MASHT-i merr vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve

Mësimdhënësit grevistë kishin pranuar një ngritje të lehtë të koeficienteve, e procesi mësimor nuk ishte mbajtur për tri javë të gjysmëvjetorit të dytë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBASHK-u, njofton MASHT-i.
Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim:
- 5 (pesë) ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019;
- 5 (pesë) ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019;
- 5 (pesë) ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019;