Gjeografët e rinj realizuan ekskursion mësimorë

Nxënësit e seksionit të Gjeografëve të rinjë, po e përmbyllin një aktivitet shumë të suksesshëm në këtë vit mësimor. Nxënësit, anëtarë të këtij seksioni, të ndarë në grupe për të zhvilluar njësi mësimore shtesë nga lënda e Gjeografisë, gjejgjësisht për temat aktuale në shoqeri, ata çdo muaj në grupe kanë përgaditur tema aktuale dhe i kanë prezentuar para shokëve të tyre duke zhvilluar debate shumë interesante dhe të sukseshme .
Në këtë vit gjeografët e rinj, në gjysëmvjetorin e pare, në përvjetorin e Pavarësisë së Shtetit shqiptarë aktivitet të përbashkët kishin punimin e Hartës së njohjes së Pavarësisë së Kosovës, e cila ngjalli kurreshtje te të gjith nxënësit e shkollës dhe më gjerë. Ata këtë hartë e punuan në vazhdimsi, varësisht nga njohjet që arrinin . Solemnisht me rastin e çdo njohjeje që vinte e nënvizonin –shënonin shtetin dhe ngjyrosnin territorin e shtetit gjegjës.
Gjeografët e rinj, nën udhëheqjen e mësimdhënësit të tyre, me plot imagjinatë nuk u ndalën as për një moment. Në gjysëmvjetorin e dytë me javë të tëra , për herë të parë dhe pa provuar kurrë deri më tani punuan hartën relievore- tridimensionale të Republikës së Kosovës, punim i cili mahniti të gjithë të pranishmit me rastin e prezentimit gjat kremtimit të ditës së shkollës më 24 prill . Gjatë gjithë kohës sa është punar kjo hartë, kontribut të madh kanë dhënë edhe studentët mësidhënës të cilët ishin present gjatë gjithë kohës. Ky ishte një sukses i paparë dhe deri më tani i papërsëritshëm.
Seksioni i gjeografëve të rinj, si zakonisht vitin mësimor e përmbyllën me aktivitetin përmbyllës – ekskursionin mësimor që tradicionalisht e realizojnë në fund të vitit mësimor.
Në realizimin e këtij ekskursioni, kompanija e transportit “Egnatia” mundësoi transportin falas.
Me vite të tëra Gjeografët e rinjë në fund të vitit e organizojnë ekskursionin mësimor në hapsirat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës , ku njihen me të arrriturat dhe punën e këtij instituti. Drejtori Prof. Dr. Sylë Tahirsyla , i palodhshmi , për nxënësit mbanë ligjiratë dhe jep gjithqka nga vetja në aspektin e njohjen së nxënësëve me të arriturat dhe aktivitetin e stacionit meteorolgjik të Prishtinës. Nxënësit praktikisht njihen me instrumentet të cilat i shërbejnë këtij stacioni në matjet hidrometeorologjike që bëhen këtu.
Një nga aktivitet shumë të rëndësishme, anëtarët e seksionit të gjeografëve të rinjë realizojnë një aktivitet të rrallë dhe shumë të rëndësishëm në kazermen e FSK-së “ Adem Jashari” në Prishtinë ku njihen detalisht me punën , aktivitetin e pjesatarëve të FSK-së.
Kësaj radhe përveq që u njohën me hapsirën , bibliotekën dhe ambientin e kazermes, rëndësi e veqant iu kushtua njohjës me Njësitin e kërkim-shpëtimit, ku nga Komandanti u njohën detalisht me deyrat dhe obligimet e këtij njësiti shumë të veqant dhe të sukseshëm. Aty u njohën edhe me mjetet, gjegjësisht në detaje me harta gjeografike të cilat i përpilojnë dhe i shfrytëzojnë në punën e tyre të perditshme.
Nxënësit dhe pjestarët e FSK-së u ndan shumë të kënaqur nga ky aktivitet dhe të gjithë u pajtuan se do ta vazhdojnë një bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmeren, me aktivitete të përbashkëta.
Duke parë të gjitha këto aktivitete të realizuara nga nxënësit e këtij seksioni mund të konstatojmë se u arrit një sukses i shkelqyeshëm në realizimin e objektivave të përcaktuara në fillim të vitit shkollor.
Nxënësit në krye më mësidhënësin e tyre janë të bindur se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i sukseshëm , sepse tash më siq thonë ata, kemi një rrugë të trasuar sipas “standardeve europiane”.