Biologjia
Mësimdhënës:
Osman Behluli VI 1,2,3 nga 2 + IX 1,2,3,4,5,6 nga 2
+ IX 5 nga 2 orë
Hanumshahe Zeka VII 1,2,3 nga 2 + VIII 1,2,3,4,5,6 nga 2
+ VIII 2 nga 2 orë
Ymer Ademi : VI 4,5,6 nga 2 + VII 4,5,6 nga 2 + VII 5,6 nga 1 + IX 3,4,6 nga 2 orë
Biologjia
Klasa e VI –të
2 orë në javë, 74 orë në vit
Hyrje
Elememtet e lëndës së biologjisë fillojnë të mësohen në kuadër të lëndës së integgruar të natyrës “ Njeriu dhe natyra” në arsimiin fillor, kurse si lëndë e veçatë fillon të mësohet në klasën e VI të shkollës së mesme të ulët . Programi mësimorë i lëndës së biologjidë për këtë klasë është vazhdimësi e programit mësimor të pjesës biologjike të lëndëds “ Njeriu due natyra”.
Përmes mësimit të biologjisë nxënësit marrrin njohuri themelore mbi jetën, ndërtimni , funksionin, shumimin due zhvillimin eqenieve të gjalla. Detyrë e mëtejme e mësimit të biologjisë ë shtë : zhvillimi i aftëqësive vrojtuese dhe të menduarit kritik që në realitet është një formë e sofistifikuar e të menduarit, përkatësihst proces njohës, veprues dhe ndërveprues.
Baza e biologjisë qëndron në shpjegimin e mardhënjevee të ndërtimit dhe funksionimit të organizmave si dhe të përshtatshmërisë ndaj kushteve të abientit.
Zhvillimi i programit mësimor të lëndës së biolojisë ëdhtë ndërtuar mbi bazën e një ecurie të mirëfillt shkencore, si nga forma, qasja metodologjike, organizimi dhe ndërtimimi përmbajtjes së lëndës, ashtu edhe nga parashtrimi i rrezultateve të të nxënit, metodat dhe instrumentet e vlerësimit.
Qëllimet
Mësimet teorikke të gërshetohenmemm metodat e vrojtimit të drejtëpërdrejtë të eksperimenteve në laborator ose në terren. Kjo iu mundëson nxënësëve që aktivisht të fitojnë njohuri due në saje të kërkimeve due zbulimeve të kkuptojnë ndërlidhjene jetës me natyrën.
Nxënësit, nga informata e shumta që marrin, zbulojnë thelbin e problemit, zbatojnë të menduarit kritik në radhitjen e të dhënave dhe informacioneve . Mundësohen të analizojnë, lidhin due përgjithësojnë të dhënat. Kjo u mundëson nxënësëve kuptimin më të thellë të temave si dhe ndërlidhjen e biologjisë me shkencat tjera natyrore dhe shoqërore.
Objektivat e përgjithshme
Nxënësi duhet:
• të kuptojë ngjashmëritë dhe dallimet mes natyrës së gjallë dhe jo të gjallë;
• të njihet me pikëpamjet e disa filozofëve natyralist për biologjinë;
• të njohë ndërtimin e qelizës, si njësi elementare e jetës;
• të njohë përdorimin e pajisjeve elementare në laboratorin e biologjisë;
• të kuptojë varshmërinë reciproke midis natyrës së gjallë dhe jo të gjallë;
• të kuptojë varshmërinë reciproke ndërmjet qenieve të gjalla;
• të njoh termat, kuptimet, konceptet, proceset dhe ligjshmëritë biologjike;
• të zhvillojë aftësitë për hulumtim të proceseve dhe dukurive jetësore;
• të zhvillojë aftësitë për zbatimin e njohurive të përgjithshme në përfitimin e njohurive te reja;
• të dijë se njeriu dallohet nga qeniet tjera,por njëkohësisht ai duhet të marrë përgjegjësinë për qeniet tjera;
• të zhvillojë aftësitë për hulumtim efektiv, të saktë dhe të sigurt.Të dijë çka duhet të arrijë gjatë një vrojtimi, gjegjësisht hulumtimi, përmes punës praktike në laborator, natyrë ;
• të mbajë qëndrim etik dhe përgjegjës ndaj ambientit;
• të dijë se njeriu është i varur nga natyra dhe është pjesë përbërëse e saj;
• të vlerësojë ndikimin negativ të njeriut në natyrë si dhe ambiciet e tij për ndryshimin e saj;
• të zbatojë njohuritë në rastet konkrete në jetën e përditshme;
• të përfitojë njohuri në mënyrë aktive dhe të formojë qëndrim pozitiv për natyrën
Organizimi i përmbajtjes së lëndës
Përmbajtja e lëndës është organizuar sipas kategorive, nënkategorive
dhe temave mësimore në përputhje me qëllimet dhe objektivat e përgjithshme të lëndës.
Organizimi i përmbajtjes përfshin: ndërtimin, balancimin dhe mbarështrimin.
Ndërtimi i përmbajtjes së lëndës përfshin pesë tërësi mësimore, me
anë të të cilave përfshihet fondamenti i lëndës. Ndërtimi i lëndës është
bërë mbi bazën e theksimeve të balansuara sipas rëndësisë së temave më-
simore.
Organizmi i përmbajtjes mësimore
Nr. TEMAT MËSIMORE Orë mësimi %
1 Biologjia e qelizës 5 6.76%
2 Biosistematika-kategoritë sistematike 4 5.41%
3 Gjallesat pa bërthamë qelizore të diferencuar 5 6.76%
4 Gjallesat me bërthamë qelizore të diferencuar 48 64.86%
5 Punë praktike në laborator dhe terren-natyrë 8 10.81%
6 Orë në dispozicion 4 5.41
7 Numri i përgjithshëm i orëve 74 100.00%
Mbarështrimi i përmbajtjes së lëndës në klasë bëhet për 74 orë mësimi sipas kësaj forme:
• Nënkategoritë dhe temat mësimore
• Objektivat
• Përmbajtja programore
• Rezultatet e pritura
• Ndërlidhja
Përmbajtja e lëndës është organizuar sipas kategorive, nënkategorive
dhe temave mësimore në përputhje me qëllimet dhe objektivat e përgjithshme të lëndës.
Organizimi i përmbajtjes përfshin: ndërtimin, balancimin dhe mbarështrimin.
Ndërtimi i përmbajtjes së lëndës përfshin pesë tërësi mësimore, me
anë të të cilave përfshihet fondamenti i lëndës. Ndërtimi i lëndës është
bërë mbi bazën e theksimeve të balansuara sipas rëndësisë së temave më-
simore.
Organizimi përmbajtjes mësimore
Nr Temat mësimore Orët mësimore %
1 Biologjia e qelizës 5 6.76
2 Biosistematika-kategoritë ssistematike 4 5.41
3 Gjallesat pa bërthamë qelizore të diferencuar 5 6.7
4 Gjallesat me bërthamë qelizore të diferencuar 48 64.86
5 Punëpraktike në laborator dhe terren-natyrë 8 10.81
6 Orë në dispozicion 4 5.41
7 Numri i përgjithshëm i orëve 74 100
BIOLOGJI Klasa VII 2 orë në javë, 74 orë në vit
HYRJE
Kërkesë imediate e mileniumit të ri është integrimi në shumë nivele, duke përfshirë edhe atë shkencor. Prandaj, biologjia bashkëkohore synon të gjejë rrugë të reja të parashtrimit të integruar të njohurive nga fushat specifike të biologjisë me shkencat e tjera natyrore e shoqërore. Në këtë kontekst përmbajtja e programit mësimor të biologjisë (si qeniet e gjalla dhe mjedisi – zoodiversiteti, ndërtimi i qenieve të gjalla – indet, organet dhe sistemet e organeve, proceset jetësore – metabolizmi, cikli jetësor) i kontribuon zhvillimit të mendimit kritik, aftësive kognitive dhe shkathtësive psikomotore të nxënësve. Aplikimi i qasjeve dhe i strategjive të reja të mësimdhënies zhvillojnë te nxënësi prirje për aplikim dhe ndërlidhje të njohurive me botën reale, hapin dyert për orientim të ardhshëm profesional në lëmin e mjekësisë, të veterinës, të bujqësisë etj. Në këtë kontekst edhe zhvillimi i programit mësimor të lëndës së biologjisë është ndërtuar mbi bazën e një procedure të mirëfilltë shkencore, si nga forma, qasja metodologjike, organizimi dhe ndërtimi i përmbajtjes së lëndës, ashtu edhe nga parashtrimi i rezultateve të të nxënit, metodave dhe instrumenteve të vlerësimit. Përmbajtja programore e lëndës së biologjisë e nxit kërshërinë e nxënësve për botën e gjallë me njeriun në të, zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë për natyrën, qeniet e gjalla, ndërgjegjëson ata se njeriu duhet të ketë qëndrim tjetër ndaj natyrës dhe mjedisit. Të gjitha këto me synim që nxënësi si qytetar i ardhshëm të ballafaqohet me sukses me sfidat e mileniumit të ri.
QËLLIMET
? Zhvillimin e aftësive të nxënësit për të njohur dhe për të kuptuar ligjshmëritë themelore të proceseve jetësore, organizimin, ndërtimin dhe zhvillimin e botës së gjallë.
? Zhvillimin e njohurive për biodiversitetin e gjallesave dhe aftësive për të vlerësuar rolin e tij në ruajtjen e baraspeshës ekologjike në natyrë.
? Zhvillimin e shkathtësive, përpunimin e të dhënave relevante shkencore dhe zbatimin e shkathtësive të fituara konkrete për të mirën e njeriut dhe të mjedisit.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
1. Të zhvilloj qëndrimet dhe vlerat
• Në kontest të ndërgjegjësimit dhe të ngritjes së përgjegjësimit etik ndaj botës së gjallë dhe mjedisit jetësor me qëllim të ruajtjes së baraspeshës ekologjike në natyrë.
• Në kuptim të kultivimit të sjelljeve personale (të jetë kooperativ, i hapur, tolerant, i ndershëm, i vullnetshëm, kritik).
2. Të njohë:
• Fjalorin (terminologjinë biologjike)
• Faktet, konceptet dhe parimet biologjike
• Procedurat dhe metodat në biologji
3. Të kuptojë
• Faktet dhe parimet biologjike dhe të bëjë ndërlidhjen logjike të tyre
• Relacionin shkak – efekt
• Arsyetimin e metodave dhe të procedurave
4. Të zbatojë në situata të reja
• Faktet dhe parimet biologjike
• Procedurat dhe metodat nga biologjia
• Zgjedhjen e problemeve të natyrës biologjike
5. Të komunikojë informatat në kontekste të ndryshme
• Të shkruajë raportet nga një punë praktike ose hulumtim
• Të prezantojë rezultatet e hulumtimit, duke konsultuar shumë
burime të informacionit
• Të kontribuojë në debate dhe diskutime për çështje biologjike
6. Të zhvillojë të menduarit kritik nga biologjia
• Të njohë informatën relevante nga ajo jorelevante
• Të dallojë faktin nga gjykimi
• Të zbatojë parimet biologjike në zgjedhjen e problemeve
• Të interpretojë materialin ilustrues
ORGANIZIMI I PËRMBAJTJES SË LËNDËS
Organizimi i përmbajtjes përfshin: ndërtimin, balancimin dhe mbarështrimin.
Ndërtimi i përmbajtjes së lëndës përfshin tri kategori kryesore me të cilat përfshihet fundamenti i lëndës. Ndërtimi i lëndës është bërë mbi bazën e theksimeve të balancuara të përmbajtjes sipas rëndësisë së tërësive mësimore. Mbarështrimi i përmbajtjes së lëndës në klasë bëhet për 74 orë mësimi, sipas trajtës.
• Kategoria
• Nënkategoria
• Përmbajtja programore
• Rezutatet e pritura
• Lidhja ndërlëndore
BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
Për realizimin e përmbajtjes programore të biologjisë për klasën VII rekomandohet përdorimi i:
• Atlasi i përgjithshëm i zoologjisë, I. Zeneli Prishtinë 2000, Atlasi i anatomisë D. Rexhepi, H. Qerimi 2002 Prishtinë, Atlas i Biologjisë, A. Gashi, K. Abdullahu.
Fjalor me shpjegime terminologjike dhe përkufizime të zgjeruara
- Fjalor i biologjisë, E. Ruka, Zyri Bajrami, Toena, Tiranë, 1999.
- Fjalor i emrave të bimëve, F. Krasniqi et.al. 2004,Tiranë-Prishtinë.
- Çelësi i ilustruar me fotografi për determinimin e bimëve, kërpudhave dhe shtazëve
Koleksione të literaturës së rëndësishme lidhur me temat e veçanta
Gazeta, revista profesionale dhe shkencore, pastaj fotografi, posterë, skema, diagrame,harta, tabela, preparate, CD, videokaseta, burime nga interneti etj.
Burime nga interneti
http://www.life.uiuc.edu/cgi-bin/plantbio/cell.cgivirtual plant cell from a University of Illinois project.qeliza bimore, struktura
http://www.libfind.unl.edu/wglider/tutorial/animcell.htmlanimal cell from a course at theuniversity of Nebraska., qeliza shtazore, struktura
http://www.biology. Arizona.edu/cell bio/tutorials/pev/page2.html, për baktere
http://biology.edu/sciconn/lessons/mccandles/pev/page2.html, osmoza, difuzioni
http://photoscience.la.asu.edu/photosyn/default.html,frymëmarrja, fotosinteza
http://vector.cshl.org/dnaftb/DNA, acidet nukleike
http://www.biology.arizona.edu/cell_bio.html cell cycle tutorial, reprodukimi
http://www.stg.broën.edu/ëebs/Mendelëeb/links to mendels,
trashigimi
http://www.massinteraction.org/html/genome/sickle cell informationtrashëgimi
http://www.naturalia.org/ZOO/in dexing.html. This is a virtual zoo site, biodiversiteti
http://commetechlab.msu.edu/sites/dlc-me/zoo/-biodiversiteti, avertebrorët
http://curry.edschool.virginia.edu/go/frog/home.html,This site has a virtual frog dissection, sistemet e organeve
http://arbl.cvmbs.colostate.edu/hbooks/pathphys/endocrine/basics/control.html,
endokrinologji, feed-back,
http://www.psych.umn.edu/psylabs/mtfs/special.htm.
BIOLOGJI Klasa VIII 2 orë në javë, 74 orë në vit
HYRJE
Ky program parashikon që lënda e biologjisë të zhvillohet për 74 orë. Për fleksibilitet, në programin e biologjisë së kësaj klase janë parashikuar më shumë se më parë, orë praktike dhe orë në dispozicion (gjithsej 13 orë). Me këtë synohet që arsimtarit t’i jepet më shumë hapësirë për të përshtatur mësimin varësisht nga kushtet që ofron klasa, shkolla etj. Në
trungun e përmbajtjes lënda ka një kategori dhe pesë nënkategori. Që do të thotë se kategoria e parë (Qeniet e gjalla dhe mjedisi) përfshin këto nënkategori: 1.1. Mjedisi jetësor dhe ekosistemet, 1.2. Qarkullimi i materies dhe i energjisë në ekosistem , 1.3. Ekosistemet natyrore dhe antropogjene, 1.4. Zhvillimi i botës së gjallë dhe 1.5. Njeriu dhe mjedisi jetësor. Marrë në përgjithësi, programi i biologjisë ka karakter linear dhe
ciklik. Por, duke sublimuar informacionet e marra për programet e kohës në rajon e më gjerë, jemi përpjekur që në fushën e programeve të biologjisë sipas kurrikulit të ri të sigurojmë “rrjedhën” e koncepteve nga niveli i parë në të dytin dhe prej të dytit në nivelin e tretë. Kjo prirje është shoqëruar me një përzgjedhje të kujdesshme të lëndës, p.sh. Mjedisi jetësor dhe ekosistemi, ekosistemet natyrore dhe antropogjene etj. me të vetmin
synim që përmbajtja programore e biologjisë të jetë koherente, logjike dhe e aplikuar. Veçori tjetër e programit të reformuar të biologjisë në përgjithësi, e në veçanti të kl. VIII, është “përzierja” e temave mësimore. Për dallim prej programeve tradicionale, ku, p.sh., njohuritë nga botanika, zoologjia, fiziologjia etj, jepeshin të veçuara nga njëra-tjetra me
“përzierjen” e temave ato jepen në mënyrë të integruar. Kjo qasje u mundëson nxënësve të fitojnë njohuri të domosdoshme për jetën e përditshme konform kërkesave të mileniumit të ri dhe hap rrugën e përvetësimit më të lehtë të koncepteve të tjera që shpalosen në vazhdim të shkollimit. Në fund po theksojmë se ngjashmëritë që viheshin në emërtimin e kategorive dhe të nënkategorive në nivelin e parë, të dytë dhe të tretë të
shkollimit, me zbërthimin e tyre tematik për çdo orë mësimore kanë ndryshime të dukshme në përmbajtje dhe në qasje.
QËLLIMET
- Programi mësimor i lëndës së biologjisë ka për qëllim:
- Zhvillimin dhe aftësimin e nxënësve për të njohur dhe për të kuptuar ligjshmëritë themelore të ekologjisë dhe të zhvillimit evolutiv të botës së gjallë.
- Zhvillimin e njohurive për ekologjinë, evolucionin e gjallesave dhe të aftësive për të vlerësuar zhvillimin evolutiv të qenieve të gjalla si dhe ruajtjen e baraspeshës ekologjike në natyrë.
- Zhvillimin e aftësive për përdorimin dhe vlerësimin e teksteve, atlaseve, literaturës biologjike, programeve arsimore, televizive dhe burimeve të tjera të informacionit.
- Zhvillimin e shkathtësive për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave relevante shkencore dhe të zbatimit të shkathtësive të fituara në situata konkrete për të mirën e njeriut dhe të mjedisit jetësor.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat:
• Në kontest të ndërgjegjësimit dhe të ngritjes së përgjegjësimit
etik ndaj botës së gjallë dhe mjedisit jetësor me qëllim të
ruajtjes së baraspeshës ekologjike në natyrë;
• Në kuptim të kultivimit të sjelljeve personale (të jetë kooperativ, i hapur, tolerant, i ndershëm, i vullnetshëm, kritik etj.).
Të njohë:
• Fjalorin (terminologjinë biologjike);
• Faktet, konceptet dhe parimet ekologjike, etologjike dhe të evolucionit;
• Procedurat dhe metodat në biologji.
2.Të kuptojë:
• Faktet dhe parimet biologjike dhe të bëjë ndërlidhjen logjike të tyre;
• Arsyetimin e metodave dhe të punës praktike në mjedisin natyror dhe në laborator;
• Procedurave.
Të zbatojë në situate të reja:
• Faktet dhe parimet ekologjike, etologjike dhe të evolucionit;
• Zgjedhjen e problemeve të natyrës biologjike.
Të komunikojë informatat në kontekste të ndryshme:
• Shkrimi i raportit nga një punë praktike ose hulumtim;
• Prezantojë rezultatet e hulumtimit duke konsultuar shumë burime të informacionit;
• Kontribuojë në debate dhe diskutime për çështje ekologjike, etologjike dhe të evolucionit.
Të zhvillojë të menduarit kritik nga biologjia:
• Të njohë informatën relavante nga ajo jorelavante;
• Të dallojë faktin nga gjykimi;
• Zbatojë parimet biologjike në zgjedhjen e problemeve;
• Interpretimi i materialit ilustrues;
• Të analizojë shkaqet dhe rrjedhojat që sjell çrregullimin e një faktori ekologjik në një ekosistem natyror dhe antropogjen;
• Të vlerësojë rolin pozitiv dhe human të njeriut për natyrën e gjallë dhe jo të gjallë.
ORGANIZIMI I PËRMBAJTJES SË LËNDËS
Organizimi i përmbajtjes përfshin: ndërtimin, balancimin dhe mbarështrimin.
Ndërtimi i përmbajtjes së lëndës përfshin një kategori kryesore në të cilën përfshihet fundamenti i lëndës. Ndërtimi i lëndës është bërë mbi bazën e theksimeve të balancuara të përmbajtjes sipas rëndësisë së tërësive mësimore. Mbarështrimi i përmbajtjes së lëndës në klasë bëhet për 74 orë mësimi, sipas trajtës:
• Kategoria
• Nënkategoria
• Përmbjatja programore
• Rezultatet e pritura
• Lidhja ndërlëndore
BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
Për realizimin e përmbajtjes programore të biologjisë për klasën VIII rekomandohet përdorimi i:
• Biologjia për klasën VIII.
Krahas tekstit shkollor, burim tradicional i mësimnxënies, për zbatimin e suksesshëm të përmbajtjeve mësimore sugjerojmë edhe përdorimin e doracakëve, si ndihmë shtesë në procesin mësimor (atlasi botanik, zoologjik, anatomik, fjalori terminologjik). Fjalori i biologjisë, E. Ruka, Z. Bajram –Toena, Tiranë, 1999. Gazeta, revista profesionale dhe shkencore, pastaj fotografi, postera, skema, diagrame, harta, tabela, preparate, CD, video-kaseta dhe burime të tjera nga interneti. Është kompetencë e arsimtarit që në vartësi prej kushteve në të cilat punon shkolla të zgjedhë burimin e informacionit dhe mjetet ndihmëse mësimore, duke i kushtuar vëmendje baraspeshës së të dhënave gojore,
vizuele, auditive, dhe audiovizuele, me theks të veçantë në atë që është
qenësore për t’u mësuar.
BIOLOGJI Klasa e IX
(2 orë në javë, 70 orë në vit)
HYRJE
Praktika tregoi se plani dhe programi pilot për klasën IX kishte shpërputhje ndërmjet përmbajtjes programore dhe fondit të orëve (1 orë në javë). Kjo shtroi nevojën që të rritet numri i orëve (2 orë në javë) dhe të bëhet një rishikim, rikonceptim, ristrukturim dhe riradhitje e përmbajtjes për hir të koherencës në përmbajtjet e reja programore për klasën VI, VII, VIII. Kështu, u krijua hapësirë e nevojshme manevruese që nxënësve të kësaj klase t’u sigurohet baza e nevojshme teorike dhe praktike për biologjinë e njeriut, e justifikueshme për shkollat tona dhe e përdorshme për rrethanat tona. Në këtë kontest, përmbajtja interesante e propozuar e programit të biologjisë për këtë klasë, e bazuar në planet dhe programet e kohës në rajon e më gjerë, i kontribuon zhvillimit të mendimit kritik, aftësive kognitive dhe shkathtësive psikomotorike të nxënësve. Në trungun e përmbajtjes lënda ka tri kategori dhe katër nënkategori. Kategoria e parë (Ndërtimi i qenieve të gjalla) përfshin vetëm një nënkategori (Indet, organet dhe sistemet eorganeve), kategoria e dytë (Proceset jetësore) përfshin dy nënkategori (1. Cikli jetësor i njeriut dhe 2. trashë-gimia te njeriu), kategoria e tretë (qeniet e gjalla dhe mjedisi) përfshin
vetëm një nënkategori (Evolucioni i njeriut). Përmbajtja programore e kësaj lënde është koherente, logjike dhe e aplikuar konformë kërkesave të kohës. “Përzierja “ e temave nga fushat specifike të biologjisë së njeriut (anatomi, fiziologji, biokimi, embriologji, gjenetikë dhe evolucion), u mundëson nxënësve të fitojnë njohuri bazë për ndërtimin, zhvillimin dhe evolucionin e njeriut, aplikojnë masat preventive kundër sëmundjeve me etiologji të ndryshme, vlerësojnë pasojat e toksikomanisë si dhe të zhvillojnë qëndrime dhe vlera shoqërore. Me këto përmbajtje programore ne konsiderojmë se nxënësit e kësaj
moshe pajisen me njohuri, shprehi, shkathtësi, qëndrime dhe vlera për t’u ballafaquar me sukses me sfidat e jetës. Se sa është e qëlluar kjo përmbajtje programore, vlerësues më të mirë janë nxënësit dhe arsimtarët, ndërsa gjykatësi më i mirë është koha.
QËLLIMET
Programi mësimor i lëndës së biologjisë për kl.IX ka për qëllim:
• Të zhvillojë aftësi te nxënësi për të njohur ndërtimin dhe funksionin e trupit të njeriut (indeve, organeve dhe sistemit të organeve, evolucionin e tij) si dhe për të kuptuar ligjet themelore te proceseve jetësore (trashëgiminë, ciklin e zhvillimit jetësor).
• Të krijojë vetëdije për unitetin e ndërtimit dhe të funksionit të strukturave të organizmit të njeriut dhe të zhvillojë aftësi për të kuptuar se njeriu është qenie biologjike dhe shoqërore.
• Të fitojë shprehi për mbajtjen e higjienës përsonale dhe shkathtësi për zbatimin e njohurive të fituara në situta konkrete (ndihma e parë në rast të gjakderdhjeve, thyerjes së eshtrave, reanimimit etj.).
• Të kontribojë në zhvillimin e vetëdijës së nxënësit se proceset, funksionet dhe manifestimet jetësore janë reciprokisht të kushtë-zuara.
• Të zhvillohet një personalitet stabil dhe vetëkritik i aftë për t’u ballafaquar me sfidat e jetës.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
Nga përmbajtja programore e klasës IX, nxënësi duhet të jetë në gjendje:
1. Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat
• Të ndërgjegjësohet dhe të ngritë përgjegjësinë për ruajtjen e shëndetit personal e kolektiv.
• Të kultivojë sjellje personale (të jetë kooperativ, i hapur, tolerant, i ndershëm, i vullnetshëm, kritik, të luftojë teoritë pseudoshkencore për racat etj.).
2. Të njohë
• Tiparet kryesore të indeve, të organeve dhe të sistemit të organeve të njeriut
• Fjalorin (terminologjinë biologjike) nga fushat e biologjisë humane
• Faktet, konceptet dhe parimet që i përkasin këtij lëmi
• Procedurat dhe metodat që aplikohen në në këtë lëmë
3. Të kuptojë
• Se proceset, funksionet dhe manifestimet jetësore mund të sqarohen, duke u bazuar në ndërtimin e indeve, të organeve dhe të sistemit të organeve të njeriut.
• Rëndësinë e funksionimit normal të indeve të organeve dhe të sistemit të organeve për ruajtjen e homeostazës në organizëm
• Se njeriu është qenie biologjike dhe shoqërore.
• Rëndësinë e shumëzimit për ruajtjen e kontinuitetit të jetës së
llojit njeri, pas vdekjes individuale të organizmit.
4. Të zbatojë
• Njohuritë e fituara për rëndësinë e ushqimit të larmishëm për shëndetin e njeriut si dhe masat higjieniko-sanitare në jetën e përditshme
• Të përdorë veglërine themelore (aparatin për matjen e shtypjes së gjakut, mikroskopin etj.).
• Njohuritë për zgjidhjen e problemeve të natyrës biologjike në situata të ndryshme (ndihma e parë në rast të gjakderdhjes, të thyerjes së eshtrave, të helmimit me ushqim, preventiva kundër graviditetit të padëshiruar etj.).
5. Të analizojë
• Shkaqet e prishjes së homeostazës së organizmit si pasojë e funksionit jo normal të indeve, organeve dhe sistemit të organeve
• Shkaqet e shfaqjes së deformiteteve dhe të sëmundjeve gjatë zhvillimit ontogjenetik të njeriut
• Pse dhembja (ndonëse na duket paradoksale) është miku i organizmit tonë 116
6. Të vlerësojë
• Rolin e ushqimit të larmishëm dhe rëndësine e ndërrmarrjes së masave higjieniko-sanitare për shëndetin e njeriut
• Rolin e organeve shqisore për ekzistencën dhe mbrojtjen e organizmit (p.sh., ushqimi i prishur kundërmon, ka shije dhe koekzistencë tjetër, andaj ne i shmangemi).
• Saktësinë e gjykimit të tij me anë të fakteve dhe të eksperimenteve
7. Të sintetizojë
• Njohuritë teorike dhe praktike për shpjegimin e drejtë të procesve, të fuksioneve dhe të manifestimeve jetësore
• Të përfundojë se puna e të gjitha sistemeve në organizëm drejtohet nga sistemi nervor dhe endokrin
8. Të komunikojë informatat në kontekste të ndryshme
• Shkrimi i raportit nga një punë praktike ose hulumtim (p.sh., frekuenca e grupeve te gjakut të sistemit ABO në popullatë)
• Të paraqesë rezultatet e hulumtimit, duke konsultuar shumë burime të informacionit
• Të kontribojë në debate dhe diskutime (p.sh., për evitimin e toksikomanisë, AIDS-it, sëmundjeve ngjitëse etj.)
9. Të zhvillojë të menduarit kritik në biologji
• Të dallojë informatën relevante nga ajo jorelevante (p.sh., se në planet ekziston vetëm një lloj njeri dhe të luftojë pikëpamjet pseudoshkencore për racat).
• Të dallojë faktin nga gjykimi (p.sh., fakt është se determinimi i seksit te njeriu bëhet me bashkëveprimin e gjeneve që gjenden në kromozomin X dhe Y etj.).
ORGANIZIMI I PËRMBAJTJES PROGRAMORE
Mbarështrimi i përmbajtjes programore të lëndës së biologjisë për klasën e nëntë bëhet për 35 javë, përkatësisht për 70 orë mësimi për një vit shkollor, sipas trajtës:
• Kategoria
• Nënkategoria
• Përmbajtja programore
• Rezultatet e pritura
• Lidhja ndërlëndore
BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
Që të realizohen me sukses objektivat e planit dhe të programit të biologjisë për klasën e nëntë, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të shfrytëzojnë burime dhe mjete të ndryshme të informacionit:
• tekste përkatëse shkollore
• revista profesionale dhe shkencore, fjalorë, enciklopedi,
• fotografi, modele, atlasë anatomikë, histologjikë, embriologjikë, diagrame, skema, preparate.
• pajisje multimediale (programe kompjuterike, internet, CD etj.)
• aparat TV me video rekorder, grafoskop, grafofolie, videokaseta që përmbajnë materiale të ndryshme shkencore me interes për biologjinë e njeriut. Videokasetat me tema nga biologjia, të titulluara në gjuhën shqipe, mund t’i siguroni në qendrat rajonale në: Ferizaj, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Gjilan.
Burime nga interneti
http://curry.edschool.virginia.edu/go/frog/home.html,This site has a virtual frog dissection, Sistemet e organeve
http://arbl.cvmbs.colostate.edu/hbooks/pathphys/endocrine/basics/control.html,
endokrinologji, feed-back,
http://www.psych.umn.edu/psylabs/mtfs/special.htm.
Zhvillimi i shtazëve, zigota, embrioni, fetusa
http://vector.cshl.org/dnaftb/DNA, acidet nukleike
http://www.biology.arizona.edu/cell_bio.html cell cycle tutorial, reprodukimi
http://www.stg.brown.edu/ëebs/Mendelëeb/links to mendels, trashëgimi
http://www.massinteraction.org/html/genome/sickle cell information- trashëgimi