Kulturë Muzikore


Edukatë muzikore
Klasa e VI-të, 1 orë në javë , 37 orë në vit
 
Hyrje
 
Muzika është pjesë e formimit kulturor dhe nevojë e përhershme e njeriut. Ajo komunikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kreative me tërë qenien e tij duke ia formuar ambientin tingëllor. Nisur nga roli i muzikës në jetën e njeriut dhe ndikimit që ka në të, del edhe rëndësia e formimit edukativ-muzikor. Edukata muzikore në shkollën fillore dhe të mesme të ulët ka për detyrë t’u japë mundësi nxënësëve të aftësohën para se gjithash për:
dëgjim selektiv dhe aktiv të muzikës në programet e mjeteve të informimit dhe shfaqjeve muzikore;
pjesmarrje në formacione korale dhe veprimari tjera muzikore;
arsimim të mëtutjeshëm që nënkupton interesim më të gjerë me përgaditje për ndonjë profesion ku muzika është pjesë përbërëse.
 
Qëllimet dhe objektivat e përgjithshme
 
Të sjellë gëzim, emocione positive dhe të zgjojë interes për veprimtari të ndryshme muzikore;
Të formoj qëndrim pozitiv ndaj muzikës kombëtare dhe botërore;
Të zhvillojë përgjegjësinë dhe kuptimin për pjesmarrje në muzikimin e përbashkët;
Të këndohet dhe të luhen pëmbajtje muzikore;
Të bëhet dëgjimi aaktiv i muzikës duke i përjetuar dhe njohur cilësitë e saj;
Të aftësojë për zgjedhjen e prograneve muzikore dhe të edukojë për ambient të shëndoshë tingullor;
Të zhvillojë kritere për vlerësim dhe mendim kritik;
 
Objektivat specifike
 
të zhvillojë aftësitë muzikore (ndjenja ritmike, melodike e harmonike, formimi edtetik dhe muzikaliteti) si dhe shkathtësitë interpretuese;
të njohin veprat muzikore, krijuese dhe interpretuese;
të kuptohen konceptet themelore, ligjshmëritë dhe informacionet mbi mjetet, shprehjet elementare muzikore, format dhe llojet të cilat mundësojnë të kuptuarit e muzikës;
të krijojë muzikë dhe të shprehë imagjinimet tingullore personale;
të shprehë përjetime dhe përftyrime muzikore përmes lëvizjes, vallëzimit, shprehjes figurative dhe gjuhësore;
të mundësojë njohjen e ndërlidhjes së muzikës me gjuhën amtare, të huaj dhe me artet tjera;
të njihen shenjat themelore të shkrimit muzikor si dhe orientimi elementar në të;
të ushtrohët zbatimi i teknologjisë bashkohore muzikore;
të jepen informacione aktuale mbi shkollimin muzikor dhe profesionet muzikore.