Elorina Musliu “AbaZ Ajeti”, e dyta në Olimpiadën e matematikës

Në Olimpiadën e matematikës në Komunën e Gjilanit të mbajtur më 20.02.2021. nxënësja e shkollës “Abaz Ajeti” Elorina, kl-IX-4, zuri vendin e dytë dhe përfaqësoi me sukses Komunën tonë . Por ajo nuk u ndal me kaq sepse garoi dhe në Olimpiadën Republikane dhe shkolla shpreson se edhe aty do të tregojë rezultate të mira siç ka treguar përherë.
Me këtë nxënëse dhe me shumë nxënës të tjerë shkolla është duke korrë suksese dhe ne të gjithëve i urojmë dhe fat në punën e tyre.
Arbëresha Aliu