A janë kërpudhat bimë?

Kërpudhat përfshijnë një grup apo një botë të veçante që dallon nga bota bimore dhe ajo shtazore. Muri i tyre përbëhet prej hitini dhe rrallëherë prej celuloze. Pasi përbejnë një botë të veçante, shumë shkencëtarë mendojnë se duhet të formojnë një mbretëri të veçante që dallon prej të tjerave, pra mbretëria e kërpudhave. Trupi i tyre është një dhe shumëqelizor, pra me një apo më shume bërthama.
Shumica prej tyre kane trup penjëzor që quhet micel. Miceli mund të jetë i degëzuar dhe i padegëzuar dhe një fije e tij quhet hife e cila paraqet njësinë strukturore te micelit. Kërpudhat ndahen në kërpudha jargore dhe të vërteta. Kërpudhat jargore kanë aftësi të lëvizin me anë të proteinës miskosomiozinit. Lëvizjet e tyre mund të bëhen në formë valësh duke lenë pas vetes gjurmë.