Shkëlqimi i Rrezes

Rreze Jerliu 2013 ne kl. e VIII

Rreze Jerliu nxënëse e klasës VIII-4 , SH M U “Abaz Ajeti” në Gjilan shkelqeu në garat e Matematikës.

Rrezja është nxënëse e shkelqyeshme, pasion ka matematikën dhe letërsinë. Shquhet me shkrimet e mira letarre, gjithashtu Rrezen e bëjnë të veqantë aktivitetet sportive si volejbolli dhe futbolli.

Rrezja e ka përfaqësuar shkollën çdo vit në turniret e organizuara në volejboll, mandej në kuizin e diturisë ProKid, të organizuar nga Prokredit Banka, me këtë rast Rrezja ishte në përbërje të ekipit garues të shkollës me të cilin ekip zurën vendin e III-të në nivel të Kosovës, ku lan prapa shum shkolla të qytetit me traditë të lartë garuese.

Gjithashtu Rrezja që nga viti 2010 e ka përfaqësuar shkollën “Abaz AjetI” në Olimpiadat e matematikës ku çdo herë ka zënë vend meritor, por këtë vit zuri vendin e III-të në Olimpiadën komunale të matematikës, ku fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në Olimpiadën gjithkombtare që do të mbahet në Durrës me 24 maj 2013 , ku Rrezja shkon me shpresë se do të kthehet me një suksess të mirë nga kjo garë.

Kthehu