Këshilli i Shkollës
Këshilli Drejtues i Shkollës
Këshilli Drejtues i Shkollës është organi më i lartë vendim-marrës i shkollës themeluar në bazë të nenit 17 të Ligjit mbi Arsimin Parauniversitar1 të Republikës së Kosovës , veprimtaria e të cilit rregullohet po ashtu edhe me akt nënligjor siç është Udhëzimi Administrativ Nr. 03/2016 Këshilli Drejtues i Shkollës.
Ky Këshill sipas udhëzimit duhet të ketë përbërje përfaqësimi nga të gjithë hisedarët brenda shkollës dhe strukturave të tjera përkatëse, duke nisur kësisoj nga përfaqësimi i drejtorit i cili në KDSH ka vetëm rolin e sekretarit, pastaj përfaqësimi i mësimdhënësve, prindërve, nxënësve, stafit teknik dhe palëve të jashtme siç mund të jenë përfaqësues nga shoqëria civile, si dhe palë me interes të emëruar nga komuna.
Përfaqësimi i KDSH-së në përmbajtje me të drejtë vote ka tre (3) prind, tre (3) mësimdhënës, dy (2) përfaqësues të shoqërisë (palë me interes të emëruara nga komuna) dhe (1) një përfaqësues i nxënësve.
Këta përfaqësues do të duhej të zgjidheshin nga strukturat që i përfaqësojnë vetë ata nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Në shkollat që kanë më shumë se një mijë (1000) nxënës numri i anëtarëve duhet të ngritët në 4-4-3-2 në kategoritë përkatëse sipas paragrafit të lartpërmendur.
Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës zgjidhet në mbledhjen e parë të KDSH-së dhe në bazë të ligjit mbi Arsimin Para universitar të Republikës së Kosovës, neni 17 pika 7 kjo pozitë i takon njërit nga përfaqësuesit të prindërve pas votimit të pjesëtarëve të KDSH-së, ndërsa Drejtori i shkollës në bazë të të njëjtit ligj pika 8, ushtron funksionin e sekretarit të KDSH-së me të drejtë debati por jo të drejtë vote.
Këshilli Drejtues i Shkollës ka mandat 3 vjeçar me kushtin që anëtarët/përfaqësuesit të vazhdojnë të jenë mësimdhënës, prind dhe nxënës të shkollës përkatëse. Kryetari i Këshillit Drejtues në bazë të ligjit mbi Arsimin Para universitar, neni 17 (Këshilli Drejtues), pika 1 është i obliguar që së paku çdo tre (3) muaj të mbledh Këshillin Drejtues. Në rast se KDSH nuk formohet ose mblidhet në periudhë prej tre (3) muajsh sipas legjislacionit në fuqi, të gjitha kompetencat i kalojnë Drejtorit të shkollës, mirëpo kjo nën kushtin që Komuna përkatësisht Drejtoria Komunale për Arsim në bashkëpunim me Drejtorin e shkollës përkatëse të përpiqen vazhdimisht për formimin dhe funksionalizimin e KDSH-së sipas indikacioneve ligjore.
Këshilli Drejtues i Shkollës si organi më i lartë vendim-marrës në shkollë ka kompetenca dhe detyra të shumta karshi çështjeve të shkollës. Sipas ligjit mbi Arsimin Parauniversitar detyrat e tij klasifikohen si: të hartojë rregullat e shkollës të specifikuara në nenin 22 të po këtij ligji; të zgjedhë një përfaqësues të prindërve dhe një të mësimdhënësve nga anëtarët e KDSH-së që të marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesit në emërimin e drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe mësimdhënësve të shkollës; të ushtrojë funksionet e ndërlidhura me shfrytëzimin e buxhetit të shkollës përfshirë edhe skemën e delegimit mes komunës, organit drejtues të shkollës dhe drejtorit të shkollës; të vendos për shfrytëzimin e fondeve që i janë dhënë shkollës si kontribut nga prindërit ose donatorët tjerë; të miratojë aktivitetet jashtë kurrikulës së shkollës sipas propozimit të drejtorit të shkollës; të vendosë për kodin e veshjes së punonjësve dhe nxënësve; të shpreh pikëpamjet e veta për çështje që kanë të bëjnë me shkollën apo çfarëdo aspekti të arsimit para universitar; të miratoj listën e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera shkollore për të i përdorë në shkollë në bazë të propozimeve të mësimdhënësve të shkollës varësisht plan programeve të hartuara, brenda kufizimeve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi; të kontribuojë në hartimin e planit zhvillimor të arsimit nga komuna në raste kur ka të bëjë me shkollën përkatëse; të ushtrojë funksionet e tjera që i janë deleguar nga komuna në pajtim me ligjin. Të gjitha këto janë të bazuara në nenin 17 të Ligjit mbi Arsimin Para universitar pika 11 e cila flet për kompetencat dhe përgjegjësit e Këshillit Drejtuestë Shkollës.
Qëllimi kryesor i monitorimit të KDSH-ve është analizimi i çështjes së përfaqësimit të duhur të nxënësve në këtë organ vendim-marrës si palë e rëndësishme. Duke u bazuar në statistika të cilat do t’i ofrojë ky raport, institucionet relevante mund të ndërmarrin hapa konkret drejtë zbatimit të plotë të ligjit dhe përmirësimit të gjendjes aktuale lidhur me funksionimin e këtij organi.
1 LIGJI Nr. 04/L-032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, Përgjegjësitë e institucioneve arsimore,neni 17 Këshilli Drejtues, fq. 14 - http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/1-ligji-per-arsimin-parauniversitar.pdf
Këshillin e shkollës e përbëjnë:
- Musa Nasufi, kryetar
- Hetem Kosumi, sekretar
- Ilaz Mustafa
- Zhaklina Ibrahimi
- Ajshe Sllamniku
- Afrim Sabedini
- Zejnepe Mustafa
- Enver Bajrami
- Ismet Azizi
- Engjellushë Isufi
Detyrat dhe obligimet e Këshillit të shkollës
Ligji për arsimin e obligueshëm dhe nivelin e katërt të Arsimit në Republikën e Kosovë: Neni 17.
Organi drejtues
- Çdo institucion edukativo-arsimor dhe aftësues duhet të ketë organin drejtues. Në rast se organi drejtues nuk mund të formohet ose nuk mund të mblidhet në periudhën prej tre muajsh, funksionet e tij merren nga drejtori i institucionit arsimor, me kusht që komuna (Ministria në rastet e institucione v e t ë nivelit 4) vazhdon me përpjekjet e mëtutjeshme për t’i themeluar dhe mbajtur takimet çdo 3 muaj.
- Organi drejtues titullohet ‘‘Bordi drejtues’’.
- Bordi drejtues përbëhet nga:
- Tre përfaqësues të prindërve, nëse ka minoritete njëri prej tyre duhet të jetë përfaqësues i minoriteteve;
- Dy përfaqësues nga komuniteti (palët e interesit);
- Tre përfaqësues të mësimdhënësve;
- Në rastet e shkollave të nivelit 2 dhe 3, një përfaqësues i nxënësve i zgjedhur nga nxënësit që vijojnë shkollimin.
- Në rastet kur shkollat e nivelit 1-2 ose institucionet arsimore të nivelit 3 kanë më shumë se 1000 nxënës, numri i anëtarëve duhet të ngritet në katër, dy dhe katër në kategoritë përkatëse sipas paragrafit (3) të këtij neni. Nëse numri i nxënësve bie nën 1000, anëtarësia duhet të reduktohet në nivelin minimal, ashtu që anëtari që është zgjedhur i fundit në secilin grup kryen mandatin e tij apo saj në fund të vitit shkollor.
- Anëtarët e bordit drejtues, nga radha e prindërve, zgjedhen m e votim të fshehtë nga prindërit e nxënësve.
- Bordi drejtues ka të drejtën që të kooptojë përfaqësues plotësues pa të drejtë vote,
për të siguruar përfaqësimin e të gjitha komuniteteve që kanë numër të konsiderueshëm të nxënësve në institucionin edukativo- arsimor dhe aftësues dhe të të punësuarve dhe përfaqësuesve të shoqërisë së gjerë. - Mandati i bordit drejtues zgjat tri vjet, me kusht që ata vazhdojnë të jenë prindër të nxënësve, të jenë mësimdhënës apo nxënës. Përfaqësuesit e prindërve dhe mësimdhënësve mund të zgjedhen për mandatin e dytë.
- Kryetari i bordit drejtues zgjedhet për çdo vit nga bordi drejtues prej përfaqësuesve të prindërve. Ai /ajo mund të rizgjedhet.
- Drejtori i institucionit arsimor është sekretari zyrtar i bordit drejtues. Drejtori i raporton organit drejtues për çdo vit për aktivitetet dhe financat institucionale dhe ka të drejtën që të sugjerojë zgjedhje dhe të marrë pjesë në debate, por jo edhe të drejtën e votës. Drejtori i shkollës është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së bordit.
- Bordi drejtues i shkollës mund të ftojë drejtorin komunal të arsimit ose zëvendësin e tij/saj që të vijojë takimet e organit drejtues, në mënyrë që të ofrojë informata ose sqarime ose të pranojë pikëpamjet e organit drejtues, por pa të drejtë vote.
- Bordi drejtues i shkollës në nivelet 1, 2 dhe 3, ka detyrat dhe kompetencat si vijon:
- Të hartojë rregulloret e shkollës, që i dorëzohen komunës për aprovim.
- Të zgjedhë një përfaqësues të prindërve dhe një të mësimdhënësve që të marrin pjesë në emërimin e drejtorit, zëvendësdrejtorit, mësimdhënësve të shkollës, ne cilësinë e vëzhguesve.
- Të ushtrojë funksionet e tilla në lidhje me shfrytëzimin e buxhetit të shkollës, përfshirë edhe skemën e delegimit në mes komunës, organit drejtues të shkollës dhe drejtorit të shkollës siç janë përcaktuar në këtë ligji.
- Të vendosë për shfrytëzimin e fondeve që i janë dhënë shkollës si kontribut nga prindërit ose donatorët e tjerë;
- Të aprovojë aktivitetet shtesë të shkollës jashtë planprogramit, sipas propozimit të drejtorit të shkollës;
- Të vendosë për kodin e veshmbathjes së stafit dhe të nxënësve;
- Të shpreh pikëpamjet e tij në çfarëdo çështje që ka të bëjë me shkollën apo çfarëdo aspekti të arsimit parauniversitar;
- Të aprovojë listën e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera shkollore që do të përdoren në shkollë;
- Të marrë pjesë në formulimin e planeve zhvillimore të arsimit nga komuna, për aq sa ato kanë të bëjnë me ndonjë shkollë konkrete,
- Të ushtrojë funksionet tjera që i janë deleguar nga komuna në pajtim me ligjin.
- Bordi drejtues i shkollës mban të dhënat e sakta për të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet vjetore dhe në bazë të kërkesës, i vë ato në dispozicion për procedurat e auditimit nga komuna dhe monitorimit dhe inspektimit nga Ministria.
- Organi drejtues i shkollës konsultohet nga komuna ose Ministria, sipas nevojës, për çështjet që kanë të bëjnë me kurrikulin e shkollës ;
- Bordi drejtues i shkollës, me propozimin e drejtorit të shkollës, mund të themelojë organe të tjera konsultative brenda shkollës, ashtu siç konsideron se është e arsyeshme.
- Anëtarët nga nxënësit në organet drejtuese të shkollës nuk marrin pjesë në asnjë pjesë të takimit e as nuk marrin pjesë në diskutimet për çështjet që kanë të bë jnë me drejtorin, zëvendësdrejtorin, cilindo mësimdhënës apo punëtorë tjetër të shkollës.
- Nxënësit anëtarë të Bordit drejtues të shkollës nuk marrin pjesë në asnjë pjesë të takimit e as nuk marrin pjesë në diskutimet për çështjet që kanë të bëjnë me drejtorin, zëvendësdrejtorin, cilindo mësimdhënës apo punëtorë tjetër të shkollës.
- Anëtari i Bordit drejtues të shkollës nuk merr pjesë në asnjë pjesë të takimit e as nuk merr pjesë në diskutimet për çështjet ku ai apo ajo ka interes personal financiar dhe deklaron interesin e tillë në fillim të takimit.
- Bordi drejtues i shkollës duhet të mbajë regjistrin e interesave personale dhe financiare të anëtarëve të tij dhe të stafit drejtues të shkollës.
- Për punën apo mospunën e Bordit drejtues përgjegjësia bie mbi drejtorin e shkollës, gjegjësisht mbi drejtorin komunal të arsimit.