Bëhet përzgjedhja e re e Kryesisë së Asamblesë së fëmijëve, në Komunën tonë

Xhengiz Hyzeiri nga shkolla "Abaz Ajeti", drejton Asamblenë Komunale për dy vitet e ardhshme

Xhengiz Hyzeiri nga shkolla “Abaz Ajeti” u përzgjodh të përfaqësojë shkollën tonë në Asamblenë Komunale të Fëmijëve

 

Vlera Hasani, Xhengiz Hyzeiri dhe Edi Tërstena u përzgjodhën të përfaqësojnë shkollën tonë në Asamblenë Komunale të Fëmijëve.

Në takimin e parë të mbajtur për këtë vit nxënësi i shkollës sonë, Xhengis Hyzeiri u zgjodh kryetar i Asamblesë Komunale të fëmijëve dhe ne jemi të sigurtë se ky nxënës do ta drejtojë këtë Asamble suksesshëm me të gjithë nxënësit tjerë përfaqësues  të Asamblesë.

Besojmë se nën udhëheqjen e tij, Asambleja Komunale e Fëmijëve do t’i realizoj kërkesat e tyre me mjaft sukses dhe do ta qojnë përpara me gjitha të mirat këtë Asamble.

Shkolla jonë i uron suksese kësaj Asambleje  të udhëhequr nga nxënësi ynë dhe i dëshirojmë punë të mbarë.

 

Arbëresha Aliu

Kthehu