Kl. Dytë



GJUHË SHQIPE
7 orë në javë, 259 orë në vit
HYRJE
Gjuha është element kryesor i identitetit individual e kombëtarë. Prandaj, mësimi i gjuhës amëtare në shkollë ka peshë të vaçantë sepse kryen funksion të dyfisht: si lëndë parësore mësimore dhe si gjuhë mësimore për lëndët e tjera shkollore. Mësimi i gjuhës amtare në shkollë, si lëndë me karakter kombëtarë, ka për synim krijimin e vetëdijes mbi rëndësin e gjuhës dhe përvetësimin e saj gradual. Në këtë funksion është konceptuar programi i kësaj lënde për klasën e dytë. Sikurse programi i klasës paraprake edhe ky është organizuar në kuadër të kategorive: të dëgjuarit dhe të folurit; të lexuarit; të shkruarit dhe të nënkategorive: kulturë e të dëgjuarit dhe të folurit, kulturë e të lexuarit dhe kulturë e të shkruarit; tekste letrare dhe joletrare si dhe njohuri gjuhësore. Nëpërmes të këtyre aktiviteteve realizohen përmbajtjet programore të cilat janë në përputhje me moshën dhe nivelin e nxënësve. Përvetësimi i njohurive themelore për sistemin e gjuhës shqipe për tekstet letrare e joletrare, formimi kulturor, komunikimi, toleranca, argumentimi etj. janëdisa nga kërkesat themelore të këtij programi që ndikojnë dhe mundë-sojnë rritjen dhe zhvillimin e përgjithshme e individual të nxënësit.
QËLLIMET
Mësimi i gjuhës shqipe në klasën e dytë ka për qëllim që nxënësi:
• Të përvetësojë dhe të zgjerojë mënyrat e komunikimit
• Të përvetësojë dhe të thellojë njohurit themelore gjuhësore;
• Të kuptojë dhe të dallojë tekstet letrare dhe joletrare.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të njohë
Tekste të shkurtëra letrare dhe joletrare
Të kuptojë
Tekste të shkurtëra letrare dhe joletrare
Fjalët e ndryshueshme
Në kuptimin
Të zbatojë
Njohuritë e fituara gjuhësore: fonetikore dhe gramatikore
Njohuritë e fituara mbi modelet e teksteve letrare dhe joletrare
Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat
Në kuptimin e të menduarit të pavarur për atë që dëgjon, flet, lexon
apo shkruan
Në kuptimin e sjelljes personale (qëndrimi, mirësjellja, toleranca,
vullneti, bashkëpunimi, etj.)
KATEGORIA
I. TË DËGJUARIT DHE TË FOLURIT
Nënkategoritë
I. 1 Kulturë e të dëgjuarit dhe të folurit
I. 2 Tekstet letrare dhe joletrare
I. 3 Njohuri gjuhësore
KATEGORIA
II. TË LEXUARIT
Nënkategoritë
II. 1 Kulturë e të lexuarit
II. 2 Tekstet letrare dhe joletrare
II. 3 Njohuri gjuhësore
KATEGORIA
III. TË SHKRUARIT
Nënkategoritë
III. 1 Kulturë e të shkruarit
III. 2 Tekstet letrare dhe joletrare
III. 3 Njohuri gjuhësore
Vërejtje: Përmbajtja e nënkategorive realizohet në funksion të të tri kategorive kryesore