Gjuha shqipe
Plani dhe programi mësimor për klasën e VI-të
5 orë në javë 185 orë në vit
Mësimdhënsit:
Latif Kërçeli, arsimtar, mban mësim në pararlelet: VI 1,2,3,4
Valbona Ramadani, arsimtare, mbanë mësim në paralelet: VI 5,6
Hyrje
Nëpërmjet lëndës së gjuhës amtare, në shkollën e mesme të ulët, nxënësit aftësohen të lexojnë tekste të ndryshme, të shprehen drejt dhe qartas me gojë dhe me shkrim në situatat të ndryshme, të konstruktojnë një tekst, të tregojë një ngjarje, të argumentojnë një pikpamje, qoftë me gojë, qoft me shkrim, të hartojnë shkrime të argumentuara dhe të marrin pjesë rregullisht në debate, ta përdorin gjuhën e tyre amtare në përputhje me situatat konkrete të komunikimit. Thelbin e mësimit të gjuhës amtare në shkollë e përbënë formimi i shprehive të përdorimit të gjuhës me gojë dhe me shkrim dhe njohja e modeleve kulturore e estetike të domosdoshme për formimin e tyre kulturor.Nëpërmjet kësaj lënde, nxënësit pasurojnë fjalorin, mësojnë përdorimin e kategorive gramatikore nëpërmjet shkathtësive gjuhësore, rregullat kryesore të saj dhe drejtshkrimin, mësojnë si të vlerësojnë dhe të ndërtojnë tregime, përshkrime, shpjegime argumente,si të zhvillojnë imagjinatën due të kultivojnë aftësitë e tyre për të gjykuar. Ajo i vë nxënësit në kontakt me veprat madhore të letërsisë botrore due kombtare që janë në përshtatje me dëshirën, kërkkesën dhe moshën e tyre. Duke lexuar, nxënësit fitojnë një përftyrim fillestar për krijimtarinë letrare dhe periudhën kohore të caktuar.
Qëllimet
Qëllimi i mëismit tëq gjuhës shqipe në klasën e gjashtë është përforcimi dhe zhvillimi njohurive të përvetësuara më parë, siç janë:
- Zhvillimi i shkathtësive të komunikimit në situate të ndryshme
- Zhvillimi i kulturës gjuhësore due formimi kulturor
- Zhvillimi emocional, krijues dhe estetik përmes shkathtësive të komunikimit
- Zhvillimi të vetëbesimit dhe të menduarit të pavarur
- Zhvillimi i përdorimit të gjuhës letrare
- Përgaditja e nxënësist për të mësuar gjatë gjithë jetës
Organizimi i përmbajtjeve programore
- 5 orë në javë, 185 orë në vit
Shkathtësitë e komunikimit
TË DËGJUARIT DUE TË FOLURIT -45 ORË
TË LEXUARIT -55 orë
TË SHKRUARIT -75 orë
( NË DISPOZICION – 10 orë)
QASJET NDËRLËNDORE DHE NDËRPROGRAMORE
Gjuha shqipe është mjet komunikimi për të gjitha lëndët, mirëpo lidhje të drejtëpërdrejta vihen me historiografinë, veçanërisht me historinë e kulturës, me edukatën qytetare, me artet etj. Disa tema nga këto lëndë do të ndikonin në zhvillimin e shkathtësive të komunikimt, në formimin kulturor dhe në krijimin e individualitetit të pavarur. Përveç çështjeve ndërlëndore, përmes gjuhës shqipe do të mund të zhvillohen edhe disa çështje ndërprogramore si: tema për shëndetësi, të drejtat e njeriut, çështjet gjinore, të jetojmë së bashku etj. Temat mund të zgjedhen nga mësimdhënësi, varësisht prej rëndësisë dhe aktualitetit që kanë (nga televizioni, revistat, gazetat apo nga rrethi)
UDHËZIME METODOLOGJIKE
Metodologjia e mësimdhënies zë vend kryesor në realizimin e përmbajtjes programore. Gjatë realizimit të procesit mësimor, mësimdhënësi duhet të ketë parasysh strategjitë më efektive, të cilat mundësojnë mësimin efektiv. Mësimdhënësi duhet të jetë model për nxënësit në mënyrën e përdorimit të shkathtësive gjuhësore dhe vëmendja e tij duhet të përqendrohet në disa parime bazë
• Përqendrimi në komunikimin (shkathtësitë e komunikimit) dhe përqendrimi në gjuhën e gramatizuar
• Përqendrimi në nxënësin dhe në të nxënit e tij. Nxënësi duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Mësuesi duhet të bëjë përpjekje që ta njohë mirë karakterin e nxënësit, përparësitë dhe dobësitë e tij, ta verifikojë a është tip i hapur apo i mbyllur, frikacak apo guximtar, a merr vetë iniciativa apo duhet të nxitet nga mësuesi etj. Roli i mësimdhënësit është rol vendimtar që do të mund të ndihmonte në procesin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Kjo do të varet nga planifikimi i orës mësimore: përdorimi i hapësirës në klasë, d.m.th mënyra e vendosjes së bankave si dhe aktivitetet që zhvillohen në klasë: mënyra e komunikimit, luajtja e roleve, puna në grupe etj.
VLERËSIMI
Vlerësimi bëhet me qëllim që të verifikohet se në ç’shkallë i kanë zotëruar nxënësit objektivat e përcaktuara, të identifikohen vështirësitë me të cilat ballafaqohen nxënësit, t’u mundësohet atyre që t’i identifikojnë përparësitë dhe pengesat, si dhe t’u ndihmohet nxënësve në përmirësimin e pikave të dobëta.
Mësimdhënësi në vazhdimësi duhet të vlerësojë:
• Njohuritë që kanë fituar nxënësit: në ç’shkallë kanë zotëruar nxënësit fjalorin dhe sa është i aftë nxënësi t’i përdorë shkathtësitë gjuhësore
• Pengesat e nxënësve: vlerësohet shkalla e zotërimit të njohurive me qëllim të eliminimit të pengesave dhe të ndihmës së nxënësve për eliminimin e vështirësive
• Integrimin e njohurive të fituara: vlerësohen aktivitetet apo projektet e ndryshme që nxënësit realizojnë jashtë programit shkollor dhe integrimin e këtyre njohurive në situata brenda shkollës Gjatë procesit mësimor rëndësi të veçantë do të kenë mënyrat e ndryshme të vlerësimit si:
• Vlerësimi nga mësimdhënësi; vlerësimi i drejtëpërdrejtë dhe pandërprerë, përcjellja e vazhdueshme e rezultateve të nxënësve si dhe vlerësimi indirekt me anë të testeve
• Vlerësimi nga nxënësi; gjatë punës në grupe ose gjatë përgjigjjeve që japin, nxënësit mund ta plotësojnë njëri-tjetrin dhe njëkohësisht vlerësojnë mbi bazën e argumenteve
• Vetëvlerësimi; vlerësimi i vetë nxënësit Theks të veçantë gjatë vlerësimit duhet t’i kushtojmë të shprehurit
gojor në vazhdimësi, të shprehurit gojor përmes ndërveprimit si dhe të shprehurit me shkrim.
- të shprehurit gojor për ngjarje, tregime, shpjegime
- pyetjet dhe përgjigjjet
- iniciativat
- mendimet e pavarura
- shqiptimin e fjalëve
- aktivitetet brenda punës në grup
- radhitja e fjalëve në fjali
- fjalori (leksiku)
LITERATURA
Gjuha shqipe 6 – Prof. dr. Bahri Beci, Loredan Bubani, Zamira Gurabardhi, Prishtinë, 2000
Leximi Letrar 6 – Gjergj Zheji, Natasha Xhafka, Munish Hyseni, Prishtinë,
2000
Vërejtje: Arsimtari mund të bëjë zgjedhjen e literaturës shtesë për realizimin e programit.
GJUHË SHQIPE Klasa e VII
5 orë në javë, 185 orë në vit
Mësimdhënës:
Fatmir latifaj VII 1,2,3,4 dhe 5
Shefqet Ajeti VII 5,6 nga 5
HYRJE
Nëpërmes të lëndës së gjuhës amtare nxënësit pasurojnë fjalorin, fitojnë shprehi për përdorimin e drejtë të gjuhës, mësojnë si të hartojnë tregime, përshkrime, shpjegime, argumente, zhvillojnë imagjinatën dhe kreativitetin si dhe kultivojnë aftësitë e tyre për të gjykuar e vlerësuar. Gjithashu nxënësit do të aftësohen të shprehin mendimet, qëndrime ,kërkesat dhe përvojat e tyre. Programi i klasës së shtatë është pjesë e programit të shkollës së mesme të ulët. Kërkesë themelore e gjuhës në këtë nivel është aftësimi i nxënësve për zhvillimin e dijeve dhe të shkathtësive të komunikimit si dhe përdorimi i drejtë i gjuhës në situata përkatëse. Gjithashtu në këtë klasë synohet formimi i mëtejmë kulturor e gjuhësor, përvetësimi i dijeve dhe formimi i personalitetit, duke përfshirë këtu edhe kulturën e sjelljes dhe të komunikimit.Vëmendje e veçantë i është kushtuar rritjes së shkathtësive të përdorimit të gjuhës amtare si dhe nivelit të përgjithshëm të formimit kulturor të nxënësit . Në këtë klasë nxënësit do të zhvillojnë kulturën e të dëgjuarit dhe të folurit, kulturën e të lexuarit dhe kulturën e të shkruarit, do të bëjnë analiza dhe përgjithësime të tekste të ndryshme letrare dhe joletrare dhe do të fitojnë njohuri gjuhësore të mjaftueshme për moshën e tyre.
QËLLIMET
Lënda e gjuhës shqipe, në klasën e shtatë, mësohet me qëllim që nxënësi:
• Të përvetësojë dhe të zgjerojë kulturën dhe mënyrën e përdorimit të shkathtësive të komunikimit
• Të aftësohet për të bërë analiza dhe përgjithësime për tekste letrare dhe joletrare
• Të thellojë dhe zgjerojë njohuritë e sistemit gjuhësor 20
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të identifikojë
Tekste të ndryshme
Elemente gjuhësore
Të kuptojë
• Tekstet të ndryshme letrare dhe joletrare
• Fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme
Të zbatojë
• Njohuritë e fituara gjuhësore: fonetikore, gramatikore dhe
leksikore
• Njohuritë e fituara mbi modelet e teksteve letrare dhe joletrare
Të analizojë
• Fjali të thjeshta dhe të përbëra
• Tekste të ndryshme
Të vlerësojë
• Tekste letrare dhe joletrare
• Situata praktike nga jeta e përditshme
Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat
• Të mendojë në mënyrë kritike dhe të pavarur për atë që flet, lexon
apo shkruan
• Të rrisë shkallën e zhvillimit emocional, krijues, estetik, moral
dhe shoqëror
• Të fitojë shprehi për sjellje njerëzore në shoqëri.
KATEGORIA
I. TË DËGJUARIT DHE TË FOLURIT
NËNKATEGORITË:
I. 1 Kulturë e të dëgjuarit dhe të folurit
I. 2 Tekstet letrare dhe joletrare
I. 3 Njohuri gjuhësore 21
KATEGORIA
II. LEXUARIT
NËNKATEGORITË:
II. 1 Kulturë e të lexuarit
II. 2 Tekstet letrare dhe joletrare
II. 3 Njohuri gjuhësore
KATEGORIA
III. TË SHKRUARIT
NËNKATEGORITË:
III. 1 Kulturë e të shkruarit
III. 2 Tekstet letrare dhe joletrare
III. 3 Njohuri gjuhësore
Vërejtje: Përmbajtja e nënkategorive realizohet në funksion të të tri kategorive
kryesore
I.1, I.2, I.3 Kulturë e të dëgjuarit dhe të folurit, kulturë
e të lexuarit, kulturë e të shkruarit 50 orë
I.2, II.2, III.2 Tekstet letrare dhe joletrare 60 orë
I.3. II.3, III.3 Njohuri gjuhësore 65 orë
Në dispozicion 10 orë
GJUHË SHQIPE Klasa e VIII
5 orë në javë, 185 orë në vit
Mësimdhënës:
Vehbi Bislimi VIII 1,2,3,4 nga 5
Shefqet Ajeti VIII 5,6 nga 5
HYRJE
Në këtë klasë nxënësit do të njihen me llojet e ndryshme letrare, me motivetdhetematikën dhe do të zhvillojnë edhe shkathtësitë e tjera të komunikimit, gjithnjë përbrenda kategorive të të dëgjuarit dhe të të folurit, të të lexuarit dhe të të shkruarit. Nxënësit do të marrin pjesë në lloje të ndryshme të aktiviteteve që do ta forcojnë suksesin e tyre dhe dota rrisin vetëbesimin në aspektin e shkathtësive të komunikimit. Duke përdorur një qasje të integruar, nxënësit do të përfitojnë mjaft nga shkathtësitë e komunikimit, gjatë tërë vitit shkollor. Shkrimi do të zhvillohet përmes vetë procesit të shkrimit, i cili do të përfshijë edhe shkallët e ndryshme të rishikimit dhe të shkrimit final (editimit). Gjatë fazës së fundit të procesit të shkrimit do të punohet me përqendrim të veçantë në drejtshkrim, në drejtshqiptim dhe në gramatikë, përgjithësisht. Nxënësit do ta zhvillojnë fjalorin e tyre përmes studimit të formimit dhe rendit të fjalëve (rrënja, parashtesa, prapashtesa), lidhjes në kontekst dhe fjalëve të hasura gjatë leximit. Në librat e klasës dhe në ata që do të lexohen në shtëpi, nxënësit do të nxiten të lexojnë dhe të krijojnë tekste të ndryshme letrare në mënyrë të pavarur. Nxënësit do të punojnë individualisht dhe në grupe, sipas rastit. Insistimi në formimin e nxënësit në pikëpamje të shkathtësive gjuhësore do të fokusohet në: të shprehurit e vetes përmes shkrimit, përdorimit të gjuhës për të informuar, përdorimit të gjuhës për të rrëfyer, përdorimit të gjuhës për të argumentuar (bindur tjetrin), përdorimit të gjuhës për të krijuar, përdorimit të gjuhës për të përshkruar, përdorimit të gjuhës për të hulumtuar dhe klasifikuar, përdorimit të gjuhës për të krijuar pamje (imazhe) dhe për të kuptuar mitologjinë. 20
QËLLIMET
• Të zgjerojë kulturën e gjuhës dhe të përdorë drejt shkathtësitë e komunikimit;
• Të aftësohet për të analizuar, gjykuar dhe vlerësuar tekste letrare dhe joletrare;
• Të thellojë, të zgjerojë dhe të praktikojë njohuritë e sistemit gjuhësor.
OBJEKTIVAT
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të kuptojë
- Tekste të ndryshme letrare dhe joletrare,
- Struktura të ndryshme të sistemit gjuhësor.
Të zbatojë
- Dije nga struktura e shqipes dhe nga normat e shqipes standarde, sa i përket strukturës së fjalisë, përdorimit të saj, pikësimit, shkronjave të mëdha dhe shqiptimit,
- Dije për strukturën, elementet dhe kuptimin e materialeve letrare, joletrare dhe informative.
Të analizojë
- Fjalët, fjalitë dhe përbërësit e tyr,
- Tekste të ndryshme letrare dhe joletrare,
- Dialektet në Kosovë, në Shqipëri dhe në viset ku flitet shqipja, por edhe dallimin e tyre nga shqipja standard,
- Procesin e zhvillimit të gjuhës në faza të ndryshme si dhe ndërndikimet me gjuhët e tjera.
Të vlerësojë
- Gjuhën e teksteve letrare dhe joletrare,
- Kuptimin dhe idetë e teksteve të ndryshme. 21
Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat
- Të jetë kritik, bindës dhe i pavarur për atë që flet,që lexon dhe që shkruan,
- Të fitojë kulturë të komunikimit, të tolerancës dhe të sjelljes në shoqëri.
KATEGORIA
I. TË DËGJUARIT DHE TË FOLURIT
NËNKATEGORITË
I. 1 Kulturë e të dëgjuarit dhe e të folurit
I. 2 Tekstet letrare dhe joletrare
I. 3 Njohuri gjuhësore
KATEGORIA
II. TË LEXUARIT
NËNKATEGORITË
II. 1 Kulturë e të lexuarit
II. 2 Tekstet letrare dhe joletrare
II. 2 Njohuri gjuhësore
KATEGORIA
III. TË SHKRUARIT
NËNKATEGORITË
III. 1 Kulturë e të shkruarit
III. 2 Tekstet letrare dhe joletrare
III. 3 Njohuri gjuhësore
Vërejtje: Përmbajtja e nënkategorive realizohet në funksion të të tri
kategorive kryesore.
I. 1, II. 1, III. 1 Kulturë e të dëgjuarit dhe e të folurit, kulturë e të
lexuarit, kulturë e të shkruarit 45 orë
I. 2, II. 2, III. 2 Tekstet letrare dhe joletrare 60 orë
I. 3. II. 3, III. 3 Njohuri gjuhësore 70 orë
Në dispozicion 10 orë
GJUHË SHQIPE Klasa e IX
(4 orë në javë, 140 orë në vit)
Mësimdhënës:
Emine Ymeri IX 3,4,5,6 nga 4 orë
HYRJE
Në këtë klasë nxënësit do të zhvillojnë, zotërojnë dhe zbatojnë shkathtësitë e komunikimit. Vëmendje e e veçantë duhet t’i kushtohet përdorimit të saktë të gjuhës, formimit kulturor dhe përvetësimit të shkathtë-sive të komunikimit. Nxënësit duhet t’i praktikojnë dijet e përvetësuara nga letërsia, kultura, gjuha, përmes formave të ndryshme të krijimtarisë individuale dhe grupore: nëpërmes eseve, projekteve, punimeve tëndryshme, të cilat u mundësojnë nxënësve strukturimin e mendimeve, gjykimeve dhezhvillimin e imagjinatës. Në këtë klasë ata duhet të jenë në gjendje të trajtojnë me gojë dhe me shkrim tema të ndryshme nga këndvështrimi kulturor, letrar e gjuhësor. Kjo klasë përmbyll nivelin e dytë të shkollimit dhe nxënësit do ta forcojnë suksesin e tyre në pajtim me rezultatet e klasës përkatëse dhe gjithashtu do ta zotërojnë përdorimin e drejtë të shkathtësive të komunikimit. Insistimi në aftësimin e nxënësit në pikëpamje të shkathtësive gjuhë-sore do të përqendrohet në: përdorimin e gjuhës për të informuar, për të argumentuar, për të diskutuar, për të përshkruar, për të krijuar, për të hulumtuar, për të klasifikuar dhe për të vlerësuar.
QËLLIMET
Lënda e gjuhës shqipe në këtë klasë mësohet me qëllim që nxënësi:
• Të përforcojë, të zhvillojë dhe të zbatojë shkathtësitë e komunikimit në shkollë dhe në situata të ndryshme jashtë shkollës
• Të rrisë shkallën e analizës, të vlerësimit dhe të kritikës për tekstet letrare dhe joletrare 22
• Të zotërojë dhe të praktikojë drejt njohuritë e sistemit gjuhësor
Shkathtësitë e komunikimit
I. TË DËGJUARIT DHE TË FOLURIT
II. TË LEXUARIT
III. TË SHKRUARIT
Fushat (tërësitë tematike) përmes të cilave do të zhvillohen shkathtësitë e komunikimit:
• Organizimi dhe zhvillimi i komunikimit
• Të kuptuarit e teksteve
• Diskutim për tekstin
• Analiza e fjalës, zhvillimi i fjalorit
• Analizë dhe interpretim i teksteve letrare
• Strategjia e shkrimit dhe shkrimi i aplikuar
• Norma gjuhësore e shqipes dhe zotërimi i standardit
• Organizimi dhe zhvillimi i komunikimit
1.1 Formulimi i gjykimeve të sakta për idetë që diskutohen; paraqitjeja e qartë e tyre. Krahasimi dhe kontrasti i mënyrës në përmes të së cilës mediat e ndryshme (p.sh. televizioni, gazetat, lajmet revistat, radioja, dokumentarët, lajmet në internet etj.) prezentojnë të njëjtën ngjarje. Shembuj tekstesh joletrare
1.2 Zgjedhja e modeleve logjike të organizimit (p.sh. kronologjik, tematik, shkak-efekt etj.) për të informuar dhe bindur përmes prezantimit Shembuj nga Rilindja Kombëtare Shqiptare
1.3 Zgjedhja e teknikave të përshtatshme të hyrjes dhe të përfundimit të tekstit gojor apo të shkruar (shembull: duke përdorur citate letrare dhe joletrare, anekdota dhe referenca burimesh autoritative). 23
1.4 Njohja dhe përdorimi i formave klasike të të folurit (shembull: hyrja, paragrafët e fillimit, trungu, përmbyllja) me qëllim të formulimit të argumenteve të arsyeshme dhe të bindurit gjatë debatit.
Shembuj nga Letërsia e vjetër (akte, fjalime, letra etj.). Shembuj nga Rilindja Kombëtare Shqiptare
1.5 Prezantimi dhe avancimi i tezave dhe i provave (p.sh. atyre statistike, dëshmuese, specifike).
1.6 Efektet vizuele, grafike, etj. Të prezantimit; gjestet, zëri, kontakti me sy etj.
Shembuj nga tekste joletrare fushash të ndryshme.
1.7 Analiza historike e fjalimeve të rëndësishme (P.sh. nga Kthimi i Skënderbeut në Krujë, nga Fjalimi i Klintonit në Kosovë në vitin 1999 etj.) për të gjetur tiparet themelore retorike të atyre fjalimeve, të cilat i bëjnë ato të mbahen në mend më lehtë. Vlerësimi i gjuhës, i qartësisë, i lidhjes së fuqishme unike të fjalimit të folësit, të argumenteve të tij dhe i organizimit të ideve, të diksionit dhe të sintaksës.
1.8 Identifikimi i efekteve estetike në një krijim letrar të dhënë përmes (p.sh.), prezantimit të teknikave të shkrimit dhe të tekstit të një drame të shkruar në kohën e Rilindjes Kombëtare, duke krahasuar atë me teknikat teatrale, kur shfaqet ai tekst ose kur bëhet film.
1.9 Kombinimi i strategjive tradicionale retorike të narracionit, paraqitjes, të bindurit dhe përshkrimit. Demonstrimi i zotërimit të shqipes standarde përmes prezantimeve narrative dhe komunikimit të mirë me publikun. (Shembuj nga revistat, gazetat). Lokalizimi i skenave dhe i incidenteve në vende të caktuara. Përshkrimi i detajuar i skenave; tingujve, veprimeve të veçanta, kohës, hapësirës, lëvizjeve, gjesteve dhe ndjenjave të personazheve. Përfshirja e teknikave të ndryshme; hartave, skemave, grafikoneve për demonstrim.
1.10 Parashikimi i mundshëm i keqkuptimeve dhe i paragjykimeve që mund të rrjedhin.
1. 11 Aplikimi i teknikave përkatëse të intervistave:
a. përgatitja dhe parashtrimi i pyetjeve të rëndësishme;
b. shënimi i përgjigjeve; 24
c. përdorimi i gjuhës me pjekuri, ndjeshmëri, mençuri dhe ndjenjë respekti.
ç. Përgjigjja korrekte dhe efektive në pyetje.
d. demonstrimi i njohjes së temës.
e. vlerësimi dhe efektiviteti i intervistës.
• Të kuptuarit e teksteve
1.1 Leximi dhe kuptimi i materialeve.
1.2 Të kuptuarit dhe analiza e tekstit letrare dhe joletrar.
1.3 Analiza e strukturës dhe e formatit të dokumenteve të punës, duke përfshirë anën grafike, vijat kufizuese si dhe sqarimin se si autorët përdorin këto tipare teksti e doukumenti për t’i arritur qëllimet e tyre.
1.4 Krijimi i pyetjeve të rëndësishme rreth leximit për çështjet që mund të hulumtohen.
1.5 Sintetizimi i përmbajtjes së tekstit nga disa burime a vepra nga një autor i vetëm për një problem të vetëm dhe nga autorë të ndryshëm për një problem të vetëm; parafrazimi i ideve dhe lidhja me burime dhe tema të tjera.
1.6 Shtrirja e ideve të prezantuara në tekste dhe në burime themelore përmes analizave e vlerësimeve origjinale.
1.7 Vlerësimi i besueshmërisë së një argumenti të një autori. Mënyra se si autori realizon strukturën e tekstit të tij
(shembuj: tekste letrare dhe joletrare; tregime, artikuj, fjalime).
• Diskutim për tekstin
1.1 Diskutime për tekste letrare:
a. Avancimi i gjykimit që del nga të kuptuarit e një ideje domethënëse ose fragmenti.
b. Përkrahja e ideve dhe e pikëshikimeve të rëndësishme përmes referencave në tekst dhe nga burime të tjera.
c. Demonstrimi i të kuptuarit dhe i përdorimeve gjuhësore dhe stilistike të autorit dhe të çmuarit e efekteve të krijuara. 25
d. Identifikimi dhe vlerësimi i efekteve shumëkuptimore, nuancat dhe efektet komplekse përbrenda tekstit.
1.2 Krijimi i argumenteve bindëse, duke përfshirë analizën dhe vlerësimin e problemeve dhe të zgjidhjeve si dhe shkaqet dhe efektet:
a. Strukturimi i idesë dhe i argumenteve në mënyrë koherente
dhe logjike.
b. Përdorimi i parimeve retorike për të mbrojtur një pohim, duke u thirrur në logjikë përmes arsyes ose në emocion apo besim në një etikë; duke përdorur shembuj personalë,raste apo analogji.
c. Sqarimi i mendimeve të ekspertëve, citate të zgjedhura dhe shprehje të besimeve dhe të paragjykimeve të ndryshme si dhe arsyeshmëria logjike e tyre.
d. Parashikimi i asaj që ka dëgjuesi apo i kundërargumentit të tij.
1.3 Krijimi i prezantimeve përshkruese:
a. Vendosja e saktë e pikëshikimit të folësit për temën që
prezantohet;
b. Vendosja e saktë e lidhjes së folësit me temën përkatëse (p.sh. vrojtim, gjakftohtë, involvim personal etj.).
c. Përdorimi i përshkrimeve faktike të dukjeve, imazheve konkrete, ndërrimi i perspektivave dhe i pikave të përparësisë dhe detajet ndijore.
• Analiza e fjalës, zhvillimi i fjalorit
1.1 Analiza e fjalës, rrjedhshmëria e gjuhës dhe e mendimit, pasurimi
sistematik i fjalorit
1.2 Identifikimi dhe përdorimi i kuptimeve literale dhe figurative të fjalëve dhe të kuptuarit e burimeve të fjalëve.
1.3 Dallimi mes kuptimeve denotative dhe konotative të fjalëve dhe interpretimi i fuqisë konotative të fjalëve.
1.4 Identifikimi i teksteve të vjetra shqipe, njohja e kuptimit të origjinës dhe e kuptimit të fjalëve të reja. Shembuj nga letërsia e vjetër shqipe, nga letërsia gojore shqipe, nga letërsia e Rilindjes dhe nga letërsia moderne shqipe. 26
• Analizë dhe interpretim i teksteve letrare
1.1 Leximi dhe interpretimi i veprave të rëndësishme historike dhe kulturore të letërsisë, me theks të veçantë në histori dhe në shkencat shoqërore. Shembuj nga: Letërsia e Rilindjes, letërsia për të rinj.
1.2 Artikulimi i lidhjeve mes qëllimeve të shprehura dhe veçorive të formave të ndryshme të letërsisë dramatike (komedisë, tragjedisë, dramës, monologut dramatik);krahasimi dhe kontrasti i temave të ngjashme në zhanre të ndryshme, duke parë se si zgjedhja e zhanrit formëson temën dhe anasjelltas.
1.3 Analiza e ndërlidhjeve mes karaktereve kryesore dhe dytësore në tekstin letrar (p.sh., konflikti i jashtëm dhe i brendshëm, motivimi, lidhja, ndikimi) dhe sqarimi si ndikojnë këto ndërlidhje në thurjen e intrigës. Përcaktimi i tipareve të karaktereve nga ajo që
ato thonë për veten gjatë rrëfimit, dialogut dhe monologut
dramatik.
1.4 Krahasimi i veprave që shprehin tema universale dhe sigurimi i të dhënave për përkrahjen e ideve të shprehura në secilën vepër.
1.5 Analiza e zhvillimit të kohës në një paragraf të caktuar, (p.sh., profetizimi apo vizionariteti, retrospektiva etj.).
1.6 Nohja dhe të kuptuarit e domethënies së parimeve të ndryshme letrare, duke përfshirë gjuhën figurative, pamjet letrare, alegorinë dhe simbolizmin; sqarimi i tyre. Shembuj nga letërsia moderne shqipe
1.7 Interpretimi dhe vlerësimi i fuqisë shumëkuptimore (ambiguitive) të gjuhës së letërsisë; kontradikta, ironia, paradoksi etj.
1.8 Sqarimi si ndikon zëri që rrëfen, veta dhe zgjedhja e narratorit në karakterizim, në intrigë dhe në besueshmëri të tekstit.
1.9 Identifikimi dhe përshkrimi i funksionit të dialogut, skenografisë dhe i tipareve të karakterit në letërsinë dramatike. 27
1.10 Vlerësimi i vlerave estetike të stilit, duke përfshirë diksionin dhe gjuhën figurative, intonacionin, atmosferën, temën, duke përdorur terminologjinë e kritikës letrare (qasja kritike).
1.11 Analiza e mënyrës si lidhet një vepër letrare me tema dhe me çështje nga periudha historike së cilës i takon (qasja historike) Shembuj nga kritika letrare shqipe.
• Strategjia e shkrimit dhe shkrimi i aplikuar
1.1 Shkrimi i lidhur (koherent) dhe i përqendruar (fokusuar), i argumentuar dhe nga perspektiva e qartë. Shkrimi demonstron vetëdijen e nxënësit për publikun dhe për qëllimin e shkrimit. Nxënesi kalon nëpër shkallë të caktuara të proceseve të shkrimit.
1.2 Vendosja dhe verifikimi i tezave të qëndrueshme që përmbajnë një subjekt të qartë dhe një atmosferë të qëndrueshme gjatë tërë shkrimit.
1.3 Përdorimi i saktë i gjuhës, i foljeve vepruese, i detajeve të ndieshme, modifikuesve përkatës dhe të diatezës veprore më shumë sesa të asaj pësore.
1.4 Përdorimi i pyetjeve hulumtuese dhe i metodave të përshtatshme të hulumtimit (p.sh., biblioteka, mediat elektronike, intervistat personale) për të siguruar burime themelore dhe plotësuese.
1.5 Sinteza e informatave nga burime të ndryshme.
1.6 Futja e citateve në tekstin e shkruar, duke mos u shkëputur nga rrjedha e idesë së tekstit.
1.7 Përdorimi i normave përkatëse për dokumentacionin në tekst; shënimet, bibliografia, fusnota.
1.8 Rishikimi i shkrimit me qëllim të përmirësimit të logjikës dhe të koherencës së organizimit të precizitetit të fjalëve të zgjedhura, duke pasur parasysh publikun, qëllimin dhe kontekstin.
1.9 Kombinimi i strategjisë retorike të rrëfimit, të të paraqiturit dhe të bindurit e përshkrimit (deskripcionit) për të dhënë një tekst me më së paku 1,500 fjalë. Demonstrimi i njohjes së shqipes standarde dhe i hulumtimit, i organizimit dhe i zhvillimit të strategjisë së shkrimit.
1.10 Shkrimi i përgjigjeve për letërsinë: 28
a. Demonstrimi i të kuptuarit të idesë domethënëse të teksteve letrare;
b. Përkrahja e ideve të rëndësishme dhe i pikëshikimeve përmes referencave të detajuara;
c. Demonstrimi i vetëdijes së autorit për përdorimin e parimeve stilistike dhe të kuptuarit e efekteve të krijuara.
1.11 Shkrimi i eseve analitike dhe i raporteve hulumtuese.
a. Nënvizimi i të dhënave me të cilat përkrahen tezat dhe informacionet.
b. Dallimi mes vlerave relative dhe domethënies kryesore të
fakteve dhe të ideve.
c. Përdorimi i mjeteve vizuale dhe teknologjike për organizimin dhe krijimin e hartave, grafikoneve etj.
d. Bartja e shpejtë dhe e suksesshme e informacioneve dhe e ideve nga burimet parësore dhe dytësore.
e. Parashikimi i keqkuptimeve dhe i paragjykimeve të
mundshme të lexuesit.
ë. Përdorimi përkatës i termave.
1.12 Shkrimi i esesë dhe përfillja e gjuhës standarde.
1.13 Shkresat e karakterit administrativ.
1.14 Zhvillimi i shkrimit bindës: strukturimi logjik dhe argumentet; përdorimi i procedurave retorike; sqarimi dhe mbrojtja e pozicioneve përmes fakteve të rëndësishme, opinioneve, citimeve etj.; adresimi i preokupimeve, paragjykimeve, pritjeve.
1.15 Letra për biznes: sigurimi i informacionit të qartë dhe të kuptimshëm dhe drejtimi kah publiku përkatës; përdorimi i fjalorit dhe i stilit të duhur; fuqizimi i idesë dhe imazheve; ndjekja e stilit standard të faqes, formatit, fontit etj.
1.16 Dokumenti teknik (p.sh., doracak për rregullat e sjelljes në rast zgjidhjeje të konfliktit, procedurat e udhëheqjes së takimit, minutat e takimit etj): raportimi logjik dhe korrekt i informatave dhe i ideve; ofrimi i specifikave të detajuara, duke përfshirë edhe skenaret, definimet dhe shembujt; parashikimi i gabimeve dhe i keqkuptimeve të lexuesit etj. 29
• Norma gjuhësore e shqipes dhe zotërimi i standardit
1.1 Zhvillimi historik i gjuhës.
a. Rëndësia e zhvillimit historik të gjuhës në periudha të ndryshme
1.2 Klasifikimi i Gjuhëve
1.3 Gjuha standarde dhe dialektet (rëndësia e përdorimit të gjuhës standarde në shkolla dhe roli i dialekteve në zhvillimin e gjuhës. Dialektizmat në gjuhën shqipe )
1.4 Demonstrimi i të kuptuarit të drejtë të përdorimit të shqipes standarde
1.5 Tingujt e gjuhës shqipe dhe klasifikimi i tyre
1.6 Ndryshimet fonetike të tingujve
a. (asimilimi, disimilimi, haplologjia, elizioni, metafonia, apofonia,qiellzorëzimi,rotacizmi, metateza)
b. Rëniet e tingujve (afereza, sinkopa dhe apokopa)
c. Shtesat e tingujve (proteza, epenteza dhe epiteza)
1.7 Përdorimet kryesore të rasave, nyjave, parafjalëve, lidhësave, pjesëzave dhe funksioni i tyre në gjuhë
1.8 Pasqyra e bashkimit të trajtave të shkurtra të përemrave
1.9 Përdorimi i kategorive gramatikore të foljeve dhe rëndësia e praktikimit të drejtë të tyre. Format e pashtjelluara të foljes (paskajorja, pjesorja dhe përcjellorja)
1.10 Llojet e fjalive (bashkërenditëse dhe nënrenditëse)
1.11 Praktikimi i përdorimit të drejtë të shenjave të pikësimit si: pika, pikëçuditja, pikëpyetja, presja, pikëpresja, viza, thonjëzat, kllapat, dypikat, shumëpikëshi
1.12 Rëndësia e zhvillimit leksikor për pasurimin e gjuhës shqipe. Kuptimi leksikor i fjalës, fjalët me shumë kuptime, neologjizmat, mënyra e formimit të fjalëve 30
REZULTATET E PRITURA
Në fund të klasë së nëntë, nxënësi:
• Zotëron shkathtësi të veçanta individuale për organizimin dhe zhvillimin e komunikimit gjatë punës individuale dhe në grup
• Kupton, identifikon dhe analizon informacione të ndryshme kulturore e letrare
• Analizon, vlerëson dhe organizon informata nga burime të ndryshme, duke i paraqitur dhe sistemuar ato
• Kupton strategjinë e shkrimit dhe praktikon përmes shkrimit forma të ndryshme letrare dhe joletrare
• Kupton format dhe idetë themelore të kulturës dhe të letërsisë së periudhave të ndryshme
• Zotëron dijet dhe standardin e sistemit të gjuhës, duke praktikuar atë në lloje të ndryshme të komunikimit, të analizave dhe të shkrimit