TEMPERATURAT E ULËTA NGRIJNË EDHE UJËVARËN E NIAGARAS (VIDEO)
09.01.2014
Një koleksion fotografish spektakolare kanë treguar momentin, kur uji i ujëvarës ka ngrirë para se të binte poshtë.
Fatmirësisht, temperaturat e ulëta nuk do të vazhdojnë dhe për shumë kohë, pritet që javën që vjen temperaturat të rriten dhe akulli në ujëvarë të shkrijë.
Fotot e pabesueshme tregojnë ujin e ujëvarës, i cili ka mbetur pezull në ajër. Ky fenomen nuk kishte ndodhur që në vitin 1848, ku ujëvara ngriu aq shumë sa njerëzit mund të ecnin në akull.
I ftohti polar në Shtetet e Bashkuara ka kaluar nga perëndimi në lindje dhe veri të vendit, duke vendosur rekord në temperatura të ulëta, nga Bostoni në Birmingam, duke lënë 21 persona të vdekur, njoftojnë autoritetet.
Disa pjesë të shtetit, kanë përjetuar temperatura që janë më të ulëta sesa në Antarktik.
Në këtë fenomen, për të cilin sinoptikët thonë se nuk është edhe aq i pazakonshëm, të gjitha 50 shtetet amerikane kanë përjetuar temperatura ngrirëse gjatë të martës
Niagara video
Kuriozitete
Wikipedia strehon mbi tre milionë artikuj në anglisht
Versioni në anglisht i enciklopedisë së internetit të prodhuar nga përdoruesit, Wikipedia strehoi artikullin e saj të tremiliontë të hënën – një e dhënë rreth një aktoreje norvegjeze.
Wikipedia shpalli rekordin në faqen e saj en.wikipedia.org. “Wikipedia në versionin anglisht falenderon kontribuesit e saj për krijimin e më se 3,000,000 artikujve,”- thuhej në të.
Wikipedia tha se artikulli i tremiliontë ishte rreth Beate Eriksen, një aktore filmash e televizioni dhe regjisore norvegjeze 48-vjeçare.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kuriozitete
Kuriozitete
- .... Evropa është kontinenti i vetëm i cili nuk fillon me shkronjën A. ------------------------------------------------------------------------------------