Edukimi parashkollor

Studimet më të përparuara psikologjike e pedagogjike vërtetojnë se gjashtë vitet e para të jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në formësimin e personalitetit të njeriut.

Me synimin që zhvillimi i fëmijës deri në gjashtë vjeç të jetë sa më i suksesshëm, njerëzit e profesionit e të shkencës bëjnë përpjekje ta ndërgjegjësojnë shoqërinë për edukimin cilësor të fëmijëve parashkollorë. Mirëpo, shkencat e ndryshme që studiojnë zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve nuk ofrojnë një të vetmen përgjigje universale në pyetjen se çfarë duhet të jetë edukimi parashkollor cilësor. Me qëllim që filozofia e edukimit parashkollor në Kosovë të jetë në hap me të arriturat shkencore, praktikat e përparuara dhe në përputhje me rrethanat e synimet e vendit, ajo këto të arritura duhet t`i ngërthejë në një sistem të integruar, në një anë, dhe, në anën tjetër, t’i harmonizojë përvojat pozitive vendore me ato të vendeve më të përparuara. Taban i filozofisë së edukimit parashkollor është qëndrimi se edukimi është proces që nisë me jetën e fëmijës dhe vazhdon gjatë gjithë moshës parashkollore, duke vazhduar në periodat pasuese jetësore. Edukimi i fëmijëve të grup-moshës deri në tri vjeç dhe i grup-moshës deri në gjashtë vjeç konsiston në zhvillimin e aspektit shëndetësor e fizik, emocional- ndjenjor, mendor e social të tij. Nga se aspektet e personalitetit fillojnë të zhvillohen që në fëmijëri të hershme e vazhdojnë të zhvillohen në periodat pasuese jetësore, mu për këtë nuk arsyetohet tendenca e anashkalimit të procesit edukativ në grup-moshën deri në tri vjeç dhe e identifikimit të këtij procesi me kujdesin shëndetësor dhe mirërritjen e fëmijës. Kjo tendencë nuk ka mbështetje shkencore, andaj, si e dëmshme për fëmijën parashkollor, nuk bën të jetësohet në praktikën edukative në Kosovë. Një tjetër ide e filozofisë së edukimit parashkollor është respektimi i karakteristikave të përgjithshme të moshës së fëmijës parashkollor. Njëkohësisht afirmohet respektimi i dallimeve individuale midis fëmijëve me potencialin gjenetik të tyre, cilësinë dhe tempon e zhvillimit, specifikave në të nxënit, nivelit dhe cilësisë së paranjohurive, shkathtësive, 8 shprehive etj. Këto karakteristika janë fare individuale edhe nga arsyeja se i nxisin mikromjediset sociale të ndryshme në të cilat jeton dhe vepron fëmija, specifikat sociale dhe fizike në familje, ato në institucionet parashkollore shumë të ndryshme, mjedisi shoqëror specifik i fëmijës etj. Filozofia e edukimit parashkollor afirmon idenë “me fëmijën në qendër”, e cila bazohet në disa parime më themelore ku fëmijët përfitojnënjohuri, zotërojnë shkathtësi dhe shprehi të ndryshme, fitojnë përjetime nga ndërveprimet me botën që i rrethon, kurse të rriturit (prindërit, edukatorët dhe të tjerët) nxisin rritjen dhe zhvillimin e gjithmbarshëm dhe aktiv të fëmijëve, duke vënë në bazë të punës mundësitë, interesat, nevojat dhe aftësitë e fëmijëve. Pra, filozofia “me fëmijën në qendër” mundëson krijimin e kushteve për zgjimin e mundësive dhe për zhvillimin e potencialeve individuale të fëmijëve në mënyrë aktive dhe manifestimin kreativ e maksimal të tyre. Nga kjo rezulton se edukimi parashkollor duhet t`u mundësojë fëmijëve shprehjen dhe zhvillimin aktiv të nevojave, interesave njohëse dhe të tjera, botës emocionale, aftësive të tyre, shkathtësive të ndryshme dhe shprehive të shëndosha.

Loja aktive është veprimtaria më qenësore e fëmijëve të moshës parashkollore. Loja duhet t`u mundësojë fëmijëve t`i zhvillojnë aftësitë motorike e njohëse, pastaj, duke bashkëvepruar me moshatarët, t`i kultivojnë shprehitë shoqërore dhe aftësitë sociale dhe, duke i zotëruar sfidat individuale e shoqërore, të zhvillohen edhe në aspektin mendor, emocional dhe moral. Loja aktive dhe atraktive për fëmijën parashkollor dhe grupin luan rol edhe në krijimin e atmosferës së përshtatshme për jetë të shëndoshë, bashkëveprimin social. Filozofia e edukimit parashkollor përshkohet me frymë demokratike dhe humane. Afirmon zhvillimin e lirë dhe emancipimin socio-kulturor të secilit fëmijë në çdo mjedis social në të cilin jeton ai. Kjo filozofi është e hapur për analizën, zgjedhjen dhe jetësimin e strategjive alternative të edukimit parashkollor dhe mundëson fleksibilitet të veprimeve edukative të të rriturve (prindërve, edukatorëve dhe të tjerëve). Filozofia e edukimit parashkollor afirmon domosdoshmërinë e bashkëveprimit reciprok e të ngushtë të përbërësve brenda faktorëve edukativë (faktorëve brendapërbrenda familjes apofaktorëve brendapërbrenda institucionit parashkollor) dhe ndërmjet faktorëve të ndryshëm, por gjithnjë duke i respektuar specifikat e edukatës familjare. Fëmija dhe të rriturit duhet të kuptojnë se të nxënit është proces shumë kahor gjatë të cilit fëmijët mësojnë nga njeri tjetri, mësojnë nga të rriturit, por edhe të rriturit mësojnë nga fëmijët. Ka, pra, rrugë të ndryshme për t`u arritur një qëllim dhe pikërisht për këtë duhet, jo t’ iu 9imponohen fëmijëve idetë apo zgjidhjet, por të inkurajohen të provojnë të bëjnë diçka të re dhe idetë e përvojat e tyre t`i këmbejnë me të tjerët. Një segment i pashmangshëm i filozofisë së edukimit parashkollor është mbështetja –përforcimi pozitiv i fëmijës, që nënkupton të përqendruarit në sjelljet e mira dhe tiparet pozitive të fëmijës, që si rrjedhojë ka dëshirën dhe angazhimin e fëmijës të bëhet i mirë Filozofia e edukimit parashkollor synon inkurajimin e zhvillimit tërësor të personalitetit të fëmijës, të nevojshëm për fëmijën që të sfidohet dhe t`i sfidojë ndryshimet të cilat sot zhvillohen me shpejtësi