Monografia
Procesi edukativo-arsimor në këtë shkolllë ka filluar në vitin shkollor 1983/84. Deri në këtë vit shkollor kjo shkollë funksiononte si paralele e ndarë e shkollës së atëhershme “ Vuk Karaxhiq”.
Me vendimin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, të datës 25.09 .1985, kjo shkollë është pavarësuar nga shkolla e lartëpërmendur due u emërua: Shkolla fillore ”Abaz Ajeti”. Po na data e lartëpërmendur në gjirin e kësaj shkolle futet paralela e ndarë fizike e fshatit Velekicë. Viti i parë shkollor i kësaj shkolle është viti 1986/1987. Drejtor shkolle emërohet, Shaip Ismajli.
Nga klasa e I-VI kishte 30 paralele. Nga klasa e I-VIII, vijonin mësimin 1707 nxënës. Ishin të punësuar 60 punëtor arsimorë, të cilët të gjithë ishin të kulifikuar. Funksiononin dy paralele parafillore.
Më 07.11.1989, në shkollën amë u formua edhe paraljelja për fëmijët me nevoja të veçanta, e para në komunën e Gjilanit. Ishin të regjistruar dhe vijonin mësimin 4 nxënës. Procesi edukativo-arsimore e udhëhoqi arsimtarja, Zijavere Naxhaku, arsimtare e mësimit klasor.
Me vendimin e Kuvenit Komunal legjitim, të datës 01.09.1992, paralelja e ndarë fizike në Velekincë, pavarsohet nga shkolla amë.
Nga data 17. 10. 1990, zavensdrejtor shkolle zgjidhet, Zejnullah Zejnullahu. Nga data 03.04. 1995, i njejti emërohet drejtor shkolle ndërsa më 01 09 1995 zavensdrejtor emërohet Sadik Nuhiu.
Pos orëve të rregullta, organizoheshin edhe aktivitete të lira me nx. nëpër seksione të ndryshme. Seksioni letrar ”Naim Frashëri”në vitin shk. 1986/87 nxori fletushken e parë të kësaj shkolle ”Gëzimi – Radost” nën udhëheqjen e arsimtarëve Vehbi Bislimi dhe Fatmir Latifi. Pati edhe aktivitete të tjera nga lëndët e tjera. Në v.shk. 1989/90 u formua paralelja e parë në komunën e Gjilanit për fëmijë me nevoja të veçanta-e udhhoqi mësuesja Zjavere Naxhaku. Më 1994 defektulogu. U hap ambulanca në shkollë.
Në vazhdimësi shtohej numri i nxënësve dhe i paraleleve.U shtuan edhe ndërresat e punës,punoi nëkatër ndërresa, me orë mësimore prej 30'. Me vendimin e KK të Gjilanit,të datës 01.09.1992 paralelja e ndarë fizike e velekincës pavarësohet. Sot “Mulla Idrizi”. Gjatë viteve 1985 – 1990 puna në shkollat shqipe të Kosoves (e mësimdhënësve) përcillet vazhdimisht në aspektin ideopolitik nga pushteti sërb. Merreshin masa ideopolitike, bëhej diferencimi ideopolitik, korrigjoheshin planprogramet (në gjuhën shqipe, në histori, në kul. muzikore). Syçeltësia e mësimdhënësve të shkollës sonë qe në nivel. Çdo ditë, në Kosovë, shfaqej dhuna sërbe ndaj shkollës shqipe. Fundi i v.shk. 1988/89 ishte i rëndë. Nëpër shumë shkolla të Kosovës nx. shqiptarë u helmuan. Në shkollën tonë u helmuan shumë nx., por 63 nx. më rëndë. Reagimin më të theksuar kundër dhunës sërbe bënë minatorët e “Trepçës” kur u ngujuan në zgafella, në grevë prej 20.02.1989 - 28.02.1989. Punëtorët e shkollëssonë u solidarizuan me ta prej 24.02 - 28.02.1989. Vazhduan protestat e popullit shqiptar. Mësimi u bojkotua nga 03 shtatori 1991 deri më 20 janar 1992. Ky v.shk. përfundoj më 09 korrik 1992. Nx. e shkollave të mesme u përzunënga objektet shkollore. Në shkollën tonë erdhën nx. e shk.m. “Marin Barleti”. Filloj mësimi paralel pa financim, e dikur me vetëfinancim nga populli. Punoi në kushte të vështira, por me zell. Sukseset nuk mungonin. U botuan dëftesat e para të Republikës së Kosovës. Drejtori Shaip Ismajli (pasi ishte i sëmur në shtëpi) i nënshkroi vetëm dëftesat e klases VIII-1 pas zgjedhjes së Këshillit të shkollës, me 01.09.1995 drejtor emërohet zvd. i deri atëhershëm Zejnullah Zejnullahu. Në shkollë punonte edhe administrate tjetër.
Pedagogu Rifat Maloku prej 1988/89 (12 vjet punoi si pedagog) Sekretari Hevzi Matoshi prej 26.02.1986 deri 1999. Ky dhjetëvjeçar ishte I rëndë për shkollën shqipe në Kosovë deri në v.shk 1998/99 kur intervenoi NATO-ja v.shk 98/99 mësimi u ndërpre. Ky vit shkollor përfundoj në shtator të vitit 1999 në shkollën tonë,gjatë bombardimeve u instaluan forcat sërbe. Ata demoluan brendinë e objektit dhe zhduken dokumentacionin. Përkundër vështërsive, punohej dhe sukseset nuk mungonin. Letrarët rifilluan nxerrjen e fletushkës më 1996. Tani emërtuar ndryshe. Ndër propozime të shumta,u pranua propozimi i arsimtarit të gjuhës shqipe Vehbi Bislimi që revista të quhet “Xixat”. Kështu, më 24 prill 1996 doli numri i parë I revistes letrare të shkollës sonë që botohet për çdo vit për Ditën e shkollës.
Yllëza Berisha nx. e shk. sonë, më 1997 botoi librin e pare me vjerrsha, me titull ,,Dëshirë’’. Pas luftës zhgjidhet drejtori tjetër, Halim Jerliu në.v. 2000-2003. Pastaj zgjidhet Rifat Maloku deri më 06.02.2007. Me 06 shkurt 2007 drejtoreshë emërohet Bahrije Veseli, e cila nga 04 marsi 2004 ishte zvd. Tani zvd. bëhet Rifat Maloku i cili,pas shkarkimit të drejtoreshës,gjatë vitit shkollor 2008/09,
Ushtron edhe detyrën e drejtorit deri në zgjedhjet të drejtorit të ri pasi këto ditë deri sa del revista,konkursi për drejtor është i hapur.
Pas luftës filluan reformat në arsim.U organizuan seminare. Arsimtarët e shkollës sonë morën pjesë në to dhe të gjithë morën certifikata nga ato seminare.
Profesor Fatmir Latifi mori titullin trajner i MKLSH-së me njohje ndërkombëtare dhe mbajti shumë seminare për aftësimin e arsimtarëve të tjerë nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës. Bashkëpunëtorë të tij nga shkolla jonë ishin Nexhat Rexha dhe Sherafedin Kadriu. Nexhat Rexha botoi tekstin e gjeografisë për kl.VIII. Demir Krasniqi ka botuar deri më tani 14 vepra (është i përfshirë në librin e Hasan Hasanit ,,Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001”. Demiri, më 1999, themeloi grupin muzikor të shkollës sonë ,,Tefta Tashko”. Xhevat Latifi është anëtar i SHSHK. Ka botuar ca vepra.Hetem Arifi ka botuar ca vepra. Pos revistës ,,Xixat”, Për Ditën e shkollës botohet edhe gazeta e murit. Me 1997 u botua revista shkollore ,,Fonema” kryeredaktor Sherafedin Kadriu. Me 2003 revista ,,Yllësia”
Kryeredaktor Sherafedin Kadriu. Më 2008, nx.kl.VIII-2 nxorën revistën e klasës ,,Revista”. ORSH u formua 1997. SHDF gjithashtu funksionon në shkollë.
Në pamundësi për t’i përmendur të gjithë nxënësit pjesmarrës nëpër gara të ndryshme,në lami të ndryshme ndër vite, të cilëve u kërkoj ndjesë, po përmend Tribun Ferizin kl.III-3 (tash student në Amerikë) që mori pjesë në garat gjithkombëtare të recitatorëve. Labinotë Demi zuri vendin e pare në gjuhë shqipe në garat komunale. Xhenana Azizi në vitin 2000 si nxënëse e klasës së VI, zuri vendin e parë në garat komunale ne Matematikë.
Në festivalin muzikor ,,Gjeniu i vogël”më 2004/05 nx. e kl. IV-2 (tani nx. e kl. IX-2) Ilire Ismajli zuri vend në Dhjetëshen e pare, mbajtur në Tiranë.
Në garat e karatesë me karakter ndërkombëtar Elhami Shabani (tani nx. i kl. IX-3) zuri vendin e pare në Shkup, mbajtur më 2007. Ky ka edhe shumë medalje të tjera.
Vehbi Bislimi