Ndodhi në ditën e sotme më 13 Shkurt

Të vitit 1939 filloi lufta e dytë botrore

Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945.

Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me të gjitha fajet e luftës. Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por Gjermania do të firmoste këtë marrëveshje. Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si edhe shumë arsye të tjera do shkaktonin fillimin e asaj që u quajt Lufta e Dytë Botërore.

Tensioni i madh dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës së Parë Botërore, do bënin që vetëm pas 20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore.

Pas Luftës së Parë Botërore e quajtur ndryshe edhe Lufta e Madhe, Konferenca e Parisit (disa e njohin edhe me emrin Traktati i Versajës) shënoi një hap të madh në negociatat e paqes. Në këtë konferencë merrnin pjesë vendet fitimtare në luftë si Anglia, Franca e të tjerë. Ndërmjet tyre edhe SHBA e përfaqësuar nga presidenti Wilson. Bisedimet vendosën kushte të rënda mbi palët humbëse. Gjermania ishte një nga vendet që u dëmtua më shumë, por Austria në të vërtetë pati humbjet më të mëdha si në njerëz, ashtu edhe në territore.

Embargo që iu vendos Gjermanisë ishte me të vërtetë e rëndë. Gjermania u limitua në një ushtri defensive me 100.000 ushtarë si edhe nuk i'u lejua të prodhonte tanke, aeroplan, anije dhe nëndetëse. Kjo gjendje e rënduar dhe varfëria do të bënte më vonë të mundur hipjen në pushtet të forcave naziste në krye me Hitlerin.

Megjithatë kjo konferencë nuk pati suksesin e pritur. Presidenti i SHBA-së Wilson, u dërgua mbrapsht me të gjithë revoltimin e tij. Loyd George doli në pah me idenë se ShBA nuk kishte më vend aty dhe se Evropa i përkiste evropianëve, një mendim ky që ishte shprehur më parë nga vetë amerikanët në Doktrinën e Monrosë. Dokumenti i Wilsonit, i përbërë nga 14 pika, u pa si një cenim për Evropën. Pika e 12-të e këtij dokumenti kishte në përmbajtje material me rëndësi edhe për Shqipërinë dhe vendet e vogla të tjera, që sipas tij, duhet të merrnin pavarësinë ose të paktën autonominë (pra ishte një pikë që mbronte të drejtat e shteteve të vogla për të formuar shtetin e tyre). Me rëndësi është të përmendim edhe një tjetër synim të kësaj pike që ka lidhje me Perandorinë Osmane. Nga Perandoria Osmane kërkohej hapja e gjireve dhe ngushticave (pas Luftës së Dardaneleve) për të gjithë, nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara (që do të ishte organizata ndërkombëtare që Wilsoni kërkonte formimin). Në pikën e 14, ai kërkonte formimin e një organizate ndërkombëtare që të mund të zgjidhte dhe njëkohësisht të parandalonte luftërat dhe konfliktet midis dy ose më shumë shteteve. Në këtë konferencë ai shprehet se dëshiron vetëm paqen dhe i jep një rëndësi të madhe formimit të kësaj organizate ndërkombëtare edhe pse pa rezultat.



Pas Luftës së Parë Botërore, shtetet arabe kishin parë mundësinë për të qenë të pavarur dhe për të formuar më në fund, shtetet arabe të pavarura. Megjithatë kjo gjë nuk do lejohej nga vendet evropiane sepse ato toka ishin të pasura me naftë, që mbas Luftës së Parë Botërore u pa si një lëndë shumë me vlerë. Marrëveshja e San Remos, do të ishte thjeshtë një modifikim i Marrëveshjes së Syces-Picot, e bërë pa dijeninë e SHBA-së duke mohuar marrëveshjen e bërë më parë të King-Crane. Me anë të kësaj marrëveshje, Francës i jepej Siria dhe Lubjana, problemet e kësaj të fundit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.



Konfliktet megjithatë nuk kishin të sosur dhe situata ishte dramatike gjithashtu. Ndërkohë Rusia, që ishte tërhequr nga lufta dhe pas hipjes së bolshevikëve në fuçi, kishte hapur të gjitha marrëveshjet e fshehta të regjimit të carit. Franca kërkonte shfuqizimin e plotë të Gjermanisë, ndërsa Anglia nuk donte kurrsesi që në Evropë të formohej vetëm një shtet i fortë. Ideja e Wilsonit ishte hedhur poshtë tashmë. Perandoria Osmane gjithashtu ishte në prag të trazirave. Duke pasur dijeni të të gjithë këtij tensioni, Konferenca e Vienës, nuk bëri asgjë tjetër, përveç se përgatiti terrenin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.



§Evropa

Më 1 shtator të vitit 1939, Gjermania e udhëhequr nga pushteti nazist me Adolf Hitlerin në krye pushton Poloninë. Kjo ishte bërë e mundur me anë të një kontrate të fshehur me Bashkimin Sovjetik. Të dyja palët morën pjesë në sulmin e 17 shtatorit. Deklarata e vonuar e Francës dhe Anglisë kundër Gjermanisë, do të shpallej vetëm më 3 shtator të po atij viti. Me këtë deklaratë, flota angleze dhe franceze filluan manovrimin e gjerë në ujërat territoriale të Evropës. Në këto kushte, me anë të Sulmit Blitzz Creig (Sulm rrufe), Gjermania pushton dhe shtie në dorë shpejt Poloninë, Norvegjinë, Holandën, Belgjikën dhe Francën në 1940. Në 1941 do të merrte edhe Jugosllavinë, Greqinë si dhe Shqipërinë. Trupat italiane, në aleancë me boshtin nazist, do të sulmonin trupat britanike në Afrikën e Veriut. Deri në verë të 1941, Gjermania kishte arritur të shtinte në dorë të tërë Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës. Britania e Bashkuar, tashmë qëndronte vetëm pa aleatë me sy nga ShBA-të, megjithatë pushtimi i saj u bë i pamundur për shkak të forcave ajrore (Royal Air Force) dhe detare (Royal Navy).



Duke e parë Britaninë si një armik të pashpresë dhe të dobët, Hitleri kthehet nga Bashkimi Sovjetik, me një sulm të befasishëm më 22 qershor 1941, duke prishur kështu marrëveshjen e mossulmimit që kishte bërë me të. Në fundin e vitit 1941, Gjermania kishte pushtuar një pjesë të konsiderueshme të Bashkimit Sovjetik, por hapi i tyre do të ndalej jashtë Moskës, në betejën e Stalingradit. Gjatë betejave të përgjakshme në Stalingrad, që për më tepër dukej si një luftë personale midis Hitlerit dhe Stalinit, rrethimi dhe kapja e Garnizonit të Gjashtë të trupave gjermane, e bëri Gjermaninë të mendonte se nuk do të ishte një nismë e lehtë marrja e Rusisë. Sulmi rrufe i Gjermanisë naziste, dukej sikur nuk kishte dobi në tokat e mbuluara me borë dhe të pa fundme të Rusisë. Beteja e Stalingradit u zhvillua në vitet 1942-1943 ku boshti nazist pati humbje të mëdha. Humbja tjetër në Betejën e Kursk dhe thyerja e Syrgjynosjes së Leningradit do t’i jepte luftës një pamje tjetër tashmë. Ushtria e kuqe duket e papërmbajtshme dhe tashmë nga një mbrojtje e fortë, kalon në ofensivë të përgjithshme, duke gjëmuar Wehrmacht deri në Berlin. Në Betejën e Berlinit, Ushtria e Kuqe merr lagjet e këtij qyteti një nga një, deri sa më 30 prill 1945, Hitleri kryen vetëvrasje në bunkerin ku strehohej, duke mos parë rrugë shpëtimi.



Ndërkohë, Italia fashiste me Benito Mussolinin në krye kapitulloi në 1943. Tashmë ajo kishte dalë kundra ish-aleates së saj Gjermanisë që vazhdonte luftën. Trupat e aleatëve u futën në Itali dhe më pas në 1944, ata do të lironin edhe Francën. Më pas, me rënien e Gjermanisë, aleatët dhe Sovjetikët do të takoheshin në qendrën e Gjermanisë, Berlin. Kjo vetëm pas Betejës së Bulge (Battle of the Bulge) në dhjetor.



Gjatë kësaj lufte, është për t’u përmendur holokausti që iu bë me miliona (6 milion mendohet) hebrenjve. Në këtë gjenocid gjithashtu u eksterminuan edhe persona me origjinë rome.



§Azia

Japonia pushtoi Kinën në 7 korrik 1937 dhe planet e saj ishin të shtrinte pushtetin e saj në të gjithë Azinë si lindore ashtu edhe jugore. Më 7 dhjetor 1941, Japonia do të ndërmerrte një sërë sulmesh surprizë ndaj shumë vendeve duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Pearl Harbor, Hawai, një gjë që bëri të pashmangshme futjen e ShBA-së në luftë.



Për gjashtë muaj rresht, Japonia kishte korrur vetëm fitore të bujshme, Beteja në Detin Koral (Battle of the Coral Sea) do të merrte pjesë, për t’u ndjekur më pas me Betejën e Midway (Battle of Midway), ku Japonia pati humbje të mëdha, ndër këto 4 avionmbajtëse. Duke ndaluar hapin e japonezëve, ishte radha e aleatëve të hidheshin në ofensivë tashmë. Kjo ofensivë u vërtetua me Betejën e Gjirit të Milne-s (Battle of Milne Bay) dhe Beteja e Guadalcanal (Battle of Guadalcanal), territore këto të pjesës jugperëndimore të Paqësorit.



Duke pasur dy fronte në këto zona, aleatët e panë të nevojshme hapjen e një fronti edhe në pjesën qendrore të Paqësorit. Aleatët korrën sukses në këto beteja ku për t’u përmendur është Beteja në detin e Filipineve (Battle of the Philippine Sea) dhe Beteja e Leyte Gulf (Battle of Leyte Gulf) në 1944. Gjithashtu pushtimi i ishujve, që ishte njëkohësisht edhe pikë kyçe për aleatët, ishin Iwo Jima dhe Okinawa në 1945. Gjatë këtyre betejave të shumta, një rol të madh luajtën edhe nëndetëset, të cilat prenë linjën e furnizimit të Japonisë me naftë dhe shumë materiale të tjera të nevojshme për luftën.



Në vitet e fundit të luftës, aleatët ndërmorën një fushatë masive bombardimi mbi Japoni. Më 6 gusht 1945, ShBA hodhi më në fund bombën atomike në qytetin e Japonisë Hiroshima. Vetëm tre ditë më vonë, në 9 gusht 1945, një tjetër do të hidhej në Nagasaki, duke detyruar më në fund, perandorin Hirohito të shpallte kapitullimin më 15 gusht 1945.



Lufta kishte mbaruar.



§Shkaqet dhe Pasojat

§Shkaqet në Evropë

Ashtu si edhe Lufta e Parë Botërore, shkaqet dhe arsyet e Luftës së Dytë Botërore janë rritja e nacionalizmit dhe militarizmit. Arsye të tjera ishin edhe mos vendosja e saktë e kufijve. Më 1929 kur situata ishte akoma e tensionuar, në Gjermani dhe Itali, filluan të ngriheshin dhe të fuqizoheshin lëvizjet fashiste. Depresioni i Madh i viteve 1930 i kishte ulur moralin popullsisë gjermane, e cila për më tepër vuante edhe borxhin prej 65 miliard markave që i ishte imponuar për dëmet e shkaktuara në luftën e parë dhe kur ShBA vendosi që të ndalte kredinë e saj, situata u rëndua më shumë me Francën, që kur pa që Gjermania nuk mundi të paguante as këstin e parë dhe të dytë të borxhit, pretendoi territore nga shteti Gjerman.



Me të vërtetë Gjermania kishte firmosur Traktatin e Versajës, por ajo nuk e kishte pëlqyer kurrë këtë gjë, sidomos artikullin 231 që thoshte me pak fjalë që Gjermania pranonte të merrte për sipër të gjitha shpenzimet dhe humbjet e aleatëve, që ajo i kishte shkaktuar atyre kur forcat aleate përpiqeshin të mbroheshin. Besimi i përgjithshëm i popullit në Dolchstosslegende (një besim mitologjik i hershëm që në shqip do të thotë “thikë në shpinë”), si edhe Depresioni i Madh, solli në pushtet Partinë Socialiste Punëtore Gjermane (partia Naziste) me Adolf Hitlerin në krye.



Kur marrëveshja e Versajës po humbte vlerën e saj, shteti Anglez dhe Francez kanë një meritë në këtë mes. Franca lidhi me të vërtetë kontratë me Anglinë dhe Italinë, por të dy këta dolën nga fjala. Formimi i “Stresa”, ishte formimi i fronteve nga ana e Italisë dhe Anglisë kundra Gjermanisë, por Anglia nuk iu përmbajt kësaj marrëveshjeje. Në atë kohë në pushtet ishte Chamberlein. Ky i fundit, paraardhës i Çërçillit, ndjente simpati për partinë e re në Gjermani. Ai mendonte se ata kishin vepruar shumë rëndë mbi Gjermaninë. Gjithashtu frika e një France të gjithëpushtetshme në Evropë, ishte një arsye tjetër që këto dy vende nuk do vendosnin një marrëdhënie stabile midis njëri tjetrit. Italia do vepronte me të njëjtën mënyrë duke e lënë Francën vetëm dhe fronti “Stresa” tashmë përfshinte vetëm mbrojtjen e dobët franceze, të ndërtuar sipas stilit të Luftës së Parë Botërore, që nuk i bëri dot ballë teknologjisë së re gjermane.



Pakti Molotov-Ribbentrop midis gjermanëve dhe sovjetikëve, bëri që Gjermania të merrte e qetë Poloninë. Shtetet e bashkuara nuk arritën të vendosnin një lidhje të fortë me njëra tjetrën, duke i lënë Hitlerit kohë të fuqizohej. Më në fund Lufta e Dytë Botërore kishte filluar dhe tashmë nuk do të kishte më mundësi për negociata paqeje.



§Shkaqet në Azi



Yosuke Matsuoka (në qendër) festa e nënshkrimit të aleancës Japoneze-Gjermane-Italiane. Foto është shkrepur në Tokio, Japoni

Politika e Japonisë imperialiste në 1930, ishte sunduar nga militarist. Ushtarakët që ishin në krye të hierarkisë së shoqërisë japoneze, dëshironin të realizonin ëndrrën e tyre për ta bërë Japoninë një vend me fuqi botërore. Këto ide dhe të tjera shkaqe ishin përfshirja e Japonisë në luftë. Në vitin 1931, Japonia pushtoi Mançurian dhe Kinën në vitin 1937. Kina ishte një vend i pasur me burime natyrore si edhe një vend i mirë për të zgjeruar dhe fortifikuar pozitën ushtarake në Azi. Si Sh.B.A, ashtu edhe Anglia (kjo e fundit kishte interesat e veta në Kinë), reaguan duke dërguar ndihma ushtarake në Kinë, si instruktorë dhe avionë luftimi, të cilët u dërguan në Kuomintang. Një tjetër reagim ishte edhe embargo e materialeve të nevojshme lufte kundrejt Japonisë. Në se Japonia nuk do furnizohej së shpejti me këto materiale që i’u ndaluan, asaj padyshim që nuk do i mbeste gjë tjetër veç se tërheqja ose gjetja e burimeve të tjera që ishin të rëndësishme për ekonominë e saj. Pra zgjidhjet ishin të thjeshta, tërheqja, pushtimi i territoreve ku ndodheshin burimet si nafta e materiale të tjera ose marrja e këtyre burimeve nga Dutch East Indies (kompani Holandeze në Indonezi e formuar në shek. XIX), Malajzia dhe Filipinet. Duke besuar se vendet evropiane do të ishin shumë të zëna me njëra tjetrën dhe duke menduar se ShBA-ve do t’i duhej shumë vite para se të mund të organizohej në luftë (dhe edhe në se organizohej do i duhej shumë kohë në negociata), Japonia zgjodhi rrugën e pushtimit dhe kështu do të fillonte plani për pushtimin e Azisë.



Si rrjedhojë Lufta Aziatike do të fillonte dhe Paqësori do të lyhej me gjak. Megjithatë, shkaku më i fortë që detyroi Amerikën të futej në luftë, ishte sulmi i pabesë në Pearl Harbor, në Singapor dhe në Filipine në 7-8 dhjetor të vitit 1941. Kjo i dha shumë shpresë Gjermanisë, që kur pa se ShBA do të ishte shumë e zënë me fushatën në Paqësor, i shpalli luftë asaj në 12 dhjetor 1941. Por ShBA do të kishte më shumë burime se sa mendonte Hitleri.



§Pasojat

Në se ka një dhimbje në këtë botë, ajo shtrihet gjerë në zemrën njerëzore.





Dy të rinj gjermanë. Fotoja i përket datës mars 1945

Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin të shumta. Rreth 62 milion njerëz, që është ekuivalentja e 2.5% e popullsisë së planetit, humbën jetën. Lufta përfundoi me kapitullimin dhe pushtimin e Gjermanisë, humbjen e Japonisë dhe Koresë si edhe me dorëzimin e territoreve të Finlandës që ishin në dorë të Sovjetikëve. Globi tashmë do përballej me një ekonomi të shkatërruar, si të Evropës ashtu edhe të Azisë. Ushqimi i shfrytëzuar nga të dyja palët armike nuk do të ishte i mjaftueshëm për të gjithë popullsinë. Shumë persona që luftuan u zhgënjyen nga lufta duke humbur shpresën për një jetë më të mirë (është për t’u theksuar numri i madh i vetëvrasjeve në periudhën pas luftës e shkaktuar nga depresioni).



Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk shihej si ëndrra që më në fund të gjitha luftërat do të përfundonin, por duke ditur këtë vende të ndryshme do të merrnin masa. Aleatët do të formonin OKB-në (Kombet e Bashkuara) të udhëhequr nga ShBA në vitin 1945, kjo lidhje do t’u formonte në San Francisko, Kaliforni, me shpresën që konfliktet në të ardhmen nuk do të shkonin deri aty ku kishin shkuar deri tani.



Perandoritë që kishin ekzistuar deri atëherë si Perandoria e Holandës, Perandoria e Francës dhe Perandoria e Britanisë, nuk do të ekzistonin më. Aleanca të reja do të krijoheshin në shumë territore të ndryshme si në Azi dhe Afrikë. Filipinet kërkonin akoma pavarësinë e tyre të plotë duke i kujtuar ShBA-së fjalën e dhënë për pavarësi dhe në 1946 do e fitonin një gjë të tillë. Për Gjermaninë dhe Poloninë do të hartoheshin territore të reja. Gjermania e ndarë në katër zona të ndryshme do të vuante më shumë dënimin e pasluftës. Nga katër zonat që ajo u nda, tre pjesë ishin në dorë të aleatëve që vendosën edhe një sistem demokratik konstitucional. Pjesa tjetër e mbetur, ishte në dorë të Bashkimit Sovjetik. Ky i fundit shtiu nën kontroll edhe shumë vende të tjera të Evropës lindore. Frontet ishin të dukshëm tani. Në njërën anë qëndronin aleatët me ShBA në krye dhe në tjetrën anë qëndronte Bashkimi Sovjetik me shtetet satelite të tij. Furnizimi i Evropës me bombën atomike, do të rriste akoma më shumë tensionin dhe kjo do të shënonte fillimin e Luftës së Ftohtë.



Në Azi, dhe pikërisht në Japoni, Perandoria imperialiste Japoneze u shfuqizua nga gjenerali Amerikan në fuqi Douglas McArthur (Daglas Mek Artur), për t’u zëvendësuar me një Monarki Konstitucionale, ku Perandori Hiroito do të ishte akoma në krye. Ndryshe nga Wilhelmi II, që dha dorëheqjen dhe mori fajin për sipër kur Gjermania humbi në Luftën e Parë Botërore, Perandori japonez, nuk e bëri një gjë të tillë dhe trashëgimi e tij vazhdon edhe sot e kësaj dite.



Me kapitullimin e Japonisë, Koreja do të merrte pavarësinë. Koreja ishte e ndarë në dy pjesë atë kohë. Njëra pjesë (Koreja Veriore) kishte ndihmën dhe mbështetjen e Sovjetikëve, ndërsa pjesa tjetër (Koreja Jugore) kishte mbështetjen e trupave amerikane. Ndërkohë në Kinë, lufta civile nuk zgjati shumë deri sa Partia Popullore e Kinës hipi më në fund në pushtet në 1949. Anëtarët e Partisë Nacionaliste Kineze tërhiqen në Tajvan.



Lufta e Dytë Botërore pati një zhvillim të pashmangshëm të teknologjisë. Radari kishte qenë një mjet vendimtar në shkatërrimin e nëndetëseve gjermane. Aeroplanët, anijet, punimet plastike, zhvillimi i lëndëve plasëse, helikopterët, teknologjia e raketave, si edhe energjia nukleare, do të zhvilloheshin me hapa të shpejta nga të dyja palët gjatë Luftës së Ftohtë. Ilaçe të shumta do të përmirësoheshin dhe të tjera do zbuloheshin. Penicilina dhe antibiotikët gjithashtu do kishin një përmirësim rrënjësor në këtë kohë. Por për momentin nuk mund të mendohej një përdorim i publik i përgjithshëm i tyre, por më vonë përdorimi publik i shumicës së mjeteve do të bëhej i mundshëm.

Ndodhi në ditën e sotme më 12 Shkurt

Të vitit 1809 lindi kryetari i 16-të i SHBA-ve Abraham Linkoln

Abraham Lincoln lindi më 12 shkurt të vitit 1809 në Hodgenville, Hardin County (sot: LaRue County), Kentucky dhe e vranë më 15 prill të vitit 1865 në Washington (D.C.), ishte politikan amerikan, Presidenti 16. i ShBA gjatë viteve 1860 - 1864 dhe u ri zgjoth në vitin 1864 - gjer në vdekje.



Ishte presidenti i 16 i Amerikës dhe njihet si revulucionarist i drejtave dhe lirive te njeriut ai ne filim ishte pjestar i forcave amerikane me pas arriti qe nga nje djal i varfëri cili arriti te behej President i SH.B.A-ve administrata e tij u zhvillua po thujse e gjitha ne lufte pasi Shtetet e Konfedratës Jugore u ndanë nga Unioni ndrsa Abraham Linkoln ju shpalli luftë ai njihet si ribashkuesi i Amerikes fitues i Luftes Civile Amerikane po ashtu Linkolni pershkruhet si nje njeri me humor thuhet se presidenti qe plak me shumti gjat 4 viteve ishte Linkolni ne vitet e fundit te jetes thuhej se ai vuante nga depresioni shume Amerikane e pershkruajn si Amerikanin me te devotshem qe ka udhehequr ndonjeher Ameriken njeri qe pas fitores ne Betejen e Gettysbug-ut fitoj edhe Luften dhe ribashkoj vendin ai pas fitimit te luftes kishte Deklaruar se Skllavria eshte jo morale duke deklaruar se te gjith njerzit jan te krijur nga nje krijues dhe duhet te ken te drejta te barabarta ai perseriti kete nen te kushtetutës se Sh.B.A-ve dhe ndryshoi Kushtetuten dhe beri heqjen e skllaverisë.



Likoln ishte rritur ne kufirin ne mes shteteve Kentucky dhe Indiana edhe pse shume i varfer ai është si autodikakt si person qe arsimohet vete dhe arriti te behej avokat në Illinois udheheqes i Whig Party dhe antar i dhomes se perfaqsuesve te Illinois ku sherbeu gjate viteve 1834-1846 gjate kesaj kohe sa ishte zgjedhur si perfaqsues i popullit kishte propozuar disa ligje per modernizimin e shpejte te ekonomise nepermjet bankave,hekurdhave dhe trifave po ashtu ai ishte kunder luftes Meksikë-Amerikë(Mexican American War) ai nuk kandidoi serish per nje mandat te dyte ne kongresin Amerikan por ai u rikthye ne politike ne vitin 1854 me partine e tij Partia Republikane te cilen e themeloi ai kjo parti morri shume vende ne kongres por humbi garen per senat Linkoln humbi garen kunder kandidatit te tij rival demokrat Stephen A. Douglas u zgjodh senator i Ilinois-it



Ne vitin 1860 ai u kandidua per President të Shteteve te Bashkuara të Amerikës nga Partia Republikane ai pati shume pak mbeshtetje nga shtetet qe ishin pro skllaverise dhe nuk deshironin heqjen e skllaverise mirpo ai morri shume vota ne veri dhe fitoi zgjedhjet per President duke marre 39.7% vota ndersa rivali i tij demokrati Stephen A. Douglas morri 29.7% te votave elektorale zgjedhja e tij shkaktoi shume pakenaqesi tek shtetet e Konfederate Jugore me te cilat nuk po gjendej nje kompromis per skllaverine dhe me vone u shkeputen.

Ndodhi në ditën e sotme më 11 Shkurt

Të vitit 1990 Nelson Mandela u lëshua nga burgu pas 27 vitesh

Nelson Mandela (Rolihlahla Dalibhunga Mandela) (18 korrik 1918 - 5 dhjetor 2013) ishte President i Afrikës Jugore dhe Luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej të zinjëve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nepër burgje.



Filimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për "tradhti të lartë" nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan. Mbas lirimit a u bë lideri i grupit të armatosur së ANCs, Umkohnto we Sizwe. Në vitin 1962 ai u burgos dhe u denua me 5 vjet heqje lirie. Në vitin 1964 ai u denua me burg të përjetëshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presion ndërkombëtar ai u lirua pa kushte. Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj ai u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend. Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe ishtë aktiv për organizata për drejta të njerëzve të ndryshme.Në vitin 2003 ai kritikoi shumë Toni Blair dhe Georg W. Bush për intervenimin në Irak.

Mandela vdiq pas një sëmundjeje të gjatë më 5 dhjetor 2013 në shtëpinë e tij në Johannesburg.

Ishte 3 herë i martuar dhe ka 6 fëmijë. Gruaja e tij e mbramë vdiq në 2004. Mandela është i dekoruar me 50 çmime doktori në mbarë botën. Ai u dekorua edhe me çmimin indian civil Bahrat Ratna (1990) me të cilin u dekoruan vetëm dy tjerë të huaj: Nënë Tereza dhe Khan Abdul Ghafarr Khan.



Djali i tij i dytë, Makghato Mandela avokat dhe biznismen, vdiq me 6 Janar 2005 në moshën 54 vjeçare nga sëmundja HIV, SIDA.

Ndodhi në ditën e sotme më 10 Shkurt

Të vitit 1938 lindi shkrimtari shqiptar Azem Shkreli

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.



Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997.



Azem shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe dhe vetës i krijoi me dhembje e përjetuam ndarejen e tij fizike : NRW,së në Gjermani, në Qendrën Kulturore Shqiptare, ne Gelsenkirchen,



Veprat letrare

Poezi

Bulzat (1960),

Engjujt e rrugëve (1963),

E di një fjalë prej guri (1969),

Nga bibla e heshtjes (1975),

Pagëzimi i fjalës (1981),

Nata e papagajve (1990),

"Lirikë me shi (1994),

Zogj dhe gurë (1997).

Ndodhi në ditën e sotme më 10 Shkurt


Të vitit 1950 lindi këngëtari Gjilanas Demir Krasniqi

Dermir Krasniqi ka lindur më 10 Shkurt 1950 në fshatin Tygjec të Dardanës në Kosovë.
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë. Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku, që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”.
Punoi si mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës, profesion të cilin edhe tash e ushtron. Këngës dhe folklorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë.
Në opusin e tij krijues, ka më se 1500 këngë e valle origjinale, të thurura, të kompozuara dhe të incizuara nëpër disqe[1] gramafoni, audiokaseta, videokaseta, CD e DVD. Është mbledhës i folklorit burimor muzikor dhe deri më tash ka grumbulluar mbi 4000 këngë të ndryshme, disa prej të cilave i ka të publikuara, e, që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”.
Demir Krasniqi merret edhe me gazetari. Punon dhe jeton në Gjilan.

Demir Krasniqi, ka botuar edhe këto vepra:
Mallëngjima e ushtima, Prishtinë, 1993
Qamili i vogël-zë që nuk shuhet (monografi), Prishtinë, 1995
Gjakon Kosova, Gjilan 1998
Bejtë Pireva, Gjilan 2002
Zeqir Maroca,Gjilan 2002
Këngë krismash lirie I, Gjilan, 2003
Këngë krismash lirie II, Prishtinë, 2003
Familja Kurti nga Tygjeci (monografi), Prishtinë 2004
Shtojzovallet e Gollakut, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 2005
Kushtrim lirie, SH.B. “Kurora”, Gjilan 2005
Liman Shahiqi-trimi i Gollakut, Prishtinë, 2005
Kroi i këngës-Gjilan, 2006
Qamili i Vogël: Këngë përjetësie (mblodhi, redaktoi dhe deshifroi me nota Demir Krasniqi), Nëntor 2006
Krenaria e Gollakut ( Me rastin e 40-vjetorit të karrierës dhe krijimtarisë muzikore) - Gjilan, 2008
Diell Lirie, Gjilan, 2008

Ed. Qytetare



Edukatë qytetare
Klasa e VI, 1 orë në javë, 37 orë në vit
Mësimdhënës: Musa Qerimi, profesor,
Hyrje
Lënda Edukata qytetare mundëson nxënësëve që të njihen me disa koncepte e përmbjatje themelore dhe shumë të rëndësishme nga fusha e qytetarisë. Përpilimi i planit dhe programit mësimor të kësaj lënde është bërë duke pasur parasyshë edhe faktin se fëmijët e kësaj moshe fillon në klasat e mëparshme, por edhe faktin se fëmijët e kësaj moshe fillon një cikël i ri jetësorë-pubërteti, i cili përveç ndryshimeve fizike e psikike te fëmijët, përcillet edhe me ndrydshime e sjelljeve tëtyre në familje e shoqëri. Materia e kësaj lënde vë në pah lidhjete shumë të rëqndësishme ndërmjet moshës , sjelljeve dhe përgjegjësisië në njërën anë dhe njohurive, aftëqësive në anën tjetër. Zgjerimi i lidhjeve sociale të fëmijëve të kësaj moshe, krijon nevojën për njohjen dhe zbatimin e ligjeve shoqërore, të të drejtave të tyre, vlerave kulturore, ambientiti jetësor e patjeter edhe të përgjegjësivsë njerzore.
 
QËLLIMET
• Zhvillimi i ndjenjës së vetëbesimit dhe përgjegjësisë individualedhe sociale te fëmija; • Zhvillimi i ndjenjës së përgjegjësisë për t’u angazhuar për qytetari aktive dhe jetë demokratike;
• Aftësimi i fëmijës që të bëjë zgjedhje të përshtatshme dhe të marrë vendime të dobishme në lidhje me dimensionin personal, shëndetësor dhe social të jetës tash dhe në të ardhmen;
• Njohja e ligjeve shoqërore, e të drejtave njerëzore dhe e të drejtave të fëmijëve si dhe krijimi shprehive për të kundërshtuar dhe mospranuar kurrfarë forme të diskriminimit njerëzor;
• Të aftësohet fëmija që të njohë dhe të respektojë diversitetin njerëzor dhe kulturor dhe të çmojë e kuptojë ndërvarshmërinë e jetës dhe botës
• Njohja e ndryshimeve mjedisore dhe krijimi i shprehive për ruajtjen e mjedisit jetësor
STRUKTURA PROGRAMORE E PËRMBAJTJEVE
Edukata qytetare realizohet përmes 37 orëve mësimore.
Zhvillimi individual dhe identiteti (9 orë)
Qeverisja dhe qytetaria (8 orë)
Të drejtat dhe përgjegjësitë (10 orë)
Kultura (10 orë)
ZHVILLIMI INDIVIDUAL DHE IDENTITETI
Objektivat e përgjithshme
Nxënësi duhet:
• t’i kuptojë ndryshimet fiziologjike dhe psikike të moshës së pubertetit dhe të harmonizojë sjelljet e tij në përputhje me rregullat dhe normat e mjedisit, ku jeton,
• të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie të qëndrueshme me shokët e tij dhe me mjedisin ku jeton,
• të dijë të ruajë shëndetin e vet dhe me sjelljet e veta të mos e dëmtojë edhe shëndetin e të tjerëve
Objektivat e veçanta
Nxënësi duhet:
• të bëhet i vetëdijshëm për domosdoshmërinë e lidhjeve me të therët dhe për nevojën e shoqërimit me shokë
• të bëhet i vetëdijshëm për dallimet dhe specifikat e shoqërimit me persona të grupmoshave, gjinive ose përkatësive të ndryshme shoqërore e kulturore
• të praktikojë kujdesin dhe mirësjelljen në lidhjet dhe shoqërimin me të tjerët
• të ruhet nga përdorimi i materieve të ndryshme që shkaktojnë varësi dhe e rrezikojnë shëndetin si: duhani, alkooli, droga etj.
Përmbajtjet mësimore
Përmbajtjet mësimore të kësaj kategorie do të shtjellohen nëpër këto njësi:
• Identiteti personal
• Identiteti grupor
• Ndryshimet fizike dhe emocionale
• Ndryshimet sociale
• Shëndeti fizik dhe mendor
• Sjelljet njerëzore dhe shëndeti
Rezultatet e pritura
Nxënësi:
• Shpjegon dhe analizon ndryshimet e rëndësishme fiziologjike, emocionale dhe sociale të moshës së pubertetit dhe zbaton rregullat dhe normat e sjelljes në familje, në shkollë, në komunitet dhe në shoqëri
• Shpjegon se si identiteti personal është i lidhur ngusht me zhvillimin individual si dhe me jetën dhe ndërveprimet në familje e në shoqëri dhe përdor talentin dhe aftësitë që e bëjnë të veçohet prej tjerëve.
• Shpjegon dhe analizon format dhe funksionet e lidhjeve shoqë-rore si dhe rëndësinë e tyre për zhvillimin e identitetit personal dhe grupor
• Dallon përgjegjësitë personale (inividuale) prej atyre grupore ose kolektive.
• Krijon shprehitë e ruajtjes së shëndetit personal si një kusht për jetë të shëndoshë.
• Identifikon sjelljet deviante në shoqërinë bashkëkohore dhe analizon shkaqet dhe pasojat e këtyre sjelljeve në shoqëri.
QEVERISJA DHE QYTETARIA
Objektivat e përgjithshme
Nxënësi duhet:
• të njohë format e ndryshme të qeverisjes dhe rëndësinë e qeverisjes demokratike,
• t’i njohë konceptet si: ligj, kushtetutë e sistem ligjor;
• të jetë i vetëdijshëm për pabarazitë e ndryshme shoqërore në komunitetin vendas dhe të jetë në gjendje të diskutojë për çështjet si: varfëria, nevojat materiale, paragjykimet dhe format e ndryshme të diskriminimiti;
• të jetë i vetëdijshëm për domosdoshmërinë e barazisë ligjore të të gjithë qytetarëve të një vendi
Objektivat e veçanta
Nxënësi:
• Të kuptojë rolin e rregullave, normave dhe ligjeve për rregullimin e marrëdhënieve në grup e në komunitet dhe të jetë në gjendje të kontribuojë në marrjen e vendimeve demokratike
• Të marrë vendime, të zgjidhë probleme dhe të ndërmarrë veprime të përshtatshme në kontekste të ndryshme shoqërore
• T’i respektojë ligjet dhe normat e sjelljes në komunitet
Përmbajtja mësimore
Përmbajtjet mësimore të kësaj kategorie do të shtjellohen nëpër këto
njësi:
• Ç’është ligji?
• Llojet dhe funksioni i ligjeve
• Kushtetuta
• Përgatitja dhe nxjerrja e ligjeve
• Organet e drejtësisë
• Sistemet ligjore dhe llojet
• Ligji në shtetet totalitare dhe demokratike
Rezultatet e pritura
Nxënësi
• Shpjegon format dhe nivelet e ndryshme të qeverisjes si dhe përgjegjësinë qytetare për të ndihmuar për një qeverisje funksionale demokratike në të gjitha nivelet e shoqërisë.
• Shpjegon se ç’janë ligjet, rregullat, adetet, zakonet. Pastaj, cilat janë llojet e ligjeve, ç’është kushtetuta.
• Përshkruan procedurat e nxjerrjes së ligjeve dhe instancat ligjvënëse si dhe
• analizon pasojat e shkeljes së ligjit dhe identifikon organet përgjegjëse për sanksionimin eshkeljes së ligjit.
• Përshkruan dhe analizon sistemet e ndryshme ligjore dhe krahason karakteristikat e ligjeve në shoqëritë totalitare dhe atyre demokratike.
• Bën dhe praktikon ankesën para personave dhe organeve kompetente në rast të shkeljes së të drejtës së tij ligjore ose të diskriminimit të çfarëdo lloji.
TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË
Objektivat e përgjithshme
Nxënësi duhet:
• të kuptojë se ç’është e drejta dhe ç’është përgjegjësia;
• të bëhet i vetëdijshëm për të drejtat dhe përgjegjësitë e veta;
• të jetë në gjendje që në mënyrë ligjore t’i mbrojë të drejtat e veta, por edhe t’i respektojë të drejtat e tjetrit;
• të demonstrojë në vete ndjenjën e përgjegjësisë;
• të identifikojë çështjet si: të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve, zyrtarëve, konsumatorve etj.
Objektivat e veçanta
Nxënësi duhet:
• t’i njohë dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut
• t’i njohë dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e fëmijëve
• të dijë se cilat janë organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe cilat prej tyre veprojnë në Kosovë
• të jetë në gjendje të identifikojë ose të përmendë raste eventuale të shkeljes së të drejtave të fëmijëve në familje, bashkësi ose shoqëri
• të dijë t’i shpjegojë se cilat janë përgjegjësitë e qytetarit në shoqërinë demokratike
• të dijë të shpjegojë lidhjen ndërmjet lirisë dhe përgjegjësisë
Përmbajtjet mësimore
Përmbajtjet mësimore të kësaj kategorie do të shtjellohen nëpër këto njësi:
• Ç’janë të drejtat e njeriut?
• Dokumentat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
• Ç’janë të drejtat e fëmijëve?
• Dokumentat ndërkombëtare për të drejtat e fëmijve 160
• Diskriminimet dhe paragjykimet
• Detyrat dhe përgjegjësitë e qytetarit
• Ndjenja e përgjegjësisë
• Liria dhe përgjegjësia
Rezultatet e pritura
Nxënësi:
• Shpjegon të drejtat elementare të njeritut dhe të drejtat e fëmijëve
• Identifikon rastet e shkeljes së të drejtave njerëzore në bashkësi dhe shoqëri
• Identifikon rastet eventuale të shkeljes së të drejtave të fëmijëve në familje, shkollë, komunitet dhe shoqëri
• Flet për shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve në Kosovë dhe për rezultatet e punës së tyre.
• Kundërshton shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fë-mijëve si dhe çdo lloj diskriminimi njerëzor që bëhet mbi baza gjinore, gjenerative, sociale, etnike, fetare e racore.
• Bën dhe praktikon ankesën për shkeljet e mundshme të të drejtave të tyre ose për çfarëdo lloj diskriminimi që mund t’u bëhet nga të rriturit ose shokët e tyre.
KULTURA
Objektivat e përgjithshme
Nxënësi duhet:
• t’i njohë elementet bazë që përbëjnë kulturën njerëzore;
• të vlerësojë dhe të respektojë diversitetin njerëzor e kulturor dhe ndërvarshmërinë ndërmjet njerëzve, grupeve shoqërore, ambientit jetësor dhe botës në tërësii;
• të kuptojë rëndësinë e mbrojtjes ligjore të ambientit dhe diversiteteve ekologjike në natyrë.
Objektivat e veçanta
Nxënësi duhet:
• t’i identifikojë faktorët mbi të cilët ngriten diversitetet kulturore (gjinia, gjenerata, religjioni, etnia e regjioni;
• të kuptojë rëndësinë e llojllojshmërisë dhe nevojën për bashkëpunim e komunikim ndërkulturor; 161
• të respektojë vlerat dhe besimet e komunitetit ku jeton, por edhe të komuniteteve tjera;
• të kuptojë lidhjet dhe ndërvarshmërinë e njerëzve me mjedisin, ku jetojnë dhe natyrën nëp tërësie;
• të demonstrojë vetëdije dhe sjellje ekologjike.
Përmbajtjet mësimore
Përmbajtjet mësimore të kësaj kategorie do të shtjellohen nëpër këto
njësi:
• Vlerat kulturore dhe llojet e tyre
• Besimet dhe llojet
• Ç’është diversiteti kulturor?
• Ç’është diversiteti ekologjik?
• Mbrojtja ligjore e ambientit
Rezultatet e pritura
Nxënësi
• Identifikon se cilat janë elementet kryesore që e bëjnë një kulturë të dallohet prej tjetrës (si gjuha, besimi, folklori, arti, stili i jetës,
zakonet, traditat etj.)
• Krahason modelet kulturore të së kaluarës me ato aktualet dhe identifikon ndryshimet e reja kulturore që po ndodhin në komunitet e shoqëri
• Zbaton rregullat dhe normat e sjelljes kulturore në familje, në rrugë, në shkollë dhe komunitet
• Përshkruan dhe analizon llojllojshmërinë (diversitetin) kulturor dhe shpjegon se cila është rëndësia e respektimit të diversiteteve kulturore.
• Përshkruan dhe analizon llojllojshmërinë (diversitetin) ekologjik dhe shpjegon se cila është rëndësia e ruajtjes së diversiteteve ekologjike.
• Zbaton normat ligjore për mbrojtjen e ambientit
QASJA LËNDORE DHE NDËRLËNDORE
Programi i Edukatës qytetare në klasën e gjashtë ndërlidhet me lëndët: Gjuhë amëtare, Gjuhë e huaj, Histori, Gjeografi, Edukatë fizike, Art figurativ dhe Muzikë.
Zhvillimi individual dhe identiteti
Në trajtimin e kësaj kategorie nevojitet një qasje ndërlëndore.
Edukata fizike në kuptimin e zhvillimit të aftësive dhe shkathtësive fizike e psiko-motorike mund ta vë në në pah jashtëzakonisht shumë çështjen e zhvillimit individual dhe identitetit personal. Poashtu edhe muzika, arti figurativ, gjuha amtare janë lëndë të cilat ndërlidhen me përmbajtjen e
kësaj kategorie. Zhvillimi i talentit për muzikë, vizatim, poezi etj. janë aspekte shumë të rëndësishme të identitetit personal.
Qeverisja dhe qytetaria
Kjo kategori ndërlidhet edhe me lëndët Histori dhe Gjeografi. Disa aspekte të zhvillimit historik të formave të qeverisjes dhe sistemeve ligjore do të ishin shumë të rëndësishme për njohjen më të plotë të kësaj kategorie. Po ashtu, në lidhje me këtë kategori, kur është fjala për çështjet e organizimit territorial të administratës qeveritare edhe gjeografia do të ndërlidhej shumë me edukatën qytetare.
Të drejtat dhe përgjegjësitë
Për t’u kuptuar më mirë kjo kategori do të duhej të paraqitej edhe aspekti historik i të drejtave dhe përgjegjësive, pastaj proceset dhe rrethanat historike që kanë ndikuar në nxjerrjen e dokumenteve të njohura ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe atyre të fëmijëve, gjë e cila e bën edukatën qytetare të ndërlidhet me historinë.
Kultura
Shtjellimi i kësaj kategorie e vë në ndërlidhje të ngushtë Edukatën qytetare me lëndët si Gjuha amtare, Gjuha e huaj, Historia, Gjeografia, Arti figurativ, Muzika, Edukata fizike etj. Njohuritë e fituara nga gjuha amtare, pastaj nga letërsia, komunikimi në gjuhë të huaj dhe njohuritë e fituara për popujt dhe kulturat e besimet e tyre, në të kaluarën dhe tash i ndihmojnë shumë edukatës qytetare në shtjellimin e kësaj kategorie. Poashtu talenti dhe shkathtësitë në artin muzikor dhe atë figurativ, recitim, aktrim etj. i ndihmojnë shumë nxënësit, në njohjen e kulturës dhe të gjitha elementeve artisitike si pjesë përbërse të saj. 163
METODOLOGJIA
Metodologjia e mësimdhënies dhe e mësimnxënies është jashtëzakonisht e rëndësishme për punën në Edukatën qytetare. Për të zhvilluar një përparim të fuqishëm të nxënësve do të duhej që arsmtarët të përdorin një sërë metodash, varësisht nga përmbajtjet, por edhe nga detyrat që duhet t’i realizojnë nxënësit në kuadër të kësaj lënde. Shpjegimi i arsimtarit, leximi i literaturës, diskutimet në klasë, puna në grupe, puna individuale, aktivitetet praktike, shfrytëzimi i internetit, aktiviteteve skenike, shfrytë-zimi i multimediave, vëzhgimet në komunitet, mbledhja, përpunimi dhe paraqitja e të dhënave përbënë shportën e metodave që do të përdoren në mësimdhënien dhe mësimnxënien e Edukatës qytetare
Zhvillimi individual dhe identiteti
Për shtjellimin e temave të kësaj kategorie arsimtari mund të shërbehet me literaturë që ka të bëjë me fiziologjinë e njeriut e sidomos me psikologjinë e fëmijve dhe të rriturve. Pastaj, në bashkëkuvendim me nxënësit do të identifikohen karakteristikat personale fizike, mendore dhe emocionale mbi të cilat mbështetet identiteti personal. Po ashtu në bashkëbisedim me nxënësit do të identifikohen sjelljet, aktivitetet, prirjet, preferencat, qëndrimet etj, të cilat po ashtu krijojnë identitetin personal të nxënësit. Duhet të zhvillohen diskutime në klasë edhe për gjërat, të cilat janë të rëndësishme për identitetin grupor ose kolektiv, si: jeta e përbashkët, qëndrimet e përbashkëta, aktivitetet, simbolet, amblemat, logot etj. Nëpërmjet diskutimeve, vrojtimeve dhe vetëvrojtimit do të kuptohen ndryshimet fizike, emocionale dhe sociale që janë si rezultat i procesit të rritjes dhe zhvillimit individual të njeriut. Po ashtu, me shembuj konkret do të demonstrohen dhe përshkruhen pasojat për shëndet nga veprimet e caktuara si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, drogës etj.
Qeverisja dhe qytetaria
Arsimtari për t’u ndihmuar nxënësve, që ta kuptojnë ligjin dhe rëndësinë e ligjit për shoqëri duhet t’i udhëzojë ata që të gjejnë publikime të ligjeve dhe të diskutojnë pjesë të ndryshme të ligjeve si, dokumente të ndryshme, fletushka ose broshura që përmbajnë ligje të ndryshme, p.sh. Ligjin për arsim, Ligjin për mbrojtje të ambientit etj. Pastaj duhet të zhvillohen diskutime, bashkëbisedime, punë në grupe etj. lidhur me funksionin e ligjeve, nxjerrjen e ligjeve, shkeljen e ligjeve, ndryshimine ligjeve etj.
Të drejtat dhe përgjegjësitë
Për t’i pasur të qarta nxënësit, konceptet elementare mbi të drejtat, liritë dhe përgjegjësitë e njeriut duhet të demonstrohen dhe mundësisht t’u shpërndahen nxënësve broshura ose materiale që përmbajnë dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe fëmijve. Të lexohen pjesë nga këto dokumente dhe të diskutohet në klasë lidhur me respektimin ose shkeljen e këtyre të drejtave në familje, në shkollë, në komunitet dhe shoqëri. Në realizimin e temave të kësaj kategorie nxënësit duhet të punojnë në projekte individuale dhe grupore. Nisur nga përvoja e vet
secili nxënës do të demonstrojë raste të diskriminimit ose paragjykimeve të ndryshme. Në projektet grupore nxënësit do të mbledhin të dhëna mbi diskriminimin e fëmijëve ose të grave ose forma tjera të diskriminimit në komunitetin, ku jetojnë. Me ndihmën e arsimtarit duhet të përpunohen dhe analizohen këto të dhëna dhe pastaj të prezentohen në klasë.
Kultura
Fillimisht nxënësit duhet të njihen me konceptin e kulturës si dhe elementet bazë të çdo kulture, pastaj të diskutohet për karakteristikat dhe dallimet ndërmjet kulturave të veçanta, për shkaqet e ndryshimeve kulturore dhe për trendet aktuale të ndryshimeve. Nxënësit duhet të zhvillojnë aktivitete në terren me qëllim të vrojtimit dhe mbledhjes së të dhënave mbi elementet arkaike të kulturës si veglat e punës, veshmbathjet, bestytnitë, këngët etj. por edhe lidhur me elementet më të reja që kanë ardhë si pasojë e lidhjeve globale, ndryshimeve sociale, shkencore e teknologjike.
Të dhënat e mbledhura duhet të sistematizohen me ndihmën e arsimtarit dhe pastaj të prezantohen në klasë dhe në shkollë. Nxënësit duhet të njohin rëndësinë e ruajtjes, dhe respektimit të diversiteteve kulturore dhe ekologjike e pastaj të diskutojnë, identifikojnë dhe analizojnë faktorët që përbëjnë, mundësojnë dhe zhvillojnë këto diversitetete. 165
VLERËSIMI
Vlerësimi është moment shumë i rëndësishëm për punën në shkollë. Ai është moment i rëndësishëm edhe për nxënësit, edhe për arsimtarët e edhe për prindërit e komunitetin. Mënyra e vlerësimit duhet të jetë e shumanshme dhe e vazhdueshme. Përparimi i nxënësve në Edukatën qytetare nuk mund të matet vetëm me momentin e pyetjes, por në gjithë procesin e angazhimit dhe pjesëmarrjes aktive në klasë, në shkollë, në komunitet. Me rastin e vlerësimit të nxënësve në Edukatën qytetare nuk duhet mbështetur vetëm në informatat njohëse, por edhe në shkathtësitë e treguara në aktivitetet e ndryshme praktike si, vrojtimet në bashkësi (komunitet), mbledhjen e të dhënave dhe fakteve të rëndësishme për shpjegimin e temave të parapara me plan-program të kësaj lënde Vlerësimi i arsimtarit për nxënësit duhet të bazohet në:
Vrojtimin e arsimtarit
Detyrat dhe testet
Projektet
Vrojtimi i arsimtarit, do të duhej të fokusohet në shkathtësitë e nxënësit për të punuar në grupe dhe për të punuar në mënyrë të pavarur, në raportet joformale të fëmijve ndërmjet veti, por edhe të fëmijëve me të rriturit, në cilësinë e paraqitjes së punës, në shprehjen e interesimeve për
aktivitete të veçanta, në pjekurinë fizike, emocionale dhe mendore të nxënësit. Detyrat, do të ishin krijimi i situatave, kur nxënësit do të duhej të merrnin ndonjë vendim të caktuar, ose do të duhej të mbronin dhe argumentonin mendimet ose qëndrimet e caktuara etj. Testet, janë instrumente me të cilat në intervale të caktuara matet dija përkatësisht përparimi në njohuritë e nxënësve të fituara gjatë mësimit në klasë dhe jashtë klase. Projektet, janë punë grupore, por edhe individuale e nxënësve që kanë të bëjnë me mbledhjen e të dhënave të caktuara, përpunimin osepublikimin e tyre.Vlerësimi nuk duhet të jetë vetëm proces i njëanshëm (arsimtar –nxënës), por ai duhet të jetë proces i shumanshëm. Te nxënësit duhet tëkultivohen shprehitë e vlerësimit kritik për përmbajtjet dhe përmetodologjinë e mësimdhënies e të vlerësimit. Për të mirën e shkollës,komunitetit e sidomos të vet nxënësve, do të duhej që shkolla të krijojëkushte që nxënësit jo vetëm të vlerësohen, por edhe vetë të vlerësojnë. 166
TEKSTET DHE MJETET MËSIMORE
1. Grup autorësh, Edukatë qytetare 5, Prishtinë, 1999
2. Grup autorësh, Edukatë qytetare 6, Prishtinë, 1999
3. Grup autorësh, Edukatë qytetare 7, Prishtinë, 1999
4. Dr. Fatmira Myteberi & Astrit Dautaj & Majlinda Keta, Qytetaria 1,
Tiranë, 2000
5. Instituti i Studimeve Pedagogjike, Standardet për nxënësit dhe mësuesit në lëndën e Edukimit Qytetar, (DRAFT), Tiranë 1997
6. Instituti i Studimeve Pedagogjike, Kurrikula dhe shkolla (Lëndët shoqërore 2), Tiranë, 2002
7. Grup autorësh, Të gjitha qeniet njerëzore …, doracak për mësimin e të
drejtave të njeriut, UNESCO, Belgjikë, 1998
8. David Keri, Fondacioni kombëtar për Kërkime Arsimore NEER, Edukimi i të Drejtës për QYTETARI në Kurrikul, Vështrim Ndërkombëtar, Londër 1999
9. Prof. François Andiger, Edukimi për të Drejtën Demokratike të Qytetarisë, Strasburg, 2000,
10.Graham Haydon, Instituti i Arsimit, Agjenda e Edukimit Moral,
Londër 2001
11.Korniza Kushtetuese për Vetqeverisje të Përkohshme në Kosovë
12.Erleta Mato & Robert Gjedia & Marjana Sinani & Astrit Dautaj,
Standardet e arritjes së lëndës së edukimit qytetar, Tiranë prill 2003
13.Xhemajli Beluli, Kultura qytetare, Shkup 2002
14.www.dadalos.org

EDUKATË QYTETARE Klasa e VII
1 orë në javë, 37 orë në vit
 
HYRJE
Programi i edukatës qytetare për klasën VII është hartuar duke pasur parasysh moshën e nxënësve, njohuritë dhe shkathtësitë e fituara nga mësimi i kësaj lënde në klasat e mëparshme, por edhe në lëndet e tjera me të cilat edukata qytetare është në korelacion. Përvojat nga temat e klasës VI rreth zhvillimit të identitetit personal dhe identitetit grupor, pastaj nga shëndeti dhe mbrojtja shëndetsore, ligji dhe të drejtat e njeriut, kultura dhe mbrojtja e ambientit mund të lidhen në mënyrë praktike me temat e planit dhe programit të klasës VII. Kjo është mosha kur nxënësit ndjehen të pjekur dhe kureshtarë për të formuar klube ose shoqata të ndryshme dhe brenda këtyre klubeve ata e zhvillojnë identitetin e vet personal dhe atë grupor. Klubet e kësaj moshe rëndom janë klube muzikore, recitatuese, klube aktrimi, klube kuizi, sportive etj., ose edhe shoqata ekologjike, vullnetare etj,. Në kuadër të kësaj lënde nxënësit do të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë për aktivitete në këto forma të organizimeve shoqërore. Përveç kësaj, në kuadërtë Edukatës qytetare të klasës VII nxënësit do të mësojnë për qeverisjen, pushtetin dhe autoritetin. Nxënësit do të informohen për format e ndryshme të qeverisjes, të pjesëmarrjes dhe ndikimit në qeverisje. Organizimi i klubeve, i shoqatave ose i organizatave joqeveritare, jo vetëm që u ndihmon nxënësve në ngritjen e tyre në pikëpamje edukative dhe kulturore, por kjo u mundëson atyre të përgatiten më mirë edhe për rolet e ardhshme që do t’i marrin në shoqëri.
 
QËLLIMET
Të ndihmohet nxënësi të bëhet aktiv dhe kureshtar për themelimin, funksionimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të klubeve dhe shoqatave në shkollë dhe në komunitet. 176 Të vetëdijësohet nxënësi për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në krijimin e organeve drejtuese të institucioneve shoqërore. Të vetëdijësohet nxënësi për rëndësinë e respektimit të të drejtave
dhe përgjegjësive të anëtarëve të grupit dhe në pengimin e çdo lloj diskriminimi (etnik, fetar, racor, gjinor etj.). Të ndihmohet nxënësi të njohë llojet e ndryshme të institucioneve shoqërore, mënyrën e formimit dhe funksionimit të tyre. Të aftësohet nxënësi të reagojë ndaj shkeljeve eventuale të rregullave dhe procedurave të punës së grupeve dhe të institucioneve. Të aftësohen të kuptojnë format e ndryshme të pjesëmarrjes, por edhe të ushtrimit të ndikimit të qytetarëve dhe shoqërisë civile tek autoritetet e pushtetit.
 
OBJEKTIVAT
Në bazë të qëllimeve të programit mësimor të klasës së shtatë nxënësi duhet të arrijë këtoobjektiva:
Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat:
• të shfaqë qëndrim kritik lidhur me punën e klubeve, shoqatave dhe institucioneve,
• të jetë i hapur e tolerant dhe të kundërshtojë çdo formë diskriminimi gjinor, etnik, fetar, racor,
• të jetë kureshtar dhe i vullnetshëm për aktivitetet e klubeve, shoqatave, OJQ-ve.
Të njohë:
• konceptet si: klub, shoqatë, institucion, OJQ, shoqëri civile, qeverisje qendrore, qeverisje lokale,
• format e ndryshme të qeverisjes (qeverisja demokratike, autoritare);
• llojet e aktivitetit të shoqërisë civile në Kosovë;
• mënyrat e ndikimit të qytetarëve tek autoritetet dhe anasjelltas.
Të kuptojë:
• rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në punën e klubeve, shoqatave dhe institucioneve;
• përgjegjësitë dhe kompetencat që dalin nga puna në klub, në shoqatë dhe në institucione;
• rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në qeverisje dhe mënyrat e ndikimit në qeverisje.
Të vlerësojë:
• rëndësinë e qeverisjes demokratike për zhvillimin e klubit, shoqatës, istitucionit, por edhe të shoqërisë në përgjithësi;
• nevojat dhe mundësitë për themelimin e klubeve dhe shoqatave në shkollë dhe komunitet;
• nevojat e bashkëpunimit me klube, shoqata dhe institucione të tjera në shkollë dhe komunitet;
• rolin e autoriteteve në ushtrimin e përgjegjësive në qeverisje.
Të zbatojë:
• rregullat dhe procedurat e klubeve, shoqatave dhe institucioneve.
Të analizojë:
• rolin e pushtetit dhe autoriteteve dhe rëndësinë e funksionimit të tyre sipas ligjeve demokratike,
• efektet dhe rezultatet e aktiviteteve të klubeve dhe shoqatave në shkollë dhe komunitet.
Të sintetizojë:
• të arriturat e shoqërisë civile në zhvillimin dhe në afirmimin e vlerave demokratike në shoqërinë kosovare.
 
STRUKTURA E LËNDËS KATEGORITË NËNKATEGORITË NUMRI I ORËVE
Grupet dhe institucionet Klubet, shoqatat dhe institucionet 20 orë
Qeverisja dhe qytetaria Qeverisja, pushteti dhe autoriteti 17 orë 178
KLUBET, SHOQATAT DHE INSTITUCIONET
Përmbajtja programore
Nxënësit të mësojnë për:
Klubet dhe llojet e tyre.
Formimi dhe procedurat për themelimin e klubeve.
Parimet e udhëheqjes dhe funksionimit të klubeve, për punën në grup dhe rëndësinë e përmbushjes së obligimeve të marra në grup.
Krijimin e identitetit të klubit dhe mënyrat e shprehjes së identitetit (logot, simbolet, emblemat …).
Shoqatat dhe llojet e tyre (kulturore, artistike, ekologjike, humanitare, profesionale).
Ndikimin e aktiviteteve të shoqatave në komunitet dhe shoqëri (bashkëpunimi ndërmjet shoqatave dhe zgjerimi i aktiviteteve).
Organizatat Jo-qeveritare (OJQ-të) dhe koncepti i shoqërisë civile.
Pjesëmarrja në shoqërinë civile. Rrjetat e OJQ-ve dhe ndikimi i tyre në qeverisjen lokale/ qendrore.
Institucionin e familjes. Ndryshimet në familje. Roli dhe struktura e familjes dhe e farefisnisë.
Llojet e tjera të institucioneve shoqërore si: institucionet arsimore
(Shkolla dhe nivelet e shkollimit, shkollimi tërëjetësor etj); pastaj, institucionet kulturore (mediat,teatri, kinemaja, galeritë artistike). Ndryshimet kulturore në Kosovë dhe në botë dhe trendet e këtyre ndryshimeve. Institucionet fetare. Llojet e besimeve dhe e drejta për ushtrimin e lirë të fesë. Institucionet shëndetësore (spitali, ambulancat, shëndeti publik dhe
faktorët që rrezikojnë shëndetin); institucionet e shërbimeve publike (posta, telekomunikacioni) dhe për institucionet e pushtetit (gjykata, policia, prokuroria, mbrojtja civile, mbrojtja sociale).
 
Rezultatet e pritshme
Nxënësi:
• identifikon llojet e ndryshme të klubeve, shoqatave dhe institucioneve që veprojnë në komunitetin ku jeton dhe në Kosovë në përgjithësi,
• përshkruan punën në grup dhe përgjegjësitë që dalin nga puna në grup,
• identifikon nevojat për aktivitete të reja në mënyrë që klubi, shoqata ose institucioni të jenë vazhdimisht në rrjedhë të kohës,
• analizon rëndësinë e bashkëpunimit me klubet dhe shoqatat e tjera,
• vlerëson rëndësinë e klubeve, shoqatave dhe institucioneve për zhvillimin e komunitetit dhe të shoqërisë.
 
QEVERISJA, PUSHTETI DHE AUTORITETI
Përmbajtjet programore
Nxënësit mësojnë:
Format e qeverisjes dhe roli i qeverisjes demokratike.
Format e pjesëmarrjes në qeverisje. Sistemet zgjedhore dhe rëndësia e votës së lirë.
Format e ndikimit të qytetarëve në institucionet vendimmarrëse (ankesat, peticionet, fushatat, protestat …).
Pushteti lokal dhe pushteti qendror. Funksionet e qeverisjes lokale dhe format e pjesëmarrjes dhe të ndikimit në të.
Funksionet e qeverisjes qendrore dhe format e pjesëmarrjes dhe të ndikimit në të.
Format e pushtetit dhe organet e tij ( pushteti legjislativ, pushteti ekzekutiv dhe pushteti gjyqësor
Pushteti dhe autoriteti. Respektimi, kundërshtimi dhe keqpërdorimi i autoritetit.
Rezultatet e pritshme
Nxënësi:
• përshkruan format e qeverisjes,
• shpjegon rëndësinë e pjesëmarrjes në qeverisje,
• shpjegon llojet e pushtetit dhe mënyrat e funksionimit të organeve të pushtetit,
• dallon kompetencat e pushtetit lokal prej atij qendror,
• shpjegon rolin e pushtetit në përmbushjen e interesave të ndryshme të qytetarëve.
• kupton format e mundshme të diskriminimit, kundërshton dhe shpreh mendimin kritik ndaj ligjeve diskriminuese, 180
• identifikon interesat kundërshtuese dhe rrugët e ndryshme për harmonizimin e atyre interesave.
 
QASJA NDËRLËNDORE DHE NDËRPROGRAMORE
Edukata qytetare është lëndë shumëdisiplinare.Ajo ka lidhje me përmbajtjet e lëndëve të tjera, si:histori, gjeografi, gjuhë shqipe, muzikë, art figurativ, arsim teknik, edukatë fizike e lëndë të tjera. Me historinë, edukata qytetare krijon lidhje me temat, format e ndryshme të qeverisjes dhe rregullimeve shtetërore. Ajo ka lidhshmëri edhe me përmbajtjet e krijimit të institucioneve të ndryshme, të ngjarjeve dhe të proceseve që kanë ndikuar në ndryshimin e institucioneve, ligjeve dhe qeverive ose edhe formave të qeverisjes. Me gjeografinë, edukatën qytetare e lidhin përmbajtjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e territoreve, planifikimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të klubeve, shoqatave dhe institucioneve nëpër rajone të caktuara. Po ashtu, ndihmojnë edhe përmbajtjet për ndarjen territoriale të komunave dhe të funksionimit të pushtetit lokal brenda territoreve të caktuara. Me gjuhën shqipe, nxënësit në klasën e shtatë janë në gjendje të krijojnë klube të ndryshme letrare, dramatike. Këto aktivitete i ndihmojnë njohuritë e fituara nga gjuha dhe letërsia, por edhe nga edukata qytetare. Me artin figurativ, muzikën dhe me edukatën fizike, në shkollë dhe në komunitet, përveç klubeve letrare mund të funksionojnë edhe klube të tjera si klubet muzikore, klubet e artistëve figurativë, klubet sportive e lloje të tjera të klubeve dhe me aktivitetet e tyre e begatojnë jetën kulturore dhe artistike në shkollë dhe në komunitet. Pjesa e projekteve të parapara në edukatë qytetare mund të realizohet pikërisht përmes këtyre aktiviteteve. P.sh. përgatitja e një posteri për një fushatë për mbrojtjen e mjedisit mund t’i lidhë së bashku edhelëndën e edukatës qytetare e edhe atë të artit figurativ. Me arsimin teknik, shfrytëzimi ose përdorimit i mjeteve ose pajisjeve teknologjike si kasetofon, diktafon, kamerë, aparat fotografik, dhe mjetet e tjera audio-vizuele.
METODOLOGJIA
Për t’u realizuar plani dhe programi i edukatës qytetare për klasën VII do të duhej që arsimtari t’i përdorë një sërë formash, metodash dhe teknikash të mësimdhënies – vartësisht nga përmbajtjet, por edhe nga detyrat që duhet t’i realizojnë nxënësit në kuadër të kësaj lënde. Shpjegimi në klasë, leximi i literaturës, diskutimet, puna në grupe, puna individuale, projektet dhe aktivitetet praktike, shfrytëzimi i internetit, i aktiviteteve skenike, shfrytëzimi i multimediave, vëzhgimet në komunitet, vizita klubeve, shoqatave dhe institucioneve, mbledhja, përpunimi dhe paraqitja e të dhënave bëjnë të mundshme mësimdhënie dhe të nxënë të suksesshëm. Në temat që kanë të bëjnë me klubet, shoqatat dhe institucionet, përveç shpjegimeve për procedurat e formimit, mënyrat e funksionimit dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e aktiviteteve, arsimtari të aktivizojë nxënësit në pjesëmarrje në aktivitetet e klubeve, shoqatave të shkollës ose komunitetit. Pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme i mundësojnë nxënësit të njihet me punën dhe me funksionimin e klubeve, të shoqatave por edhe i kontribuojnë zhvillimit të jetës kulturoredhe artistike shkollës dhe komunitetit. Në temat që kanë të bëjnë me qeverisjen, pushtetin dhe autoritetin, arsimtari shpjegon kuptimin dhe rëndësinë e qeverisjes, pushtetit dhe autoritetit për shoqërinë. Pastaj duhet të zhvillohen diskutime, bashkë-bisedime dhe punë në grupe lidhur me format e qeverisjes, rëndësinë e qeverisjes demokratike, nivelet e qeverisjes, funksionin e pushtetit, më-nyrat e ardhjes në pushtet dhe bazat e krijimit dhe të funksionimit të autoritetit.Në realizimin e temave të kësaj kategorie nxënësit duhet të punojnë në projekte individuale dhe grupore. Në projekte individuale, nxënësi do të përshkruaj një varg ndryshimesh që janë bërë në komunitetin e vet si rezultat i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale. Ndërkaq, në projektet grupore nxënësit do të mbledhin fakte nga mediat dhe jeta e përditshme për pjesëmarrjen, format e pjesëmarrjes dhe ndikimit të qytetarëve në qeverisje. Këto projekte do të paraqiten në klasë dhe pastaj do të zhvillohet diskutim lidhur me to.
QËLLIMET
• Zhvillimi i ndjenjës së vetëbesimit dhe përgjegjësisë individualedhe sociale te fëmija; • Zhvillimi i ndjenjës së përgjegjësisë për t’u angazhuar për qytetari aktive dhe jetë demokratike;
• Aftësimi i fëmijës që të bëjë zgjedhje të përshtatshme dhe të marrë vendime të dobishme në lidhje me dimensionin personal, shëndetësor dhe social të jetës tash dhe në të ardhmen;
• Njohja e ligjeve shoqërore, e të drejtave njerëzore dhe e të drejtave të fëmijëve si dhe krijimi shprehive për të kundërshtuar dhe mospranuar kurrfarë forme të diskriminimit njerëzor;
• Të aftësohet fëmija që të njohë dhe të respektojë diversitetin njerëzor dhe kulturor dhe të çmojë e kuptojë ndërvarshmërinë e jetës dhe botës
• Njohja e ndryshimeve mjedisore dhe krijimi i shprehive për ruajtjen e mjedisit jetësor
STRUKTURA PROGRAMORE E PËRMBAJTJEVE
Edukata qytetare realizohet përmes 37 orëve mësimore.
Zhvillimi individual dhe identiteti (9 orë)
Qeverisja dhe qytetaria (8 orë)
Të drejtat dhe përgjegjësitë (10 orë)
Kultura (10 orë)
ZHVILLIMI INDIVIDUAL DHE IDENTITETI
Objektivat e përgjithshme
Nxënësi duhet:
• t’i kuptojë ndryshimet fiziologjike dhe psikike të moshës së pubertetit dhe të harmonizojë sjelljet e tij në përputhje me rregullat dhe normat e mjedisit, ku jeton,
• të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie të qëndrueshme me shokët e tij dhe me mjedisin ku jeton,
• të dijë të ruajë shëndetin e vet dhe me sjelljet e veta të mos e dëmtojë edhe shëndetin e të tjerëve
Objektivat e veçanta
Nxënësi duhet:
• të bëhet i vetëdijshëm për domosdoshmërinë e lidhjeve me të therët dhe për nevojën e shoqërimit me shokë
• të bëhet i vetëdijshëm për dallimet dhe specifikat e shoqërimit me persona të grupmoshave, gjinive ose përkatësive të ndryshme shoqërore e kulturore
• të praktikojë kujdesin dhe mirësjelljen në lidhjet dhe shoqërimin me të tjerët
• të ruhet nga përdorimi i materieve të ndryshme që shkaktojnë varësi dhe e rrezikojnë shëndetin si: duhani, alkooli, droga etj.
Përmbajtjet mësimore
Përmbajtjet mësimore të kësaj kategorie do të shtjellohen nëpër këto njësi:
• Identiteti personal
• Identiteti grupor
• Ndryshimet fizike dhe emocionale
• Ndryshimet sociale
• Shëndeti fizik dhe mendor
• Sjelljet njerëzore dhe shëndeti
Rezultatet e pritura
Nxënësi:
• Shpjegon dhe analizon ndryshimet e rëndësishme fiziologjike, emocionale dhe sociale të moshës së pubertetit dhe zbaton rregullat dhe normat e sjelljes në familje, në shkollë, në komunitet dhe në shoqëri
• Shpjegon se si identiteti personal është i lidhur ngusht me zhvillimin individual si dhe me jetën dhe ndërveprimet në familje e në shoqëri dhe përdor talentin dhe aftësitë që e bëjnë të veçohet prej tjerëve.
• Shpjegon dhe analizon format dhe funksionet e lidhjeve shoqë-rore si dhe rëndësinë e tyre për zhvillimin e identitetit personal dhe grupor
• Dallon përgjegjësitë personale (inividuale) prej atyre grupore ose kolektive.
• Krijon shprehitë e ruajtjes së shëndetit personal si një kusht për jetë të shëndoshë.
• Identifikon sjelljet deviante në shoqërinë bashkëkohore dhe analizon shkaqet dhe pasojat e këtyre sjelljeve në shoqëri.
QEVERISJA DHE QYTETARIA
Objektivat e përgjithshme
Nxënësi duhet:
• të njohë format e ndryshme të qeverisjes dhe rëndësinë e qeverisjes demokratike,
• t’i njohë konceptet si: ligj, kushtetutë e sistem ligjor;
• të jetë i vetëdijshëm për pabarazitë e ndryshme shoqërore në komunitetin vendas dhe të jetë në gjendje të diskutojë për çështjet si: varfëria, nevojat materiale, paragjykimet dhe format e ndryshme të diskriminimiti;
• të jetë i vetëdijshëm për domosdoshmërinë e barazisë ligjore të të gjithë qytetarëve të një vendi
Objektivat e veçanta
Nxënësi:
• Të kuptojë rolin e rregullave, normave dhe ligjeve për rregullimin e marrëdhënieve në grup e në komunitet dhe të jetë në gjendje të kontribuojë në marrjen e vendimeve demokratike
• Të marrë vendime, të zgjidhë probleme dhe të ndërmarrë veprime të përshtatshme në kontekste të ndryshme shoqërore
• T’i respektojë ligjet dhe normat e sjelljes në komunitet
Përmbajtja mësimore
Përmbajtjet mësimore të kësaj kategorie do të shtjellohen nëpër këto
njësi:
• Ç’është ligji?
• Llojet dhe funksioni i ligjeve
• Kushtetuta
• Përgatitja dhe nxjerrja e ligjeve
• Organet e drejtësisë
• Sistemet ligjore dhe llojet
• Ligji në shtetet totalitare dhe demokratike
Rezultatet e pritura
Nxënësi
• Shpjegon format dhe nivelet e ndryshme të qeverisjes si dhe përgjegjësinë qytetare për të ndihmuar për një qeverisje funksionale demokratike në të gjitha nivelet e shoqërisë.
• Shpjegon se ç’janë ligjet, rregullat, adetet, zakonet. Pastaj, cilat janë llojet e ligjeve, ç’është kushtetuta.
• Përshkruan procedurat e nxjerrjes së ligjeve dhe instancat ligjvënëse si dhe
• analizon pasojat e shkeljes së ligjit dhe identifikon organet përgjegjëse për sanksionimin eshkeljes së ligjit.
• Përshkruan dhe analizon sistemet e ndryshme ligjore dhe krahason karakteristikat e ligjeve në shoqëritë totalitare dhe atyre demokratike.
• Bën dhe praktikon ankesën para personave dhe organeve kompetente në rast të shkeljes së të drejtës së tij ligjore ose të diskriminimit të çfarëdo lloji.
TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË
Objektivat e përgjithshme
Nxënësi duhet:
• të kuptojë se ç’është e drejta dhe ç’është përgjegjësia;
• të bëhet i vetëdijshëm për të drejtat dhe përgjegjësitë e veta;
• të jetë në gjendje që në mënyrë ligjore t’i mbrojë të drejtat e veta, por edhe t’i respektojë të drejtat e tjetrit;
• të demonstrojë në vete ndjenjën e përgjegjësisë;
• të identifikojë çështjet si: të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve, zyrtarëve, konsumatorve etj.
Objektivat e veçanta
Nxënësi duhet:
• t’i njohë dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut
• t’i njohë dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e fëmijëve
• të dijë se cilat janë organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe cilat prej tyre veprojnë në Kosovë
• të jetë në gjendje të identifikojë ose të përmendë raste eventuale të shkeljes së të drejtave të fëmijëve në familje, bashkësi ose shoqëri
• të dijë t’i shpjegojë se cilat janë përgjegjësitë e qytetarit në shoqërinë demokratike
• të dijë të shpjegojë lidhjen ndërmjet lirisë dhe përgjegjësisë
Përmbajtjet mësimore
Përmbajtjet mësimore të kësaj kategorie do të shtjellohen nëpër këto njësi:
• Ç’janë të drejtat e njeriut?
• Dokumentat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
• Ç’janë të drejtat e fëmijëve?
• Dokumentat ndërkombëtare për të drejtat e fëmijve 160
• Diskriminimet dhe paragjykimet
• Detyrat dhe përgjegjësitë e qytetarit
• Ndjenja e përgjegjësisë
• Liria dhe përgjegjësia
Rezultatet e pritura
Nxënësi:
• Shpjegon të drejtat elementare të njeritut dhe të drejtat e fëmijëve
• Identifikon rastet e shkeljes së të drejtave njerëzore në bashkësi dhe shoqëri
• Identifikon rastet eventuale të shkeljes së të drejtave të fëmijëve në familje, shkollë, komunitet dhe shoqëri
• Flet për shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve në Kosovë dhe për rezultatet e punës së tyre.
• Kundërshton shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fë-mijëve si dhe çdo lloj diskriminimi njerëzor që bëhet mbi baza gjinore, gjenerative, sociale, etnike, fetare e racore.
• Bën dhe praktikon ankesën për shkeljet e mundshme të të drejtave të tyre ose për çfarëdo lloj diskriminimi që mund t’u bëhet nga të rriturit ose shokët e tyre.
KULTURA
Objektivat e përgjithshme
Nxënësi duhet:
• t’i njohë elementet bazë që përbëjnë kulturën njerëzore;
• të vlerësojë dhe të respektojë diversitetin njerëzor e kulturor dhe ndërvarshmërinë ndërmjet njerëzve, grupeve shoqërore, ambientit jetësor dhe botës në tërësii;
• të kuptojë rëndësinë e mbrojtjes ligjore të ambientit dhe diversiteteve ekologjike në natyrë.
Objektivat e veçanta
Nxënësi duhet:
• t’i identifikojë faktorët mbi të cilët ngriten diversitetet kulturore (gjinia, gjenerata, religjioni, etnia e regjioni;
• të kuptojë rëndësinë e llojllojshmërisë dhe nevojën për bashkëpunim e komunikim ndërkulturor; 161
• të respektojë vlerat dhe besimet e komunitetit ku jeton, por edhe të komuniteteve tjera;
• të kuptojë lidhjet dhe ndërvarshmërinë e njerëzve me mjedisin, ku jetojnë dhe natyrën nëp tërësie;
• të demonstrojë vetëdije dhe sjellje ekologjike.
Përmbajtjet mësimore
Përmbajtjet mësimore të kësaj kategorie do të shtjellohen nëpër këto
njësi:
• Vlerat kulturore dhe llojet e tyre
• Besimet dhe llojet
• Ç’është diversiteti kulturor?
• Ç’është diversiteti ekologjik?
• Mbrojtja ligjore e ambientit
Rezultatet e pritura
Nxënësi
• Identifikon se cilat janë elementet kryesore që e bëjnë një kulturë të dallohet prej tjetrës (si gjuha, besimi, folklori, arti, stili i jetës,
zakonet, traditat etj.)
• Krahason modelet kulturore të së kaluarës me ato aktualet dhe identifikon ndryshimet e reja kulturore që po ndodhin në komunitet e shoqëri
• Zbaton rregullat dhe normat e sjelljes kulturore në familje, në rrugë, në shkollë dhe komunitet
• Përshkruan dhe analizon llojllojshmërinë (diversitetin) kulturor dhe shpjegon se cila është rëndësia e respektimit të diversiteteve kulturore.
• Përshkruan dhe analizon llojllojshmërinë (diversitetin) ekologjik dhe shpjegon se cila është rëndësia e ruajtjes së diversiteteve ekologjike.
• Zbaton normat ligjore për mbrojtjen e ambientit
QASJA LËNDORE DHE NDËRLËNDORE
Programi i Edukatës qytetare në klasën e gjashtë ndërlidhet me lëndët: Gjuhë amëtare, Gjuhë e huaj, Histori, Gjeografi, Edukatë fizike, Art figurativ dhe Muzikë.
Zhvillimi individual dhe identiteti
Në trajtimin e kësaj kategorie nevojitet një qasje ndërlëndore.
Edukata fizike në kuptimin e zhvillimit të aftësive dhe shkathtësive fizike e psiko-motorike mund ta vë në në pah jashtëzakonisht shumë çështjen e zhvillimit individual dhe identitetit personal. Poashtu edhe muzika, arti figurativ, gjuha amtare janë lëndë të cilat ndërlidhen me përmbajtjen e
kësaj kategorie. Zhvillimi i talentit për muzikë, vizatim, poezi etj. janë aspekte shumë të rëndësishme të identitetit personal.
Qeverisja dhe qytetaria
Kjo kategori ndërlidhet edhe me lëndët Histori dhe Gjeografi. Disa aspekte të zhvillimit historik të formave të qeverisjes dhe sistemeve ligjore do të ishin shumë të rëndësishme për njohjen më të plotë të kësaj kategorie. Po ashtu, në lidhje me këtë kategori, kur është fjala për çështjet e organizimit territorial të administratës qeveritare edhe gjeografia do të ndërlidhej shumë me edukatën qytetare.
Të drejtat dhe përgjegjësitë
Për t’u kuptuar më mirë kjo kategori do të duhej të paraqitej edhe aspekti historik i të drejtave dhe përgjegjësive, pastaj proceset dhe rrethanat historike që kanë ndikuar në nxjerrjen e dokumenteve të njohura ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe atyre të fëmijëve, gjë e cila e bën edukatën qytetare të ndërlidhet me historinë.
Kultura
Shtjellimi i kësaj kategorie e vë në ndërlidhje të ngushtë Edukatën qytetare me lëndët si Gjuha amtare, Gjuha e huaj, Historia, Gjeografia, Arti figurativ, Muzika, Edukata fizike etj. Njohuritë e fituara nga gjuha amtare, pastaj nga letërsia, komunikimi në gjuhë të huaj dhe njohuritë e fituara për popujt dhe kulturat e besimet e tyre, në të kaluarën dhe tash i ndihmojnë shumë edukatës qytetare në shtjellimin e kësaj kategorie. Poashtu talenti dhe shkathtësitë në artin muzikor dhe atë figurativ, recitim, aktrim etj. i ndihmojnë shumë nxënësit, në njohjen e kulturës dhe të gjitha elementeve artisitike si pjesë përbërse të saj. 163
METODOLOGJIA
Metodologjia e mësimdhënies dhe e mësimnxënies është jashtëzakonisht e rëndësishme për punën në Edukatën qytetare. Për të zhvilluar një përparim të fuqishëm të nxënësve do të duhej që arsmtarët të përdorin një sërë metodash, varësisht nga përmbajtjet, por edhe nga detyrat që duhet t’i realizojnë nxënësit në kuadër të kësaj lënde. Shpjegimi i arsimtarit, leximi i literaturës, diskutimet në klasë, puna në grupe, puna individuale, aktivitetet praktike, shfrytëzimi i internetit, aktiviteteve skenike, shfrytë-zimi i multimediave, vëzhgimet në komunitet, mbledhja, përpunimi dhe paraqitja e të dhënave përbënë shportën e metodave që do të përdoren në mësimdhënien dhe mësimnxënien e Edukatës qytetare
Zhvillimi individual dhe identiteti
Për shtjellimin e temave të kësaj kategorie arsimtari mund të shërbehet me literaturë që ka të bëjë me fiziologjinë e njeriut e sidomos me psikologjinë e fëmijve dhe të rriturve. Pastaj, në bashkëkuvendim me nxënësit do të identifikohen karakteristikat personale fizike, mendore dhe emocionale mbi të cilat mbështetet identiteti personal. Po ashtu në bashkëbisedim me nxënësit do të identifikohen sjelljet, aktivitetet, prirjet, preferencat, qëndrimet etj, të cilat po ashtu krijojnë identitetin personal të nxënësit. Duhet të zhvillohen diskutime në klasë edhe për gjërat, të cilat janë të rëndësishme për identitetin grupor ose kolektiv, si: jeta e përbashkët, qëndrimet e përbashkëta, aktivitetet, simbolet, amblemat, logot etj. Nëpërmjet diskutimeve, vrojtimeve dhe vetëvrojtimit do të kuptohen ndryshimet fizike, emocionale dhe sociale që janë si rezultat i procesit të rritjes dhe zhvillimit individual të njeriut. Po ashtu, me shembuj konkret do të demonstrohen dhe përshkruhen pasojat për shëndet nga veprimet e caktuara si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, drogës etj.
Qeverisja dhe qytetaria
Arsimtari për t’u ndihmuar nxënësve, që ta kuptojnë ligjin dhe rëndësinë e ligjit për shoqëri duhet t’i udhëzojë ata që të gjejnë publikime të ligjeve dhe të diskutojnë pjesë të ndryshme të ligjeve si, dokumente të ndryshme, fletushka ose broshura që përmbajnë ligje të ndryshme, p.sh. Ligjin për arsim, Ligjin për mbrojtje të ambientit etj. Pastaj duhet të zhvillohen diskutime, bashkëbisedime, punë në grupe etj. lidhur me funksionin e ligjeve, nxjerrjen e ligjeve, shkeljen e ligjeve, ndryshimine ligjeve etj.
Të drejtat dhe përgjegjësitë
Për t’i pasur të qarta nxënësit, konceptet elementare mbi të drejtat, liritë dhe përgjegjësitë e njeriut duhet të demonstrohen dhe mundësisht t’u shpërndahen nxënësve broshura ose materiale që përmbajnë dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe fëmijve. Të lexohen pjesë nga këto dokumente dhe të diskutohet në klasë lidhur me respektimin ose shkeljen e këtyre të drejtave në familje, në shkollë, në komunitet dhe shoqëri. Në realizimin e temave të kësaj kategorie nxënësit duhet të punojnë në projekte individuale dhe grupore. Nisur nga përvoja e vet
secili nxënës do të demonstrojë raste të diskriminimit ose paragjykimeve të ndryshme. Në projektet grupore nxënësit do të mbledhin të dhëna mbi diskriminimin e fëmijëve ose të grave ose forma tjera të diskriminimit në komunitetin, ku jetojnë. Me ndihmën e arsimtarit duhet të përpunohen dhe analizohen këto të dhëna dhe pastaj të prezentohen në klasë.
Kultura
Fillimisht nxënësit duhet të njihen me konceptin e kulturës si dhe elementet bazë të çdo kulture, pastaj të diskutohet për karakteristikat dhe dallimet ndërmjet kulturave të veçanta, për shkaqet e ndryshimeve kulturore dhe për trendet aktuale të ndryshimeve. Nxënësit duhet të zhvillojnë aktivitete në terren me qëllim të vrojtimit dhe mbledhjes së të dhënave mbi elementet arkaike të kulturës si veglat e punës, veshmbathjet, bestytnitë, këngët etj. por edhe lidhur me elementet më të reja që kanë ardhë si pasojë e lidhjeve globale, ndryshimeve sociale, shkencore e teknologjike.
Të dhënat e mbledhura duhet të sistematizohen me ndihmën e arsimtarit dhe pastaj të prezantohen në klasë dhe në shkollë. Nxënësit duhet të njohin rëndësinë e ruajtjes, dhe respektimit të diversiteteve kulturore dhe ekologjike e pastaj të diskutojnë, identifikojnë dhe analizojnë faktorët që përbëjnë, mundësojnë dhe zhvillojnë këto diversitetete. 165
VLERËSIMI
Vlerësimi është moment shumë i rëndësishëm për punën në shkollë. Ai është moment i rëndësishëm edhe për nxënësit, edhe për arsimtarët e edhe për prindërit e komunitetin. Mënyra e vlerësimit duhet të jetë e shumanshme dhe e vazhdueshme. Përparimi i nxënësve në Edukatën qytetare nuk mund të matet vetëm me momentin e pyetjes, por në gjithë procesin e angazhimit dhe pjesëmarrjes aktive në klasë, në shkollë, në komunitet. Me rastin e vlerësimit të nxënësve në Edukatën qytetare nuk duhet mbështetur vetëm në informatat njohëse, por edhe në shkathtësitë e treguara në aktivitetet e ndryshme praktike si, vrojtimet në bashkësi (komunitet), mbledhjen e të dhënave dhe fakteve të rëndësishme për shpjegimin e temave të parapara me plan-program të kësaj lënde Vlerësimi i arsimtarit për nxënësit duhet të bazohet në:
Vrojtimin e arsimtarit
Detyrat dhe testet
Projektet
Vrojtimi i arsimtarit, do të duhej të fokusohet në shkathtësitë e nxënësit për të punuar në grupe dhe për të punuar në mënyrë të pavarur, në raportet joformale të fëmijve ndërmjet veti, por edhe të fëmijëve me të rriturit, në cilësinë e paraqitjes së punës, në shprehjen e interesimeve për
aktivitete të veçanta, në pjekurinë fizike, emocionale dhe mendore të nxënësit. Detyrat, do të ishin krijimi i situatave, kur nxënësit do të duhej të merrnin ndonjë vendim të caktuar, ose do të duhej të mbronin dhe argumentonin mendimet ose qëndrimet e caktuara etj. Testet, janë instrumente me të cilat në intervale të caktuara matet dija përkatësisht përparimi në njohuritë e nxënësve të fituara gjatë mësimit në klasë dhe jashtë klase. Projektet, janë punë grupore, por edhe individuale e nxënësve që kanë të bëjnë me mbledhjen e të dhënave të caktuara, përpunimin ose
publikimin e tyre.
Vlerësimi nuk duhet të jetë vetëm proces i njëanshëm (arsimtar –nxënës), por ai duhet të jetë proces i shumanshëm. Te nxënësit duhet tëkultivohen shprehitë e vlerësimit kritik për përmbajtjet dhe përmetodologjinë e mësimdhënies e të vlerësimit. Për të mirën e shkollës,komunitetit e sidomos të vet nxënësve, do të duhej që shkolla të krijojë kushte që nxënësit jo vetëm të vlerësohen, por edhe vetë të vlerësojnë. 166
TEKSTET DHE MJETET MËSIMORE
1. Grup autorësh, Edukatë qytetare 5, Prishtinë, 1999
2. Grup autorësh, Edukatë qytetare 6, Prishtinë, 1999
3. Grup autorësh, Edukatë qytetare 7, Prishtinë, 1999
4. Dr. Fatmira Myteberi & Astrit Dautaj & Majlinda Keta, Qytetaria 1,
Tiranë, 2000
5. Instituti i Studimeve Pedagogjike, Standardet për nxënësit dhe mësuesit në lëndën e Edukimit Qytetar, (DRAFT), Tiranë 1997
6. Instituti i Studimeve Pedagogjike, Kurrikula dhe shkolla (Lëndët shoqërore 2), Tiranë, 2002
7. Grup autorësh, Të gjitha qeniet njerëzore …, doracak për mësimin e të
drejtave të njeriut, UNESCO, Belgjikë, 1998
8. David Keri, Fondacioni kombëtar për Kërkime Arsimore NEER, Edukimi i të Drejtës për QYTETARI në Kurrikul, Vështrim Ndërkombëtar, Londër 1999
9. Prof. François Andiger, Edukimi për të Drejtën Demokratike të Qytetarisë, Strasburg, 2000,
10.Graham Haydon, Instituti i Arsimit, Agjenda e Edukimit Moral,
Londër 2001
11.Korniza Kushtetuese për Vetqeverisje të Përkohshme në Kosovë
12.Erleta Mato & Robert Gjedia & Marjana Sinani & Astrit Dautaj,
Standardet e arritjes së lëndës së edukimit qytetar, Tiranë prill 2003
13.Xhemajli Beluli, Kultura qytetare, Shkup 2002
14.www.dadalos.org

Ndodhi në ditën e sotme më 7 Shkurt

Të vitit 1812 lindi shkrimtari realist Çarls Dikens

Charles Dickens lindi më 7 shkurt 1812 në Landport, një rrethinë të Portsmouth, i dyti prej gjithsej 11 fëmijë. Ati i tij John, një sekretar pagesës detare. Si fëmijë jetoi ai në Chatham-Kent, ku ai më vonë një Villa (Gad's Hill Place) e blejti.ishte romancieri më popullorë në gjuhën angleze të epokës viktoriane, dhe një nga më të popullarizuara të të gjitha kohërave. Ai ka krijuar disa nga personazhet më portreti letërsisë, me temë sociale drejtimin e reformës në të gjithë punën e tij. Popullaritetit të vazhdueshëm të romaneve të tij dhe tregimet e shkurtra është e tillë që ata kurrë nuk kanë dalë të shtypura.Pjesa më e madhe e punës së tij të parë në shtypin periodik dhe revista në formë serialised, një mënyrë të popullarizuara të botimit trillim në kohë. Shkrimtarë të tjera do të përfundojë të gjithë romanet e para publikimit serik filluar, por shpesh ka shkruajtur Dickens e tij në pjesë, në mënyrë që ata kishin për qëllim për të dalë.Ishte shkrimtar që i takonte kohës së realizmit

Veprat kryesore
Çarls Dikens, shkrimtar anglez nga Portsmuthi i Anglisë. Realizmi në Angli fillon me Çarls Dikensin dhe romanin social që lëvroi ai. Karakteristikë e veçantë e këtij autori është se gati të gjitha veprat e tij kanë tituj, emra të fëmijëve, dhe personazhe kryesisht fëmijë, kjo për arsye se ai pati një fëmijëri jo të mirë. Ai në moshën 12-vjeçare detyrohet të lërë shkollën për shkak të varfërisë dhe madje detyrohet të hyjë në fabrikë për të nxjerr kafshatën. Fëmijëria e tij dhe përvojat e tij që do pasojnë, janë faktorët kyç të një letërsie të suksesshme, të Dikensit por edhe për të tjerë autorë. Tek Dikensi gjejmë këto vepra: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi e Biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell”, “Nikolla Nikëllbi”.

Oliver Twist

Oliver Tuist është protagonisti kryesor i novelës së Çarls Dikensit me po të njëjtin emër; Oliver Tuisti njihet të jetë protagonisti i parë fëmijë në novelat angleze. Ndërsa vepra “Oliver Tuist” vepra e parë e cila ka si protagonist të ngjarjeve një fëmijë. Kjo vepër është vepra e dytë e Çarls Dikensit e cila u botua në një revistë mujore me titull origjinal “Bentley’s Miscellany”. Ky roman është një roman social i cili synon të paraqes jetën e mijëra fëmijëve të pastrehë e pa të ardhme. Dikensi, tallet me hipokrizinë e kohës, duke goditur tema serioze me një sarkazëm dhe humor të zi. Thuhet se Dikensi u frymzua për këtë vëpër nga ngjarja e vitit 1830, ku një jetim me emrin Robert Blionce po si Oliver Tuisti përballej me jetën e vështirë: pastrehën, punën e rëndë dhe të ardhmën jo të sigurt. Me këtë vepër Dikensi sfidon epokën e tij duke venë në lojë tërë shtetin anglez të asaj kohe, një shtet pa ligje dhe pa mbrojtje për të varfërit, një shtet në të cilin mbizotron krimi dhe padrjetësia. Me “Oliver Tuist”-in Dikensi na sjell një vepër realiste, një vepër pa hijeshi të ngjarjeve, të paraqituara ashtu siç janë, një vëpër reale pa përdorim të ndonjë lloji të romantizmit. Oliver Tuisti është bërë inspirim për shumë filma dhe telenovela në botë, si dhe për shumë shfaqje muzikore e teatrale.Nenshtetesia e tij ishte Angleze.Ndersa ditvdekja e tij ishte me 9 qershor te vitit 1731.Oliver tuist njihet si vepra e tij me kryesore . Ky ishte guximtar i patrembur dhe me krenarine e tij ka bere shum librA.Vendvdekja e tij ishte ne: Gad's Hill Placce, Higham, Kent Angli

Ndodhi në ditën e sotme më 6 Shkurt

Të vitit 2006 vdiq Kadri Roshi

Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924, Mallakastër, Shqipëri; vdiq më 6 shkurt 2007 në Tiranë, aktor shqiptar.

Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.

Legjenda e skenës
Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Ndodhi në ditën e sotme më 5 Shkurt

Të vitit 1931 vdiq Mihal Grameno

Lindi në Korçë në një familje atdhetare nga shtresa zejtare dhe tregtare. Luftëtar dhe intelektual i shquar i Rilindjes. Mësimet e para i mori në vendlindje. Në moshë të re mërgoi në Bukuresht, ku u lidh me shoqërinë "Drita". Aty u lidh me lëvizjen atdhetare dhe më 1889 u zgjodh sekretar i shoqërisë "Drita". Me vullnet dhe këmbëngulje punoi për të zgjeruar horizontin e tij kulturor. Hyri në lëvizjen kombëtare që nga fundi i shek. XIX. Botoi vjersha dhe artikuj në shtypin e kohës. Në vitet 1907-1908 luftoi në radhët e Çetës së Çerçiz Topullit, më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Për veprimtarinë e tij u dënua disa herë me burgim prej qeverisë osmane. Pas shpërthimit të Luftës I Botërore u detyrua të largohej në SHBA, ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920, kur u kthye në atdhe. Përfaqësoi shqiptarët e Amerikës në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitet 1921-1924 ishte një nga veprimtarët në zë të lëvizjes demokratike. Në vitet 1921-1924, si publiçist mbrojti idealet demokratike. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, i sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore. Vdiq në Korçë më 5 shkurt, 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli "Hero i Popullit".

Krijimtaria
Krijimet e para letrare e publicistike të Mihal Gramenos panë dritën e botimit në fillim të shek.XX. Hartoi këngë patriotike, disa prej të cilave, si "Për mëmëdhenë", "Lamtumirë", "Uratë për liri" u përhapën gjerësisht në popull. Është ndër nismëtarët e dramaturgjisë e të prozës (sidomos novelës) së gjatë shqipe. Shkroi novelat Oxhaku (1904-1905), Varri i pagëzimit (1909) dhe E puthura (1909), në të cilat gjeti pasqyrim me nota sentimentaliste jeta e përfaqësuesve të vegjëlisë, me brengat e saj të përditshme.

Fusha ku spikati talenti i Mihal Gramenos është publicistika. Bashkëpunoi me disa organe, por shumicën e shkrimeve e botoi në gazetat Lidhja ortodokse (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926), të cilat i drejtoi vetë. Shkrimet e tij publicistike shquhen për idetë demokratike dhe frymën luftarake. Mihal Grameno luftoi me këmbëngulje kundër shovinizmit fqinj dhe politikës osmanizuese të xhonturqve. Në përgjithësi novelat e tij kanë natyrë sentimentale. Tek ato gjejmë përpjekje për të krijuar mjedise të besueshme shqiptare dhe personazhe nga klasat e shtresat e ndryshme të shoqërisë sonë të asaj kohe. Ka botuar dy vepra dramatike: komedinë "Mallkimi i gjuhës shqipe" (1905) dhe dramën "Vdekja e Pirros" (1906), të dyja të shkruara në vargje. Komedia "Mallkimi i gjuhës shqipe" trajton luftën e atdhetarëve shqiptarë kundër klerit reaksionar grek dhe elementëve grekomanë; te "Vdekja e Pirros" trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij me të pabesë. Veprat dramatike të Gramenos vuajnë nga fragmentizmi dhe mungesa e veprimit. Megjithatë së bashku me veprat dramtike të Çajupit e të Fan Nolit, ato i çelën rrugën dramaturgjisë shqiptare. Grameno shkroi edhe vjersha të cilat i botoi më 1912, të përmbledhura në librin me titull "Këngëtore shqipe - Plagët". Poezia atdhetare e Gramenos u bëri jehonë të drejtpërdrejtë ngjarjeve të vrullshme që do të sillnin Pavarësinë e Shqipërisë. Vjersha "Për Mëmëdhenë" u bë një këngë e famshme atdhetare. Është nga publiçistët në zë të Rilindjes e të periudhës që pasoi, i cilësuar si një nga pamfletistët më të njohur të së kaluarës. Shkrimet e tij publiçistike u vunë drejtpërdrejtë në shërbim të çështjes kombëtare. Drejtoi gazetat "Lidhja orthodhokse" (1909-1910) botoheshin në Shqipëri dhe diasporë, si “Lidhja ortodokse” në Korçë, “Përlindja e Shqipërisë” në Vlorë dhe "Koha" në SHBA (1911-1926), me disa ndërprerje, “Drita” në Sofje, në të cilat botoi artikuj, prozë, poezi dhe drama. Shkrimet publiçistike të Mihal Gramenos shquhen për frymën popullore, për patosin luftarak, ironinë e sarkazëm therëse. M.Gramenoja mbetet në letërsinë shqiptare, në radhë të parë, si publiçist. Shkrimet e tij dhanë ndihmesë në krijimin e novelës e të dramës. Është ndër autorët e parë që solli në letërsi në mënyrë të gjerë, personazhe nga shtresat e varfëra të shoqërisë shqiptare. Gjithashtu, për t’u vlerësuar, është edhe puna studimore e Piro Takos në dekadat e fundit të shekullit që lamë pas. Ai ka meritën se përmblodhi një pjesë të mirë të veprës së Gramenos dhe e ribotoi atë në vëllime më vete. Veprimtaria publicistike e Mihal Gramenos ndahet në katër etapa:

1) Etapa e parë: Krijimtaria publicistike, që përfshin harkun kohor të viteve 1905-1912, ku përqendrohen lëvizjet për çlirim kombëtar
2) Etapa e dytë: Përfshin shkrime publicistike të viteve 1913-1920, boshtin e së cilës e përbën problemi i ruajtjes së tërësisë tokësore të shtetit shqiptar dhe ai i rifitimit të pavarësisë së humbur gjatë kohës së pushtimit të ushtrive ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore
3) Etapa e tretë: Përfshin veprimtarinë publicistike të viteve 1921-1924, në qendër të së cilës trajtohet tema e demokratizimit të shtetit shqiptar si dhe konsolidimi i tij
4) Etapa e katërt: Përfshin shkrimet publicistike të viteve 1925-1930, kohë në të cilën Grameno hedh bazat e letërsisë dokumentare dhe shkrimit të kujtimeve me shkrimin dhe përgatitjen për botim të vëllimit “Kryengritja Shqiptare”, gjithashtu kjo mund të quhet edhe etapa e rënies ideore të Gramenos

Ndodhi në ditën e sotme më 4 Shkurt

Të vitit 2004 u themelua Facebook-u

Facebook është një rrjet shoqëror i hapur në shkurt të vitit 2004, i zotëruar dhe i drejtuar nga Facebook, Inc.Që nga shtatori i 2012-ës, Facebook ka mbi një miliard përdorues aktivë, më shumë se gjysma e të cilëve e përdorin Facebook-un në një pajisje celular. Përdoruesit duhet të regjistrohen përpara se të përdorin faqen, pas të cilit ata mund të krijojnë një profil personal, të shtojnë përdoruesit e tjerë si miq, të shkëmbejnë mesazhe, duke përfshirë njoftimet automatike kur ndryshojnë profilin e tyre. Përveç kësaj, përdoruesit mund t'iu bashkohen grupeve me interesa të përbashkëta, të organizuar sipas vendit të punës, shkollës ose kolegjit, ose sipas karakteristikave të tjera, dhe të kategorizojnë miqtë e tyre në lista si "Njerëzit nga puna" ose "Miqtë e ngushtë". Facebook u themelua nga Mark Zuckerberg me shokët e dhomës dhe shokët studentë Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. Antarësimi në faqe fillimisht u kufizua nga themeluesit te studentët e Harvardit, por u zgjerua në kolegjet e tjera në zonën e Bostonit, në Ivy League, dhe në Universitetin Stanford. Gradualisht u shtua mbështetja edhe për studentët në universitete të ndryshme përpara se të hapej për studentët e shkollave të mesme dhe përfundimisht për këdo mbi 13 vjeç. Megjithatë, sipas një ankete të Consumer Reports e realizuar në maj 2011, janë 7.5 milionë fëmijë nën 13 vjeç me një llogari dhe 5 milionë nën 10 vjeç, duke shkelur kushtet e shërbimit të faqes.

Ndodhi në ditën e sotme më 3 Shkurt

Të vitit 1924 vdiq Woodrow Wilson


Thomas Woodrow Wilson lindi më 28 dhjetor 1856 në Staunton, Virginia, ShBA; vdiq më 3 shkurt 1924 në Washington (D.C.). Ishte prej 1913 deri 1921 President të ShBA. Wilson në vitin 1919 merr çmimin Nobel për paqe.

Në Shqipëri
Presidenti Wilson gëzon respekt në kombin shqiptarë për rezistencën që bëri ndaj moscoptimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe njohjen e pavarsisë së saj. Qeveria e Nolit e pas revolucionit të qershorit 1924 i vuri emrin Qyteti Uillson qytetit të Shëngjinit në nder të presidetit të SHBA-ve Woodrow Wilson. Emërtimi u mbajt deri në kohën e komunizmit.


Wilson lindi në Staunton, Virginia më 28 dhjetor, 1856 si femija i trete i Reverend Dr Jozefit Ruggles Wilson (1822-1903) dhe Jessie Janet Udrou (1826-1888), prejardhja e tij ishte skoceze dhe skocez- irlandez. Gjyshërit e tij nga babai emigruan në Shtetet e Bashkuara nga Strabane, Qarku Tyrone, Irlandë (tani Irlanda e Veriut), në 1807. Nëna e tij ka lindur në Carlisle, të Cumberland, Angli, bija e Rev Woodrow Dr Thomas, i lindur në Paisley, Skoci dhe Marion Williamson nga Glasgow.


Babai i Wilson ishte me origjinë nga Steubenville, Ohio, ku gjyshi i tij kishte botuar një gazetë, te quajtur The Western Herald and Gazette,, e cila ishte pro-tarifore dhe anti-skllavëri, prindërit e Wilsonit kishin lëvizur në jug më 1851 . Babai i tij e mbrojti, robëri skllevër në pronësi dhe të ngritur një shkollë të dielën për ta. Ata kujdesen për ushtarët e plagosur në kishën e tyre. Babai gjithashtu shërbeu për pak kohë si një kapelan në ushtrinë aleate. [16] memorie më të hershme Woodrow Wilson-së, nga mosha tre, ishte i dëgjuar që Abraham Lincoln ishte zgjedhur dhe se lufta po vinte. Wilson do të kujtoj gjithmonë duke qëndruar për një moment në krah Robert E. Lee dhe duke kërkuar deri në fytyrën e tij. [16] Babai i Wilson ishte një nga themeluesit e Kishës prezbiterian jugore në Shtetet e Bashkuara dhe PCUS) pasi ndahen nga presbiterianët veriore në vitin 1861. Joseph R. Wilson ka shërbyer si nëpunës të parë të përhershëm të Asamblesë së Përgjithshme të kishës jugore, u Thotë nëpunës nga 1865-1898 dhe ishte Moderator i Kuvendit PCUS Përgjithshme në vitin 1879. Wilson kaloi shumicën e fëmijërisë së tij, deri në moshën 14, në Augusta, Gjeorgji, ku babai i tij ishte ministër i Kishës së Parë prezbiterian. [17] [17] Wilson ishte mbi dhjetë vjet para se ai mësoi për të lexuar. Leximi i tij vështirësi mund të ketë treguar Dyslexia, [18] por si nje adoleshent ai e mësoi vetë stenografi për të kompensuar. [19] Ai ishte në gjendje për të arritur në shkollë përmes përcaktimit dhe vetë-disiplinës. Ai studioi në shtëpi nën drejtimin e atit të tij dhe mori mësimet në një shkollë të vogël në Augusta. [20] Gjatë Rindërtim, Wilson ka jetuar në Columbia, South Carolina, kryeqytetin e shtetit, nga 1870-1874, ku babai i tij ishte profesor në Columbia Teologjik Seminary. [21] Wilson morën pjesë Davidson College në Karolinën e Veriut për vitin 1873-1874 shkollor. [22] Pas Sëmundjet mjekësore mbajtur atë të kthehen për të dytin vit, ai u transferua në Princeton si një studente kur i ati i tij mori një pozicion të mësimdhënies në universitet. Diplomimit në vitin 1879, Wilson u bë një anëtar i vëllazërisë Phi Kappa Psi. Duke filluar në vitin e tij të dytë, ai lexoi gjerësisht në filozofinë politike dhe histori. Wilson kredituar britanik parlamentar skicë-shkrimtar Henry Lucy si frymëzim të tij për të hyrë në jetën publike. Ai ishte aktiv në Shoqërisë Amerikane universitare liberal-Cliosophic shoqërisë letrare dhe debatojnë, duke shërbyer si kryetar i Partisë liberale dhe me shkrim për shqyrtimin Nassau Letrar, [23] organizoi një liberal të veçantë debatuar Shoqëria, [24] dhe më vonë trajner i liberal- Paneli Clio Debat. [25] [26] Në vitin 1879, Wilson ndoqi shkollën e Drejtësisë në Universitetin e Virxhinias për një vit. Edhe pse asnjëherë ai u diplomua, gjatë kohës së tij në universitet ai u angazhua shumë në Klubin Glee Virxhinia dhe Shoqëria Jefferson Letrar dhe Debatimi, duke shërbyer si president e shoqërisë. [27] Shëndeti i tij i dobët diktuar tërheqjen, dhe ai shkoi në shtëpi në Wilmington, North Carolina ku ai vazhdoi studimet e tij. [28] Në janar 1882, Wilson ka filluar një praktikë të ligjit në Atlanta. Një nga shokët e klasës e tij të Universitetit Virxhinia, Edward Irlanda Renick, e ftoi atë për t'u bashkuar me praktikën e tij të re ligjin si partner dhe Wilson u bashkua me atë në maj 1882. Ai kaloi Bar Gjeorgji. Më 19 tetor 1882, ai u shfaq në gjyq përpara gjykatës George Hillyer për të marrë provimin e tij për bar, që ai kaloi me lehtësi. Konkurrenca ishte e ashpër në qytet me 143 avokatët e tjerë, dhe ai gjeti disa raste për të mbajtur atë pushtuar. [29] Megjithatë, ai gjeti qëndruar aktual me ligj penguar planet e tij për të studiuar qeverinë për të arritur planet afatgjata të tij për një karrierë politike . Në prill 1883, Wilson aplikuar në Universitetin Johns Hopkins për të studiuar për një doktoraturë në histori dhe shkenca politike dhe filloi studimet e tij atje në vjeshtë.

Ndodhi në ditën e sotme më 2 Shkurt

Të vitit 1990 - Me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.


Anton Çetta, lindi në vitin 1920 në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë, ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.
Ai mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane. Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe. Nga viti 1960 deri më 1968 ai ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptare, Histori e letërsisë dhe Gjuhë latine në Universitetin e Prishtinës. Libri i parë iu botua më 1953 dhe deri në vitin 1987, Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga viti 1968 Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. “Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Në zgjedhjet e para paralele të organizuara më 1992, Anton Çetta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së.

Ndodhi në ditën e sotme më 30 Janar

Të vitit 1926 lindi kompozitori i njohur TISH DAIJA

Tish Daija  ka lindur më 30 janar 1926 në Shkodër, Shqipëri. Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, etj. Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, Tish Daija kreu studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Mbas studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija është autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, etj. Tish Daija ka vdekur në moshën 78 vjeçare në vitin 2004.

Ndodhi në ditën e sotme më 28 Janar

Të vitit 1936 Lindi Ismail Kadare

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë, dhe është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare.

Biografia
Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm në gjimnazin “Asim Zeneli”. Tregohet se në moshën 12 vjeçare Kadareja është arrestuar nga regjimi i sapo vendosur komunist me akuzën “falsifikues monedhash”; akuzë e pabazë që ngrihet nga 'lartë' për të dëmtuar gjeneralin Tahir Kadare, që ishte i martuar me një grua hebreje, në mënyrë që t'i bëhej qejfi Stalinit që kishte nisur fushata kundër hebrenjve.[1][2]

Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" nga viti 1958 në vitin 1960. Detyrohet t'i braktisë studimet për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS [3]. Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les letres albanaises”.

Largimi në vitin 1990
Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e diktaturës komuniste e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua.

Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar – shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjtë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981).

Në gjuhë të huaj
Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Njohja dhe vlerësimi ndërkombëtar
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi "Man Booker International Prize" dhe në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Prince of Asturias, për Artet - që është një nga çmimet letrare më prestigoze në botë.

Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me cmimin Lerici Pea [4]. “Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare - shkruhet në motivimin e cmimit - nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohoen liritë themelore”. Qëllimi i cmimit është promovimi i poezisë, në vecanti i poetëve të rinj, eksperimentimi i gjuhëve të reja poetike dhe njohja e poetëve të mëdhenj.

Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Ndodhi në ditën e sotme më 28 Janar

Të vitit 1899 u formua Lidhja e Pejës

Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Teritori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar filluan përgatitjet për krijimin e një organizate të re për t’iu bërë ballë këtyre rreziqeve në vjeshtën e vitit 1896. Takimi i parë u mbajt në mars 1897 në Gjakovë kur u krijua Besëlidhja Shqiptare. Në nëntor u mbajt edhe një takim tjetër në Pejë ku morën pjesë 500 veta pas së cilës Stambolli intervenoi dhe shpërndau Besëlidhjen.

Më 23 janar 1899 nën kërcënime të reja për tokat shqiptare në Pejë u mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës dhe më pak nga ata të Manastirit dhe të Janinës. Në kuvendin gjashtë ditor zuri fill Lidhja e Pejës ose siç u quajt ndryshe Besa-Besë. Kuvendi u organizua, u drejtua, dhe zgjodhi kryetar Haxhi Zekën. Kuvendi doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare por që nuk kërkonte autonomi. U shpall edhe Besa për një vjet.

Pas suksesit të pjesshëm në përhapjen e programit në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore e të Mesme në përgatitje të një kuvendi mbarëkombëtar që do ta aprovonte programin e Lidhjes, sulltani reagoi duke përdorur edhe reaksionit shqiptarë. Në maj 1899 përpjekjet për mbajtjen e këtij kuvendi në Prizren u penguan. Kjo solli deri te një kryengritje e armatosur deri në maj të vitit 1900 kur u dërguan forca shtesë otomane që përfunduan Lidhjen e Pejës.

Rrethanat e brendshme dhe të jashtme politike në pragun e themelimit të Lidhjes (1898
Gjatë vitit 1898, ndërsa Porta e Lartë vazhdonte të shtypte me të njëjtën ashpërsi lëvizjen shqiptare, atdhetarët rilindës e shtuan veprimtarinë për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit, për bashkimin dhe organizimin e tij në qëndresën kundër sunduesve osmanë. Më 1 janar të vitit 1898 shoqëritë atdhetare të mërgimit (Komiteti i Stambollit, Shoqëria “Dituria” e Bukureshtit, “Vëllazëria Shqiptare” në Egjipt, Shoqëria “Dëshira” e Sofjes dhe Shoqëria Kombëtare Shqiptare e arbëreshëve të Italisë) botuan një thirrje të përbashkët me titullin “Në emër të popullit shqiptar”, që u drejtohej qeverisë së Stambollit dhe Fuqive të Mëdha. Në thirrje dënoheshin intrigat e shteteve fqinje në Shqipëri, pretendimet e tyre aneksioniste ndaj vilajeteve shqiptare të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, si edhe politika e verbër e Portës së Lartë, që u kishte lejuar grekëve, serbëve e bullgarëve të hapnin kisha e shkolla në vilajetet shqiptare dhe u kishte bërë atyre lëshime të njëpasnjëshme politike në dëm të Shqipërisë.


Në këtë dokument parashtroheshin kërkesat themelore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. “Të gjithë ne shqiptarët, – theksohej në të, – kudo që ndodhemi, brenda dhe jashtë atdheut dhe pavarësisht nga besimet fetare, kërkojmë nga sulltan Abdyl Hamiti autonominë administrative të tokave shqiptare, bashkimin e vilajeteve ku është përfshirë atdheu ynë në një vilajet të vetëm me një guvernator shqiptar”, me gjuhë zyrtare gjuhën shqipe, me shkolla e me kisha shqipe.

Atdhetarët rilindës i bënin të ditur në këtë thirrje opinionit evropian se “shqiptarët, për të ruajtur qenien e tyre dhe për të përmbushur programin kombëtar, nuk do të ngurronin të përdornin edhe kryengritjen e armatosur, të drejtën supreme të popujve, revolucionin”.

Thirrja e shoqërive shqiptare të mërgimit ishte një dokument i rëndësishëm programatik, që pati ndikim si në opinionin publik evropian, ashtu edhe në Shqipëri, ku vijonte propaganda e ideve autonomiste. Në mjaft qendra të Shqipërisë vepronin në fshehtësi komitetet shqiptare. Në maj të vitit 1898 mytesarifi i Prizrenit njoftonte valiun e Kosovës për veprimtarinë e një Komiteti Qendror në këtë qytet, ndërsa në Tetovë ishte ngritur një komitet tjetër i fshehtë, që kishte shtrirë degët e tij edhe në mjaft qendra të Kosovës. Këto komitete punonin për forcimin e bashkimit të shqiptarëve, për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit dhe për organizimin e luftës për autonominë e Shqipërisë. Idetë autonomiste kishin marrë një përhapje të gjerë në vilajetin e Kosovës, në sanxhakun e Dibrës e qendra të tjera të vilajetit të Manastirit, në të cilat shqiptarët haptazi kërkonin të drejtën e vetëqeverisjes, të njëjtë me atë që gëzonin kombet e tjera të Ballkanit. Duke bërë fjalë për këtë aspiratë të shqiptarëve, ministri i Jashtëm i Turqisë, Tefik Pasha, deklaronte në qershor të vitit 1898, se “shqiptarët kërkojnë vetëqeverisjen dhe shkojnë më tej: kërkojnë një princ nga kombi i tyre…, kërkojnë të kenë ushtrinë e tyre, e cila ç’është e vërteta duhet të jetë pjesë e Perandorisë… Por, po u formua, në rast se u nevojitet, ata mund ta organizojnë sipas mënyrës së tyre”.

Qeveria turke vazhdoi të shtypte me forcën e armëve lëvizjen dhe popullsinë e zonave kryengritëse shqiptare. Në projektin e “reformave”, që valiu i Kosovës, ai i vilajetit të Manastirit, ministri i Brendshëm dhe ai i Luftës i paraqitën Portës së Lartë, në mars të vitit 1898, si edhe në “Projektin mbi Shqipërinë”, që mareshali Ethem Pasha i parashtroi sulltanit me porosi të qeverisë në korrik të atij viti (1898), shihej si rrugë e vetme për “stabilizimin” e gjendjes në Shqipëri forcimi i pushtetit të centralizuar osman, që nuk u njihte asnjë të drejtë popujve të tjerë. Kërkohej të zbatoheshin në Shqipëri dhe sidomos në pjesën e saj veriore e veriperëndimore, në sanxhakët e vilajeteve të Kosovës e të Manastirit “reforma” të tilla, siç ishte nënshtrimi me forcë i popullsisë shqiptare, duke përdorur dhunën ushtarake për ta detyruar atë të paguante taksa, të pranonte regjistrimin e përgjithshëm dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Mareshali Ethem Pasha, komandant i forcave ushtarake osmane në Kosovë, kërkonte që të ndërmerrej çarmatosja e përgjithshme e shqiptarëve, “meqë armët ishin mjeti kryesor i veprimeve të tyre kryengritëse”.

Masat shtypëse të Portës së Lartë u përkrahën edhe nga përfaqësues të tillë të parisë gjysmëfeudale shqiptare, si Esat pashë Toptani, Syreja bej Vlora etj. Në “Promemorjen”, që Syreja bej Vlora i parashtroi sulltanit, po në korrik të vitit 1898, kërkonte që të shtypeshin me dhunën ushtarake “forcat rebele të popullit në anët e Korçës, të Kolonjës, të Elbasanit e të Shkodrës”, “të ndalohej me çdo mjet futja në Shqipëri e Murat Toptanit” (që porsa ishte arratisur nga internimi në Tripoli) dhe e atdhetarëve të tjerë; “të mos lejoheshin të hynin në Shqipëri gazetat dhe revistat “heretike” shqipe, që botoheshin në Bukuresht dhe në vende të tjera dhe “të ndalohej përhapja e gjuhës shqipe, e cila po përdorej në korrespondencat private dhe kishte filluar të mësohej në disa shkolla të Shqipërisë”.

Për të zbatuar këto projekte “reformash”, të cilat, siç theksonte në qershor të vitit 1898 Tefik Pasha, synonin “të parandalonin formimin e një Shqipërie autonome dhe shkëputjen e saj nga Perandoria Osmane”, Porta e Lartë mbante në Turqinë Evropiane një ushtri prej 150 000 vetash.

Por qeveria e sulltanit nuk qe në gjendje të shtypte qëndresën e shqiptarëve dhe t’i çarmatoste ata. Në fundin e muajit gusht kryengritja përfshiu përsëri Pejën, Gjakovën dhe zonën përreth. Po në verën e atij viti u forcua qëndresa kundërosmane në rrethet e Shkodrës, të Korçës, të Kolonjës e të Elbasanit, ku vepronin çeta të armatosura. Stambolli u gjend atëherë në një pozitë të ndërlikuar. Edhe pse ishte i interesuar të shtypte sa më shpejt lëvizjen shqiptare, sulltani ngurroi të hidhte forca të mëdha ushtarake në Shqipëri, të cilat do ta keqësonin gjendjen atje dhe do t’u jepnin shkak shteteve fqinje të ndërhynin në Turqinë Evropiane.

Acarimi i ri i çështjes maqedone, në fund të vitit 1898 dhe në fillim të vitit 1899, që u shoqërua me shtimin e ndërhyrjeve të qarqeve drejtuese të Bullgarisë, të Serbisë, të Greqisë e të Malit të Zi në Turqinë Evropiane, e veçanërisht në vilajetet shqiptare, krijuan përsëri një gjendje të nderë politike në Ballkan e si rrjedhim edhe në Shqipëri. Këtu ndikoi gjithashtu qëndrimi i Fuqive të Mëdha, të cilat, duke pasur parasysh kërkesat e shteteve ballkanike, sidomos të Bullgarisë, në janar 1899 u morën vesh për një ndërhyrje kolektive pranë Portës së Lartë. Me nismën e Anglisë e të Italisë iu parashtrua Portës së Lartë kërkesa për zbatimin e reformave në Maqedoni, për të parandaluar kryengritjen në këtë trevë të Ballkanit. Me këtë ndërmarrje u bashkuan edhe Gjermania, Austro-Hungaria dhe Rusia. Fillimi po në këtë kohë i bisedimeve ndërmjet Bullgarisë e Serbisë për të ndarë tri vilajetet, të Kosovës, të Manastirit e të Selanikut, e elektrizoi edhe më shumë gjendjen në Ballkan dhe në Shqipëri.

 

Kuvendi i Pejës dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare (23-29 janar 1899)[redakto | redakto tekstin burimor]
Në këto rrethana të ndërlikuara rifilluan përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për bashkimin e gjithë popullit dhe për krijimin e një lidhjeje të re, e cila, sipas shembullit të Lidhjes së Prizrenit, do t’i udhëhiqte shqiptarët në luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe për çlirimin e saj.

Vatër e përpjekjeve të tilla për formimin e një lidhjeje të re, ashtu si në vitet e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) edhe tani, më 1899, u bënë përsëri qytetet e vilajetit të Kosovës dhe sanxhaku i Dibrës, të cilat kërcënoheshin drejtpërdrejt nga qarqet shoviniste të Serbisë, të Bullgarisë e të Malit të Zi.

Lidhja e re shqiptare u krijua pas një pune të madhe përgatitore, organizative e politike, që atdhetarët shqiptarë brenda vendit, të udhëhequr nga Haxhi Zeka dhe shoqëritë patriotike jashtë atdheut, sidomos ato të Bukureshtit dhe Komiteti Shqiptar i Stambollit bënë në fundin e vitit 1898 dhe në janar të vitit 1899. Gjatë kësaj kohe u mbajtën mbledhje të gjera të përfaqësuesve të popullsisë së qyteteve e të rrethinave, si në Pejë, në Mitrovicë, në Prishtinë, në Vuçiternë, në Drenicë e në qendra të tjera të vilajetit të Kosovës, ku shqiptarët dhanë besën dhe shprehën gatishmërinë për të formuar lidhjen. Këto mbledhje të njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare, si edhe letërkëmbimi i dendur i Haxhi Zekës me qendrat e ndryshme të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, tregojnë se organizatorët e Lidhjes kishin ndërmend të thërrisnin një kuvend të përgjithshëm shqiptar, ku të merrnin pjesë delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe të të gjitha besimeve, myslimanë, katolikë e ortodoksë. Edhe përfaqësuesit e popullsisë së Shkodrës, të Dibrës, të Prishtinës, të Pazarit të Ri, si edhe të Shqipërisë së Jugut , kërkonin që të thirrej sa më shpejt kuvendi që po përgatitej për organizimin e shqiptarëve në një lidhje të përgjithshme.

Në këtë periudhë përgatitore udhëheqësit e lëvizjes shqiptare përcaktuan edhe programin e këtij kuvendi, i cili, i përpunuar tanimë që në kohën e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe në memorandumet shqiptare të viteve 1896-1898 përmbante dy çështje themelore: ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit dhe formimin e një Shqipërie autonome, ku të përfshiheshin të katër vilajetet shqiptare.

Fryt i këtyre përpjekjeve ishte thirrja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar, i cili i zhvilloi punimet e tij në Pejë më 23-29 janar të vitit 1899, ku morën pjesë përfaqësues të parisë dhe të popullsisë së vilajetit të Kosovës, si dhe përfaqësues të veçantë të vilajeteve të Manastirit e të Janinës. Këtu u shpall formimi i lidhjes së re shqiptare që, sipas shembullit të Lidhjes të Prizrenit të vitit 1878, u quajt Lidhja e Pejës. Kryetar i Kuvendit dhe i Komitetit drejtues të Lidhjes u zgjodh Haxhi Zeka.

Kuvendi i zhvilloi punimet e tij në formën e mbledhjeve të ngushta, ku merrnin pjesë një numër i vogël delegatësh, ose duke organizuar tubime të gjera, me 450-500 pjesëmarrës, përfaqësues të shtresave të ndryshme të popullsisë së vilajetit të Kosovës dhe të vilajeteve të tjera shqiptare. Ndërsa 36 delegatët, që gëzonin të drejtën e votës, vinin nga qytetet e vilajetit të Kosovës dhe ishin përfaqësues të shtresave të mesme qytetare e fshatare, mësues të shkollave gjysmë të mesme dhe të medreseve turke, nëpunës të administratës lokale, çifligarë të mëdhenj, nëpunës të lartë, klerikë etj. Midis tyre ishin Haxhi Zeka, Halil Hasan pashë Begolli, Myderiz Ismaili, Myderiz Abdullahu, Myfti Salihu, Bajram Curri, Myderiz Mehmet Hamdiu, Mehmet Aqifi, Zenel Beu, Ali pashë Draga nga Rozhaja, Ismail Haki pashë Tetova, Abdyl Halimi, Mehmet Sherifi, Myderiz Abdyli, Naxhi Mehmet Sulejmani, Mehmet Aqifi, Mehmet Tahiri, Mehmet Murati nga Senica etj.

Përveç 36 delegatëve të vilajetit të Kosovës, që kanë vënë nënshkrimet e tyre në vendimet e Kuvendit të Pejës, në këtë tubim morën pjesë edhe përfaqësues të veçantë të vilajeteve të tjera shqiptare, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës. Sanxhaku i Dibrës i vilajetit të Manastirit u përfaqësua nga Selim Rusi, intelektual dhe atdhetar i shquar i kësaj treve. Mjaft delegatë nga qytetet e vilajetit të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, që nuk mundën të shkonin në Kuvendin e Pejës për shkak të pengesave që u nxorën autoritetet osmane, i kumtuan Kuvendit se i miratojnë vendimet e tij dhe se ruajnë të drejtën për të marrë pjesë në Lidhjen Shqiptare. Kuvendi i janarit të vitit 1899 u quajt nga organizatorët e tij si një tubim i parë, paraprak, i cili do të pasohej nga një kuvend ose kongres më i përgjithshëm shqiptar.

Kuvendi i Pejës mori vendime të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, siç ishin Rezoluta (Kararnameja) prej 11 pikash dhe Akti i Besës prej 12 pikash, që u miratuan në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kuvendit më 28 janar dhe u shpallën publikisht më 29 janar 1899.

Në vendimet e Kuvendit u shpall formimi i Lidhjes ose, sikurse quhej në Rezolutë, i Ittifakut dhe u vendos Besa ndërmjet shqiptarëve. Lidhja shihej si një organizatë e përgjithshme dhe unike kombëtare, që do të bashkonte në gjirin e saj gjithë shqiptarët, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë. Për të arritur këtë bashkim u vendos që të ndaloheshin gjakmarrjet, armiqësitë e grindjet dhe parashikoheshin dënime të rrepta si për këto, ashtu edhe për veprimet e tjera që cenonin rendin publik.

Lidhja përcaktoi si detyrë kryesore e të dorës së parë mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë kundër çdo orvatjeje që Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia do të ndërmerrnin për copëtimin e trojeve shqiptare. Kuvendi e vuri theksin sidomos te rreziku i aneksimit të vilajeteve shqiptare të Kosovës e të Manastirit dhe shprehu gatishmërinë për të mobilizuar gjithë shqiptarët në rast se atdheu sulmohej nga cilado anë qoftë dhe veçanërisht në rast se sulmoheshin këto vilajete, që shtetet fqinje dhe Fuqitë e Mëdha i përfshinin në të ashtuquajturën Maqedoni. Në rast lufte ishte vendosur të bëhej një ndarje e tillë e forcave shqiptare, që do të mbronin atdheun: ato të sanxhakut të Prishtinës, të Pazarit të Ri e të Dibrës do të ruanin kufijtë verilindorë kundër Serbisë, forcat e Pejës, të Plavës dhe të Shkodrës kufirin me Malin e Zi dhe ato të vilajetit të Janinës (të Shqipërisë së Jugut) do t’i kundërviheshin Greqisë.

Por në luftën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë ishte e interesuar edhe Porta e Lartë, që përpiqej të ruante paprekshmërinë e Perandorisë Osmane. Atdhetarët shqiptarë përfituan nga ky interesim i Stambollit, për ta organizuar, nëpërmjet një veprimtarie legale, popullin dhe për ta bashkuar në një lidhje të re, e cila mori përsipër mbrojtjen e tërësisë së territoreve shqiptare. Prandaj me frazat “për besnikërinë ndaj sulltanit”, “për gatishmërinë për të jetuar në suazat e pushtetit të tij”, që përfshiheshin në hyrjen e Rezolutës së Kuvendit të Pejës, drejtuesit e Lidhjes nuk kishin aspak ndërmend të përjetësonin sundimin osman në Shqipëri, por të shprehnin synimet e tyre për të mbrojtur paprekshmërinë territoriale të Shqipërisë, për të mos lejuar që ajo të kalonte nga sundimi osman, i cili ishte në kalbëzim e sipër dhe po shkonte dita-ditës drejt fundit, nën një robëri të re edhe më të rrezikshme të shteteve ballkanike ose të ndonjë prej fuqive evropiane. Në Rezolutën e Kuvendit të Pejës bëhej një dallim i përcaktuar qartë ndërmjet Perandorisë Osmane, “shtetit osman” dhe “atdheut të shqiptarëve”, Shqipërisë. Forcat vullnetare të Lidhjes, siç thuhej në këtë dokument, do të përdoreshin pikërisht për mbrojtjen e “atdheut të shqiptarëve”, “në rast të një sulmi mbi Maqedoninë (ku shtetet ballkanike përfshinin edhe vilajetet shqiptare të Kosovës e të Manastirit) dhe mbi atdheun tonë”.

Shprehja e besnikërisë së Kuvendit ndaj fesë islame, që përfshihej gjithashtu në Rezolutë, ishte padyshim rrjedhojë e ndikimit te popullsia myslimane shqiptare e fesë islame. Nuk mund të mohohet ndikimi negativ që një deklaratë e tillë ushtronte në përpjekjet për bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje, aq më shumë kur edhe qeveria e sulltanit nxiste fanatizmin mysliman për t’i përçarë shqiptarët. Megjithatë, këto shprehje nuk cenonin përmbajtjen themelore të Rezolutës, që mishëronte synimin e atdhetarëve për të bashkuar, nën drejtimin e Lidhjes, gjithë shqiptarët, myslimanë e të krishterë.

Prandaj edhe shtypi shqiptar i kohës e sidomos revista “Albania” e Faik Konicës, duke kundërshtuar pikëpamjet e atyre që synonin ta paraqitnin Kuvendin e Pejës si një “kongres fetar mysliman”, e quajti atë “një asamble kombëtare, që u mbajt në Shqipëri, ku u diskutua në gjuhën shqipe rreth mjeteve për mbrojtjen e truallit shqiptar, që kishte një karakter me të vërtetë kombëtar dhe do të sillte si rrjedhojë forcimin e idesë së atdheut shqiptar”.

Në Kuvendin e Pejës, sidomos në mbledhjet e tij të fshehta, ashtu siç ishte parashikuar, u diskutua edhe çështja e autonomisë së Shqipërisë. U arrit në përfundimin që Lidhja të kërkonte autonominë dhe, si masë e parë drejt saj, do të ishte emërimi i Haxhi Zekës si guvernator i pavarur i Shqipërisë, që të vendosej një administratë e veçantë kombëtare dhe të formohej një ushtri shqiptare nën sovranitetin e sulltanit. Por, nga njëra anë rreziku i jashtëm, që kërcënonte tërësinë e Shqipërisë dhe, nga ana tjetër prania në Kuvendin e Pejës, krahas ithtarëve të autonomisë të grupuar rreth Haxhi Zekës, edhe e përfaqësuesve të forcave konservatore, prosulltaniste, siç ishin Halil pashë Begolli, Zejnel Efendiu, Zajmët e Pejës, Ismail Haki pasha etj., që kundërshtonin çdo ndryshim në marrëdhëniet e shqiptarëve me Stambollin, bënë që kërkesa e autonomisë të mos formulohej haptazi e të mos përfshihej në Rezolutën e atij Kuvendi.

Megjithatë, Rezoluta e Kuvendit të Pejës e janarit të vitit 1899 shprehte synimin e shqiptarëve për të vetëqeverisur vendin e tyre, parashikonte zbatimin e masave të tilla, të cilat do të çonin gradualisht në vendosjen e një statusi autonom për katër vilajetet shqiptare.

Në Rezolutë parashikohej që Lidhja ta shtrinte veprimtarinë e vet në vilajetet shqiptare të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, ku do të formoheshin komitetet e saj. Organizimi i Lidhjes si një institucion shqiptar, me komitetet e pajtimit dhe të sigurimit që u ngritën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, shprehte synimet e shqiptarëve për një administrim autonom, veçanërisht për të arritur vetë bashkimin kombëtar dhe për të organizuar mbrojtjen e atdheut. Rëndësi të veçantë kishte krijimi nga ana e Lidhjes i ushtrisë shqiptare, në radhët e së cilës menjëherë pas Kuvendit hynë më shumë se 15 mijë vullnetarë. Njësi të tilla vullnetare ushtarake, të përbëra nga mijëra veta, u vendos të formoheshin edhe në kuvendet e tubimet, që u mbajtën në vilajetet e në sanxhakët e tjerë shqiptarë. U vendos që komandantët e të gjitha trupave ushtarake në Shqipëri dhe në krahinat kufitare të ishin shqiptarë.

Në Rezolutën e Kuvendit u kërkua gjithashtu që të përqendroheshin në duart e komiteteve të Lidhjes kompetenca të tilla të organeve lokale qeveritare, si lufta kundër hakmarrjes, pajtimi i gjaqeve, ndalimi i keqbërjeve, sigurimi i qetësisë publike, dënimi i atyre që do të kryenin veprime dhune mbi qytetarët, duke përfshirë edhe nëpunësit turq që do të shtypnin popullin e do të bënin padrejtësi. Komitetet e Lidhjes do të merrnin përsipër të mbronin të drejtat e gjithë banorëve të Shqipërisë, pa dallim feje dhe krahine. Në këto kërkesa të Rezolutës shprehej haptazi synimi i Lidhjes për të përqendruar pushtetin shtetëror në duart e komiteteve të saj.

Konsulli austriak në Shkodër, Ippen, duke parë në vendimet e Kuvendit të Pejës aspiratat autonomiste të shqiptarëve, vetëm katër ditë pas përfundimit të punimeve të tij i shkruante Vjenës se ato janë të ngjashme me kërkesat e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe se mbështeten në të njëjtin program.

Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Pejës nuk përbën aktin e vetëm të saj. Po më 29 janar 1899, në ditën kur ky Kuvend mbylli punimet dhe shpalli vendimet e tij, një Komitet Ekzekutiv Shqiptar me qendër në Bukuresht, që ishte në dijeni të punimeve të Kuvendit të Pejës e bashkëpunonte me organizatorët e tij, botoi në gjuhën turke thirrjen “Rruga e shpëtimit është në Besa-Besën!”. Thirrja ishte hartuar nga Dervish Hima. Titulli i thirrjes, koha kur u publikua dhe përmbajtja e saj dëshmojnë se ajo ishte hartuar posaçërisht për Kuvendin e Pejës dhe përbënte në vetvete një dokument programatik të Lidhjes së re.

Ideja qendrore që zotëron në këtë dokument është ajo e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, nën drejtimin e Lidhjes ose të Besa-Besës. “Ajo që do ta shpëtojë kombin dhe atdheun tonë, – thuhet në thirrje, – është bashkimi, një Besëlidhje e përgjithshme, një Besa-Besë”. Shtrohej si kërkesë kryesore shtrirja e Lidhjes në vilajetet e Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit e të Janinës, “të cilët formojnë vendin që quhet Shqipëri”, kërkohej bashkimi i tyre nën drejtimin e Lidhjes, thirrja e një Kuvendi të Përgjithshëm ose e një Pleqësie, që do të miratonte një statut (rregullore) a një kushtetute të veçantë për administrimin e vilajeteve të bashkuara. Zbatimi i këtyre kërkesave do të çonte në formimin e një njësie të vetme territoriale-administrative shqiptare, të qeverisur nga vetë shqiptarët, ndërsa Lidhja do të kthehej në një organizatë të përgjithshme, e veshur me atribute shtetërore. Ndër masat më të para dhe më të domosdoshme për kombin, që duhej të përmbushte Lidhja Shqiptare, ishte edhe hapja e shkollave shqipe dhe mbyllja e shkollave të huaja, “që qenë shndërruar në fole intrigash”, formimi i ushtrisë shqiptare ose i një garde kombëtare, pajtimi i gjaqeve, zhvillimi i bujqësisë, i transportit etj.

Zbatimi nga Lidhja i kërkesave të tilla do të çonte dora-dorës në përmbushjen e programit themelor të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në ruajtjen e tërësisë së territoreve shqiptare dhe në bashkimin e tyre në një shtet autonom.

Megjithëse Kuvendi i Pejës i kaloi caqet e “lejuara” (shfaqi synimet e shqiptarëve për vetëqeverisjen e vendit), Porta e Lartë në ditët e para pas formimit të Lidhjes nuk guxoi të dilte haptazi kundër saj dhe nuk mori masa të menjëhershme ushtarake për shtypjen e saj. Ky qëndrim diktohej, padyshim, nga interesimi i Stambollit për mobilizimin e forcave ushtarake shqiptare në luftën kundër rrezikut të një sulmi nga jashtë mbi Turqinë Evropiane. Porta ishte e detyruar të vepronte përkohësisht kështu edhe për shkak se nuk ishte në gjendje ta shtypte menjëherë Lidhjen që mbështetej te shqiptarët e armatosur.

Por pak ditë pas mbledhjes së Pejës, me shtrirjen e komiteteve të saj në qytete të tjera dhe me zgjerimin e me thellimin e veprimtarisë së tyre kombëtare, kontradiktat e Portës së Lartë me shqiptarët u acaruan dhe ajo ndryshoi qëndrimin ndaj Lidhjes. Duke qenë edhe nën trysninë e Rusisë e të Austro-Hungarisë, që shikonin te lëvizja shqiptare një rrezik për prishjen e status quo-së në Ballkan, qeveria e sulltanit nxori një varg urdhëresash për t’i çarmatosur shqiptarët dhe për të asgjësuar Lidhjen. Qysh në shkurt të vitit 1899, sulltani urdhëroi valinjtë e Shkodrës e të Kosovës, që të mos lejonin në të ardhmen asnjë mbledhje të shqiptarëve dhe të ndalonin çdo orvatje të Lidhjes për të organizuar kuvendet e saj.

Në fazën e parë sulltani, për të paralizuar Lidhjen, në vend të forcës ushtarake përdori politikën e përçarjes, duke nxitur kundër saj disa nga përfaqësuesit e parisë konservatore me prirje turkomane. Porta u mbështet sidomos te Riza bej Kryeziu, i cili që në fillim i ishte kundërvënë Lidhjes. Por qëndresa e shqiptarëve bëri që të dështonin këto orvatje të para të Portës së Lartë

Ndodhi në ditën e sotme më 26 Janar

Të vitit 1950 India shpalli pavarësinë

India lat. India, emri zyrtar Republika e Indisë, është një shtet në Azinë Jugore. India është shteti i shtatë i madh për nga sipërfaqja, ndërsa e dyta për nga ana e popullsisë. Bregdeti i Indisë është e gjatë 7.517 kilometra. India është djepi i disa religjioneve në Azi, e këto janë Hinduizmi, Sihiszmi, Budizmi, Jainimzi. Ky shtet Jug-Azian konsiderohet si një ndër shtetet që në dekadat e fundit ka arritur zhvillim të madh ekonomik shumë shpejt, dhe është "Ekonomia" më e madhe e 12'të e Botës. Krahas zhvillimeve ekonomike, varfëria në Indi është një realitet. Një numër të konsiderueshme të popullsisë së Indisë janë Analfabet. Gjatë historisë, në Indi kanë jetuar shumë kultura, raca, religjione të ndryshme.

Historia e Indisë.
India është djepi i një ndër civilizimeve më të përparuara në botë. Nritja dhe zbritja e Perandorive në këtë vend janë bërë shumë më para se në Evropë. Mongolët ishin të parët që e pushtuan Indinë. Portugezët ishin Evropianët e parë që arritën në Indi, Vasco De Gama në vitin 1498 arriti në brigjet e Kerala's, dhe Portugezët arritën të sundojnë tregtinë Portugali-Indi.

Pushtimi Anglez
Në vitin 1612 Anglezët kolonialist, filluan të startojnë fazën e pushtimit duke hapur një Qendër Tregtare në Indi. Më pas më 1640 u hap Qendra Tregtare në Madras, më 1668 në Bombaj dhe në vitin 1690 në Kalkutë. Ndërsa Qendra Tregtare e parë Franceze në Indi është formuar në Pondicherry.

Në vitin 1803 i gjithë rajoni i Indisë ishte nën pushtimin Angle, përveç Punjab'it. Anglezët vazhduan traditën Mongole të qeverisjes, dhe vazhduan Ideologjinë Mongole, që Indinë e shihnin vetëm si vend "që fitohet para". Dhe bazuar në këtë parim kultura dhe tradita Hinduse nuk ishin të rëndësishëm për ta. Për Anglezët ishin të rëndësishëm se si skllevërit Indiane e kryenin detyrat e tyre që u përcaktoheshin nga Anglezët.

Ndodhi në ditën e sotme më 25 Janar

Të vitit 1990 vdiq patrioti shqiptar Enver Hadri

Enver Hadri (1941- 25 shkurt 1990) ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës. Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës në të cilën bashkëvepronin Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrija, Agim Rodoniqi etj.. Organ i kësaj organizate ishte revista Zëri i Kosovës në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes të cilës bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si Unioni Evropian, NATO, etj,. Në Bruksel, në rrugën e Shqipërisë (Rue d'Albanie) ai formoi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Vrasja
Më 25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Sent Zhil (origj. Saint Gilles), Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiq (Veshko)[1], Andria Lakoniq, dhe Darko Ashanin, e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t'ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.

Andria Lakoniç u vra një muaj më vonë nga bashkatentatori i tij V. Vukotiç në një diskotekë (NANA) në Beograd. Darko Ashanin u arrestua në Greqi më 1995, me ç’rast një gjykatë greke urdhëroi ekstradimin e tij në Belgjikë për gjykim, por me ndërhyrjen e Ministrit Grek te Drejtësisë Janis Potakis ai u dërgua në Serbi ku u vra më 1995. Veselin Vukotiq është arrestuar në Spanjë në vitin 2006 dhe ka qenë në burg në Belgjikë deri me 19 dhjetor 2008 kur i është dorëzuar autoriteteve serbe.

Sipas policisë spanjolle, Vukotic, përpos vrasjes së Enver Hadrit ai kishte edhe dokumente paditëse për kryetarin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq në lidhje me vrasje të shumëta. Në vitin 2003, një dëshmitar i mbrojtur në gjykimin e Millosheviqit ka dëshmuar se zotëri Vukotiq ka pranuar vrasjen e Hadrit. Dëshmitari i mbrojtur ka dëshmuar prapa xhamit me ngjyrë duke thënë se: Vukotiq ‘më ka treguar për likuidimin e shqiptarëve në gjithë Evropën. Ai e bërë këtë më urdhrin e shërbimit sekret jugosllav. Të fundit që e ai e ka vrarë ka qenë Hadri.

Ndodhi në ditën e sotme më 24 Janar

Të vitit 1822 vdiq ALI PASHË TEPELENA

Ali Pashë Tepelena ishte sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.

Lindi në Tepelenë (Laberi) në një familje feudalësh ushtarakë dhe u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze për t'u bërë sundimtar i vetëm i vendit duke përdorur gjithë mjetet, dhunën, dinakërinë, po aq sa edhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendas. Moktar, gjyshi i tij vdiq, me shpatën në dorë, gjatë ekspeditën e osmanëve kundër Korfuzit në 1716. Vdekja e babait të tij, Veli, ka shkatërruar shumë familje. Aliu do të bashkonte një grup grabitësish në rininë e tij. Ai ishte përgjegjës për bastisje të ndryshme, deri në arrestimin e tij nga Pashai i Beratit. Ai arriti megjithatë të shpëtojë dënimit nga hyrja në shërbim të tij. Ai pastaj kaloi në shërbim të një armiku të Pashës së Beratit, Pashait i Delvinës. Aliu u martua me një vajzë të këtij të fundit. Ajo i dha dy djem që u shquan : Moktar dhe Veli. Nuk ishte e gjatë për të intriga kundër vjehrrit të tij. Ai shpreson, pas ekzekutimit të tij, për të trashëguar pashallëkun tij.

Më 1784 fitoi gradën e Pashait si komandant ushtarak pranë Valiut të Rumelisë në Sofje. Po këtë vit siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës.

Në vitet 1786-88 u bë derbendpashë dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë, sidomos me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare.

Rreth 1787, i thirrur në Kostandinopojë Tepelenë Dervenci Ali-Pasha (Marshall,- titull ushtarak) për gjithë e Thesalisë. Ai ishte i lejuar për të mbajtur nën vehte katër mijë burra për të luftuar kundër kaçakëve e të krishterëve. Ish-kaçak vetë, ai dinte të gjitha turket. Ata ai nuk e mbyti, por i mori në shërbim të tij. Sulltani shpërblen atë në mënyrë të suksesshme dhe me emrin Ali Pasha (Pasha në turqisht) në Trikala, Thesalisë.

Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe «tiranët e vegjël» si shkaktarë të anarkisë feudale në vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja. Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t'u shkëputur prej këtij.

Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet 1812-1819 një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanë rezultat. Rivaliteti midis Vezirit të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri Mustafa Pashë Bushatlliun të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të mente masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë tepër i rrezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t'u bërë i pavarur nga Porta. Në vitet 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të Etolisë e Akarnanisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje.

Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë.


Portret i Ali Pashë Tepelena
Politika e Ali Pashë Tepelenës që synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare nën sundimin e pashallëkut të Janinës, më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis shqiptarëve dhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmuan për të përgatitur truallin për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane të popullit shqiptar për Rilindjen Kombëtare.

Ndodhi në ditën e sotme më 23 Janar

Të vitit 1916 vdiq Isa Boletini në Podgoricë 

Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar ku bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e Kosovës, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Boletin, Mitrovicë. Ai pati një nam të madh për guximin dhe arritjet
Jeta dhe vepra atdhetare
Mbiemri origjinal i familjes Boletini ashtë Maksutaj nga fisi Shalë i vendosur ne Isniq pranë Deçanit, dhe me vonë migruan drejt fshatit Boletin në pjesën veriore të Kosoves, prej nga mueren dhe mbiemrin. Bëmat e tij u bënë legjenda, dhe arratisjet e tij nga turqit e serbët përralla. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë. Ai mori pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës ku u mori përsipër që vendimet e Kuvendit do t'i zbatonte me përpikmëri. Por armiqtë shekullor të Shqipërisë si gjithmonë, sa e panë se shqiptarët filluan të organizohen, gjetën një kalë troje që e futën në mes për të perçarë shqiptarët. Pikërisht kur Lidhja e Pejës po merrte po atë shtrirje e atë karakter Kombëtar si të Lidhjes së Prizrenit, me dorën tradhtare të shqiptarit Mahmut Zajmi të shitur te osmanlia e te Serbia, më 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes së Pejës, të madhin Haxhi Zeka. Betejën e parë me ushtrinë osmane Isa Boletini e ka bërë në vitin 1895. Valiu i Kosovës Hafiz Pasha i dha urdhër majorit Mehmet Efendiut që ta sulmonte në befasi Isa Boletinin ditën e Bajramit. Por Isai ishte mësuar me pabesitë e osmanlijve dhe rrinte gjithmonë në pritje për çdo të papritur. Në atë kohë majori turk në krye të një taborri ushtarësh u nis për Boletin. Ndërkohë Isai i kishte zënë pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetëm që e shpartalloi ushtrinë osmane po vrau shumë prej tyre dhe vetë majorin që e la kokën në luftë. Ndërsa Isai me forcat e tij i shkoi në fshatin Banjë dhe i çoi fjalë Veliut: "Shnosh e mirë arrita në Banjë, ndërsa majorin Mehmet Efendiun e lash në Boletin. Po të doni urdhnoni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u përhap si rrufe në tërë Kosovën dhe autoriteti i Isait urrit shumë sidomos në Kosovën Veriore. Në atë kohë Kulla e Boletinëve u bë një vend peligrinazhi ku shkonin shumë vizitor jo vetëm shqiptar, po edhe gazetarë e korrespondent të huaj gjë e cila i ra në sy qeverisë osmane. Mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, madje ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës.

Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë Rusia do të hapte një konsullatë. Qëllimi i saj ishte për t'i shkuar në ndihmë Serbisë. Në atë kohë Isa Boletini, sa e mësoi atë lajm, i çoi fjalë Valiut duke i thënë se ai nuk do ta lejonte që të hapej konsullatë ruse në Mitrovicë. "Na nuk do të lejojmë kurrë që të vijë kangjalloz të Miskokit në Mitrovicë", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetësoi shumë qeverië osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatës dhe ajo vendosi që me çdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumë të vështirë ta bënte atë veprim se me Isain nuk ishte më vetëm Shala, por Mitrovica me Vushtëri e Llap. E ndodhur para këtij fakti, ajo vendosi që ta bindë me të mirë Isa Boletinin.

Mbas shumë përpjekjesh ajo ia arriti qëllimit që ta bind Isain që ai të shkonte në Stamboll, por Isai iu vuri këto kushte:

1) Konsullit rus t'i ndalohej ardhja në Mitrovicë

2) Të lihem i armatosun e me shokë

3) Të banojë vetëm në Stamboll

Mirëpo në pikën e parë qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi në Mitrovicë. Por populli që ishte lidhur me besë se nuk do ta lejonte të hapej konsullata ruse në Mitrovicë, u çua në këmbë dhe filoi luftën. Në atë kohë Konsulli rus që ishte artilier, doli vetë të komandonte topçijt kundra shqiptarëve. Një rezervist shqiptar në ushtrinë osmane pyeti: "Po kush asht ai që po komandon topçijt? Dhe kur i thonë se ishte kangjalozi rus, ai menjëherë ia ktheu pushkën dhe e vrau. Në Stamboll Isai mbajti një qëndrim të papërfillshëm ndaj pashallarëve e qeveritarëve dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një vend strehimi për patriotët dhe shtëpi bamirësie për hallexhinjtë që shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua të kthehej në Kosovë pas katër vitesh, më 1906 kur Rusia u mund në luftë nga Japonia se përndryshe s'kishte për t'u liruar kurrë. Kur ia komunikuan lrimin ai tha: "Ma çoi Zoti Zhapanin (Japonezin) në ndihmë e ia theu kryet Muskovit (Rusisë) e mue m'u dha mundësia të kthehem në Kosovë". Sulltani i dha titullin Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: "Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit në Kosovë Isai priti e përcolli miq e dashamirë dhe merrte informata nga ata që e vizitonin se si i kishin punët me qeverinë në vendet e tyre. Me këtë ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj të gjithë ishin të pakënaqur e të gatshëm për veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur të fillonim ndonjë kryengritje për të fituar të drejtat tona, a jini të gatshëm të baheni fidakqor? (flijuar)", dhe të gjithë iu përgjigjën se ishin gati. Më 1901-1902, Boletini u caktua si koka e "Rojeve shqiptare" të Sulltan Abdul Hamid II (1876-1909) në Stamboll, ku kaloi 4 vitet e ardhshme. Ai qëndroi në këtë pozitë deri më 1908, kur në nëntor ai i dhá përkrahjen Revolucionit Xhonturk. Ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajt (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e antishqiptare të xhonturqëve. Kur Xhavid Pasha dërgoi 7,000 burra me në krye Dervish pashën drejt Shqipërisë që të nënshtronte Kosovën, Isa Boletini me një grusht burrash shtjelluan një mbrojtje të guximshme. Gjatë dëbimit trupat osmane dogjën kullën e familjes së tij në shenjë hakmarrje. Armiqësia ndaj serbëve nisi po më 1908, kur Isa me njerëzit e vet çarmatos bandat serbe të komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, të furnizuara me armë po nga Rusia. Në 1909 Boletini udhëhiqte betejat nga Prishtina në Prizren e më tej edhe më gjërë, Burri i Kosovës luajti rolin qendror si kryetar i kryengritjes të përgjithshme në pranverë të 1910 kur udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910 ku turqit thyhen keqas e më pas ndërton edhe njëherë shkollën shqipe dhe kullën që edhe sot qëndrojnë, e më tej kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë (kjo e fundit u përball me aneksimin e synyar të Sanxhakut) në Shqipëri. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane të viteve 1910-1912. Mbështeti kryengritjen antiosmane të v. 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe Podujevë-Prishtinë më 1912. Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në këtë periudhë emri i tij u lakua e komentua shumë në shtypin e kohës i lidhur me betejat e Cernalevës, Kaçanikut, Shkupit dhe të Kalasë së Mitrovicës, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus që ndihmonte serbët në operacionet kundër shqiptarëve.


Isa Boletini në Vlorë
Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,- ku tregohet se Ismail Qemali i ofroi një post ministri, e Isa ìa ktheu "Jo Ismail, se duhen njerëz të shkolluar", dhe i rekomandoi M. Derallen. Këtu ngarkohet dhe krijon Gardën e parë të Ushtrisë shqiptare duke vendosur rregull në disa zona të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar e përfaqsues i Ushtrisë Shqiptare, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Historiani Edwin Jacques tregon një anekdotë që trajton sa vijon: “Sa hyri në godinën e Ministrisë së jashtme britanike që të mbronte çështjen e kombit të tij, polici i sigurisë i kërkoj të hiqte revolen nga brezi dhe t'a linte në vendin e posaçëm ngaqë duhet të hynte i paarmatosur. Ai e dorzoi pa u ankuar. Gjatë takimit, ministri i jashtëm, Sir Edward Grey, e shoqëroi Boletinin drejt vendit për të rimarrë revolen e tij. Ku ministri qeshi, ‘Gjeneral, gazetat mund të shkruajnë nesër se Isa Boletini, që as Mahmut Shefqet Pasha s'mund t'a çarmatoste, sapo u çarmatos në Londër.’ Boletini ia ktheu me një përqeshje të butë, ‘Jo, jo, as në Londër!,’ dhe nxori nga prapa një revole të dytë.”[1]

Shqiptarët që shkuan në Londër lanë përshtypje të mira (edhe pse në rrezerva i vetmi që përballonte nivelin e homologëve ishte Luigj Gurakuqi,- sipas At Gjergj Fishtës). Në një rast kur Aubrey Herbert si kryetar i komitetit bashkë me Tonin Prekên shërbyen si përkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George ku u tha sa vijon,

"Thuaji atij,” tha Isa, "që unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe që unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë.” E tha me shumë shprehi, ”E thuaji që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqipëtarët kemi vuajtur shumë për të harruar."

Në takimet e shpeshta Gjenerali me qeleshe të bardhë la një mbresë të fortë të zakoneve shqiptare, ku askush nuk mund ta shihte pa e admiruar atë. Ai zuri shumë miq, që i treguan lavdinë e Londrës. "Por prapë,” ai i thoshte mikut të tij Aubrey Herbert, "madhështore siç është, e të sjellshëm siç jeni ju Anglezët, Unë nuk do ta ndërroja këtë me shkëmbijtë dhe lumejt e mi.” Ai u kthye në Shqipëri, ku trupat e tij mbrojtën Princ Wilhelm zu Wied deri në nisjen e tij nga Shqipëria, dhe me mbështetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmërinë e parë shqiptare. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët "Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!" kur Ibrahim Pasha u kërkoj shaljanëve me Isën në krye të mos niseshin për në Shkup e u premtoi poste. Më 1916 gjendet në Shkodër për të organizuar mbrojtjen nga malazezët. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin dhe tre luftëtarë të tjerë.

Bëhet fjalë mbase për një sekuencë, së cilës fare pak i afrohen versione të ngjashme të historisë botërore, qofshin të hiperbolizuara nga fantazistë. Ja skena e papërsëritshme: "I futur në kurth, Isa Boletini qëllohet nga të gjitha anët me plumba, por nuk bie teksa arrin të qëllojë deri në fund mbi ekzekutorët e vet. I bërë sallatë nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr zë, nuk dridhet, nuk bën asnjë hap pas, si të ishte prej shkëmbi. Dikur plagët e rrëzojnë në gjunjë, por sërish ai arrin të mbajë armën në duar duke qëlluar... Dhe në momentin që dora e djathtë i copëtohet, e kalon revolen në të majtën...".

Prologu i vrasjes[redakto | redakto tekstin burimor]
Vrasësit e njeriut më të fortë në krah të Ismail Qemalit, njeriut që shpalli Shqipërinë të pavarur, ishin xhandarët malazezë të urdhëruar nga qeveria e këtij vendi, kurse ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë francezë. Ishte janar i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur në asnjë rezistencë. Porse qeveritarët e Malit të Zi, pa u turpëruar nga ky pushtim, pa u turpëruar prej faktit se nuk rezistuan deri në fund, u kujdesën gjithsesi të hiqnin qafe armikun e hershëm, shqiptarin e tmerrshëm, Isa Boletinin, të cilin e mbanin prej disa kohësh të izoluar. Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së shqiptarit të madh nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendimeve të fuqive më të mëdha të Evropës në takimin e Londrës më 1913. Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët afrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral. Pikërisht këtu nis edhe plani për ekzekutimin e shqiptarit të madh. Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë në Shkodër, por kjo do u vinte në mendje më pas. Gjithsesi Isa Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i paraqitur si urdhër i ministrit të Jashtëm francez për t'i nxjerrë në një vend neutral. Ndërkohë, anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon "mikun që i hapi derën i pari". Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën survejim.

Ekzekutimi

Thyerja e frontit malazez nga austriakët në të njëjtën periudhë kohe dënon me vdekje përfundimisht Isa Boletinin. Ushtarët malazezë e shoqërojnë atë bashkë me njerëzit më të afërt në Danilograd dhe më pas në Podgoricë. Më 23 janar 1916, në ditën kur malazezët po u dorëzonin kryeqytetin pa luftë austriakëve, duket urdhri për vrasjen e Boletinit dhe njerëzve të tij nuk mund të shtyhej më tej. Ekzekutimi i besohet një njësie ushtarake që kishte për qëllim mbajtjen e rregullit në qytet, deri në dorëzimin e tij trupave austriake. Ja rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, që i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit: "Nja 80 xhandarë kishin zënë pritë në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike. Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit të kasnecit, po ktheheshim për në shtëpi, te axha (Isa), patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, na ndali. Kur oficeri urdhëron ndalimin, xhandarët me pushkët gati të qëllojnë pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndërhyn duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjë nga këta!". Por që tre vëllezërit nuk kanë mundësi të lajmërojnë Boletinin për vendimin e malazezëve, pasi me përdhunë, nën kërcënimin e armëve mbyllen në një shtëpi dhe mbahen të bllokuar. Në këtë kohë Isa Boletini, vet i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës pa e dalluar se edhe nga pas krahëve xhandarët e mbyllën udhën që të mos kishte asnjë mundësi daljeje. "Një oficer komandues u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton: Jo besa! S'ja kam dorëzue, as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr armën. I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi. Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar. Brenda disa minutave, të rrethuar nga të gjitha anët nga dhjetëra xhandarë, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjetër mbetën të vrarë tetë xhandarë dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezë të strehuar në prefekturën e qytetit", rrëfen i mbijetuari.

Sipas Gjillasit

Nuk ka ndodhur shpesh që sllavët të shkruajnë me respekt për shqiptarët, aq më pak ata të jugut. Por duket madhështia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, në veprën e tij "Toka pa Drejtësi", botuar në versionin anglisht në Nju Jork, në vitin 1958, shkruan me respekt për shqiptarin në këtë vepër të tijën, që shumë e kanë krahasuar të barasvlershme me "Donin e Qetë" të Shollohovit. Ja si e sjell ai momentin e vrasjes së Boletinit: "Beteja e Isës me ushtarët e tij vullnetarë nuk kishte vazhduar shumë, pavarësisht heroizmit të rreptë të shqiptarëve. Nga kjo goditje kishte rënë udhëheqësi i tyre dhe besnikët e tij të devotshëm. Njerëzit më të afërt të Isës ishin likuiduar dhe të tjerët ishin shpërndarë në katër anë. Isa Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, madje për një kohë të gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për të mbajtur pushkën, qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjë prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vështruar me sytë e mëdhenj dhe të përgjakur, kishte thënë çka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrenjtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndienim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megji-thëse ai ishte krenar që ishte vrarë prej grupit të tij. Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur, në mes të rrugës së madhe, pa iu lutur kërkujt dhe pa falur askënd, ashtu drejt në këmbë, i pambrojtur. Admirimi për të bënte pjesë gjithashtu në pikëllimin tonë. Në qoftë se një njeri duhet të vdesë, do të ishte mirë të binte ashtu siç kishte rënë Isa Boletini. U kujtoftë për jetë nga ata që e panë dhe nga ata që kanë dëgjuar për të! Shumë më vonë ne i patëm treguar babait dhe e ngacmonim për këtë, se kishim lexuar që Isa Boletini kishte vdekur në Shkodër. Babai nuk e pranonte një gjë të tillë. Por për të nuk kishte aq rëndësi nëse ky kishte qenë Isa Boletini vetë, apo ndonjë nga oficerët e tij, kryesorja ishte se shqiptarët që kishin luftuar në atë betejë dhe, sidomos prijësi i tyre, që nuk mund të ishte njeri tjetër veç Isa Boletini, ishte vrarë. Babait i kishin thënë se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte për të, fakti i rënies së tij ishte provuar për jetë të jetëve me zjarrin e pushkëve".

Varrimi

Të marrë në pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezë u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do të provokonte ngjarje për të djegur dhe plaçkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarë duke sulmuar prefekturën në përpjekje me patrullat e ushtrisë. Organizatorë të drejtpërdrejtë të vrasjes ishin ministri i Luftës, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollës, komandanti i Përgjithshëm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punëve të Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricës, Ramadanoviçi e të tjerë. Trupat e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij u vendosën fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë edhe identifikimi. Varrimi u bë në Podgoricë dy ditë më pas me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve banorë të zonës. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti një fjalim para se arkivoli i Boletinit të futej nën dhe. Gjithsesi askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin të vrarë. Po kështu nuk u besua dhe një komunikatë zyrtare e ushtrisë austriake, që jepte lajmin e vrasjes së tij "gjatë një përpjekjeje me malazezët". Eshtrat e tij u transportuan në Boletin me 25 shtator 2004[2]

Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.

Ndodhi në ditën e sotme më 22 Janar

Të vitit 1927 - U bë emetimi i parë i drejtë për drejtë në gjithë botën i komentimit të ndeshjes futbollistike Arsenal vs. Sheffield United në Highbury. Ndeshja përfundoi 1-1.

Arsenal F.C. (Arsenal Football Club) është klub futbolli anglez me seli në veri të Londrës. Arsenal konsiderohet si një nga klubet më të suksesshme të Anglisë, Arsenali u krijua, në fillim si një klub futbolli amator, nga një grup punonjësish në ish uzinën e armatimeve në Woolwich, Londër.



Në vitin 1913, klubi u zhvendos nga lindja e Londrës në veri të saj, duke e vënë klubin në rivali të drejtpërdjejtë me klubin sportiv Totenham Hotspër (Tottenham Hotspur FC). Stadiumi i ri i quajtur Haiburi (Highbury) do të ishte shtëpia e këtij klubi për 93 vjet rresht. Aktualisht, klubi është vendosur në stadiumin e ri, Emirates Stadium, në Holloway të Londrës Veriore.

Sheffield United po ashtu është një ekip që gjendet në Londër , edhe ishte ekipi i parë , i formuar në Angli në vitin 1859

Ndodhi në ditën e sotme më 21 Janar

Të vitit 1945 vdiq Aqif Blyta

Aqif Blyta është njëri ndër politikanët dhe patriotët shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet dy luftërave Botërore dhe gjat Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta është veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Haqf-efendia është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga qetnikët. Aqif efendiu është lindur në N. Pazar në vitin 1887. Në N. Pazar babi i tij Emin-aga Blyta kishte ardhur nga Gjakova. Aqif Blyta ka kryer akademinë ushtarake në Manastir, në të njëjtën akademi ku kishte studiuar edhe kryetari turk Mustafa Kemal Atatürk. Me kryrjen e akademisë kishtë arritë gradën e kapitenit. Në shtetin e ri të Mbretërisë Jugoslave, Aqif Blyta ishte një ndër të parët për formimin e Partisë Xhemijeti të myslimanëve shqiptarë. Më 18 dhjetor 1919, kur u mbajt edhe Kuvendi i saj themelues, Aqif Blyta zgjedhet sekretar[1]. Xhemijeti bashkonte myslimanët, boshnjakët dhe shqiptarët. Në verën e vitit 1919, në Shkup, mori pjesë në Kongresin themelues të organizatës ”Xhemiet” (Bashkimi). U shqua si aktivist i asaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Më 1920 u zgjodh kryetar i bashkisë së Pazarit të Ri. Pasi që nuk pranuan të jenë nën diktatin e mbretit Aleksandër dhe të Nikolla Pashiqit, Xhemijetit në vitin 1924 i ndalohet veprimtaria. Që nga ky vit e deri në vitin 1990 shqiptarët dhe popujt tjerë joserbe nuk kanë patur partitë e tyre politike.

Në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonëse ishte përfaqësues më në zë i popullsisë së trevës së Sanxhakut , për shkak të manipulimeve dhe grabitjes së votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit të Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene, përkatësisht të Mbretërisë së Jugosllavisë (1929-1941). E arriti atë vetëm në zgjedhjet e vitit 1923. Në parlamentin jugosllav u shqua si përkrahës e bashkëpunëtor i afërt i Ferhat Dragës; kundërshtar i vendosur i politikës së ndjekur nga qarqet serbe, për shpronësimin dhe shpërnguljen me dhunë të popullit shqiptar.

Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. Aqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi, ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhaja të cilët më në fund ishin tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët të cilët vinin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej tërë Sanxhakun me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Aqif Blyta me ushtrinë e tij të formuar dhe me ndihmen e njësive nga Peshteri dhe me ndihmën që i arriti nga vëllezërit kosovarë nën udhëheqjen e Shaban Polluzha arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.

Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e çuan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacën me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet ( lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.

Ndodhi në ditën e sotme më 21 janar

Të vitit 2004 vdiq IBRAHIM RUGOVA

Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Pastaj, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e veta shkencore i zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.

Ndodhi në ditën e sotme më 21 Janar

Të vitit 1925 Shqipëria bëhet republikë

Shqipëria (gegërisht: Shqipnia, historikisht: Arbri ose Arbëria, ndërkombëtarisht: Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë ngushtesës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe mbi 2.8 milion banorë, prej të cilëve mbi 900,000 banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme, Tiranën.

Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kanditete për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit

Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2011 nga disa gazeta të njohura.

Ndodhi në ditën e sotme më 20 Janar

TË VITIT 2009 BARACK OBAMA BËHET PRESIDENTI I 44 I SHBA-ve DHE I FUNDIT DERI MË SOT 

Barack Hussein Obama (i lindur më 4 gusht 1961 në Honolulu, Hawaii) është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Barack Obama është fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2009. Ai është presidenti i parë afro-amerikan (zezak).
Në vitin 2004 ai u zgjodh në Senatin amerikan për Illinois. Kandidaturën si president për fushatën e zgjedhjeve e shpalli më 10 shkurt 2007 në Springfield (Illinois). Më 3 qershor 2008 Obama arriti, sipas të dhënave të CNN, shumën e domosdoshme të votave për t'u nominuar si kandidat për president brenda partisë së tij, duke lënë pas në këtë mënyrë konkurrenten dhe senatoren amerikane, gruan e ish-presidentit të ShBA-ve, Hillary Clinton. Më 27 gusht 2008 Barack Obama u emërua në mënyrë zyrtare nga të deleguarit e Partisë Demokratike si kandidat për president.
Fëmijëria dhe rinia
Barack Obama u lind në Honolulu si fëmija e prindërve Stanley Ann Dunham (1942–1995) dhe Barack Obama Senior (1936–1982). I ati ishte me origjinë nga Alego, Kenia, ndërsa e ëma amerikane nga Wichita, Kansas.

Në vitin 1964 prindërit e tij divorcohen dhe i ati vijon studimet në Universitetin Harvard. Obama e shikon të atin për herë të fundit kur ai i është dhjetë vjeç. E ëma martohet me një student nga Indonezia dhe shkon më 1967 së bashku me djalin e saj në Jakarta, qytetin e bashkëshortit të ri.

Më 1971 Obama kthehet përsëri në Hawaii dhe rritet nën kujdesin e gjyshit dhe gjyshes nga ana e së ëmës, Madelyn (1922-2008) dhe Stanley Dunham (1918-1992). Shkollën e mesme e përfundon në vitin 1979 me rezultate të shkëlqyera. Në atë kohë Obama paramendonte të bëhej lojtar basketbolli.

Në qershor te vitit 1988, Obama takoi Michelle Robinson, e cila më vonë u bë bashkëshortja e tij. Ata filluan të dilnin më vonë atë verë, u fejuan në vitin 1991 dhe u martuan në 3 tetor të vitit 1991. Fëmija e parë e çiftit ishte Malia Ann, e cila lindi në vitin 1998. Në vitin 2001, ata lindën fëmijën e dytë, Natasha ("Sasha").

Studim dhe profesion
Barack Obama studioi fillimisht në Occidental College në Los Anxheles dhe më pas ndërroi më 1981 në Universitetin e Columbias në New York. Pas diplomimit si Bachelor në vitin 1983 në shkencat politike ai punoi për një vit në ndërrmarrjen Business International Corporation në New York. Më 1985 ndërroi Obama vendbanimin në Chicago, ku punoi për një organizatë jofitimprurëse. Më pas studioi për tre vjet drejtësi në Universitetin Harvard (fakullteti Harvard Law School). Më 1991 Obama mbaroi studimet e larta si jurist me magna cum laude.

Pas kësaj kohe studimi, Obama u kthe më 1992 në Chicago dhe filloi me aktivitetin e tij politike: Me një fushatë për regjistrimin e votuesve të qytetarëve afro-amerikan të Chicagos ai mobilizoi mbi 150,000 njerëz për votimin e Bill Clinton si president i ShBA-ve. Deri në vitin 2004 ai mësonte drejtësi kushtetuese në Universitetin e Chicagos.

Kariera politike
Më 1996 Obama u zgjodh si deputet i një rrethit të Chicagos në Senatin e Illinois.

Që nga 4 janar 2005 Obama e përfaqësonte shtetin federal të Illinois në Senatin e ShBA-ve.

Zgjedhjet presidenciale 2008
Artikulli kryesor: Zgjedhja presidenciale amerikane 2008.
Në 4 nëntor 2008, Obama u vu kundër John McCain në zgjedhjet presidenciale amerikane. Ai u bë i pari afro-amerikan që kandidoi për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Në fjalimin e tij të fitores, Obama deklaroi: “Ndryshimi po vjen në Amerikë”. Sllogani i tij Yes We Can (Po Ne Mundemi) u bë e njohur në të gjithë botën.

Ndodhi në ditën e sotme më 19 Janar

Të vitit 1936 Lindi Mahmut Bakalli

Mahmut Bakalli politikan Kosovar, lindi në Gjakovë më 19 janar 1936 dhe vdiq në Prishtinë më 14 prill 2006.
Mahmut Bakalli
Shkollimin e mesëm e kreu në Prizren, ndërsa Fakulltetin e shkencave politike e kreu në Beograd. Punoi si pedagog në Universitetin e Prishtinës, ishte Kryetar i Komitetit komunal të LK të Prishtinës, pastaj edhe kryetar i Komitetit krahinor të Lidhjes së komunistëve të KSAK-së si dhe anëtar i Kryesisë së Komitetit Qendrorë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë nga viti 1971 deri më 1981. Mbas shpërthimit të demonstratave studentore-gjithpopullore në tërë Kosovën, gjatë vitit 1981, si dhe mospajtimeve me qëndrimet e Kryesisë së KQ të LKJ-së, jep dorëheqje nga funksionet politike-partiake dhe me këtë veprim, distancohet nga programet dhe aktivitetet për implementimin e strategjisë së LKJ-së, serbo-komuniste, për Kosovën. Mirëpo, gjatë viteve vijuese, pos punës së pedagogut në UP, është pjesmarrës i denjë, si politikolog dhe intelektual, në jetën dhe zhvillimet politike-publike brënda dhe jasht Kosovës, si strateg dhe mbështetës i zgjidhjes së çështjes shqiptare dhe, në veçanti, të Kosovës në Ballakan.

Gjatë viteve 2001-2004 ishte deputet i AAK-së, i përbërjes së I-rë pas luftës, në Kuvendin e Kosovës. Në ndërkohë, pas zgjedhjeve të II-ta qenrore në Kosovë, me formimin e Qeverisë së koalicionit LDK-AAK, ishte këshilltar politik i ishkryeministrit Ramush Haradinaj, poashtu ishte edhe këshilltar politik i kryeministrit Bajram Kosumi.

Ndodhi në ditën e sotme më 17 Janar

TË VITIT 1468 VDIQ SKËNDERBEU

Skënderbeu (emri i vërtetë: Gjergj Kastrioti) lindi në 6 Maj në vitin 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.

Biografia

Skënderbeu
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Mat. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.


Tek "Sheshi Skënderbeu" në Tiranë
Epoka e Skënderbeut në veprat e autorëve shqiptarë
Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Ishte Dhimiter Frângu (dhe jo Dhimiter Frëngu) qe shkroi i pari jetën e Skënderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frângu ishte bashkëshoqërues i gjithë jetës dhe luftërave të Skënderbeut, arkëtar e shoqërues në udhëtimet e Princit Shqiptar, ndrysh nga Marin Barleti ku ka edhe trillime. Shkrimet latinisht të Frângut të vitit 1480, 12 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, mjerisht u përvetësuan nga të tjerë, dhe përkthimi dhe botimi i saj italisht u bë më vonë, pas vdekjes së Frângut. Patjetër se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim të shek të XVI (1504) kushtuar luftës heroike të arbërve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës) pati jehonë të madhe. Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frângut. Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Siç e thame një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frângu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut.

Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci.

Ndodhi në diten e sotme më 17 Janar

TË VITIT 1982 VDIQËN BARDHOSH E JUSUF GËRVALLA DHE KADRI ZEKA

 

JUSUF GËRVALLA 


Jusuf Gërvalla poet shqiptar dhe atëdhetar i shquar, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit, nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar 1982) në Untergrupenbah (Gjermani).

Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarë dhe atëdhetarë i shquar përe liri deri në vdekje.

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.

Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.
BARDOSH GËRVALLA po ashtu atdhetar i shquar , vdiq mizorisht së bashku me dy shokët e tij, në untergrupenbah në Gjermani
KADRI ZEKA
Kadri Zeka lindi më 25 prill të vitit 1953 në fshatin Poliçkë, Malësia e Hogoshti-t. U lind më 25. 04. 1953 në fshatin Poliçkë, Malësia e Dardanës (Kamenicë). Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Meqë më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan, këtu mbaroi shkollën e mesme. Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Jurdik, në Prishtinë, dega e gazetarisë. Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë me Rexhep Malën, Hilmi Ramadanin dhe Hydajet Hysenin, që ishte shoku i tij i pandashëm. "Në fakt ky katërsh ka funksionuar, poashtu fshehtë, si një bërthamë gjysmë e organizuar, edhe gjatë viteve të mëparshme.

Shkollimi
Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan dhe këtu mbaron shkollën e mesme. Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dega e gazetarisë.
Veprimtaria ilegale atdhetare politike
Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë me dëshmorin Rexhep Mala, Hilmi Ramadanin e Hydajet Hysenin. Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kalon në Komitetin Drejtues (që ishte organi më i lartë i Organizatës), në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij. Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë. Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut, (mësues në Gmicë të Dardanës). Ka mbajtur lidhje të fshehta meRexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg. Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1978 hetohet veprimtaria e tij. Fillimisht Kadriu shkon për disa javë në Turqi, por meqë nuk kishte ndonjë risi kthehet prapë në Kosovë. Më pastaj Kadri Zeka shkon në Zvicër, në qytetin St. Gallen, ku ndihmohet nga anëtarët e Organizatës si Hasan Mala, Kadri Abdullahu, etj. Në Zvicër Kadriu tregohet shumë aktiv : vë kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijon lidhje me simpatizantë të çështjes shqiptare në Zvicër

Ndodhi në ditën e sotme më 17 Janar

Të vitit 2009 vdiq Qamil Batalli

Qamil Batalli lindi në Prishtinë. Në vendlindje mbaroi shkollën e mesme, për të vazhduar më pas universitetin në Beograd. Njihet kryesisht si poet dhe prozator për fëmijë, por herë pas here është marrë edhe me tregime humoristike për të rritur dhe dramë. Ka botuar 14 përmbledhje me poezi, duke filluar nga mesi i viteve '60, deri nga fundi i viteve '80.

Drama e tij “Ejona” 1987, mishëron një sinteze të fuqishme të mitit të pushtetit të dhunës në formën e fantazmave të vjetra, në petkun e ri që pasqyrohet si parabolë e stigmatizimit të hipokrizisë dhe nënshtrimit. Qamil Batalli ndërroi jetë më 17 janar të vitit 2009 në Prishtinë ku edhe u varros.

Veprat e tij janë :
Buzëqeshjet, 1966
Njomëzat, 1968
Mësuesja dallëndyshe, 1980
Rrota e historisë, së bashku me autorin Agim Deva, 1983
Tregime të zgjedhura për fëmijë, 1984
UÇ salincak: (öyküler), 1984
Abetare, së bashku me autorin Fatmir Krypa, 1985
Ejona, 1987
Përralla popullore mbi kafshët, së bashku me autorët Bedri Dedja e Marko Safo, 1988
Agimet e kaltëra: roman për fëmijë të rinj, 1989
Gëzimi im: libër leximi e gjuhe për klasën e parë të shkollës fillore, së bashku me autorët Mehmet Gjevori e Salih Lutolli, 1990
Buzëqeshjet: libër leximi e gjuhe për klasën e dytë të shkollës fillore, së bashku me autorët Mehmet Gjevori e Musa Kalaveshi, 1990
Dritat tona: libër leximi e gjuhe për klasën e tretë të shkollës fillore‎, së bashku me autorin Mehmet Gjevori, 1990
Kështjella e dritës: libër leximi për klasën IV të shkollës fillore‎, së bashku me autorët Mehmet Gjevori, Anton Berisha, Musa Kalaveshi, 1990
Si ta pagëzojmë fëmijën: fjalor me emra njerëzish‎, së bashku me autorin Hasan Hasani, 1990
Tregime, përralla, legjenda: shkrimtarë për fëmijë : (leksikon i vogël), së bashku me autorët Abdylazis Islami, Adelina Mamaçi, Aqif Malaj, Astrit Bishqemi, Adem Abdullahu, Avdush Canaj, Bardhyl Xhama, Bedri Dedja, Dionis Bubani, Dhimitër Xhuvani, Eroll Veliu, Fejzi Bojku, Ferit Lamaj, Fadil Bekteshi, Gaqo Bushaka, Hajro Ulqinaku, Hamdi Meço, Ibrahim Islami, Ibrahim Kadriu, Jorgji Kodra, Jusufzija Ademi, Kalosh Çeliku, Loni Papa, Mitrush Kuteli, Naum Prifti, Odhise Grillo, Rifat Kukaj, Ramadan Zejneli, Sokol Jakova, Xhahid Bushati, Xhevat Beqaraj, Ymer Elshani, Zejnullah Halili, Halil Zendeli, 1998
Bluza e Albionit
Azgani
Fshehtësia
Kush e ka unazën
Dua të vizatoj një diell
Tregimi për tuliranin

Ndodhi në ditën e sotme më 16 Janar

LINDI ISMAIL QEMAILI

Ismail Qemali lindi më 16 Janar , ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare, deputet në Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë.


JETA
Leu Ismail Hakki më 16 janar 1844 në Vlorë në një nga familjet e mëdha të Shqipërisë së Jugut, i biri i Mahmud Bej Vlorës dhe Hedije hanëm Asllan-Pashali. Pas shtypjes së Kryengritjes kundër Tanzimatit (epopeja e Hekalit, Gjolekës - 1847), Mahmud beu, si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua dhe bashkë me të vëllanë Selim pashën u burgosën në Manastir. Familja iu dërgua pas 15 ditëve në Selanik ku ndejtën për tre vjet. Rrugës për në Selanik i vdes e gjyshja. Në Selanik familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i njohur i Mahmud beut qysh kur kishte shërbyer me po atë detyrë në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik, Ismailit i vdes vëllai i vogël, Sulejmani, i cili u varros në oborrin e xhamisë Ortaj. Me shkollimin fillor nxuri turqishten.

Pas politikës së re të Portës së Lartë familja e Ismailit që ishte e vendosur në Selanik kthehet në Vlorë. Më 1852 lirohet Mahmud beu, i cili kthehet nga Konja në Vlorë; ndërsa i ungji Selim pasha bashkë me një nga krerët, Çelo Picarin, detyrohen të qëndrojnë në Thesali.

Me vdekjen e të gjyshit nga e ëma në Janinë, Tahir bej Asllan-Pashali, i bashkohet s'ëmës për zinë dhe pak kohë më vonë regjistrohet në gjimnazin «Zosimea» në Janinë më 1855. Kushëriri i parë i të atit, Mustafa pasha ish në atë kohë "Myslimme Kalemi" Mydiri pranë të kushuririt, Ismail pashë Tepelenës që ishte atëkohë Valí i Janinës. Në «Zosimea» Ismail Qemali ishte i vetmi nxënës musliman në atë kohë, kaloi aty greqishten e vjetër, latinishten; mori njohuri në matematikë e fizikë dhe privatisht arabisht e frëngjisht. Pasi i ati kthehet në Janinë me të shtypur revoltën e Epirit, i shpreh dëshirën e ungjmadhit, Ismail pashë Plasës dhe ministrit të Jashtëm Fuad pashës që i biri të shkonte në Stamboll. Sipas regjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859.

Në majin e 1860 ndërmerr udhëtimin që i zgjati dhjetë ditë nga Janina për në Stamboll. Banon në shtëpinë e Guiridli Mustafa pashës, i cili qe i afërt nga lisi i qumështit. Fuad pasha e punësoi në zyrën e përkthimeve të Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që vazhdoi dhe studimet për drejtësi. Me një ndryshim të ambasadorit osman në Paris, emërohet atashè pranë ambasadës, por me t'u nisur misioni merr lajmin e vdekjes së të motrës që e shtrëngon të kthehet në Janinë dhe të qendrojë pranë familjes.


Ismail Qemali në moshë të re
Aqif pasha, Guvernator i Përgjithshëm në vitin 1862 e mori ndihmës drejtor të çështjeve politike dhe bëjnë një tur deri kur në shtator në Athinë ndodh grushti i shtetit. Detyrohen për t'u kthyer në Janinë për të marrur masat e duhura që kërkonte kjo ngjarje. Pas Aqif pashës, do t'i shërbente Hysni pashës, Dervish pashës dhe Kaizerli Ahmed pashës deri më 1864. Sipas merakut të së ëmës martohet me një vejushë të re nga Konica, e cila vdiq pas lindjes së vajzës së tyre vitin e parë e jetës së tyre bashkëshortore. Pas disa rrethanash që e shtrënguan të jipte dorëheqjen, vajti në Larisa me ftesë të ungjit të tij Ismail Rahmi pashës, guvernator i përgjithshëm i Thesalisë, i cili e bëri shef të kabinetit të tij.

Mustafa Pasha ia paraqiti në at'kohë (1867) komisarit të lartë për reformat në Bullgari, Mid'hat Pashës. Kur u bë Mid'hat Pasha Sadrazam, e mori me vehte në Stamboll Ismail beun, si sekretar privat. Mori pjesë në komisionin shtetëror për hartimin e kushtetutës turke, e cila u shpall më 1876. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë.

Kur ra Mid'hat Pasha dhe u burgos në Taif, kjo ngjarje la një përshtypje shumë dëmprurëse në karrierën e tij. Pas heqjes së kushtetutës nga sulltan Abdyl Hamiti II dhe pas internimit të Mid'hat Pashes me 1877, Ismail Qemali dërgohet si bashkëpunëtor i tij në internim në Kutahja, ku u mbajt deri ne vitin 1884. Pas kthimit nga internimi e deri në vitin 1899, u emërua përsëri disa herë. Megjithatë, sepse ish shumë i çmuar nga qarqet qeveritare, u emërua pas pak kohe Mytesarrif në Afjon Karahisar (Anadoll). Këtu qëndroi mjaft kohë e tregoi zotësi e shpirt përparimtar. U bë Mytesarrif i klasit I në Manisë, Izmid dhe më së fundi Vali në Kastamonu, dhe në Bejrut. Kudo që shkoi fitoi mirëdashjen e të krishterve dhe të pjesës përparimtare të popullit. Por në Stamboll (në qarqet e Pallatit) rëndonte mbi të mosbesimi edhe dyshimi, që rridhnin sigurisht nga kujtimi i marrëdhënieve të tija të ngushta me Mid'hat Pashën. Mbasi u pushua nga Valillëku i Bejrutit u emërua "Shuraj - devlet Azasi" në degën e Tanzimatit. Në Stamboll qeveria dhe pallati vëzhgonin çdo sjellje të tij. Ishte vazhdimisht nën vërejtjen e policisë së fshehtë. Më së fundi vëndosën ta dërgojnë Valí në Tarabullus, Libi. I paraqiti Abdyl Hamitit një promemorje ku, pasi përshkruante gjendjen e rëndë të brendshme e të jashtme të Perandorisë, korrupsionin, arbitraritetin e keqadministrimin që zotëronte në aparatin shtetëror qëndror e lokal dhe mungesën e të drejtave njerëzore e politike për gjithë shtetasit, parashtronte programin e tij të reformave. Ai propozonte që të zbatoheshin me ngut reforma radikale, të cilat duhet të ishin të pergjithshme, t'u siguronin shtetasve të drejta në qeverisjen e vendit, lirinë e mendimit e të veprimit. Në promemorje kërkohej që të rivendosej e të vihej menjëherë në jetë kushtetuta e vitit 1876, së cilës duhej t'i bëheshin ndryshime e përmirësime që t'u përshtateshin gjendjes së Perandorisë Osmane në fundin e shek. XIX dhe lëvizjeve kombetare te popujve; këto ndryshime e përmirësime do të miratoheshin nga asambleja kushtetuese, që do të thirrej posaçërisht për këtë qëllim. Ismail Qemali mendonte që në vend të regjimit absolutist të sulltanëve osmanë të vendosej një monarki kushtetuese parlamentare, e ngjashme me atë të disa vendeve të Evropes. Mehmed Said Pasha, ish-kryeministër i Turqisë, shkruante në kujtimet e tij (më 1912) se, bashkë me promemorjen, Ismail Qemali i paraqiti sulltanit edhe projektin e një kushtetute, të cilën ai (Said Pasha) e quante si më të përshtatshme për vendosjen e një regjimi parlamentar në Perandorinë Osmane. Miratimi i një kushtëtute të tillë do t'u hapte rrugën reformave decetralizuese, me zbatimin e të cilave pushteti lokal do të kalonte në duart e vendasve dhe të përfaqësuesve të të gjithë popujve të Perandorise.

Arratisja nga Perandoria
Disa ditë pas takimit që pati me sulltanin, me 28 prill 1900, u arratis nga Turqia së bashku me tre djemtë e tij të vegjël. Në fillim shkoi në Athinë, në Misir, pastaj në Napoli, në Romë, në Lozanë, në Paris, ne Bruksel dhe u vendos në Londër, ku qendroi për një kohë me të gjatë. Në Athinë pati takime edhe me personalitete politike e shtetërore të kohës. Përveç të tjerëve u prit edhe nga mbreti i Greqisë, Gjergji I, që tregoi interes të veçantë për të duke qenë se respektin që gëzonte e kishte në Greqi e kishte nga i ati. Arratisja e Ismail Qemalit bëri përshtypje të madhe në Turqi e në Europë, prandaj sulltani qysh ne ditët e para të largimit të tij bëri disa përçapje për ta tërhequr në Stamboll duke i premtuar poste të ndryshme shteterore, te cilat ai nuk i pranoi. Në emigrim iu kushtua tërësisht veprimtarisë politike në dobi të Levizjes Kombëtare Shqiptare. Krahas me këtë Ismail Qemali, si dhe mjaft shqiptarë të tjerë, mori pjesë në levizjen e Turqve te Rinj, ku u bashkua me perkrahësit e rrymës së decentralizimit që kërkonin zbatimin e disa reformave, nga të cilat mund të përfitonin edhe kombësitë e Perandorisë. Me to u prishën marrdhëniet më 1903, pas mbledhjes së mbajtur në Paris ku idetë e tij binin kundër "Osmanllillekut". Në Bruksel bashkëpunoi me Faik Konicën, duke marrë për pak kohë edhe drejtimin e gazetës së tij, "Albania" (1897-1909). Më pas nxori këtu gazetën e vet "Le salut d'Albanie" (lexo: Shpëtimi-i Shqipërisë). Programin e vet politik per Levizjen Kombëtare Shqiptare Ismail Qemali për herë të parë e shfaqi publikisht në intervistën që i dha gazetës së njohur italiane "Tribuna", me 21 maj 1900, kur ende ndodhej ne Romë; ndersa me 15 tetor të po atij viti ai botoi në revistën "Albania" thirrjen "Vëllezërve shqiptarë!" drejtuar gjithë shqiptarëve, në të cilën paraqiti edhe njëherë pikëpamjet e veta për lëvizjen shqiptare. Në të dyja këto dokumente Ismail Qemali, duke folur per arratisjen e tij, thekson se u largua nga Turqia për t'u bashkuar me vëllezërit e tij shqiptarë dhe për t'u marrë vesh me ta për shpëtimin e atdheut, të Shqipërisë, e cila për shkak të rrokullimës së Perandorisë Osmane rrezikon të copëtohet nga vendet fqinje dhe të humbase bashkë me të. Ismail Qemali parashtroi si një kërkesë të ngutshme, të drejtë e të rëndësishme njohjen e kombësisë shqiptare, pranimin si një kurm e një komb të shqiptarëve që rrojnë tuberisht në Shkodër, në Kosovë, në Manastir e në Janinë, e tej e këtej në viset e tjera të Turqisë Evropiane. Ne sendertimin e ketyre kerkesave ai shihte rrugen e mundshme te konsolidimit te kombesise shqiptare, te afirmimit te shqiptareve si komb me vete dhe te njohjes se identitetit te tyre kombetar ne arenen nderkombetare.

"Ne duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të behemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na perpijë ne. E ardhmja e shqiptarëve, të cilët në gjak kanë mbetur gjithmonë europianë, sigurohet vetëm po të futeshin ne rrugen e qyteterimit evropian.
Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart. Aktiviteti diplomatik dhe tentimi për bashkëpunim me Turqit e Rinj nga ana e Ismail Qemalit u vërejt që me pjesëmarrjen e tij në Kongresin e tyre në Paris që u mbajt në shkurt të vitit 1902, ku së bashku me D. Himën, Jashar Erebarën etj, tentuan që forma e bashkëpunimit të jetë e sinqertë, duke i ruajtur parimet e veta, çka nënkuptonte që të mos cënohet integritetit dhe pavarësia e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në kërkesat e veta, që deri në Kongresin e Dytë të xhonturqve të vitit 1907 nuk u pritën mirë nga turqit e rinj.

Ndodhi në ditën e sotme më 15 Janar

Të vitit 1864 Lindi ISA BOLETINI

Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar ku bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e Kosovës, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Boletin, Mitrovicë. Ai pati një nam të madh për guximin dhe arritjet
Jeta dhe vepra atdhetare
Mbiemri origjinal i familjes Boletini ashtë Maksutaj nga fisi Shalë i vendosur ne Isniq pranë Deçanit, dhe me vonë migruan drejt fshatit Boletin në pjesën veriore të Kosoves, prej nga mueren dhe mbiemrin. Bëmat e tij u bënë legjenda, dhe arratisjet e tij nga turqit e serbët përralla. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë. Ai mori pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës ku u mori përsipër që vendimet e Kuvendit do t'i zbatonte me përpikmëri. Por armiqtë shekullor të Shqipërisë si gjithmonë, sa e panë se shqiptarët filluan të organizohen, gjetën një kalë troje që e futën në mes për të perçarë shqiptarët. Pikërisht kur Lidhja e Pejës po merrte po atë shtrirje e atë karakter Kombëtar si të Lidhjes së Prizrenit, me dorën tradhtare të shqiptarit Mahmut Zajmi të shitur te osmanlia e te Serbia, më 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes së Pejës, të madhin Haxhi Zeka. Betejën e parë me ushtrinë osmane Isa Boletini e ka bërë në vitin 1895. Valiu i Kosovës Hafiz Pasha i dha urdhër majorit Mehmet Efendiut që ta sulmonte në befasi Isa Boletinin ditën e Bajramit. Por Isai ishte mësuar me pabesitë e osmanlijve dhe rrinte gjithmonë në pritje për çdo të papritur. Në atë kohë majori turk në krye të një taborri ushtarësh u nis për Boletin. Ndërkohë Isai i kishte zënë pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetëm që e shpartalloi ushtrinë osmane po vrau shumë prej tyre dhe vetë majorin që e la kokën në luftë. Ndërsa Isai me forcat e tij i shkoi në fshatin Banjë dhe i çoi fjalë Veliut: "Shnosh e mirë arrita në Banjë, ndërsa majorin Mehmet Efendiun e lash në Boletin. Po të doni urdhnoni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u përhap si rrufe në tërë Kosovën dhe autoriteti i Isait urrit shumë sidomos në Kosovën Veriore. Në atë kohë Kulla e Boletinëve u bë një vend peligrinazhi ku shkonin shumë vizitor jo vetëm shqiptar, po edhe gazetarë e korrespondent të huaj gjë e cila i ra në sy qeverisë osmane. Mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, madje ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës.

Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë Rusia do të hapte një konsullatë. Qëllimi i saj ishte për t'i shkuar në ndihmë Serbisë. Në atë kohë Isa Boletini, sa e mësoi atë lajm, i çoi fjalë Valiut duke i thënë se ai nuk do ta lejonte që të hapej konsullatë ruse në Mitrovicë. "Na nuk do të lejojmë kurrë që të vijë kangjalloz të Miskokit në Mitrovicë", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetësoi shumë qeverië osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatës dhe ajo vendosi që me çdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumë të vështirë ta bënte atë veprim se me Isain nuk ishte më vetëm Shala, por Mitrovica me Vushtëri e Llap. E ndodhur para këtij fakti, ajo vendosi që ta bindë me të mirë Isa Boletinin.

 

Mirëpo në pikën e parë qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi në Mitrovicë. Por populli që ishte lidhur me besë se nuk do ta lejonte të hapej konsullata ruse në Mitrovicë, u çua në këmbë dhe filoi luftën. Në atë kohë Konsulli rus që ishte artilier, doli vetë të komandonte topçijt kundra shqiptarëve. Një rezervist shqiptar në ushtrinë osmane pyeti: "Po kush asht ai që po komandon topçijt? Dhe kur i thonë se ishte kangjalozi rus, ai menjëherë ia ktheu pushkën dhe e vrau. Në Stamboll Isai mbajti një qëndrim të papërfillshëm ndaj pashallarëve e qeveritarëve dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një vend strehimi për patriotët dhe shtëpi bamirësie për hallexhinjtë që shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua të kthehej në Kosovë pas katër vitesh, më 1906 kur Rusia u mund në luftë nga Japonia se përndryshe s'kishte për t'u liruar kurrë. Kur ia komunikuan lrimin ai tha: "Ma çoi Zoti Zhapanin (Japonezin) në ndihmë e ia theu kryet Muskovit (Rusisë) e mue m'u dha mundësia të kthehem në Kosovë". Sulltani i dha titullin Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: "Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit në Kosovë Isai priti e përcolli miq e dashamirë dhe merrte informata nga ata që e vizitonin se si i kishin punët me qeverinë në vendet e tyre. Me këtë ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj të gjithë ishin të pakënaqur e të gatshëm për veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur të fillonim ndonjë kryengritje për të fituar të drejtat tona, a jini të gatshëm të baheni fidakqor? (flijuar)", dhe të gjithë iu përgjigjën se ishin gati. Më 1901-1902, Boletini u caktua si koka e "Rojeve shqiptare" të Sulltan Abdul Hamid II (1876-1909) në Stamboll, ku kaloi 4 vitet e ardhshme. Ai qëndroi në këtë pozitë deri më 1908, kur në nëntor ai i dhá përkrahjen Revolucionit Xhonturk. Ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajt (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e antishqiptare të xhonturqëve. Kur Xhavid Pasha dërgoi 7,000 burra me në krye Dervish pashën drejt Shqipërisë që të nënshtronte Kosovën, Isa Boletini me një grusht burrash shtjelluan një mbrojtje të guximshme. Gjatë dëbimit trupat osmane dogjën kullën e familjes së tij në shenjë hakmarrje. Armiqësia ndaj serbëve nisi po më 1908, kur Isa me njerëzit e vet çarmatos bandat serbe të komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, të furnizuara me armë po nga Rusia. Në 1909 Boletini udhëhiqte betejat nga Prishtina në Prizren e më tej edhe më gjërë, Burri i Kosovës luajti rolin qendror si kryetar i kryengritjes të përgjithshme në pranverë të 1910 kur udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910 ku turqit thyhen keqas e më pas ndërton edhe njëherë shkollën shqipe dhe kullën që edhe sot qëndrojnë, e më tej kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë (kjo e fundit u përball me aneksimin e synyar të Sanxhakut) në Shqipëri. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane të viteve 1910-1912. Mbështeti kryengritjen antiosmane të v. 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe Podujevë-Prishtinë më 1912. Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në këtë periudhë emri i tij u lakua e komentua shumë në shtypin e kohës i lidhur me betejat e Cernalevës, Kaçanikut, Shkupit dhe të Kalasë së Mitrovicës, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus që ndihmonte serbët në operacionet kundër shqiptarëve.


Isa Boletini në Vlorë
Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,- ku tregohet se Ismail Qemali i ofroi një post ministri, e Isa ìa ktheu "Jo Ismail, se duhen njerëz të shkolluar", dhe i rekomandoi M. Derallen. Këtu ngarkohet dhe krijon Gardën e parë të Ushtrisë shqiptare duke vendosur rregull në disa zona të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar e përfaqsues i Ushtrisë Shqiptare, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Historiani Edwin Jacques tregon një anekdotë që trajton sa vijon: “Sa hyri në godinën e Ministrisë së jashtme britanike që të mbronte çështjen e kombit të tij, polici i sigurisë i kërkoj të hiqte revolen nga brezi dhe t'a linte në vendin e posaçëm ngaqë duhet të hynte i paarmatosur. Ai e dorzoi pa u ankuar. Gjatë takimit, ministri i jashtëm, Sir Edward Grey, e shoqëroi Boletinin drejt vendit për të rimarrë revolen e tij. Ku ministri qeshi, ‘Gjeneral, gazetat mund të shkruajnë nesër se Isa Boletini, që as Mahmut Shefqet Pasha s'mund t'a çarmatoste, sapo u çarmatos në Londër.’ Boletini ia ktheu me një përqeshje të butë, ‘Jo, jo, as në Londër!,’ dhe nxori nga prapa një revole të dytë.”[1]

Shqiptarët që shkuan në Londër lanë përshtypje të mira (edhe pse në rrezerva i vetmi që përballonte nivelin e homologëve ishte Luigj Gurakuqi,- sipas At Gjergj Fishtës). Në një rast kur Aubrey Herbert si kryetar i komitetit bashkë me Tonin Prekên shërbyen si përkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George ku u tha sa vijon,

"Thuaji atij,” tha Isa, "që unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe që unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë.” E tha me shumë shprehi, ”E thuaji që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqipëtarët kemi vuajtur shumë për të harruar."

Në takimet e shpeshta Gjenerali me qeleshe të bardhë la një mbresë të fortë të zakoneve shqiptare, ku askush nuk mund ta shihte pa e admiruar atë. Ai zuri shumë miq, që i treguan lavdinë e Londrës. "Por prapë,” ai i thoshte mikut të tij Aubrey Herbert, "madhështore siç është, e të sjellshëm siç jeni ju Anglezët, Unë nuk do ta ndërroja këtë me shkëmbijtë dhe lumejt e mi.” Ai u kthye në Shqipëri, ku trupat e tij mbrojtën Princ Wilhelm zu Wied deri në nisjen e tij nga Shqipëria, dhe me mbështetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmërinë e parë shqiptare. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët "Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!" kur Ibrahim Pasha u kërkoj shaljanëve me Isën në krye të mos niseshin për në Shkup e u premtoi poste. Më 1916 gjendet në Shkodër për të organizuar mbrojtjen nga malazezët. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin dhe tre luftëtarë të tjerë.

Bëhet fjalë mbase për një sekuencë, së cilës fare pak i afrohen versione të ngjashme të historisë botërore, qofshin të hiperbolizuara nga fantazistë. Ja skena e papërsëritshme: "I futur në kurth, Isa Boletini qëllohet nga të gjitha anët me plumba, por nuk bie teksa arrin të qëllojë deri në fund mbi ekzekutorët e vet. I bërë sallatë nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr zë, nuk dridhet, nuk bën asnjë hap pas, si të ishte prej shkëmbi. Dikur plagët e rrëzojnë në gjunjë, por sërish ai arrin të mbajë armën në duar duke qëlluar... Dhe në momentin që dora e djathtë i copëtohet, e kalon revolen në të majtën...".

Prologu i vrasjes[redakto | redakto tekstin burimor]
Vrasësit e njeriut më të fortë në krah të Ismail Qemalit, njeriut që shpalli Shqipërinë të pavarur, ishin xhandarët malazezë të urdhëruar nga qeveria e këtij vendi, kurse ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë francezë. Ishte janar i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur në asnjë rezistencë. Porse qeveritarët e Malit të Zi, pa u turpëruar nga ky pushtim, pa u turpëruar prej faktit se nuk rezistuan deri në fund, u kujdesën gjithsesi të hiqnin qafe armikun e hershëm, shqiptarin e tmerrshëm, Isa Boletinin, të cilin e mbanin prej disa kohësh të izoluar. Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së shqiptarit të madh nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendimeve të fuqive më të mëdha të Evropës në takimin e Londrës më 1913. Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët afrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral. Pikërisht këtu nis edhe plani për ekzekutimin e shqiptarit të madh. Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë në Shkodër, por kjo do u vinte në mendje më pas. Gjithsesi Isa Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i paraqitur si urdhër i ministrit të Jashtëm francez për t'i nxjerrë në një vend neutral. Ndërkohë, anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon "mikun që i hapi derën i pari". Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën survejim.

Ekzekutimi

Thyerja e frontit malazez nga austriakët në të njëjtën periudhë kohe dënon me vdekje përfundimisht Isa Boletinin. Ushtarët malazezë e shoqërojnë atë bashkë me njerëzit më të afërt në Danilograd dhe më pas në Podgoricë. Më 23 janar 1916, në ditën kur malazezët po u dorëzonin kryeqytetin pa luftë austriakëve, duket urdhri për vrasjen e Boletinit dhe njerëzve të tij nuk mund të shtyhej më tej. Ekzekutimi i besohet një njësie ushtarake që kishte për qëllim mbajtjen e rregullit në qytet, deri në dorëzimin e tij trupave austriake. Ja rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, që i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit: "Nja 80 xhandarë kishin zënë pritë në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike. Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit të kasnecit, po ktheheshim për në shtëpi, te axha (Isa), patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, na ndali. Kur oficeri urdhëron ndalimin, xhandarët me pushkët gati të qëllojnë pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndërhyn duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjë nga këta!". Por që tre vëllezërit nuk kanë mundësi të lajmërojnë Boletinin për vendimin e malazezëve, pasi me përdhunë, nën kërcënimin e armëve mbyllen në një shtëpi dhe mbahen të bllokuar. Në këtë kohë Isa Boletini, vet i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës pa e dalluar se edhe nga pas krahëve xhandarët e mbyllën udhën që të mos kishte asnjë mundësi daljeje. "Një oficer komandues u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton: Jo besa! S'ja kam dorëzue, as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr armën. I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi. Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar. Brenda disa minutave, të rrethuar nga të gjitha anët nga dhjetëra xhandarë, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjetër mbetën të vrarë tetë xhandarë dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezë të strehuar në prefekturën e qytetit", rrëfen i mbijetuari.

Sipas Gjillasit

Nuk ka ndodhur shpesh që sllavët të shkruajnë me respekt për shqiptarët, aq më pak ata të jugut. Por duket madhështia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, në veprën e tij "Toka pa Drejtësi", botuar në versionin anglisht në Nju Jork, në vitin 1958, shkruan me respekt për shqiptarin në këtë vepër të tijën, që shumë e kanë krahasuar të barasvlershme me "Donin e Qetë" të Shollohovit. Ja si e sjell ai momentin e vrasjes së Boletinit: "Beteja e Isës me ushtarët e tij vullnetarë nuk kishte vazhduar shumë, pavarësisht heroizmit të rreptë të shqiptarëve. Nga kjo goditje kishte rënë udhëheqësi i tyre dhe besnikët e tij të devotshëm. Njerëzit më të afërt të Isës ishin likuiduar dhe të tjerët ishin shpërndarë në katër anë. Isa Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, madje për një kohë të gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për të mbajtur pushkën, qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjë prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vështruar me sytë e mëdhenj dhe të përgjakur, kishte thënë çka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrenjtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndienim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megji-thëse ai ishte krenar që ishte vrarë prej grupit të tij. Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur, në mes të rrugës së madhe, pa iu lutur kërkujt dhe pa falur askënd, ashtu drejt në këmbë, i pambrojtur. Admirimi për të bënte pjesë gjithashtu në pikëllimin tonë. Në qoftë se një njeri duhet të vdesë, do të ishte mirë të binte ashtu siç kishte rënë Isa Boletini. U kujtoftë për jetë nga ata që e panë dhe nga ata që kanë dëgjuar për të! Shumë më vonë ne i patëm treguar babait dhe e ngacmonim për këtë, se kishim lexuar që Isa Boletini kishte vdekur në Shkodër. Babai nuk e pranonte një gjë të tillë. Por për të nuk kishte aq rëndësi nëse ky kishte qenë Isa Boletini vetë, apo ndonjë nga oficerët e tij, kryesorja ishte se shqiptarët që kishin luftuar në atë betejë dhe, sidomos prijësi i tyre, që nuk mund të ishte njeri tjetër veç Isa Boletini, ishte vrarë. Babait i kishin thënë se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte për të, fakti i rënies së tij ishte provuar për jetë të jetëve me zjarrin e pushkëve".

Varrimi

Të marrë në pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezë u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do të provokonte ngjarje për të djegur dhe plaçkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarë duke sulmuar prefekturën në përpjekje me patrullat e ushtrisë. Organizatorë të drejtpërdrejtë të vrasjes ishin ministri i Luftës, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollës, komandanti i Përgjithshëm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punëve të Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricës, Ramadanoviçi e të tjerë. Trupat e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij u vendosën fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë edhe identifikimi. Varrimi u bë në Podgoricë dy ditë më pas me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve banorë të zonës. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti një fjalim para se arkivoli i Boletinit të futej nën dhe. Gjithsesi askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin të vrarë. Po kështu nuk u besua dhe një komunikatë zyrtare e ushtrisë austriake, që jepte lajmin e vrasjes së tij "gjatë një përpjekjeje me malazezët". Eshtrat e tij u transportuan në Boletin me 25 shtator 2004

Ndodhi në ditën e sotme më 15 Janar

Të vitit 1999 ndodhi masakra më e madhe dhe e fundit në Kosovë . Maskra Reçakut 

 orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprejes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejn një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë.

Forcat policore serbe që ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar në oborrin e shtëpisë (afër xhamisë) Banush Azem Kamberin, ndërsa familja e tij pak kohë më herët kishte braktisur shtëpinë. Forcat kriminale, Banushin pasi e maltretojnë fizikisht e ekzekutojnë me rafale automatiku në oborrin e fqiut të tij Rashit Rashiti. Këta barbarë të mesjetës, nuk e lënë me kaq, pas ekzekutimit Banushit ia këpusin edhe kokën, e cila nuk është gjetur dot në vendin e krimit. Formacionet kriminale, në të cilat janë radhitur edhe serbët lokalë, në këtë operacion shfarosës nuk lanë vend në fshat pa kontrolluar, djegur e shkatërruar.

Drama me e tmerrshme në këtë ditë, për banorët e Reçakut u zhvillua në shtëpinë e Sadik Osmanit. Qysh në orët e para të mëngjesit ishin tubuar shumë familje në podrumin e shtëpisë dhe në ahurin e lopëve të tij për t´u mbrojtur nga granatimet e artilerisë së rëndë. Kriminelët pasi kishin hetuar strehimin e banorëve të fshatit në këtë shtëpi, fillimisht nga largësia prej shtëpisë së Ragip Jahir Bajramit dhe shitores së Lutës (siç e quajn fshatarët) gjuajnë me armë të kalibreve të ndryshme dhe në këtë moment vrasin plakun Nazmi Nuha dhe më pastaj hidhen në sulm, rrethojnë shtëpinë e Sadikut dhe futen në oborr.

Dëshmitarët okular: Ramë Nesret Shabani dhe Sadie Ramadani, nga kjo ditë tragjike rikujtojnë: “ Rreth orës 8:30, jemi tubuar në bodrum të shtëpisë së Sadik Osmanit, për t´u mbrojtur nga granatimet. Aty kanë qenë rreth 30 gra me fëmijë, kurse prej meshkujve ishin Sadik Osmani, Ramë Nesret Shabani, Mufail Hajrizi, Burim Osmani dhe disa djemë të rinj. Ndërsa burrat tjerë, rreth 30 veta, kanë qenë të vendosur në ahurin e lopëve të Sadik Osmanit. Fillimisht policia serbe i ka nxjerrë jashtë nga ahuri burrat dhe mandej ka ardhur një polic i maskuar dhe ka hapur derën e bodrumit, ka këqyr brenda dhe ka dalë jashtë. Ndërkohë, ka ardhur komandanti i policisë së Shtimjes dhe e ka pyetur policin e maskuar:“Çka ka këtu brenda?“.Polici i përgjigjet:“Gra dhe fëmijë“. Komandanti ia kthen: “Pse po gënjen? Këtu paska edhe burra“. Na kanë nxjerrë në oborr dhe na i kanë marrë letërnjoftimet…, ndërsa gratë dhe fëmijtë i kanë mbyllur me dry (çelës) në bodrum.

Ndërkaq dëshmitari Bilall Sadri Avdiu, i cili ka qenë i strehuar në ahurin e lopëve thotë:” Dy tre policë e çelën derën e ahurit…dhe thanë:”Ima ovde mnogo irredentista, majko im jebem” (Këtu ka shumë irrredentistë, he nënën ja u qivsha). Na urdhëruan të dalim përjashtë me duart përpjet, dhe kur dolëm përjashtë ata kishin qenë shumë - 30 deri në 40 policë të renditur prej kodre, krejt të armatosur deri në dhëmbë e të mëdhenj, disa me masaka e disa pa to”. I kanë tubuar në oborr dhe ia kanë marrë letërnjoftimet e dokumentet tjera.

Në oborrin e Sadikut në këtë moment kritik ishin këta mashkuj: ”Hakip Imer Hakipi, Ahmet Izet Jakupi, Esheref Halim Jakupi, Lutfi Hasan Bilalli, Sadik Xhemë Osmani, Jashar Milaim Salihu, Njazi Sherif Zymberi, Shyqeri Ismajl Syla, Haqif Hysenaj nga fshati Petrovë, Muhamet Faik Syla, Fatmir Faik Ramadani, Murtez Ramiz Imeri, Mehmet Qerim Jakupi, Muhamet Hafiz Mustafa, Shukri Milaim Salihu, Sheremet Shyqeri Syla, Mufail Mehdi Hajrizi, Bujar Hanafi Hajrizi, Salih Faik Ramadani, Nexhat Faik Ramadani, Xheladin Ahmet Jakupi, Raif Milaim Salihu, Ragip Jahir Bajrami, Bajrush Nesret Shabani, Bilall Bilalli, Ramë Nesret Shabani, dhe Nesret Shabani. Sipas dëshmitarëve që kanë mbetur gjallë, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta. Gjatë rrahjeve në oborrin e Sadikut, dëgjohej gjëma dhe britmat e burrave, ndërsa në bodrum qanin e lemeritnin gratë e fëmijtë e mbyllur në çelës.

Pas kësaj drame tmerruese, kriminelët sipas skenarit të përgatitur më herët kalojnë në fazën e dytë të veprimit. Dëshmitarët gjatë rrahjeve brutale në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit kanë dëgjuar një komunikim me radiolidhje të drejtuesve të këtij oprecioni. Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, dikur në mesditë, këta burra i marrin dhe në rresht (kolon) për një i nisin në drejtim të malit dhe te ”Gropa e Bebushit” ndalohen nga njësitë tjera kriminale serbe, me të cilët pak kohë më parë nga oborri i Sadikut është biseduar në radiolidhje.

Pikërisht në rrugicën e “Gropës së Bebushit” ashtu siç kanë qenë duke ecur në kolonë, njësitë kriminale serbe me rafale automatiku nga afër i ekzekutojnë pamëshirshëm 24 burra, ndërsa me këtë rast (meqë ishin të fundit në kolonë) arrijnë të shpëtojnë: Ramë Shabani, Bilall Bilalli, Nesret Shabani, Ali Qazimi dhe Immer Imeri.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Ndodhi në ditën e sotme më 13 Janar

LINDI LUIGJ GURAKUQI 

Luigj Gurakuqi  lindi më 13 janar të vitit 1927 . Jetën artistike e filloi si korist në Korin e përgjithshëm të Shtetit në vitin 1944.

Më pas, në vitet 1950-1955 , punon në korin e Ansamblit Artistik të Ushtrisë dhe në vitin 1964 ndjek studimet e larta për regji opere në Moskë në Institutin Teatror “GITSI”. Pas ndërprerjeve të studimeve aty i vazhdon ato në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”, pranë Teatrit Popullor. Në vitin 1964 mbron diplomën me vënien në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit të operës “Peshkatarët e perlave”, dhe pas kësaj filloi menjëherë punë si regjisor.

Gjatë viteve në TOB ai realizoi regjinë e dhjetëra operave dhe operetave të repertorit shqiptar e atij botëror, si “Rigoleto”, “Maçoku me çizme”, “Lulja e kujtimit”, “Mrika”, “Skënderbeu”, etj. Gjithashtu firmën e tij mbajnë regjitë e të gjitha koncerteve të organizuara nga TOB, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, deri tek koncertet e trupave amatore ku ka bërë edhe rolin e konferencierit. Puna si regjisor nuk e largoi nga mësimdhënia.

Që pas përfundimit të studimeve të larta, deri sa doli në pension, në vitin 1983 punoi si pedagog në Akademinë e Arteve, pranë klasës së kantos. Gurakuqi është përkthyes edhe i shumë libreteve të operave nga repertori botëror, romancave, arieve, mes të cilëve mund të përmendim “Cavalleria Rusticana”, “Il barbiere di Seviglia”, “Don Pasquale”, “Carmen”, “La Boheme”, etj. Por firmën e tij mbajnë edhe libretet e disa operave shqiptare si “Heroina”, “Karnavalet”, si edhe të disa teksteve të këngëve të lehta. Aktiviteti i tij shktrihet dhe në fushën e publicistikës, me dhjetëra artikuj e studime të botuara në organe të ndryshme të shtypit shqiptar. Gurakuqi është aktivizuar edhe si aktor në disa drama dhe filma shqiptarë si “Shumë zhurmë për asgjë”, “Plumba perandorit”, “Gracka”, “Mysafiri”, etj.

Ndodhi në ditën e sotme më 12 Janar

Të vitit 1984 ranë dëshmorët REXHEP MALA dhe NUHI BERISHA

REXHEP MALA

Rexhep Mala, atdhetar, simbol i qëndresës kombtare shqiptare, hero i kombit nga Hogoshti, Komuna e Dardanës lindi me 29 mars 1951 nga e ëma Fahrije dhe i ati Mehmeti familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren në tërësi Rexhep Mala e kreu në Hogosht, më pastaj meqë i ati Mehmeti shpërngulet në Gjilan, Rexhep Mala e vazhdoi gjimnazin në Gjilan.
Si nxënës i vitit të III-të ishte ndër organizatorët e parë në organizimin e demonstratave të 1968-tës.
Në vitin shkollor 1969/1970 Rexhep Malajn e përjashtojnë nga shkolla me çrast Ai gjimnazin e vazhdoi në Preshevë ku edhe e kreu me sukses.
Në vitin shkollor 1970/71 me knaqësi të veçantë ushtroi detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec të Prishtinës, mirëpo i etur për dituri dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua në fakultetin Ekonomik në Prishtinë, me plot sukses kryen vitin e parë të studimeve, ishte edhe në ilegalitet dhe pas një ndërprerjeje kaloi në Shqipëri nga edhe kthehet shumë shpejt me bindjen se duhet vepruar nga afër, rrugetimi, shkuarja-ardhja e tij në Shqipëri i kushton me burg që ndëshkohet nga Gjykata për kundërvajtje e Gjilanit, e burgosën plot 28 ditë, del nga burgu për të kaluar një kohë jasht shtetit të jugosllavisë (Francë, Gjermani, Itali dhe në Zvicër) të cilin Rexhep Mala s’e njohu kurr si shtet.


NUHI BERISHA 
Nuhi Berisha, u lind më 3 tetor 1961 në Svircë të Dardanës (ish Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjilan, ndërsa Fakultetin juridik dhe të Kulturës fizike i vijoi në Prishtinë. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyshëm. Nuhiu kishte vizion të çartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kunder regjimit të atëhershë qysh nga bangat e shkollës së mesme. Ndërsa si student me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkveprimtarëve të tjerë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revulucionar, i cili do ti shërbejë Lëvizjës çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të 1981-it. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në kontunitet, kurse me 1973 fillluan veprimtarin e tij në botimin e gazetës "Zëri i Kosovës".Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala në mesnatën e 11 e 12 janarit 1984 ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Shkolla fillore në Tygjec sot, mben emrin e tij.

Ndodhi në ditën e sotme më 11 Janar

Të vitit 1999 vdiq Enver Maloku 

Enver Maloku lindi në fshatin Bradash të komunës së Podujevës më 1954. U vra në Prishtinë më 11 janar 1999. Shkollën fillore e kreu në Bradash e Bajçinë, gjimnazin në Podujevë, kurse studimet për letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Një kohë ka punuar arsimtar në shkollën fillore të Bradashit, kurse prej vitit 1979 ka punuar në Televizionin e Prishtinës, në programin e kulturës. Enver Maloku, gazetari kryesor i kulturës në Televizionin e Prishtinës, para se ky të mbyllej nga pushtuesi serb më 1990, u bë në vitet nëntëdhjetë gazetari kryesor politik në Kosovë. Fillimisht ka punuar si gazetar/redaktor, ndërsa nga vitit 1993 ka qenë udhëheqës i Qendrës për Informim të Kosovës, e cila, nga themelimi më 1991, kreu punën e agjencisë kombëtare të lajmeve. Maloku për gati gjashtë vjet e udhëhoqi Qendrën për Informim, e cila kreu punë jo vetëm në rrafshin e informimit në Kosovë, po edhe të profilizimit e promovimit të gazetarisë kombëtare e kritike politike. Gjakimi i Kosovës së pavarur, me rend demokratik e rezistencë të përgjithshme ndaj okupimit serb, është pakëputshëm peri që lidhi shkrimet e Malokut në Qendrën për Informim të Kosovës apo në gazetat e të përkohshmet e tjera në shqip në Kosovë e gjetiu. Puna e Malokut, qëndrimi i tij kritik ndaj aktualitetit, por edhe qëndrimi në krye të një institucioni që po mbante barrën kryesore në informimin për jetën, luftën dhe mizoritë serbe në Kosovë, e vunë atë dhe familjen e tij para një varg kërcënimesh dhe rreziqesh. Herën e parë, në korrik të vitit 1998, atë e huqi plumbi i një atentatori të panjohur, që po e priste për ta vrarë në derë të banesës së tij. Mesazhi ishte shumë i qartë: kërkohej heshtja e Enver Malokut, heshtja e gazetarisë dhe e guximit për shprehje të lirë në Kosovë. Me meritën e Malokut dhe të kolegëve të tij fjala u shqiptua guximshëm e pacenueshëm dhe institucioni që drejtoi ai punoi si kurrë më parë në punë të informimit të opinionit të brendshëm e të jashtëm në kohë okupimi të egër e lufte të ashpër. Por, në pasditen e 11 janarit 1999, atentatorët tash ishin më shumë dhe, për fat të keq, nuk e huqën cakun. Pak metra prej banesës së tij në përdhesë të një blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës. Në komentet e kohës kur u vra, u tha me të drejtë se vrasja e Enver Malokut ishte vepër e qarqeve antishqiptare, të cilat kishin për qëllim të pengonin informimin në gjuhën shqipe, si edhe procesin për realizimin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës.

Për të nderuar veprimtarinë e tij më 12 korrik 2005 në Prishtinë, në vendin ku është vrarë, i është ngritur monumenti, ndërsa ish-rruga Aktashi I e ka marrë emrin e tij.

Ndodhi në ditën e sotme më 11 Janar

Të vitit 1935 Amelia Earhart ishte gruaja e parë e cila fluturoi vetëm nga Hawaii në Kaliforni

Amelia Earhart është e lindur më 24. korrik 1897, në Atchinsons, Kansas, SHBA, u zhduk mbi Pacifik më 2 korrik të vitit 1937, ka qenë pionere e aviacionit amerikan dhe luftëtare për të drejtat e grave.

Biografia
Amelia ka qenë gruaja e parë e cila me aeroplanin tremotor ka fluturuar Atlantikun verior si udhëtare më 17 dhe 18 qershor të vitit 1928.

Ndodhi në ditën e sotme më 10 Janar

NË LONDËR U HAP METRO-JA E PARË NË BOTË

Londra është kryeqyteti i Britanisë së madhe. Londra është një nga qytetet më të zhvilluara në botë dhe gjithashtu vizitohet nga shumë turistë sepse aty ndodhen shumë ndërtesa dhe vënde interesante si:

Shtëpia e Parlamentit
Kulla e Londrës
Pallati Mbretëror(eng Buckingham Palace) etj.
Lumi Thames rrjedh përmes qytetit nga jug-perëndimi në Lindje.

 

Ndodhi në ditën e sotme më 9 Janar

Të vitit 2007 për herë të parë publikon Smart Phone (Iphone)

Steven Paul "Steve" Jobs ) ishte një sipërmarrës amerikan, marketer, dhe shpikës, i cili ishte bashkë -founder, kryetar, dhe CEO i Apple Inc Nëpërmjet Apple, ai njihet gjerësisht si një pionier karizmatik dhe të projektimit të shtyrë të revolucionit kompjuter personal dhe për karrierën e tij me ndikim në fushën e kompjuterit dhe të konsumit elektronike, transformuar "një industri pas një tjetër, nga kompjuterët dhe smartphones të muzikës dhe filmave." Jobs gjithashtu bashkë-themeluar dhe ka shërbyer si shef ekzekutiv i Pixar Animation Studios; ai u bë një anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Disney Walt në 2006, kur Disney Pixar fituar. Jobs ishte ndër të parët për të parë potencialin komercial të mouse-shtyrë ndërfaqe fotokopje Parc e përdoruesit grafik, që çoi në krijimin e Lisa Apple dhe, një vit më vonë, Macintosh. Ai gjithashtu ka luajtur një rol në futjen e LaserWriter, një nga e para printera lazer gjerësisht në dispozicion, për të tregut.

Pas luftës për pushtet me bordin e drejtorëve në 1985, Jobs u largua Apple dhe themeloi Tjetra, një kompani të zhvillimit platformë kompjuterike të specializuara në tregjet e larta-arsimit dhe biznesit. Në 1986, ai fituar ndarjen grafike kompjuterike të Lucasfilm, e cila u pe off si Pixar. Ai u kredituar në Toy Story (1995) si producent ekzekutiv dhe investitor karakteristike falës kryesor i Pixar. Ai shërbeu si CEO dhe aksionar i shumicës deri blerjen Disney Pixar së në vitin 2006. Në vitin 1996, pasi Apple kishte dështuar për të ofruar sistemin e saj operativ, Copland, Gil Amelio u kthye në tjetër kompjuterin, dhe platformë NeXTSTEP bë themeli për Mac OS X. Jobs u kthye në Apple si një këshilltar, dhe mori kontrollin e kompanisë si një CEO i përkohshëm. Jobs solli Apple nga afër falimentimit të përfitimit nga 1998.

Si CEO i ri i kompanisë, Jobs mbikëqyri zhvillimin e iMac, iTunes, iPod, iPhone, dhe iPad, dhe në anën shërbimeve, kompanisë Apple Stores pakicë, iTunes Store dhe App Store. Suksesi i këto produkte dhe shërbime të ofrohen disa vite të kthimeve të qëndrueshme financiare, dhe reaksion Apple që të bëhet kompania më e vlefshme në botë tregtohen publikisht në 2011. të rifituar forcat e kompanisë është konsideruar nga shumë komentatorë si një nga turnarounds të mëdha në historinë e biznesit.

Ndodhi ne diten e sotme me 8 Janar

LINDI ANTON PASHKU 

Anton Pashku lindi më 8 janar 1937 në Grazhdanik (katund afër Prizrenit). Nënën, Getën, e kishte nga Zymi, kurse babën, Tonin (bukëpjekës), nga Karashëngjergji (katund pak më larg Zymit, rrëzë Pashtrikut). Kishte të kryer shkollimin e mesëm - Gjimnazin real në Prishtinë. Gjithë kohën punoi në Rilindje, njëherë gazetar, mandej redaktor i Rubrikës së kulturës e në njëzet vjetët e fundit, redaktor në Shtëpinë Botuese Rilindja. Shkrimet letrare filloi t’i botojë që nga viti 1955. Shkroi prozë dhe drama. Vdiq në Prishtinë, më 31 tetor 1995. Në tregimet e Anton Pashkut dallohen tri qarqe themelore tematike; ai i temës së dashurisë, i vetmisë, të kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm; dhe, qarku tematik për dhunën mbi individin. Tregimet e tij antologjike janë: Nën qarr po rrinte vasha, Floçka, Kulla, Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapelë, Dy fjalë për një plak dhe librin e tij kushtuar tymit, Kënaqësitë e Megalopolisit, Anija e dehur.Me vlerat e veta të pakontestueshme artistike, romani Oh ka bërë një ndikim të ngadalshëm por të fortë në prozën shqipe, që nga koha e shfaqjes së tij. Dramat e Pashkut Sinkopa e Gof janë luajtur në Teatrin e Kosovës, në Teatrin ITD të Zagrebit, në Teatrin e Shkupit dhe në teatro të tjera të shqiptarëve. Vepra e tij letrare, është bërë vlerë kulturore kombëtare dhe tashmë është materie që mësohet në të gjitha nivelet e shkollave shqipe, ku ligjërohet letërsia bashkëkohore shqipe.


Si shkruan Anton Pashku
Por për çfarë shkruante dhe si shkruante Anton Pashku, kur ende nuk i kishte mbushur të njëzetat? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po sjellim dy tregime (poetike), që së bashku mund të përfshihen vetëm brenda një faqeje libri. Fjala është për tregimet "Në stuhi" dhe "Klithma", që të dyja botuar në vitin 1957. Në të dy rastet bartësit e ngjarjes janë maksimalisht të reduktuar

Anton Pashku sjell një frymë krejtësisht moderne në traditën e prozës shqiptare. Çështja bosht në rrëfimin romanor të Anton Pashkut është veçanërisht vetëdija e autorit për pozitën e tij dhe perspektiva e synimit të këtij rrëfimi. Shtresimin ironik gjatë gjithë rrëfimit, rrëfimtari do ta derdhë e ta përhapë tërthorazi, e jo si deklarim të qëllimshëm dhe moralizues. Reflekset ironike dhe aludive përjetohen drejtpërsëdrejti nga lexuesi dhe janë më mbresëlënëse se një fotografi e gjallë e një realiteti absurd. Rrëfimtari e nis udhëtimin nga një kohë e pacaktuar që gjatë ecjes fiton peshën e një vatre të gjallë dhe jehona e reflekseve të së kaluarës shfaqet si përsërítje e pafund e dramës sonë kombëtare. Ky vizion i fuqishëm dhe largpamës i veprës së Pashkut që përbën tharrmin krijues të tij, realizohet përmes strukturimit të nëntekstit ironik të rrëfimit. Kjo gjë e nxit dhe e motivon parreshtur lexuesin që ta kërkojë atë që nuk thuhet, atë që duke heshtur, e bën lexuesin të jetë zëri kryesor.

Ndodhi ne diten e sotme me 7 Janar

LINDI NICOLAS CAGE , AKTOR , REGJISOR , PRODUCENT 

Nicolas Kim Coppola (i lindur më 7 janar 1964),  i njohur profesionalisht si Nicolas Cage, është një aktor dhe producent amerikan. Ai e ka kryer në rolet kryesore në një shumëllojshmëri e filmave, duke filluar nga komeditë romantike dhe drama të science fiction dhe filmat e veprimit. Në vitet e para të karrierës së tij, Cage luajti në filma të tillë si Valley Girl (1983), Racing me Moon (1984), Birdy (1984), Peggy Sue Got martuar (1986), Rritja Arizona (1987), i rrjedhur (1987 ), vampir s Kiss (1989), Wild në Zemrës (1990), Honeymoon në Vegas (1992), dhe Red Rock Perëndim (1993).

Cage mori një Academy Award, një Golden Globe, dhe Screen Actors Guild Award për performancën e tij si një shkrimtar alkoolike Hollivudit në Leaving Las Vegas (1995) para se të vijnë në vëmendjen e shikuesve më të gjerë me filmat e zakonshme të tilla si The Rock (1996), Face / Off (1997), Con Air (1997), City of Angels (1998), dhe Treasure Kombëtare (2004). Ai fitoi emërimin e tij të dytë Akademia Award për performancën e tij si Charlie dhe Donald Kaufman në Adaptimi (2002). Në vitin 2002, ai drejtoi filmin Sonny, për të cilat ai ishte i nominuar për Çmimin e Madh të Veçantë në Festivalin e Filmit Dovijë. Cage zotëron kompaninë e prodhimit Saturn Films dhe ka prodhuar filma të tilla si hije e Vampire (2000) dhe Jeta e David Gale (2003).

Edhe pse performancat e tij në The Weather Man (2005), Zotin e Luftës (2005), The Bad lejtnant: Porti i Call New Orleans (2009), dhe Kick-Ass (2010) fituar brohorit kritike, si dhe filma të tillë si Ghost Rider (2007 ) dhe i di (2009) ishin kuti sukseset e zyrës, Cage është kritikuar ashpër në vitet e fundit për zgjedhjen e tij të roleve, disa prej të cilave janë panned universale.  Ai luajti në The Croods, i ngrire Ground, dhe Joe, që të gjithë marrë brohorit.

Ndodhi ne diten e sotme me 6 Janar

LINDI FAN STILIN NOLI ( THEOFAN NOLI)

Ai u lind më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës.

I ati i tij, Stiliani, ndonëse trashëgoi tokë si pronë, nuk u mor me bujqësi, por shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në gjuhën greke në Heybeliada, Stamboll. Gjithsesi, tek ai ndikoi më shumë krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip kundrejt ndikimit të mbrapshtë politik që donte të kishte Patriarkana Ortodokse tek ortodoksët e kombësive të ndryshme, veçanërisht shqiptarët.

Në vitin 1900 shkoi në Greqi me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. Por nuk i eci mbarë, dhe as studimet nuk i kreu. Atëherë u hodh në punë të tjera si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatrale shëtitëse që shfaqej dhe në skelën e Galatës.[4] Tek punonte atje, iu ngjall dëshira për t'u marrë me dramaturgji duke shkruar dramën "Zgjimi", në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri). Më 1903 shkoi në Egjipt, ku filloi punë si mësues i greqishtes për dy vjet (mars 1903-mars 1905). Kohë kur përkthen në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet" që u botua në shtypshkronjën shqipe në Sofje. Në korrik-gusht të 1903, ai nisi të botojë të parat skica letrare në revistën “Numas”.

Në prill 1906, me një biletë avulloreje të klasit të dytë, paguar nga bashkatdhetari që kishte njohur n'Egjipt Spiro Dine, Fan Noli u nis për në Botën e Re duke kaluar nga Napoli dhe mbërriti në Nju Jork më 10 maj. Për njohuritë e tij gjuhësore do dërgohej në një mision rus në Amerikë. Pasi ndenji tre muaj në Buffalo, ku punoi në një kombinat lënde drusore, Noli shkoi në Boston. Atje, botuesi Sotir Peci i dha një punë si zëvendës-redaktor i gazetës së Bostonit “Kombi”, ku punoi deri në maj 1907 dhe ku botoi artikuj me pseudonimin Ali Baba Qyteza. Tensioni që ndjenin shqiptarët ortodoksë nga ndikimi i Kishës Greke mbërriti kulmin gjatë varrimit të një patrioti shqiptar, të cilit prifti grek nuk pranonte t'i kryente shërbesat e fundme. Me nismën e vet Noli thirri një mbledhje të shqiptarëve ortodoksë nga mbarë Nju Englandi, ku delegatët vendosën të themelojnë Kishën Ortodokse Autoqefale (autonome) Shqiptare, me Nolin si klerikun e saj të parë.

Më 9 shkurt 1908, në moshën njëzetegjashtëvjeçare, Fan Noli u bë diakon (dhjak) në Bruklin, kurse më 8 mars 1908 Platoni, kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, e shuguroi si prift ortodoks. Vetëm dy javë më vonë, më 22 mars 1908, Noli i ri krenar mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe, në 'Knights of Honor Hall' në Boston. Ky ishte hapi i parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Nga shkurti 1909 deri në korrik 1911 Noli botoi gazetën “Dielli”, zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit. Më 10 gusht 1911 ai u nis për në Evropë, ku ndenji katër muaj dhe kreu shërbesa kishtare në gjuhën shqipe për kolonitë në Kishinjov, Odesë, Bukuresht dhe Sofje.

Më 28 prill 1912, bashkë me Faik bej Konicën është ndër themeluesit kryesor të shoqatës pan-shqiptare Vatra (në fillim më 6 janar 1907 shoqatën "Besa-Besë" me sekretar Kol Tromarën, që u shkri me Vatrën) bashkë me organin e saj të shtypit "Dielli" i Bostonit, gjithashtu dhe "Shkopi" i Kairos që lëvizën kundër një artikulli të Mit'hat Frashërit në shtypin e Selanikut. Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me cum laude në Bachelor of Arts. Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Në marsin e vitit 1913 ai mori pjesë, në Kongresin Shqiptar të Triestes, i organizuar nga shoku dhe rivali i tij Faik bej Konica.

Në korrik 1913 Fan Noli shkoi për herë të parë në Shqipëri ku mbajti shërbesën e parë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në vend më 10 mars 1914, në prani të princit Vilhelm zu Vid, i cili kishte mbërritur në Durrës vetëm tri ditë më parë me një anije austro-hungareze. Në gusht 1914 Noli qëndroi për një farë kohe në Vienë, por me afrimin e reve të zeza të luftës, u kthye në Shtetet e Bashkuara në maj 1915. Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli themeloi të përmuajshmen në anglishte The Adriatic Review (Revista e Adriatikut), që financohej nga Federata për të përhapur informacion për Shqipërinë dhe për kauzën e saj. Gjashtë muajt e parë revista u botua nga Noli, ndërsa më 1919, këtë detyrë e mori në dorë Kostandin Çekrezi.

Me fondet e Vatrës, të mbledhura nën drejtimin e Nolit, u dërguan në Paris, Londër dhe Uashington delegatë shqiptaro-amerikanë për të promovuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Një vit më pas, duke pasur parasysh rritjen e figurës së Nolit si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, ishte e logjikshme që ai të zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920. Gazeta The Manchester Guardian, në një koment më 23 korrik 1924, e përshkruante Nolin si një burrë që do të kishte qenë i shquar në çdo vend. Diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, mjeshtër i debatit, që prej fillimit ai la mbresa të thella në Gjenevë. Me shumë mjeshtëri, por gjithmonë me buzë në gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit të gjithë kundërshtarët e tij ballkanas. Ai është një njeri me kulturë të pamasë, që ka lexuar çdo gjë që ia vlen të lexohet në anglishte dhe frëngjishte.

Jeta Parlamentare
Me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 - 30 shtator 1923). Ai shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit, vetëm për pak kohë përpara se të dorëhiqej. Noli ishte kryetar i Partisë Popullore, e majta e asaj kohe, kundrejt Partisë Përparimtare. Përkrah Luigj Gurakuqit dhe Stavro Vinjaut është ndër oratorët më shpotitës të foltores parlamentare. Më 21 nëntor 1923, u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit në Durrës, ndërsa më 27 dhjetor 1923 zgjidhet deputet i Korçës.

Lëvizja e Qershorit
Gjatë Lëvizjes së Qershorit 1924 nuk ishte për përmbysjen me forcë që ndodhi; u vendos në krye të saj vetëm si kërkesë e krahut të të rinjve, që shihnin tek ai një njeri me formim perëndimoro-amerikan. Regjimi zogist i rikthyer me të ashtuquajturën Fitoren e Legalitetit më 24 dhjetor, e dënoi atë me vdekje në mungesë. Programi i tij me njëzet pika për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ndër të cilat edhe reforma agrare, ishte tejet i nxituar e idealist për një vend të prapambetur dhe pa tradita parlamentare. Më vonë Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”. Ardhja e një delegacioni rus me në krye Arkady Krakovetsky shqetësoi kancelaritë perëndimore deri në atë pikë, sa të mbështisnin ardhjen e Zogut me anë të 106-112 oficerëve të ish-Ushtrisë Perandorake Ruse. Sipas mendimit të A. Këlcyrës në "Shkrime për historinë e Shqipërisë" vërehet se lidhjet me Bashkimin Sovjetik ishin munduar ngaherë t'i sendërtonin, por ishte pikërisht kjo lëvizje që duhej të soste.

Mërgimi i pakthim
Pasi zbarkuan në Bari me ftesë të Duçes u zhvendos në Vjenë pasi Italia lidhi marrëveshjet me Shqipërinë. Pas vrasjes së kolegut, Luigj Gurakuqi në Bari i kushton elegjinë "Syrgjyn vdekur" në shkurt të 1926, Berlin. Ndërsa vrasjes së mikut Bajram Currit elegjinë "Shpell'e Dragobisë". Selia e Kominternit në Vienë ndihmon për t'organizuar KONARE-n. Në nëntor 1927 vizitoi Rusinë si delegat i Ballkanit në Kongresin ‘Miqtë e Bashkimit Sovjetik’ me rastin e dhjetëvjetorit të Revolucionit të Tetorit, dhe më 1930, pasi mori një vizë gjashtëmujore, u kthye në Shtetet e Bashkuara. Me kthimin e tij në Boston, Noli themeloi të përjavshmen “Republika”, vetë emri i së cilës i bënte sfidë të hapur Ahmet Zogut, i cili më 1 shtator 1928 u vetëshpall Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve. “Republika” u botua edhe si opozitë ndaj “Diellit”, tashmë nën drejtimin e Faik Konicës, i cili ishte pajtuar me mbretin Zog dhe ishte bërë ministër i plotfuqishëm i Shqipërisë në Uashington. Me mbarimin e afatit të vizës, gjashtë muaj më vonë, Noli u detyrua të kthehet në Evropë dhe “Republika” mbeti nën drejtimin e Anastas Tashkos, deri sa u mbyll më 1932. Më 1932, me ndihmën e pasuesve të tij, mundi të kthehej nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara, ku fitoi edhe lejen për qëndrim të përhershëm. Noli u tërhoq nga jeta politike dhe nga ky moment iu kushtua përsëri detyrave si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në dhjetor 1933 u sëmur rëndë dhe nuk ishte në gjendje t’i përballonte shpenzimet trajtimit mjekësor për të cilin kishte aq shumë nevojë, deri sa mori si dhuratë 3000 franga ari nga Shqipëria,- me ndërhyrjen e Faik Konicës tek Ahmet Zogu. Ky gjest arriti pikërisht qëllimin për të cilin ishte nisur: një farë pajtimi midis Nolit dhe Zogut, si dhe një përmirësim të marrëdhënieve shpesh të acaruara të Nolit me Faik Konicën. Në vitin 1935 Noli iu kthye njërit prej pasioneve të tij të hershme – muzikës – dhe në moshën pesëdhjetetrevjeçare u regjistrua në Konservatorin e Muzikës të Nju England, në Boston, nga i cili u diplomua më 1938.

Në botimet zyrtare të Qeverisë së Mbretit Zog, “Shqipënija më 1937”, me rastin e kremtimeve të 25 Vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, në kreun për historinë e kultures, shkruhet: “me të janë lidhur emnat më të bukur e më të mallëngjyer të shkrimtarëve t’onë të kaluar. Çdo alfabet pati një serë të gjatë asi shkrimtarësh, po mbi të gjithë vetëm katër shkëlqejnë si yje të pa shoqë, Naimi, Fishta, Konica e Noli” Në albume të përkryer me fotografi pa retush, krahas figurave të shquara të kombit, ndrinte dhe portreti i hijshëm i Fan S. Nolit. Po atë vit Faik Konica do të thoshte: ”At Noli do të mbetet në historinë e Shqipërisë si burri që arriu i pari me hir të vullnetit dhe hollësisë së tij, të flasi gjuhën shqip në meshë. Dita që meshoi për të parën herë, është ogur i bardhë n’udhë të përparimit t’onë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë"

Dielli 27 mars 1943. F. S. Noli shkruan kryeartikullin: "Origjina, shvillimi, dhe e pritmja e Bashkimit të Shenjtë“:…Atëhere puna mbeti t’i flisja Faik Konitzës dhe t’a fitonja për idenë e Bashkimit të Shenjtë. Konitza kundërshtoj me rreptësi Bashkimin e Shenjtë me Zogun në krye… Luftova disa dit’ e net me radhë që t’i mbushnja mendjen që s’kish tjatër më e mirë se kjo. Më në funt Konitza u bint. U bint dhe qendroj në fjalën e tij gjer në orën e vdekjes."
Më 12 prill 1937, Nolit iu plotësua ëndrra e madhe për një kishë kombëtare shqiptare kur Patrikana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Dielli 11 gusht 1943: "Lufta në Shqipëri nukë pushoj kur shkelnë italianët Shqipërinë të Premten e Zezë. Populli shqiptar nukë dha armët atë ditë të zezë; i fsheu a i hodhi mi sup dhe mori malet.“ Po në këtë datë njoftohen emrat e komandantëve antifashistë: "Kapiten Hysni Lepenica, Myslim Peza, Dr. Safet Butka, Kolonel Bajraktari, Baba Mustafa, Kristo Peshtani dhe Karagjozi etj."

Noli nuk u mjaftua vetëm me detyrat kishtare dhe filloi studimet pasuniversitare në Universitetin e Bostonit, ku mori doktoratën më 1945 me një disertacion për Skënderbeun. Në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, Noli pati marrëdhënie pak a shumë të mira me regjimin e ri komunist në Tiranë dhe ushtroi ndikimin e vet për ta bindur qeverinë amerikane që ta njihte atë.


Peshkop Noli në Kishën Worcester, afër Bostonit në Massachussets, ShBA
Më 1953, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç, Fan Nolit iu dhurua shuma prej 20 000 dollarësh nga Federata Vatra, me të cilën bleu një shtëpi, në Fort Lauderdale Florida, ku vdiq më 13 mars 1965. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit. Kisha Autoqefale që kishte krijuar u bë më vonë Kryedioqeza ortodokse shqiptare në Amerikë e Kishës ortodokse në Amerikë.

Ndodhi ne diten e sotme me 5 Janar

Te vitit 1991. Doli në qarkullim numri i parë i gazetës  Rilindja Demokratike gazeta e parë e lirë pas rënies së diktaturës komuniste në Shqiperi

 

Rilindja Demokratike (shkurt RD) është një gazetë që botohet në Shqipëri.

 

Rilindja Demokratike është gazetë e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Gazeta botohet përditë me përjashtim të ditës së hënë. Kryeredaktor i gazetës është Bledi Kasmi. Numri i parë i kësaj gazete doli në 5 janar të vitit 1991 dhe ishte gazeta e parë e lirë pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri.

 

Ndodhi ne diten e sotme me 4 janar

LINDI FERIZ KRASNIQI

Feriz Krasniqi lindi më 4 janar 1931 në Tërpezë të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Gjimnazin e Ulët e mbaroi në Prishtinë, kurse Shkollën Normale në Gjakovë.

Biografia
Në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Nishit studioi në degën e biologjisë ku edhe diplomoi në vitin 1954. Një kohë punon arsimtar i biologjisë e pastaj regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Matematike - Natyrore të Universitetit të Shkupit, në grupin e biologjisë, ku edhe diplomon në fillim të vitit 1961. Pasi kreu Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Shkupit, një kohë të shkurtër punoi profesor i lëndës së biologjisë në Shkollën Normale të Prizrenit. Më 1961 u zgjodh asistent për lëndën Sistematika e bimëve në Katedrën e Biologjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Disertacionin e doktoratës Vegjetacioni i pyjeve të regjionit kodrinor të Kosovës e mbrojti në vitin 1968 në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Beogradit. Në vitin 1969 u zgjodh docent, kurse më 1980 profesor ordinar për lëndën Sistematika e bimëve të larta në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Prishtinës, ku punoi gjersa u pensionua. Ushtroi një varg funksionesh të ndryshme: një mandat ishte prorektor i Universitetit të Prishtinës, gjatë viteve 1973-1975 dhe dy mandate rektor i Universitetit të Prishtinës, gjatë periudhës 1975-1979. Gjithashtu ai kreu edhe disa funksione shtetërore, si deputet i Dhomës të Kombeve të Kuvendit të dikurshëm Federativ dhe anëtar i Kryesisë së dikurshme të Kosovës.Puna kërkimore-shkencore e tij është e orientuar kryesisht në studimin e florës dhe të vegjetacionit. Në sferën arsimore-edukative bëri përpjekje për sigurimin e teksteve dhe të literaturës biologjike në gjuhën shqipe, në fillim si përkthyes e më vonë edhe si autor. Gjatë punës në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, udhëhoqi me sukses punimet e diplomës të shumë kandidatëve dhe ua propozoi temat e doktoratës kandidatëve të interesuar. Si anëtar i komisionit, mori pjesë në mbrojtjen e disertacioneve të doktoratës në dy universitete (të Prishtinës dhe të Zagrebit).Për kontributin e tij në lëmin e kërkimeve shkencore, në procesin arsimor-edukativ të shumë brezave, në sigurimin e literaturës së nevojshme nga lëmi i biologjisë, në zhvillimin institucional dhe afirmimin e Universitetit të Prishtinës, u nderua me këto shpërblime dhe mirënjohje: Shpërblimi Krahinor i Dhjetorit për rezultatet e arritura në shkencat biologjike gjatë vitit 1975; Plaketa nga Fakulteti i Mjekësisë, për merita rreth zhvillimit të tij me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të themelimit, shpërblimi Naim Frashëri për tekstin universitar Sistematika e bimëve të larta me elementet e filogjenisë, të botuar në vitin 1985; Mirënjohje nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës për bashkëpunim të suksesshëm; Mirënjohje e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore me rastin e kremtimit të 36-vjetorit të punës së suksesshme të tij. Në vitin 1995, Senati i Universitetit të Prishtinës ia jep titullin e nderit Profesor emeritus për merita të veçanta në zhvillimin dhe avancimin e Universitetit të Prishtinës, si dhe për përsosmërinë mësimore dhe shkencore. Në vitin 1996, zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 zgjidhet anëtar i rregullt i kësaj akademie.

Ndodhi ne diten e sotme me 4 janar

LINDI KADRI ROSHI

Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924, Mallakastër, Shqipëri; vdiq më 6 shkurt 2007 në Tiranë, aktor shqiptar.

Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.

Legjenda e skenës
Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Ndodhi ne diten e sotme me 4 janar

LINDI ISAK NJUTON (ISAAC NEWTON)

Isak Njuton (ang. Isaac Newton),( 25 dhjetor 1642 - 20 mars 1727 ) ishte një fizikant astronom,filozof,teolog matematicien anglez i cili është konsideruar gjerësisht si një nga shkencëtarët më me influencë të të gjitha kohërave dhe si një figurë kyçe në revolucionin shkencor . Libri i tij Philosophiae Naturalis Principia Mathematica ( " Principet Matematike të Filozofisë Natyrore ") ,e botuar së pari në vitin 1687 , hodhi themelet për shumicën e mekanikës klasike . Njutoni formuloi ligjet e levizjes dhe gravitetit universal që dominoi pikëpamjen shkencëtarëve të universit fizik gjatë tre shekujve të ardhshëm . Ai gjithashtu tregoi se nocionii i objekteve në tokë dhe atë e trupave qiellorë mund të përshkruhet nga të njëjtat parime . Njutoni ka ndërtuar teleskopin e parë praktik që reflekton dhe ka zhvilluar teorine e ngjyrës në bazë të vëzhgimit se një prizëm zbërthen dritën e bardhë në shumë ngjyra të spektrit të dukshem. Ai ka formuluar edhe një ligj empirik të ftohjes dhe ka studiuar shpejtësinë e zërit . Njutoni ishte një shoku i Trinity College dhe Profesor i dytë Lucasian i matematikës në Universitetin e Kembrixhit . Ai ishte një i krishterë i devotshëm , por joortodoks dhe ishte nje anëtar i Universitetit të Kembrixhit , ai refuzoi të marrë urdhra të shenjta në Kishën e Anglisë , ndoshta sepse ai privatisht refuzoi doktrinën e Trinitarizmi . Përveç punës së tij në shkencat matematikore , Njutoni nje pjese te madhe te kohes se tij ia kushtoi studimin e alkimisë dhe kronologjisë biblike , por shumica e punës së tij në ato zona ka mbetur e pabotuar deri shumë kohë pas vdekjes së tij . Në jetën e tij të mëvonshme, Njutoni u bë president i Shoqërisë Mbretërore. Ai shërbeu gjithashtu qeverinë britanike si antar i keshillit drejtues. Isak Njutoni së bashku me Gaussin dhe Arkimedin bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "treshe të artë" të matematikës. Ai ka formuluar tri ligjet kryesore të mekanikës :

Ligjin e inercisë.
ligjin veprimit dhe kundërveprimit.
Ligjin e forcës.
Jeta
Isak Njutoni lindi (sipas kalendarit Julian në përdorim në Angli në atë kohë) në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor 1642, në Woolsthorpe Manor në Woolsthorpe-nga-Colsterworth, një fshat i vogël në qarkun e Lincolnshire. Ai ka lindur tre muaj pas vdekjes së babait të tij, një bujk i begatë i quajtur gjithashtu Isaac Newton. Lindur para kohe, ai ishte një fëmijë i vogël, nëna e tij Ana Ayscough.Kur Njutoni ishte tre vjeç, nëna e tij u martua dhe shkoi për të jetuar me burrin e saj të ri, Barnabus Reverend Smith, duke lënë djalin e saj në kujdesin e gjyshes së tij, Margery Ayscough.Njutoni asnjehere nuk u martua. Në mekanikë, Newtoni formuloi parimin e inercisë.

Në optikë, ai e ndërtoi teleskopin [4], zhvilloi një teori të ngjyrave në bazë të vëzhgimit se një prizmi. (Ngjyra e bardhë zbërthehet në një spektër ngjyrash). Ai gjithashtu formuloi një ligj empirik të ftohjes.

Në matematikë, Njutoni, së bashku me Gotfried Lajbnicin dhe pavarësisht nga njëri-tjetri, zbuluan njehsimin diferencial dhe integral. Ai gjithashtu demonstroi teoremën e binomit, zhvilloi të ashtuquajturën "metodë të Njutonit" për gjetjen e zerove të një funksioni, dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme.

Pas Galileit, Isak Njutoni, e thelloi kuptimin e forcës. Ai zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se ajo është e të njëjtit lloj si ajo e Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj.

Njutoni ishte gjithashtu fetar duke punuar shumë në studimin Biblës. Njutoni, siç demonstrohet nga një sondazh të vitit 2005, është ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës.

Ndodhi ne diten e sotme me 4 janar

LINDI JAKOB GRIMM

Jacob Ludwig Karl Grimm ( Jakob Ludvig Karl Grimi 4 janar 1785 në Hanau - 20 shtator 1863 në Berlin) shkencëtar i gjuhës dhe letërsisë gjermane, jurist, gjerman nga Gjermania.

Për shkak se Jakobi me ndihmën e vëllait të tij, Vilhemit dhe Karl Lahmanit bëri dhe zhvillojë në mënyrë sistematike sipas parimeve shkencore pikëpamjet e hershme të gjuhës gjermane, merret si themelues i filologjisë gjermane. Ai studiojë drejtësinë dhe më 1808 ishte i zënë në punë si bibliotekistë i mbretit Jerome. Ndërsa nga viti 1837 punonte si bibliotekistë i dytë në Kasel. Në vitin 1830, Jakobi jepte mësim si profesor në Gëtengen nga ku më 1837 si një nga Gëtengenët e shtatë i dëshpëruar u përjashtua nga enti. Nga viti 1841 ishte anëtar i Akademisë së Shkencave në Berlin, ndërsa në vitin 1848 ishte delegat në parlamentin e Frankfurtit.

Xixat nxitëse më të rëndësishme për krijimtarinë e tij, Jakobi i mori nga Romantika e Hajdebergut. Studimet e shumëllojshme të tij sillnin në qendër të vëmendjes dashurin për tregimet dhe gojëdhënat popullore vendase. Me të vëllanë Vilihemin, nxirren Përralla për fëmijë dhe shtëpi, një përmbledhje tri pesëshe gjatë viteve 1812-1822 dhe Përralla gjermane po ashtu një përmbledhje në dy pjesë e krijuar gjatë viteve 1816-1818. Gramatika gjermane e tij, një përmbledhje prej katër pjesësh e botuar gjatë viteve 1819-1937 dhe ribotuar gjatë viteve 1870-1898, vuri themelet e shkencës së historisë së gjuhës gjermane. Ai i vuri në vëmendje, shtytjet e zanoreve ndër gjuhë të cilat më parë i kishte përmendur danezi R. Rask dhe i bëri pjesë e studimeve të gjuhësisë. Jakobi përfundojë vijën e krijimtarisë së tij me përmbledhjen e Fjalorit Gjerman.Jakobi se bashku me vellaun e tij shkruajten nje perralle mjaft te ndjekur nga femijet "KESULKUQJA"

Ndodhi ne diten e sotme me 3 janar

LINDI PILOTI GJERMAN MICHAEL SCHUMAHER

Michael Schumacher (3 janar 1969) është një shofer gjerman garash, statistikisht , kampioni më i madh i Formula 1 i të gjitha kohërave, pasi fitoi 7 tituj botërorë, dy me Benetton (1994 - 1995) dhe pesë të njëpasnjëshme me Ferrari (2000-2004).

Schumacher është mbajtësi më i madh i rekordeve në F1, duke arritur, përveç titujve botërorë, edhe numrin më të madh të fitoreve, të pole position, xhiro më të shpejtë të garës, hat trick (pol pozitë, fitore dhe xhiron më të shpejtë në të njëjtën garë) dhe pikë në karrierën e tij. Schumacher ishte gjithashtu i parë gjerman që u bë kampion botëror të Formula 1 dhe ishte ikona më popullore në Formula 1, deri në vitin 2006, sipas një sondazhi të kryer nga FIA.

Pas gjashtëmbëdhjetë vjet me radhë në sezonet e F1 1991-2006 dhe tre vjet pushim, u punësua nga Mercedes Grand Prix për sezonin 2010.

Kthimi ne Formula 1
Më 29 korrik 2009, pas aksidentit të Massa gjatë provave zyrtare ne Cmimin e Madh te Hungarise , Ferrari njoftoi kthimin ne Formula 1 te Michael Schumacher. Do te ishte gjermani ai qe do te garonte per garat e mbetura te sezonit,duke filluar nga Cmimi i Madh i Europes ne Valencia.Por,më 11 gusht,Schumacher njoftoi se do te hiqte doreNjë kthim në Formula 1 [redakto]

Më 29 korrik 2009, pas aksidentit të Massa gjatë kualifikimi Grand Prix hungarez, Ferrari njoftoi kthim në gara në Formula 1 Schumacher. A do të jetë një gjerman të kandidojë për garat e mbetura të sezonit, duke filluar nga 2009 Grand Prix Europian në Valencia, krahas Räikkönen.Por,më 11 gusht, Schumacher njoftoi se do te hiqte dore nga rikthimi ne Formula 1 per shkak te disa problemeve ne qafe,te ardhura nga nje aksident i gjashte muajve me pare.

2010
Më 23 dhjetor 2009 u zyrtarizua punesimi i tij nga skuderia Mercedes GP,per nje page prej 7 milone euro ne sezon.

Jeta private
Ralf,vëllai i tij ishte deri në 2007, një tjetër pilot i botës së Formula 1. Martuar në gusht 1995 me Corinna, Michael Schumacher ka dy fëmijë, Gina Maria që ka lindur në shkurt të 1997, dhe Mick që ka lindur në mars të vitit 1999.Familja jeton në Zvicër që nga viti 1996. Schumacher ndërtoi në vitin 2007 në Gland, Liqeni i Gjenevës, një vilë te madhe, që u përfundua më 28 nëntor.Ai gjithashtu ka një shtëpi dhe një piste garash ne Kerpen.

Film dhe TV
Schumacher është ndonjëherë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i pranishëm në disa filma. Paraqitja e tij e parë ishte në 2006, kur ne filmin e animuar Cars u shfaq me pamjen e një Ferrari F430.Në vitin 2008 ai u shfaq në filmin Asterix në Lojrat Olimpike në rolin e një komandanti të qerreve quajtur Schumix, duke luajtur me Jean Todt. [69]

Schumacher ka luajtur rolin e pilotit misterioz Stig,ne programin Top Gear te BBC.

Organizata bamirëse
Piloti gjerman ka qenë shpesh aktiv në lidhje me organizatat bamirëse. Schumacher është edhe ambasador UNESCO-s që nga viti 2002,të cilës i ka dhuruar 1.500.000 euro.

Gjermani ka bërë edhe një dhurim prej 10 milion euro për viktimat e cunamit të vitit 2004.

Ndodhi ne diten e sotme me 3 janar

LINDI AKTORI AMERIKAN MEL GIBSON

Mel Columcille Gerard Gibson lindi më 3 janar 1956 në Peekskill, New York, por e kaloi fëmijërinë dhe rininë në Australi. Ai është aktor, regjisor dhe producent amerikan dhe fitues i çmimit Oskar, i njohur veçanërisht për rolet në filmseritë Mad Max dhe Lethal Weapon, për rolin dhe regjinë në Braveheart, që ka fituar Oskar, si edhe regjinë e bllokbasterit 2004 The Passion of the Christ. Në shkurt të 1985, ai ishte i pari që iu dha titulli "Sexiest Man Alive" nga revista People.

Me 28 korrik 2006 në ora 03.00, Mel Gibson u ndalua nga policia në Malibu, Los Anxhelos për drejtim automjeti nën efektin e alkoholit. Llogaritet se shpejtësia e automjetit në momentin e ndalimit ka qënë rreth 140km/orë. Në momentin e ndalimit ai kishte në automjetin e tij të markës Lexus një shishe gjysëm të mbushur me tekila. Ai u lejua të largohet pasi pagoi një garanci pasurore në shumën 5000 USD. Për herë të funidt ai ishte ndaluar nga policia për drejtim automjeti në gjendje të dehur në vitin 1984. Që nga ajo kohë ai merrte pjesë rregulllisht në mbledhjet e të Alkolizuarve Anonimë.

Sipas raportit të oficerit të policisë, James Mee, i cili kreu ndalimin e Mel Gibsonit, në momentin e ndalimit, Gibson bëri një numër komentesh anti-semite: "Çifutë të ndyrë! Çifutët janë shkaku i të gjitha luftrave në botë!". Mel Gibson, i cili është një katolik konservativ është akuzuar edhe më parë për ndjenja dhe ide anti-semite gjatë xhirimit të filmit "The Passion of Christ". Edhe babai i tij, cili ishte katolik shumë fetar, e ka mohuar ekzistencën e Holokaustit. Mbas këtij incidenti rrjeti televiziv ABC anulloi një kontratë me Mel Gibson për xhirimin e një filmi mbi jetën e një çifuti nga Hollanda gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nuk dihet se çfarë pasojash të tjera do të ketë ky incident edhe për filmin e sapo xhiruar të Mel Gibson: "Apocalypto".

Sipas ligjit të shtetit të Kalifornisë është e ndaluar të drejtosh një automjet duke patur një shishe apo enë të mbushur me pije alkolike të hapur. Në qoftë se Mel Gibson njihet fajtor nga gjykata ai mund të dënohet deri me 6 muaj burg.

Ndodhi ne diten e sotme me 3 janar

LINDI REXHEP ELMAZI


Lindi më 3 janar të vitit 1938 në Gjilan. Rrjedh nga një familje e varfër por bujare, e cila pas një zullumi të madh të serbëve në Malishevë të Gjilanit, u detyrua të shpërngulet nga fshati në qytet më qëllim të shpërnguljës së mëtejme për në Turqi. Mirëpo, falë dashurisë për vendin e vet dhe ndikimit të intelektualëve të kohës ndërron mendjen dhe nuk shpërngulet në Turqi. Rexhepi shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan. Mëqe nuk kishte kushte për shkollim, ai detyrohet të punon si përkthyes, por aktivisht merret me shkrime letrare dhe me veprimtari patriotike. Në hezin më të madh të rankoviqizmit, më 28 nëntor 1963, në shtëpinë e Hysen Dacit, në Mitrovicë, bashkë me babën e tij, Hamdi Dacin, pastaj me Mustafa Venharin, Ramadan Shalën, Kadri Kusarin, Sylë Shalën, Din Spahinë, Fazli Graiçevcin, Rexhep Elmazin, Xhylie Radoniqin e Bedri Çollakun (përveç Hysenit e meje, të gjithë të tjerët të ndjerë), themeluam LËVIZJEN REVOLUCIONARE PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE, flet Ademi Demaçi rreth angazhimit të Rexhep Elmazit në radhët e revolucionarëve kosovarë.Punimet e tij të para u botuan në revistën “Zëri i rinisë” e pastaj edhe në “Jeta e Re” dhe në të gjitha gazetat e revistat shqipe, që botoheshin në atë kohë në Jugosllavi.

Veprimtarisë së tij ilegale patriotike i ranë në gjurmë dhe e burgosën në vitin 1964 dhe e denojnë me 9 vjet burg. Pas rënies së politikës deskriminuese ndaj shqiptarëve të Alekandër Rankoviqit, Rexhep Elmazi lirohet nga burgu. Për nder te tij një shkolle fillore mban emrin e tij "Rexhep Elmazi".

Pas burgut Rexhep Elmazi kryen Fakultetin filozofik-drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vitin 1975, por për shkak të “njollave “ në biografinë e tij ai detyrohet të punon si përkthyes. Meqë pushteti i atëhershëm Rexhep Elmazin e konsideronte si përsonalitet të rrezikshëm për regjimin, atij i kurdisen plot kurtha dhe më 16 maj të vitit 1978 vritet.

Ndodhi ne diten e sotme me 1 Janar

LINDI AKTORI SHQIPTAR DEMIR HYSKJA


Demir Hyskja është një aktor i mirënjohur shqiptar. U lind më 1 janar 1937 në Elbasan.

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Ndodhi ne diten e sotme me 30 Dhjetor

TE VITIT 1922 VLADIMIR ILIC LENINI THEMELOI BASHKIMIN SOVJETIK

Vladimir Iliç Uljanov - Lenini (rusisht: Влади́мир Ильи́ч Ле́нин ; 10 prill 1870 Simbiski - 21 janar 1924 Gorki, Moskë) ishte një revolucionar rus, politikan komunist, pjesëmarrës dhe lider në Revolucionin e Tetorit, udhëheqësi i parë i Republikës Sovjetike Socialiste Ruse dhe që nga viti 1922 lideri i parë i Bashkimit Sovjetik. Më 1999 ai u emërua nga revista TIME Magazine si një prej 100 njerëzve më me ndikim të shekullit XX. Kontributet e tija në teorinë Marksiste përgjithësohen si Leninizëm.

 

Vladimir Ilic Uljanov (Lenin) 1887
Lindur në Simbirsk (nga 1924, Uljanovsk), pranë Vollgës në Mbretërinë Ruse. Lenini ishte i biri i Ilja Nikolaevic Uljanov dhe Maria Aleksandrovna Uljanova. Babai i tij ishte një aristokrat i ri që kishte depërtuar në shtresat e larta si inspektor shkolle. Familja e tij ishte një përzierje etnike, paraardhësit e tyre ishin : rus, mordovian, kalmyk, hebre, gjermanë të Vollgës dhe suedezë, dhe sipas biografit Dimitri Volkogonov prejardhja e familjes së tij mund të jetë e përzier edhe me etni tjera. Lenini që i pagëzuar në Kishën Ortodokse Ruse.

Në vitin 1886, babai i Leninit, vdiq nga një sëmundje (hemorragji cerebrale), dhe në maj të vitit 1887, kur Lenini ishte 17 vjeçar, vëllai i tij i madh Aleksandëri, u arrestua dhe u ekzekutua me varje për pjesëmarrje në një atentat me bombë që kërcënoi jetën e Car Aleksandri III. Motra e tij Ana e cila ishte me Aleksandrin gjate arrestimit, u dëbua drejt pronës së familjes së saj në fshatin Kokushkino, rreth 40 km larg Kazanit.

Kjo ngjarje radikalizoi Leninin, dhe biografët e tij zyrtar sovjetik e përshkruan këtë si shkak për vazhdimin e veprimtarisë revolucionare. Nuk është për tu përjashtuar mundësia që ndoshta nga kjo trazirë emocionale ndodhi që në të njëjtin vit ai të shihte vetën të regjistruar në Universitetin Shtetëror në Kazan. Një pikturë e famshme e Pjeter Beluzovit, Ne do të ndjekim një rruge tjetër e riprodhuar në miliona libra sovjetik, e përshkruan Leninin e ri dhe të ëmën e tij të hidhëruar. Shprehja Ne do të ndjekim një rruge tjetër i referohet zgjedhjes që Lenini i bëri Marksizmit për të përkrahur revolucionin popullor, në vend të metodave anarkiste ose atyre individualiste.

Pas ngrijës së kureshtjes për Marksizëm, ai u përfshi në protesta studentore dhe më pas edhe u arrestua. Ai u përjashtua dhe nga Universiteti i Kazanit, për shkak të ideve të tija politike. Ai vazhdoi të studionte si autodidakt të cilat shkaktuan mishërimin e tij me pikëpamjet e paraqituar në veprën Kapitali të Karl Marksit.

Leninit më vonë, iu dha e drejta për të studiuar, kësaj herë në Universitetin e Shën Pjetërsburgut. Në janar të vitit 1892, ai u vlerësua nga universiteti me diplomën e klasës së parë për drejtësi. Ai gjithashtu u dallua për gjuhët që njihte si latinisht dhe greqisht dhe ato që i mësoi, gjermanisht, frëngjish dhe anglisht. Por njohuria e këtyre dy gjuhëve të fundit me kalimin e kohës iu kufizua : ai kërkoi ndihmën e Anesa Armand për ti përkthyer një artikull në frëngjisht dhe në anglisht në 1917. Në të njëjtin vit ai i shkroi S.N. Ravicit në Gjeneve : ’’Ndihem i pa aftë për të mbajtur një fjalim në frëngjisht’’.

Aktiviteti revolucionar, udhëtimet dhe përndjekjet[redakto | redakto tekstin burimor]
Përpara se të shpërngulej në Shën Pjetersburg më 1893, Lenini ushtroi profesionin e avokatit për disa vite në Samara - një qytet me port në lumin Vollga.

Në vend të që të vazhdonte karrierën e tij në lëmin e drejtësisë, ai filloi të rriste intesitetin e përfshirjes së tij në përpjekjet për propagandat revolucionare duke u anëtarësuar dhe në grupin loka Marksist. Më 7 dhjetor 1895, Lenini u arrestua dhe nga autoritetet u mbajtë për 14 muaj e më pas u lirua dhe u internua në fshatin Shushenskoje në Siberi, ku u përzije më shumë marksistë të njohur, si Xhorxhi Plekhanov - ai që përhapi socializmin në Rusi.

Në qershor të 1898-ës, Lenini u martua me aktivisten socialiste Nadezhda Krupskaja dhe në prill të po këtij viti botoi librin ‘’Zhvillimi i Kapitalizmit në Rusi’’. Pas skadimit të kohës së internimit më 1900 ai filloi udhëtimet përgjatë Rusisë dhe Evropës. Lenini jetoi në Cyrih, Gjeneve (ku dhe studioi e më vonë ligjëroi në Universitetin e Gjenevës), Munih, Prag, Vjen, Mançester dhe Londër, dhe gjate kësaj kohë në bashkëpunim Julius Martovin nxorën gazetën Iskra (shkëndija). Martovi më vonë do të bëhej një oponent udhëheqës. Gjatë kësaj kohë, Leni shkroi gjithashtu një sërë artikujsh dhe libra të ndryshëm mbi lëvizjen revolucionare, duke u përpjekur dhe të rekrutonte social-demokrate te ardhshëm. Ai filloi të përdorte pseudonime të ndryshëm duke u shpallur me në fund në “Lenin”-“N. Lenin” plotësisht., Shtypi perëndimor shpesh atë e quante “Nikolai Lenin”-ndoshta duke marrë gabimisht faktin që germa ‘N’ korrespondonte në Nikolai - gjithsesi ai nuk iu paraqit asnjëherë i nënshkruar me këtë emër Rusisë ose Bashkimit Sovjetik, dhe Lenini vete kurrë nuk e përdori këtë si një pseudonim.

Lenini ishte aktivist në ‘’Partine Social Demokrate Punëtore (PSDP- РСДРП në rusisht)’’ dhe më 1903, udhëhoqi fraksionin Bolshevik pas ndarjes me Menshevikët. Emrat “Bolshevik” ose Shumica dhe “Menshevik” ose Pakica, referuar mundjes së ngushte me vota të Menshevikëve pas vendimit për të kufizuar anëtarësinë e partisë në revolucionar profesionistë, më tepër se sa të përfshinin simpatizantë. Divizioni që inspiruar pjesërisht nga broshura e Leninit “Çfarë duhet bërë ?” (1901-02) e cila që fokusuar mbi strategjitë e tija revolucionare. Thuhet që kjo ka qenë një prej broshurave më me ndikim në Rusinë e para revolucionit, ku Lenini vete pretendonte se ‘’tre nga pesë punëtorë, e kanë lexuar atë dhe për më tepër ju kanë lexuar të tjerëve’’.

Në nëntor 1905, Lenini u kthye nga përndjekja në Rusi për te përkrahur Revolucionin Rus të 1905-ës. Më 1906, u zgjodh për te qenë në presidiumin e PSDS. Në atë kohë, ai lëvizte shpesh midis Finlandës dhe Rusisë dhe në dhjetor të 1907-ës, me shkatërrimin e revolucionit prej autoriteteve cariste, ai u detyrua të mërgonte sërisht në Evropë. Deri sa te vinin revolucionet e 1917-ës, ai e kaloi shumicën e kohës i mërguar në Evropë, ku pavarësisht kushteve të varfërisë, ai nuk reshti së vazhduari shkrimet e tija politike. Në kuadër të bazës filozofike të vetë rrjedhës së revolucionit socialist, Lenini kompletoi Materializmi dhe Kritika empirike më 1909 - një punim i cili u bë fundament i filozofisë Marksiste-Leniniste.

Lenini vazhdoi të udhëtonte nëpër Evropë dhe të merrte pjesë në shumë takime dhe aktivitete të socialistëve, duke përfshirë këtu dhe Konferencën e Partisë së Pragë më 1912. Kur Inesa Armand la Rusinë për të shkuar në Paris, ajo u takua me Leninin dhe bolshevikët tjerë që jetonin në mërgim dhe besohet që ajo të këtë qenë e dashura e Leninit gjate kësaj kohë. Si shkrimtar Neil Harding thekson se, megjithëse është bërë shumë sa i përket kësaj lidhje, prapëseprapë janë për tu përbuzur “materialet e dobëta te dëshmive... në akoma nuk kemi asnjë dëshmi që vërteton se ata të kenë qenë seksualisht te lidhur“.

Kur nisi lufta e parë botërore më 1914 dhe kur shumë parti social-demokrate evropiane (në atë kohë të vetëshpallura si marksiste) përkrahën shtetet e tyre me ndihma lufte, e tronditen Leninin i cili nguronte të besonte së social-demokratët gjermanë kishin votuar për ndihma lufte. Kjo bëri që ai të shkëputej nga Internacionalja e Dytë, e cila ishte formuar nga këto parti. Lenini (përkundrejt luftës në bindjen e tij që qytetarët dhe punëtorët po bënin një beteje të borgjezisë për ta) miratoi pozicionin të cilin ai e përshkroi si një “Lufte Imperialiste” një detyrë që duhej të kthehej në një lufte civile nëpërmjet klasave. Sapo mbaroi lufta, Lenini u mbajt nën arrest për një kohë të shkurtër nga autoritetet austriake në qytetin Poronin, ku ai qëndronte gjate asaj kohë.

Më 5 shtator 1914, Lenini levizi për në Zvicër ku qëndroi fillimisht në Bernë dhe më pas në Cyrih. Më 1915, ai morri pjesë në Konferencën kundër luftës të Cimervaldit e mbajtur në Zvicër në qytetin me po të njëjtin emër. Lenini ishte lideri kryesor i minorancës Cimervaldi i Majtë e cila nuk pati sukses përkundrejt maxhorances pacifiste që konferenca duhej të pranonte pozicionin e Leninit për të konvertuar luftën imperialiste në një luftë klasash.

Lenini dhe Cimervaldi i Majtë u ballafaquan me po të nijëtin vendim në konferencën kundër luftës të radhës e cila u mbajtur po ashtu në Zvicër në qytetin Keintal (24-30 prill 1916), por që në fund e vendosur për një manifest kompromisi.

Lenini ishte në Cyrih në pranvere të 1916, ku shkroi punimin teorikë më të rëndësishëm Imperializmi, faza më e lartë e Kapitalizmit. Në këtë punim, Lenini argumenton se shkrirja e bankave dhe e kartelave industrial sjell rritje të kapitalit financiar. Sipas Leninit, në fazën e fundit të kapitalizmit, në vazhdimësi të përfitimeve që tregu vendas mund të ofrojë, kapitali është i eksportuar. Kjo çon në ndarjen e botës ndërmjet firmave internacionale monopoliste dhe kolonizimit të pjesëve t mëdha prej shteteve evropiane në përkrahje të bizneseve të tyre. Imperializmi është një fazë e avancuar e kapitalizmit, një mbështetje në përmirësim të monopoleve dhe në eksportin e kapitaleve, ku kolonializmi është një veçori e saj.

Ndodhi ne diten e sotme me 29 Dhjetor

Te vitit 1911 Mongolia shpalli Pavarsine

Mongolia (mongolisht: Монгол улс, Mongol uls, Monggol ulus.svg ) është shtet pa dalje në det, ndodhet në Azinë Lindore e Qendrore, mes Kinës dhe Rusisë. Kryeqyteti Ulan Bator është vendbanim më i madh ku jetojnë 38% të popullsisë. Sistemi politik i Mongolisë është republika parlamentare.

Me 1,564,116 km², Mongolia është vendi i 19-të në botë për nga madhësia dhe me dendësinë më të ulët të banimit me afro 2,9 milion banorë. Është poashtu shteti i dytë më i madh pa dalje në det pas Kazakistanit. Toka mongole ka pak hapësirë të punueshme dhe pjesa më e madhe e saj përbëhet nga stepa të thata jopjellore, ku dallohen malet në veri e perëndim dhe shkretëtira Gobi në jug. Përafërsisht, 30% e popullsisë janë nomadë ose gjysmënomadë. Feja mbizotëruese në Mongoli ështe budizmi tibetian, dhe shumica e popullsisë janë mongolë etnikë, ndonëse në vend jetojnë edhe kazakët, tuvanët dhe minoritete të tjera, sidomos në perëndim.

Gjatë mbretërimit të Xhengis Hanit në shek. XIII, mongolët krijuan perandorinë më të madhe që kishte parë njerëzimi deri atëherë. Në shekujt vijues ishin pjesë e Perandorisë Kineze, ndërsa gjatë shek. XX ranë nën sferën e ndikimit sovjetik. Viti 1990 shënoi fillimin e rendit demokratik dhe ndërtimin e ekonomisë së tregut. Sot, Mongolia është vend në zhvillim; ka zhvillim mesatar njerëzor dhe zë vendin e 124-të në botë sa i përket prodhimit vendor bruto prej 3.541 USD për kokë banori

Ndodhin ne diten e sotme 28 Dhjetor

LINDI WOODROW WILSON

Thomas Woodrow Wilson lindi më 28 dhjetor 1856 në Staunton, Virginia, ShBA; vdiq më 3 shkurt 1924 në Washington (D.C.). Ishte prej 1913 deri 1921 President të ShBA. Wilson në vitin 1919 merr çmimin Nobel për paqe.

Në Shqipëri
Presidenti Wilson gëzon respekt në kombin shqiptarë për rezistencën që bëri ndaj moscoptimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe njohjen e pavarsisë së saj. Qeveria e Nolit e pas revolucionit të qershorit 1924 i vuri emrin Qyteti Uillson qytetit të Shëngjinit në nder të presidetit të SHBA-ve Woodrow Wilson. Emërtimi u mbajt deri në kohën e komunizmit.


Wilson lindi në Staunton, Virginia më 28 dhjetor, 1856 si femija i trete i Reverend Dr Jozefit Ruggles Wilson (1822-1903) dhe Jessie Janet Udrou (1826-1888), prejardhja e tij ishte skoceze dhe skocez- irlandez. Gjyshërit e tij nga babai emigruan në Shtetet e Bashkuara nga Strabane, Qarku Tyrone, Irlandë (tani Irlanda e Veriut), në 1807. Nëna e tij ka lindur në Carlisle, të Cumberland, Angli, bija e Rev Woodrow Dr Thomas, i lindur në Paisley, Skoci dhe Marion Williamson nga Glasgow.


Babai i Wilson ishte me origjinë nga Steubenville, Ohio, ku gjyshi i tij kishte botuar një gazetë, te quajtur The Western Herald and Gazette,, e cila ishte pro-tarifore dhe anti-skllavëri, prindërit e Wilsonit kishin lëvizur në jug më 1851 . Babai i tij e mbrojti, robëri skllevër në pronësi dhe të ngritur një shkollë të dielën për ta. Ata kujdesen për ushtarët e plagosur në kishën e tyre. Babai gjithashtu shërbeu për pak kohë si një kapelan në ushtrinë aleate. memorie më të hershme Woodrow Wilson-së, nga mosha tre, ishte i dëgjuar që Abraham Lincoln ishte zgjedhur dhe se lufta po vinte. Wilson do të kujtoj gjithmonë duke qëndruar për një moment në krah Robert E. Lee dhe duke kërkuar deri në fytyrën e tij. Babai i Wilson ishte një nga themeluesit e Kishës prezbiterian jugore në Shtetet e Bashkuara dhe PCUS) pasi ndahen nga presbiterianët veriore në vitin 1861. Joseph R. Wilson ka shërbyer si nëpunës të parë të përhershëm të Asamblesë së Përgjithshme të kishës jugore, u Thotë nëpunës nga 1865-1898 dhe ishte Moderator i Kuvendit PCUS Përgjithshme në vitin 1879. Wilson kaloi shumicën e fëmijërisë së tij, deri në moshën 14, në Augusta, Gjeorgji, ku babai i tij ishte ministër i Kishës së Parë prezbiterian. Wilson ishte mbi dhjetë vjet para se ai mësoi për të lexuar. Leximi i tij vështirësi mund të ketë treguar Dyslexia, por si nje adoleshent ai e mësoi vetë stenografi për të kompensuar. Ai ishte në gjendje për të arritur në shkollë përmes përcaktimit dhe vetë-disiplinës. Ai studioi në shtëpi nën drejtimin e atit të tij dhe mori mësimet në një shkollë të vogël në Augusta. Gjatë Rindërtim, Wilson ka jetuar në Columbia, South Carolina, kryeqytetin e shtetit, nga 1870-1874, ku babai i tij ishte profesor në Columbia Teologjik Seminary. Wilson morën pjesë Davidson College në Karolinën e Veriut për vitin 1873-1874 shkollor. Pas Sëmundjet mjekësore mbajtur atë të kthehen për të dytin vit, ai u transferua në Princeton si një studente kur i ati i tij mori një pozicion të mësimdhënies në universitet. Diplomimit në vitin 1879, Wilson u bë një anëtar i vëllazërisë Phi Kappa Psi. Duke filluar në vitin e tij të dytë, ai lexoi gjerësisht në filozofinë politike dhe histori. Wilson kredituar britanik parlamentar skicë-shkrimtar Henry Lucy si frymëzim të tij për të hyrë në jetën publike. Ai ishte aktiv në Shoqërisë Amerikane universitare liberal-Cliosophic shoqërisë letrare dhe debatojnë, duke shërbyer si kryetar i Partisë liberale dhe me shkrim për shqyrtimin Nassau Letrar, organizoi një liberal të veçantë debatuar Shoqëria, dhe më vonë trajner i liberal- Paneli Clio Debat. Në vitin 1879, Wilson ndoqi shkollën e Drejtësisë në Universitetin e Virxhinias për një vit. Edhe pse asnjëherë ai u diplomua, gjatë kohës së tij në universitet ai u angazhua shumë në Klubin Glee Virxhinia dhe Shoqëria Jefferson Letrar dhe Debatimi, duke shërbyer si president e shoqërisë. Shëndeti i tij i dobët diktuar tërheqjen, dhe ai shkoi në shtëpi në Wilmington, North Carolina ku ai vazhdoi studimet e tij. Në janar 1882, Wilson ka filluar një praktikë të ligjit në Atlanta. Një nga shokët e klasës e tij të Universitetit Virxhinia, Edward Irlanda Renick, e ftoi atë për t'u bashkuar me praktikën e tij të re ligjin si partner dhe Wilson u bashkua me atë në maj 1882. Ai kaloi Bar Gjeorgji. Më 19 tetor 1882, ai u shfaq në gjyq përpara gjykatës George Hillyer për të marrë provimin e tij për bar, që ai kaloi me lehtësi. Konkurrenca ishte e ashpër në qytet me 143 avokatët e tjerë, dhe ai gjeti disa raste për të mbajtur atë pushtuar. Megjithatë, ai gjeti qëndruar aktual me ligj penguar planet e tij për të studiuar qeverinë për të arritur planet afatgjata të tij për një karrierë politike . Në prill 1883, Wilson aplikuar në Universitetin Johns Hopkins për të studiuar për një doktoraturë në histori dhe shkenca politike dhe filloi studimet e tij atje në vjeshtë.

Ndodhi ne diten e sotme me 27 Dhjetor

LINDI LASGUSH PORADECI

Llazar Gusho (Pogradec, 27 dhjetor 1899 - Tiranë, 12 nëntor 1987) i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, qe poet, shkrimtar e përkthyes shqiptar.


Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në të Manastir nga 1909 deri më 1916.

I ati më pas e nis në Athinë pranë liceun Léonin, instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek - licé ku qëndron deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e mbrame të qëndrimit të tij në Greqi.

Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe rioshin Mitrush Kuteli; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe Shqipëri’ e re, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu.

Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. Në maj të 1933 doktoroi me temën Der verkannte Eminescu und seine volkstümlich-heimatliche Ideologie (I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme.

Vitet 1944-'47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974. Vdes në varfëri të plotë në kryeqytet më 12 nëntor 1987[1].

Krijues e shqipërues
Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci.

 

Autor i dy vëllimeve me poezi "Vallja e yjeve" më 1933 dhe "Ylli i zemrës" më 1937, botuar në kryeqytetin rumun. Vëllimi i parë i botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; vëllimi i dytë i botuar me ndihmën e Kutelit përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.

Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve '30-'40. Veçanërisht tek "Përpjekja shqiptare" e Branko Merxhanit. Shkrime prej tij janë shfaqur edhe në të përkohshmet Drita dhe Nëntori, të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapsira më të volitshme për serën e shqipëruesve.

Autor i më se 100 poezish, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Pëlqyes i fjalëve arkaike, shprehive popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi "Yllin e zemrës" e quajti "Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe"

Veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

Ndodhi ne diten e sotme me 25 Dhjetor

LINDI MUS PRELVUKAJ

Musë Prelvukaj u lind në Martinaj të Gucisë, komuna e Plavës më 25 dhjetor 1950.

Jeta
Shkollën fillore e kreu në Martinaj dhe në Guci, ndërsa Shkollën e Mesme të Artit në Pejë me 1971. SHLP- në, degën e artit figurativ, si dhe Akademinë e Arteve Figurative-degën e grafikës, i kreu në Prishtinë. Është punësuar në SHMT “28 Nëntori”[1] në Prishtinë më 1973. Ka organizuar aktivitetet e lira dhe profesionale në shkollë. Në vitet ’90, me rastin e festave kombëtare, ka hapur në lokalet e objekteve shtëpi-shkolla, ekspozitën me punime të nxënësve. Për punën e suksesshme shumëvjeçare, ka marr mirënjohje nga kolektivi i shkollës, më 1996 dhe më 2005. Nga viti 2003 deri më 2008 ishte anëtar i grupit të ekspertëve për hartimin e planprogrameve mësimore për shkollat e mesme profesionale. Është recensent i disa librave të artit për shkollat fillore dhe të mesme. Merret me krijimtari artistike dhe është pjesëmarrës i mbi 50 ekspozitave kolektive në vend dhe jashtë tij. Ka hapur tri ekspozita personale dhe është bashkautor i një libri. Është anëtar i SHAFK dhe i SHAF shqiptar në Mal të Zi.

Punimet i janë botuar, por edhe vleësuar nga kritikë dhe përsonalitete të artit, nëpër gazeta dhe revista si: “Rilindja" . ”Zëri i Rinisë”, ”Bota e Re”, ”Fjala,”Shkendija”, ”Bujku”, ”Sheshi”,”Kosova Sot”, ”Zëri”, ”Koha Ditore”, ”Bota Sot”, ”Koha Javore”, ”Lajm”, ”Ekskluzive”, ”Kronika e Ulqinit”.

Musë Prelvukaj merret edhe me artin aplikativ. Ka punuar kopertina të librave, ilustrime, tiketa, ambalazhe, etj. Gjithashtu, ka shkruar recenzione për librat nga lëmia e artit figurativ të autorëve të ndryshëm.

Ndodhi ne diten e sotme me 25 Dhjetor

VDIQ CHARLIE CHAPLIN

Charles Spencer Chaplin lindi më 16 prill 1889 në Londër dhe vdiq më 25 dhjetor 1977 në Vevey, Zvicër, ishte një regjisor, aktor dhe komedian anglez.

Biografia

I lindur në Est Lans në Walworth , 16 prill 1889, pas katër ditë të Adolf Hitler, Charles Spencer Chapin është djali i Charles Chaplin dhe Hannah Hill ( e njohur prej një pjese që është Lili Harley), të dytë artistë te music-hall. Kur Charlie Chaplin i bëri një vit babai i tij shkon në Amerikë për të realizuar filma. Charlie Chaplin i ka plot vëllezër, më i vjetri është Sydney Chaplin, lindur 1885, Sydney Hawkes, e më i riu Wheeler Dryden , lindur 1892, Léo Dryden, etj... Kur babai i vet vjen prej Amerikës , Charlie Chaplin ik prej familjes , i ka tre vjet . Hannah , është e sëmurë e shkon ne spitalin psikiatrik gjatë muajit qershor 1894. Charlie edhe vëllezërit e tij janë me ni orphelinat , qe situhohet ne Hanwell . Dy muaj më vonë, nëna e Çarlit del prej spitalit psikiatrik. Pas disa vitesh , Hannah shkon edhe sërish në spital e rrin 8 muaj. Charlie jetoi te babai i tij.

Ndodhi ne diten e sotme me 24 Dhjetor

 1524 Vdiq Vasko De Gama 

Vasko de Gama u lind rreth vitit 1469 në Sines ose Vidigueira të Portugalisë dhe ka vdekur më 24 dhjetor të vitit 1524 në Koçi të Indisë. Vasko de Gama ka qenë kërkues dhe detar nga Portugalia. Ai ishte njeriu i pare që zbuloi rrugën detare prej Europës për në Indi, duke ju larguar krejtësisht nga rruga tokësore e cila kalonte nëpër Perandorin Otomane. Ai i ka sjell shum përparësi kolonozimit portugez për lidhjen me vendet e Azisë jugore. Babai i Vasko de Gamës quhej Estevao, gjatë vitit 1460 ai ishte peshkatar në guverantorin e qytetit Vizeu. Estevao de Gama ishte i martuar me Dona Izabela Sodra. Për jetën e Vasko de Gamës në rini dihet shum pak , dihet se ka mësuar në qytetin Evora ku ka mësuar për teorit edhe praktikën matematikore dhe navigacionin, ndërsa më tepër i kushtoj rendësi astronomies ku mësues e kishte astronomin e njohur Ibrahim Zakuto. Në vitin 1492 mbreti i Portugalisë Xhoni II e dërgoi në Setuball në jug të Lisbonas më qëllim të marrë disa anije franceze si hakmarrje për plaçkitjen e disa anijeve portugeve gjatë trasportit të disa mallrave. Këtë detyrë Vasko de Gama e realizoi me sukses.

Në fillim të shekullit XVI shkolla detare e Henri Navigatorit e zgjeroi dijen portugeze për skain jugoafrikan .Prej vitit 1460 për qëllim kishin diçka tjetër , pikërisht gjatë shmangjes së anës jugore të kontinentit të krijohet rrugë më e përshtaçme detare deri tek pjesët më të pasura të Indisë të cilat në atë kohë kanë qenë të pasura me biber të zi . Edhe gjatë kohës kur Vasko de Gama ishte ende i ri , në moshën dhjetë vjeçare , dukej se këtyre planeve u vinte fundi . Bartolomoj Diaz i cili kthehej nga udhëtimi i tij duke kaluar nga lumi Rio do Infante në Afrikën Jugore vërejti se një breg i pasigurt lëshohet prej së largu drejt verilindjes. Thënjet popullore në kohën e mbretit portugez Jovani II , se India mundet të arrihet edhe me rrugë detare edhe atë nëpermjet oqeanit Atlantik, Pjerro da Kovilka dhe Alonso de Paiva kanë qenë të dërguar prej Barcelone nëpër Aleksandri , Jemen dhe Indi me çka i është dhënë besim kësaj teorie .


1 Udhëtimi i parë
2 Udhëtimi i dytë
3 Udhëtimi i tretë
Udhëtimi i parë
Për here të pare Vasko de Gama u nis në rrugë detare nga Lisbona 08.07.1497. Ekspedita e tij ka përfshir 4 anije detare – The Sao Gabriel , e udhëhequr nga Vasko de Gama e cila ishte e rendë 178 ton me gjatësi 27 metra dhe gjërësi 8.5 metra me një ekip prej 150 detar. The Sao Rafael , udhëheqës i së cilës ishte vëllai i tij Paulo de Gama , anije detare e cila kishte karakteristika shum të ngjajshme me The Sao Gabriel. The Caravel Berio anije shum e vogël për dallim nga dy të parat e cila udhëhiqej nga Nikolau Coelho. Ndërsa emir i anijes së fundit nuk është i njohur e cila ka peshuar rreth 200 ton. Udhëtimi i pare i Vasko de Gamës , 16 dhjetor flota e kaloj lumin Great Fish River , vend prej ku u kthye Diazi dhe grupa e tij . Në ato momente kanë lundruar në vende të cilat deria atëher nuk kanë qenë të njohura nga evropianët . Në vitin 1498 arritën deri në Mozambikun e sotëm që atëher sundohej nga arabët .

Më 25 janar arritën në tokë të re dhe u ndalën në atë vend një muaj për shkak të riparimit të anjeve detare dhe lodhjes së madhe. Më 3 mars Gama arriti në ishullin e vogël Mozambik ku banorët e atjeshëm në shikim të pare menduan se janë musliman dhe u ofruan ndihmë Këtu Gama thirri në ndihmë disa detar arab me qëllimin për të arritur në Indi . Ekspedita arriti në Koskihod më 20.05.1498 . Me mbretin e Zamorias arrin marrëveshje për tregëti edhe pse tregëtarët arab nuk e kan përkrahur këtë ide. Ai nga Zamorina mori leje me shkrim për hapjen e një porti tregëtar në Koskihod.

Në gusht Vasko de Gama u kthye përsëri drejt Portugalisë . Për shkak të kohës së keqe detin Arab e kaloj për gati tre muaj , edhe një pjes e madhe e ekuipazhit e humbi jetën në këto shtrëngata . Gama me anijen detare Sao Gabriel u kthye në Portugali më 09.09.1499 ku mbreti Manueli i e priti me nderime të mëdha dhe i dhuroi një premi vjetore.

 

Udhëtimi i dytë
Kur Kambralit nuk i ishte ofruar udhëtim i ri për në Indi, ose ai e kishte refuzuar, e gjithë përgjegjësi i ishte besuar Vasko de Gamës. Ai e mori titullin “Admiral i Oqeanit Indian” dhe u nis në rrug më 12 shkurt 1502 me 20 anije detare. Gama e detyroi sunduesin e qytetit të Kilva ti paguaj tatim mbretit të Portugalisë. Gama arriti në qytetin Kananor, në veri të Kalkutës . Këtu e plaçkiti anijen tregtare arabe e cila arriti disa ditë pas tyre me rreth 200-400 udhëtare , ku kishte edhe fëmijë dhe gra. Ai plaçkiti shum gjëra të çmuara , kjo paraqet momentin më brutal në karrierën e tij. Gama arriti marrëveshje edhe me sunduesin Kananorea , dhe mbas kësaj u nis drejt Kalkutës. Vasko de Gama vendosi ultimatum në Zamorin drejt popullsis së tij që ta lëshojnë vendin , dhe më vonë qytetit ishte bombarduar. Mandej Vasko de Gama shkoi në qytet tjetër ku arriti marrëveshje me një sundues tjetër i cili ishte në armiqësi me Zamorinin. Më 20.02.1503 Gama niset drejt Portugalisë.

 

Udhëtimi i tretë
Nuk janë shumë të njohura detajet rreth udhëtimit të tretë të Vasko de Gamës gjatë Manuelit të pare, në ndërkohë Gama është martuar me Catarian Ataide rreth viteve 1500-1505. Për udhëtimin e tretë drejt Indisë ai u nis rreth viti 1524 mbas tre muajsh në Indi Gama sëmuret dhe vdes.

Ndodhi ne diten e sotme me 24 Dhjetor

1924 Shqipëria bëhet Republikë

Shqipëria (gegërisht: Shqipnia, historikisht: Arbri ose Arbëria, ndërkombëtarisht: Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë ngushtesës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe mbi 2.8 milion banorë, prej të cilëve mbi 900,000 banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme, Tiranën.

Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kanditete për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit

Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2011 nga disa gazeta të njohura.

Ndodhi ne diten e sotme me 23 Dhjetor

1989 U MBAJT KUVENDI THEMELUES I LDK-se

Lidhja Demokratike e Kosovës shkurt LDK është parti politike në Kosovë.
Si parti politike shikuar nga jashtë dhe si lidhje shqiptare brenda Kosovës u formua më 23 dhjetor të vitit 1989 në Prishtinë nga një grup intelektualësh.
Historia e LDK-së.
Ibrahim Rugova ka qenë kryetar i partisë që prej themelimit dhe deri në janar 2006, kur Rugova u nda nga jeta. LDK, u formua si bashkim i intelektualëve dhe popullit të Kosovës, në kohën e shpërbërjes së Lidhjes Komuniste të Kosovës. LDK u angazhua për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe të lirë. LDK-ja prej fillimit e deri më 2007 ishte forca kryesore politike në Kosovë. LDK ka fituar të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë si lokale ashtu edhe parlamentare në vitet 2000, 2001, 2002 dhe 2004. LDK ka shënuar një rënie të lehtë të elektoratit kohë pas kohe, ndërsa pas vdekjes së Rugovës, një pjesë e partisë ndahet dhe formon një parti të re politike, që reflektohet edhe me humbje të elektoratit. LDK-ja udhëheqë me 5 ministri në qeverinë e Kosovës dhe mban postin e presidentit të Kosovës. Në zgjedhjet e para parlamentare të pas-luftës (2001), LDK me 48 % të votave të fituara kishte hyrë në koalicion të gjerë me PDK (26 %) dhe AAK (7%). Ndërsa pas zgjedhjeve të (2004), formon koalicion qeveritar me AAK (për ti dhënë AAK postin e kryeministrit) duke lënë PDK në opozitë. Pas vdekjes së kryetarit Ibrahim Rugova (edhe president i Kosovës) në janar 2006, LDK-ja udhehiqet nga Fatmir Sejdiu. Pas zgjedhjeve të 2007, LDK hyn në koalicion me partinë e saj rivale PDK, koalicion ky që prishet pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit të Kosovës. Në Kuvendin e partisë që u mbajt në nëntor të vitit 2010, kryetar i LDK-së me shumicën e votave të delegatëve zgjidhet Isa Mustafa. Në zgjedhjet nacionale që pasuan në dhjetor 2010, LDK fiton 27 mandate deputetësh dhe për herë të parë kalon në opozitë

Ndodhin ne diten e sotme me 22 Dhjetor

LINDI SKULPTORI SHQIPTAR ODHISE PASKALI

 

Odhise Paskali lindi në Përmet. Studioi për Letërsi dhe Filozofi në Torino të Italisë, ku më pas vazhdoi studimet për histori arti në vitin 1927. Vite më vonë, në 1931 krijoi shoqërinë "Miqtë e artit". Në periudhën 1932-1937, në disa qytete të Shqipërisë, u ngritën disa monumente skulpturore, punime të autorit. Skulptori i Popullit, Odhise Paskali mund të cilësohet pa frikë si themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar. Odhisea lindi në vitin 1903 në Përmet. Ai u rrit dhe u edukua në një mjedis arsimdashës. Që në rini spikati zgjuarësia, shkathtësia dhe vullneti i tij për studime, aftësi që i bënë të mundur fitimin e së të drejtës së studimit të shkollës së mesme në Itali, ku u shqua si një ndër studentët më të mirë. Po kështu, përfundon me rezultate të mira edhe Fakultetin e Letërsisë e Filozofisë në Torino dhe më pas studion edhe për histori arti. Që në vitet e hershme, Odhisea dallohet për shpirtin e iniciativës. Ai u bë nismëtar për krijimin e shoqërisë “Studenti shqiptar” në Torino dhe për botimin e revistës së studentëve shqiptarë të atjeshëm në vitet ‘20. Ndërsa në vitet ‘30 e shohim nismëtar të shoqatës “Miqt e Arbrit”; si organizator të së parës ekspozitë të arteve figurative dhe të çeljes së Shkollës së Vizatimit në Tiranë.

 

Hapat e para të karrierës së Odhisesë janë në fushën e publicistikës. Ai u shqua në estetikë dhe kritikë arti. Shkroi artikuj të ndryshëm me mendime e meditime për artin në mjaft organe shtypi të vendit apo të huaja. Nëse mund t’u hedhësh një sy artikujve të tij të viteve ‘20, mund të vësh re aktualitetin e tyre edhe sot. Sikur këto shkrime të autorit të mblidheshin, mund të bëhej një botim i veçantë mbi publicistikën e tij. Odhisea dinte t’u përshtatej me shumë zgjuarsi situatave në çdo kohë. Duke gjykuar se vendi në vitet ‘20-‘30 kishte mungesë skulptorësh, me të mbaruar fakultetin dhe studimet për artin, i përvishet punimeve plastike, pra artit të skulpturës pranë ateliesë së një skuptori italian realist e monumentalist të Torinos. Kështu ai bëhet skulptori i parë profesionist shqiptar. Me pushtimin fashist të vendit, Odhisea si erudit në fushën e artit, caktohet anëtar i Institutit të Studimeve të atëhershme, por në mungesë edhe të porosive të mjaftueshme, për ngritje shtatoresh, detyrohet të çelë një punishte për përgatitje shkumësash për nevojat e shkollave të vendit. Me çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, krahas vazhdimit të krijimeve skulpturore për figurat e rilindasve, në tematikën e punimeve të tij zënë vend edhe heronjtë e popullit dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Edhe pse Odhisea jetoi në Përmet vetëm 14 vjet dhe shumicën e jetës 82-vjeçare e kaloi në Itali dhe në Tiranë, ai ishte i lidhur me vendlindjen. Përveç ecejakeve të herëpashershme pranë familjes në periudha të ndryshme para djegies së shtëpisë së tij në korrik të vitit 1943 nga fashistët, ai krijoi në vendlindje një sërë veprash, midis të cilave skulpturën e “Partizantit Çlirimtar”, punën e grupit skulpturor “Shokët” në varrezat e dëshmorëve të Përmetit; bustin e Naimit; të Nonda Bulkës dhe të Fanjo Çiçakos në qytet; bustet e vëllezërve Frashëri në sheshin para Shtëpisë Muze në Frashër, bustin e dr. Refat Frashërit, etj. Kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Përmetit, ai e plotësoi me tri figura për të përjetësuar edhe tre kushërinjtë e tij të parë (Harallamb Papa, Gaqi Vinjau e Foti Adhami). Në shtëpinë e piktorit të merituar Aristotel Papa, që ka më shumë se një vit që është ndarë nga jeta, ndodhet edhe një bust i vëllait të tij, dëshmorit Harallamb Papa, punuar e dhuruar nga Odhisea vite më parë. Ndoshta ky bust mund të mos jetë evidentuar nga Galeria Kombëtare e Arteve Figurative. Odhisea, duke iu kushtuar kryekëput krijimtarisë së tij, nuk ishte i prerë për çështje administrative. Kur u emërua drejtor i Galerisë së Arteve aty nga vitet ‘60, ai nuk kishte dëshirë as t’i vinin telefon në zyrë, pasi zilja e tij e shqetësonte dhe nuk e linte të punonte. Përveç punimeve konkrete, ai mbante shpesh shënime në formë ditari, qoftë për meditime mbi artin qoftë edhe kujtime historike, gjë që bëri të mundur, që një vit pas vdekjes së tij më 1986, të botohej libri “Gjurmë jete”, një material në fakt i shkurtuar e i cunguar. Ndërsa janë ngritur mjaft shtëpi muze për figura të shquara të vendit tonë që nga Mic Sokoli e Luigj Gurakuqi në veri dhe të Vangjush Mio e Hasan Tahsini në jug ( pavarësisht se disa prej tyre janë shkatërruar nga varrmihësit e kombit) do të ishte mirë që këtij rrjeti muzeor t’i shtohet edhe shtëpia –muze e Odhise Paskalit. Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve ndoshta duhet të marrë një vendim për të rindërtuar shtëpinë e tij në qytetin e Përmetit - një shtëpi dykatëshe me pak dhoma - dhe në një kohë të përshtatshme ajo të kthehet në shtëpi muze (ndoshta për të dy skulptorët e popullit, përfshi dhe Janaq Pacon - të dy përmetarë dhe bashkëpunëtorë në themelimin e skulpturës shqiptare). Krijimi i një shtëpie të tillë muze do të kishte më shumë vlerë të bëhej tani që jetojnë njerëz nga brezi i vjetër dhe njohin strukturën e dikurshme të asaj shtëpie, aktualisht e rrafshuar. Në këtë mënyrë do të plotësohej edhe një dëshirë e Odhisesë, të cilën e ka shprehur aty nga vitet ‘60 në mjediset e Ministrisë së Arsimit e Kulturës. Ai shfaqi dëshirën që në oborrin e shtëpisë së tij në Përmet, të vendosej autoportreti i tij, të cilin e kishte gati. Por kjo ishte e pamundur në atë kohë, pasi nomenklatura moniste lejonte që vetëm për udhëheqësin kryesor të vendoseshin buste e shtatore për së gjalli. Sot Odhisea kujtohet nga veprat e tij skulpturore, të cilat flasin vetë dhe kuvendojnë përditë me kalimtarët. Ndoshta një shtëpi muze, ku të tregohej historia e jetës dhe veprave të tij do të përjetësonte për brezat e ardhshëm imazhin e plotë të këtij personaliteti të madh të artit shqiptar.Skulptori i Popullit është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë.

Ndodhi ne diten e sotme me 22 Dhjetor

LINDI PIKTORI SHQIPTAR ABDURRAHIM BUZA

Abdurrahim Buza lindi më 22 dhjetor 1905 në Shkup në një familje gjakovare; vdiq më 1987.

Biografia
Në moshën tetë vjeçare mbeti jetim dhe patrioti Bajram Curri kujdeset për shkollimin e tij. Regjistrohet në shkollë në Shkodër, në Tiranë dhe në Normalen e Elbasanit. Pastaj fiton bursë dhe me 1928 dëgjon një vjet në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino. Studimet e rregullta i kryen në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence pranë artistit Galeleo Kinit më 1933 kthehet në Tiranë, ishte ndër pedagogët e parë të Shkollës së Vizatimit në Tiranë. Më 1947 u punësua në Liceun Artistik Jordan Misja si pedagog i vizatimi dhe më vonë si nëndrejtor.

Edhe pse ndikimi i impresionizmit ndjehet në veprat e tij, nën presionin e realizmit politik që e impononte ideologjia e kohës Buza e gjeti zërin e tij unik në artin shqiptar. Pikturat e para janë të inspiruara nga qëndrimi i tij në Pogradec. Më vonë ai e thjeshton teknikën e tij por e shëndrron artin në simbolikë të lartë. Motivet etnike nga Gjakova, Kosova, dhe veriu i Shqipërisë bëhen subjekt i shpeshtë i tij. Ngjyrat e impresionizmit ndikojnë në të gjer në fund.

Veprat
Disa prej veprave të njohura janë:

Dasma kosovare
Pogradeci
Lagjja ime
Nusja kosovare (1950),
Një pjate rrush (1957),
Autoportret (1960),
Lojërat popullore
Azem Galica dhe luftëtarët
Refugjatët,etj.
Prej veprave të tij sot ruhen 500 tablo te realizuara në vaj dhe 10,000 vizatime. Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ruhen 59 punime të piktorit. Vepra të tjera ndodhen në Muzeun Buza në Tiranë.

Abdurrahim Buza u nderua me dekoratat Mësues i Popullit, Piktor i Merituar dhe Piktor i Popullit. Vdiq në Tiranë më 1987.

Ndodhi ne diten e sotme me 21 Dhjetor

LINDI ALI GOVORI

Ali Govori, (21 dhjetor 1945 Prapashticë - 2005 Prishtinë), tipograf dhe redaktor teknik

U lind më 21 dhjetor 1945, në Prapashticë të Prishtinës. Shkollën fillore dhe të mesmën i kreu në Prishtinë. Studioi grafikën në Zagreb. Punën e filloi si radhitës me plumb me dorë në NGBG “Rilindja”. Ka punuar në vitin shkollor 1972/73 dhe 1973/74, në shkollën e grafikës[2]. Më vonë është zgjedhë drejtor teknik në shtypshkronjën e ndërmarrjes NGBG “Rilindja”. Të gjitha të arriturat e shtypshkronjës Rilndja, në vitet e tetëdhjetëta të shekullit të kaluar lidhen me emrin e ti, kur shtypshkronja Rilindja u bë një shtypshkronjë internacionale.

Në kohën kur u ndalua gazeta “Rilindja” nga okupatori serb, nëpërmjet tij u shtyp gazeta Bujku, për nëntë vite ma radhë, e cila ishte e njejta gazetë, por vetëm me emër tjetër.

Ai u muar edhe me redakturë teknike, dhe ishte bashkëpuntorë i shumë shtëpive botuese. Vdiq më 2006.

Ndodhi ne diten e sotme me 20 Dhjetor

LINDI HAXHI ZEKA

Haxhi Zeka  ishte  udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, luftëtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane në Kosovë. Ishte djali i Mehmet Abedinit (Byberi) nga Shoshani dhe Zelfije Docit nga Deçani.

Jetëshkrimi i haxhi zeka
Lindi më 20 dhjetor në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës prej nga u shpërngul me familjen në Pejë. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së Dervish pashës.

Së bashku me Sulejman Vokshi & Kadri Bjari Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893. Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër dhunës ekonomike e politike të sunduesve osmanë. Për veprimtarinë e tij atdhetare, më 1893 u thirr ne Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri në vitin 1896.

Më 1896-1900 u vu në krye të luftës së popullit shqiptar për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Udhëhoqi qëndresën e armatosur popuIlore që shpërtheu në Kosovë në vitin 1897 dhe themeloi "Besëlidhjen shqiptare"(1897). Në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Stambollit të kryesuar nga Sami Frashëri dhe atdhetarët e tjerë brenda dhe jashtë atdheut, Haxhi Zeka organizoi më 23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejës që themeloi Lidhjen Shqiptare të Pejës dhe u zgjodh kryetar i Komitetit të saj. Në prill-maj 1899 mori masat për thirrjen e një Kuvendi tjetër të përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare mbajtja e të cilit u pengua nga Porta e Lartë. Pa marrë parasysh kundërshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive të Mëdha e të qarqeve shoviniste fqinje, Haxhi Zeka i vazhdoi përpjekjet për forcimin e Lidhjes gjatë gjithë vitit 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atë.

Më 21 shkurt 1902 Haxhi Zeka u vra në Pejë pabesisht nga Adem Zajmi, një agjent i vënë nga qarqet shoviniste serbe, që patën edhe përkrahjen e autoritete osmane

Ndodhi ne diten e sotme me 19 Dhjetor

Te vitit 1996 Suedia u antaresua ne Schengen(Shengen)

Suedia zyrtarisht Mbretëria e Suedisë, është një shtet skandinav në pjesën veriore të Evropës. Suedia kufizohet me Norvegjinë në perëndim dhe Finlandën në lindje dhe është e lidhur me Danimarkën nëpërmjet urës mbi ngushticën Öresund.

Me një sipërfaqe prej 450.295 kilometra katrorë Suedia është vendi i tretë më i madh në Bashkimin Evropian për nga sipërfaqja. Popullsia e Suedisë është rreth 9.5 milion. Suedia ka një dendësi të ulët të popullsisë prej 21 banorë për kilometër katrorë me popullsinë përqendruar kryesisht në pjesën jugore të vendit. Rreth 85% e popullsisë jetojnë në zonat urbane. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Suedisë është Stokholmi, me 1.3 milion banorë.

Suedia doli si një shtet i pavarur dhe i bashkuar gjatë Mesjetës. Në shekullin e 17, vendi zgjeroi territoret e tij duke formuar Perandorinë suedeze. Perandoria u rrit në një nga fuqitë e mëdha të Evropës në shekullin e 17-të dhe në fillim të shekullit të 18-të. Pjesa më e madhe e territoreve të pushtuara jashtë Gadishullit skandinav u humbën gjatë shekujve të 18 dhe 19. Gjysma lindore e Suedisë, Finlanda e sotme, u humb ndaj Rusisë në 1809. Lufta e fundit në të cilën Suedia u përfshi direkt ishte në 1814, kur Suedia me presion ushtarak e detyroi Norvegjinë të bashkohej me të. Që atëherë, Suedia ka qenë në paqe, duke ndjekur një politikë të mos marrjes pjesë në aleanca ushtarake në kohë paqeje dhe të neutralitetit në kohë lufte. Suedia është anëtare e Bashkimit Evropian që nga 1 janari 1995 dhe është anëtare të OECD.

Sot, Suedia është një monarki kushtetuese me një demokraci parlamentare të qeverisjes dhe një ekonomi shumë të zhvilluar. Në vitin 2011, Suedia u rendit e katërta në botë në indeksin e demokracisë të revistës "The ekonomist" dhe e nënta në Indeksin e Zhvillimeve Njerëzore të Kombeve të Bashkuara të vitit 2013. Në vitin 2010, [[Suedia kishte rritjen më të shpejtë ekonomike në Bashkimin Evropian.

Në vitin 2012, Forumi Botëror Ekonomik e renditi Suedinë si vendin e katërt më konkurrues në botë. Sipas Kombeve të Bashkuara, ajo ka vdekshmërinë foshnjore të tretë më të ulët në botë.Suedia me 19 dhjetor 1996 u antaresua ne Schengen(Shengen)

Ndodhi ne diten e sotme me 18 Dhjetor

U VETVRA KRYEMINISTRI I SHQIPERISE , MEHMET SHEHU

Mehmet Shehu komunist, luftëtar në Luftën civile të Spanjes partizan,ushtarak, kryeminsitër.

Jeta
Lindi më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, vdiq (vetvrasje) më 18 dhjetor të vitit 1981 në Tiranë, ishte politikan shqiptar, Kryeministër i Shqipërisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më pas vazhdon Shkollën Teknike, të cilën e mbaron më 1932. Shkon në Napoli, Itali për të studiuar në Kolegjin Ushtarak. Përjashtohet për ide revolucionare nga Kolegji. Largohet nga Italia dhe kthehet në Shqipëri ku burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve. Titullohet në vitin 1937. Në dhjetor 1937 shkon në Spanjë ku merr pjesë në brigadaden e XII ndërkombëtare e quajtur Garibaldi në nder të heroit italian, e cila ishte e përbëre nga vullnetarë nga shumë vënde të botës, ai komandonte bataljonin e IV të saj. Më 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe qëndron në një kamp përqëndrimi. Kthehet në Shqipëri në gusht 1942. Lidhet me PKSH dhe caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës.

Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka kryer një numër detyrash të rëndësishme:

Shkurt 1943 komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës.
Mars 1943 kandidat i K.Q.
Gusht 1943 komandant i Brigadës I Sulmuese.
Maj 1944 zv. komandant i Divizionit I Sulmues me gradën e kolonelit.
Gusht 1944 komandant i Divizionit I Sulmues.
Tetor 1944 i jepet grada gjeneral-major.
Mbas çlirimit të Shqipërisë dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademin Ushtarake "Voroshillov" në Moskë. Mbas përfundimit të studimeve ktheht në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948-1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të punëve të brendshme. Nga viti 1954 deri në vitin 1981 është Kryeministër (Kryetari i Qeverisë).

Që nga viti 1948 deri 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohes tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981.

Aktiviteti politik
Ministër i Brendshëm me mandat që nga 1 tetori i vitit 1948 e gjer më 23 korrik të vitit 1954, si pjesë e kabinetit të Enver Hoxhës.
Zëvendës Kryetar i Shqipërisë me mandat që nga 24 korriku i vitit 1953 e gjer më 23 korrik të vitit 1954, si pjesë e kabinetit të Enver Hoxhës.
Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë me mandat 27 vjeçar që nga 20 korriku i vitit 1954 e gjer më 18 dhjetor të vitit 1981.
Ministër i Mbrojtjes me mandat 6 vjeçar që nga 30 tetori i vitit 1974 e gjer më 26 prill të vitit 1980.

Ndodhi ne diten e sotme me 18 Dhjetor

VDIQ FATOS SELA

Fatos Sela (2 tetor 1948, Tiranë - 18 dhjetor 2013, Tiranë )
Ka kryer studimet e larta në Akademinë e Arteve Tiranë ku është diplomuar si aktor. Karrierën e ka nisur si regjisor në RTV Shqipëtar (1972-1975).

Nga viti 1975-1995 punoi si aktor e regjisor në teatrin Bylis të Fierit. Ndër rolet më të spikatura të kësaj periudhe janë: “Dy krisma ne Paris”, “Zoti godet me puter”, “Kush e vrau Kastinën”, “Shtrigat e Salemit”, “Një letër e humbur”

Emërohet aktor i Teatrit Kombëtar në vitin 1995. Nder interpretimet e kësaj periudhe veçojmë rolet: “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Pamje nga ura”, “Magjia e madhe”, “Franku i V” etj.

Interpretime
Pamje nga ura (2007) teatër

Tirana, viti zero (2001) .... qeveritari

Bolero (1997), instruktori i baletit

Pas takimit të fundit (1990), komisar Ganiu

Pesha e kohës (1988), Trifoni

Një vit i gjatë (1987), Likurg

Vjështë e nxehte e '41 (1985), Bako

Të paftuarit (1985), Cezar Dibra

Gracka (film) (1983), Baja

nëntori i dytë (1982), oficeri serb

Shtëpia jonë e përbashkët (1981), Bashkimi

Gunat mbi tela (1977) , Hodo


Dhe si regjisor në Heronjtë e Vigut (1977).

Ndodhin ne diten e sotme me 17 Dhjetor

LINDI ESAD MEKULI

Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. Menjëherë pas kryerjes së shkollimit të mesëm u regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Universitetin e Beogradit, të cilin e vazhdoi në pastaj në Zagreb e në Italia. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës. Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosur, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Esad Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës Beogradski student. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: Venac – Beograd, Mlladost – Zagreb, Podmladak jadranske Staze – Split, Granit – Podgoricë, Novi Behar – Sarajevë, Student – Beograd e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet – shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur kur të tjerët i kanë akuzuar. Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane Lirija.
Edhepse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistën letrare Jeta e Re ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan bard të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: Rilindja, Zëri i rinisë, Fjala, Pionieri, Përparimi, Shëndeti në Prishtinë, Flaka e vëllazërimit të Shkupit dhe me ato në gjuhën serbe: Jedinstvo e Stremljenje të Prishtinës, Borba, Politika, Književne novine, Mostovi të Beogradit, Pobjeda dhe Stvarenje të Pdgoricës, Bagdalla të Krushevcit, Republika dhe Forum të Zagrebit. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.
Titujt e veprave te tij jane:
Për ty – Prishtinë, 1955
Dita e re – Prishtinë, 1966
Avsha Ada – 1971
Vjersha – 1973
Brigjet – 1981
Rini e kuqe – Prishtinë, 1984
Në mes të dashurisë dhe urrejtjes – Tiranë, 1986
Dita që nuk shuhet – Prishtinë, 1989

Ndodhin ne diten e sotme me 16 Dhjetor

Lindi LUDWIG VAN BEETHOVEN 

Ludwig van Beethoven (sqt. Ludvig fan Bethovën) lindi më 16 dhjetor 1770 në Gdansk, Poloni dhe vdiq më 26 mars 1827 në Vjenë, Austri. Ka qenë një kompozitor i epokës klasike gjerman.


Prejardhja e emrit
Nuk ka datë të saktë të ditëlindjes së tij por dihet se është pagëzuar me 17 Dhjetor. Emri Beethoven rrjedh nga shekulli i shtatëmbëdhjetë ne Holandë. Fjala holandeze “beet” do të thotë panxhasheqer. Fjala tjeter “hoven” do të thotë kopsht, jo vetëm toka, por edhe ndertesa në të. Disa nga kërkuesit për prej ardhjen e tij, e cekin “Betuwe”-n si një vend ku kohë më parë një familje Gjermane kishte gjetur “një livadh të mirë”, ku fjala “bet” që do të thotë “më mire” në holandisht është përdorur për t’a përshkruar atë vend. Sidoqoft, përdorimi i fjalës “van” që do të thotë “nga”, tregon se ky emër i referohet atij “livadhit të mirë” dhe që më vonë është shëndrruar në “beetgarden”. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe të shtatëmbëdhjetë, ky vend është quajtur gjithashtu edhe si Piethoff, Betthoff dhe Biethof.

Fëmijëria
Beethoven-i filloj hapat e parë të muzikës nën përkujdesin edukativ të babait të tij i cili ishte i varur nga alkoholi dhe që besohet se e ka rrahur gjatë mësimeve. Talenti i tij ishte shfaqur mjaft herët dhe ai kishte mësuar aq sa për të interpretuar në moshën 7 vjeçare. Babai i tij, i cili gjithashtu ishte një muzikant, mundohej që Beethoven-in t’a bënte një gjeni sikur Mozarti në moshën e tij fëmijërore.

1779 - 1799
Në vitin 1779 Beethoven-i u bë nxënës i Christian Gottlob Neefe, i cili i mësoi atij kompozimin. Beethoven-i shpejt mësoj të punoj me Neefe-në si asistent organist, së pari pa pagesë e pastaj edhe si i punësuar.


Ludwig van Beethoven
Më 1787, Beethoven-i udhëtoi në Vienë duke shpresuar se mund të studioj me Mozart-in. Disa thonë se ai interpretoi para Mozart-it dhe i ka lënë përshtypje, por mësuesit e asaj kohe thonë se nuk është e vërtetë. Por pas 2 jave në Vienë, ai merr vesh se e ëma i është sëmurë kështuqë detyrohet të kthehet në Bonn. Pas një kohë nëna e tij vdesë dhe babai i tij thellohet edhe më tepër në alkoholizëm. Si rezultat, ai detyrohet të përkujdeset për dy vëllezërit e tij më të vegjël dhe i kalon 5 vjetët e ardhshme në Bonn.

Më vonë më 1792 ai u kthye përsëri në Vienë. Ai nuk ju përkushtua menjëherë kompozimit. Vendosi të studionte dhe të ushtronte në piano. Duke punuar nën drejtimin e Jozef Hajdn-it ai arriti aq shumë sa që vendosi të ndjek edhe orë mësimi të violinës.

Paraqitja e tij e parë publike në Vienë ndodhi në vitin 1795, me koncertin e tij të parë në piano. Gjatë karierës së tij, Beethoven-i më shumë i kushtoj rëndësi solo pianos, simfonive e më vonë edhe zhanrreve tjera.

1800 - 1827
Rreth vitit 1801 Beethoveni filloi t’a humbas dëgjimin. Ai vuajti nga dëmtime të mbrendshme që i’a vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftoht në të cilin ai e vendoste kokën për të mos e zërë gjumi gjatë punës. Ai vdiq i varfur nga një sëmundje në veshkë në vitin 1827.


Beethoven mbi pullë postale e postës gjermane në vitin 1970 për 200-vjetorin e tij
Vepra
Me ndihmën e elektorit, që ishte Princi në pushtet në atë kohë, Beethoveni shkoi përsëri në Vienë në 1792. Beethoveni nuk e paraqiti veten si kompozitor menjëherë, por iu përkushtua studimit dhe pianos. Ai po ashtu mori leksione në violinë nën mbikqyrjen e Joseph Haydn. Beethoveni mori një reputacion si një profesionist duke luajtur në sallat e fisnikërisë ku shpesh luante veprat e Bach-ut.

Me shkuarjen e Joseph Haydn në Angli në vitin 1794, Beethoveni pritej që të shkonte në shtëpi, por ai qëndroi në Vienë që t’i vazhdojë mësimet e tij. Edhe pse bursës së tij i kishte kaluar afati, shumë fisnikë e dalluan talentin e tij dhe i dhanë ndihma financiare.

Beethoveni e kishte paraqitjen e tij të parë para publikut të Vienës në vitin 1795 me koncetrin e tij të dytë për piano. Gjatë fillimit të karieres së tij ai më së shumti merrej me piano solo. Seria e tij e famshme e 32 sonatave për piano daton para vitit 1802 ku më e njohura është "Pathétique" Të gjithë muzikantët pajtohen se veprat e hershme të Beethoven-it ishin shumë te ngjajshme me ato të Hayden dhe Mozartit. Rreth vitit 1801 Beethoven filloi ta humbas dëgjimin. Ka histori që gjatë premierës se simfonis së nëntë i është dashur që të kthehej nga publiku që të shikonte apllauzin e tyre. Duke mos dëgjuar asgjë nga fund i vitit 1802 ai ra në depresion dhe tentoi të bënte vetvrasje.Ai la Vienen për nje qytet të vogël Austriak Hailkengstand ku vazhdoi të jetojë përmes artit të tij. Ai vazdoi të kompozonte edhe pse gati nuk dëgjonte asgjë. Pas një tentimi të dështuar që vet të luante vepren e tij piano concerto nr 5 ‘emperor’ ai më asnjëher nuk luajti para publikut

Rreth vitit 1803 Beethoveni deklaroi “:unë jam pak i kënaqur me punen time ,duhet të marr një rrug të re” Hapin i tij të paër të madh e bëri me simfoninë “eroica”në e-flat e cila ishte shumë më e madhe se c'do vepër e asaj kohe .Edhe pse nuk u prit mir nga kritika vepra prapseprap ishte e suksesshme ne ket koh beethoveni shkroi simfonit nga 3 deri ne 8 gjithashtu sonatat Waldstein dhe Appassionata si dhe operen fidelio dhe shume kompozime te tjera Në vitin 1810 Beethoveni u nderua nga E.T.a hoffman si nje ndër tre kompozitorët e mëdhenj dhe e quajti simfonin e pest si veprën më të rëndësishme të kohës

Beethoven filloi te studionte muziken e vjeter duke perfshir punen e bahut e hendelit betoveni filloi te studionte muziken e vjeter duke perfshir punen e bahut e hendelit etoveni filloi te studionte muziken e vjeter duke perfshir punen e bahut e hend

Ne vitet e fundit te jetes se tij ai filloi te studionte veprat e bachut dhe handle se dhe shkroi simfonin e tij te nënt .Ndoshta vepren më të mirë të tij Si mbas atyre qe ishin aty para vdekjes se tij fjalet e fundit qe tha ishin ‘do te degjoj serisht ne parajsë.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ndodhin ne diten e sotme me 15 Dhjetor

VDIQ FAIK KONICA

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1875 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942 në Uashington. Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Rrjedh nga një familje e vjetër feudale, dera e Zenelbejllinjëve të Konicës, kurse e ëma vinte nga dera e bejlerëve të Delvinës. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër në Kolegjin Saverian, Mbas dy vjetësh ai la Shkodrën dhe shkoi për të vijuar studimet në shkollën e Gallatasarait në Stamboll, të cilën e kreu më 1890-n, kur ishte 15 vjeç. Në këtë shkollë ai u njoh me djaloshin tiranas Murat bej Toptanin, me të cilin e lidhën bindjet atdhetare. Studimet e plota i kreu në Francë (ku edhe ndërroi fé, u pagëzua i krishterë) dhe ShBA.

Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste një frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Ku u konvertua në besimin e krishterë katolik me emrin Faik Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi në verën e vitit 1895, kur ai sapo kishte mbaruar studimet e larta në Dizhon (Dijon) të Francës për Gjuhësi Romane dhe Filozofi. Pagëzimin e Faik Konicës me emrin Domenik e dëshmojnë edhe disa letra të viteve 1895-‘97 dërguar shqiptarëve të Bukureshtit, ku ai ka firmosur me emrin e ri Faik Domenik Konica. Këto letra ruhen edhe sot në dosjen e tij në Arkivin Qendror të Shtetit shqiptar. Pas vitit 1895, ai nuk e mohoi kurrë faktin se ishte konvertuar në i krishterë, edhe pse emrin Domenik nuk e përdori gjatë në shkrimet e tij. Shtysat kryesore që e nxitën këtë djalosh, pinjoll të një familjeje të shquar myslimane, të pagëzohej si i krishterë, mendojmë se duhen kërkuar në formimin e tij kulturor e shkencor në shkolla katolike, si dhe në përkushtimin atdhetar, në tolerancën fetare dhe në intuitën e tij. Si 21 vjeçar nxori numrin e parë të revistës “Albania”, ndër revistat më të mira shqiptare, që u botua deri më 1909 në Bruksel e Londër, me ndihmën e Austro-Hungarisë, e cila nxiste lëvizjen kombëtare shqiptare për të penguar shtrirjen e sllavëve në Ballkan. Duket se Faiku e shihte zgjedhën osmane si një tjetërsim të karakterit europian të popullit shqiptar, prandaj ai mendonte se për të arritur çlirimin kombëtar duhej kryer së pari afrimi shpirtëror me Europën e krishterë. Me fjalë të tjera ai sugjeronte një evoluim të mendësisë fetare, shkëputje prej mendësisë myslimane përmes konvertimit në fenë e të parëve, në fenë e krishterë, në fenë e përbashkët të shqiptarëve me kontinentin mëmë të kohës së para pushtimit osman. Pra, sipas tij, shteti i pavarur shqiptar duhej të ishte i njëjtë për nga përkatësia fetare me shtetin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Tërthorazi kuptohet se ai e lidhte procesin e çlirimit kombëtar nga zgjedha osmane edhe me një proces katarsi të pjesës myslimane të popullit tonë, e cila duhej të pendohej për braktisjen që i kishte bërë fesë së të parëve nën trysninë e rrethanave gjatë pushtuesit osman. Në rikrishterizimin e shqiptarëve myslimanë ky rilindës shihte një nga faktorët kryesorë për forcimin e unitetit kombëtar të kombit tonë. Ndasia fetare e popullit shqiptar në të krishterë e myslimanë, e krijuar gjatë pushtimit osman, sipas tij, nuk i shërbente unitetit, por përçarjes kombëtare, pra vonimit të proceseve çlirimtare. Këtë mendim e ka shprehur dhe atdhetari Mustafa Kruja disa dekada më vonë. Pas pagëzimit, Faiku i propozoi mikut të tij të ngushtë, Murat bej Toptanit, të pagëzohej edhe ai e të dy së bashku të nxisnin miq e shokë të tjerë për t’u pagëzuar dhe ata. Mirëpo Murati iu përgjigj se nuk mund ta bënte një hap të tillë, pasi vëllezërit Frashëri, te të cilët ai ishte dhëndër, do ta dëbonin nga shtëpia. Murati pra i dha të kuptonte Faikut se pagëzimi në të krishterë i shqiptarëve myslimanë që jetonin brenda Perandorisë Osmane, ishte një veprim që nuk mund të kryhej, prandaj ky nuk nguli më këmbë për këtë problem. Djaloshi tiranas pati të drejtë, atmosfera shoqërore dhe ajo fetare në trojet shqiptare të perandorisë nuk mund ta lejonte një kapërcim aq të madh në ndërgjegjen e shqiptarëve myslimanë, të cilët kishin disa breza ose shekuj që jetonin si myslimanë. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si "biblioteka lëvizëse". Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare.

 


Pasi botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel të (Belgjikës), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë 1897-1909 programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Faiku kishte marrë thu ndaj anëtarëve të Kongresit të Manastirit, sepse sipas tij me vonesë të madhe ia kishin dërguar një telegram për të marr pjesë në këtë kongres vendimtar për alfabetin e gjuhës shqipe. Ndërsa delegatët e Kongresit thonë se ia kanë dërguar dy telegrame për pjesëmarrje, pasi që Faiku në të parën nuk ju kishte përgjigjur. Në anën tjetër Faiku këmbëngulë se të parin telegram nuk e kishte pranuar, dhe mu për këtë shkak pason hidhërimi dhe revolta e tij ndaj tyre. Faiku në jetën e tij familjare ishte i pa fat apo ndoshta edhe vetë ashtu e kishte zgjedhur. Ca thonë se kishte qenë i martuar me një farë Sophie Annette Hygo me të cilin i kishte lindur një djalë me emrin Henrik. Edhe Apolineri të cilin e cekëm më lartë thotë se Faiku kishte qen i martuar, por të dhëna tjera për familjen e tij nuk ofron.

Më 1909 Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli[2], duke qenë udhëheqësit kryesor të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në Sent Luis (1897) nxori të përkohshmen “Trumbeta e Krujës”, ndërkaq në Boston, së bashku me Nolin, themeloi Federatën Panshqiptare “Vatra”, që mbronte pavarësinë e shtetin shqiptar, të sapoformuar. U zgjodh sekretar dhe kryeredaktor i "Diellit", që u bë organ i saj. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Nuk e duronte dot Ismail Qemalin, kryetarin e përkohshëm të shtetit. Mbase edhe për inatin e tij, më 1913 e lë Vlorën dhe i bashkohet në Durrës forcave të Esat Toptanit, që ndonëse e urrente e ndihmoi të formonte qeverinë e ndarë shqiptare. Mbretin Zog herë e lavdëronte, herë e shante. Megjithatë, më shumë se sa ambasador i Zogut, ai ishte ambasador i vendit të tij; dhe Zogun e respektonte si kryetar shteti por personalisht nuk e vlerësonte. Polemizoi edhe me Fan Nolin, ku me raste e quajti edhe bolshevik dhe mbërriti deri aty derisa sa i kërkoi departamentit amerikan që të mos lejohej më hyrja e atij komunisti në ShBA, por nuk e humbi respektin për aftësitë e këtij të fundit. Noli do ta quante veten nxënës të tij. “Mësova se në shkrimet e Konicës ne e kishim atë që na duhej: letërsinë e mirë shqipe”, thotë Noli, i cili me këshillat e Konicës kishte përkthyer disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poe dhe Don Kishotin e Servantesit. Konica ishte mik me poetin e njohur francez, Gijom Apolinerin, që kritiku letrar Luan Starova, do ta quante një miqësi evropiane. Shkrimtari Zhyl lë Metrë do të thoshte për Konicën: “Ky i huaj që e shkruan kaq mirë gjuhën tonë”. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Ishte delegat i “Vatrës” në Konferencën e Ambasadorëve në Londër për krijimin e shtetit shqiptar. Në 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet '20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues i Shqipërisë), Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial. Ai mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe. Çdo krijues i letërsisë shqiptare që vjen pas tij mund vetëm të quhet nxënës i tij.


Konica me bashkëpunëtorët e tij, në Boston , Uashington
Faiku vdiq në Uashington i vetmuar, pranë të cilit gjendej një mikesh e tij zonja G. A. Graham nga e cila na ofrohen çastet e fundit të jetës së Faik bej Konicës. Ja si i përshkruan z. Graham ato momente: “...Faik bej Konica u përmend përsëri diku nga ora nëntë e pesëdhjetë. Më kërkoi dhe foli pak. Humbi në kllapi dhe hera e fundit kur u përmend ishte më vonë. Kishte nevojë për një gotë ujë, por iu luta që të pres. Ai sikur u pajtua dhe e ktheu kokën. Kjo ishte njëherazi edhe hera e fundit që bisedova me z. Konica...”. Më 1914 ishte Konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Uashington.

Në vitin 1926 Ahmet Zogu e emëroi Konicën ministër fuqiplotë në SHBA, post që e ushtroi deri në vitin 1939, kur Italia e pushtoi Shqipërinë. Pas kësaj u shfuqizua nga Qeveria Amerikane ngaqë delegata e diplomacisë shqiptare ishte zhytur në borxhe. Prish raportet përfundimisht me Ahmet Zogun, që i ristabilizon më 1942 në verë për çështjen shqiptare nën okupacionin italian. Vdiq më 15 dhjetor 1942 në Uashington, nga një hemorragji cerebrale. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit nën tingujt e kompozitorit të famshëm Vagnerit, që aq shumë e kish adhuruar.

“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”, thuhet në testamentin e Konicës.
Sistemi komunist për pesëdhjetë vjet e ndaloi kthimin e eshtrave të tij në tokën shqiptare. Noli dhe Lamja i vogël (Sejfulla Maleshova) nuk mund të bënin asgjë. Më 4 mars 1946 Noli i shkruante Lames që të ndikonte tek autoritetet shqiptare të plotësohej amaneti i Konicës. Pasi Malëshova nuk mundi të bënte gjë, ndërhyri vet tek autoritetet shqiptare dhe fatkeqësisht, për arsye politike, nuk gjeti mirëkuptim. Eshtrat e tij u kthyen në atdhe, në një ditë maji të vitit 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Kështu u plotësua amaneti i Konicës, të anatemuarit, njeriut “që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare” , “shkrimtarit reaksionar”, sikurse u quajt paturpësisht, i cili u letua nga letrat shqipe për motive politike. Në këtë turp morën pjesë edhe shkrimtarët e kritikët letrarë, të cilët kurrë nuk do të kenë forcë, përmes kritereve estetike, ta zhvendosin nga maja e kulturës shqiptare. Atje është i përgjithmonshëm. I veçanti, tekanjozi – Faik Konica. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Ndodhi ne diten e sotme me 14 Dhjetor

LINDI SERVET PELLUMBI

Servet Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë. Ish kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Servet Pëllumbi njihet si një prej figurave, që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit. Ai ka patur një karrierë të gjatë politike ne Partinë Socialiste dhe Kuvendin e Shqipërisë. Servet Pellumbi është dekoruar nga presidenti Moisiu me urdhrin Gjergj Katsriot Skënderebu.


Librat e tij te botuar jane:
Të mendosh ndryshe - 2001
Sprova në sociologjinë politike - 2002
Filozofia e aktualitetit - 2010

Ndodhin ne diten e sotme me 14 Dhjetor

VDIQ XHORXH UASHINGTON (GEORGE WASHINGTON)

George Washington apo Xhorxh Uashington lindi më 11 shkurt (sipas kalendarit Julian) e 22 shkurt (sipas kalendarit Gregorian) 1732 te Gutshof Wakefield (e quajtur edhe „Pope's Plantation“) e Westmoreland County në Virginia; vdiq më 14 dhjetor 1799 në Gut Mount Vernon i tij në Virginia, ishte politikan i ShBA dhe i pari President i ShBA prej 1789 deri 1797. Ai nuk i takonte asnjë parti.

Ai luajti një rolë të rënëdsishme te beteja për pamvarësien të ShBA dhe vlen kështu si një nga personaltitetët më të rëndshishme në historinë të shtetit.


Nga George Washington hartë e krijuar të një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754
Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virginia. Prindërit e tij Augustine Washington (1693 deri 1743) dhe Mary Ball (1708 deri 1789) ishin te dy me prejardhje angleze. Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi atin e tij dhe u rrit me gjysmë-vellain e tij Lawrence.

Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku ai pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ishte ai së pari si gjeometër aktiv në luginën të Shenandoah.

 

Ndodhi ne diten e sotme me 13 Dhjetor

BE(bashkimi evropian) shpalli se : Qipro , Rep.Qeke,Estonia,Hungaria,Letonia.Lituania,Malta,Polonia,Sllovakia dhe Sllovenia do antarsohen ne BE qe nga 1 Maji i vitit 2004 

BASHKIMI EVROPIAN 

Bashkimi Evropian është një bashkësi e disa shteteve Evropiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave. Në fillim të themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave për anëtarësim nga shtete ish-komuniste. Edhe pse si organizatë gjithë-Evropiane është Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga shumë vende të botës edhe BE njihet si organizatë gjithë Evropiane.

Historia
Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951. Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG jermania,Franca,Belgjika,Italia,Holanda dheLuks emburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto

komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga

qytetarët eD animarkës vetëm pas një referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit të bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet.

Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore :
Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së. Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare

Struktura
Shtylla e parë
Komunitetet Evropiane
Shtylla e parë përbëhet nga tri Komunitetet Evropiane (Komuniteti Evropian, Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut dhe Euroatomi). Në momentin e themelimit të BE-së, Komuniteti Ekonomik Evropian mori emrin Komuniteti Evropian. Një ndryshim i tillë synon të shprehë kalimin nga një komunitet tërësisht ekonomik në një bashkim politik. Përfshirja e të trija komuniteteve në një shtyllë të vetme nuk nënkupton ndonjë unifikim të tyre. Shtylla e parë përfaqëson juridiksionin komunitar në formën e tij më të lartë. Brenda kuadrit të Komunitetit Evropian, institucionet komunitare mund të hartojnë normat komunitare në fushat përkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbi shtetet anëtare dhe kanë epërsi ndaj së drejtës së brendshme. Në zemër të KE-së qëndron tregu i përbashkët me katër liritë e tij themelore (liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit) si dhe rregullat mbi konkurrencën.

Shtylla e dytë
Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët
Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi politik ndërmjet shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi Bashkëpunimin Politik Evropian” si dhe nga Akti i Përbashkët Evropian. Këto marrëveshje parashikonin konsultime të rregullta ndërmjet ministrave të jashtëm dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket çështjeve të sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe financiarë. Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta civile në ish-Jugosllavi) treguan se instrumente të tilla të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit Evropian ndikimin e merituar në arenën ndërkombëtare.dasdasdfsdf

Me Traktatin e Bashkimit Evropian, Kryetarët Shteteve dhe Qeverive ranë dakord të zhvillonin një politikë të jashtme dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të kësaj politike, merren ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërë mjetesh të reja si, për shembull, pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e përbashkëta si dhe vendimet kuadër.

Shtylla e tretë
Bashkëpunimi në fushat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme
Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare synon t’u ofrojë qytetarëve evropiane liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimi gjyqësor ka të bëjë gjithashtu me lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. Njëlloj si në fushën e politikës e jashtme dhe sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit Evropian.


BE - bashkimi evropian.
Këshilli Evropian lindi nga Samitet e Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive të vendeve anëtare. Në Samitin e Parisit të mbajtur në dhjetor 1974, u vendos që këto takime të mbaheshin tri herë në vit dhe të merrnin emrin Këshill Evropian. Në vitin 1987, Akti i Përbashkët Evropian e bëri Këshillin Evropian pjesë të strukturës institucionale të Komunitetit. Tashmë ai është pjesë e Bashkimit Evropian.

Kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit takohen rregullisht të paktën dy herë në vit. Ata shoqërohen nga Ministri i Jashtëm si dhe një Anëtar i Komisionit.

Funksioni themelor i Këshillit Evropian është përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për integrimin Evropian. Ai e realizon një gjë të tillë duke marrë vendimet kryesore politike si dhe duke instruktuar Këshillin ose Përfaqësuesit Shteteve Anëtare. Në këtë mënyrë, Këshilli Evropian ka drejtuar punën për bashkimin ekonomik dhe monetar, zgjedhjen e drejtpërdrejte të parlamentit si dhe një numër aplikimesh për aderim

Këshilli i Ministrave
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian.
Këshilli i Ministrave duhet dalluar nga Këshilli Evropian, edhe pse këto dy institucione janë të lidhura ngusht në mes veti. Në fakt , Këshilli Evropian nuk konsiderohet instittucion i BE-së. Këshilli Evropian përbëhet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive, të cilat takohen dy herë në vit. Tubimet e Këshilit Evropian quhen Samite. Roli i Këshillit Evropian është iI përqendruar kryesisht në përcaktimin e kahes politike të UE-së Ky institucion ekziston nga vitit 1974, kur u miratua propozimi i Zhiskar D>Estenit, që udhëheqësit e shteteve të takohen në formë dhe në mynyrë të rregullt për të diskutuar çështjet e bashkësisë që kanë të bëjnë me politiken e jashtme. Kurse Këshilli i Ministrave , ekziston që nga themelimi i BE-së


Parlamenti Evropian.
Origjina e Parlamentit Evropian fillon në vitet 50-te me traktatet themeluese. Parlamenti Evropian përbëhet nga 730 deputete, të cilët zgjidhen me votim të drejtpërdrejte nga qytetarët e shteteve anëtare. Kjo do të thotë se Parlamenti Evropian gëzon legjitimitet demokratik dhe se është i vetmi organ përfaqësues i qytetarëve të Bashkimit. Zgjedhjet parlamentare mbahen një herë në pesë vjet dhe të drejtën e votës e gëzon çdo qytetar evropian që është regjistruar si votues. Përsa i përket zgjedhjes në mënyrë të drejtpërdrejte, anëtarët e Parlamentit, sipas traktateve themeluese “janë përfaqësues të popujve të shteteve që bëjnë pjesë në Komunitete”.

Megjithatë, për një kohë të gjatë ata kanë qenë delegate të shteteve anëtare dhe zgjidheshin sipas procedurave të veçanta nga secili shtet. Një mënyrë e tillë zgjedhjeje nuk siguronte përfaqësim të mjaftueshëm të grupeve opozitare të parlamenteve të shteteve anëtare, duke çuar kështu në një “deficit demokratik”. Në vitin 1976, Këshilli nxori një vendim lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesve në Parlament me votim të përgjithshëm dhe direkt. Zgjedhjet e para të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta janë mbajtur në vitin 1979. Që prej asaj kohe, Parlamenti ka shprehur vullnetin politik të 374 milionë qytetarëve të Bashkimit dhe ka përfaqësuar interesin e tyre në marrëdhënie me institucionet e tjera të BE-së. Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në Francë, Belgjikë dhe Luksemburgu. Sesionet plenare mujore, në të cilat merr pjesë çdo eurodeputet, zhvillohen në Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit Evropian. Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë zhvillohet në Bruksel, ndërsa Luksemburgu është qendra e administratës se Parlamentit (Sekretariati i Përgjithshëm).

Parlamenti ushtron tri funksione themelore :

Ai ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin. Fakti që është një organ i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejte bën që Parlamenti të jetë garanti kryesor i legjitimitetit të së drejtës evropiane.
Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian janë të detyruara të kërkojnë mendimin e Parlamentit, përpara se të adoptojnë një akt legjislativ, sa herë që Traktatet e parashikojnë shprehimisht një gjë të tillë. Konsultime të tilla mund të jenë edhe opsionale.
Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi të gjitha institucionet e BEsë, veçanërisht mbi Komisionin. Ai gëzon te drejtën për të pranuar ose refuzuar emërimin e Komisionarëve ; mund të paraqesë mocion mosbesimi ndaj Komisionit në tërësi dhe Komisioni është i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve të Parlamentit.
Ai ushtron, në bashkëpunim me Këshillin, pushtetin mbi buxhetin e BE-së, duke ndikuar kështu mbi shpenzimet e Bashkimit. Parlamenti gëzon të drejtën të miratojë ose të rrëzojë buxhetin në tërësi.

Veprimtaria e Parlamentit ndahet në dy faza kryesore :

Përgatitja e sesioneve plenare. Kjo bëhet nga anëtaret e Parlamentit në komisionet parlamentare të cilat janë të specializuara në fusha të veçanta të aktivitetit të Bashkimit. Çështjet për debat diskutohen edhe nga grupet politike.
Sesionet plenare. Gjate këtyre sesioneve Parlamenti shqyrton propozimet legjislative si dhe voton dhe propozon amendamente përpara se të votojë tekstin në përgjithësi.
Në veprimtarinë e Parlamentit Evropian bëjnë pjesë edhe “komunikimet” me Këshillin dhe Komisionin si dhe seancat e pyetjeve lidhur me gjendjen e Bashkimit dhe situatën në botë.
: Këshilli i Bashkimit Evropian.
Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i Bashkimit. Sikurse Parlamenti Evropian edhe Këshilli është krijuar nga dispozitat e traktateve gjatë viteve ‘50. Ai përfaqëson shtetet anëtare dhe në takimet e tij merr pjesë një ministër nga secila prej qeverive të shteteve anëtare të BE-se, me varësi të natyrës së çështjeve që do të diskutohen në atë takim. Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me pjesën tjetër të botës mbahen nga “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë”. Por një konfigurim i tillë i Këshillit ka përgjegjësi të gjera edhe për çështje të politikës së përgjithshme, prandaj takimet e tij mund të ndiqen nga secili prej ministrave të qeverive të shteteve anëtare, sipas zgjedhjes së vete qeverive.

Gjithsej ekzistojnë nënte konfigurime të ndryshme të Këshillit :

Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë
Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)
Drejtësia dhe Punët e Brendshme
Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e Konsumatorit
Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet)
Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia
Bujqësia dhe Peshkimi
Mjedisi
Edukimi, Rinia dhe Kultura
Gjithsesi, Këshilli mbetet një institucion i vetëm.

Secili prej ministrave në Këshill gëzon plotfuqishmeri. Kjo do të thotë se deklarimet dhe veprimet e tij janë plotësisht të afta për të angazhuar qeverinë që ai përfaqëson. Me fjale të tjera, nënshkrimi i ministrit është nënshkrim i qeverise që ai përfaqëson. Gjithashtu, çdo ministër i Këshillit është përgjegjës ndaj parlamentit të vendit të tij si dhe ndaj qytetareve që ky parlament përfaqëson, duke siguruar kështu legjitimitetin e vendimeve të Këshillit.

Këshilli ushtron gjashtë funksione themelore :

Miraton normat komunitare. Në disa fusha të caktuara, këtë pushtet ai e ushtron në bashkëpunim me Parlamentin Evropian.
Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike të shteteve anëtare.
Lidh marrëveshje ndërkombëtare, në emër të Bashkimit Evropian, me shtete ose organizata ndërkombëtare.
Aprovon buxhetin e Bashkimit, së bashku me Parlamentin Evropian.
Zhvillon Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët të Bashkimit, në bazë të direktivave të Këshillit Evropian.
Koordinon bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore të shteteve anëtare në çështjet penale.
Shumica e përgjegjësive të Këshillit kanë të bëjnë me fusha të veprimit komunitar, në të cilat shtetet anëtare kanë hequr dorë nga sovraniteti i tyre duke ua deleguar pushtetin vendimmarrës organeve të BE-se. Kjo fushë veprimi përben “shtyllën e parë” të Bashkimit Evropian. Megjithatë, dy funksionet e fundit kanë të bëjnë me fusha në të cilat shtetet anëtare nuk kanë hequr dorë nga sovraniteti i tyre, por thjesht kanë pranuar të punojnë së bashku. Kjo quhet “bashkëpunim ndërqeveritar” dhe përfshin “shtyllën” e dytë dhe të tretë të Bashkimit.

Veprimtaria e Këshillit te BE-se është e organizuar si më poshtë :

COREPER. E gjithë puna e Këshillit përgatitet dhe koordinohet nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), i cili përbehet nga përfaqësuesit e përhershëm në Bruksel te të gjitha shteteve anëtare si dhe nga ndihmësit e tyre. Vete puna e COREPER-it përgatitet nga 250 komitete dhe grupe pune, të cilat përbehen nga delegate të shteteve anëtare.
Presidenca e Këshillit. Secili prej shteteve anëtare kryeson takimet e tij për një periudhe gjashtë mujore, duke promovuar vendimet politike dhe legjislative të Bashkimit si dhe duke realizuar kompromisin ndermjet shteteve anëtare.
Sekretariati i Përgjithshëm. Ky është një organ ndihmës i Presidencës dhe ka për detyrë të sigurojë funksionimin normal të punimeve të Këshillit në të gjitha nivelet.
Komisioni Evropian

Artikulli kryesor: Komisioni Evropian.
Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit Evropian në tërësi. Ai përbën mekanizmin drejtues të BEse. Komisioni Evropian përbëhet nga 25 anëtare të cilët emërohen një herë në pesë vjet, pa kaluar gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Procedura e emërimit është e tillë :

Qeveritë e shteteve anëtare bien dakord mbi emrin e personit që do të drejtojë Komisionin për pesë vjetët e ardhshëm.
Presidenti i Komisionit zgjedh, në bashkëpunim me qeveritë e shteteve anëtare, anëtaret e tjerë të Komisionit.
Parlamenti Evropian aprovon përbërjen e Komisionit të ri, në tërësi. Në rast se aprovohet, Komisioni fillon nga puna janarin e ardhshëm.
Selia e Komisionit Evropian është ne Bruksel, por ai ka një numër zyrash në Luksemburgu, përfaqësi në të gjitha shtetet anëtare të BE-se si dhe delegacione në disa prej kryeqyteteve të botës.

Komisioni Evropian ushtron katër funksione themelore :

Propozon aktet normative në Parlament dhe në Këshill ;
Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin ;
Është “gardiani” i Traktateve (së bashku me Gjykatën e Drejtësisë);
Përfaqëson Bashkimin Evropian ne arenën ndërkombëtare.
Vete Komisioni vendos fushën e veprimtarisë të secilit komisioner si dhe shpërndarjen e përgjegjësive në rast se është e nevojshme. Stafi i Komisionit është i organizuar në departamente, të njohura ndryshe edhe si “Drejtori të Përgjithshme”. Secila prej këtyre drejtorive është përgjegjëse për një fushë të veçante të aktivitetit të BE-se dhe kryesohet prej një Drejtori të Përgjithshëm, i cili është përgjegjës përpara njërit prej komisionarëve.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë
Gjykata e Drejtësisë është krijuar në vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Detyre e saj është të sigurojë që e drejta e BE-se të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve gjyqësore ndermjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike.

Gjykata është e përberë nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, duke siguruar, në këtë mënyre, përfaqësimin e sistemeve ligjore të të gjithë shteteve anëtare të BE-se. Gjykata ndihmohet nga tetë “avokate të përgjithshëm”, të cilët kanë për detyrë të japin mendimin e tyre për çështjet që shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet të jenë të paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e përgjithshëm emërohen me marrëveshje të përbashkët të të gjithë shteteve anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund të ripërtërihet me një ose dy periudha të mëtejshme tre-vjeçare.

Çështjet kryesore që shtrohen për zgjidhje përpara Gjykatës :

kërkesa për gjykim paraprak ;
procedimi për shkelje të detyrimeve që rrjedhin nga traktatet ;
procedimi për anullim të një vendimi ;
procedimi për mosveprim.
Për ta ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të çështjeve që shtrohen përpara saj, si dhe për t’u siguruar një mbrojtje më të mirë ligjore qytetareve të Bashkimit, në vitin 1989 u krijua “Gjykata e Shkalles së Pare”. Kjo gjykate është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar çështjesh, në mënyre të veçante të atyre që paraqitën nga individët dhe çështjet që kanë të bëjnë më raste të konkurrencës së pandershme midis ndërmarrjeve.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkallës së Parë kanë nga një President, të zgjedhur ndermjet gjyqtareve për një mandat tre-vjeçar.

Ndodhi ne diten e sotme me 12 Dhjetor

Lindi Abas Ermenji

Abas Ermenji lindi në Ermenj të Skraparit më 12 dhjetor të vitit 1913 dhe vdiq më 10 mars të vitit 2003, ishte politikan, historian, shkrimtar dhe patriot i shquar shqiptar.

Biografia
Studimet fillore i kreu në Berat, kurse studimet e mesme në gjimnazin e Shkodrës. Gjatë viteve 1934 - 1938 kryen në Sorbonë, Paris, Fakultetin e Letërsisë me specializim Historinë.

Kthehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe emërohet profesor në Liceun e Korçës ku jep mësim deri në muajin nëntor të vitit 1939. Arrestohet nga italianët si një nga organizatorët e rinisë korçare në manifestimet e 28 nëntorit të vitit 1939 kundër pushtimit fashist dhe internohet në ishullin e Ventotenes, prej ku lirohet në vitin 1941.

Sapo kthehet në Shqipëri merr pjesë në organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat dhe arrin ta mbajë Beratin të lirë prej italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar dhe anëtar i Komitetit qendror të tij.

Pas fitores së revolucionit komunist në Shqipëri, detyrohet të largohet nga atdheu dhe të marrë rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", i cili ka lozur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga regjimi komunist si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.

Pas rikrijimit të Ballit Kombëtar në Shqipëri në vitin 1991, zgjidhet kryetar i kësaj partie dy herë radhazi në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, megjithë moshën e tij të madhe, ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve nëpërmjet një serie konferencash në të gjithë Shqipërinë.

Profesor Ermenji ka qenë një mbrojtës i flaktë i çështjes dhe kombësisë shqiptare, me artikuj të shumtë, të botuar tek "Flamuri", tek "Balli i Kombit", tek përmbledhja "Albania" etj. Por kryevepra e tij është studimi "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë" - një apologji madhështore e kombësisë shqiptare.

Ndodhin ne diten e sotme me 11 Dhjetor

U THEMELUA ORGANIZATA "UNICEF"

UNICEF, shkurtesa në anglisht për United National International Children´s Emergency Fund (sqt. Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet). Themeluar në 1946. Fillimisht për të lehtësuar pasojat e luftës. Tani merret me mirëqenien e fëmijëve në vendet ne zhvillim. UNICEF ka marrë mandatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të mbrojë të drejtat e fëmijëve, të ndihmojë për përmbushjen e nevojave të tyre bazë dhe zgjerojë mundësinë e tyre për të arritur potencialin tyre të plotë, duke zbutur kështu një nga problemet sociale më të rënda të ditëve të sotme. Qendra është në New York. Prania shumë aktive në Shqipëri që në 1992.

Që prej vitit 1950 UNICEF-i është fokusuar në përkrahjen “zhvidhimin e mëtejshëm” të punës së tij në më shumë se 140 shtete. Ata ofrojnë ndihmë për komunitetet në nevojë nga komunitetet lider në shërbime dhe ndërtimin e ujësjellësve dhe kanaleve të ujërave të zeza, UNICEF-i ka ndihmuar në sigurimin për miliona fëmijë të ujit të pijshëm dhe kushte normale higjeno-sanitare. Me anë të trajtimit edukativ deri tek formimi i programeve efektive shkollore, agjencia i jep mundësinë dhe lehtëson fëmijët në të gjithë botën të fitojnë arsimimin elementar nëpër shkolla.

Në mirënjohje për arritjet e tij, UNICEF-i ka marrë Çmimin Nobel të krijuar nga Alfred Bernhard Nobel në vitin 1901 në Stokholm të Suedisë nga një juri profesioniste me në krye mbretin e Suedis Adolf Gustavi i VI (King of Sweden Gustav VI Adolph) në vitin 1965 për paqen ndërkombëtare, dhe mirënjohjen e shumë qeverive dhe lider shtetesh si presidentin Amerikan, mbrtërshën e Anglis, presidentin e Francës, kancelarin e Gjermanisë, perandorin e Japonisë etj.

UNICEF-i gjithashtu siguron një varg ndihmash për fëmijët dhe familjarët e tyre të prekur nga shkatërrimet, përmbytjet, tërmetet dhe thatësirat e gjata etj. UNICEF-i punon gjërsishtë për fëmijët të prekur nga lufta dhe i lehtësojnë atyre dhimbjen e vuajtjen duke i sigurar ata nga pasojat e tmerrshme të luftës. Në Shtete e Bashkuara të Amerikës (SHBA), UNICEF-i është pëqëndruar në punën e tij në mbrëndësi të qyteteve ku fëmijët janë rëndomë viktima të dhunës, luftimeve në grup dhe grupimeve mafioze. Kështu ai i mbron fëmijët nga sjelljet e pahijshme te te keqinjeve

Në 1990 përfaqësues prej 158 vetëve, përfshirë 71 lider shtetesh, mbikëqyrin UNICEF-in në Samitin Botërorë për Fëmijët që mbahet në qytetin e New York-ut. Samiti vepron me një plan botërorë për shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve, të aprovuar në vitin 2000 në New York-ë. Këto qëllime janë : Reduktimi në masën një e treta (1/3) të numrit të fëmijëve të vdekur nga mosha 5-vjeç e poshtë (më shumë se 14 milion të vdekr në vitë që nga viti 1990), Reduktimi i fëmijëve të kequshqyer nga mosha 5-vjeçë e poshtë në një të pestën (1/5) e tyre, Krijimi i sistemeve të sjelljes së ujit të pijshëm dhe kushte më të mira sanitare në të gjthë botën dhe, (4) Sigurimin e bazës arsimore dhe edukative për këta fëmijë.

Që prej vitit 1990 UNICEF-i kulmin e tijë e ka arritur në zhvillimin e sistemit imunitar tek miliona fëmijë në të gjithë botën. Në 1996 rreth 80 % e fëmijëve në botë janë të vaksinuar, 20% më shumë se viti 1990. UNICEF-i merrë fincimet nga Kombet e Bashkuara dhe një suport nga 150 qeveri kombëtare. Disa nga vëndet të cilat mbështeten tek planet e UNICEF-it dhe ai është thelbësore për mbijetesën e këtyre fëmijëve janë : KOSOVA, Sudani, Çadi, Afganistani, Iraku, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Tanzania, Nigeria, Somalia, Haiti, Bolivia, Uganda, Ruanda, Libia, Mauritania, Eritrea, Mongolia, Uzbekistani, Guatemala, Lesoto, Mali, Bangladeshi, Sierra Leone, Liberia etj.

Ndodhi ne diten e sotme me 10 Dhjetor

VDIQ ALFRED NOBEL 

I lindur në Stokholm më 21 tetor 1833, ai shkoi me familjen e tij në Shën Petersburg, në 1842, ku babai i tij (i cili kishte shpikur kompensatë moderne) filloi një "silur" punon. Alfred studioi kimi me Profesor Nikolaj Zinin Nikolaevich. Alfred Kur ishte 18, ai shkoi në Shtetet e Bashkuara për të studiuar kimi për katër vjet dhe ka punuar për një periudhë të shkurtër nën John Ericsson. Në vitin 1859, fabrika u la në kujdesin e bir të dytë, Ludvig Nobel (1831 -- 1888), i cili në masë të madhe të përmirësuar të biznesit. Alfred, duke u kthyer në Suedi me babain e tij pas falimentimit të biznesit të familjes së tyre, iu përkushtua studimit të eksplozivëve, dhe veçanërisht për prodhimin dhe përdorimin e sigurt nitroglicërinë (zbuluar në 1847 nga Ascanio Sobrero, një nga studentët e tij të tjerë nën Théophile - Jules Pelouze në Universitetin e Torinos). Një shpërthim i madh ka ndodhur më 3 shtator 1864 në fabrikën e tyre në Heleneborg në Stokholm, duke vrarë pesë persona, në mesin e tyre më të rinj të vëllait Alfred Emil. Themelet e Çmimit Nobel u vendosën në vitin 1895 kur Alfred Nobel ka shkruajtur vullnetin e tij të fundit, duke lënë shumë nga pasuria e tij për krijimin e tij. Që nga viti 1901, çmimin e ka nderuar burra dhe gra për arritje të rëndësishme në fizikë, kimi, mjekësi, letërsi, për të punuar në paqe dhe tani ekonomi. Megjithëse Nobel mbetur pamartuar, biografet e tij vini re se ai kishte të paktën tre do. Dashuri e parë Nobel ishte në Rusi me një vajzë me emrin Aleksandra, i cili hodhi poshtë propozimin e tij. Në 1876 u bë sekretar Bertha Kinsky Alfred Nobel, por vetëm pas një qëndrimi të shkurtër lënë atë të martohet flaka e saj të vjetër, Arthur Gundaccar Baron von Suttner. Megjithëse kontakt saj personale me Alfred Nobel ka qenë e shkurtër, ajo i përgjigjej me të deri në vdekjen e tij në 1896, dhe besohet se ajo ishte një ndikim të madh në vendimin e tij për të përfshirë një çmim paqe midis atyre çmime të parashikuara në vullnetin e tij. Bertha von Suttner 1905 u dha çmimin Nobel për Paqe, për aktivitetet e saj të sinqertë paqe '. Dashuri e tretë dhe të gjatë-Nobel i zgjatur ishte me një vajzë e quajtur Sofie lule Hess nga Vjena. Kjo ndërlidhje zgjati për 18 vjet dhe në shumë letra të shkëmbyera, Nobël për dashurinë e tij drejtuar si "padrone Sofie Nobel '. Pas vdekjes së tij, sipas biografet e tij - Evlanoff dhe Miell, dhe Fant - letra Nobel ishin mbyllur brenda Institutit Nobel në Stokholm dhe u bë mirë i mbajtur sekret të kohës. Ata u liruan vetëm në vitin 1955, për t'u përfshirë me të dhëna biografike e Nobel. Sri Kantha ka sugjeruar se 'një tipar personale e Nobel që e ndihmoi atë që të theksoj krijimtarinë e tij përfshin talentin e tij për qasje informatave, nëpërmjet shumë aftësitë e tij gjuhësor. Pavarësisht nga mungesa e arsimimit formal të mesëm dhe nivelit të lartë, Nobël fituar aftësi në gjashtë gjuhë: suedisht, frëngjisht, rusisht, anglisht, gjermanisht dhe italisht. Ai gjithashtu zhvilloi aftësitë letrare të shkruani poezi në anglisht ". Nemesis e tij, një tragjedi prozë në katër akte në lidhje me Beatrice Cenci, frymëzuar pjesërisht nga Cenci Percy Bysshe Shelley, ishte shtypur ndërsa ai ishte duke vdekur. Aksioneve të gjithë me përjashtim të tre kopje u shkatërrua menjëherë pas vdekjes së tij, duke u konsideruar si skandaloze dhe blasfemues. Edicioni i parë mbijetuar (dygjuhësh Suedisht-Esperanto) u botua në Suedi në vitin 2003. Luajnë është përkthyer në sllovenisht nëpërmjet version Esperanto. Nobel u zgjodh anëtar i Akademisë Mbretërore suedeze e Shkencave në 1884, njëjti institucion që më vonë do zgjidhni laureates për dy çmime Nobel, dhe ai mori një doktoratë nderi nga Universiteti në Uppsala 1893. Alfred Nobel është varrosur në begravningsplatsen Norra në Stokholm.

Dynamite dhe gelignit[redakto | redakto tekstin burimor]
Stampa:Kreysor Nobel gjetur se kur nitroglycerin ishte përfshirë në një substancë inerte si absorbues kieselguhr (tokë diatomaceous) u bë e sigurt dhe më i përshtatshëm për të trajtuar, dhe kjo përzierje ai e patentuar në 1867 dinamit si '. Nobel demonstruar shpërthyese e tij për herë të parë atë vit, në një gurore në Redhill, Surrey, Angli. Me qëllim që të ndihmojë rivendosur emrin e tij dhe për të përmirësuar imazhin e tij të biznesit nga polemikat lidhur më parë me eksploziv të rrezikshme, Nobël për emërtimin e kishin konsideruar gjithashtu substanca shumë të fuqishme "Nobels Siguria Powder", por u vendos me Dynamite në vend, duke iu referuar fjalës greke pushtet për të '. Nobel më vonë nitroglycerin kombinuar me komponimet e ndryshme nitrocellulose, të ngjashme me collodion, por u vendos në një recetë më efikas duke kombinuar një tjetër nitrateve shpërthyese, dhe mori një transparente, pelte-si substancë, e cila ishte më e fuqishme shpërthyese se sa dinamit. 'Gelignit', ose që prish xhelatinë, siç u quajt, është patentuar në 1876 dhe u pasua nga një mori e kombinime të ngjashme, modifikuar nga shtimin e nitrat kaliumi dhe substancave të tjera. Gelignit ishte më i qëndrueshëm, i transportueshëm dhe formuar të përshtatshme që të përshtaten në vrimat e mërzitur, si ato të përdorura gjatë shpimit dhe miniera, se sa komponimet e përdorur më parë dhe u miratua si teknologji standarde për minierat në Epoka e Inxhinierike Nobel sjellë një sasi të madhe të suksesit financiar , edhe pse me një kosto të rëndësishme për shëndetin e tij.

Çmimet
Publikimi i gabuar në 1888 të një vdekjeje të parakohshme e Nobel nga një gazetë në frëngjisht, duke dënuar atë për shpikjen e tij e dinamit, është thënë se kanë sjellë në lidhje me vendimin e tij për të lënë një trashëgimi më të mirë pas vdekjes së tij. nekrologji deklaruar marchand Le de la mort est mort ( "tregtari i vdekjes ka vdekur") dhe vazhdoi duke thënë, "Dr Alfred Nobel, i cili u bë i pasur duke gjetur mënyra të vriste më shumë njerëz më shpejt se kurrë më parë, vdiq dje." Më 27 nëntor 1895, në Klubin Suedisht-Norvegjisht në Paris, Nobël për të nënshkruar vullnetin e tij të fundit dhe testamenti dhe vënë mënjanë pjesa më e madhe e pasurisë së tij për të krijuar Çmimet Nobel, që do të jepen çdo vit, pa dallim kombësie. Ai vdiq nga një goditje më 10 dhjetor 1896 në Sanremo, Itali. Pas taksat dhe trashëgimi të individëve, Nobël do të dha 31.225.000 kronor suedeze (ekuivalente me rreth 1.8 miliard kronor ose 250 milion dollarë amerikanë në vitin 2008) për të financuar çmime. Tre çmimet e para nga këto janë dhënë për emër në shkencën fizike, në kimi dhe në shkencat mjekësore ose fiziologji, e katërt është për punën e letrare, "në një drejtim ideal" dhe çmimin e pestë është që t'i jepet personit ose shoqërisë që e bën të shërbim më të mëdha për shkak të vëllazëri ndërkombëtare, në shuarje apo reduktimin e ushtrive në këmbë, ose në krijimin ose mbështetje kongreset e paqes. Nuk ka çmimin e dhënë për matematikën por shih Abel Çmimin.

Formulimi në lidhje me çmimin e letrare, "në një drejtim ideal" (i idealisk riktning në gjuhën suedeze), është i fshehtë dhe ka shkaktuar shumë konfuzion. Për shumë vite, Akademia Suedeze interpretuar "ideal" si "idealist" (idealistisk) dhe e përdorën atë si një arsye për të mos japë çmimin për të autorëve më pak të rëndësishme, por romantizmi, të tilla si Henrik Ibsen dhe Leo Tolstoit. Ky interpretim ka qenë që të rishikuar, dhe çmimi është dhënë, për shembull, Dario Fo dhe José Saramago, që definitivisht nuk i përkasin kampit të idealizëm letrare. [Kërkime origjinale?] Ka pasur edhe mjaft shumë vend për interpretim nga organet ai kishte emëruar për të vendosur mbi shkencat fizike dhe shpërblime të kimisë, duke ditur se ai nuk ishte konsultuar para se ata do të bëjnë. Në një faqe testamentin e tij, ai parashikonte që paratë të shkojnë në zbulime apo shpikje në shkencat fizike dhe për zbulimet apo përmirësime në kimi. Ai kishte hapur derën çmime teknologjik, por nuk e kishte lënë instruksionet se si të merren me dallimin në mes të shkencës dhe teknologjisë. Që nga organet e vendosjes se ai kishte zgjedhur ishin më të shqetësuar me ish, nuk është për t'u befasuar se çmimet shkuan për të shkencëtarëve dhe të mos e inxhinierë, teknikë apo Shpikësit të tjera. Në një kuptim, çmimet teknologjik njoftoi kohët e fundit nga Rrjeti Teknologjia botërore (jo të financuar nga fondacioni Nobel) në mënyrë të tërthortë të mbushur këtë boshllëk. Në vitin 2001, great Alfred Nobel e-grandnephew, Peter Nobel (b. 1931), i kërkoi Bankës së Suedisë për dallimin në çmimin e saj për të ekonomistëve dhënë "në kujtesën Alfred Nobel" nga pesë çmime të tjera. Kjo ka shkaktuar shumë polemika nëse Banka e Suedisë Çmimi në Shkencave Ekonomike në kujtim të Alfred Nobel në fakt është një "Çmimin Nobel"

Ndodhi ne diten e sotme me 7 dhjetor

Lindi Zeqir Demi 

 

Zeqir Demi lindur më 7 dhjetor 1949 në Lisockë-Dardanë, doktor i pedagogjisë, shqiptarë nga Kosova.

Zeqir Demi shkollen fillore e kreu në Hogoshtë më 1964 ndërsa mësimet e mesme i muarr në Qendren e Arsimit të Mesëm në Dardanë (QAMO Dardanë) të cilat i kreu më 1968. Studimet e larta në degën e pedagogjis i kreu më 1972 në Fakulteti Filozofik të Universitetit të Prishtinës në të cilin po ashtu vazhdojë studimet pasuniversitare të cilat i mbylli me magjistraturën në vitin 1984. Titullin e Doktorit në Shkencat e Filozofisë e pranojë më 2005 po ashtu nga Fakulteti Filozofik në Prishtinë.

 

 

Veprimtaria
Nga viti 1972 Demi filon të punojë si mësues në gjimnazin e Dardanës, punë të cilen e bëri ideri më 1976 kur fillojë të punojë si inspektor i arsimit po në këtë qytet. Që nga 1986-ta gjejmë si bashkëpuntorë të PA e Kosovës ku kishte disa funksione si sekretar i saj. Më 1997 fillon të ligjërojë lëndën: Pedagogji dhe Metodikë të njohjes së ambientit në Shkollen e Lartë Pedagogjike Gjilan. Po gjatë kësaj kohe (2000-2004) fillon të bashkëpunojë me: Fakultetin e Mësusesis në Prishtinë, në lëndën: Teknologji e arsimit dhe Metodologji e hulumtimeve shkencore; (2003-2004) Fakultetin Pedaogjikë në Tetovë, lënda: Metodika e edukimit parashkollor. Gjatë 2003-2005 e gjejmë edhe si ligjërues i rregullt i lëndës Histori dhe filozofi e Edukimit dhe Shkathtësitë e mësimit akademik në Fakultetin e Edukimit Prishtinë. Që nga viti 2004 është Prodekan në Fakultetin e Edukimit Prishtinë.

Për veprimtarin në profesionin e tij, ishte i ndjekur penalisht nga pushteti serb me akuzën nr nr.398/91. Gjatë ndekjes penale Demi arrestohet brena 17 janarit 1991 dhe 2 majit 1998 shtatë herë dhe si i akuzuar merr pjesë në 26 seanca para gjyqit serb.

Veprimtaria publicistike e Demit fillon në vitin 1979 si bashkëpuntor i shtypit kosovarë të kohës si “Shkëndija”, “Fjala”, “Instruktori”, “Mbrotja dhe siguria”, “Bashkimi paqësor”, “Edukologjia”, “Rilindja”, “Bujku”, “Zëri”, “Pedagogu” etj.

Që nga viti 1979 e këndej ka botuar mbi 80 punime profesionale e shkencore (vështrime, artikuj dhe studime shkencore) Këto punime i kushtohen, kryesisht trajtimit të çështjeve me interes nga aktualiteti i funksionimit të shkollës dhe mendimit pedagogjik, prefeksionimit të pesonelit mësimorë, praktikës juridike etj.


Rroli i Pleqesinë së Arsimit të Republikës së Kosovës, në pavarsimin e shkollës shqipe
Albania “Grafoprint”, Prishtina, 1998.
Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit në teritorin e sotem të Anamoravës 1945-1950, “Grafoprint”, Prishtinë, 1997.
Format edukative të komunikimit në mësim “Pika 5/a”, Prishtinë, 2003.
Artikuj dhe veshtrime pedagogjike (2000-2003), “Pika 5”, Prishtinë, 2003.
Disa forma të rezistencës ndaj represionet serb në arsimin shqip në Kosovës (1990-1998), Prishtinë, 2004.
Zhvillimi i sistemit edukativ dhe arsimor në Kosovë mbi bazat e legjislacionit arsimor 1945-1990 “Libri shkollor”, Prishtinë, 2005.
Historiku i gjimnazit të Dardanës 1964-1968 (gjenerata e parë) në cilësinë e koautorit -2005, Qemajl Kallaba-Zeqir Demi (monografi) në recenzion të dr. Bahtijar Kryeziut dhe mr Hasan Hoti- në procedurë të botimit.
Tituj shkencor
Studiues i dilomuar i filozofisë dega e pedagogjisë - 1972, Fakulteti i Filozofisë Prishtinë
Magjistër i Shkencave Filozofike - 1984, Fakulteti i Filozofisë Prishtinë
Doktor i Shkencave Filozofike - 2005, Fakulteti i Filozofisë Prishtinë

Ndodhi ne diten e sotme me 6 dhjetor

Në ditën e sotme të viti 1971  vdiq Karl Gurakuqi

Karl Gurakuqi lindi në Shkodër me 24 Mars 1895.  Mësimet fillore i bëri në shkollën Françeskane ku filloi edhe të mesmet, të cilat i mbaroi në Salzburg; kreu fakultetin e filozofisë në Gratz. Shërbeu vijimisht n’arsimin kombëtar që nga viti 1917. Djaloshi 22-vjeçar shërbeu në radhët e arsimit për 27 vjet rresht, më të shumtën si profesor gjuhësije ; që inspektor arsimi në Vlorë, Shef Seksioni në Ministrinë e Arsimit, drejtor liceu, anëtar i Komisionit Teknik, profesor i shqipes dhe i latinishtes n’Institutin femëror “Nana e Skandërbeu”, në Tiranë, etj. Veproi edhe si mis, qortues librash shkollorë dhe Sekretar i Përgjithshëm i Federatës “Atdheu” (Vlorë, 1921-1922), si Inspektor Epror pranë Ministrisë s’Arsimit dhe ishte pjesëtarë efektiv i Institutit të Studimeve Shqiptare me cilësi letrari dhe lëvruesi të gjuhës shqipe deri më 1944. Ishte sekretar i "Komisis Letrare" (1914-1917) ; Inspektor arsimi në Vlorë (1921-1922). Mbas përfundimit të Luftës së dytë Botërore, Karl Gurakuqi u largua për në Itali. Këtu bashkëpunoi me revistën “Shêjzat” të Koliqit. Në 1944 shkoi për pushime në Austri, por nuk u kthye në Shqipëri me vendosjen e regjimit komunist. Më pas shkoi n'Itali (Palermo) ku shërbeu si profesor në Universitetin e Palermos; bashkëthemeloi Qendrën Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare me R. Petrotten e G. Valentinin që e bëri Palermon qendrën më të rëndësishme albanologjike të kohës me konferencat e botimet. Ai vetë ishte i pakënaqur nga regjimi i ri dhe njëkohësisht i padëshirueshëm prej tij. Prej këtij viti jetën e mërgimtarit e derisa vdiq e kaloi në Austri dhe në Itali. Megjithëse jetoi 27 vjet larg atdheut, Karl Gurakuqi nuk mori nënshtetësinë e asnjë shteti të huaj. Më 1957 emërohet këshilltar i Komitetit "Shqipëria e Lirë" drejtuar nga Rexhep Krasniqi, bashkë me Mehdi Frashërin dhe Ali Këlcyrën. Kohët e fundit i kaloi pranë të birit, Gilbert në Bressanone (Bolzano), vdiq në Palermo më 6 dhjetor 1971.

Në Austri
Kaloi vitet e para jashtë atdheut. Për 4-5 vjet që qëndroi aty, Gurakuqi do t'i kushtohet, kryesisht leksikografisë. Këtu bashkëpunoi me studiuesin Ndue Paluca. Në Austri mori pjesë në hartimin e skedarit të madh të fjalorit të shqipes me shpjegime në gjermanisht për Akademinë e Shkencave të Austrisë. Për pasionin që Karli kishte për të gjurmuar fjalën shqipe, Ernest Koliqi shkruan :

"Dashunia e Karlit për gjuhën shqipe qe dhe asht e zjarrtë sa m'u quejt pasion. Qysh në moshën më të re nisi me mbledhë fjalë e skaje. Sa ndëgjonte udhës, në pazar, në ndonji dyqan, në kafe ndokend tue përdorë ndonji thanie të rrallë, ndonji synonim të panjoftun nxirrte laps e tefter dhe i shënonte. Kështu erdhi tue grumbullue làndën e fjalorit të shqipes, rreth të cilit shkrini mund në të tànë jetën e vet."
Karl Gurakuqi ka qenë ndër bashkëpunëtorët më të zellshëm dhe produktiv të revistës "Shejzat", një e përkohshme kulturore, shoqërore që qarkulloi jashtë atdheut, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar e, që vazhdoi pa ndërprerje nga viti 1958 deri në vitin 1974. Pati edhe një numër përkujtimor në vitin 1978. Ishte anëtar i këshillit drejtues të kësaj reviste që botohej në Romë. Gurakuqi botoi në këtë organ rreth 100 shkrime. Ato me karakter gjuhësor, për mendimin tim, kanë qenë më me vlerë. Aty ai mbajti rubrikat "Hulumtime gjuhësore dhe botimet albanologjike". Së pari autori ka trajtuar probleme me karakter leksikologjik dhe leksikografik. Kështu në shkrimet që kishin lidhje me sinoniminë e fjalëve dhe me kuptimin e tyre e që nuk janë pak, Gurakuqi jo vetëm konstaton, por jep edhe zgjidhje, sipas mendimit të tij. Tek "Shêjzat", ai nuk ka lënë pa kujtuar ata dijetarë shqiptarë dhe të huaj që kanë dhënë një ndihmesë për zhvillimin e kulturës shqiptare, si dhe ngjarjet dhe botimet më me vlerë të kohës dhe të retrospektivës.

Mund të përmendim shkrimet, kryesisht, përkujtimore për Marko la Pianën. G. Petrotën, A. Xhuvanin, K. Kamsin, J. Rrotën, Gj. Fishtën, M. Lambercin, M. Sirdanin, A. Leotin, De Radën, Z. Sqiroin, për Kongresin e Manastirit, shoqërinë "Bashkimi" etj.

Veprat
Veprim i tij letrar u zhvillua kryekreje në lamën fletorare dhe të përkthimeve, gadi përherë rreth argumentash gjuhësorë-letrarë. Qe Drejtor i të përkohëshmevet “Agimi” (1920-1922), “Revista Pedagogjike” (1925-1927), “Mësuesi”, (1928), “Shkolla kombëtare” (1938) dhe redaktuar i revistavet “Atdheu”, e “Illyria” (në periudhën e dytë, (1935-1936), ku botoi në 36 numra rresht një fjalorth fjalësh të rralla me shpjegime. Bashkëpunoi ndër fletore të ndryshme të Shqipërisë. Botimet e tija janë: “Libër leximi”, për shkolla të mesme me Mati Logorecin e L. Naraçin (1920) ; “Gjenovefa” dramë 5 veprimesh, me L. Naraçin (1921) ; “Ilirët” nga Dr. Karl Patsch (1923); “Ditunija gjuhore indogjermane” nga Dr. Paul Kretschmer (1923); “Zemra” nga Edmondo de Amicis (1924 e 1932) ; “Gjendja ekonomike e kulturore e Shqipnís në kohën e kalueme” nga Dr. Karl Patsch (1925) ; “Serbët dhe Shqiptarët” nga Dr. Milan Sufflay me Z. Fekeçin (1926) ; “Rrjedhja e punëve në Shqipní” nga Alfred Rappaport (1928) ; “Lule” roman historik i gjermanit Fabjan Barcata (1930) ; “Si u shkaktue lufta e Madhe” nga Dr. A. Wegerer (1931) ; “Visaret e Kombit” vëllim I dhe “Visaret e Kombit” vëllim III në bashkëpunim me Filip Fishtën (1937) ; “Gramatikë latine” (1938) ; “Ushtrimet e gramatikës latine” (1938) ; “Syntaksa latine” (1939) ; “Visaret e Kombit” vëllim IV (1939) ; “Te praku i jetës” (1940) dhe “Rreze Drite” (1941) nën kujdesin e Ernest Koliqit në bashkëpunim me Kolë Kamsin ; “Historija e letërsís romake” nga F. Vivona (1941), etj.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ndodhi ne diten e sotme me 5 dhjetor

të vitit 1975 pushkatohet gjenerali shqiptar Hito Çako

Hito Çako (3 mars 1923, në Progonat të Kurveleshit) ushtarakë shqiptar.

Arsimin e mesëm e përfundoi në Sarandë. Gjatë kësaj kohe punonte si shegert në Sarandë. Merr pjesë aktive në lëvizjen nacionalçlirimtare. Me datë 28 maj 1944 i jepet detyra e komisarit të Brigadës së 5-të. U shqua veçanërisht në luftimet për çlirimin e Lurës, marrjen e kalasë së Prizrenit dhe çlirimin e qytetit të Prizrenit. Më 9 maj 1945, Hito Çako emërohet komandant i Divizionit të Parë, detyrë të cilën e kryen deri më 15 gusht 1945.

Duke qenë në detyrat më të larta në krye të ushtrisë, gjenerali Hito Çako mbaron tri akademi ushtarake, përkatësisht atë “Frunze” në Moskë (1950-1954), akademinë “Voroshillov” po në Moskë (të cilën e nisi pas tri vitesh punë), e më vonë Akademinë Detare në Leningrad. Të tri këto akademi i mbaron me rezultate të shkëlqyera.

Në gusht 1960 arrestohet kundëradmirali Teme Sejko, komandanti i Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë, për "tradhëti ndaj Atdheut”, dhe “agjent i shërbimeve sekrete sovjetike dhe amerikane, e Asfalisë greke”. Enver Hoxha, emëron si dorë të fortë e më të besuarin në krye të FLD, kundëradmiralin Hito Çako. Emërimi në këtë detyrë të rëndësishme i Hito Çako, që ishte edhe anëtar i Komitetit Qëndror të PPSH, e që nuk ishte me profesion detar, më tepër kishte ardhur për funksion politik, për të menaxhuar këtë situatë kritike që po kalonin marrëdhëniet [[Shqipëria|Shqipëri-Bashkimi Sovjetik, reflektuar me incidente e situata të paparashikuara në FLD, e në veçanti në bazën e Pashalimanit. Në shtator 1961, pas tre vjetësh në detyrë, me vendim të Këshillit të Ministrave, largohet nga kreu i Flotës Luftarake Detare gjeneral Hito Çako, e në vend të tij emërohet kundëradmirali Abdi Mati, një nga specialistët më të mirë të marinës luftarake, deri në atë kohë zëvendës i Hito Çakos.

Me datë 15 janar 1962 me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor i jepet grada e gjeneralit.

I jepet titulli "Hero i Popullit".

Ka kryer detyra të tjera të larta si Drejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë dhe zëvendësministër i Mbrojtjes.

Në Pleniumi i 5-të të Komitetit Qendror të Partisë Punës së Shqipërisë (25 korrik 1974-26 korrik 1974), u dënua veprimtaria “armiqësore” e Beqir Ballukut, ministër i Mbrojtjes dhe anëtar i Byrosë Politike. Beqir Balluku u përjashtua nga Komiteti Qendror (KQ) dhe partia, duke u shkarkuar njëkohësisht nga të gjitha funksionet shtetërore.

Më 10 tetor 1974, në mbledhjen e Byrosë Politike të KQPPSH, dënohet veprimtaria “armiqësore” e Beqir Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të tij, gjeneralëve të njohur të ushtrisë shqiptare si Petrit Dume dhe Hito Çako, duke i “zhveshur” nga funksionet partiake e shtetërore. Grupi i gjeneralë u akuzua për veprimtari anti-parti, për hartimin e "Tezave të zeza" dhe "Teorisë së rrëshqitjes.

Në Pleniumin e 6-të të KQPPSH (16 dhjetor 1974-17 dhjetor 1974), Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume e Rahman Përllaku, të cilësuar “armiq të partisë dhe të popullit”, vihen në pranga (ndalimi u krye mbasditen e datës 16 dhjetor 1974) brenda në sallën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Hito Çako iu drejtua në Plenum, Enver Hoxhës: “Nuk jam aspak revizionist, por një komunist i vendosur deri në fund të jetës sime. Revizionistët shiko se mund t’i kesh aty pranë vetes dhe duhet t’i përcaktosh!“. Në pushimin mes 2 seancave të Pleniumit, Veli Llakaj (më vonë do të kryente detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore) tentoi ta ftojë për një kafe Hito Çakon. Hito Çako iu përgjigj: “Të lutem, largohu, shiko punën tënde, nuk po e merr vesh se ne po shkojmë si qeni në vreshtë dhe po e mbyllim me mut!…“

Më 5 dhjetor 1975, tre gjeneralët e lavdishëm të luftës dhe të drejtimit të ushtrisë shqiptare, Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako pushkatohen në Linzë, Tiranë. Më urdhër të Kadri Hazbiu trupat e tyre u transportuan me një automjet frigorifer dhe u varrosën në Vranisht të Vlorës.

Më 18 korrik 2000, pas interesimit të familjarëve, gjenden e nxirren nga një varr i përbashkët sekret në Vranisht të Vlorës eshtrat e tre gjeneralëve të pushkatuar.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ndodhin ne diten e sotme me 4 Dhjetor

Lindi Rauf Dhomi.

Rauf Dhomi  kompozitor, profesor e akademik, u lind në qytetin e Gjakovës më 4 dhjetor 1945. Në Gjakovë e kreu shkollën fillore, kurse shkollën e mesme të muzikës në Prizren më 1965. Më 1965/66 i regjistroi sdudimet në Sarajevë në seksionin e Kompozimit dhe Dirigjimit në klasën e prof. M.Shpiler. Si student i dalluar u punësua si asistent në të njëjtin fakultet në Sarajeve për lëndën e Harmonisë. U diplomua në vitin 1970. Me të diplomuar kthehet në vendlindje dhe u punësohet në gjimnazin “H. Dushi” në Gjakovë. Krahas punës të pedegogut aktivisht punoi me “Korin e Burrave” të Gjakovës, ansambël të cilin e formoi më 1965. Studimet pasuniversitare i kreu më 1972/3 në klasën e prof. M. Spiler në Kompozim. Më 1971 u punësua në SHLP në Degën e Muzikës dhe nga viti 1975, me të hapur të Fakultetit të Arteve e deri me sot, punoi në këtë institucion në thirrjen e prof. ordinar. Në vitin 1992 zgjedhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 1996 anëtar i rregullt.Ka marrë këto mirënjohje, dekorata dhe shpërblime: qytetar nderi i qytetit të Gjakovës (1979); Shpërblimi i Dhjetorit (1980); Dekorata për merita për popull me rreze të artë (1981); Shpërblimi “Muzika më e mire” në Festivalin e Teatrove në Beograd më 1990 (të cilin e kishte refuzuar); Shpërblimi i parë për “Kuarteti për harqe” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1967; Shpërblimi i parë për këngën korale “Pogradeci” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1967; Shpërblimi i dytë për këngën korale “Zemra e Liqerit” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1968.

Rauf Dhomi është kompozitor i operas së parë kosovare " Goca e Kaçanikut" . Në këtë vepër bëhet fjalë për luftën kundër pushtuesve osmanë në anën e Kaçanikut dhe dashurinë e dy të rinjve : Trimorit dhe Pafikës. Këta dy ëndërrojnë për një jetë të lirë dhe të lumtur. Mirëpo tradhtari Rus Bashi i pengon, duke e akuzuar Trimorin për tradhëti. Trimori burgoset, kurse Rus Bashi tenton ta rrëmbejë Pafikën. Në ndërkohë shokët e lirojnë Trimorin. Në momentin kur Rus Bashi e sulmon Pafikën, paraqitet Trimori, ndërsa Pafika arrin ta vrasë tradhtarin. Të gëzuar, të gjithë i këndojnë lirisë e dashurisë.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ndodhin në ditën e sotme më 3 dhjetor

Vdiq Sabri Godo (8 gusht 1929, Delvinë - 3 dhjetor 2011 në Tiranë.

Sabri Godo ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar. Ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollen e fillore e kreu ne Delvinë dhe me pas te mesmen e vazhdoi ne Tiranë ku kete te fundit e la ne gjysme ne vitin e trete ku mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.

Në janar të vitit 1991 S. Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Sabri Godo ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të PRSH-së dhe President nderi i saj që pas lënies së drejtimit të saj në duart e Fatmir Mediut. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ne diten e sotme me 30 Prill

U zhvillu Beteja e Kaçanikut.

Më 30 prill 1910 ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut pasha dhe e përbërë në fillim nga 9 000-10 000 veta, e përforcuar me reparte kalorësie dhe e mbështetur nga zjarri i artilerisë, filloi mësymjen kundër 3.000-4.000 kryengritësve shqiptarë të përqendruar në Shkallën e Kaçanikut të udhëhequr nga Idriz Seferi. Para sulmit të përgjithshëm ushtria osmane goditi me artileri fshatrat përreth. Masakrimi i grave, i fëmijëve dhe i pleqve që kishin mbetur atje, nuk solli, ashtu siç e kishte parashikuar Shefqet Turgut pasha, shkurajimin e mbrojtësve shqiptarë të Grykës së Kaçanikut. Përkundrazi, me gjithë epërsinë e madhe numerike të forcave armike, kryengritësit i thyen sulmet e tyre. Për dy ditë rresht (më 30 prill - 1 maj) divizioni osman nuk mundi të mposhtte qëndresën e kryengritësve shqiptarë, të cilët treguan aftësi të veçanta luftarake. 

Forcat osmane të përfshira drejtpërsëdrejti në luftime kundër kryengritësve në Kosovë arritën në afro 30 000 veta. Një pjesë e madhe e tyre u angazhuan në betejën e Kaçanikut. Megjithëse ushtria otomane kishte epërsi të ndjeshme mbi forcat kryengritëse, këto i përballuan sulmet e tyre për shtatë orë rresht, duke kaluar edhe në luftime trup me trup. Udhëheqësit e kryengritjes treguan aftësi drejtuese si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje e në tërheqje. Ata mundën të dilnin nga rrethimi në mënyrë të organizuar dhe, duke u tërhequr në drejtim të Gjilanit, vijuan ta godisnin armikun. 

Në betejën e Kaçanikut ushtria otomane pësoi humbje të mëdha. Sipas të dhënave të ndryshme u vranë disa mijëra ushtarë dhe 90 oficerë otomanë. Shefqet Turgut pasha humbi në Kaçanik më shumë se një të katërtën e forcave, që kishte nën komandën e tij; u shpartallunë rreth 20 batalione. Pas kësaj ushtria filloi të hakmerrej mbi popullsinë e pambrojtur. Njësi të posaçme të ushtrisë otomane dogjën fshatrat që nuk kishte arritur t’i rrafshonte artileria. Gjyqi i jashtëzakonshëm ushtarak dënoi kryengritësit e zënë robër dhe përkrahësit e tyre. Ekzekutimi i të dënuarve me vdekje bëhej para popullsisë vendase të grumbulluar me forcë dhe nën gjëmimet e daulleve e të marsheve të bandës ushtarake.

Luftimet që kryengritësit shqiptarë zhvilluan në Kaçanik, patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Ato u përjetësuan në epikën popullore.
Pasi mori Grykën e Kaçanikut, Shefqet Turgut pasha, në ditët e para të majit, i përforcuar edhe me trupa të tjera që i erdhën nga Selaniku, filloi mësymjen në drejtimin Ferizaj-Carralevë. Një kolonë e forcave osmane, e nisur nga Shkupi, gjatë marshimit të saj nëpër Kumanovë, përgjatë hekurudhës, ndeshi në të hyrë të Grykës së Konçullit, në mes të Bujanovcit dhe Gjilanit, në qëndresën e forcave kryengritëse të komanduara nga Idriz Seferi. Luftëtarët shqiptarë të kësaj ane u rezistunë për disa ditë forcave otomane, derisa atyre u erdhi në ndihmë një kolonë tjetër. Megjithatë, qëndresa e kryengritësve vijoi edhe më pas, por në grupe më të vogla, të përbëra nga 150-200 veta. Edhe në këto vise ushtria, në shenjë hakmarrjeje, u vuri zjarrin fshatrave të tëra.

Në fillim të muajit maj forcat otomane kaluan në mësymje në drejtimin Ferizaj-Carralevë. Këtu u ndeshën me forcat kryengritëse që vepronin në zonën Shtimje-Carralevë, të komanduara nga Isa Boletini, numri i të cilave nuk i kalonte 4 000 vetat. Për dy ditë dhe dy netë rresht u zhvillunë atje luftime të ashpra. Megjithëse nisi nga Ferizaj reparte të garnizoneve të Prizrenit dhe të Mitrovicës, që vepronin anës Grykës së Carralevës, komanda otomane nuk arriti t’i rrethonte kryengritësit. Forcat ushtarake të Ferizajt u bllokuan midis Shtimjes e Carralevës dhe u detyruan të kthehen mbrapsht. Pjesa tjetër nuk ia arriti të depërtonte në drejtimin Jezercë-Budakovë për t’u rënë prapa krahëve kryengritësve.

Taktika që përdorën udhëheqësit e kryengritësve, sidomos shfrytëzimi i terrenit, ndihmoi për një kohë për të përballuar epërsinë e armikut në njerëz dhe në armatime. Gjendja e krijuar në Kosovë e detyroi ministrin e Luftës, Mahmut Shefqet pashën, që të vihej vetë në krye të fushatës ushtarake në Shqipëri.



ARTIKULL 1:

Marrja e Grykës së Kaçanikut

Shkruan: Rasim Rexhepi. prof.

100 vjetori i betejës së Kaçanikut (6)

Kjo ishte planifikuar qysh më herët, sepse këto dy gryka e shkëputnin ushtrinë turke në Kosovë dhe e pamundësonin ardhjen e ushtrisë turke nga Selaniku, Manastiri e Shkupi. Këto dy gryka, e sidomos ajo e Kaçanikut e paralizonte Perandorinë Osmane në këtë pjesë të Ballkanit. Gryka e Kaçanikut ruhej nga krye-ngritësit e Anamoravës, të Preshevës dhe kuptohet të Kaçanikut, ndërsa komandant ishte Idriz Seferi. Qëllim kryesor i kryengritësve ishte që ta marrin hekurudhën që lidhte Shkupin me Mitrovicën. Sipas shtypit serb komandës ushtarake osmane i zihej për të madhe që kishte lejuar që kryengritësit shqiptarë të marshonin drejt Kaçanikut. Forcat shqiptare rreth 3 mijë vetë, të prirë nga Idriz Seferi ishin strehuar në malet e Beqir Sadovinës dhe më 23 prill marshuan drejt Kaçanikut, e morën Shkallën e Kaçanikut dhe e zunë Grykën te Guri i Shpuem, kurse të nesërmen në orën 7,30 e ndalën trenin që vinte nga Shkupi dhe pasi që bënë kontrollin e trenit i çarmatosen 40 ushtarë e oficerë turq, por nuk i keqtrajtuan. Në vazhdim kontrollimi bëhej, dhe trenat qarkullonin drejt Mitrovicës normalisht, por pa ushtarë turq. Më 27 prill qarkullimi i trenave ishte ndërprerë, kurse pushteti osman edhe zyrtarisht prijës të kryengritësve të Kazasë së Gjilanit i kishte shpallur Idriz Seferin, Adem dhe Mustafë Kabashin nga Kabashi, Ramë Abdylin nga Pozhrani, Salih Kupinën nga Tërpeza, Hasan Lutën, Katil Ahmetin dhe Feti Proshin. Kryengritësit nga Presheva, Gjilani, Kaçaniku e Tetova kishin yënë pritat në të dy anët e Grykës së Kaçanikut, ashtu sikurse edhe kishte qenë planifikuar që më parë. Për këtë ngjarje konsuli serb në ditarin personal kishte shkruar.

Luftimet në Grykën e Kaçanikut

Gryka e Kaçanikut ishte bllokuar nga të dy anët nga kryengritësit kah Shkupi dhe Ferizaji. Turgut Pasha në cilësinë e komandantit suprem të ushtrisë osmane në Kosovë u kshte bërë thirrje kryengritësve që të shpërndaheshin dhe të shko-nin nëpër shtëpi të veta. Ai u përpoq ta përdorë metodën e dinakërisë dhe për atë qëllim më 27 prill i kishte ftuar në Prishtinë të gjithë krerët shqip-tarë nga të cilët kishte kërkuar që të ndikojnë te kryengritësit që të qetësohen dhe të shpërndahen nëpër shtëpi. Këtë komanda ushtarake e kishte bërë me qëllim që të përfitojë në kohë deri sa të arrijnë forca të reja nga Selaniku dhe Stambolli. Në ndërkohë Turgut Pasha kishte tubuar Këshillin ushtarak të luftës me komandantët dhe gjeneralët: Shefki Pasha, Ali Pasha, Xhavit Pasha si dhe Daut Pasha. Turgut Pasha ishte i sigurt në fitoren e tij, kështu që konsullit serb Nenadiq në Stamboll i kishte deklaruar se “ së shpejti do të nisemi në Ka -çanik ku do t’i kapim dhe do t’i vrasim prijësit kryengritës. Raportuesi shprehte rezervë ndaj atyre fjalëve të tij sepse “ në ralitet ishte shtuar dyshimi i portës në fitore (31). Pas përgatitjeve intenzive dhe të gjithanshme nga Këshilli i ministrave ishte dhënë urdhër që forcat ushtarake nga Ferizaj dhe Shkupi të nisen drejt Kaçanikut. Nga Ferizaj ishin nisur 30 batalione të këmbësorisë me altileri dhe reparte të kalorësisë në tri drejtime: Krahu i majtë nën drejtimin e osman Pashës me 8 batalione ushtarësh, 2 bateri topash malor dhe 4 mitralozë, kishte marshuar në drejtim të Pozhranit, Viti, Korbliq, për të vepruar nga ana e veriut dhe për të arritur në Han të Elezit. Krahu i djathtë nën komandën e Xhavit Pashës me 10 batalione, me 2 bateri topash, me 4 mitralozë ishte planifikuar të vepron -te në jugpërendim, kështu që kishte marshuar drejt rrjedhës së Lepencit. Kolona e tretë qendrore e udhëhequr nën komandën e vetë Shfqet Pashës me 8 batalione, me 4 bateri topash dhe me 8 mitralozë kishte marshuar në drejtim të Ferizajit, Komogllavë, Begracë, Nikoc për të arritur në Kaçanik të Vjetër. Ushtria e stacionuar në Shkup poashtu marshoi në tri drejtime. Një kolonë marshoi nëpër Quhor e Bllatë për ta sulmuar Demjakun. Disa batalione që ishin nisur nga Shkupi, të udhëhequr nga Mehmet Pashë Dervalla pasi që e kishin thyer rezistencën e shqiptarëve kishin depërtuar në Gllobiçicë dhe kishin arritur që t”i vendosin topat në një lartësi që dominonte në Grykën e Kaçanikut. Kolona e tretë nga Shkupi ishte nnisur në drejtim të Kumanovës, të Preshevës, të Bujanocit, Gjilanit. Kështu forcat kryengritëse ishin të rrethuara në të gjitha anët në mes Gjilanit, Karadakut, Ferizajit, Shkupit, Maleve të Sharrit, Anamoravës dhe Kaçanikut. Para se të bëhej rrethimi i hekurt i kësaj pjese të Kosovës, Shefqet Turgut Pasha kishte urdhëruar që të shkatërrohen të gjitha fshatrat shqiptare ku do të kalonte ushtria turke me qëllim të frikësimit të popullsisë dhe të zbrajes së kryengritësve shqiptarë për ta ndërprerë luftën. Kolona e majtë e komanduar nga osman Pasha i kishte shkatërruar fshatrat kabash, Binçë, Pozharan e të tjera në të cilat ishin fortifikuar fshatarët të cilët forcave turke u shkaktonin dëme të mëdha, kurse konsuli serb kishte shënuar “Osman Pasha hyri në Kaçanik me një ushtri tejet të shkatërruar” kolona e Shefqet Turgut Pashës pasi që u përforcua me njësi të reja nga Ferizaji vazhdoi rrugën në drejtim të Kaçanikut. Ushtria e kolonës së dytë dogji radhazi fshatrat Begracë, Stagovë, Runjevë, Verban dhe të tjera duke vrarë shumë civilë, gra e fëmijë. Të gjitha kolonat marshuan drejt Grykës së Kaçanikut. Më 29 prill kishte filluar beteja më e madhe ndërmjet kryengritësve dhe forcave turke. Sipas burimeve historike ushtria osmane kishte angazhuar rreth 9 mijë këmbësorë, 2 batalione të altilerisë dhe repartet e kalorësisë. Turgut Pasha me me altileri rrafshoi për toke fshatrat përreth Grykës së Kaçanikut. Luftimet më të rrepta u zhvilluan prej 30 prillit deri më 2 maj 1910, kur në Shkallë të Kaçanikut luftohej fyt për fyti me ç’rast mbeten shumë të vrarë në të dy anët.

Kryengritësit luftuan me guxim të hatashëm gjë të cilën e pranuan edhe oficerët osmanë, të cilët ishin mahnitur me trimërinë dhe disiplinën e tyre. Kryengritësit pas 2 majit u tërhoqën në drejtim të Karadakut dhe të Anamoravës, prej nga e vazhduan luftën edhe shumë kohë. Një pjesë e kryengritësve u tërhoq në drejtim të Grykës së Carralevës për ta vazhduar luftën për mbrojtjen e Rrafshit të Dukagjinit si dhe qytetin e besa-besës shqiptare Prizrenin. Kështu përfundoi një prej betejave më të mëdha nga kryengritësit shqiptarë nën udhëheqjen e Idriz Seferit. Luftimet vazhduan në Carralevë e gjetiu. Turdut Pasha pas tërheqjes së kryengritësve u doli prapa shpine dhe u përpoq që t’i rrethonte me qëllim të shpartallimit sa më të shpejtë.

Lufta e Komogllavës

Pasi kryengritësit u tërhoqën nga Gryka e Kaçanikut, Idriz Seferi me shtabin e vet ndodhej në Komogllavë, ku kishin zënë pozita dhe me qëllim të vazhdimit të luftës drejt Karadakut. Sipas studiuesit turk Syjelman Kulçe më 2 maj 1910 ishte zhvilluar një betejë e madhe. Sipas këtij historiani ishte zhvilluar luftë e rreptë ku turqit kishin humbur oficerë dhe 113 ushtarë, ndërsa sipas kryekomandantit dy batalione turke kishin shtënë kundër njëri tjetrit për shkak të rrëmujës që ishte krijuar. Në këtë luftë vetë komandanti Idriz Seferi ishte përballur me ushtrinë turke dhe ishin vrarë 12 ushtarë turq. Lufta ishte e rrufeshme, por e pabarabartë, sepse Idriz Seferi ishte me fare pak ushtarë, kurse forcat turke ishin në ofanzivë dhe shumë më të mëdha. Në saje të shkathtësisë Idriz Seferi shpëtoi bashkë me suitën e vet, kurse luftërat nuk u ndërprenë deri më 1912. Gjatë luftimeve më 1910 Idriz Seferi dy herë është shpallur i vrarë nga komanda e ushtrisë osmane.

[Bota Sot]


ARTIKULL 2:

Në 100 vjetorin e Betejës së Grykës së Kaçanikut, 24 prill - 02 maj 1910

RRETHANAT POLITIKE QË SOLLËN DERI TE KRYENGRITJA E KOSOVËS E VITIT 1910

Autor: Mr.sc. Metush Zenuni - Kaçanik, 08. 05. 2010

Foto: Busti i atdhetarit Idriz Seferi në Kaçanik

Historia mijëvjeçare e popullit shqiptar është e mbushur me luftra për mbrojtjen e trojeve të veta etnike dhe për çlirimin e vet kombëtar, ndërsa asnjëherë në histori nuk zhvilloi luftëra pushtuese. Luftërat heroike që zhvilloi populli shqiptar gjatë shek. XV nën udhëhegjen e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, frymëzuan gjithë brezat që erdhën më pas në kryengritjet e tyre çlirimtare kundër pushtuesve të huaj. Poashtu në lëvizjet kombëtare të shek. XIX emri i Skënderbeut u bë simbol i bashkimit kombëtar të mbarë shqiptarëve në luftën për çlirimin e Shqipërisë e të trojeve të pushtuara shqiptare nga Perandoria Osmane.
Perandoria Osmane nuk i njohu asnjëherë shqiptarët si komb më vete. Ai i trajtoi ata sipas fesë: myslimanët si osmanë, ortodoksët si grekë dhe katolikët si latinë. Përballë kësaj politike që vinte në rrezik ekzistencën e shqiptarëve si komb dhe të Shqipërisë si atdhe të tyre, patriotët shqiptarë shpalosën qysh në fillim të Rilindjes Kombëtare flamurin e luftës për njohjen e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare dhe për bashkimin e katër vilajeteve në një territor të vetëm administrativ, përkatësisht në një vilajet të vëtem shqipëtar. Gjatë shek. XIX, Kongresi i Berlinit ndau edhe një herë trojet shqiptare për të ngopur apetitet e shteteve fqinje në Ballkan, Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Edhe pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit në qershor 1878, lufta për autonomi vazhdoi dhe çështja shqiptare tërhoqi vëmendjen e fuqive të mëdha.
Pas luftës Osmano - Greke, të vitit 1897, fuqitë perëndimore i përtëritën presionet e tyre mbi Stambollin që të fillonte zbatimin e reformave administrative të kahershme në Maqedoni dhe në trojet shqiptare. Në janar të vitit 1899, në Gjenevë u organizua Kongresi i Maqedonëve dhe Bullgarëve për të kërkuar formimin e një Maqedonie Autonome ku do të përfshiheshin Vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Kosovës. Si reagim ndaj këtyre ngjarjeve një grup krërësh shipëtar në Kosovë filluan më aktivisht fushatën për ringjalljen e idesë së vjetër të bashkimit të katër vilajeteve me popullatë shqiptare (Kosova, Manastiri, Janina dhe Shkodra) në një Vilajet të vetëm.[1]
Fryt i këtyre përpjekjeve ishte thirrja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar, i njohur si Lidhja e Pejës, i cili zhvilloi punimet në Pejë më 23-29 janar 1899. Kuvendi mori vendime të rëndësishme siç ishin Rezoluta (Kararnameja) prej 11 pikash dhe akti i Besës prej 12 pikash. Kryetar i Kuvendit dhe Komitetit u zgjodh Haxhi Zeka. [2] Perandoria Osmane, e udhëhequr nga Abdyl Hamiti II, i cili fillimisht kishte pamjen e një reformatori, por për shkak të presionit që kishte nga Rusia, Anglia, Austro - Hungaria dhe Franca, të cilët punonin për reformat në favor të popujve të krishter dhe duke përfituar nga shpallja e luftës prej Rusisë, ai e pezulloi kushtetutën dhe u mbështet gjithnjë e më shum ënë hierarkinë fetare myslimane. [3]
Përvoja e Lëvizjes Kombëtare e viteve të fundit të shek. XIX, u tregoi shqiptarëve se një nga rrugët për të larguar rrezikun e copëtimit të vendit ishte përmbysja e regjimit autokrat të Sulltanit dhe vendosja e një rendi të ri kushtetues që të njihte të drejtat kombëtare të popujve të shtypur. Për t’ia arritur këtij qëllimi, atdhetarët shqipëtar hynë në bashkëpunim me Lëvizjen nacional - borgjeze të turqve të rinj (Xhon Turq) që lindi në vitet ’80-ta të shek.XIX dhe drejtohej kundër absolutizmit të sulltan Abdyl Hamitit II.[4] Kjo bëri që kundërshtarët e regjimit të Abdyl Hamitit II më 04 -09 shkurt 1902 në Paris të mblidhen në kongresin e parë të turqve të rinj,[5] që i bashkoi Turqit, Arabët, Kurdët dhe Shqiptarët të cilët veten e quanin Xhonturq. Nga shqiptarët në Kongres morën pjesë: Ibrahim Temo, Ismail Qemali, Dervish Hima etj.[6]
Megjithate Kongresi nuk pati rezultat, sepse programet e përballë programeve nacionale të shqiptarëve, kurdëve ose Armenëve, viheshin ëndrrat e osmanistëve që e shikonin të ardhmen e perandorisë në një simbiozë të popujve të ndryshëm.[7] Pas përpjekjeve disavjeqarë komitetet xhonturke në Paris dhe Selanik, vendosë që të thirrej Kongrsi i II xhonturk, i cili u mbajt më 27-29 dhjetor në Paris. Në këtë Knogres u mor vendim për organizimin e Kryengritjes së armatosur për rrëzimin e Abdyl Hamitit II.[8]
Revolucioni xhonturk i vitit 1908, ndodhi më tepër për shkak të situatave të brendshme turke, sesa për shkak të problemeve të jashtme të Perandorisë që aspironin për zhvillime të reja Evropiane. Xhonturqit ishin idhtar të një partie reformatore, e cila rrekej ta kthente turqinë në një shtet kushtetutar sipas modelit Europerëndimor.[9] Perandoria Osmane nga pikëpamja ndërkombëtare, arriti kulmin e tij më 1856, kur Kongresi i Parisit rivendosi pushtetin e Sulltanit dhe garantoi territorin e Perandorisë. Por, njëzet e dy vjet pas Parisit, në Kongresin e Berlinit, ata autorizuan copëtimin e territoreve turke dhe sulltani u ndodh në një pozitë shumë të disfavorshme. Qëllimi i Evropës ishte të shpëtonte Turqinë nga kthetrat e Rusisë dhe shumë vjet pas 1878-tës, deri në fillimin luftës së madhe, kabinetet evropiane i ishin përmbajtur politikës së tyre për Lindjen e Afërt, e cila kishte të bënte me integritetin e Perandorisë osmane.[10]
Acarimi i marrëdhënievendërkombëtare dhe angazhimi gjithnjë e më i madh i Austro - Hungarisë, Rusisë dhe Italisë në Turqi, patën ndikim në afrimin e shqiptarëve me Xhonturqit. Shtetet e sapokrijuara të Ballkanit: Serbia, Greqia, dhe Bullgaria, poashtu po bënin përpjekje për aneksimin e trojeve shqiptare.[11] Serbia veçanarisht, kishte përqëndruar tërë veprimtarinë politike dhe diplomatike në përpjekjet e saj për të siguruar përkrahjen e Rusisë, për t’iu kundërvënë sa të ishte e mundur zgjerimit të ndikimit politik të Austro - Hungarisë në Ballkan dhe të çdo aksioni të saj në Kosovë, të nxiste antagonizmin midis Italisë dhe Austro - Hungarisë, duke synuar të nxjerrë fitime për interesa të saja politike.
Diplomacia serbe, e mbështetur në përkrahjen e fortë të diplomacisë ruse, u angazhua në mënyrë të pa ndërprerë për shuarjen e Lëvizjes Kombëtare Shqipëtare, qoftë përmes hapave të vazhdueshme te porta e lartë, qoftë përmes aksioneve të përbashkëta politike me shtetet tjera të Ballkanit. [12] Krahas hapave diplomatike në Stamboll, Ministria e Jashtme e Sërbisë kërkoi nga përfaqësitë e veta në Turqi që ta përdornin gjithnjë vëmendjen në minimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ajo rekomandonte një varg formash për arritjen e këtij qëllimi: korruptimin dhe bërjen për vete të bejlerëve të mëdhenj që do të punonin në të mirën e synimeve politike të borgjezisë serbe, nxitjen e hakmarrjes dhe vëllavrasjes si dhe angazhimin e personave të përshtatshëm për të likuiduar krerët e shquar. Serbia ishte i vetmi shtet sllav i Ballkanit që u deklarua që në fillim kundër kryengritjes së Kosovës të vitit 1910 dhe ishte e interesuar që ajo të shtypej sa më shpejtë dhe në mënyrë sa më energjike.[13] Popujt e Ballkanit - grekët, shqiptarët, sllavët dhe maqedonët, kishin pikëpamje të ndryshme, që shkonin nga autonomia e deri në pavarësi. Që në dimër të vitit 1908 - 1909, komitët bullgar dhe andartët grekë rimorën armët në një kohë që edhe viset shqiptare po merrnin flakë.[14] 
Fitorja e revolucionit xhonturk në vitin 1908 (Hyrietit), ndërhyrja e fuqive të mëdha në Kosovë si dhe gatishmëria e shqiptarëve për të luftuar kundër Sulltanit, ndikuan në thirrjen e Kuvendit të Ferizajt, i cili u mbajt më 20 korrik të vitit 1908. Kuvendi i dërgoi telegram sulltanit duke kërkuar rivendosjen e sistemit kushtetues të vitit 1876 dhe mbledhjen e Parlamentit, për vendosjen në Perandorinë Osmane të regjimit monarkist, kushtetues e parlamentar.[15] Megjithë përkrahjen që i dha Lëvizja Kombëtare Shqiptare Revolucionit Xhonturk, pas fitores së tyre, sidomos pas thyerjes së kundërrevolucionit të 13 prillit 1909, xhonturqit morën masa brutale kundër zhvillimit të Lëvizjes.[16] Këtyre masave u shtoheshin edhe presionet e fuqive të mëdha të ndara tani në Aleancën tripalëshe dhe të përqara nga rivalitetet imperialiste.
Franca e shqetësuar për fondet që i kishte dhënë hua Sulltanit, mbante qëndrim të rezervuar dhe ua refuzoi një hua xhonturqve, të cilët i referoheshin gjithmonë miqësisë me francezët.[17] Xhonturqit, pasi erdhën në fuqi i shkelën premtimet që i kishin dhënë në pragun e revolucionit të tyre, se do t’u japin të drejtat kombëtare të gjitha kombësive jo turke të Perandorisë Osmane. Përkundrazi, goditjen e parë xhonturqit vendosën tua jepnin shqipëtarëve, të cilët pas revolucionit të korrikut 1908 kishin fituar me luftën e tyre disa të drejta kulturore të kufizuara. Xhonturqit arsyetoheshin sikur ata (shqipëtarët) kishin përkrahur kundërrevolucionin Abdylhamitian të prillit 1909.[18] Ekspeditat e Xhavit Pashës të vitit 1909, taksat dhe tatimet e reja, rekrutimi i detyruar ushtarak, masat për çarmatimin me dhunë të popullsisë, ndjekjet policore kundër klubeve e atdhetarëve shqiptarë, si dhe reaksioni xhonturk kundër shqiptarëve, krijoi dalngadalë një gjendje revolucionare në mbarë Shqipërinë. Përballë kësaj gjendjeje politike, rrethet atdhetare shqiptare bënë përpjekje për bashkërendimin e lëvizjes në shkallë kombëtare.[19]
Ndikim të veçantë pati në vilajetin e Kosovës, sepse këtu arbitrariteti i Stambollit ishte më i shfrenuar se çdo kund tjetër. Acarimi i vazhdueshëm i gjendjes politike çoi në kryengritjen antiosmane, e cila shpërtheu në Kosovë në pranverë të vitit 1910.[20] Pas shpresave të vitit 1908, kur një përfaqësues i parisë, Ismail Qemajli ishte vënë në krye të grupit shqiptar në Parlament, zhgënjimet nuk kishin vonuar. Krahina e Kosovës u ngrit që në mars 1910, e ndjekur shpejtë nga malësorët e veriut nën udhëheqjen e Dedë Gjo Lulit që ngriti flamurin e Skenderbeut. [21]
Ismail Qemajli, nga Stambolli jepte udhëzime për organizimin e Kryengritjes. Një veprimtari të dendur patriotike zhvillonin edhe shtypi i kohës dhe patriotët e tjerë jashtë vendit. Grupi i deputetëve shqipëtarë në krye me Hasan Prishtinën nga tribuna e Parlamentit Osman demaskonte politikën xhonturke dhe mizoritë e kryera në Kosovë. [22] Deputeti Hasan Prishtina paralajmëroi se nëse nuk ndryshohej kjo lloj politike, atëherë Kryengritja e përgjithshme do të ishte e pashmangshme. Parashikimi i Hasan Prishtinës u vërtetua dhe nëpër vilajete nisën sulmet masive të popullsisë fshatare dhe asaj qytetare kundër abuzimeve të administratës turke. [23] Në mesin e prillit vitit 1910, në Vilajetin e Kosovës, vijuan të krijohen çeta të armatosura: popullsia po përgatitej për luftë. Pushteti xhonturk, duke parë se ç’përmasa po merrte vala e kryengritjeve shqiptare në Kosovë, dërgoi Shefqet Turgut Pashën me një ushtri prej 16.000 ushtarësh. [24]
Në proklamatën që i drejtoi popullsisë së Kosovës para se të fillonte operacionin ushtarak, Gjenerali Çerkez, Shefqet Turgut Pasha u orvat ta përligjte atë në sytë e popullsisë së revoltuar dhe të bindte Kosovarët se qeveria ishte shtrënguar të dërgonte ushtrinë në këtë vilajet, për të vendosur rregullin e qetësinë dhe për të ndëshkuar të gjithë ata që mbillnin përçarjen. [25] Kryengritësit shqiptar, me të marrë vesh se Shefqet Turgut Pasha kishte nisur një ushtri kaq të madhe, të ndarë në dy kolona, filluan të zinin pozicionet rreth Grykës së Kaçanikut.[26] Isa Boletini kishte tubuar kryengritësit e Shalës, të Llapit, të Dukagjinit e të Drenicës dhe arritën në Llapushnik. Më 15 prill 1910, Hasan Hysen Budakova i rrethit të Prizrenit e Idriz Seferi i rrethit të Gjilanit kishin mbërritur herët në mëngjes, te sheshi i xhamisë në Caralevë. Mbledhjen e kryesoi, Idriz Seferi. Në këtë mbledhje u caktua Këshilli i Furnizimit dhe u vendos që të dërgoheshin në të dy anët e Grykës së Kaçanikut luftëtarë të stërvitur nga të gjitha viset e Kosovës. [27] Idriz Seferi së bashku me kryengritësit e anëve të Gjilanit e të Preshevës i caktua të mbronte Grykën e Kaçanikut nga ushtria Osmane, e cila depërtonte nga Shkupi drejt rrafshit të Kosovës. Më 24 prill 1910, forcat kryengritëse kosovare, të udhëhequra nga Idriz Seferi, e shtinë në dorë Grykën e Kaçanikut, e ndalën trenin që qarkullonte nëpër Kaçanik, i çarmatosën ushtarët dhe ndërprenë lidhjen kyçe të komunikacionit Shkup - Vilajeti i Kosovës.
Rënia e Grykës së Kaçanikut në dorë të kryengritësve kosovarë pati një rëndësi të madhe, sepse kjo Grykë konsiderohej nga ushtria osmane si një portë drejt pushtimit të tokave shqiptare.[28] Porta e lartë, me të marrë lajmin se Gryka e Kçanikut kishte rënë në duar të shqiptarëve, vendosi të dërgonte akoma më shumë forca në Kosovë për të shuar kryengritjen dhe për ta shtënë në dorë sa më parë Grykën e Kaçanikut.[29] Më 29 prill 1910, kryengritësit shqiptar, afro 3000 - 4000, u gjetën të rrethuar në Grykën e Kaçanikut nga një ushtri elite osmane prej 40.000 ushtarësh. Pra katër mijë kryengritës shqiptar kishin përballë dyzet mijë ushtar turq. Sulmin e parë e filloi ushtria osmane, duke djegur fshatrat Begracë, Stagovë, Runjevë e Vërban, ku mendohej se atje ishin përqëndruar 800 kryengritës shqiptarë për të mbrojtur Kaçanikun nga ana e veriut.
Lufta e rreptë në mes të kryengritësve shqiptar dhe forcave të ushtrisë osmane, filloi më 29 prill 1910. Gjatë tër ditës Gryka e Kaçanikut ushtonte nga gjëmimi i topave dhe nga virgëllima e pushkëve të vjetra shqiptare. Kur malësorëve u mbaroi municioni, lufta filloi fyt për fyti. Pas shtatë orë luftimesh të përgjakshme, ushtria osmane shtiu në dorë stacionin hekurudhor dhe tërë qytetin. [30] Në mesditë e 30 prillit 1910, ushtira osmane me artileri të rëndë dhe 9.000 këmbësor hyri në Grykën e Kaçanikut ndërsa rezistenca vazhdoi deri më 01 maj 1910. Arsyet e kryengritjes së shqiptarëve të vitit 1910 të njëjta me kryengritjet e vitit 1909, pra rezistenca e shqiptarëve ndaj padrejtësive që i bënte perandoria osmane ndaj shqiptarëve në administratë, kulturë dhe në arsim.[31] Me gjithë epërsinë e madhe numerike të forcave armike, kryengritësit i thyen sulmet e tyre. Për dy ditë rresht (më 30 prill - 1 maj) divizioni osman nuk mundi të mposhtte qëndresën e kryengritësve shqiptarë, të cilët treguan aftësi të veçanta luftarake. Forcat osmane të përfshira drejtpërsëdrejti në luftime kundër kryengritësve në Kosovë arritën në afro 30 000 veta. Ushtria osmane pësoi humbje të mëdha. Sipas të dhënave, në betejën e Kaçanikut u vranë disa mijëra ushtarë dhe 90 oficerë osmanë. Shefqet Turgut pasha humbi në Kaçanik më shumë se një të katërtën e forcave, që kishte nën komandën e tij, u shpartalluan rreth 20 batalione. Pas kësaj ushtria filloi të hakmerrej mbi popullsinë e pambrojtur. Luftimet që kryengritësit shqiptarë zhvilluan në Kaçanik, patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Ato u përjetësuan në epikën popullore. [32]
Pasi mori Grykën e Kaçanikut, Shefqet Turgut pasha, në ditët e para të majit, i përforcuar edhe me trupa të tjera që i erdhën nga Selaniku, filloi mësymjen në drejtimin Ferizaj-Carralevë. Këtu u ndeshën me forcat kryengritëse që vepronin në zonën Shtimje-Carralevë, të komanduara nga Isa Boletini, numri i të cilave nuk i kalonte 4 000 veta. Më 10 maj, pas një lufte që zgjati gjithë ditën, kryengritësit, duke përfituar nga errësira e mbrëmjes, çanë rrethimin; gjatë tërheqjes mundën të marrin me vete shokët e plagosur, midis të cilëve edhe komandantin e tyre, Isa Boletinin, që u dallua në këto luftime si udhëheqës e komandant i aftë dhe i talentuar ushtarak. [33]
Pas rënies së Grykës së Carralevës, ushtria osmane marshoi në pjesën perëndimore e qendrore të vilajetit të Kosovës. Më 1 qershor ato u futën në Pejë dhe në Gjakovë. Shefqet Turgut pasha nuk arriti të futej në Shkodër, siç kishte parashikuar, përmes Dukagjinit. megjithatë, ai hyri në Shkodër përmes Pukës më 24 korrik 1910. Me vendim të qeverisë u mbyllën të gjitha shkollat shqipe, u ndalua nxjerrja e gazetave dhe botimi i librave në gjuhën shqipe. U pushuan nga puna mësuesit e gjuhës shqipe të shkollave shtetërore, si dhe nëpunësit shqiptarë që kishin marrë pjesë në lëvizjen kulturore e arsimore kombëtare. [34]
Kryengritja e Kosovës e vitit 1910 ushtroi ndikim të fuqishëm në zhvillimin e mëtejshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Jehona e saj u ndje edhe në lëvizjet çlirimtare të popujve të tjerë, të Maqedonisë dhe të Arabisë. Për ta nuk qenë të panjohura synimet shoviniste të qarqeve politike të shteteve fqinje, që mund të shfrytëzonin luftën shqiptaro-osmane për plotësimin e qëllimeve të tyre. Kryengritja kundërosmane në Kosovë filloi në kohën kur mbreti Pjetër I, N. Pashiqi dhe Millovanoviçi, pas vizitës së tyre në Petrograd, shkuan edhe në Stamboll. Qeveritarët serbë shpresonin atëherë se do të mund të siguronin koncesionin e hekurudhës së Adriatikut.
Nga ana tjetër, Bullgaria bënte përpjekje të lidhej me qarqet politike shqiptare për ta përdorur luftën e tyre në të mirë të synimeve të veta. Për këtë qëllim qeveria bullgare dhe vetë mbreti Ferdinand mbanin lidhje me organizatat shqiptare dhe me disa nga krerët shqiptarë. Ndërkaq qarqet politike dhe shtypi i Sofjes ndiqnin me interesim kryengritjen shqiptare. Grupe të tjera politike bullgare, duke i vlerësuar ngjarjet në Shqipëri si kalimtare, kërkonin që Bullgaria të mbante qëndrim korrekt kundrejt Perandorisë Osmane. [35] Megjithëkëtë, si qarqet oborrtare të Sofjes të kryesuara nga princi Ferdinand, ashtu edhe qeveria bullgare, duke menduar se kryengritja shqiptare do t’i jepte një goditje të fortë regjimit xhonturk, parashikonin të nxirrnin përfitime prej saj. Përfaqësuesi diplomatik serb në Sofje u përpoq të bindte kreun e qeverisë bullgare, se ishte në interesin e shteteve ballkanike t’i liheshin Turqisë duart të lira për të shtypur kryengritjen shqiptare.
Shqetësimi se kryengritja shqiptare mund të shfrytëzohej nga Vjena, si pretekst për ndërhyrje në Ballkan, përbënte një arsye më shumë që Serbia të tregohej e rezervuar ndaj lëvizjes së armatosur në Kosovë. Këto zhvillime rrezikonin planet e saj të kahershme për ekspansionin drejt territoreve shqiptare. Synimet autonomiste të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e shtynin edhe më shumë qeverinë serbe që të kërkonte shtypjen e kryengritjes së Kosovës. Millovanoviçi shprehu mendimin se ishte në interesin e Serbisë dhe të vendeve të tjera ballkanike që konflikti i armatosur i shqiptarëve me xhonturqit të ishte sa më i përgjakshëm, në mënyrë që të dyja palët të dobësoheshin sa më shumë. Sipas parashikimeve të tij, kështu do të arrihej qëllimi i dyfishtë: nga njëra anë, dobësimi i Perandorisë Osmane do ta lehtësonte luftën e ardhshme të Serbisë e të Bullgarisë kundër saj; nga ana tjetër, shqiptarët e mposhtur nga ushtria osmane do të arrinin në një gjendje të tillë sa të pranonin të viheshin nën Serbinë. Diplomatët serbë ndiqnin me kënaqësi çarmatimin e shqiptarëve nga autoritetet ushtarake osmane. Përfaqësuesi i Beogradit në Stamboll e siguronte ministrin e Jashtëm të Perandorisë Osmane, se Serbia ishte e gatshme t’i bënte Turqisë shërbimet e nevojshme për t’ia lehtësuar mposhtjen e kryengritjes. Edhe Porta e Lartë e priti me kënaqësi gatishmërinë e Beogradit për të ndihmuar në qetësimin e Kosovës. [36]
Fuqitë e Mëdha, duke respektuar politikën e ruajtjes së status quo-së në Turqinë Evropiane dhe në gjithë Perandorinë Osmane, nuk e përkrahën kryengritjen shqiptare të Kosovës. Ata i trajtuan ngjarjet në Shqipëri si një çështje thjesht e brendshme e Perandorisë Osmane dhe i lanë dorë të lirë Stambollit për shtypjen e kryengritjes. Por qëndrimi i Fuqive të Mëdha kundrejt lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve e sidomos ndaj metodave të dhunës e të terrorit që përdori ushtria turke për paqtimin e territoreve shqiptare, nuk ishte i njëjtë.[37] Midis fuqive më të interesuara në këtë kohë për çështjen shqiptare vazhdonin të ishin Austro-Hungaria dhe Italia. Megjithate, si Vjena ashtu edhe Roma, ndonëse kishin ndaj shqipërisë qëllime të kundërta me ato të portës së lartë, mbështetën veprimet e qeverisë së Stambollit kundër kryengritësve shqiptar dhe vazhduan të ndiqnin politikën e ruajtjes së status - quosë në Ballkan.
Ndërsa Rusia këmbëngulte pranë Portës së Lartë për ta çuar deri në fund ekspeditën ushtarake në Shqipëri, ministri i Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë e këshillonte Stambollin që të mos shkonte shumë larg në masat e dhunës ndaj shqiptarëve, sepse nga ky konflikt do të përfitonin armiqt e Turqisë në radhë të parë Rusia, rivalja e fuqishme e Austro - Hungarisë në Ballkan. [38] Të njëjtin qëndrim mbajti në përgjithësi diplomacia gjermane. Nëpërmjet përpjekjeve diplomatike që bënë pranë qeverisë xhonturke, Vjena e Berlini i tërhoqën vërejtjen asaj për masat e tepruara shtypëse. Ato i bënë të ditur Stambollit se ndjekja e këshillave ruse për ashpërsimin deri në skaj të konfliktit me shqiptarët, do të sillte dobësimin e të dyja palëve dhe do t’ua lehtësonte shteteve ballkanike plotësimin e pretendimeve territoriale ndaj trojeve shqiptare, gjë që nuk e dëshironin as Berlini, as Vjena. [39]
Po kështu ministri i Jashtëm i Italisë, San Xhuliano, nëpërmjet ambasadorit të tij në Stamboll, ndonëse në mënyrë të kujdesshme e të matur, i bënte të qartë Portës së Lartë se edhe Italia nuk e miratonte aksionin energjik dhe masat e egra të ushtrisë turke në Shqipëri; ndërsa opinioni publik e shtypi italian shprehën simpatinë për kryengritjen shqiptare dhe dënuan politikën e egër të qeverisë xhonturke kundrejt shqiptarëve. Pas shpërthimit të Kryengritjes në Kosovë Qeveria e Romës i premtuan Ismail Qemalit dhe disa personaliteteve shqiptare se do të përkrahin kryengritësit shqiptarë për të fituar vetëqeverisjen, me kusht që shqiptarët të përkrahin synimet imperialiste të Romës në rajonin e Adriatikut. Ky synim i Qeverisë së Romës binte ndesh me interesat e Austro - Hungarisë.[40] Në këto qëndrime të dukshme proshqiptare ushtronte ndikimin e vet edhe mjedisi arbëresh. Në pjesën tjetër të kontinentit evropian e të atij amerikan u ndje ndikimi i mitingjeve të protestës, i agjitacionit dhe i propagandës që kolonitë shqiptare të mërgimit, shoqatat dhe komitetet bënë në të mirë të kryengritjes shqiptare. Një vend të veçantë zë këtu mitingu i organizuar në Boston.
Kryengritja e Kosovës e vitit 1910 ishte e para lëvizje e armatosur aq e gjerë e popullit shqiptar në fillim të shek. XX, por që mbeti në kufijtë e një vilajeti të vetëm. Veprimet e suksesshme luftarake të kryengritësve në skajin verilindor të vilajetit të Shkodrës nuk ndikuan në zgjerimin e përmasave të saj. Lufta e armatosur e popullit shqiptar kundër sundimit osman nuk arriti të shtrihej në një hapësirë të gjerë kombëtare as në rrafshin organizativ, as në atë politik e ushtarak. Madje edhe në kufijtë e vilajetit të Kosovës nuk u arrit një bashkërendim i veprimeve luftarake. Ndonëse luftuan për të përballuar marshimin e ushtrisë së komanduar nga Shefqet Turgut pasha, kryengritësit nuk arritën të organizonin një qëndresë të përgjithshme në gjithë vilajetin. Vatrat e qëndresës së shqiptarëve, siç qenë ato të Kaçanikut, të Carralevës etj., mbetën të shkëputura nga njëra-tjetra. [41]
Në këto dobësi ndikoi edhe mungesa e një qendre të vetme drejtuese politike e ushtarake në shkallë kombëtare ose të paktën ndërkrahinore. Përveç kësaj, pjesa më e madhe e vendit qëndroi mënjanë ngjarjeve të Kryengritjes së vitit 1910 dhe nuk u përfshi në luftën e armatosur kundër regjimit xhonturk. Shumica e veprimtarëve të klubeve atdhetare në vilajetet e Shkodrës, të Janinës dhe të Manastirit nuk ishte ende e bindur për domosdoshmërinë e luftës së armatosur. [42] Deputetët shqiptarë, si Ismail Qemajli dhe shumë patriot tjerë, nuk qenë të prirur në këtë kohë për të dalë nga kuadri i luftës parlamentare dhe ende shpresonin se kërkesat themelore të Lëvizjes Kombëtare shqiptare mund të siguroheshin në rrugë diplomatike, pa qenë nevoja për të ardhur deri te Kryengritja e armatosur.
Luftën diplomatike ata e lidhnin me luftën parlamentare. Kryengritja u shtyp edhe për shkak se shqiptarët u ndodhën përballë një ushtrie të madhe në numër, në armatime e në pajisje luftarake dhe e drejtuar nga oficerë të zgjedhur, të stërvitur nga instruktorë të huaj. Kryengritja nuk pati përkrahjen e qarqeve politike të shteteve fqinje dhe të Fuqive të Mëdha që vijuan t’i përmbaheshin politikës, tashmë tradicionale, të ruajtjes së status quo-së. [43]
_________________________
Literatura e përdorur:

ASHRPSSH, E vërteta mbi Kosovën dhe Shqiptarët në Jugosllavi, Prof.Zekeria Cana, Politika e Qeverisë Serbe ndaj Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1908 -1912.
Eqrem Bej Vlora - Kujtime
Eqber Skëndi - Hoxhë Kadriu - Kadri Prishtina, Rilindja 1992, Prishtinë.
Ferdinand Schevill, BALLKANI, historia dhe qytetërimi, Tiranë 2002.
Fehmi Kelmendi - Kush janë shqiptarët, 1990, Biel / Bienne Zvicër
Georges Castellan, Histori e Ballkanit, shek. XIV - XX, Tiranë 1991.
Hamit Kokollari - Kosova djepi i shqiptarizmit, 1992, Tiranë
Historia e popullit shqiptar II.
Peter Barlt - Shqiptarët
Petrika Thëngjilli - Historia e Perandorisë Osmane, 1997, Tiranë
Rasim Rexhepi - Seferi ndër shekuj( Monografi), Gjilan 2005
Sadullah Brestovci, Idriz Seferi-Kreshniku i Karadakut, Rilindja,Prishtinë 19.1.1970
Skender Luarasi - Isa Boletini, Rilindja, Prishtinë 1972.
Shaban Braha - Gjenocidi Serbomadh dhe qëndresa shqiptare 1844 -1990.
Shaban Braha - Idriz Seferi, jeta dhe vepra, Tiranë 1981
Mr. Sheremet Krasniqi, Hasan Hysen Budakova, Rilindja, Prishtinë 1997.
Mr. Tefik Raka - 84 - vjetori i epopesë së Kaçanikut, bujku, fejton 9 maj 1995
Noel Malcolm - Kosova nje Histori e shkurtër
Nina Smirnova, Historia e shqipërisë përgjat shek. XX.
Nuray Bozbora - Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, 1992, Tiranë.
Jetish Kadishani - Sadik Rame Gjurgjeviku
Ibrahim Kadriu - Kalorësi i Karadakut

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ne diten e sotme me 24 Prill

U hap shkolla shkolla fillore ,,ABAZ AJETI''

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ne diten e sotme me 21 Prill

Te vitit 1999 ra në fushë të betejës Isa KASTRATI-GACA kur gjatë transportimit të dy shokëve të plagosur, Sokol Sopi dhe Afrim Vitia ra në pritë të njësiteve serbe.

Ne diten e sotme me 20 Prill

Ushtritë osmane të ndara në dy kolona morën urdhër të fillonin sulmin kundër forcave shqiptare të Lidhjes së Prizrenit të vendosura në Slivovë dhe në Shtimje. Ndeshja e parë me ushtritë osmane ndodhi më 20 prill në Slivovë. Edhe pse me municion të pakët, në saje të qëndrushmërisë së tyre shqiptarët e ndalën për mjaft orë përparimin e armikut. Por gjendja e tyre u keqësu kur hyni në veprim artileria fushore otomane. Tue pa damin që po u shkaktonte luftëtarëve një bateri e armikut, komandanti i këtij sektori, Mic Sokoli nga Bujani i Malësisë së Gjakovës, së bashku me disa luftëtarë të tjerë, lanë pozicionet mbrojtëse dhe u hodhën drejt kodrës ku ishte vendosur artileria otomane. Qëllimi i tyre ishte të sulmonin dhe të asgjasonin baterinë e armatosur, që po u shkaktonte dëme shqiptarëve. Por të gjithë këta luftëtarë trima, së bashku me komandantin e tyre Mic Sokolin, u vranë përpara grykave të topave të artilerisë otomane. Përballë epërsisë së armikut në numër e në armatime, shqiptarët, me gjithë heroizmin që tregunë, u detyrunë të tërhiqeshin nga Slivova në Shtimje, ku qëndronin forcat kryesore të Lidhjes së Prizrenit.

Ne diten e sotme me 13 Prill

Te vitit 2004 vdiq Bedri DEDJA, shkrimtar shqiptar. Lindi me 1930.

Bedri Dedja ishte akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë, ka qenë një personalitet shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjëlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator, përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisë, pedagogjisë e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, "Qytetar Nderi" i Beratit, mbajtës i "Çmimit të Republikës", "Urdhërit Naim Frashëri" dhe titullit "Mjeshtër i Madh", Bedri Deja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e XVI të biografive si autor i shquar i shekullit XX. Bedri Dedja ka lindur në Korçë më 20.11.1930. Shkollën fillore e kreu në Shkodër ndërsa gjimnazin e përfundoi në qytetin e Durrësit. Më pas studioi në Universitetin e Moskës dhe u diplomua shkelqyeshëm në vitin 1953 në disiplinat e pedagogjisë, psikologjisë dhe njëkohësisht të letërsisë për fëmijë. 

Pas përfundimit të studimeve universitare, për 40 vjet ka qenë lektor dhe Profesor titullar i lendeve të psikologjise dhe pedagogjisë në Universitetin e Tiranës dhe për një periudhë 5 vjeçare (1975-1980) edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit. Nga viti 1972 e deri sa u nda nga jeta më 13 prill 2004, ka qenë Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Paralelisht me veprimtarinë pedagogjike, deri në vitin 1975 ai ka ushtruar edhe funksione drejtuese publike si Drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik Tiranë, Kryeredaktor i Revistës "Fatosi" dhe Gazetës "Mësuesi", Drejtor i Drejtorisë së Botimeve Shkollore e Drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike në Ministrinë e Arsimit, Zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës si dhe Sekretar i Përgjithshëm Shkencor i Akademisë së Shkencave. Bedri Dedja ka qenë për shumë vjet anëtar i Shoqatës Botërore të Psikologëve, Kryetar i Shoqatë Kombëtare të Psikologëve si dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë. Bedri Dedja gjithashtu ka qenë anëtar i Redaksisë së përgjithshme për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985) si dhe bashkëautor dhe redaktor përgjegjës i botimit të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar Vol. I (2003). Shume vepra të tij janë përkthyer e botuar jashtë Shqipërisë si në Maqedoni, Kosovë, Greqi, Rumani, Kinë e Zvicër.

Ne diten e sotme me 11 Prill

Te vitit 1999 ra heroikisht më 11 prill të vitit 1999, Agim RAMADANI, në vendin e qujtur Rrasa e Zogut. 

Lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit (Shqipëri Irr.). Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë Ushtarake - drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë, i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoi si emigrant politik, mëqë me fillimin e luftës në Kroaci, aj braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 u pranu si anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

Në vitin 1998, aj iu përgjegj thirrjes së Atdheut dhe u inkuadru në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tue lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruen.

Gjatë luftës u dëshmu si strateg i naltë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin e piramidës kufitare në Koshare. 

Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, aj ra heroikisht - për mos me vdekë kurrë. Njihet me emrin konspirativ - Katana. Llogaritet si një nga herojtë ma të njohur të historisë së re shqiptare. 

Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i asht ngritë një shtatore, në të cilën janë komponu të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit - Katanës. Asht përfaqësu në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.

Lindi në Zhegër me 3 maj 1964.

Vepra:

'Një jetë tjetër' - Prishtinë 2002 (e botuar pas vdekjes)

Ne diten e sotme me 7 Prill

Te vitit 2011 Atifete Jahjaga, u zgjodh kryetare e Republikës së Kosovës.
Te vitit 1939 Lindi në Lushnjë, Vache ZELA, këngëtare shqiptare.

Vaçe Zela është artiste e popullit dhe këngëtare me famë të madhe gjatë periudhës së diktaturës komuniste. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku. Prej kohësh Vaçe Zela e ka reduktuar në menyrë dramatike aktivitetin muzikor. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet "Zëri" i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Vaçe Zela është një këngëtare e cila ka marë pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio televizion që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën "Komunistët" (dubluar nga Marina Grabovari). Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh e sidomos këto të fundit gjendet në shërim në Zvicër. Ajo është nderuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu. 

Festivalet 

Në ka një artist, që emri i tij të identifikohet me festivalet e këngës, pa asnjë dyshim, ai është emri i Vaçe Zelës. 
Ajo është dhe mbetet këngëtarja më e madhe e muzikës sonë të lehtë. E lindur në Lushnjë më 9 prill 1939, Vaçe Zela, fëmija i viteve 40, u rrit dhe u kurorëzua mbretëreshë e këngës shqiptare, për mëse dy dekada rresht, duke korrur plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët. 

Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. 

Atëherë ishte një vajzë e re, vetëm 23 vjeç. “Kisha ndrojtje ta këndoja atë këngë. Kisha frikë ta këndoja se isha e pamartuar dhe si mund t’i këndoja lindjes së fëmijës së parë?”, kujton këngëtarja nga festivali i parë. Sot duket paradoksale, por Vaçen nuk donin ta pranonin në festival. Ishte frika mos bënte dallime të dukshme me këngëtarët e tjerë, jo aq të njohur në interpretimin e këngës. Megjithatë festivalet rrodhën njëri pas tjetrit, nga viti në vit dhe Vaçja ishte gjithnjë prezente me zërin e saj. Këngë si “Djaloshi dhe shiu”, “Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Gjurmë të arta”, “Kënga e gjyshes”, “Të lumtur të dua”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë”, “Shoqet tana ilegale”, etj, kanë ngelur në fondin e artë të muzikës shqiptare. 

Fillimet 

Siç thotë edhe vetë këngëtarja, ajo “ka lindur në një familje ku kënga ishte ulur këmbëkryq në shpirtrat e të gjithëve”. Të parët që zbuluan talentin e Vaçes ishin mësuesit e shkollës 7-vjeçare. Ajo nuk ishte e talentuar vetëm në muzikë por kishte talent edhe në pikturë e teatër. 
Ishte dhjetë vjeç kur nisi të këndonte vetë të gjitha ato këngë myzeqare që kishte dëgjuar nëpër shtëpi nga e ëma dhe nga të gjithë pjesëtarët e tjerë të fisit, të cilët ishin qejflinj të muzikës. Në çezmën e një prej lagjeve të Lushnjës ajo do mahniste të tjerët me zërin e saj, ndërsa këndonte krejt shkujdesur. 

Vaçja ishte nxënëse shkolle, atëherë kur veshi një fustan të bardhë nusërie të sajuar me dorë, e doli me të në një koncert shkolle. Shpejt ajo u bë artistja e vogël e qytetit myzeqar. 

Të gjithë besonin se ajo do të bëhej një artiste e madhe, megjithëse prindërve të saj nuk u pëlqente shumë ideja që vajza e tyre të merrte një udhë të tillë. Megjithëse asnjëherë nuk u përpoqën ta ndalnin Vaçen nga pasioni i saj. 

Kështu vajza u nis drejt Liceut Artistik të Tiranës, për të plotësuar dëshirën që e mbante mbërthyer fort. I ngjiti shkallët e asaj shkolle me shumë ndrojtje, ndërsa në duar shtrëngonte një valixhe të vogël mbushur me plaçka. Por nuk qe e thënë. Nuk ia dhanë të drejtën për ta filluar atë shkollë. Më pas do t'i kthehej edhe një herë Tiranës, për të provuar shansin në dyert e ndonjë gjimnazi. Ndërsa nisi studimet në shkollën "Qemal Stafa" nisi të mësojë edhe kitarën, e cila më pas u bë pjesë e pandarë e jetës së saj. 

Një mikja e Vaçes, Violeta Librazhdi, shoqe e shkollës dhe e gjithë jetës së këngëtares së madhe, ka shkruar një libër mjaft interesant kushtuar këngëtares. 

“Kujtoj ditët kur për herë të parë pashë Vaçen me një kitarë në duar, me të cilën ajo këndoi gjatë në dhomën e saj, këngë që nuk mundej t’i këndonte dot në skenë. Ishin këngë spanjolle, italiane e amerikane që i kishte mësuar “vjedhurazi” nga radio. Pas dritares së shtëpisë ishin mbledhur me dhjetëra njerëz dhe dëgjonin vajzën që këndonte aq ëmbël. Vonë e kishin kuptuar se të tjerët ishin ngulur pas dritares. Ne nisëm të qeshnim, ndërsa njerëzit duartrokisnin pa pushim. Pak kohë pas këtij “koncerti” të thjeshtë, në rrugët e Tiranës do të ngjiteshin afishet “Këndon Vaçe Zela”…e kështu pas kësaj shfaqej çdo herë në skenat e Tiranës e jashtë saj”. 
Ishte kjo kitarë me të cilën kohë më pas ajo fitoi dhe të drejtën e studimit në degën e dramës, të cilën nuk e çoi dot deri në fund, pasi u mor më shumë me pasionin e fëmijërisë së saj, këngën. 

Karriera 

U emërua fillimisht këngëtare në Estradën e Ushtrisë, më pas në atë të Shtetit dhe së fundmi në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Këngët e bukura të vendlindjes gjetën te Vaçja një interpretuese të madhe. Kudo ku dha shfaqje, në qytete e fshatra, apo edhe jashtë shtetit, ajo u mirëprit për zërin e bukur dhe melodioz. Jo më kot u quajt “Bilbili i Myzeqesë”, por shumë shpejt u bë i gjithë Shqipërisë, sepse këndoi me të njëjtën dashuri e pasion këngën e të gjitha krahinave të vendit. 

Në çdo sukses të merituar që ka pasur Ansambli i Këngëve dhe Valleve popullore jashtë shtetit, si në Francë, Greqi, Itali, Turqi, Zvicër e gjetkë, këngëtarja e shquar Vaçe Zela bëri për vete një publik mjaft të gjerë. Shtypi i këtyre vendeve e ka vlerësuar mjaft lart. 

Kalimi nga muzika popullore në muzikën e lehtë qe i natyrshëm. 
Repertori i saj është shumë i pasur, numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. 

Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë, si pjesë e muzikës së filmave. 

Një karrierë që u ndërpre në vitin 1991, vit që shënon edhe ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin atje. 

Vaçe Zela, është konsideruar nga të gjithë brezat, si meteori i fatit që i ra për pjesë Shqipërisë, në vitet e zymta të diktaturës. Atëherë kur Shqipëria kishte vetëm errësirë, këngët e Vaçe Zelës i kënduan dritës. 

Vaçe Zela kishte aftësi të jashtëzakonshme për ta përvetësuar dhe riprodhuar çdo melodi, qoftë edhe me njëherë të dëgjuar nga radioja. Ajo kishte aftësinë për ta bërë këngën të prekshme për çdo mjedis dhe arrinte të ruante besnikërinë ndaj nuancave, qofshin ato dhe nga tradita e popujve të tjerë. Qenë këto vite kur njerëzit mezi siguronin bukën dhe rrobën e varfër të trupit, ndërsa, sipas rrëfimit të mikes së saj, “këngëtaren italianët e kërkonin ta blinin me shifra marramendëse, ndërkohë që shteti e dënonte me “lirinë” e të kënduarit vetëm brenda kufijve shtetërorë. Njerëzit e donin Vaçe Zelën. Afishet kudo reklamonin emrin e saj, ndërsa biletat shiteshin sa hap e mbyll sytë. 

Një këngë për Vaçe Zelën 

Ishte viti 1993 kur këngëtari nga Kosova Naim Krasniqi do të këndonte në skenën e festivalit të 32-të të këngës, një këngë kushtuar këngëtares së madhe. Kënga mbante titulli “Jetën ma dhurove” dhe vargjet e saj ishin vërtet emocionuese. (Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale/ Nga skena jehonte aj’ zá në fush’ e male/ Ooo Vaçe Zela k’saj toke të plaguar/Jetë i dhurove, e mbajte të zgjuar.) 

Që nga festivali i 19-të, kur këndoi dhe si përherë shkëlqeu dhe u vlerësua me çmimin e parë për këngën “Shoqet tona ilegale”, Vaçe Zela i kishte munguar skenës së festivale. Dhe publiku kishte mall për të, për praninë e saj. E ja tani, ajo sërish ndodhej në një sallë festivali, vërtet si spektatore, por ishte aty. U mallëngjye, nuk e priste t'i bëhej një nder i tillë. Një këngë kushtuar asaj. U mallëngjye edhe krejt publiku në sallë. Ovacionet për këngëtaren nuk pushonin. Ndërkohë që dridhërima zemre përjetonin miliona shqiptarë nëpër botë që ndiqnin nga ekranet festivalin e këngës. Prania e Vaçe Zelës në një festival, qoftë edhe me një këngë kushtuar asaj, kur ajo prej vitesh, që nga festivali i parë kishte qenë zonjë e festivaleve dhe këngës shqiptare, mjaftonte si fakt që shqiptarët ta ndienin edhe një herë praninë e “mbretëreshës”.

Rasti i fundit i pranisë së saj në atmosferën e festivalit ishte viti 1999. Festivali i 38-të i këngës. E ftuan nga Zvicra si kryetare e jurisë, ku jetonte prej vitesh dhe kurohej për sëmundjen e saj, megjithëse mjekët e këshilluan të mos udhëtonte ajo nuk donte të humbiste emocionet e festivalit. Po aty e nderuan me çmimin “Mjeshtre e Madhe e Punës”. 

Çmimet 

Është përfshirë në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë. Në Paris është krahasuar me Edith Piaf, ndërsa në Itali me këngëtaren e madhe, Mina. Çmimet në adresë të artistes janë të panumërta. “Artiste e merituar”, në vitin 1973, “Artiste e Popullit”, në 1977, “Mjeshtre e madhe e punës”, “Qytetare Nderi e Lushnjes”, deri te çmimi më i lartë, “Nderi Kombit”. 

Këngët e saj këndohen vazhdimisht nga brezat e rinj të këngëtarëve, por janë të pakrahasueshëm gjithsesi me atë vokal, që vetëm Vaçe e kishte. Artistja thotë se ndihet mirë sa herë që në Shqipëri dikush kujtohet dhe vlerëson punën e saj. Është emocionuar gjithmonë edhe pse në të shumtën e rasteve çmimet i janë dhënë në mungesë të saj. 
Çmime të rëndësishme këngëtarja ka marrë edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Vaçe Zela është nderuar me “Diskun e Artë” nga Amerika për “kontribut në shoqëri në vitin ‘97”, është zgjedhur “Gruaja e vitit ’97-’98” në Cambridge të Anglisë, “Mikrofoni i Artë” nga Ministria e Kulturës e Kosovës, etj. I fundit çmim për Vaçe Zelën është “Çmimi i madh special për legjendën e këngës”, në 45-vjetorin e Festivalit në RTSH. Ky vlerësim iu bë këngëtares së njohur shqiptare në natën Gala, të organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit vetëm pak ditë përpara se të niste Festivali në Radio Televizion, i cili numëron një numër rekord prej 20 festivalesh. Çmimi i është akorduar këngëtares për kontributin e veçantë të dhënë për muzikën shqiptare dhe për pjesëmarrjet e veçanta qysh në vitet e para të organizimit të këtij festivali, në të cilin artistja ka rrëmbyer edhe mjaft çmime. 

Histori personale 

Një histori e bukur e dashurisë, fejesës dhe martesës. Lindja e një vajze të mbarë dhe një jetë e tërë mes përkushtimit ndaj këngës dhe familjes së saj. Kjo ka qenë jeta e artistes së madhe, një jetë e bukur dhe e mbushur me emocion, deri para 10 vitesh kur ajo do të sëmurej rëndë. Ishte nisur për të vizituar vajzën e saj Irma që jetonte në Zvicër, kur nuk është ndjerë mirë dhe pikërisht në këtë kohë ka nisur kalvari i saj i dhembjes. Dy operacione të njëpasnjëshëm, mjekime të përditshme, kohë e tërë e shkuar nëpër spitale, përmirësime apo kthime prapa. Gjithsesi artistja duket se tashmë e ka kapërcyer rrezikun e madh. Qëndron shtrirë në shtëpinë e saj në Zvicër, ndërsa bashkëshorti Pjetër Rodiqi dhe vajza e përkushtuar Irma, kujdesen që asaj të mos i mungojë asgjë. Çdo zile telefoni që vjen nga atdheu e gëzon. “E vetmja mungesë e pazëvendësueshme për mua është largësia nga miqtë dhe publiku shqiptar”, thotë artistja e madhe. 

Muzika 

Ka kohë që nuk i bie kitarës, që nuk i këndon këngët e saj. Është ndër të rrallat këngëtare që nuk i mban në kasetofon këngët e saj dhe nuk i dëgjon. Thotë se këngëtari nuk këndon për vete, por për njerëzit. “Ato i këndova për njerëzit e mi dhe prekem kur më thonë se njerëzit i mbajnë mend këngët e mia”. 

Ndërkohë shton se kënaqet kur dëgjon muzikën shqiptare dhe këngëtarët shqiptarë, të cilët “janë të talentuar dhe po vlerësohen edhe në botë”. 
“E vetmja mungesë e pazëvendësueshme për mua është largësia nga miqtë dhe publiku shqiptar”. 

“Këtu ku jam, dëgjoj shpesh edhe këngë nga Shqipëria. Prekem shumë prej tyre”.


Vache Zela vdiq me 6 shkurt 2014 në Bazel të Zvicrës.


ARTIKULL 01: 


Vace Zela – Ikona dhe mbretëresha e këngës shqiptare


Akil MARK KOCI

Vace Zela-Ikona dhe mbretëresha e këngës shqiptare

Prof.dr.Zana Shuteriqi e konsideron si Edit Piaf shqiptare
Kur merr e shkruan për jetën e personaliteteve të shquara ose për veprat e tyre, koncepton skica dhe shënime si mjete veprimi,sepse ato paraqesin krijime që kanë lënë gjurmë të thella dhe të rëndësishme si dhe që përmbushin funksionin edukues,krijues,estetik dhe filozofik,prandaj filozofët mendojnë se “Arti është realizim shpirtëror,rezultat i punës individuale,por edhe aktivitet shoqëror”.

Imagjinata krijuese është elementi qenësor,sepse, si thotë Jürgen Habermas “T’i japësh veprës një kuptim,kjo është një paradigmë e vjetër”.
Duke ndjekur këtë analogji vijmë deri te libri i Nexhat Agollit që e botoi Enti botues LISITAN,me titull,” Vaçe Zela,magjia e këngës shqiptare”, që është një monografi e rëndësishme dhe studim dinjitoz për këngëtaren tonë të madhe me epitete të shumta, si formulime tërësore të punës së saj të pakrahasueshme në lëmin e artit interpretues muzikor.Prandaj ky libër, pos vlerës për muzikologjinë, ka edhe vlerë historike, siç thotë Pr.Dr.Fatmir Hysi në parathënie. “Nga ajo mbetet një shenjë e qartë identiteti e kulturës artistike shqiptare të kohës dhe për dekada të tëra do të jetë një pikë e rëndësishme referimi për nivelet e larta artistike të kësaj kulture”
Kjo “Mbretëreshe e këngës shqiptare”,”Ndera e kombit”, “Artiste e populli” që nga viti 1962,kur u laurua me Çmimin e Parë në Festivalin muzikor në Radio dhe nuk zbriti nga skena muzikore deri te koncerti i fundit në vitin 1991, që do të shënonte ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin tje. Kjo primadonë e shquar e joneve muzikore,kjo hyjneshë e këngës sonë”,kjo aktore e fjalës artistike në këngë,yll i këngës sonë, i fali gjithë dashurinë, këngës që këndoi i dha përjetësinë, duke zënë vendin e nderit në panteonin e skenës muzikore shqiptare, sepse kënga ka qenë vokacioni që shprehej përmes vokalit të shkëlqyer të saj si narracion, si një ideal i botës së saj të brendshme shpirtërore ,si sublim artistik,estetik dhe filozofik. Ajo me talentin e saj, si thotë kompozitori Tish Daia dhe “muzikalitetin e saj tregoi aftësi të ralla për interpretimet dinjitoze,jo vetëm në këngët e trevës myzeqare,por edhe më gjerë në këngë toske, madje edhe në ato dibrane e shkodrane, të cilat i ngriti në nivele të larta artistike”.Ose, si thotë këngëtarja e mirënjohur, Diva e muzikës popullore shqiptare, Nexhmije Pagarusha në letrën dërguar Vaçës “Nuk kam pa shkëlqim më të bukur që del nga shpirti i njeriut se te ti”.

Pra, nuk janë vetëm këto të thëna miradije për këtë soliste të mirënjohur ,por ka edhe shumë të tjera për të cilat do të flasim në vazhdim, sepse talenti dhe profesionaliteti artistik na obligon që të parafrazojmë edhe shumë mendime të profesionistëve, si edhe të shumë figurave të shquara artistike. Por, para se të flasim për këto, kam obligim moral dhe intelektual që të evokoi kujtimet e mia që nuk datojnë nga sot ,por para më se pesëdhjetë viteve. Vijmë deri te viti 1958, kur studioja në Akademinë e muzikës në Sarajevë. Isha student i vitit të parë dhe në shtëpinë e studenti i vetmi prej të gjithë studentëve shqiptarë kam pasur Radio dhe në mbrëmje të gjithë dëgjonim Radio – Postën, ku mësonim këngë të reja e mandej i përgatitja me korin dhe grupin këngëtarëve që ekzistonte pranë shoqërisë dhe jepnim koncerte anë e mbanë Bosnjës dhe Hercegovinës ,apo në Beograd ku kishim mjaftë studentë shqiptarë, por edhe në Zagreb.
Për ne si studentë nuk ishin të panjohur emrat e këngëtarëve Bik Ndoja,Anita Take,Pauliana Nikaj dhe shumë të tjerë, por në viti 1962, pas kryerjes së Akademisë muzikore, u emërova si kryeredaktor i programit muzikor i Radio Prishtinës dhe isha i interesuar që në atë, kohë pa kohë, të futja në programin tonë edhe shumë këngë të Radio – Tiranës, edhe pse i kishim të ndaluara. Do të më ngeli në kujtesë fakti se për të parën herë dëgjova një zë të mrekullueshëm në festivalin e Radios, të cilin e dëgjonim në mbrëmjen e 24 dhjetorit dhe e përcillnim me interesim të madh, sidomos unë, sepse i kisha tre vëllezër dhe motrën që jetonin në Shkodër dhe duke e dëgjuar festivalin sikur isha më afër tyre.

Pra, dëgjova një zë të mrekullueshëm që më tronditi dhe interpretimi i saj më ka shoqëruar shumë kohë, mos të them edhe gjatë tërë jetës sime .
Pra, Vaçe Zela me këngën “Erë pranverore”të kompozitorit Tish Daia,teksti Llazar Siliqit, fitoi çmimin e parë dhe filloi karrierën që pushtoi skenat jo vetëm të Shqipërisë,Kosovës,Maqedonisë dhe Malit të Zi, por edhe ato të Francës,Italisë,Greqisë,Turqisë,Zvicrës, e tjera.
Muzika prodhon njëfarë kënaqësie,pa të cilën nuk mund të bëjë natyra njerëzore. (Konfuci)

Pse po citoj këtë sentencë të filozofit dhe dijetarit të madh kinez Konfuci,(551-479 para Krishtit),sepse mu te Vaçja hasim atë të kundërtën,pra kjo është këngëtare që e demanton thënien e këtij dijetari të shquar, sepse këngët në interpretimin e Vaçes, si natyrë njerëzore, pohojnë atë kënaqësi që e prodhon edhe muzika. Po të dëgjojmë me kujdes këngën “Valsin e lumturisë”kompozitor Avni Mula,teksti Kudret Isai dhe këngë të tjera, nuk spikatin vetëm ngjarjet reale në aspektin psikologjik, por edhe atë estetik dhe filozofik, si sintezë e gjerë frymëzimi në çastin e saj interpretues, pra me të drejtë këtë primadonë të muzikës sonë popullore dhe të lehtë e kanë quajtur “ Mbretëreshë e këngës shqipe”.
* * *

Me këtë shkrim shpreh respektin tim ndaj kësaj vlere nacionale dhe punës së madhe të kësaj këngëtareje të shquar dhe me ndjenjë, nder dhe obligim që qytetarët do ta evidentojnë si eveniment kombëtar punën dhe vlerat e saja që kanë kontribuar dhe kontribuojnë sot e gjithë ditën në shërbim të artit kombëtar. Siç do të theksoja në vazhdim të këtij shkrimi, në vartësi nga pikësynimet e mia, do të flas për muzikën si destinim jo vetëm kulturor, por edhe më gjerë që shquhet për frymëzimet paralele si reflekse të jetës vetjake e që vlerësohen lart edhe nga dashamirët e muzikës për interpretimet e saja. Fjala e thënë dhe e sidomos ajo e shkruar gjithmonë është vlerësuar si mendim dhe forcë e madhe,prandaj me vrojtimet e mia gjatë më se 50 viteve që i kam dëgjuar këngët e saja të para dhe sa e njoh personalisht Vaçën dhe interpretimet e saja, do të mundohem që të bëj një mbarështim objektiv nga konteksti im jo vetëm intelektual, por edhe muzikologjik, gjithnjë me argumente të natyrës emocionale dhe racionale për shpjeguar nivelin e saj profesional,edhe pse kemi shumë nivele të paraqitjes narrative, por jo si retiçenca,pra si heshtje kuptimplote ,por as si Prozopeja, kur të flasim si për sende pa shpirt, por do të mundohemi t’ i themi gjërat pa apologjizma,pa mistifikime,predikime dhe lavdërime, realisht për ta pasuruar objektivin tonë mbi këtë “Ikonë të këngës shqiptare”,si pat shkruar Hegeli i madh për Kantin “…si fjalë e parë racionale në estetikë”,pra si mishërim i të gjitha këtyre elementeve që i përmendem për ta paraqitur këtë figurë si vlerë kombëtare.

Ishte muaji shkurt i vitit 2008,kur familjes së nderuar të Pjetër Rodiqit dhe bashkëshortes së tij Vaçe Zela ,që me të drejtë e quanin siç i përmendem më lartë dhe siç është ” Mbretëresha e këngës shqiptare”,”Ikona e shenjtë e këngës shqiptare “, bëra një vizitë në Bazel të Zvicrës. Ishte kjo vizitë e parë kësaj familjeje dhe isha i lumtur që e njoha personalisht Pjetrin, një burë plot virtyte të larta si dhe Vaçen, të cilën e kam njohur që nga vitet e mia studentore, por jo si figurë, por për këngët e saja.Kurse në vitin 1978,gjatë një pranie në festivalin e këngës në Radio kur ajo ishte në zenitin e artit interpretues,edhe pse shpesh kam folur me Vaçën dhe me Pjetrin e shumë më tepër kemi biseduar dhe komunikuar përmes telefonit dhe postës elektronike, ishte kënaqësi që isha në mesin e të dyve. Ishte pra ajo një vizitë shumë kohë e planifikuar, por tash e realizuar. Në aeroportin e Bazeli kishte dalë Pjetri bashkë me ca kushërinj të mi të më presin.Pasi u përshëndetëm, vazhduam rrugës dhe bisedat tona ishin rreth Vaçës të cilën s’e kisha takuar që nga ajo kohë e viteve 1981,sepse vizitat në shtetin amë, pas demostratave studentore të vitit 1981, u patën rralluar shumë nga të dy anët, pasi ne ishim për shtetin shqiptar revizionistë,kurse për shtetin e ish Jugosllavisë, pjesë e së cilës ishim, ata ishin armiqtë e Jugosllavisë.

Më të hyrë në shtëpi, Vaçja menjëherë me njohu dhe u përshëndetëm miqësisht e biseda filloi që nga takimi i ynë i fundit, kur në një kafe të Tiranës ishim: unë,Nexhmije Pagarusha,kompozitori Krist Lekaj,Vaçja dhe ca të tjerë, kur vajza e Pjetrit dhe e Vaçës, Irma ishte e vogël dhe gëzohej për prezencën tonë e që e shprehte me një llastim, deri sa Vaçja ia tërhoqi vërejtjen me këto fjalë “Moj Irma, ç’ ke që je aq e lastuar si me e pasë çliruar Tiranën !”

Pra kishin kaluar mbi 30 vite që nuk ishim takuar. Ishte kënaqësi t’ i takoja Pjetrin dhe Vaçen në një mjedis familjar, në një banesë të bukur e të rregulluar plot shije. Në atë çaste Irma nuk ishte aty, ndodhej në punë.
Me të drejtë thonë se “kënga është shkalla më e lartë e sublimimit artistik”,pra e tërë biseda ishte rreth këngës dhe interpretimit të Vaçës. U morëm vesh pasi ma dhuruan librin e Nexhat A.Agolli me titull “Vaçe Zela,magjia e këngës shqiptare”, me përkushtim e me respekt të veçantë Vaçja dhe Pjetri, Bazel, më 19.02.08 .U morëm vesh që t’ i them ca fjalë në promovimin e librit në Bazel që do të organizohej nga komuniteti shqiptar,mirëpo ajo deri sot nuk u realizua për shkak të disa problemeve teknike.Unë menjëherë e mendova fjalinë e parë se si do ta prezantoja dhe me çfarë fjalësh do ta filloja ligjërimit tim me rastin e promovimit të këtij libri dhe fillova- “Më lejoni zonja dhe zotërinj,që sonte para jush të shpreh kënaqësinë time të madhe,nderin që më është bërë,që ta arrij së bashku me ju promovimin e librit të shkruar nga Nexhat A.Agolli për mikeshën, Vaçen dhe bashkëshortin e saj Pjetrin,mikun tim.

Pra,ndihem i privilegjuar,që do të flas sonte për legjendën e gjallë,mbretëreshën e këngës shqipe që na erdhi jo nga Mali Helikon, nga ai mal mitik ku jetonin qeniet hyjnore,më të njohura, më të përzgjedhura- muzat e perëndisë,por kjo muzë e jona, me emrin Vaçe Zela,na erdhi nga Lushnja dhe nuk paraqet qenie mitike, por qenie reale të fisit iliro-arbëror, e cila e epizoi këngën shqipe dhe kështu, duke shënuar me zërin e saj dhe duke pandehur lumturinë, sepse shënon faqet më të shkëlqyera të këngës tonë,këngë e cila na përcolli gjatë tërë jetës, dritësoi shpirtin dhe ekzistencën e qenies autoktone shqiptare. Pra,kur të flasësh për personalitete të shquara, s’ ke se si mos të ndeshesh me shumë të panjohura, sepse alternimi i shumë planeve vjen e reduktohet në dialog e shpesh duke kërkuar dhe trajtuar situatat nga më të ndryshmet, herë si realitete, herë si mistere dhe mistifikime artistike, po ta parafrazonim si intimitet e sinqeritet, do të preokupohemi me shumë raporte duke filluar që nga ato psiko-lirike e deri te ato dramatike”.

Pra, këto fjalë menjëherë i formulova, veçse nuk i thash haptazi, por gjatë tërë kohës nga bisedat që bënim këto fjalë i përsëritja që mos t’ i harroja.
Pasi qëndruam disa orë, ndjeva kënaqësi të madhe që isha përsëri me Vaçën dhe me bashkëshortin e saj, Pjetrin. U përshëndetëm dhe gjatë qëndrimit tim në Zvicër jo vetëm që shfletova librin për këtë këngëtare të madhe, por edhe analizova dhe u kënaqa duke lexuar, sepse nga ky lexim i këtij libri mësova shumë gjëra që nuk i kisha ditur. Pra, autori i librit, as.prof. Nexhat A.Agolli ,kishte bërë një punë të madhe ku do të huazojmë ca mendime jo vetëm të tija por edhe të bashkëbiseduesve të tij për rrjedhën dhe rrugën artistike të Vaçes.

Që në fillim të librit të këtij autori për Vaçën, e cila me gojë të vet thotë :“Mbaj mend që prindërit e mi nuk donin të bëhesha artiste,kinse unë nuk kisha lindur në familje ku kënga ishte ulur këmbë kryq,në shpirtin e të gjithëve”,do të kujtonte Vaçja. ”Nuk di si të shprehem,as kënga nuk ka ardhur tek unë,as skam shkuar unë te kënga. Si të them,unë e kam ndier vetën me këngën,kam qenë brenda saj. Linda në një familje ku ,edhe po të doja,nuk mund t i ikja këngës”.

Një rrëfim i plotë dhe i sinqertë ,pra fati i saj ka qenë edhe si fati i shumë artistëve të mëdhenj, në ato raste kur prindërit nuk kanë qenë pajtuar që fëmijët e tyre të merrnin zejet e këngëtarit,kompozitorit,shkrimtarit,piktorit, duke filluar që nga Shaljapini dhe krijuesit dhe artistët e tjerë të njohur. Veçse kësaj here nuk do të flasim për artistët e tjerë, por për artisten tonë të madhe, duke nisur që nga parathënia e Fatmir Hysit,për ta njohur më së miri këtë këngëtare të shquar,sepse ky libër, që nga parathënie, na çel një botë të re të panjohur sa duhet për artin muzikor shqiptar,sepse,”Historia e muzikës shqiptare,përmes studimesh jo të plota,njeh shumë figura muzikantësh profesionistë,apo gjysmë profesionistë,të cilët kanë lënë vragë me ndihmesën e tyre në kultura të ndryshme gjatë shekujve”1.

Vaçe Zela,mbretëresha e këngës shqiptare,gjithmonë me këngën e saj, interpretimin e shkëlqyer me plot shkëlqim, ndriçonte jo vetëm në koncertet në Shqipëri, por edhe nëpër turne të shumta në botë, duke e përfaqësuar me dinjitet të madh atdheun e vet, Shqipërinë që ishte e izoluar ,por kënga e saj hapi dyert për një moment e me të drejtë spektatorët bënin pyetje” A është mundur që prej një vendi të panjohur sa duhet, me një regjim makabër ku liria e të shprehurit ishte e ndaluar, të vezullojë në qiellin e lartë artistik një artiste e shquar e pa shoqe, e cila kishte zërin e saj të pakrahasueshëm siç kanë thënë shkrimtarët dhe poetët “brilant dhe të përsëritshëm”. Vaçe Zela për dyzet vjet ngriti veten në pikën më kulmore të interpretimit,krijoi legjendën e saj të pavdekësisë”.Është thënë e shkruar për këtë artiste të madhe për këtë Bylbylin e Muzeqesh”me emrin Vaçe Zela, se është ikona e shenjtë e muzikës shqiptare.Në shenjë të përvjetorit të 70 –të të saj të lindjës, edhe unë po ia dhuroj me kënaqësi këtë shkrim në mënyrë që gjeneratat e reja ta njohin më për së afërmi këtë primadonë të këngës shqiptare që na dhuroi jo vetëm kënaqësi, por artin e vërtetë interpretues; ajo nuk e mbylli një kapitull, por hapi shumë të tjera për të cilat diversiteti ose ndryshueshmëria e mendimeve tona merr sot një kahe tjetër,jo edhe sot e gjithë ditën mendojmë se të rallë janë ata këngëtarë dhe këngëtare që mund të krahasohen me të dhe me interpretimin e saj. Filozofi Renë Dekarti me një rast thotë“Nuk mjafton vetëm të kesh mendje të shëndosh,por kryesorja është të aplikosh mirë”.

Pra,ajo diti të aplikojë mirë talentin e saj dhe ne për të gjitha ato që na dhuroi kjo artiste e madhe jo vetëm që do të flasim, por edhe do të aplikojmë të gjitha ato merita,kënaqësi dhe përjetime të një kohe e zymtë në të cilën ajo dhe si vëllezërit tanë jetuan në atë “Gollak”të shëmtuar,pra asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që ta flas të pa vërtetën nga e vërteta për këtë personalitet të madh të muzikës sonë popullore dhe të lehtë.
Vaçe Zela, kjo artiste zulmëmadhe, lindur më 7 prill të vitit 1939, në Lushnje, që u bë artistja e popullit,që në Paris u krahasuar me Edit Pjafin,ndërsa në Itali me këngëtaren e madhe Mina, që për shkak të meritave të saja të mëdha u bë pjesëtare në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, nga Instituti i Biografive në Amerikë, kjo Vaçe është bijë e denjë shqiptare.

Me të drejt poeti i shquar Visar Zhiti do të thoshte për personalitetin dhe zërin e e Vaçes, se ajo përmbushte ”një pjesë të lirisë së munguar”. Kurse Flori Sllatina, në gazetën shqipe të Londrës The Albanian, me plotë të drejtë shkruan“Ajo është dhe mbetet një nga këngëtaret më të mëdha të vendit,një yll që edhe pse larg,në zemër të Evropës,ndriçon me plotë shkëlqim në atdheun e saj,Sot është ditëlindja e këngëtares së madhe,”Nderi i kombit”,kurse ne po shtojmë edhe 70 – vjetori i lindjes së kësaj primadone. Talenti I saj u zbulua herët për të qenë si thonë kritikët e kohës pas kësaj “pjesë integrale e të gjitha festivaleve të muzikës në radio dhe më vonë në radio- televizion, që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 –“Erë pranverore 1966,”Shqiponjë e lirë”,1967,”Shkurte Vata”,1968,”Mësuesi hero”,1969,”Dhuratë për ditëlindjen”,1970,”Mesnatë”,1973,”Gjurmë të arta”,1976,”Nënë moj, do pres gërshetin”,1977,”Gonxhe në pemën e lirisë”,1980,”Shoqet tona ilegale”,dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e dhjetë çmimeve të para”.

Kam qenë pjesëmarrës në shumë Festivale të këngës në Radio dhe ende i kam të freskëta këngët e saja, si janë: “Çelu si mimoza”, “Djaloshi dhe shiu”, “E dua vendin tim”, “Ëndrra ime”, “Lemza”, “Nënave shqiptare”, “O diell i ri”, “Sot mbusha 20 vjet”, “Të lumtur të dua”,”Valsi i lumturisë” e shumë të tjera.Pra ,”zëri i saj i jashtëzakonshëm mbushte me energji skenat shqiptare”,pse jo edhe skenat në Kosovë dhe në botën e jashtme e sidomos interpretimi i këngëve të saja nga këngëtarët tonë .Më kujtohet kënga “Valsi i lumrurisë” e kompozitorit Avni Mula, me tekst të Kudret Isait, e cila për të parën herë u ekzekutua me kitarë, më kujtohet edhe një pjesë e tekstit:

Vals o Vals ti jeto,
Ne ky Vals na bashkoi
Dhe na fali lumturinë
E kujtoj te dëgjoj
E me te kujtoj rininë

NE ME T’BUKRIN ATDHE,

pra ishin këto vargje që pos këngës së bukur të Avniut, interpretimit bravuroz të Vaçës qëndronte edhe teksti i mrekullueshëm i Kudret Isait.
Megjithatë fjalët e mia, edhe pse paraqesin thënie të epërme që duke marrë për bazë interpretimin e artistik që shkëlqen dhe reflektohet si art i madh duke shfaqur me të botën e saj të brendshme shpirtërore,nuk mjaftojnë, por mirë është që të lexojmë edhe mendimet e të tjerëve se si ata i përjetuan ato momente gjatë interpretimeve bravuroze.
Romancieri rus ,Dostojevski 1821-1881,thotë” Në kujtesën e popullit mbeten vetëm ai që populli e do”.

Profesoresha Dr.Zana Shuteriqi e konsideron Vaçen si një Edit Piaf të këngës shqiptare; ajo pos të tjerash thotë”Natyrisht,unë kam pasur parasysh këngëtarën franceze si vlerë kombëtare që arriti me muzikën e lehtë të vendit të saj. Edhe sot emri i saj pëmendet si pikë referimi edhe pse kanë dalë këngëtarët e rinj. Prandaj,duke e parë te Vaçe Zela të njëjtën vlerë historike,si fenomen artistik,dhe po atë glorifikim të personalitetit të saj,e kam konsideruar këngëtaren tonë si një Edith Piaft të muzikës shqiptare”. Pianistja Nora Qashku”kërkonte zbërthimin me mjeshtri të mendimit poetik përmes atij muzikor dhe anasjelltas”.
Manjolla Nallbani “Vaçe Zela është një personazh unikal i skenës shqiptare”. Ardit Gjebrea “Vaçe Zela ka qenë një artiste që në brezin e saj u shqua jo vetëm për potencën vokale,por edhe për një sensibilitet artistik”,

Shqipe Zani,pedagoge e kantos “ Mund të them pa mëdyshje që Vaçja kishte një interpretim brilant”.

Luan Zhegu,këngëtar: ”Vaçja shpalosi prirjen e saj në një kohë kur mungonin mjetet auditive moderne.”

Fredinand Deda :”Ishte fat,për ne njerëzit e artit,të kishim mes nesh një këngëtare si Vaçe Zela,për vokalin e saj të shkëlqyer në të gjitha komponente,talenti-inteligjenca muzikore dhe intuita…kur drejtoja këngën e saj më dridhej trupi”.

Hamide Stringa,artiste e merituar”…talenti i saj artistik,temperamenti,ndjeshmëria,nuhatja për të drejtuar në thelbin emocional të këngës si tërësi muzikore-poetike”.
Paulina Nikaj :“Vaçja kishte një vokal të përsosur,për rrjedhojë edhe një interpretim të veçantë,perfekt,të cilin e vishte në një botë të madhe emocionale”.

Osman Mula,regjisor: ”Vaçe Zela ishte një këngëtare e madhe me zemër të madhe. Krijoi një botë të sajën…ajo qëndroi me të dyja këmbët në tapetin e këngës shqiptare,si këngëtarja e krahasuar me një simfoni pambarim e së ardhmes”.

Avni Mula,artist i popullit: “Me kontributin që i solli këngës shqiptare,Vaçja mbeti një artiste e madhe,një patriote e vërtet”.

Limoz Dizdari,artist i Merituar: ”Vaçja ishte një këngëtare me zë të veçantë. Kjo veçanti kishte të bënte me gjithë formimin biologjik e intelektual”.
Romancieri rus ,Dostojevski 1821-1881,thotë” Në kujtesën e popullit mbeten vetëm ai që populli e do”.
“Ajo mbetet një shenjë e qartë e identiteti e kulturës shqiptare të kohës dhe për dekada të tëra do të jetë një pikë e rëndësishme referimi për nivelet e larta të kësaj kulture”- Prof.Dr.Fatmir Hysi.

Kemi edhe shumë të tjera, por nuk do t’i shpalosim këtu, veç do të shohim se si Kryetari i Shqipërisë, Z. Alfred Mojsiu, i uroi dje ditëlindjen, nëpërmjet një komunikimi telefonik, këngëtares së madhe shqiptare, Artistes së Popullit dhe Nderit të Kombit, Vaçe Zela. Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, Kreu i shtetit shprehu urimet më të mira e të përzemërta me rastin e 69- vjetorit të lindjes së ikonës së shenjtë të muzikës shqiptare, interpretueses së jashtëzakonshme të këngëve të muzikës së lehtë e popullore shqiptare, duke i uruar njëkohësisht edhe shëndet të mbarë dhe jetë të gjatë. Artistja e Popullit, Vaçe Zela, e falënderoi nga zemra Kreun e shtetit për urimet dhe interesimin që tregon në vazhdimësi për figurat e shquara kombëtare dhe sidomos ato të fushës së artit e kulturës,me këto fjalë “Kam aq shumë mall përtë gjithë Ju dhe fatkeqësisht nuk kam më zë qëtë këndoj,por shpirti im këndon dhe gjithë jetën do të këndojë për vendin dhe popullin tim”.Titulli i madh që i është akorduar kësaj legjende të këngës shqiptare është tërhequr nga bashkëshorti i saj, Pjeter Rodiqi.
Ajo ka marrë edhe dhjetra çmime për artin e saj të madh, siç janë: “Artiste e Merituar” në ’73-in, “Artiste e Popullit” në ’77-ën, “Mjeshtre e madhe e punës”, “Qytetare nderi e Lushnjes”, po në qytetin e lindjes. Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit një bust, ndërsa u shpall edhe “Qytetare Nderi” e Qarkut të Fierit.

Çmime të tjera ka marrë edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Ajo ka marrë Diskun e Artë nga Amerika, për kontribut në shoqëri në vitin ’97, është zgjedhur Gruaja e vitit ’97-98 në Kembrixh të Anglisë, “Mikrofoni i Artë”, nga Ministria e Kulturës e Kosovës, “Çmimi i karrierës” e shumë të tjera. Dhe çka të them për fund pos kësaj se Vaçe Zela ka shënuar epokën muzikore dhe po e mbarojmë artikullin me fjalët e poetit Visar Zhitit: ”Lushnja ishte qyteti i të ardhurve,i të përndjekurve ,dhe i të internuarve. Po të parafrazonim Pol Elyarin (poetin francez)Lushnja u bë kryeqytet i dhimbjes. Në këtë mjedis të dhimbjes rritet edhe Vaçja. Ajo me zërin e saj sikur u dha zë…të pazëve! Ishte mahnitëse. U bë Afërdita e muzikës shqiptare. Zëri i saj mund të quhet pjesë e lirisë së munguar”.

Ne diten e sotme me 6 Prill

Te vitit 1941 Gjermania pushtoi Jugosllavinë. 

Ne diten e sotme me 5 Prill

Te vitit 1939 lindi Princi Leka I, bir i mbretit Zog. Ai jetoi vetëm dy ditë në Tiranë dhe më 7 Prill, me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, familja mbretërore u largu nga vendi. Në vitin 1997 pas një kalvari të gjatë jashtë atdheut familja mbretërore u kthy përfundimisht në atdhe.

ne diten e sotme me 4 prill

Te vitit 1937 u botu lista e parë e emrave për djem e vajza e përpiluar nga patrioti baba Ali Tomorri. Kështu sinjalet e para për pagëzimin e fëmijëve me emra shqiptarë i dha shtypi i kohës rreth 7 dekada më parë. Qëllimi ishte krijimi i një tradite në këtë fushë sikurse kanë edhe shumë kombe të tjera. Evokimi i së kaluarës së lashtë dhe evitimi i huazimit të emrave nga turqishtja, greqishta apo gjuhë të tjera.

Ne diten e sotme me 3 Prill

U mbajt turniri mes vajzave te klaseve te 7.VII1-VII4 (fitoi VII1),VII5-VII2(fitoi VII5) ,VII6-VII3 (fitoi VII6),VII1(B)-VII3(B) (fitoi VII3(B)ndersa ne finale shkuan VII5-VII3(B)

Ne diten e sotme me 24 Mars

Te vitit 1999 NATO-ja nisi bombarimin e caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Bombarimi zgjati rreth tre muj. Serbia pranoi tërheqjen e forcave tue nënshkru Marrëveshjen e Kumanovës.

Në ditën e sotme më 24 mars

 

 

NATO-ja nisi bombarimin e caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Bombarimi zgjati rreth tre muj. Serbia pranoi tërheqjen e forcave tue nënshkru Marrëveshjen e Kumanovës

Ne diten e sotme me 18 Mars

Me 18 Mars te vitit 1959 Havai u bë shteti i 50 federal i ShBA-së.

SOT MË 14 MARS SHQIPTARËT E SHQIPËRISË FESTOJNË DITËN E VERËS



Dita e Verës asht një festë me origjinë shumë të lashtë. Traditën e kësaj feste e kanë rujtë ma së miri në vechanti qytetarët e Elbasanit e festohet me 14 Mars. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tanimë kjo festë asht bë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. 

Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre pastruese e për m’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse. 

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashtë të (Valmit) Elbasanit, ajo asht festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë, Prespë, Prizren, Gjakovë etj. 

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit gregorian, “14 Mars”) Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave. 

Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të “Ditës së Verës” njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane. Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica, i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkrunte me atë stilin e vet elegant. 

Çfarë simbolizon Dita e Verës? 

Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kur skish lindur edhe krishterimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e lulevet, të shelgjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtëri të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falën perëndivet që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës. Në pakë ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet. Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë. 

Përshkrimin e dytë, i cili flet për kremtimin e “Ditës së Verës” nga malësorët katolikë të veriut, e kemi nga At Berdardin Palaj. Aj shkrunte dy dekada pas Faik Konicës : 

“Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e të gjitha shtazët dëmtuese : gjarprin mos ti nxajë, lepurin mos t’u hajë loknat e bathën, e shpendin emën për emën e krimbat e tokës mos t’u mbajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë që mos me i pamë këto sende asnjë rob i shtëpisë, pse për ndryshej nul lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditët e para të Marsit. Mbas darkë, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e thotë këto fjalë. Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave ! Unë pak e Zoti shum ! Po lidhim shtringat. Kështu përsërit këtë veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krimba e kodra që don me lidhë”. 

Po në Verilindje si festohet “Dita e Verës”? Festimet e kësaj dite në Dibër fillojnë dy javë përpara, ku djemtë e rij gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë. Këta mullarë me dëllinja vendosen kryesisht në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë duke u bërë konkurrencë të dukshme fshatrave të tjerë për rreth. 

Kur, Dielli ulet dalëngadalë nga horizonti tue u zëvendësu nga hana, të rijtë afrohen rreth mullarëve të dëllinjave, dhe presin chastin për me vu zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtë gjujnë me bahe (është mjet i trashëguar brez pas brezi dhe që bëhet në mënyrë artizanale, e cila hedh prej një distance relativisht të largët gurë që kanë përmasa mesatare) për me largu dhe me vra të keqen, në mënyrë që pranvera të jetë më reshje të bollshme, për me pasë të korra të mira me shumë “bereqet”, nga të cilat do të krijohen rezerva të bollshme për me kalu periudhën e gjatë të dimrit. Kurse, vajzat këndojnë rapsodi të trashëguara dhe të transmetuara brez pas brezi që i kushtohen “Ditës së Verës”. Ky ritual vazhdon deri me datë “14 Mars”. 

Me “14 Mars” në mëngjes vendoset një garë e pashpallur kush zgjohet më shpejt në mëngjes (sipas traditës ai që zgjohet më vonë do t'i shkojë i gjithë viti në të shumtë në kohës në gjumë), familjet që zgjohen ma vonë zakonisht kanë edhe një ndëshkim simbolik: iu mbyllet nga jashtë dera e shtëpisë. 

Pasi zgjohen, të rijtë dalin për me mbledhë lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, të cilat i vënë mbi portën hyrëse si dhe mbrenda shtëpisë. Kurse vajzat zijnë vezët, dhe i ngjyrosin me mozaikun e ngjyrave. Vezët rroken mes të rijve me fitimas (që do me thënë se aj që ka vezën me të fortë ia fiton dhe ia merr atij që i thyhet). 

Këto ngjarje ndodhin zakonisht në një livadh ose në qendër të fshatit, ku përvec këtyre riteve bëhen edhe mjaft lorja të tjera si : “Kala Dibrane”, mundje mes djemve të rinj e etj. Gjatë paradites nanat përgatisin drekën e bollshme, ku një vend të vechante zë flija . 

Pas drekës, njerëzit dalin për vizita tek të afërmit. 

Kështu mbyllet festimi i Ditës Verës, si një festë që sjell vetëm gëzim, harmoni dhe lumturi në familjet tona. 

Vitet e fundit “Dita e Verës” asht bë me të vërtet një festë mbarëkombëtare, ku festohet masivisht nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor. Kjo tregon se shqiptarët edhe në festa janë të bashkuar, si një trung i vetëm tue tregu se janë një komb i vetëm dhe që kanë vetëm një identitet, atë shqiptar, i cili rrjedh nga qytetërimi antik Ilir, ndër ma të vjetrit jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Dita e Verës e vërteton këtë lidhje, sepse vetë “Dita e Verës” është shumë e lashtë për nga koha e kremtimit dhe mënyra. Është festë pagane që rrjedh nga lashtësia dhe që është ruajtur me shumë fanatizëm deri në ditët tona. 

Natyrisht që nga fillimet e kremtimit të saj deri sot, kohët kanë ndryshuar dhe për rrjedhojë edhe mënyra e festimit, por forma e saj bazë është po e njëjta, ka qenë dhe mbetet një festë pagane, me origjinë dhe traditë shqiptare dhe që i dedikohet stinës së pranverës, me të cilën rigjallërohet gjithçka pas një gjumi të lodhur dhe të gjatë dimëror. 

Ballokumja, tradite për Ditën e Verës 

Asht ëmbëlsirë karakteristike vetëm në Elbasan. Ka qenë dhe asht sinonim i Ditës së Verës. Ka një formulë te vechantë gatimi, e njohur vetëm në këtë qytet. Në vija të përgjithshme, një ballokume përgatitet si vijon: 

Në një ene te posachme prej bakri futen sipas radhës gjalpë i freskët, sheqer, veze, maje miell misri dhe pak finjë zjarri. Te gjitha asortimentet përzgjidhen ne kushte natyrale. Gjalpi duhet te jete prodhuar ne fshat dhe te këtë një ngjyre te veçante. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset ne enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjate nga një luge druri. Me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohe qe rrahja me luge vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e majës se miellit te misrit. Maja e miellit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjte. Ne masën e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet te bëhet me dorë. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret me lugë druri dhe vendoset në topa në tepsi dhe futet në furrën me dru zjarri. Piqet dhe shërbehet ne formën e kulacheve. 

Gëzofshi Ditën e Verës!

Ne diten e sotme me 13 Mars


Me 13 Mars te vitit 1965 vdiq Fan Stilian NOLI, poet, historian, politikan, përkthyes, kompozitor dhe klerik shqiptar. Fan Noli ishte artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillu në Shqipëri fill pas Rilindjes. 


Fan Noli lindi me 6 Janar 1882 në fshatin Ibrik Tepe, fshat shqiptar në Thrakë, jo shumë larg nga Edreneja. 

Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar nga shqiptarë, fshati kishte ruajtur gjuhën dhe zakonet e të parëve. Noli, prejardhjen e tij fisnore, e kishte nga Kolonja. I ati, Stiliani, ndonëse trashëgoi një copë tokë, nuk u mor kurrë me punët e bujqësisë, po shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtu shumë dhe jetesa u vështirsu për të.

Sa qe i mitur Noli kaloi sëmundje të medha dhe kjo qe dhe arsyja që e filloi shkollën me vonesë. Filloren dhe të mesmen e bëri greqisht. Por ma shumë tek ai ndikoi dashuria për gjuhën shqipe. 

Që në bankat e shkollës u shfaq krenaria e pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur.

Më 1900 vajti në Greqi që të nxirrte jetesën dhe të vazhdonte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belgjikane, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. Nuk i eci mbarë me këtë shoqëri dhe shkollën nuk e bëri. Filloi te bente pune te tjera si: kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe teatri greke. Atje iu ngjall dëshira për m'u marrë me dramaturgji. Me 1903 shkoi ne Egjipt, ku zuri punë si mësues i greqishtes. Ndërkohë u njoh me lëvizjen kombtare. I ndihmuar nga patriotë, nisi veprimtarine politike dhe letrare.

Me 1906, i nxitur dhe i përkrahur nga patriotët, Noli u nis për në ShBA, me qëllim që të ndihmonte në organizimin dhe ne bashkëpunimin e shqiptarëve të mërguar, që kërcënoheshim nga rreziku i përcharjes, për shkak te veprimeve te shovinistëve greke. 

Bëri punë krahu si punëtor në një fabrikë sharre, si pjatalarës etj. Megjithëse nuk kishte bindje të forta fetare, u bë prift me 1908 dhe filloi luftën për shkëputjen e Kishës Ortodokse Shqiptare nga ajo greke, tue bë shërbesa shqip, tue përkthy në shqip librat fetar etj. Ndërkohë bashkëpunonte me gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat, me 1912, u bashkunë nv federatën pan-shqiptare "Vatra". Atë vit kreu studimet e larta ne Universitetin e Harvardit. 

Pas shpalljes së pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga I. Qemal Vlora. Erdhi në Shqipëri për të parën herë me 1913. Pastaj shkoi përsëri në ShBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Në këtë kohë aj shkroi vjershat e tij të para, që ishin dhe shqipërimet e para artistike.

Me 1921 doli vepra e tij madheshtore ne proze "Historia e Skenderbeut". Në Shqiperi erdhi serisht në fillim të viteve 1920. Gjeti një lëvizje mjaft të gjerë për sigurimin e pavarsisë kombtare. Si deputet në Këshillin Kombtar, mbrojti platformën e Kongresit të Lushnjes dhe u bë udhëheqësi i krahut demokratik kundër feudalëve, që kryesohej nga A. Zogu. 

Noli luajti një rol të dorës së parë në organizimin dhe drejtimin e Revolucionit Demokratik të Qershorit me 1924, pas ngadhnjimit në të cilin u caktu kryetar i qeverisë. Por revolucioni nuk u chu deri në fund për arsye se Noli me shokë u tregunë shumë të butë. 

Revolucioni u thy nga bashkëveprimi i reaksionit të mbrendshëm dhe me forca të huja. Me 24 Dhjetor 1924 Noli morri rrugën e mërgimit politik dhe nuk u kthy ma në Shqipëri. U vendos përkohësisht në Vjenë. Regjimi zogist e dënoi me vdekje ne mungesë. 

Në periudhen 1925-1930, krahas veprimtaris politike, zhvilloi një punë të dendur krijuese: shkroi vjersha, përktheu ne shqip disa kryevepra te letërsise botërore, botoi artikuj te mprehte per mbrojtjen e Revolucionit Demokratik te Qershorit për denoncimin e regjimit zogist dhe të reaksionit ndërkombtar. Pas vitit 1930, Noli u largu nga Evropa dhe u vendos pë ne ShBA. Aty ushtroi profesionin e peshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare. 

Me 1947 botoi përpunimin që i bëri "Historisë së Skenderbeut", nxori në dritë një botim anglisht dhe me 1949 një variant të dytë shqip të saj.

Me1948 botoi vëllimin me vjersha "Album". 

Me 1960 dha një "Autobiografi" ne anglisht. 

Me 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit dhe perktheu në shqip disa vjersha të poetëve te njohur. 

Me 20 Nandor 1963 vajti në Floridë. 

Me 13 Mars 1965 Fan Noli vdiq, ne Fort Lauderdel, larg atdheut të tij të dashur, që e deshi me zjarr të pashuar.

Fan Noli asht i varrosur në Forest Hill Cemetery, ne Boston.

Punoi  :Edonë Zeka

NË DITËN E SOTME MË 7 MARS

U hap shkolla e parë në gjuhën shqipe në Korchë. Prandaj, sot në Shqipërinë Administrative dhe Shqipërinë Irredentiste asht Dita e Mësuesit. Natyrisht, kjo shkollë asht shkolla e parë laike e cila asht pranu me funkcionu institucionalisht sepse në trojet shqiptare ka pasë shkolla të ndryshme, të vogla, kryesisht në kisha, xhami apo teqe.

Kështu në vitin 1638 u hap shkolla fillore në vendin Pdhanë (Pllanë) në rajonin e Matit nga françeskani P.Bonaventura da Palazzoloja. Pas 9 vitesh punë (1647) kjo shkollë digjet nga pushtuesi Otoman.

Në këtë vend një vit më vonë u hap edhe shkolla e mesme për të cilën nuk ka shumë informata. Ndërsa në vitin 1698 në Shkodër u hap shkolla private nga P. Filipi prej Shkodre. (Këto informata mund të verifikohen tek revista “Hylli i Dritës”, nr 3. Mars 1932, ff. 135-138.)

Kurse në vitin 1874 në vendin Shirokë është hapur edhe një shkollë tjetër shqipe – e cila edhepse e themeluar nga Dom Zef Ashta ka funksionu si shkollë laike-sekulare.

Por ka të dhana të cilat hapjen e shkollës së parë shqipe e çojnë edhe përpara dates 1638. Studiuesi amerikan Edwin Jacquesi në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) shkrun se shkolla e pare shqipe asht hapur në vitin 1632.
Me 1997
“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkrun aj. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapë në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”.

Historiani amerikan Edwin Jacquesi shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”.

Më pas u chelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, sich nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.


Prandaj, sot në Shqipërinë Administrative dhe Shqipërinë Irredentiste asht Dita e Mësuesit. Natyrisht, kjo shkollë asht shkolla e parë laike e cila asht pranu me funkcionu institucionalisht sepse në trojet shqiptare ka pasë shkolla të ndryshme, të vogla, kryesisht në kisha, xhami apo teqe.

Kështu në vitin 1638 u hap shkolla fillore në vendin Pdhanë (Pllanë) në rajonin e Matit nga françeskani P.Bonaventura da Palazzoloja. Pas 9 vitesh punë (1647) kjo shkollë digjet nga pushtuesi Otoman.

Në këtë vend një vit më vonë u hap edhe shkolla e mesme për të cilën nuk ka shumë informata. Ndërsa në vitin 1698 në Shkodër u hap shkolla private nga P. Filipi prej Shkodre. (Këto informata mund të verifikohen tek revista “Hylli i Dritës”, nr 3. Mars 1932, ff. 135-138.)

Kurse në vitin 1874 në vendin Shirokë është hapur edhe një shkollë tjetër shqipe – e cila edhepse e themeluar nga Dom Zef Ashta ka funksionu si shkollë laike-sekulare.

Por ka të dhana të cilat hapjen e shkollës së parë shqipe e çojnë edhe përpara dates 1638. Studiuesi amerikan Edwin Jacquesi në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) shkrun se shkolla e pare shqipe asht hapur në vitin 1632.

“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkrun aj. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapë në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”.

Historiani amerikan Edwin Jacquesi shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”.

Më pas u chelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, sich nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.

Ne diten e sotme me 6 Mars

Me 6 Mars 1843 lindi në Shën Kozmën e Arbëreshëve të Kozencës në Itali, poeti i shquar arbëresh, Zef Serembre (1843-1891). Shkrimtar e poet tejet i frytshëm la pas vepra të shumta të pabotuara; krijimtaria e tij poetike qe botuar në gazeta e rivista; Krijimtaria poetike e Zef Serembres është e lidhur ngushtë me periudhën e lëvizjes kombëtare shqiptare. Thuhet se ka patur një krijimtari të pasur, por pas kthimit në Brazil humbi gjithë dorëshkrimet me drama, poema, poezi e përkthime. I nipi i tij, Kozmo Serembe, mblodhi çfarë gjeti nga krijimtaria e Zef Serembes dhe i botoi me titullin “Vjersha” më 1926. Ndër titujt e përfshirë janë: “Për lirinë e Venetisë”, “Zonjës Elena Gjika”, “Fati”, “Jeta e Shën Mërisë së virgjër”, “Kënga e mallit të parë”, “Më të bukurës që është në Strigar”, etj. Zef Serembre vdiq në Brazil më 19 shkurt 1891 në një gjendje të rëndë mendore.

Në ditën e sotme më 5 mars

 

Përkujtojmë  familjen  Jashari e rënë në betejën e Prekazit
Kosova përkujton sot nisjen e betejës së serbëve ndaj familjes Jashari, betejë e cila iu mori jetën 20 anëtarëve të familjes, 10 prej të cilëve femijë. Në nderim të heroizmit të familjes Jashari, Qeveria ka planifikuar një sërë aktivitetesh, që nisin me manifestimin mbarëpopullor në nderim të Epopesë së UCK-se.
Beteja treditore e ka zanafillën mëngjesin e 5 marsit 1998, kur serbët mësynë në shtëpinë e Adem Jasharit në Prekaz. Sulmi mbi Jasharët nisi rreth orës gjashtë të mëngjesit, kur forcat policore dhe ushtarake serbe në fillim sulmonin nga të gjitha drejtimet. I menjëhershëm dhe shumë i fuqishëm ishte edhe kundërpërgjigja e Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.
Beteja e Jasharëve dhe qëndresa heroike e tyre zgjat tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Pasi iu vra gruaja dhe disa fëmijë në ditën e parë e të dytë të betejës, data 7 mars 1998 do të shënonte rënien e Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.
Në këtë Betejë, së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij në fushën e nderit ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.
Prandaj, fenomeni i Adem Jasharit, nuk do të kishte këtë përmasë sikur nuk do të përplotësohej me mishërimin e familjes së tij, sikur mos të ishte pjesë e Prekazit heroik, sikur mos të kishte një ditëlindje në një ditë të rëndësishme shqiptare, sikur mos të përqafonte flijimin si në ditën e lindjes.
Andaj figura e Adem Jasharit bashkë me ngjarjet e pesë, gjashtë dhe shtatë marsit përbëjnë tërësinë e sfidave, që për kohën ishin ndryshim epoke, ndryshim jete. Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ne diten e sotme me 4 Mars

Nisën demonstratat e studentëve të Kosovës në Prishtinë, që u thirrën si demonstratat e '81-shit. Shërbimi policor pas intervenimit brutal ndaj demonstruesve paraburgosi një numër të madh të studentëve. Këto demonstrata u pasuan nga tubimet e njohura si "Demonstratat e Punëtorëve", në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur.

Ne diten e sotme me 2 Mars

U mbajt Besëlidhja e Lezhës, në Lezhë (Shqipëri Administrative).

Kuvendi i Arbërit i njohur edhe me emërtimet tjera si Lidhja Shqiptare e Lezhës apo Besëlidhja e Lezhës etj. asht një tubim i fisnikëve më të njohur shqiptarë të viteve 1444, të cilët rrezikoheshin apo dëshironin të shkëputen nga lidhja me Perandorinë Otomane e cila krijohej me ndikimin ushtarak otoman.

Si organizator i kuvendit ishte i posakthyeri nga Konstandinopoja, gjenerali Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe vjehrri i tij i ardhshëm, Gjergj Arianiti. Qëllimet e tubimit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave shqiptare si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbërit. 

Pjesëmarrës të kuvendit ishin ndër të tjerët edhe Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Teodor Muzaka. Aty u formua një besëlidhje, e njohur me emrin "Lidhja Shqiptare e Lezhës". Kryetar u zgjodh Skënderbeu. U kriju ushtria e besëlidhjes e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut.

Kjo besëlidhje mori disa vendime.Vendimet e Kuvendit ishin:

- krijimi i një besëlidhjeje arbërore në krye me Skënderbeun,

- formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe 

- krijimi i një arke të përbashkët për të përballu shpenzimet e luftës.

Lidhja e Lezhës ishte një aleancë politike ushtarake e cila bazohej në vendime demokratike nga kuvendi tue respektu sundimin e fisnikëve në tokat e tyre. Sipas marrëveshjes armiqësitë mbi zotërimi e tokave do të ndaleshin apo do të i paraqiteshin lidhjes e cila me vendime në bazë të shumicës do ti zgjidhte. Kjo arrihej me lehtësi pasi që të gjithë fisnikët pjesëmarrës apo anëtarë të Besëlidhjes së Lezhës forcat e tyre ushtarake i kishin vënë nën komanden e Gjergj Kastriotit i cili sipas marrëveshjes ato do t'i fuste në përdorim vetëm kunder ushtrive kërcënuese të anëtarëve të Lidhjes.

Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.
Për më shumë vite e shekuj e, edhe sot, ky Kuvend merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve të kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike në të cilat vendos shumica e pjesëmarrësve dhe udhëhiqen nga një i ri që respektonë mendimet e pleqërisë shqiptare.

Pas Kuvendit të Arbërit Skënderbeu organizoi një ushtri prej 8000 kalorësish dhe 7000 kambësorësh, ku një të tretën e përbënte garda e tij. Rreth 3000 veta formonin ushtrinë e rajoneve kufitare nën komandën Moisi Golemit. Në rast mobilizimi, do të krijoheshin reparte vullnetare. U organizu edhe rrjeti i informacionit për lëvizjen e armikut.

/Edona Zeka/

_________________________________________________________________________________________________________

Ne diten e sotme me 27 Shkurt

Te vitit 1897 u botua në Stamboll "Alfabetarja e gjuhës shqipe" e përgatitur nga Sami Frashëri, Vaso Pasha dhe Koto Hoxhi, e cila çeli një epokë të re në fushën e teksteve shkollore.

Ne diten e sotme me 24 Shkurt

Lindi në Prishtinë, Adem Demaqi, shkrimtar dhe atdhetar.

Adem Demaqi lindi, zyrtarisht, më 26 shkurt 1936, por, si del nga romani “Libër për Vet Mohimin”, që ka pjesërisht edhe karakter autobiografik, u lind, në të vërtetë, në kosimet e dyta, dikund në korrik 1935.

Adem Demaqi u rrit në një familje të varfër të Prishtinës. Babai, Zeqiri, vdiq shumë herët nga tuberkulozi. Demaçi nuk i kishte mbushë as tetë vjet. Gjithë barra e familjes ra mbi të vëllain e tij të madh, Maliqin, i cili, si gazetashitës, ia doli me shumë vështirësi, me siguru kafshatën e gojës për familjen (tregimi “Një Natë Bajrami”). Por, pas pesë-gjashtë vjetësh vdiq edhe i vëllai Maliqi po nga tuberkulozi. Atëherë, për me mbajtë në jetë dy fëmijët e mbetur, Ajshen dhe Ademin, nanë Nazifja iu qep vekut dhe tue endë pëlhura të ndryshme, arrijti m’i ushqy disi fëmijët, madje edhe ta shkollonte Ademin (tregimet “Vegjëtarja”, “Vegjëtarja në treg”). Demachi mbaroi shkollën fillore në Prishtinë më 1946. Aty e kreu edhe Gjimnazin Real. 

Studimet në Degën e Letërsisë Botërore i ndoqi plot pesë semestra në Universitetin e Beogradit, të cilat u shtrëngu m’i ndërpre për shkak të sëmundjes së nanës. Ndaj, u kthy në Prishtinë dhe gjeti punë në shtëpinë botuese të ndërmarrjes “Rilindja”. 

Burgosjes së tij të parë, më 19 nëntor 1958, do t’i paraprijë shpërngulja me dhunë e shqiptarëve në Turqi (“Kthimi”, “Mestani”), aksioni i armëve dhe Procesi i Prizrenit. Do ta godasë sidomos burgosja e gazetarit të devotshëm Sedat Dida, e cila do të ngjallë frikë e panik në mesin e punëtorëve dhe gazetarëve të “Rilindjes”. Në procesin gjyqësor të marsit të vitit 1959 të Gjyqit të Qarkut të Prishtinës, Demachi ka me dalë hapur me kërkesën që pa bashkimin e Kosovës me Shqipëri, nuk do të ketë paqe në Ballkan. Për këto qëndrime të tij u dënu me 5 (pesë) vjet burg të randë. Gjyqi Suprem i Serbisë ia vërtetoi dënimin në 3 (tre vjet), të cilat i vujti në kazamatin e Sremska Mitrovicës.

Pas lirimit nga burgu, nuk i lejohej të punonte askund. Për më tepër, me ardhjen e Hrushovit në Shkup, pas tërmetit, më 1963, e izolunë dhe e mbajtën në burg gjatë gjithë qëndrimit të tij në ish-Jugosllavi. Megjithatë, në fillim të viteve ‘60 ishin formuar në disa qytete të Kosovës, si në Pejë, Gjakovë e gjetiu, organizata të ndryshme, që luftonin në mbrojtje të kauzës kombëtare. 

Tue parë disponimin e masës për t’iu kundërvu terrorit dhe dhunës së shtetit totalitar, veçmas politikës së egër antishqiptare, Demaqi bëri çmos të formohej Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, si dhe hartoi (bashkë me Ramadan Shalën) Statutin dhe Programin e Lëvizjes. Lëvizja formoi komitetet e saj në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan; ndërmori një varg aksionesh për ngritjen e flamurëve kombëtarë, u përpoq të vinte kontakte me lëvizjet e ndryshme revolucionare dhe ta propagandonte sa më shumë chështjen e pazgjidhur kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Megjithatë, kjo LRBSH u zbulu mjaft herët dhe Demachi si kryetari i saj u dënu me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg të randë, të cilat në fillim i vujti në Nish, e pastaj, për ta largu sa më shumë nga familja, e dërgunë në Pozharevc, ku në kohën e ish-Jugosllavisë kishin vujtë dënimet shumë atdhetarë shqiptarë, midis të cilëve edhe Azem Bejta. Kjo mbase do të jetë arsyja që Demachi të shkrujë në shtator të vitit 1969 dramën e parë me titull “Popu” (shkurtim i fjalëve po-litika dhe pu-shka), dorëshkrimin e së cilës e nxori nga burgu Xhafer Mamuxhiku, kryerat i Komitetit të Prishtinës, në një arkë me dy kapakë.

Pas ndryshimeve sipëfaqësore politike në ish-Jugosllavi më 1966, dënimin ia zvoglunë në 10 (dhjetë) vjet, të cilat i vujti ditë më ditë deri më 8 qershor 1974.

Për herë të tretë ra në burg më 6 tetor 1975 dhe në procesin e montuar politik u dënu përsëri me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg të randë, vite këto të cilat do t’i vujë në burgun famëkeq të Stara Gradishkës. 

Më 21 prill 1990, me urdhrin e Kryesisë shtetërore të ish-Jugosllavisë, lirohet pesë muaj e gjysmë para se ta krynte dënimin e plotë.

Si luftëtarit më të paepur për lirinë e mendimit, si mbrojtësit më kambëngulës të lirive dhe të drejtave të njeriut, Paralamenti Evropian, më 10 dhjetor 1991, i dha Çmimin Saharov. 

Më 1993, Klubi i Rektorëve Universitarë në Madrid i dha Çmimin Special për Paqe, kundër Racizmit e Kenofobisë, për qëndrim paqësor e tolerant dhe për përpjekje për me ndërtu një të ardhme të mbështetur në të drejtat e njeriut dhe në shumësi kulturore.

Në shkurt të vitit 1994, pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë e kandidunë shkrimtarin Adem Demachi për çmimin Nobel. Edhe në shtator u kandidu sërish për çmimin Nobel për Paqe, me ch’rast theksoi se ky asht një nder për mue dhe një mirënjohje për popullin shqiptar.

Me 14 dhjetor 1995 Adem Demachit iu dorëzu Chmimi Leo Eitinger për të Drejtat e Njeriut i Universitetit të Oslos.

Gjatë luftës në Kosovë, 1998-99, u emëru si Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i UChK-së, post prej të cilit dha dorëheqje në fillim të marsit 1999 meqë nuk u pajtu me nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë.


Veprat letrare

“Gjarpinjtë e gjakut” (roman), Jeta e Re, 1958.
“Gjarpinjtë e gjakut dhe novela të tjera” (zgjedhje), Nju-Jork, 1983.
“Gjarpinjtë e gjakut” (ribotim), “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1984.
“Gjarpinjtë e gjakut” (ribotim), “Lumi”, Lubjanë, 1984.
“Gjarpinjtë e gjakut” (ribotim i kthyer në toskërishten letrare), “Buzuku”, Prishtinë, 1990.
“Kur Zoti harron” (vëllim me tregime), Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1990.
“Libër për Vet Mohimin” (roman), botoi autori, Prishtinë, 1994.
“Libër për Vet Mohimin” (ribotim), Rotanor Boksproduksjon AS, Skien Norway, 1994.
“La metamorfosi di Vet Mohim” (përkthyer nga Nermin Vlora Falasci), Romë, 1995.
“Tung, vargu im”, “Rilindja”, Prishtinë, 2002.
“Heli dhe Mimoza”, botoi autori, Prishtinë, 2006.
“Dashuria kuantike e Filanit”, “Infopress” & “Buzuku”, Prishtinë, 2007.
"Alb Prometeu", QNK "Arbnori", Tiranë, 2008.

Librat me intervista

“Kosova flet vetë” (intervistoi M. Emërllahu), “Zëri i Rinisë”, Prishtinë, 1990.
“Njëzet e tetë vjet - as i gjallë, as i vdekur” (intevistoi M. Hanzhek), “Lumi”, Lubjanë, 1990.
“Republika e Kosovës është shpallur në zemrën e popullit tim” (vëllim me intervista), “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1990.
“Dhjetë mijë ditë robëri” (intervistoi F. Radonçiq), Danas, Zagreb, 1990.
“Kosova në udhëkryq”, “Albanian Esperanto-Institut”, Tiranë, 2005

Libra për Adem Demaqin

"Adem Demaqi, biografi e paautorizuar, një shekull i Kosovës nëpër një jetë", autor Shkëlzen GASHI, botoi 'Rrokullia', Prishtinë, 2010. Asht biografia ma e plotë e Adem Demachit deri sot.

 

Ne diten e sotme me 25 Shkurt

1914 ndodhi Masakrat në Përmet.

Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”. 

Rubrikën e redakton : Edona Zeka kl. VII-6

 

Në ditën e sotme me 24 shkurt

Vdiq shkrimtari, Zejnullah HALILI. Rrjedh nga një familje e varfër nga katundi Kokaj në Malet e Karadakut. Shkollën fillore e kreu në katundet fqinje Llocë e Pogragjë, shkollën e mesme normale në Gjilan, ndërsa studimet për letërsinë shqipe në Prishtinë. Që në shkollën e mesme u dallu me krijimet e tij letrare. Punoi si mësues në shumë shkolla të katundeve të Gjilanit, ndërsa ma vonë u punësu në Radio Prishtinë, ku udhëhoqi emisionet për fëmijë. Ma vonë redaktoi revistën letrare për fëmijë “Pionieri” dhe “GEP”. 

Pos shkrimeve për fëmijë, ai ka publiku vepra edhe për të rritur. Në manifestimin, tashmë tradicional “Karvani i poetëve për fëmijë”.

Zejnullah Halili me krijimtari letrare nisi me ba emër herët, tue nisë që në bangat e shkollës fillore, për me vazhdu edhe gjatë kohës sa punoi si mësues në fshat dhe qytetin e Gjilanit. Fillimisht për disa vjet punoi si gazetar, redaktor, udhëheqës i emisioneve për fëmije të RTV Prishtinës, sikur edhe në redaksinë e botimeve të revistave të /Rilindjes/, kryeredaktor i GEP-it, Pionierit, etj., tue lanë mbas vetes një opus letrar të pasur prej 26 veprave të ndryshme letrare për fëmijë dhe të rritur. Zejnullah Halili asht përfaqësu në shumë publikime dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë.

Z. Halili lindi me 1945 në katundin Kokaj të Gjilanit. 

Veprat

Ylberi, 1969
Shitësja flokartë, 1971
Ç’thonë pulëbardhat, 1973
Eshkë e dritë, 1977
Lamtumirë shkurtabiqë, 1983
Vendlindja shihet me zemër, 1984
Përralla lozonjare, 1987
Qirinj të ndezur, 1988
Pikaloshja, 1988
Mollëkuqja, 1989
Ylli t’na hyj në mes, 1990
Udha kah agu, 1993
Lulëshqiponja, 1993
Si u bë pikalorja bletë, 1997
Dallga, 1998
Djaloshi brenda mollës, 1999
Ëndërr e këputur, 2000
Pres orën tënde, 2001
Unazë, 2004

NË DITËN E SOTME MË 21 SHKURT

 

të vitit 1945 u vra Shaban (Mustafë) Kastrati - Polluzha (lindi në vitin 1871 në Polluzhë - u vra më 21 shkurt të vitit 1945 në Tërstenikë, Drenicë) ishte ushtarak në luftën e dytë botërore, shqiptar nga Kosova.

 

Shaban Polluzha ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit që kishte vetëm një vëlla Dervishin, i cili vdes ne moshë të re dhe nuk la trashegimtar. Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jeten politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese. U përball me bullgarë e austriak gjat Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e jugosllavise borgjeze. Gjatë mbretërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullorë dhe për një kohë u detyrua të kalojë në ilegalietet në Shqipëri. Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal të ZiKollashin dhe Sanxhaku i Tregut të Ri, ku u dallua për organizim e strategji. Ishte anëtar i Këshillit te Islihatit (gjyqit paqetues) dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emërojnë kryetar te Islihatit në Drenice.

Me gjersisht ne Wikipedia

Ne diten e sotme me 21 Shkurt

Te vitit 1904 lindi në Mitrovicë Xhafer DEVA. 

Ishte djali i pestë nga shtatë djemtë e Ibrahim Agë Devës, një tregtar i pasur. E ama quhej Esma dhe vinte nga familja Osmani. Ibrahim Deva, babai i Xhaferit, lindi në Nish. Me pushtimin e trojeve shqiptare të Nishit, Kurshumlisë, Leskocit etj. Ibrahimi u detyru të shpërngulej, së pari në Shkup, pastaj në Gjakovë dhe në fund u vendos në Mitrovicë. 

Xhafer Deva mësimet fillestare i kreu në Mitrovicë, ndërsa të mesmen në Selanik. Studimet i nisi në Stamboll, në “Robet College”, ndërsa i vazhdoi në Aleksandri, Pragë dhe Zagreb, Kroaci, ku kreu edhe studimet pasdiplomike të inxhinierisë. Me 17 prill 1941, kur Mbretëria e Jugosllavisë u shkatërru Xhafer Deva themeloi administratën e Mitrovicës me nëpunës, kryesisht, shqiptarë, çeli shkollat në gjuhën shqipe, themeloi xhandarmërinë e gjyqësinë. Me kërkesën këmbëngulëse të Xhafer Devës dhe të Rexhep Krasniqit, drejtu ministrit të Arsimit në Tiranë, Ernest Koliqit, u çelën shkollat shqipe në trojet shqiptare të ish-Jugosllavisë.

Gjatë vitit 1943-1944, në kohën e Shqipërisë politikisht neutrale, Xhafer Deva ishte ministër i Punëve të Brendshme në Tiranë. 

Në këtë kohë, Xhafer Deva, me bashkëpunëtorë, organizoi “Lidhjen e Dytë” të Prizrenit, organizatë politike-ushtarake, themelu në Prizren (16-20 shtator 1943). 

Kur në fund të vitit 1944, komunistët e morën pushtetin në Shqipëri dhe në Jugosllavi, forcat partizane-çetnike në Kosovë vranë me mija shqiptarë, midis tyre ishin edhe disa nga drejtuesit e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” si Musa Shehu, Aqif Blyta, Asllan Boletini, Qerim Begolli etj. 

Në fillim të muajit dhjetor 1944, Xhafer Deva me një grup atdhetarësh nga Kosova si Tahir Zajmi, Rexhep Mitrovica, Rexhep Krasniqi dhe Xhelal Mitrovica u vendosën në Austri. Nga Austria, në vitin 1947 doli në Itali, nga Italia në Egjipt, nga Egjipti në Damask, Siri.

Në vitin 1949 Xhafer Deva, me mbështetjen amerikane dhe italiane, organizoi hedhjen e parashutistëve shqiptarë për me rrëzu qeverinë komuniste në Shqipëri. 

Në vitin 1956, Xhafer Deva shkoi në Amerikë. Në fillim jetoi e punoi në Nju Jork, më vonë në Boston, kurse në vitin 1960 shkoi në Kaliforni, ku u vendos në Calaveras County dhe punoi si puntor i thjeshtë në një punishte sharrash për lëndë druri, sikur që e kishte babai i tij, Ibrahimi, në Mitrovicë.

Më pas nisi punën në Universitetin e Stanfordit, në Palo Alto të Kalifornisë, si nëpunës administrate, deri sa doli në pension në vitin 1972.

Xhafer Deva fliste e shkrunte, përveç gjuhës shqipe, serbe, kroate, turke, arabe, persiane, njihte me themel edhe gjuhën italiane, gjermane, frënge, angleze e spanjolle.

Në vitin 1962, kur në New York u themelu organizata “Lidhja e Prizrenit” e degët e saj u formunë nëpër Amerikë dhe Evropë, Xhafer Deva u zgjodh në krye të saj, tue mbajtë gjallë idealet e “Lidhjes së Prizrenit” të viteve 1878 dhe 1943.

Xhafer Deva vdiq me 25 Maj 1978, në moshën 74-vjechare, në Palo Alto, Kaliforni (ShBA).


NJE DOKUMENT I SHERBIMIT SEKRET I USHTRISE SE SHBA-SE PER XHAFER DEVEN gjate marrjes ne pyetje te gjeneralit gjerman Neubaher:

SEKRET 
GI Nr/36 
KUARTETI 
Forcat e Shteteve te Bashkuara Teatri Europian 
Qendra e Sherbimit Inteligjent te Ushtrise 
APO 757 
RAPORT I NDERMJETEM (CI – IIR) NO 36 

I Burgosur : NEUBAHER, HERMAN 
29.Janar.1946 
DAHAVER DEVA (Xhaver Deva) 

Xhaver Deva ju prezantua Herman Neubacher (i Plotfuqishmi gjerman për Ballkanin) nga Obst von KOHOUTEK (shikoni paragrafin G (9) në Beograd, në shtator të 1943. DEVA, rreth 40 vjeç është një shqiptar mysliman. Ai është nga Distrikti i Kosovës, Serbi dhe ka studiuar në Shqipëri. Ai është një nacionalist shqiptar i vendosur dhe me ndjenja të forta antikomuniste. Ai mban syze dhe nga pamja e parë duket jo më shumë se një mësues i një shkolle të mesme. 
Pas kapitullimit italian, DEVA organizoi Komitetin Nacional Shqiptar, i cili shpalli pavarësinë e Shqipërisë në 14 shtator të 1943. Komiteti zgjodhi një Qeveri të përkohshme dhe DEVA kërkoi njohjen zyrtare gjermane nëpërmjet Neubaher. NEUBAHER thekson se ata lejuan zgjedhje të lira për përfaqësuesit e Parlamentit Kombëtar. Parlamenti zgjodhi Këshillin e Regjencës si dhe formoi Qeverinë e Përhershme. DEVA shërbeu si ministër i Brendshëm nën kryeministrin Rexhep Mitrovica në të dyja Qeveritë, në atë të përkohshme dhe në atë të përhershme. Ai konsideronte si objektivin e tij primar revanshin kundër komunistëve. 
Ai përfaqësonte kosovarët (shqiptarët nga provinca e Kosovës në Serbi) në Qeverinë shqiptare. Sipas Neubaher, popullsia e këtij distrikti furnizoi elementët më aktivë në politikën shqiptare. Ata ishin nacionalistë dhe kundërshtonin çfarëdolloj ndërhyrjeje nga jashtë. Në përgjithësi ishin të pasur dhe si rrjedhim, ishin kundër komunizmit. Përveç kreut të Regjencës, Mehdi bej Frashëri, DEVA (dhe jo kryeministri Mitrovica) ishte personi më me influencë në Shqipëri. 
Kur Fiqiri Dino themeloi një Qeveri të re në maj-qershor 1944, Deva dha dorëheqjen si pasojë e një sëmundjeje. Ai shkoi në Vjenë për t’u mjekuar si dhe për konsultime mjekësore. Gjatë verës së 1944, DEVA u bë President i “Ligës Kosovare”, një organizatë nacionaliste shqiptare e cila nuk pranonte Serbinë dhe Malin e Zi. Ai konsideronte si mision të tij, organizimin e një qendre nacionaliste në Shqipëri për “Shqipërinë e Madhe”. Për ta përmbushur këtë mision, atij ju desh që të largonte grupimet e vjetra pro DRAGES dhe të BEJLEREVE, grupime pro italiane në Kosovë, të cilat në fakt ishin shumë me influencë. Këta liderë përfaqësonin një mentalitet të vjetruar Levantin, e cila lejonte influencën e shefave të klaneve. 
DEVA mendonte që të qëndronte në Kosovë pas tërheqjes gjermane, në mënyrë që të luftonte kundër forcave të TITO-s. Ai u detyruar që të hiqte dorë nga kjo ide, pasi autoritetet gjermane nuk e furnizuan dot në kohën e duhur me materiale dhe municione të nevojshme. Si rezultat, DEVA erdhi në Zagreb në Nëndor të 1944, nga ku më pas fluturoi në Vjenë së bashku me Neubaher. Ai mori pjesë në formimin e Komitetit Kombëtar Shqiptar në Vjenë, nën KITZBUHEL si dhe me pjesëtarët e zyrës së Neubaher. Ai është përpjekur që të shkojë në Zvicër në maj të 1945, dhe me sa ka dijeni Neubaher, ai ka arritur që të kalojë në Zvicër. Përpara se ai të largohej për në Zvicër, DEVA dhe Neubaher kanë biseduar mbi mundësinë e futjes së Devës në Shqipëri nëpërmjet Italisë së Jugut apo Greqisë së Veriut. Mbi këtë mundësi, Neubaher i ka thënë Devës që, “raporto pranë gjeneralit SCOBIE dhe jepi të falat e mia më të mira dhe mundohu që të shikosh gjendjen e Shqipërisë nga Greqia e Veriut”!

Ne diten e sotme me 20 Shkurt

Me 20 Shkurt 1272

« Karli I, Mbret i Sicilise, duke konsideruar qe qyteti i Durresit njohu tani dhe pergjithmone jurisdiksionin dhe sundimintone dhe te pasardhesve tane, dhe duke konsideruar mbrojtjen e kerkuar per nesh nga qytetaret e tij, konfirmojme qenesine e perhershme te te gjithe privilegjeve, lirive, frankizave, dokeve dhe zakoneve te mira e te moçme, ne fuqi ne keto territore qe prej se lashtes Perandori romake. »

Ne diten e sotme me 19 Shkurt

Te vitit 1879 lindi në Shkodër, Luigj Gurakuqi, shkrimtar, patriot shqiptar. 

Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda). Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.

Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924. 

Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F.Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e deroi me titulin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit".

Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941.

Rubrikën e redakton : Edona Zeka kl. VII-6

_______________________________________________________________________________________________________

Ne diten e sotme me 18 Shkurt

Te vitit 1975, vdiq Naim Frashëri, aktor i njohur shqiptar.

Karrieren profesionale si aktor e filloi ne fillim te vitit 1945, por dashuria per teatrin i lindi qe ne 1942. Naim Frasheri do te luante me sukses nje sere rolesh kryesore e te suksesshme. Per fat te keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role ne filmin artistik. Nje kontribut te vyer ka dhene edhe si pedagog Naim Frasheri eshte nderuar me shume tituj dhe çmime te ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. eshte dekoruar edhe me urdhrin e larte "Hero i punes socialiste", si dhe mban titullin "Artist i Popullit". Me daten 31 maj 2010 u vleresua edhe me titullin Nderi i Kombit

Lindi me 12 gusht 1923.

__________________________________________________________________________________________________________

Në ditën e sotme më 14 shkurt..

lindi Afrim Zhitia, dëshmor i kombit. Ishte një nga aktivistët dhe organizatorët e Lëvizjes Popullore te Kosovës të viteve '80 të shek. XX.

Me 2 Nëntor 1989 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë u rrethu bashkë me Fahri Fazliun, nga forcat serbe. Pas luftës 10-orëshe ranë heroikisht tue luftu me forcat serbe.

___________________________________________________________________________

Në ditën e sotme më 28 janar

 1899 Mbylli punimet Kuvendi Kombëtar Shqiptar i Pejës. Këtu u shpall formimi i lidhjes së re shqiptare, që sipas shembullit të Lidhjes të Prizrenit, u quajt Lidhja e Pejës. Kryetar i Kuvendit dhe i Komitetit drejtues të Lidhjes u zgjodh Haxhi Zeka.

_____________________________________________________________________________________________

Në ditën e sotme më 28 janar

 

 
 

Në Podgoricë u vra Isa Boletini

 

Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar ku bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e Kosovës, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Boletin, Mitrovicë. Ai ishte i pashkolluar, me një nam të madh për guximin dhe arritjet.

më shumë në Wikipedia

 

_____________________________________________________________________________________________________________

Në ditën e sotme më 27 janar

Skeda:Haki ef. Sermaxhaj.jpg

Te vitit1948 vdes Myderriz Haki ef. Sermaxhaj

Myderriz Haki ef. Sermaxhaj lindi më 14 tetor 1914 në Hogosht të Dardanës (Kamenicë), në një familje me tradita fetare e atdhetare, i edukuar dhe i formuar si intelektual i guximshëm për çështjen e Besimit fetar, për kombin dhe Atdheun
Pasi kreu shkollën fillore në vendlindjen e tij në gjuhën serbe me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1925/26, Hakiu regjistrohet në “Meddah” medresen e Shkupit në vitin 1927/28 për t'u shkolluar nga Myderrizi dhe patrioti i shquar Ataullah Kurtishi.
I porsa kthyer nga përfundimi i medresesë “ Meddah” të Shkupit ku merr titullin Myderizz në vitin 1940, Haki Efendiu fillon aktivitetin e tij fetar e patriotik, në Medresenë “ATIK” të Gjilanit si Myderriz dhe drejtor i saj. Gjatë kësaj kohe ai bënë reformimin e medresesë. Ajo që është më e rëndësishmja e që do të luaj rol të rëndësishëm në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe të bashkimit kombëtar është futja e gjuhës shqipe si lëndë mësimi për herë të parë në Medrese.
Pas Luftës së Dytë Botërore, inkuadrohet në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, demokraci e dinjitet kombëtar. Duke mos u pajtuar me riokupimin sllavo-komunst të viseve etnike Shqiptare, Haki Sermaxhaj do të gjendet në vorbullën e L.p.L.T.Sh. (Lëvizja për lirimin e Tokave Shqiptare), gjegjësisht ONDSH dhe “Besa Kombëtare”, si organizata legale politike të organizuara mirë dhe të krijuara në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me degët e shtrira në të gjitha viset shqiptare të ish-Jugosllavisë, që kishin program dhe aspirate politike kombëtare, qëllimi i të cilave ishte çlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare. Këtu Haki Semaxhaj shquhet si udhëheqës dhe organizator i aftë duke qëndruar në krye të Komitetit të Qarkut NDSh-së për Rrethin e Gjilanit, për shpëtim e bashkim kombëtar.
Pas zbulimit dhe burgosjes së KQ me qendër në Shkup, në gjysmën e dytë të muajit gusht të vitit 1946, burgoset edhe Haki Sermaxhaj në burgun e OZN-ës së Qarkut të Shkupit, ndaj të cilit përdoren torturat nga mëtë tmerrshmet çnjerëzore, si pasojë e të cilave sëmuret rëndë dhe nuk i ofrohet kurfar ndihme mjekësore. Ishte kjo arsyesja që Hakiu të mos gjykohet së bashku me të tjerët në “ Procesin e Gjilanit”, por për të do të organizohet gjykim veçant në Gjygjin e qarkut në Gjilan, ku dënohet me 20 vjet burgim të rëndë. Për vuajtje të dënimit dërgohet në burgun e Mitrovicës së Sremit.
Myderrizi Haki ef. Sermaxhaj vdiq më 27 janar 1948, pas 9 muaj qëndrimi në spitalin e burgut të Mitrovicës së Sremit. Disa shokë, me leje të drejtorisë së burgut, e varrosën në varrezat e burgut të Mitrovicës së Sremit. Eshtrat e tij edhe tani prehen në tokën e huaj.

Admin

_______________________________________________________________________________________________________

Në ditën e sotme me 25 janar u vra Enver Hadri

 

Enver Hadri (1941- 25 janar 1990) ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptareve të Kosovës. Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës në të cilën bashkëvepronin Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrija, Agim Rodoniqi etj.. Organ i kësaj organizate ishte revista Zëri i Kosovës në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes të cilës bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si Unioni Evropian, NATO, etj,. Në Bruksel, në rrugen e Shqipërisë (Rue d'Albanie) ai formoi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Më 25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Sent Zhil (origj. Saint Gilles), Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiç (Veshko)[1], Andria Lakoniç, dhe Darko Asanin, e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t'ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.
Andria Lakoniç u vra një muaj më vonë nga bashkëatentatori i tij V. Vukotiç në një diskotekë ( NANA ) në Beograd. Darko Asanin u arrestua në Greqi më 1995, me ç’rast një gjykatë greke urdhëroi ekstradimin e tij në Belgjikë për gjykim, por me ndërhyrjen e Ministrit Grek te Drejtësisë Janis Potakis ai u dërgua në Serbi ku u vra më 1995. Veselin Vukotic është arrestuar në Spanjë në vitin 2006 dhe ka qenë në burg në Belgjikë deri me 19 dhjetor 2008 kur i është dorëzuar autoriteteve serbe.
Sipas policisë spanjolle, Vukotic, përpos vrasjes së Enver Hadrit ai kishte edhe dokumente paditëse për kryetarin e Jugosllavisë Slobodan Milosevic në lidhje me vrasje të shumëta. Në vitin 2003, një dëshmitar i mbrojtur në gjykimin e Milosevic ka dëshmuar se zotëri Vukotic ka pranuar vrasjen e Hadrit. Dëshmitari i mbrojtur ka dëshmuar prapa xhamit me ngjyrë duke thënë se: Vukotic ‘më ka treguar për likuidimin e shqiptarëve në gjithë Evropën. Ai e bërë këtë më urdhrin e shërbimit sekret jugosllav. Të fundin që e ai e ka vrarë ka qenë Hadri.

Në ditën e sotme me 24 janar vdiq

 

 

Ismail Qemal Bej Vlora (1844 - 1919) ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare, deputet në Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë.m♪7 teper....

Në ditën e sotme me 24 janar vdiq

 

 Dupré - Ali Pasha.jpg
Ali Pashë Tepelena (Ali Pashë Janina, rreth 1740 - 24 janar 1822) sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.

më teper ....

Në ditën e sotme me 23 janar

U krijua Lidhja e Pejës

 

 

1899 u kriju Lidhja e Pejës, ku mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës dhe më pak nga ata të Manastirit dhe të Janinës. Në kuvendin gjashtëditor zuri fill Lidhja e Pejës ose siç u quajt ndryshe Besa-Besë. Kuvendi u organizu, u drejtu nga Haxhi Zeka i cili u zgjodh kryetar. Kuvendi doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtu tokat shqiptare por që nuk kërkonte autonomi. U shpall edhe Besa për një vjet.

Në ditën e sotme me 21 janar

Në ditën e sotme të viti 2006 vdiq Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Mandej, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e veta shkencore i zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.

 

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004. Dr.Ibrahim Rugova vdiq me 21 janar 2006 , u varros me nderime te larta shteterore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

_________________________________________________________________________________________________________

Në ditën e sotme më 17 janar

1982 U VRANË JUSUF GËRVALLA, BARDHOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKA.

 

Në Untergrupenbah te Gjermanisë u vranë tre herojtë shqiptarë, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.




JUSUF GËRVALLA

Jusuf Gërvalla lindi në Dubovik të Dechanit. Shkollimin e kreu në vendlindje dhe në Pejë. Në Prishtinë studioi Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe. Një kohë punoi si pëshpëritës në Teatrin Krahinor të Kosovës e ma vonë filloi punën si gazetar i 'Rilindjes'. 

Jusufi ishte shkrimtar, këngëtar dhe piktor i talentuar. Botoi një varg veprash, artikujsh e gazetash tue u përpjekë që të bashkojë forcat shqiptare kundër pushtuesit jugosllav. Kompozoi një varg këngësh tue ekzekutu bashkë me Bardhoshin në kitarë.


BARDHOSH GËRVALLA ishte vëllai i Jusufit i cili iu gjet afër vëllait në ditët ma të vështira. Ishte kitarist i talentuar dhe përkthyes. 


KADRI ZEKA

Kadri Zeka lindi më 25 prill të vitit 1953 në fshatin Poliçkë, Malësi e Hogoshtit. Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan dhe këtu mbaroi shkollën e mesme. Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dega e gazetarisë. 

Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë me dëshmorin Rexhep Mala, Hilmi Ramadanin e Hydajet Hysenin. Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kalon në Komitetin Drejtues (që ishte organi më i lartë i Organizatës), në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij. 






______________________________________________________________________________________________________

1468 VDIQ SKENDERBEU

 

Vdiq heroi ma i madh kombtar shqiptar, Gjergj Kastrioti SKENDERBEU.

 

Vdiq heroi ma i madh kombtar shqiptar, Gjergj Kastrioti SKENDERBEU.

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava. Lindi me 6 maj 1405 në Mat. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati me 1421 dhe u dërgu në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje arrijti në poste të larta ushtarake në bazë të shkathtësisë dhe zgjuarsisë së tij. U qujt me emrin Iskender (Aleksandër) tue qenë se vinte nga vendi i Aleksandrit të Madh. Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, tue u dallu për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli 'bej' që do të thotë princ ose fisnik. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'ia zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. 

Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për me u kthy në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë. Me 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallu dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi me zbatu planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin, Hamza Kastriotin, u kthy në Dibër, ku populli e priti si chlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtu Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin dhe shpartalloi garnizonin e vendosur aty dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare të Kastriotëve.

Kryengritja shqiptare u përhap shpejt në viset e tjera. Gjatë dhjetorit kështjellat në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut u çlirunë njëra pas tjetrës. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Aj u martu me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. 

Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë i mbuluar me lavdi dhe u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigrunë, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. 

Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtë për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtë një përkrenare me dy brirë dhe Aleksandrit të Madh, popullit të të cilëve, thoshte Skenderbeu, i takonte edhe ai.

Në ditën e sotme më 16 janar

..TE VITIT 1844 LINDI ISMAIL QEMAJLI

Ismail Qemal Bej Vlora (1844 - 1919) ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare, deputet në Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë

Ismail Qemali

 

 

Lindi Ismail Hakki bej Vlora  16 janar 1844  Vlorë në një nga familjet e mëdha  Shqipërisë së Jugut. Ishte i biri iMahmud Bej Vlorës dhe Hedije hanëm Libohovës. Pas shtypjes së Kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit (epopeja e Hekalit, Gjolekës - 1847), Mahmud bej Vlora, si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua ndërsa familja e tij u internua në Konjë të Anadollit, ndërsa gratë në Selanik - kur Ismail beu ishte katër vjeç. Në këtë qytet, - siç do shkruante vetë Ismail Qemali në «Kujtimet», - familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i cili kishte pasur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht familjen e Vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik Ismail Qemali ndoqi shkollën fillore. Më 1852, kur u liruan, Mahmud beu, «fisnik dhe idealist» ─ siç e quan Eqrem bej Vlora, e regjistroi të birin në gjimnazin «Zosimea» pranë të ungjit Mustafa pashë Vlorës, në Janinë më 1855, një ndër shkollat e mesme më të përparuara në Perandorisë Osmane, e cila shquhej edhe si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar evropian. Mustafa pasha ish në atë kohë "Myslimme Kalemi" Mydiri, pranë të kushuririt, Ismail pashë Tepelenës që ish bërë ndërkohë Valí.....shih  me teper 

_________________________________________________________________________________________________________

Në ditën e sotme më 15 janar

NË DITËN E SOTME TE VITIT 1999 NDODHI MASAKRA E REÇAKUT

 

Masakra e Reçakut krimi kundër njerëzimit, i pa ndëshkuar!

 

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprejes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejn një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë.

Forcat policore serbe që ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar në oborrin e shtëpisë (afër xhamisë) Banush Azem Kamberin, ndërsa familja e tij pak kohë më herët kishte braktisur shtëpinë. Forcat kriminale, Banushin pasi e maltretojnë fizikisht e ekzekutojnë me rafale automatiku në oborrin e fqiut të tij Rashit Rashiti. Këta barbarë të mesjetës, nuk e lënë me kaq, pas ekzekutimit Banushit ia këpusin edhe kokën, e cila nuk është gjetur dot në vendin e krimit. Formacionet kriminale, në të cilat janë radhitur edhe serbët lokalë, në këtë operacion shfarosës nuk lanë vend në fshat pa kontrolluar, djegur e shkatërruar.

Drama me e tmerrshme në këtë ditë, për banorët e Reçakut u zhvillua në shtëpinë e Sadik Osmanit. Qysh në orët e para të mëngjesit ishin tubuar shumë familje në podrumin e shtëpisë dhe në ahurin e lopëve të tij për t´u mbrojtur nga granatimet e artilerisë së rëndë. Kriminelët pasi kishin hetuar strehimin e banorëve të fshatit në këtë shtëpi, fillimisht nga largësia prej shtëpisë së Ragip Jahir Bajramit dhe shitores së Lutës (siç e quajn fshatarët) gjuajnë me armë të kalibreve të ndryshme dhe në këtë moment vrasin plakun Nazmi Nuha dhe më pastaj hidhen në sulm, rrethojnë shtëpinë e Sadikut dhe futen në oborr.

Dëshmitarët okular: Ramë Nesret Shabani dhe Sadie Ramadani, nga kjo ditë tragjike rikujtojnë: “ Rreth orës 8:30, jemi tubuar në bodrum të shtëpisë së Sadik Osmanit, për t´u mbrojtur nga granatimet. Aty kanë qenë rreth 30 gra me fëmijë, kurse prej meshkujve ishin Sadik Osmani, Ramë Nesret Shabani, Mufail Hajrizi, Burim Osmani dhe disa djemë të rinj. Ndërsa burrat tjerë, rreth 30 veta, kanë qenë të vendosur në ahurin e lopëve të Sadik Osmanit. Fillimisht policia serbe i ka nxjerrë jashtë nga ahuri burrat dhe mandej ka ardhur një polic i maskuar dhe ka hapur derën e bodrumit, ka këqyr brenda dhe ka dalë jashtë. Ndërkohë, ka ardhur komandanti i policisë së Shtimjes dhe e ka pyetur policin e maskuar:“Çka ka këtu brenda?“.Polici i përgjigjet:“Gra dhe fëmijë“. Komandanti ia kthen: “Pse po gënjen? Këtu paska edhe burra“. Na kanë nxjerrë në oborr dhe na i kanë marrë letërnjoftimet…, ndërsa gratë dhe fëmijtë i kanë mbyllur me dry (çelës) në bodrum.

Ndërkaq dëshmitari Bilall Sadri Avdiu, i cili ka qenë i strehuar në ahurin e lopëve thotë:” Dy tre policë e çelën derën e ahurit…dhe thanë:”Ima ovde mnogo irredentista, majko im jebem” (Këtu ka shumë irrredentistë, he nënën ja u qivsha). Na urdhëruan të dalim përjashtë me duart përpjet, dhe kur dolëm përjashtë ata kishin qenë shumë - 30 deri në 40 policë të renditur prej kodre, krejt të armatosur deri në dhëmbë e të mëdhenj, disa me masaka e disa pa to”. I kanë tubuar në oborr dhe ia kanë marrë letërnjoftimet e dokumentet tjera.

Në oborrin e Sadikut në këtë moment kritik ishin këta mashkuj: ”Hakip Imer Hakipi, Ahmet Izet Jakupi, Esheref Halim Jakupi, Lutfi Hasan Bilalli, Sadik Xhemë Osmani, Jashar Milaim Salihu, Njazi Sherif Zymberi, Shyqeri Ismajl Syla, Haqif Hysenaj nga fshati Petrovë, Muhamet Faik Syla, Fatmir Faik Ramadani, Murtez Ramiz Imeri, Mehmet Qerim Jakupi, Muhamet Hafiz Mustafa, Shukri Milaim Salihu, Sheremet Shyqeri Syla, Mufail Mehdi Hajrizi, Bujar Hanafi Hajrizi, Salih Faik Ramadani, Nexhat Faik Ramadani, Xheladin Ahmet Jakupi, Raif Milaim Salihu, Ragip Jahir Bajrami, Bajrush Nesret Shabani, Bilall Bilalli, Ramë Nesret Shabani, dhe Nesret Shabani. Sipas dëshmitarëve që kanë mbetur gjallë, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta. Gjatë rrahjeve në oborrin e Sadikut, dëgjohej gjëma dhe britmat e burrave, ndërsa në bodrum qanin e lemeritnin gratë e fëmijtë e mbyllur në çelës.

Pas kësaj drame tmerruese, kriminelët sipas skenarit të përgatitur më herët kalojnë në fazën e dytë të veprimit. Dëshmitarët gjatë rrahjeve brutale në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit kanë dëgjuar një komunikim me radiolidhje të drejtuesve të këtij oprecioni. Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, dikur në mesditë, këta burra i marrin dhe në rresht (kolon) për një i nisin në drejtim të malit dhe te ”Gropa e Bebushit” ndalohen nga njësitë tjera kriminale serbe, me të cilët pak kohë më parë nga oborri i Sadikut është biseduar në radiolidhje.

Pikërisht në rrugicën e “Gropës së Bebushit” ashtu siç kanë qenë duke ecur në kolonë, njësitë kriminale serbe me rafale automatiku nga afër i ekzekutojnë pamëshirshëm 24 burra, ndërsa me këtë rast (meqë ishin të fundit në kolonë) arrijnë të shpëtojnë: Ramë Shabani, Bilall Bilalli, Nesret Shabani, Ali Qazimi dhe Immer Imeri.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Emrat e viktimave

  1. Lute Asllani
  2. Banush Azemi
  3. Ragip Bajrami
  4. Halim Beqiri
  5. Rizah Beqiri
  6. Zenel Beqiri
  7. Lutfi Bilalli
  8. Ajet Emini
  9. Bujar Hajrizi
  10. Myfail Hajrizi
  11. Skënder Halili
  12. Haqif Hysenaj
  13. Hajriz Ibrahimi
  14. Hakip Imeri
  15. Murtez Imeri
  16. Nazmi Imeri
  17. Mehë Ismajli
  18. Muhamet Ismaji
  19. Ahmet Jakupi
  20. Eshref Jakupi
  21. Hajriz Jakupi
  22. Mehmet Jakupi
  23. Xhelal Jakupi
  24. Jashar Jashari
  25. Raif Jashari
  26. Shukri Jashari
  27. Fatmir Limani
  28. Nexhat Limani
  29. Salif Limani
  30. Bajram Mehmeti
  31. Hanumshah Mehmeti
  32. Arif Metushi
  33. Haki Metushi
  34. Ahmet Mustafa
  35. Asllan Mustafa
  36. Muhamet Mustafa
  37. Sadik Osmani
  38. Jashar Salihu
  39. Shukri Salihu
  40. Bajrush Shabani
  41. Ahmet Smajlaj
  42. Sheremet Syla
  43. Shyqëri Syla
  44. Bajram Xheladini
  45. Njazi Zymeri


William Wallker: „Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!)“


Të nesërmen, më 16 janar aty rreth orës 13:30 minuta në Reçak do të shkojë ish-shefi i misionit të OSBE-së z. William Wallker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale. z.Woker pasi vizitojë fshatin u ngjitë lartë te Gropa e Bebushit dhe derisa po i afrohej luginës së ngushtë u tmerruar kur i pa kufomat e tre mashkujve të moshuar dhe në këto momente deklaroi: “Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu..“

Më pastaj z. Woker vazhdoi rrugën drejt luginës së vdekjes, ku po qëndronin të shtrirë me duar të shtangur e trupa të sakatosura kufomat tjera të civilëve të ekezekutuar barbarisht. „T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them“, pohoi z.Woker. Dhe, menjëherë në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai do të deklarojë:“ Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“.

Ne diten e sotme te vitit 1966 vdiq Ali Asllani

Ali Asllani.jpg

Ali Asllani, lindi më 28 nëntor të vitit 1884 në Vajzë të Vlorës. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin "Zosimea" në vitin1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Në vitin 1908 zevëndësoi për tre muaj nënprefektin e Delvinës dhe u kthye përsëri në Janinë. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit "Bashkimi". Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Mundi t'i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës....... ne https://sq.wikipedia.org/wiki/Ali_Asllani

Në ditën e sotme lindi Esad Mekuli

17 dhjetor  1916

Lindi në Plavë, Esad Mekuli. Asht ndër poetët parë të Kosovës pas LDB-së. Shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për me vazhdu pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. U regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Universitetin e Beogradit, të cilin e vazhdoi në pastaj në Kroaci në Itali. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. 

Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë iAkademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthy nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Ka përkthy në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthy në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantu në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkru edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. 

Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.

Vepra:

Për ty – Prishtinë, 1955 
Dita e re – Prishtinë, 1966 
Avsha Ada – 1971 
Vjersha – 1973 
Brigjet – 1981 
Rini e kuqe – Prishtinë, 1984 
Në mes të dashurisë dhe urrejtjes – Tiranë, 1986 
Dita që nuk shuhet – Prishtinë, 1989

Në ditën e sotme vdiq Faik Konica

 

15 dhjetor të vitit 1942 vdiq në Washington Faik KONICA (edhe KONITZA) dhe u varros në varrezat Forest Hill të Bostonit. Me 1995 eshtrat e tij u rivarrosën në Tiranë sipas dëshirës së tij të fundit në testament.

Faik-konica.jpg

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1875 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942 në Uashington. Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Më gjrësishtë nv Wikipedia

 

NE DITEN E SOTME LINDI ABAS ERMENJI

12 dhjetor 1913

Abas Ermenji lindi në Ermenj të Skraparit më 12 dhjetor 1913. Studimet fillore i kreu në Berat, kurse studimet e mesme në gjimnazin e Shkodrës. Në vitet 1934-1938 kryen në Sorbonë, Paris, Fakultetin e Letërsisë me specializim Historinë.

Kthehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe emërohet profesor në Liceun e Korçës ku jep mësim deri në muajin nëntor të vitit 1939. Arrestohet nga italianët si një nga organizatorët e rinisë korçare në manifestimet e 28 Nëntorit 1939 kundër pushtimit fashist dhe internohet në ishullin e Ventotenes, prej ku lirohet në vitin 1941.

Sapo kthehet në Shqipëri merr pjesë në organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat dhe arrin ta mbajë Beratin të lirë prej italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar dhe anëtar i Komitetit qendror të tij.

Pas fitores së revolucionit komunist në Shqipëri, detyrohet të largohet nga atdheu dhe të marrë rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", i cili ka lozur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga diktatura komuniste si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.

Pas rikrijimit të Ballit Kombëtar në Shqipëri në vitin 1991, zgjidhet kryetar i kësaj partie dy herë radhazi në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, megjithë moshën e tij të madhe, ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve nëpërmjet një serie konferencash në të gjithë Shqipërinë.

Profesor Ermenji ka qenë një mbrojtës i flaktë i çështjes dhe kombësisë shqiptare, me artikuj të shumtë, të botuar tek "Flamuri", tek "Balli i Kombit", tek përmbledhja "Albania" etj. Por kryevepra e tij është studimi "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë" - një apologji madhështore e kombësisë shqiptare.

Profesor Abas Ermenji u nda nga jeta më 10 mars 2003.

Profesori e donte shumë Shqipërinë. Jetoi për Shqipërinë dhe vdiq me Shqipërinë në gojë. Këshilla e Tij e fundit ishte që të jemi Shqiptarë të mirë.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ndodhi ne diten e sotme me 11 dhjetor

 

Mathehorn, Zvicer

U shpall Dita Ndërkombëtare e Malvenga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003. Pas shpalljes së Ditës Ndërkombëtar të maleve nga ana e OKB-së në vitin 2002 , u vu në dukje nevoja e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e Maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerzëve.

------------------------------------------------------------------------------------------

Në ditën e sotme më 10 dhjetor lindi Azem Bejta

Azem Bejtë Galica, jeta dhe lufta e tij:


Azem Bejta u lind më 1889 në një familje të varfër në fshatin Galicë të Drenicës. Edhe i ati Bejtë Galica ishte një atdhetar i flakët i cili tërë kohën do ta kalonte në luftëra të pareshtura për çlirim nga sunduesit e vjetër dhe shpëtimin e vendit nga pushtuesit e rinj. Ndaj,që nga viti 1870 e deri më 1906,një pjesë të jetës së tij edhe ai do ta kalonte nëpër burgjet e kohës, gjatë sundimit të perandorisë turke.

Azemi ishte djali i tretë nga pesë vëllezërit, i cili erdhi në jetë pas martesës së dytë të Bejtës. Shtëpia në të cilën ai u lind , do të digjej e rrënohej disa herë nga pushtuesit turq e sllav,dhe në vendin ku Azem Galica u burrërua,pas përflakjesh e shkatërrimesh të një pas njëshme ajo më nuk do të ekzistonte. Ndaj,kjo edhe do ta bënte Azem Bejtën që ti urrente përgjithmonë pushtuesit e të gjitha ngjyrave, kundër të cilëve ai luftoi gjatë gjithë jetës.............

Ndodhi ne diten e sotme me 6 dhjetor

 

1767

Lindi në Vithkuq të rrethit të Korçës ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkollës shqipe, Naum Veqilharxhi.

 Më 1824 nisi punën për përpilimin e një alfabeti të veçantë të shqipes me 33 shkronja, duke botuar më 1844 të parën abetare të shqipes, "Evetarin". Gjithashtu krijoi shoqërinë "Drita". Veqilharxhi u përpoq edhe të krijonte një shoqëri kulturore dhe të organizonte atdhetarët e tjerë, prandaj e helmuan në Stamboll në vitin 1846. Naum Veqilharxhi është figura më e spikatur e diasporës shqiptare në gjysmën e parë të shekullit të XIX.

Ndodhi ne diten e sotme me 5 dhjetor

1942 Vdiq në spitalin e Prizrenit, Emin DURAKU, një nga udhëheqësit dhe organizatorët kryesorë të Lëvizjes Nacionalchlirimtare në Kosovë

Vdiq në spitalin e Prizrenit, Emin DURAKU, një nga udhëheqësit dhe organizatorët kryesorë të Lëvizjes Nacionalchlirimtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij në një familje serbe në katundin Gackë afër Lipjanit. U tradhtu nga një ish xhandar serb i qujtur Milorad dhe shtëpia ku rrinte u rrethu. Gjatë përpjekjeve për me cha rrethimin u plagos lehtë në kambë. U dërgu në spitalin e Prizrenit ku edhe vdiq. Rrethanat e vdekjes së tij kanë mbetë të paqarta.

Lindi në Gjakovë me 1918.

me gjersisht Wikipedia

Ndodhi ne diten e sotme me 4 dhjetor

Lindi në Gjakovë, Rauf DHOMI. Aty e kreu shkollën fillore, kurse shkollën e mesme të muzikës në Prizren më 1965.

File:Rauf Dhomi.jpg
Më 1965/66 studioi në Sarajevë në seksionin e Kompozimit dhe Dirigjimit në klasën e prof. M.Shpiler. Si student i dalluar u punësu si asistent në të njëjtin fakultet në Sarajeve për lëndën e Harmonisë. 

U diplomua në vitin 1970. Me të diplomuar kthehet në vendlindje dhe u punësohet në gjimnazin “H. Dushi” në Gjakovë. Krahas punës të pedagogut aktivisht punoi me “Korin e Burrave” të Gjakovës, ansambl të cilin e formoi më 1965. 

Studimet pasuniversitare i kreu më 1972/3 në klasën e prof. M. Spiler në Kompozim. Më 1971 u punësua në SHLP në Degën e Muzikës dhe nga viti 1975, me të hapur të Fakultetit të Arteve e deri me sot, punoi në këtë institucion në thirrjen e prof. ordinar. Në vitin 1992 zgjedhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 1996 anëtar i rregullt.Ka marrë këto mirënjohje, dekorata dhe shpërblime: qytetar nderi i qytetit të Gjakovës (1979); Shpërblimi i Dhjetorit (1980); Dekorata për merita për popull me rreze të artë (1981); Shpërblimi “Muzika më e mire” në Festivalin e Teatrove në Beograd më 1990 (të cilin e kishte refuzuar); Shpërblimi i parë për “Kuarteti për harqe” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1967; Shpërblimi i parë për këngën korale “Pogradeci” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1967; Shpërblimi i dytë për këngën korale “Zemra e Liqerit” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1968.

NË DITËN E SOTME me 2 dhjetor LINDI IBRAHIM RUGOVA

Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 dhe vdiq më 21 janar të vitit 2006, ishte politikan shqiptar, president historik i Kosovës.Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Mandej, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e veta shkencore i zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Skeda:Ibrahim Rugova.jpg

Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.
Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004. Dr.Ibrahim Rugova vdiq me 21 janar 2006 , u varros me nderime te larta shteterore dhe ushtarake.Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

NDODHI NË DITËN E SOTME, 30 NENTOR,

 LUFTA E MUÇIBABËS.

 

Më 30 nëntor të viti 1944 rreth 2 000 , partizan prej Gjilanit, në Pisjan e në Zhegër kaluan lumin Morava e Binçes dhe para orës nëntë të mëngjesit iu ofruan Muçibabës. Aty i priten rojet shqiptare . Kolonat partizane janë shtrirë për dhe. Ata kishin kërkuar leje me kalue gjëja se për Preshevë. Kjo kërkesë e tyre nuk u pranua dhe ne ora 10-të filloi sulmi I tyre.

Forcat shqiptare në Myçybabë nuk kalonion 120, dhe gjat ditës këtij numri iu shtuan edhe pak vetë. Partizanët u zbrapsën katër herë dhe u ndoqën deri në Pisjan. Numri i tyre vinte e shtohej gjithnjë duke u shtuar me serb të katundeve të Anamoravës.Në mbrëmje partizanët e bënë edhe nji sulm. Në këtë fazë të luftës u plagos komandanti i forcave shqiptare Ymer Myçibaba dhe shum të tjrerë u vranë. Armiku që mësynte prej tri anëve në ora tetë hynë në katund, nga i cili gratë dhe fëmijët ishin larguar me kohë dhe ishin vendos ne Kokaj, e Llocë. Një orë më vonë flaka iu dha shtëpive. Komandanti Ymer Myçybaba i plagosur u bart dhe u vendos te nipat e tij në Kokaj , ku pas plagëve vdekjepruese ndërroi jetë dhe u vorros në fshehtësi në varrezat e fshatit.Luftarëve të Myçybabës nuk u erdhi ndihma e duhur, mbasi mijëra partisan i qenë ofruar Karadakut, si nga ana e Gjilanit ashtu edhe nga ana e Preshevës. Prezenca e tyre në pika të ndryshme i pengoi vullnetarët tonë të arrijnë në Myçibabë.Djegja e 73 shtëpive të Muçibabës u dha forcë kolonave partizane që t'i ngjiten Karadakut nga ana e Gjilanit, Preshevës, Ferizajit, Kaçanikut dhe Kumanovës. Për pak kohë , numri i tyre arriti rreth 20 000.Për ta shtuar panikun , ata atë mbrëmje dhe të nesërmen krejtësisht ose pjesërieht i dogjën edhe : Depcën, Caravajkën, Lipovicën, Seferët, Lezbalitë, Kurbalijt etj.edhe : DepcënCaravajkënLipovicënSeferëtLezbalitëKurbalijt etj.

Ndodhi në ditën e sotme më 28 nëntor

1444

Gjergj KASTRIOTI - SKENDERBEU ngriti në Krujë flamurin e Kastriotëve, shkabën e zezë dykrenore në fushë të kuqe me të cilën nisi luftën e shqiptarëve kundër pushtimit otoman.

Ky flamur u ngrit sërish, në po këtë datë, me 1912 në Vlorë nga Ismail Vlora.

------------------------------------------------

1884

Lindi Ali Asllani, në Vajzë të Vlorës. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin "Zosimea" në vitin 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Në vitin 1908 zavëndësoi për tre muj nënprefektin e Delvinës dhe u kthy përsëri në Janinë. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit "Bashkimi". Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke. Madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Mundi me i shpëtu internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës.

Në vitin 1910 u kthy në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emëru sërish nënprefekt, por me kusht që me punu në viset joshqiptare. Deri në 1912 punoi si nënprefekt në Akseqi, Ellgen dhe Boskër të Vilajetit të Konjës në Anadoll.

Mbas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914. Më pas punoi për disa kohë si nënprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit të Princ Vidit shkoi disa kohë në Itali e u kthy sërish ku administrata lokale e caktoi sekretar të përgjithshëm (10 nëntor, 1915 - 1 janar, 1917). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por, meqenëse kundërshtoi pushtimin, u pushu nga puna. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 - 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Më pas u caktu konsull në Triestë, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emëru "Zëvëndës i ngarkuar me punë" në Sofje e më pas, po aty, "sekretar i parë" dhe "i ngarkuar me punë". 

Në vitet 1930 - 1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Më 1934 përsëri asht kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emëru anëtar i Këshillit të Lartë në Tiranë. Pak kohë më pas u largu nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. Pas çlirimit asht ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre ma vonë.
Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.

Ka botu vjersha që në moshë të re. U ba i njohur me poemën "Hanko - Halla" që u botu në vitin 1942. Pak vite para vdekjes mundën të botohen disa libra të tij dhe iu lidh një pension i vogël. Ndër librat e botuar në vitet 1960 - 66 mujmë me i përmendë:

"Vidi - vidi pëllumbeshë" (1960),
"Shqipëria kryesorja" (1961),
"Vajzat dhe dallëndyshet" (1964),
"Kur merr zjarr rrufeja" (1966) dhe pas vdekjes iu botua
"Poezia shqipe" 1973.

Është autori i këngës së njohur "Vlora, Vlora".

Pas viteve 90 iu botuan disa libra si:
"Poezi të zgjedhura" në 1996, dhe
"Vidi, vidi pëllumbeshë" në 1999.

-------------------------------------------

1912

U shpall pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Vlora.

--------------------------------

1937

Lindi shkrimtari, gazetari dhe skenaristi i disa filmave të njohur, Anastas Kondo. 

Pasi mbaroi Politeknikumin e Tiranës vazhdoi studimet e larta në Shën Peterburg, në Rusi, ku u diplomua si inxhinier Paleontolog. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë në Institutin e Studimeve Gjeologjike të Naftës në Kuçovë, e më pas në Fier. Eshtë autor i disa teksteve e studimeve shkencore, që hodhën themelet e shkencës së Mikropaleontologjisë në vendin tonë. Ai njihet gjithashtu si shkrimtar, gazetar e skenarist i një sërë filmash. Ndër vëllimet e tij me tregime veçohen: "Ura", "Kur mbaron e vdes burri", "Portat e diellit", "Pse e vranë Odisenë", "Kio", "Njerëz dhe gurë", "Kur zbardhi një ditë". Disa filma janë realizuar me skenar të tij si "Misioni përtej detit", "Dimri i madh", "Kur zbardhi një ditë", "Partizani i vogël Velo", etj.

Vdiq me 19 maj 2006.

 -------------------------------

1940

Ndodhën protesta e shqiptarëve për pushtimin grek.

Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen. 

Shifrat e terrorit ndaj çamëve gjatë vitit 1940 

Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë. 

--------------------------------

1944

Kapidani i Mirditës, Gjon Markagjoni bashkë me djalin e tij Ndue Gjomarkun u arratisën nga Shqipëria dhe shkunë në Merano (Itali).

-------------------------------

`1944

Nga Shqipëria Administrative u largu edhe ushtari i fundit hitlerian dhe trupat komuniste morën kontrollin e pushtetit.

-----------------------------------

1955

Lindi në Prekaz të Poshtëm (Shqipëri Irredentiste), Adem JASHARI, komandant legjendar dhe hero i rezistencës së armatosur kundër Serbisë. Ishte vizionar dhe e pa se zgjidhja e chashtjes së nuk mun bahej me mjete paqësore. Nisi punën e organizmit me një numër të vogël familjarësh e shokësh. Shkoi për me u stërvitë në Shqipëri ku u arrestu nga regjimi i asaj kohe. 

U kthy në Kosovë dhe vazhdoi mënyrën e tij të rezistencës. Me 5 mars 1998 kullat e Jasharëve u rrethunë për herë të tretë. Nisi beteja e ashpër dhe e pabarabartë. Në betejën që zgjati dy ditë u vranë 58 veta. Ndër ta edhe vetë Adem Jashari.

-----------------------------------------

1993

Në Prishtinë del numri i parë i revistës SHPRESA, ku do dalin 84 numra deri më 2006, pastaj nga Shtëpia Botuese SHPRESA do të botohen 66 libra të llojllojshme.

------------------------------------------

1997

U ba paraqitja e parë publike e UChK-së. Ushtarët e UChK-së që dolën publikisht të veshur me uniforma ushtarake ishin: Mujë KRASNIQI, Daut HARADINAJ dhe Rexhep SELIMI.

-------------------------------------

1998

Kushtetuta e Shqipërisë u adoptu më 28 nëntor 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike".

Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv. 

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përbahet nga Preambula, ku paraqiten motivet e nxjerrjes së kushtetutës dhe aspiratat e kombit shqiptar për të ardhmen, si dhe tetëmbëdhjetë pjesë që mbulojnë parimet themelore, kartën e të drejtave, degët e qeverisë, institucionet e pavarura, forcat e armatosura, si dhe dispozitat kalimtare.

 

 

Në ditën e sotme 27 nentor

 
1505. -  Vdiq sundimtari rus Ivan III Vasileviç, i quajtur "Ivani i Madh", i cili e bëri Rusinë shumë të fuqishme.
 
1676. - Turqia dhe Polonia kontraktuan paqe në Zuravne.
 
1806. - Mbreti francez Napoleoni I Bonaparta pas fitores ne Jen mbi Prusinë e mori edhe Berlinin.
 
1858. - Ka lindur burreshtetasi amerikan Teodor Ruzvelt, presidenti i SHBA-së nga viti 1901 deri në vitin 1909, politika e të cilit krijoi forcë botërore nga Amerika e deritanieshme e izoluar.
 
1867. - Revolucionari italian Gjuzepe Garibardi e filloi marshin në Romë në tentim ë ta çlirojë qytetin nga pushteti i papës.
 
1922. - Nën presion të lëvizjes franceze të Benito Musolinit, qeveria italiane dha doqëheqje.
 
1971. - Qeveria e Kongos kumtoi se emri i stetit është ndërruar në Republika e Zairit.
 
1973. - Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara arritën në Kajro që ta sigurojnë linjën e ndarjes mes forcave egjiptiane dhe izraelite.
 
1991. - Republika sovjetike Turmenistan e shpalli pavarësinë nga Moska.
 
1994. - Festivali "Vera e Ohrit" është pranuar në Unionin evropian të festivalit.

Në ditën e sotme me 26 dhjetor

1194. - Lindi Frederiku II-të, perandor romak në periudhën 1220-1250, i njohur për opozitën e tij ndaj autoritetit të Papës.
 
1792. - Lindi Carls Babixh, matematikan dhe shpikës britanik, pionier i makinave llogaritëse moderne.
 
1805. - Nënshkruhet traktati i Presburgut midis Austrisë dhe Francës. Austria dorëzoi shumë nga zotërimet e saj dhe Napoleoni konsolidoi pozicionin e tij të fuqishëm në Europë.
 
1890. - Vdiq Hajnrih Shliman, arkeolog gjerman dhe gërmuesi i Trojës.
 
1893. - Lindi Mao Ce Duni, burrë shteti dhe një nga themeluesit e Partisë Komuniste Kineze. Ai ishte Kryetar i Republikës Popullore të Kinës nga viti 1949 deri në vitin 1959, vit kur lëshoi këtë post dhe vazhdoi të qëndrojë në krye të Partisë Komuniste derisa vdiq në vitin 1976.
 
1898. - Pier dhe Mari Kyri dhe G.Bemont zbulojnë radiumin.
 
1906. - Premiera e filmit të parë në botë me personazhe, "Historia e Keli Lang" shfaqet në Atenaum Holl të Melburnit në Australi.
 
1922. - Lenini përfundon pjesën e parë të asaj që njihet me emrin "Testamenti i Leninit", në të cilin ai kritikonte kolegët e tij dhe sugjeronte reforma. Pjesën e dytë ai e nxorri më 4 janar.
 
1941. - Ndërsa forcat japoneze rrethohen, gjenerali amerikan Dagllas Mekartur shpall Manilën qytet të lirë dhe fillon të tërhiqet.
 
1957. - Vdiq Sharl Pate', pionieri i filmit francez.
 
1975. - Aeroplani rus Tupolev 144 bëhet aeroplani i parë supersonik në botë që hyn në shërbim të rregullt. Ai u përdor për transportin e postës nga Moska për në Alma-Ata.
 
1989. - Një ditë pas njoftimit për ekzekutimin e diktatorit të rrëzuar Nikolae Caushesku, Fronti i Shpëtimit Kombëtar të Rumanisë emëron një qeveri të re të kryesuar nga Jon Iljesku.
 
1990. - Rumania dëbon ish-mbretin Mikel vetëm disa orë mbas kthimit të tij nga një mërgim 43 vjeçar.
 
1995. - Një ndërtesë, në të cilën ndodheshin refugjatë, në pritje të marrjes së azilit, në Dortmund të Gjermanisë, u dogj  dhe si rezultat i saj gjetën vdekjen tre fëmijë nga provinca e Kosovës, ndërsa katërmbëdhjetë të tjerë u dëmtuan.
 
1996. - Në fshatin Malkoec, të Këçrovës vdiq Sajko Mitrevski, maqedonasi më i vjetër (i atëhershëm 110 vjeçar). Ka lindur në fshatin Malkoec, më 16 shkurt të vitit 1886
 
1996. - Një i dënuar në burgun e Barnaulit (Siberi), i dënuar me vdekje në vitin 1995 për kanibalizëm, u dënua sërishmi me të njëjtin dënim, sepse vrau dhe tentoi të hante shokun e qelisë.
 
1997. - Vdiq  poeti i njohur portugez Rui Knopflu në moshën 65 vjeç, pas një sëmundjeje të gjatë. Ndër librat e tij më të njohur janë "Ilha de Prospero","Pais dos Outros" dhe "O Monhe das Cobras".
 
1999. - Izraeli i dha lirinë 24 të burgosurve politikë palestinezë me rastin e Ramazanit, muaji i agjërimit mysliman.
 
2000. - Më shumë se 80 persona humbën jetën në Itali në aksidente rrugore gjatë festës së Krishtlindjeve. Nga data 22 deri me 26 dhjetor, që janë edhe ditë pushimi në Itali, 82 persona vdiqën, ndërsa 1 650 të tjerë u plagosën në aksidente të qarkullimit rrugor.
 
2006. - Në shpërthimin e një naftëpërçuesi në paralagjen e Lagosit humbën jetën më shumë se 850 njerëz, ndërsa 60 u dërguar në spital me djegie të rënda të shkallëve të ndryshme.

Në ditën e sotme me 25 nëntor

Në ditën e sotme më 25 nëntor


1562. - Në Madrid lindi Feliks Lope de Vega, njëri prej shkrimtarët më të mëdhenj spanjollë të "periudhës së artë" të letërsisë spanjolle. Ndër të tjerash ka shkruajtur edhe 2.200 vepra, prej të cilat janë ruajtur më shumë se 400. Vdiq në Madrid, më 27 gusht të vitit 1635.
 
1758. - Britanikët e okupuan Senegalin.
 
1844. - Lindi inxhinieri gjerman Karl Fridrih Benc, i cili në vitin 1885 konstruktoi njërin prej automjeteve të para. E themeloi kompaninë "Benc" për përpunimin e motorëve prej benzinës dhe automjeteve.
 
1874. - Spanja shpallet monarki kushtetuese dhe në pushtet kthehet Dinastia e Burbonëve. Në 1876 u soll sipas formës kushtetutë liberale gjegjësisht kushtetutë reaksioniste-monarkiste, e cila mbeti në fuqi deri në vitin 1931.
 
 
1915. - Lindi diktatori i Kilit gjeneral Augusto Pinoçe Ugarto, i cili me ndihmën e SHBA-së në vitin 1973 me goditje ushtarake e hoqi presidentin e Kilit Salvador Alende. Nga pushteti ra pas humbjes zgjedhore në vitin 1990, por si senator i përjetshëm pati ndikim të madh deri në vitin 1998, kur u arrestua në Londër me kërkesë të Spanjës e cila kërkoi ekstradimin e tij.
 
1920. - Në Shkup shpërtheu greva e 120 punëtorëve rrobaqepës, të cilët kërkonin zmadhimin e mëditjes për 10 për qind dhe vendosjen e orarit tetëorësh. Punëdhënësit ishin kategorikë kundër plotësimit të kërkesave modeste të grevistëve, por megjithatë greva përfundoi me sukses të pjesërishëm.
 
1965. - Është kryer goditje ushtarake në Kongo. Gjenerali Mobuto e rrëzoi presidentin Kasavubu
 
1968. - Vdiq shkrimtari amerikan Apton Bill Sinkler, autor i disa romaneve me temë sociale, akte politike dhe sociale me të cilat i përshkruan ngjarjet në SHBA. Veprat: "Xhungla", "Metropoli", "Xhimi Higins", "Fundi i botës", "Ndërmjet dy botërave", "Agjenti presidencial", "Bota e cila duhet pushtuar", "Misioni presidencial".
 
1971. - Danimarka dhe Norvegjia si anëtare të para të NATO-s vendosën marrëdhënie diplomatike me Vietnamin
Verior.
1974. - Në Britani të madhe jashtë ligjit është vendosur Armata republikane terroriste irlandeze, katër ditë pas vendosjes së eksplozivit në dy pabe në Birmingam me ç'rast humbën jetën 21 persona.
 
1991. - Në Londër vdiq rok-ylli, Fredi Merkjuri (45), i cili ishte i sëmurë nga sida.
 
1998. - Kancelari Gerhard Shreder kryesonte me seancën e parë të qeverisë së Gjermanisë të mbajtur në Berlin pas Luftës së dytë botërore.
 
2005. - Presidenti palestinez Mahmud Abasa e hapi kalimin kufitar Rafa, nga Ripi i Gazës në Egjipt me çka u mundësoi palestinezëve për herë të parë nga viti 1967 të hyjnë në këtë shtet fqinj dhe përmes tij edhe më larg në botë, pa kontrollin e forcave izraelite.

Admin

Ndodhi ë ditën e sotme më 24 nëntor

1901
Shahin Kolonja filloi botimin në Sofje të Bullgarisë të së përdyjavshmes "Drita" në gjuhën shqipe. Ajo luajti rol në zgjimin e identitetit kombëtar ndër shqiptarë.
1892
U lind në Ziçisht të Korçës publicisti dhe shkrimtari i shquar Kostandin Anastas Çekrezi. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore emigroi në Amerikë. U diplomua në Universitetin e Harvardit. Njihet si botues i periodikut "Iliria" që zgjati 6 muaj që prej marsit 1916. Çekrezi punoi si Komisioner i lartë i Shqipërisë në Uashington dhe është autor i një numri librash në shqip dhe anglisht, ku veçohen vëllimet për historinë e Shqipërisë. U nda nga jeta në moshën 67 vjeçare në vitin 1959.
1887
Pushoi së botuari revista mujore "Flamuri i Arbrit", themeluar nga De Rada në vitin 1883 në Maki dhe Kozencë. Pavarësisht censurës turke e greke ajo u lexua gjerësisht nga shqiptarët në Ballkan.