Varroset me nderime të larta mësuesi ynë Haki Bajraliu

 



Me nderime të larta qytetare të familjarëve, miqve nxënësëve dhe bashkëpunëtorëve është varrosur sot në Gjilan, Haki Bajraliu veteran i arsimit. 

Në emër të kolektivit të Shkollës “Abaz Ajeti”,  ku ai punoi  20 vitet e fundit para se të pensionohet  mësimdhënësi  Latifi Kerqeli, ka thënë se Hakiu nuk  do të harrohet  si punëtor i përkushtuar dhe kolegë i dashur.

“Haki Bajraliu, për 42 vite  në arsim ka pasqyruar një shembull të mirë të punës, dhe të qendrës së arsimit në sfidat në të cilat ka kaluar arsimi në kauzën tonë kombëtare”, ka thënë Kerqeli, duke shtuar se shëmbëlltyra e një pedagogu si Bajraliu, nuk do të harron tek kolegët dhe gjeneratat e  shumtë të arsimuar  dhe edukuar nga mësuesi Haki.

Në fjalët e përmotshme për jetën dhe veprën e veteranit të arsimit Haki Bajraliu, në emër të krijuesve ka folur prof Hysen Kqiku.  Kqiku, ka thënë se vepra poetike për fëmijë “Nga zemra buron gëzimi”, ngërthen kujdesin dhe përgjegjësinë e krijuesit ku në plan të parë është edukata, mirëqenie, dhe zelli për dashur  punën, vendlindjen dhe atdheun.

‘’Vdekja e tij, ka ndërprerë edhe përfundimin e veprave që kanë mbetur në dorëshkrim në poezi, një monografi për familjen e madhe Bajra, drama për fëmijë dhe një libër doracak për metodologjinë e mësimdhënies”, ka thënë Kqiku.

Veterani i arsimit Haki Bajraliu, vdiq në moshën 65 vjeçare vetëm pak muaj pas pensionimit të tij  në shkollën “Abaz Ajeti”, ku së fundi po ushtronte detyrën e ushtruesit detyrës së zëvendësdrejtorit.

/xlpress.tv/

 

Kthehu