Aktuale

Gjeografët e rinj realizuan ekskursion mësimorë

Seksioni i Gjeogafëve të rinj, pranë Shkollës së Mesme të Ulët “Abaz Ajeti”, përveq që merren me aktivitete brenda shkollës, ky seksion ka realizuar një ekskursion mësimor shumë të suksesshëm, në ambientin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në Prishtinë dhe në ambientin e Kazermës së FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lexo më tepër

Shkëlqimi i Rrezes

Rreze Jerliu 2013 ne kl. e VIII

Rreze Jerliu nxënëse e klasës VIII-4 , SH M U “Abaz Ajeti” në Gjilan shkelqeu në garat e Matematikës.

Rrezja është nxënëse e shkelqyeshme, pasion ka matematikën dhe letërsinë. Shquhet me shkrimet e mira letarre, gjithashtu Rrezen e bëjnë të veqantë aktivitetet sportive si volejbolli dhe futbolli.

Lexo më tepër

U organizua ekskursioni me klasat e nënta

Ekskursioni i organizuar javen e kaluar, konsideroj se ishte një ndër ekskursionet më të suksesshme. Pjesëmarrja e nxënësve ishte 100%.

Lexo më tepër

Lajmërim

Lajmërohen të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit  e shkollës sonë se nesër me datën 8 Maj 2013, shkolla jonë do të realizojë ekskursionin me klasët e nënta dhe shetiejen me klasët tjera.

Klasët e nënta nisen nga shkolla ( hyrja e e përme) në ora 7.oo.

Klasët e VI, VII dhe VIII shetitjen do ta bëjnë në periferi të vandbanimit Cërrnicë dhe nisja do të bëhet  poashtu nga shkolla në ora 8.oo.

Klasët e pesta shetitjen do e bëjnë sipas planit të mësuesëve.

Klasët e I, II, III dhe  IV, .shetitjen do ta bëjnë  në Parkun e qytetit nga ora 9.oo e bashkë me ta edhe parashkollorët.

Njëherit ju njoftojmë se të enjten me 9 Maj shënohet Dita e Evropës, dhe nuk do të mbahet mësimi. Mësimin do ta vazhdojmë të premten më 10 Maj.

Drejtori I shkollës: Hetem Kosumi

U realizua ekskursioni në Shqipëri

Nevoja dhe rëndësia e njohjes sa më të mirë të  së kaluarës dhe përparimet që po shënon Shqipëria, mësimdhënësit  tanë realizuan një ekskursion shumë të suksesshëm në Shqipëri. Mësimdhënësit  e shkollës sonë qëndruan tre ditë nëpër qytetet e ndyshme të Shqipërisë. Përveq që përgjatë rrugës u ndalën në disa vende për ta njohur natyrën, u ndaluan në kryeqytet, ku vizituan  monumentet e kulturës dhe pjesë të ndyshme të qytetit, vazhduan rrugën edhe për në malin e Dajtit, ku qëndruan për disa qaste në këtë destinacion të njohur turistik. Me këtë rast realizuan edhe një takim me profesor Kristaq Qëndron, ideataorin e projektit të teleferokut të Dajtit.

Lexo më tepër