Kimi


 

Mësimdhënës:
Basri Rudaku: VIII 1,2,3 nga 2 + IX 1,2,3,4,5,6 nga 2 + IX 4 nga 2
Malikije Hoxha: VII 1,2,3,4,5,6 nga 2 + VIII 4,5,6 nga 2 + VII 1,2 nga 1

 
KIMI
klasa VII2 orë në javë, 74 orë në vit
HYRJE
Lënda e kimisë për herë të parë në planet dhe programet mësimore, si lëndë e veçantë fillon nga klasae VII. Nxënësit tani kanë njohuri paraprake nga lëndët njeriu dhe natyra, biologjia, fizika etj., për disa veti të materialeve të ndryshme, për dukuri dhe ndryshime që ndodhin në natyrë. Kimia është shkencë natyrore, eksperimentale e cila objekt studimi ka strukturën, vetitë dhe ndryshimet e materies (substancave), si dhe ligjet në bazë të të cilave kryhen këto ndryshime. Kimia ka rolin kryesor në
prodhimin e ushqimit, barërave, tekstilit, metaleve, masave plastike, materialeve ndërtimore,karburantëve, plehërave kimike, pesticideve dhe shumë lëndëve të tjera me rëndësi jetësore e industriale. Zhvillimi i kimisë ka ndikuar në përparimin e shkencave tjera. Kimia shfrytëzon
edhe të arriturat e shkencave të tjera, si fizikës, matematikës, biologjisë, informatikës etj. Kimia nxit dhe zhvillon të menduarit kritik për të kuptuar, shpjeguar, sqaruar e analizuar përbërjen e materies dhe proceset që zhvillohen në natyrë dhe në laboratorin e kimisë.
QËLLIMET
Nxënësit të:
Zhvillojnë njohuritë dhe të kuptuarit e nocioneve kimike përmes aktiviteteve të ndryshme të cilat përfshihen në diskutime, punë eksperimentale dhe qasje të ndryshme të hulumtimit të problemeve.
Frymëzojnë dhe të vlerësojnë se kimia si shkencë eksperimentale është pjesë e jetës sonë e cila e ndihmon dhe e përcjell njeriun gjatë tërë jetës.
Zhvillojnë dhe të kultivojnë shprehitë dhe shkathtësitë për përdorimin e substancave kimike, mjeteve laboratorike, për punë të pavarur teorike, eksperimentale e praktike dhe të krijojnë kulturën
për mbrojtjen e mjedisit.
Formohen si personalitet me qëndrim autonom, kritik dhe me kulturë për bashkëpunim të ndërsjelltë, me arsimtarë, prindër dhe komunitet shkollor dhe jashtëshkollor për avancimin e të menduarit kritik dhe të pavarur.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE SPECIFIKË
Nxënësit duhet:
Të njohin:
Përbërjen dhe vetitë e materies: (elementet, komponimet, përzierjet, acidet, bazat, kripërat, lëngjet, gazrat, substancat e ngurta);
Vetitë fizike: (forma, densiteti, tretshmëria, pika e vlimit, pika e shkrirjes, era, ngjyra);
Vetitë kimike: (aciditetin, bazicitetin, reaktivitetin, përcjellshmë-rinë elektrike);
Fenomenet që zhvillohen gjatë ndryshimeve kimike (transformimin e energjisë);
Strukturën e materies (atomet, molekulat, jonet).
Të kuptojnë:
Ligjet, rregullat, parimet në bazë të të cilave zhvillohen reaksionetkimike;
Formulat e komponimeve të thjeshta dhe të përbëra.
Të zbatojnë:
Sistemin periodik të elementeve për grumbullimin e informatave: (simbolet, numrin atomik, masat atomike, grupet dhe periodat, numrin e e valencës elektronike, metalet, gjysmëmetalet dhe jometalet);
Rregullat e Unionit Ndërkombëtar për Kimi të Pastër dhe të Zbatuar (IUPAC) për emërtimin e komponimeve kimike;
? Shprehjet matematike të formulave për përgatitjen e tretësirave me përqendrime të ndryshme.
Të analizojnë:
Vetitë fizike dhe kimike (reaktivitetin e substancave elementare dhe të komponimeve);
Shdërrimet fizike dhe kimike (llojet e reaksioneve, reaktantet dhe produktet dhe barazimin e reaksioneve kimike).
Të sintetizojnë:
Elementet (hidrogjenin, oksigjenin, azotin etj.);
Komponimet e thjeshta kimike (oksidet, kripërat, bazat, acidet).
Të vlerësojnë:
Rëndësinë e substancave kimike për jetë;,
Efektet eventuale negative të disa substancave për mjedisin dhe
ruajtjen e tij.
 
KLASA VIII 2 orë në javë, 74 orë në vit
HYRJE
Lënda Kimia 8, paraqet vazhdimësi të lëndës së kimisë të filluar në klasën e 7-të. Në klasën e 8 do të zhvillohen përmbajtjet programore: njehsimet kimike – stekiometria, shpejtësia e reaksioneve kimike, elementet kimike (metalet, jometalet dhegjysmëmetalet), vetitë dhe komponimet e tyre. Gjithashtu, do të përfshihen përmbajtjet që ndërlidhen me
mbrojtjen e mjedisit.
QËLLIMET
Nxënësit të:
Zgjerojnë dhe të thellojnë njohuritë për njehsimet në kimi, shpejtësinë e reaksioneve kimike dhe ekuilibrin (drejtpeshimin) kimik, elementet kimike, vetitë dhe komponimet e tyre.
Vlerësojnë se kimia si shkencë eksperimentale është pjesë e jetës sonë e cila e ndihmon dhe e përcjell njeriun gjatë tërë jetës, duke e ndihmuar zhvillimin e shoqërisë, shkencës, ekonomisë, kulturës dhe teknologjisë.
Zhvillojnë dhe të kultivojnë shprehitë dhe shkathtësitë përmes aktiviteteve të ndryshme, punës eksperimentale dhe qasjeve të ndryshme të hulumtimit të problemeve për punë të pavarur teorike e praktike dhe të krijojnë kulturë për mbrojtjen e mjedisit.
Të formohen në rrafshin teoriko-praktik si personalitet me qëndrim autonom, kritik dhe me kulturë për bashkëpunim kolegjial të ndërsjelltë me: arsimtarë, prindër dhe komunitetin shkollor dhe jashtëshkollor për avancimin e të menduarit kritik dhe të pavarur të aktivitetit të shkollës.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE SPECIFIKË:
Nxënësit duhet:
Të njohin:
Konceptin e molit, masës molare dhe vëllimit molar.
Vetitë e elementeve dhe të komponimeve të tyre.
Proceset e përfitimit të metaleve, gjysmëmetaleve dhe jometaleve.
Të kuptojnë:
Teoritë, ligjet dhe metodat shkencore në bazë të të cilave zhvillohen reaksionet kimike.
Vartësinë e ndërtimit të sistemit periodik në bazë të vetive të elementeve.
Shpejtësinë e reaksioneve kimike dhe faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksioneve.
Të zbatojnë:
Njësitë matëse të sistemit SI dhe rregullat gjatë llogaritjeve në kimi.
Rregullat e Unionit Ndërkombëtar për Kimi të Pastër dhe të Zbatuar (IUPAC) për emërtimin e komponimeve kimike.
Pajisjet laboratorike, kimikatet, si dhe masat mbrojtëse në rast rreziku.
Të analizojnë:
Vetitë fizike dhe kimike të elementeve, si dhe të komponimeve të tyre.
Vetitë e metaleve, gjysmëmetaleve dhe jometaleve.
Shpejtësinë dhe faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksioneve kimike.
Të sintetizojnë:
Komponimet e thjeshta kimike (oksidet, acidet, bazat, kripërat
etj.).
Të vlerësojnë:
Rëndësinë e elementeve kimike dhe të komponimeve të tyre për jetë.
Efektet eventuale negative të disa substancave për mjedisin dhe masat për ruajtjen e mjedisit.
 
Klasa e IX
(2 orë në javë, 70 orë në vit)
HYRJE
Lënda Kimia 9 paraqet vazhdimësi të lëndës që është zhvilluar në Kiminë 7 dhe Kiminë 8. Njëherësh, kjo lëndë është finalizim i përmbajtjeve të parapara për këtë nivel shkollor. Në këtë klasë do të përfshihen përmbajtjet nga kimia e komponimeve të karbonit. Konkretisht ,do të shtjellohen hidrokarburet, komponimet organike me oksigjen dhe azot, si dhe ato me rëndësi të veçantë për jetë (karbohidratet, yndyrat, proteinat).
QËLLIMET
Nxënësit të:
Zhvillojnë njohuritë themelorë për komponimet e karbonit dhe vetitë karakteristike të tyre përmes qasjeve dhe aktiviteteve të ndryshme dhe punëve eksperimentale.
Vlerësojnë rëndësinë fundamentale e praktike dhe shumëllojshmërinë e komponimeve të karbonit si përbërës të organizmave të gjallë dhe si pjesë e jetës sonë, si dhe rëndësinë e tyre në lëmë të ndryshme të ekonomisë dhe për jetën e përditshme.
Zhvillojnë dhe të kultivojnë shprehitë dhe shkathtësitë për punë të pavarur teorike, eksperimentale e praktike dhe të krijojnë kulturën për mbrojtjen e mjedisit.
Formohen si personalitet me qëndrim kritik dhe me kulturë për bashkëpunim të ndërsjelltë, me arsimtarë, prindër dhe me komunitete shkollore dhe jashtëshkollore për avancimin e të menduarit kritik dhe të pavarur.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM dhe specifikË:
Nxënësit duhet:
Të njohin:
Terminologjinë, konceptet, dukuritë, faktet, teoritë dhe ligjet themelore në kiminë organike.
Vetitë e karbonit dhe të komponimeve më të rëndësishme të tij, përbërjen dhe strukturën e komponimeve organike, metodat e përfitimit të disa komponimeve organike dhe përdorimin e tyre.
Të kuptojnë:
Proceset më të rëndësishme në bazë të të cilave zhvillohen reaksionet organike.
Vetitë e komponimeve organike varen nga struktura dhe grupet funksionore që i përmbajnë në molekulat e tyre.
Të zbatojnë:
Rregullat e Unionit Ndërkombëtar për Kimi të Pastër dhe të Zbatuar (IUPAC) për emërtimin e komponimeve organike.
Përdorimin e modeleve molekulare për paraqitjen e strukturës së komponimeve të thjeshta organike.
Të analizojnë:
Përbërjen dhe vetitë e komponimeve organike.
Shdërrimet kimike dhe mënyrën e zhvillimit të disa reaksioneve të thjeshta organike.
Të sintetizojnë:
Komponimet e thjeshta organike.
Komponimet organike me përdorim në jetën e përditshme.
Të vlerësojnë:
Rëndësinë e komponimeve organike për proceset jetësore në organizëm dhe për nevojat industriale dhe jetësore. 149
Lidhmërinë midis e komponimeve organike dhe të atyre inorganike si dhe dallimet, duke u bazuar në strukturën dhe në vetitë e tyre.
Efektet eventuale negative të disa komponimeve organike përmjedisin dhe ruajtjen e tij.
BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
Që të realizohet me sukses mësimdhënia dhe mësimnxënia e planit dhe e programit të kimisë, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të shfrytëzojnë burime dhe mjete të ndryshme të informimi:
1) Laboratori (kabineti) i kimisë ose laboratori mobil.
2) Teksti i kimisë, doracak për mësimdhënës, praktikume, fletore pune dhe libra të tjerë të ngjashëm në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja.
3) Sistem periodik të elementeve, fotografi, modele, skema, diagrame, makete, koleksionar të materialeve të ndryshme.
4) Revista profesionale dhe shkencore, fjalor, enciklopedi.
5) Pajisje multimediale (programe të kompjuterëve, interneti, CD).
6) Aparat TV me videorekorder, grafoskop, fotoslajde, videokaseta që përmbajnë materiale të ndryshme shkencore me interes për nxënësit.
7) FJALORI I KIMISË, SH.B. ‘8 Nëntori” Tiranë.
8) Bardhyl Musai, METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES, Tiranë, 2003.
9) Grup autorësh, METODAT E MËSIMDHËNIES (Manual për mësuesit e rinj).
10) Literatura tjetër e nevojshme që ekziston në biblioteka dhe mjetet e tjera që gjenden në treg. Është kompetencë dhe liri e mësimdhënësit që, varësisht nga kushtet në të cilat punon shkolla, të zgjedhë burimin e informacionit dhe mjetet ndihmëse mësimore, duke i kushtuar vëmendje baraspeshës së të dhënave eksperimentale, gojore, vizuele, e me theks të veçantë në atë që është qenësore për të mësuar. Kjo përzgjedhje gjithnjë duhet të bëhet duke e ruajtur dhe duke e ngritur nivelin e cilësisë së mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Kjo liri e të zgjedhurit të burimeve mësimore duhet t’i takojë edhe nxënësit.
BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
Që të realizohet me sukses mësimdhënia dhe mësimnxënia e planit dhe e programit të kimisë, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të shfrytëzojnë burime dhe mjete të ndryshme të informimi:
1) Laboratori (kabineti) i kimisë ose laboratori mobil.
2) Teksti i kimisë, doracak për mësimdhënës, praktikume, fletore pune dhe libra të tjerë të ngjashëm në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja.
3) Sistem periodik të elementeve, fotografi, modele, skema, diagrame, makete, koleksionar të materialeve të ndryshme.
4) Revista profesionale dhe shkencore, fjalor, enciklopedi.
5) Pajisje multimediale (programe të kompjuterëve, interneti, CD).
6) Aparat TV me videorekorder, grafoskop, fotoslajde, videokaseta që përmbajnë materiale të ndryshme shkencore me interes për nxënësit.
7) FJALORI I KIMISË, SH.B. ‘8 Nëntori” Tiranë.
8) Bardhyl Musai, METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES, Tiranë, 2003.
9) Grup autorësh, METODAT E MËSIMDHËNIES (Manual për mësuesit e rinj).
10) Literatura tjetër e nevojshme që ekziston në biblioteka dhe mjetet e tjera që gjenden në treg.
Është kompetencë dhe liri e mësimdhënësit që, varësisht nga kushtet në të cilat punon shkolla, të zgjedhë burimin e informacionit dhe mjetet ndihmëse mësimore, duke i kushtuar vëmendje baraspeshës së të dhënave eksperimentale, gojore, vizuele, e me theks të veçantë në atë që është qenësore për të mësuar. Kjo përzgjedhje gjithnjë duhet të bëhet duke e ruajtur dhe duke e ngritur nivelin e cilësisë së mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Kjo liri e të zgjedhurit të burimeve mësimore duhet t’i takojë edhe nxënësit.