunojë me mjedisin sepse: ,,…idetë burojnë atje, politika dhe partnerët janë atje dhe në fund të fundit, të gjithë në jemi atje ‘’. Thënë ndryshe, shkolla pa bashkëpunim me mjedisin nuk mund të funksionojë, sepse burimi i saj i vërtetë është atje në mileun. Tekefundit, ajo është produkt i mjedisit. Ekspertet thonë se shkolla nuk bën assesi ,,…as t’i injorojnë e as të përpiqen t’i dominojnë mjediset e tyre’’. Shkolla mund të jetë e suksesshme vetëm me një ndërveprim të suksesshëm.
Partner të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Abaz Ajeti” janë:
Prindërit, komuniteti, nxënësit, mësimdhënësit, KPA, Shkollat, DKA, ZRA, MASHT-i, KEDP-i, KEC-i, , RTK, KTV, TV “Vali” ,TV ” MEN”, ,,Save The Children’’, ,,Caritasi’’ i Luksemburgut, USAID, Banka Botërore, biznesi lokale, , KFOR-i amerikan, FSK, SHPK, Institucionet Shëndetësore, OJQ-të, UP etj..
Ç’ rezultate u arritën?
- Shkolla u pais me kabineti i informatikës,
- u vedosën kamerat,
- trajnimi i mësimdhënësve,
- zgjerimi i objektit shkollor edhe për dhjetë dhoma mësimi, etj.
Ç’ reflektuan objektivat e realizuara ?
- Përmirësimi i mësimdhënies dhe mësimnxënies,
- rritet nota mesatare,
- nxënësit e shkollës zënë vende të para në garat komunale në lëndë të ndryshme,
- rritet vijueshmëria,
- nxënësit në këtë fillim shekulli që bota e quan shekull të informacionit,
- tani më kanë mundësi për të përdorur internetin në shkollë etj.