Ka përfunduar vlerësimi i brendshëm i shkollës!
Raport mbi njoftimin e komunitetit të shkollës për VBSH-ne

Pas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Arsimit të Gjilanit se së shpejti do të fillojmë me trajnimin rreth Vlerësimit të brendshëm të shkollës, kemi analizuar dokumentacionin që na është përcjellë për të fituar njohuri fillestare para trajnimit dhe thuajse të gjitha informatat e ofruara kanë qenë të reja për ne.
Së pari, drejtoria e shkollës së bashku me koordinatoren e cilësisë në kuadër të shkollës janë konsultuar dhe kanë diskutuar edhe me akterë tjerë të shkollës që së shpejti do të fillojmë një proces shumë të rëndësishëm për shkollën.
Drejtoria e shkollës ka formuar Ekipin për Vlerësimin e Brendshëm te shkollës :
- Formimi i grupit është bere me vendim te drejtorisë se shkollës si vijon,
- Njoftimi i organeve të shkollës, aktiveve profesionale dhe akterëve tjerë për VBSH
- Përgatitjet për prezantimin e raportit për fushën e caktuar nga grupi punues.
Njëra ndër pikat kryesore ishte edhe njoftimi i gjithë akterëve me procesin e VBSH-së si një proces jo i lehtë dhe me një gjithë përfshirje me qëllim që të nxjerrim gjendjen reale që mbizotëron në shkollë.
Këshillat e klasave
Pas punës aktive të grupit, janë njoftuar këshillat e klasëve në mbledhjet e rregullta duke u ofruar të dhënat bazë mësimdhënësve për këtë proces.
Aktivet profesionale
Edhe pse Aktivet profesionale tek ne janë funksionale ato përsëri janë njoftuar ndaras për punën që na pret grupit punues dhe ndihma që duhet të na japin gjatë rrugës e deri në përfundim të raportit.
Këshilli drejtues i shkollës
Këshillin drejtues i shkollës është i përbërë nga përfaqësues të ndryshëm: prindër, mësimdhënës dhe nxënës, dhe janë ofruar informata fillestare për VBSH-në dhe ndihma që na duhet sidomos në përfshirjen e prindërve sa më shumë në vlerësimin e shkollës dhe janë zotuar përfaqësuesit e prindërve se do ta kemi mbështetjen pa rezervë në këtë drejtim.
Përpos hapave që janë ndjekur siç i kemi cekur më lart, kemi punuar edhe individual me akterë të ndryshëm edhe pse nuk ka qenë e lehtë kuptimi i plotë i këtij procesi mbase është viti i parë që e realizojmë VBSH-në.
Gjatë realizimit të pyetësorëve me prindër, nxënës dhe mësimdhënës kemi bërë një njoftim të shkurtër për VBSH-në.
Jemi të vetëdijshëm që nuk kemi arritur atë që kemi synuar sa i përket njoftimit, por mbesim me shpresë se viteve tjera do të jetë shumë më lehtë të realizojmë këtë proces kompleks, por të domosdoshëm për ngritje të cilësisë dhe në përgjithësi procesit edukativo-arsimor dhe gjithë akterët që e përbëjnë shkollën do të jenë të njohur me të.
Me respekt,
Grupi punues Dhjetor,2020
BLERTA ALIU , MERITA ASLLANI, ARBRESHA ALIU, FLORIE RASHITI , AFRIM SABEDINI, MIMOZA SELMANI