Edukate Fizike
Mësidhënës:
NAZMI BIQKU VI 1,2,3,4,5,6 nga 2 orë + VII 1,2,3,4 nga 2 orë
RAMIZ KEKA VIII 1,2,3,4 nga 2 orë + IX 1,2,3,4,5,6 nga 2 orë
BURBUQE KRYEZIU VII 5,6 nga 2 orë + VIII 5,6 nga 2 orë
Klasa e VI-të,
2 orë në javë, 74 orë në vit
Hyrje
Edukata fizike dhe sportive në shkollën e mesme të ulët, e vënë nxehtësinë në kontakt me një numër të madh aktivitetesh fizike, sportive e artistike, të cilat e konsiderojnë në të kaluarën bashkohore. Sipas natyrërs së tyre këto aktivitete e privilegjojne një mënyrë të posasaqshme të relacionineve dhe adaptimeve përballë rrethit fizik dhe njerzor. Ajo iu mundëson të gjithë nxënësëve që të provohet fizikisht dhe të njihen më mirë me përvoja të të llojllojshme dhe origjinale, me burime emocionesh dhe dëshirash.EFS ndihmon në zhvillimin e personaliteit. Në kuptim më të gjerë dhe në raport me disiplinat tjera, ky është diversiteti i rretheve, në të cilat janë të vëna përvojat individuale, shëndet, në siguri, solidaritet, përgjegjësi dhe në autonomi. Duke i ofruar raste konkrete për qasje në vlerat shoqërore dhe morale, posaqërisht në raport me regullat, EFS ndohmon në arsimin dhe qytetërimi.
Qëllimet
Edukimi fizik dhe sportiv duhet të jetë mjet i zhvillimit të rësishëm të përsonalitetit;
Duhet të respektojë parimin e mundësivee të barabarta për të gjithë nxënësit dhe respektimin e dallimeve ndërmjet tyre;
Procesi pedagogjik të udhëhiqet ashtu që secili nxënës të jetë i suksesshëm dhe i motivuar;
Loja si mjet relaksues dhe si mjet i edukimit duhet të jetë e pranishme në çdo orë të edukimit fizik;
Qëllimet e natyrshme të programit mësimor lejojnë një shkallë të caktuar të autonomisë së shkollës dhe mësusesit dhe si e tillë kërkon një përgjegjësi profesionale për zgjedhjen e përmbajtjes, metodave dhe formave të punës;
Programi mësimor duhet t’i inkurajojë fëmijët për marrëdhënie humane të ndërsjella sportive (fair play);
Trajtim tëeposaqëshëm duhet kushtuar fëmijëve me nevoja të veqanta dhe atyre të talentuar;
Të ndërlidhë veprimtaritë sportive me fushat tjera lëndore;
Programi mësimor përgaditë dhe vlerëson të arriturat e fëmijëve dhe nxitë për aktivitete të sportit;
Duhet të respektojë standardet e shkruara dhe aktet normative dhe të kujdeset për siguri gjatë të ushtruarit.
Objektivat
Zhvillimi i trupit, aftësive lëvizore dhe funksionale
formimi i mbajtjes së drejtë të trupit;
zhvillimi aftësive lëvizore përmes lojrave të vogla sportive, lojrave shtafetare dhe në poligon;
zhvillimi i aftësive lëvizëse ( kordinimit, forcës, shpejtësisë, lëvizshmërisë, barazpeshës, saktësisë etj.).
zhvillimi i aftësive funksionale përmes aktiviteteve të ndryshme në natyrë ( shëtitje, vrapim, vrapim orientues etj.).
Përvetësimi i diturive të ndryshme sportive
Të mësuarit e teknikës së vrapimit, kërcimit dhe hedhjes
Të mësuarit e teknikës së disa elementeve gjimnastikore dhe lidhja e tyre në tërësi-kompozime
Të mësuarit e elementeve themelore teknike dhe taktike dhe përdorimi i tyre në situata tëlojës
Të mësuarit e disa valleve shoqërore dhe popullore
Të mësuarit e një teknike të notit
Të mësuarit e sigurtë të skijimit
Lidhshmëria me njohuritë teorike
Njohja e rekuizave dhe veglave sportive, ruajtja dhe përdorimi isigurtë i tyre
Të kuptuarit e disa nocioneve sportive
Njohja e rëndësisë së disa nocioneve sportive, posaqërisht të atyre që janë të lidhura me të kaluarën dhe traditën tonë p.sh.mundja)
Njohja due respektimi i rregullave të lojrave të vogla sportive
Njohja e kuptimit të ritmit, taktit dhe tempit në lëvizje
Të kuptuarit e përparësisë së veshmbathjes sportive, sidomos në situate të caktuara
Respektimi i regullave të sjelljes dhe i parimeve të sigurisë veqanarisht në pishinë , në mal, në shtege të skijimit etj.
Të kuptuarit e drejtë të rëndësisë së marrjes me sport në mënyrë të rregullt dhe sistematike për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit
Përjetimii këndshëm i sportit, formimi dhe zhvillimii qëndrimit të drejtë shprehive dhe mënyrave të sjelljes
Zhvillimi i ndosmërisë due shpirtiti luftarak në situate të ndryshme
Zhvillimi i këmbënguljes përmes aktiviteteve aerobe
Të mësuarit e sjelljes positive në sport, pjesmarrjes due ndihmës së ndërsjellë
Të mësuarit e zhvillimit të respektimit të ndërsjellë
Kultivimi i qëndrimit dhe shprehive higjenike ndaj pasurissë së shkollës dhe pajimeve sportive
Të zhvilluarait e ndjenjës për vlerësimin dhe ruajtjen e traditës dhe trashëgimisë kulturore.
Përmbajtja programore
Vlerësimi i aftësive lëvizore 4 orë
Atletikë 12 orë
Gjimnastikë sportive dhe ritmike 14 orë
Sportet kolektive 24 orë
Sportet individiuale
-sportet luftaarake 12 orë
-sportet me raketë 8 orë
Skijim 7-10 ditë
Pikniqet dhe fushimi 2 ditë në vit
Gara sportive së paku në dy sporte ( sipas kushteve)