Projekti FRED në shkollën tonë ka filluar aktivitetet e planifikuara për përmbushjen me sukses të qëllimit të projektit në të cilin po punohet vazhdimisht në shkollën tonë në bashkëpunim me nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e komunitetin.
Pas takimit të grupit përfaqësues të shkollës sonë me ekipet tjera dhe udhëheqësit e projektit, në Durrës, tanimë ne vimë me ide edhe më të qarta dhe plotësisht të gatshëm për realizimin e pikave përkatëse.
Punën tonë drejt përfundimit me sukses të projektit, e kemi filluar sot me aktivitetin #FREDtellsastory, ku nxënësit e mësimdhënësit tanë në bashkëpunim me prindërit, familjarët, e pjesëtarët e komunitetit të inkuadruar në këtë aktivitet, u mblodhën bashkë për të rrëfyer dhe ndarë përvojat e bashkëpunimit, suksesit dhe ndryshimit përgjatë viteve.
Nxënësit tanë entuziastë, natyrisht se secilin moment janë tê aftë ta shndërrojnë në argëtim, kështu edhe kësaj rradhe nuk munguan të qeshurat e zbavitjet mes nesh.
Ne padyshim se do vazhdojmë edhe më tutje me shpërndarjen e dijes dhe bashkëpunimit duke rrezatuar përherë e e më tepër pozitivitet e buzëqeshje përmes punës sonë të vazhdueshme.
F. Sylejmani