U zhvillua ndeshja miqësore në volejboll

Programi Nacional për Rininë është hartuar ekskluzivisht për nxënës dhe studentë i cili do t’u krijojë hapësirën dhe frymën garuese që deri më tani u ka munguar. Një program i tillë i krijuar për herë të parë është hartuar në nivel qeveritar. Kjo do të thotë se qeveria ka kthyer vëmendjen aty ku duhet. Nxënësit do të kenë mundësi të tregojnë aftësitë e veta sportive e kreative. Kjo më së miri u pa edhe të mërkurën në sallën e kulturës fizike të shkollës “ Abaza Ajeti” ku u zhvillua një ndeshje e cilësisë së lartë në volejboll.
Ndeshja në mes nxënëseve të dy shkollave , treguan talent dhe vullnet të madh për të garuar.
Rezultati ishte i ngushtë në poenë, por megjithatë vashat e shkollës nikoqire treguan përgatitje më të lartë dhe e fituan ndeshjen me rezultati 3::0.
Më një punë të tillë me përkushtim të mësimdhënëse, u vërejt e rezultatet janë evidente. Mbete të vazhdohet me një përkushtim të tillë, dhe këto dy ekipe, premtojnë se do të arrijnë rezultate të lakmueshme në garat nacionale që priten të mbahen në muajin e ardhshëm.