Fitues i kuizit të diturisë VIII-5

Fituesi i Kiuizit

 

 

Për nderë të 7 marsit  ditës së Mësuesit, në shkollën "Abaz Ajeti" përfundoi kuizi i diturisë nga Gjeografia dhe Biologjia.

 

Vendi i dytë

Në një konkurrencë shumë të fortë dhe me pika shumë të përafërta  vedin e parë me 206 pikë  të fituara, që i arritën për 7. 30 sekonda  e zuri klasa VIII-4. Përfaqësues të kësaj paralel ishin: Përfaqësues të kasës VIII-5  në këtë kuiz  ishin: Valbona Shabani, Flamur Latifi, Albulena Rexhepi.

Vendin e Dytë me  193 pikë , për kohë 6. 50 sekonda e zuri VIII-4. Përfaqësues të kësaj klase ishin: Uranik Emini, Hamide Veseli, Adelinë Kçiku.

Ndërsa vendin e tretë me 181 pikë , në kohë për 6. 22 sekonda, e zuri VIII-3, të përfaqësuar nga: Rilind Asllani, Someja Ferati, Teuta Ahmeti.

Ky lloj kuizi i diturisë nga lënda e Gjeografisë dhe Biologjisë, e përgaditën nga mësimdhënësja e Biologjisë Prof. Hanumshahe Zeka dhe mësimdhënësi i Gjeografisë  Prof. Ismet Azizi. Në përgatitjen dhe udhëheqjen ndihmuan edhe  nxënësit nga seksioni i Gjeografëve të Rinjë, Leon Hajdari dhe  Edona Zeka, të cilët nuk morën pjesë si garues.

 Kuizi final, po ashtu edhe si ai gjysmë final ishte i përgatitur në mënyrë digjitale, dhe u prezentua nëpërmjet vieoprojektorit. Drejtoria e shkollës , prindërit e shumtë , si dhe nxënësit u ndanë të kënaqur më rrjedhën e kuizit.  Ata kërkuan që të vazhdohet me këtë formë të aktivitetit, sepse kjo u pa se është një formë shumë e përparuar në arritjen e objektivave të shkollës.

 

Për nderë të 7 marsit  ditës së Mësuesit, në shkollën "Abaz Ajeti" përfundoi kuizi i diturisë nga Gjeografia dhe Biologjia.


Me rastin e 7 Marsit, në shkollën "Abaz Ajeti" u mbajt Kuizi i Diturisë nga Gjeograia dhe Biologjia.
Në pjesën finale u kualifikuan tre paralele: VIII-4, VIII-3 dhe VIII-5. Garat finale të kuizit të diturisë zhvillohen sot  në ora 18.00, në lokalet e shkollës.

Vendin e Dytë me  193 pikë , për kohë 6. 50 sekonda e zuri VIII-4. Përfaqësues të kësaj klase ishin: Uranik Emini, Hamide Veseli, Adelinë Kçiku.

Ndërsa vendin e tretë me 181 pikë , në kohë për 6. 22 sekonda, e zuri VIII-3, të përfaqësuar nga: Rilind Asllani, Someja Ferati, Teuta Ahmeti.

Ky lloj kuizi i diturisë nga lënda e Gjeografisë dhe Biologjisë, e përgaditën nga mësimdhënësja e Biologjisë Prof. Hanumshahe Zeka dhe mësimdhënësi i Gjeografisë  Prof. Ismet Azizi. Në përgatitjen dhe udhëheqjen ndihmuan edhe  nxënësit nga seksioni i Gjeografëve të Rinjë, Leon Hajdari dhe  Edona Zeka, të cilët nuk morën pjesë si garues.

 Kuizi final, po ashtu edhe si ai gjysmë final ishte i përgatitur në mënyrë digjitale, dhe u prezentua nëpërmjet vieoprojektorit. Drejtoria e shkollës , prindërit e shumtë , si dhe nxënësit u ndanë të kënaqur më rrjedhën e kuizit.  Ata kërkuan që të vazhdohet me këtë formë të aktivittit, sepse kjo u pa se është një formë shumë e përparuar në arritjen e objektivave të shkollës.

5 mars 2015. Gjilan.

________________________________________________________________________________________________

Kosova , origjina e emrit

Harta relievore e punuar nga Gjeografët e Rinj

 

Përveç autorëve të huaj kemi dhe disa punime, por të pakta në numër, të autorëve shqiptarë të Kosovës, kryesisht të punuara që nga vitet e tetëdhjeta të shek. XX, që janë marr me prejardhjen dhe origjinën e emrit “Kosova”.

Duhet domosdo të theksohet se, vlen për ti veçuar vetëm autorët, të cilët emrin e vendit dhe prejardhjen, origjinën e nxjerrin nga emër vendi, vendbanimi, mali, kështjelle apo qyteti nga hapësira e territorit vendor, të cilët me punën e tyre arrijnë në përfundime që,  emri ka origjinën nga gjuha ilire-latine, shqipe etj. 

Ndër autorët që veçohen në këtë drejtim, Dr. Enver Rexha përmend këta autor:  Muharrem Carabregu, Skender Rizaj, Ejup Statovci, Avni Këpuska e Qazim Namani. Fatkeqësisht, kemi dhe disa autorë shqiptar të cilët duke mos pasur dije të mjaftueshme, e ma merr mendja edhe duke qenë nën ndikimin dhe shkollën e historiografisë serbe, në punimet apo deklarimet e tyre rreth emrit te vendit, prejardhjen dhe etimologjinë e tij e shpjegojnë se rrjedh nga gjuha sllave. Për më keq, kemi dhe raste kur ndonjë  i ashtuquajtur ‘’studiues’’ i joni, deklarohet dhe shpjegon se, emri “Kosova” për herë të parë në burimet historike përmendet apo shkruhet në trajtën “Kosovo”. Për këta ‘’studiues’’ as që e vlen të bëhet fjalë, le ti kanë në ndërgjegje ‘’dijet’’ e tyre.

  Historiografia ndërkombëtare në shumë punime shkencore që i’a  kushton historisë së Kosovës, regjionit e më gjerë, në rastet e shumta nuk merret me prejardhjen e emrit “Kosovë”. Është një numër relativisht i vogël i punimeve që i qasen çështjes së emrit, dhe atë, duke e shpjeguar shkurt e sipërfaqësisht. E keqja është se, kemi edhe ndonjë rast, kur në këto punime, nga ndonjë autorë, merret versioni i historiografisë serbe rreth prejardhjes së emrit, e kjo është një propagandë e keqe në këtë drejtim. Fatkeqësisht, kjo ndodh për një arsye. Dihet që historiografia serbe  ka shumë punime tendencioze e jo objektive, që përveç emrit, përgjithësisht i dedikohen historisë së popullit shqiptarë dhe Kosovës. Punimet që janë më të rëndësishme për propagandë shkencore anti shqiptare, institucionet serbe i përkthejnë në gjuhët kryesore botërore (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht etj.) dhe i shpërndajnë institucioneve shkencore botërore dhe opinionit të gjerë ndërkombëtar.

  Në vazhdim, do të paraqesim dëshmi të cilat do të lidhen me kohën kur emri fillon të përmendet më tepër nga të dhënat historiografike. Duhet të dimë se, emri “Fusha e Kosovës” -“Kosova”, vendi ku ishte zhvilluar lufta e vitit 1389, e njohur në historiografi si “Beteja e Kosovës”, në mes të Koalicionit të popujve ballkanik dhe Osmanëve (Turqve), nga historiografia evropiane e më gjërë, njihet edhe me emrat: Amselfeld (Gjermanisht), Campia Mierlei (Rumanisht), Champs des Merles (Frengjisht), Kosifopedhio (Greqisht), Rigomezo (Hungarisht), Campus Turdurum (Latinisht), Campus Merulae (quhet nga kronistët latin), Kosovo Polje (Serbisht) dhe Kosova (Turqisht).

  Dëshmitë, ndër të parat, për emrin e vendit, fushës, malit, katundit-fshatit, qytetit  të quajtur “Kosovë/a”, i gjejmë në dokumentet e kohës që dalin që nga fillimi i shek. XV. Ipeshkvi i Ulqinit, Martino Segano (i lindur në qytetin Novobërdë të Kosovës), i cili për një kohë ishte dhe famullitar  vendas i kishës katolike në Novobërdë, në një shkrim të vetin me karakter gjeografik  kushtuar vendlindjes gjatë gjysmës së dytë të shek. XV, e përmend një luginë të quajtur “Kosovitza” nëpër të cilën po kaluaka lumi Llap, ku nga vendi në njërën anë gjendet Prishtina e në anën tjetër Novobërda. Nga shkrimi greqisht i Konstantin Filozofit i shek. XV, në kontest të përshkrimit të Betejës së Kosovës, përmendet dy herë një vend i quajtur “Kosova/Kosovë”. Shënimi tjetër i shek. XV tregon se, për të shkuar nga Prishtina për në Vuqitërn, tregtarët duhej të kalonin nëpër “pyje (male) të Kosovës”, përkatësisht nëpër “boschi di Cossova”. Nga Libri i borxhlinjve i vitit 1438, i tregtarit dubrovnikas, Michael de Luchari, i cili veproi në Novobërdë, në afërsi të këtij qyteti, përmend katundin “Chosouiza”. Nga punimet e studiuesit Muhamet Tërnava, kemi të dhënat dhe për katundin “Kosofc” në regjionin e Llapit, i cili përmendet në vitin 1455, e që dëshmohet dhe në regjistrimet e viteve 1566 e 1574. Duket se po me këtë katund ka të bëj dhe studiuesi  Iljaz Rexha, kur thekson se, dokumentet e viteve 1566/1574, e  paraqesin katundin “Kosovc” por që gjendet në krahinën e Gallapit. 

   Udhëpërshkruesi i shek. XVI, Petantius, kur po kalonte nëpër këtë trevë, shkruan se, përgjatë rrugës që shpie për Procopia (Prokuplje) në Nisum (Nish) nëse lëshohesh poshtë, kah jugu, jo fort larg shtrihet lugina “Kosovitza” përmes së cilës kalon lumi Llap. Libri i botuar në Venedik më 1605, nga Giacomo di Pietro Luccari, kur flet mbi Betejën e vitit 1389, tregon se, sulltan Murati depërtoi deri në vendin e quajtur “Kosovë”, që Gjermanet e quajnë “Amselveld”, Hungarezët - “Rigomezev” a Turqit - “Cossova”. Sipas të dhënave që i paraqet Haxhi Kalfa nga viti 1650, “Kosova” ishte Kadillëk (Kaza) i Sanxhakut të Vuçitërnës që ndodhet mes Prishtinës dhe Kurshumlisë. Po ky autor, pra gjeografi turk Haxhi Kalfa, gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII, përmend qytetin “Kosova” duke e cilësuar si Kadillëk. Historiani Skender Rizaj, paraqet dëshmitë e studiuesit anglez J. Mackay, që tregojnë se, ekzistonte një “qytet” që quhet “Kosova” dhe i cili gjendej afro 7 (shtatë) milje (1 milje = 1.852 m) në verilindje të Prishtinës në Rumeli (Ballkan). Po ky autor, na tregon se, “Kosova” ishte qytet dhe se njihej si lokalitet i vjetër xehetarë. Një defter i vitit 1498, përmend “Kosovën”, duke treguar që ishte dhe lokalitet i rëndësishëm xehetarë [...]. “Kosova” si qytet antik, mesjetar dhe i kohës së re u rrënua në fund të shek. XVII, por fama e tij nuk u rrënua, emri i tij përfshiu një territor shumë më të gjerë të Gadishullit Ballkanik. Qyteti ‘’Kosova’’ ishte njëri ndër qytetet  që ranë në duart e austriakëve në viti 1689.

  Pas të gjitha këtyre që u thanë, do të japim të dhëna interesante që kanë të bëjnë me emrin “Kosova”, të cilat dalin nga burimet hartografike (gjeografike). Këto të dhëna do të paraqiten në shumë Harta të punuara nga studiues evropian që përfshijnë periudhën kohore që nga shek. XV e deri në shek. XIX. Në këtë drejtim duhet ta falënderojmë studiuesin Muharren Carabregu, i cili me punën e tij, na mundësoi që ti njohim burimet hartografike që kanë të bëjnë me emrin e vendit  tonë ‘’Kosovë’’. Rezultatet e punës së tij, kryesisht ato që kanë të bëjnë me punën tonë, do ti paraqesim në vijim të punimit.  Fillimisht, është shumë me rëndësi të tregohet se, në shumë Harta, emri i vendit “Kosovë-a”, paraqitet apo shënohet kryesisht si: “Casoua”(Kasoua), Casova(Kasova), “Cascova” (Kaskova), “Cassovia”  (Kasovia) etj., dhe gjithnjë duke e paraqitur vendin, herë si vendbanim e herë si rajon (provincë). Këto dëshmi të para hartografike për emrin ‘’Kasova’’- ‘’Kosova’’ janë shumë të rëndësishme, sepse këto vërtetojnë ekzistimin e këtij lokaliteti me këtë emër në territorin tonë.

  Dëshmitë e para hartografike për territorin (e Kosovës së sotme) i kemi nga fundi i shek. XV, nga  F. Roselli (1447-1527), i cili boton hartën e Evropës J.L. në Firenza të Italisë, ku paraqet emrin ’’Casoua’’ (Kasova), që ka të bëj me emër visi. M. Benventano në vitin 1507 në  Romë-Itali, boton hartën ‘’Tabula Moderna [...]’’, ku paraqet emrin ‘’Cascova’’ (Kaskova) për emër të vendbanimit. G. Gastaldi në hartën ‘’Carte dei paesi [...], që e botoi në vitin 1546, paraqet emrin ‘’Cascoua’’ (Kaskova) si vendbanim, ndërsa në hartën ‘’Tavole nuovo [...]’’ të vitit 1548, e quan ‘’Cassovia’’ (Kasovia), prapë duke e theksuar për vendbanim. Po ky autor, në vitin 1560, boton hartën ‘’Atlas Ptolomaeus [...]’’, ku si vendbanim paraqet vendin me emër ‘’Scascoua’’ (Skaskova). G. Mercatori në hartën  e botuar në Duisburg në vitin 1595, paraqet vendbanimin ‘’Scascoua’’ (Skaskova). Në atlasin e Ortelit të vitit 1595, paraqitet emri në formën ‘’Scascova’’ (Skaskova). P. M. Coronelli, duke punuar në hartimin e atlasit-globit tokësor gjatë viteve 1683-1704, boton harta në 12 vëllime. Në botimin e hartës ‘’Iliricum’’ të vitit 1688, përmend vendin e quajtur ‘’Campo Cassova’’. Po në këtë atlas të Coronelli-t, në hartën nr. 143 të botuar më 1689, paraqitet vendi ‘’Campo Cassoua’’. Mathias Seutteri në hartën nr. 152 të atlasit të tij, përmend emrin ‘’Campus Merlinius Cassovius’’, ndërsa në hartën nr. 153, e paraqet ‘’Campus Cassovius’’. Në një riprodhim të hartës së I. M. Hasiusit, të punuar nga  Hamanni, përmendet visi me emër ‘’Cassova Provincia’’. F. Reilly, në koleksionin e atlasit hartografik të botuar më 1796, vendin e quan ‘’Cassovo’’, ndërsa në fletën 22 të po këtij atlasi, e quan vendbanimin ‘’ Ebne Kassavo’’. V. de Vaudoncaurti, në hartën e punuar të vitit 1818, e përmend vendbanimin ‘’Kassova’’.  

   Është interesant se, vetëm në botimet e hartave të fund  shek. XVIII  dhe në shek. XIX, emri i vendit fillon të quhet ‘’Kosova’’. Kështu, në hartat regjionale të Haxhi Kalfës nga vitet 1657, në hartën me nr. 297, paraqitet vendbanimi ‘’Kosova’’ . Në hartën e G. de L’Isle të vitit 1702, paraqitet vendi i quajtur ‘’Planin de Cossova’’.  F. A. Scheraembli, boton hartën në vitin 1788, ku përmendet visi ‘’Cossovo oder Amsel Feld’’ .J. Riedli në hartën e botuar më 1812, përmend qytetin ‘’Kossova’’ që e vendos në V.L. të Pristines (Prishtinës). Vendin ‘’Fusha e Kosovës’’, të shkruar në gjuhën serbe ‘’Kosovo Polje’’ - ‘’Amsel Feld’’, do të gjejmë të përmendet gjatë shek. XIX , vetëm në tri raste dhe këtë: në vitet 1867, 1876 dhe më 1881. Ndërsa, emrin në variantin e shkruar ‘’Kosovo’’, do ta gjejmë vetëm në një rast edhe atë pikërisht në shek. e XIX, më konkretisht në vitin 1829.

   Nga të dhënat-burimet hartografike që i paraqitëm më lart, shihet qartë se, që nga shek. XV e deri në fillimin e shek. XIX, baza e emrit është shkruar dhe paraqitet gjithnjë me fjalën ‘’Kas’’. Gjatë këtyre shekujve, emri kryesisht do të ekzistoj në variantin ’’Kasova’’. Vetëm kah fundi i shek. XVIII dhe gjatë shek. të  XIX, fjala ‘’Kas’’ fillon të shkruhet dhe të paraqitet në trajtën ‘’Kos’’, që na jep versionin dhe formën  e emrit  të sotëm  të vendit ‘’Kosova’’. Në këtë drejtim, do të ofrojmë dhjetëra të dhëna historiografike të autorëve-studiuesve të ndryshëm botërorë, të cilët në punimet e tyre, kryesisht të botuara gjatë shek. XIX, e në pak raste dhe gjatë shek. XX, emrin ‘’Kosova’’ do ta paraqesin në trajtën ‘’Kasova’’.

Gjeografët e rinj





Anëtarë të seksionit janë nxënësit të cilët dëshirojnë të fitojnë më tepër njohuri nga Gjeografia, si dhe për të njohin hapsirën e gjerë rreth tyre.
Seksionin e përbëjnë nxënësit nga klasa e VI deri në të IX, gjithsejtë 30 nxënës.
Seksioni i Gjeografëve të rinj funksionon në që nga themelimi i sajë. Qëllimi primarë i seksionit të Gjeografëve të rinj është mësimi më i gjerë i Gjeografisë nga ajo që parasheh planprogrami mësimor. Përveq që në seksion merren njohuri të gjëra nga Gjeografia, nxënësit përcjellin publikimet e ndryshme dhe literaturën e popullaririzuar gjeografike.
Anëtarët e seksionit marrin pjesë edhe në përpunimin e mjeteve ndihmëse për mësimin e gjeografisë ( hartave tematike, mbledhjka e posterëve dhe fotografive…) Në kuadër të seksionit të Gjeografëve të rinj nxënësit parashihet të vizitojnë disa objekte gjeografike, institucione të ndryshme në regjion dhe më gjerë.

 



Nga kush erdhi njohja e 100 jubilare?

 

Ismet Azizi

Ismet Azizi    

 Kosova ka marrë njohjen jubilare të 100. Shteti i radhës që e pranon pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës është Jemeni. 

“Qeveria e Republikës së Jemenit do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kosovës me qëllim të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale dhe asaj që i shërben marrëdhënieve të përbashkëta midis dy popujve e vendeve miq në të gjitha fushat”, thuhet  nga joftimi I cili është publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Jemenit, të cilën e transmeton Agjencia e Lajmeve e Jemenit, Saba.

Qeveria e Jemenit shpreh aspiratën që Republika e Kosovës të luajë rolin e saj aktiv si anëtar i ri në komunitetin ndërkombëtar, duke i shërbyer sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan dhe në botë.

Gjithashtu në kumtesë shprehet dëshira e këtij shteti që marrëdhëniet e mira dhe respekti i ndërsjellë të mbizotërojë midis dy vendeve fqinje, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me qëllim të prosperitetit të dy popujve, sigurisë e stabilitetit në rajon dhe punës për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura midis tyre sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj me 28 prill 2013 ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jemen, ku ishte pritur nga homologu jemenas, Abu-Bakr Al-Qirbi.

Republika e Jemenit është një shtet në Azinë Juglindore( Lindjen e Afërme) i  cili shtrihet në  mes  Detit të Kuq, Gjiri të Adenit dhe Detit Arabik. Për nga  forma e qeverisjes eshte republikë.

Jemeni është i vendosur në skajin  jugperëndimorë  të Gadishullit Arabik. Jemeni ka tokën më  pjellore sesa shtetet tjera të cilat shtrihen në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme, me tokë të mirë dhe të punueshme dallohet  malësia perëndimore ku bie shi rregullisht. Brigjet  dhe malet në lindje janë të nxehta, të  thatë dhe të shveshura. Në Jemen dallohen  dy vargjet malore: Tibämat ash sham nga drejtimi very-jug, me majën më të lartë   dhe Hadramaut nga drejtimi lindje perëndim. Ky vend  është i varfër me lumenjë dhe ujra të ëmbla. Në Gjirin e Adenit , Sokotra është   e vetmja rrjedhë e madhe ujore.

Jemeni i sotshëm  u krijua në vitin 1990 me bashkimin  e Republikës Arabe të Jemenit, dhe Republikës Popullore Demokratike të Jemenit. Në jugperëndim të  Gadishullin Arabik në mesjetë ka pasur disa qytet-shtete me kulturë dhe civilizimit të lartë. Në mesjetën e hershme, Jemeni u qeveris nga Etiopia dhe të Persia, ndërsa  nga viti  630 nga Arabët. Nën sundimin osman ishte nga viti 1517 deri në fillim të shekullit të 18, kur në pushtet vijnë  imamët e Jemenit. Në fillim të  shekullit  të 19, portin e  Adenit e morën  britanezët  dhe u zgjeruan në mbrendësi të vendit duke themeluar  protektoratin e Adenit. Në veri të vendit, u themelua në vitin 1918. mbretëria Mutaveklije  e Jemenit, por pjesa jugore e vendit mbeti nën sundimin britanik. Në  vitin 1959 u  themelua  Federata e Emirateve Arabe të Jugut, dhe pas largimit të britanikëve në vitin 1967. shpallën krijimin e Republikës Popullore Demokratike e Jemenit. Pastaj në vitin 1972. shpërtheu lufta midis dy vendeve jemenase; Republikës Arabe të Jemenit  dhe Republika Popullore Demokratike e Jemenit. Konfliktet e mëvonshme shkaktuan luftën e  re në vitin 1979., dhe pastaj vijnë negociatat e mëvonshme që i paraprijnë  bashkimit të  tyre. Në vitin 1994 shpërtheu lufta civile  midis forcave të veriut dhe atyre  të jugut në të cilen fitoi Veriut dhe forcoi qeverisjen në tërë vendin..

Shumicën  e opullësisë së Jemenit e përbëjnë  arabët, të besimit islam, të fiseve të ndryshme. Sejcili prej fiseve  kan sheikët , zakonet, kostumet dhe folklorin e tyre. Brenda fisit jetojnë në familje të mëdha, të zgjeruara të lidhur  ngushtë nga anëtarët e familjeve të zgjeruara. Në të  njëjtën shtëpi zakonisht jetojnë  brezat e shumta të të së njëjtës familje. Tradita fisnore veçanërisht  është e fortë në pjesën veriore  të Jemenit.

Edhe përkundër gjuhës së përbashkët, arabe, ekzisojnë dallime të mëdha në mes të popullsisë malësore dhe asaj në rrafshe. Banorët e zinjë (më të errët nga lëkura), të quajtur Tihamë (gjer.: Tihama), janë sunit. Ndërsa malësorët, banorët në rrafsnalta, në anën tjetër, janë paksa më plotë fizikisht, janë shitë, saidinë (gjer.: Saiditen).  Nuk ka sistem të shkollimit të përgjithëshem e të detyrueshëm, shkolla fillore dhe e mesme, shkolla e Kuranit, për fëmijët nga mosha 6 deri në 15 vjeçare zgjatë 6 vite. Në pjesët ruale, paraqitet mungesa e madhe e mësuesve dhe shkollave. Shkolla e zanateve dhe bujqësisë (Rial), shkolla e lartë për komunikacion dhe teknik ajrore dhe universiteti gjenden në San´a (themeluar më 1970, nga 1974-ta universitet), shkolla islame në Taiz. Shkalla e analfabetizmit sillet nga 60 deri 70%.

Në Jemen fliten10 gjuhë . Ndërsa arabishtja standarde është gjuhë zyrtare. 

Degët kryesore ekonomike në Jemen janë  peshkimi dhe nga blegtoria  kultivimi idevës. Jemeni është i përfshirë nga viset e thata dhe vështirë se mund të zhvillohet ndonji degë tjetër ekonomike.

Republika e Jemenit është e ndarë në 20  muhafaza  (krahina, guvernante), dhe në një territor të veçantë i kryeqyteti Sanaa, i cila ka një status të veçantë.

Qytetet tjetra më të  mëdha në Jemen janë; Sana, Adeni,  Al Hudaida, Taiz, Al-Mukalla.
 
E premte, 14 Qershor 2013  /2lonline/

Harta relievore e Republikës së Kosovës

 

Gjeografet e rinj nën udhëheqjen e mësimdhënësit të Gjeografisë,  Prof. Ismet Azizit punuan hartan relievore të Republikës së Kosovës, për herë të parë  për nderë të ditës së shkollës 24 prilli.

Aktivitetet e lira –seksioni ,,Gjografët e rinj"

SH M U “ Abaz Ajeti” GJilan

Aktivitetet e lira –seksioni  ,,Gjografët e rinj"

Sekcioni I gjeografëve të rinjë është me traditë në shkollën tonë.

 

Këtë seksion  e kan udhëhequr mësidhënësist duke u ndrruar në punën e seksionit

 

Nxënësit ndrrohen për qdo vit shkollor

Ne aktivitetin e seksionit për vitin shkollor 2012=/13 marrin pjesë:

 

           Plani i punë së seksionit:

 Shtator:

         1.Formimi i seksionit dhe ndarja në grupe

         2.Oraganizimi dhe mnyra e punësssë seksionit

         3. Orari i punës

 tetor:

         1.Veçoritë e Evropës jugore

         2.Gadishujt , bregdeti dhe mallet e Avropës Jugore

         3.Popullsia dhe problemet e popullsisë  (anafalbetrizmi dhe nataliteti)

         4.Kordinatat gjeografike –gjersiadhe gjatsia gjeogrfaike

nëntor:

          1 Punimi i hartës së botës-njohja e pavrësisë së Kosovës 

          2.Trojet Shqiptare – veçoritë natyrore

           3. Trojet Shqiptare –veçoritë popullative dhe ekonomke

          4.Evropa Jugore veçoritë shoqërore ekonomike

 

Dhjetor:

         1.Evropa Perëndimore-p.gjeografike  dhe veqoritë natyrore

         2.Veqoritë demografike të Evropës perëndimore

 

JANAR:

         3.Unioni Evropian 

         4.Ekonomia e Evropës Perëndimore

        1.Analiza e aktivitetit të seksionit

 

Shkurt:

        1.Malet në Evropë –Alpet

        2.Ultësira e Panonisë dhe vendet panonike

        3.Evropa Qendrore

        4.Vendet e Ish-Jugosllavisë

 

MARS:

        1.Vendet e Evropës Perëndimore-Britabia e Madhe dhe Franca

        2.Beneluksi-veçoritë natyroe dhe shoqëroreekonomike

        3.Evropa Veriore- veçorita natyrore dhe shoqëroreekonomike

        4.Evropa Lindore-Federata Ruse

 

 

Prill

       1.Regjioni I Kaukazit-shtrirja dhe popullsia

        2.Turqia –veçoritë  natyrore dhe shoqërore ekonmike

        3.Maqedonia

        4.Serbia dhe Mali I zi

 

Maj:

         1.Klima

        2.Moti dhe meteorologjia

        3.Vizita e stacionit meteorologjik në Ptrishtinë

         4.Vizita e Bifurkacionit dhe Ujvarës së Mirushës  

 

Qershor:

         1.Analiza e aktivitetit të seksionit

Udhëheqës I seksionit :

 Ismet Azizi prof.

Vizitat

Gjat viti shkollor 2010/2011 Seksioni i gjeografëve të rinj të shkollës sonë bënë një vizitë mësiomore Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në Prishtinë, ku u njoftuan me punën , funksionin dhe rëndësinë e Institutit .
 
 
Në kuadër të kësaj vizite nxënësit u njftuan me stacionin hidrometeorologjik të Kosovës në Prishtinë, dhe panë drejtëpërsëdrejti instrumentet e ndryshme që i posedon ky stacion hidrometeorologjik.

Gjeografët e rinj u pritën shumë mirë nga drejtori i këtuj instituti Dr. Prof. Sylë Tahirsyla i cili edhe e mbajti një ligjitratë për nxënësit.

Gjeografët e rinj poashtu bënë edhe nji vizitë shum të rëndësishme dhe interesante . Kësaj radhe vizituan Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardën e FSK. Nxënësit u priten përzemërsisht dhe nga oficierët pergjegjës u njoftuan për aktivitetin e Forcës së Sigurisë, funksionimin e saj.

Në përfundim të këtyre vizitave Gjeografët e rinj bënë edhe një vizitë Varrit të Presidentit Ibrahim Rugova.