Drejtori Bejtullahu, në mesin e drejtorve më të suksesshëm në Republikën e Kosovës!j
Me punë të vazhdueshme dhe përkushtim, suksesi nuk mungon!


Me angazhimin e gjithë stafit shkollor, mësimdhënësve, nxënësve dhe nën udhëheqjen e drejtorit të kësaj shkolle z. Arsim Bejtullahu, kjo shkollë i dha vetes për detyrë që të përkushtohet maksimalisht para çdo detyre, t’i përballojë vështirësitë që ato të bëhen të lehta dhe të kapshme për të gjithë.
Uniteti kolegial për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin ishte njëra nga shtyllat dhe shtysat kryesore e punës në këtë shkollë dhe normal sukseset vinin njëra pas tjetrës.
Shkolla realizoi shumë projekte, u bënë shumë takime mësimdhënës-drejtor, varësisht prej kërkesave dhe nevojave që dilnin përpara. Shumë çka në mënyrën e të mësuarit u ndryshua për të mirën e nxënësve,gjegjësisht shkollës. Çdo aktiv i mësimdhënësve pasi bënte takimet e veta, ipte propozime të ndryshme në lehtësimin e procesit mësimor. Andaj rezultatet vinin e vinin.
Angazhim i përgjithshëm rezultoi edhe me ndarjen e mirënjohjes për drejtorin e shkollës Arsim Bejtullahu, si drejtor më i suksesshëm në komunën e Gjilanit dhe në mesin e drejtorëve më të suksesshëm në Republikën e Kosovës.
Kjo mirënjohje do të jetë një motiv shtesë për mësimdhënësit, nxënësit , prindërit dhe në përgjithësi komunitetin për punë edhe në të ardhmen.
/admin/