Dallimi mes Shqiptarit dhe Amerikanit në biliardo

Si sillen Amerikanet ne bilardo.
– Wow cfare gjuajtje.
– Flm.
Shqiptaret.
-Shife mer cfare qyli.

Mbeti pa grua

Polici:Pse e vrave gruan?
Burri:Më tradhetoi!
Polici:Po gruan e dyte pse e vrave?
Burri:Dhe ajo më tradhetoi!
Polici:Po gruan e trete pse e vrave?
Burri:Ku di une, me eshte bere shprehi!

Gruaja polotëson një anketë

Emri dhe mbiemri: N. N.
Vendi i lindjes: Në shtëpi.
Shenja e horoskopit: Virgjëresha.
Çfarë veture vozisni: Burri vozit, ndërsa unë e shty që të ndizet.
Shkoni në fitnes: Pse të shkojmë kur as ai nuk vjen te ne.
Vendi më i bukur: Kuzhina.
Personi që ju mahnit gjithmonë: Burri im. Qe 10 vite i them të mos urinojë mbi dërrasën e guacës, ai vazhdon ta bëjë.
Numri i këpucëve: Një palë, katër vjet.
Në çfarë shpenzoni më shumë: Në kthimin e borxheve.

Ti je mbretëreshë

Ha mëngjes si mbretëreshë.
Ha drekë si mbretëreshë.
Ha darkë si mbretëreshë.
Dhe mbaje mend, ti nuk je e trashë, ti je mbretëreshë!

Skenderbeu

E pyet nëna të birin? Çka ka ndodhur në vitin 1405?
- Lindi Skënderbeu! - Po në vitin 1409? - Skënderbeu i ka bërë 4 vjet.

Zezaku

 

Babi, babi ku gjendet Afrika. Paj...nuk e di bre bir, veç sigurisht nuk është larg se në punë tek unë punon një zezak e gjithmonë vjen me biçikletë e nuk vonohet!

Barcoleta

Drini i ankohet mjekut: - Mjek, tërë trupi po më dhemb. - Ku të dhemb më së shumti? - Në shkollë, i përgjigjet Drini.


Beni e pyet babin: “Babi, çfarë madhësie kanë majmunët?”. Babi: “Përafërsisht sa unë..!”. Beni: “Çfarë, a nuk ka majmun më të madh se ti a?!”….


E pyet Beni babin: “Babi, si është kur je i dehur?. “I sheh bir ato dy pemë atje? Eh, të dehurve u duken sikur të jenë katër”. “Por babi, unë po e shoh vetëm një pemë!”….


Kthehet Drini nga shkolla dhe i thotë së ëmës: “Mami, mësuesja më ka pyetur se a kam vëlla apo motër që mëson në shkollën time?’. “Ti natyrisht se i ka thënë se nuk ke. E çfarë tha mësuesja për këtë?, e pyet mami. “Shyqyr Zotit!”.
Hyn Beni në një shitore dhe i drejtohet shitëses: “I kam 10 centë, çfarë më sugjeroni?”. “Një shitore tjetër”, i përgjigjet ajo. …


Një njeri duke ecur e sheh një fëmijë duke qarë. – Çka ke pse po qanë? -Më ka humbur 1 euro! – Ja merri 1 euro unë! Pastaj fëmija fillon të qajë edhe më shumë. – E çka ke tani? – Po të mos e kisha humbur ato, tani do t’i kisha 2 euro…