Këshilli Drejtues i shkollës “ Abaz Ajeti “ sot mbajti mbledhjen e radhës.

Sipas drejtorit të shkollës z. Arsim Bejtullahu, rrethoja e shkollë si prioritet i parë ne Planin Zhvillimor të shkollës është në fazën finale të procedurave të tenderimit nga MASHT. Po ashtu edhe mbuloja e shkallëve do të fillon shumë shpejt me përkrahjen e kryetarit të Komunës Lutfi Haziri të cilit i falënderohen për kujdesin e vazhdueshëm ndaj shkollës tonë.
Këshilli Drejtues Falënderon menagjmentin e shkollës për punët e mira që po i bën.
U diskutua edhe për Garën e Diturisë, Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik,garat komunale nga Matematika etj.
Ngritja e nivelit të përgjegjësisë në punë sidomos në vijueshmërinë si të mësimdhënësve ashtu edhe të nxënëset, thuhet në fund të komunikatës së Këshillit Drejtues të shkollës.