Mirlinda, Dija dhe Arbi Daku basketbollistë që krenohet shkolla me ta!

video

Mirlinda, Dija dhe Arbi Daku kanë dallime në moshë. Por, e përbashkëta e tyre është basketbolli dhe se të tre fëmijët e familjes Daku, janë pjesë Kombëtare e Kosovës. 

Për të arritur të jenë pjesë e Kosovës, është dashur punë të madhe. Madje, në shumë raste të tre anëtarët e familjes Daku, kanë stërvitur me orë të tëra individualisht, ashtu siç bën edhe në mëngjesin e së hënës. Të tre thonë se është nder që janë pjesë e Kosovës dhe shpresojnë që të marrin pjesë në ndonjë kampionat evropian.

 

Flautistja Entela Demi u prezantua me koncert në Akademinë e Arteve në Tiranë

 

 
 

Flautistja Entela Demi, në mbrëmjen e së hënës është prezantuar me koncert nën përcjelljen e orkestrës simfonike të Akademisë së Arteve në Tiranë, shkruan KultPlus.

Ky koncert është prezantuar nën dirigjimin e Petrika Afezolli, ku Entela Demi është prezantuar me koncert për flaut dhe orkestër në ne D-dur – C.

Entela Demi deri më tash është prezantuar në disa koncerte, ku për prezantimet e saj disa herë edhe është shpërblyer, si në ARS Kosova, në garat ndërkombëtare “Pjetër Gaci”, në Shkodër. Ajo poashtu ka marë pjesë edhe festivalin DAM, sikurse edhe në prezantime të tjera brenda dhe jashtë Kosovës./KultPlus.com

Gresa Latifi: E para studiuese shkencore shqiptare në një nga 6 universitetet…

Gresa Latifi është vajza nga Gjilani që po i dëshmon të gjithëve sukses pas suksesi se me punë dhe besim në vete çdo pengesë është e kapërcyeshme, çdo sfidë mund të fitohet.

28 vjeçarja kurajoze, e cila më parë ka dhënë mësim dhe në Universitetin Politeknik të Milanos, së fundmi ka dhënë lajmin e mirë.

 

Gresa Latifi: E para studiuese shkencore shqiptare në një nga 6 universitetet...
Gresa Latifi: E para studiuese shkencore shqiptare në një nga 6 universitetet…

Nga data 1 dhjetor do të jetë studiuese shkencore dhe pedagoge në një prej universiteteve më prestigjioze në Gjermani, në Technische Universität München (TUM).

Gresa, specialiste në fushën e ekonomisë, duket se ndihet mjaft e shpërblyer pas luftës së madhe që i është dashur të bëjë për të mbërritur deri këtu.

“Nje enderr e realizuar pas nje maratone te gjate sfidash, gezimesh, e deshprimesh te cilat edhe mund t’i sjelle jeta”, shprehet Gresa.

Më tej, studiuesja më e re e TUM i jep dhe një mesazh mbështetës të gjithë shqiptarëve të tjerë, për të guxuar edhe ata njëlloj.

“Per shume kend, ne shqipëtarët jemi ata qe duhen shikuar me lupe per çdo gja, mirepo brenda nesh nuk duhet te venitet asnjehere guximi për të besuar se jemi te njejte me te tjeret, e pse jo edhe me te mire.
We will rock it”, mbyll mesazhin e saj Gresa.

Sipas një rankimi të bërë nga Global University Employability Ranking, TUM është pjesë e 6 universiteteve që prodhojnë numrin më të lartë të studentëve të punësuar në botë.

Gresa Latifi: E para studiuese shkencore shqiptare në një nga 6 universitetet...
Gresa Latifi: E para studiuese shkencore shqiptare në një nga 6 universitetet…

Gresa Latifi është e para shqiptare që do të angazhohet në mësimdhënie pranë këtij universiteti prestigjioz.

Për lajm shqip

Festa Shabani, sjell përvojat e Findlandës në Kosovë

 

Në historikun e Shkollës sonë, një vend të veqantë do ta zënë edhe sukseset e ish nxënësve tanë të cilët më pas vazhdojnë studimet e tyre në Universitetet e botës. Një shembull i tillë është edhe Festa Shabani, tashti si 21 vjeqare studente e vitit te katërt në Fakultetin e Edukimit drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Prishtinë, ndërkohë që po vazhdon studimet në Findlandë.

Festa jetën e studentës  e ka përcjellur edhe angazhimin që të punoj në vende të ndryshme për të realizuar të mira materjale të cilat do të krijonin kushte më të mira të akomodimit dhe studimit të zellshëm.

  Ajo, tregon se ka nsiur të punoj që nga viti i parë i studimeve, fillimiast, në ministrinë e FSK-së si mësuese e gjuhës Angleze, Pastaj punova edhe në kopsht të fëmijëve në Prishtinë si mësuse e gjuhës angleze, tek Këndi Amerikan në Biblotekën Kombëtare kam shërbyer si vullnetare gjatë vitit 2010-2011 dhe nga viti 2009  ka punuar si Promotere e prodhimeve te  ASK FOOD-s nga Gjilani, ndërkaq që ka punuar edhe si gazetare e nje portali rajonal 10 minuta.com

Por tregimi për festën nuk përfundon këtu, kjo është vetëm nje pjesë e biografisë së saj, e sfidave te saja që ajo ka pëqafuar për të ecur drejt sukseve dhe ambicieve të saja.

Ajo, ka qenë dy here  pjesemarrese ne Universitetin Veror nderkombetar te Prishtines ku ne kuader te kursit ‘’Strategjite per Edukim te Vazhdueshem’’se bashku me prof.Arlinda Beka dhe Victor Nolet nga West Virgina themeluam organizatën për ambientin ku edhe sot jam Ambasadore e KESD.

Per 4 vjet radhazi ishte edhe përfaqesuese e studenteve te drejtimit tim dhe me rekomandim të profesoreve dhe dekanatit  përfitova bursën studimore për një semester si studente bilaterale në Universitetin e Jyvaskylas ne Finlandë.

 “Ndihem e privilegjuar dhe e lumtur  që jam studentja e parë që po vijoj studimet në Jyvaskyla në kuadër të bashkepunimit dhe shpresoj se këto bashkëpunime do të sjellin edhe shumë student  të tjerë të dalluar  nga Kosova.”, thotë ajo.

 “Erdha në muajin  Janar dhe do qendroj deri në muajin Maj. Per mua si studente dhe në  të ardhmen e afërt mësuese e Gjuhës Angleze është një mundesi e shkelqyeshme që praktikën dhe përvojat në studime t’i marr ne vendin që njihet me sistemin edukativ numer 1 ne botë”, ka thënë Vlera.

Ajo tregon se në Universitetin e Jyvaskylas zgjodha tëstudjoj  ‘Edukimi i Mësimdhënies’’ në fakultetin e Edukimit i cili është themeluar në vitin 1863 fillimisht si kolegj i trajnimit të mësimdhënësve pastaj  si fakultet i Universitetit të Jyvaskylas në vitin 1966.

Festa përveq vijimit të ligjeratave  po vijon edhe praktikën në shkollë fillore tek klasa e 5-të dhe të njejtën kohë nxënësëve po ua prezantoj Kosovën përmes prezantimeve aktivitete, lojrave në klube ndërkombetare të shkollave fillore në Jyvaskyla, ndërkohë që ka marrë ftesë që të prezantoj në një shkollë të mesme në qytetin Jämsä të Finlandës.

Festën e Pavaresisë së Kosovës e festova në mënyrën më të mirë të mundshme ku së bashku me pronarin e restorantit ‘’Voca Café’ Lulzim Voca nga Prishtina dhe studenten nga Shqiperia Sonila Danaj vendosëm që diten e pavarësise të festojmë duke promovuar ushqimin,kultureën,traditën shqiptare. Në restorant mbizotronte një atmosferë pune dhe feste, tregon Festa.

Sipas saj, Studentët nga e gjithë bota ishin kurioz pësr Kosovën dhe të gjithë u ndan shumë të kënaqur me ushqimin tonë saqë që pyesnin prap a do jemi psrsëri prezent muajt në vijim.

 “Gjat qendrimit tim poashtu kisha edhe një takim me Kryetarin e Komunës së Jyvaskylas Markku Anderson dhe pata nderin të takoj dhe të bisedoj edhe me Zevendës Presidentin e Komisionit Europian Olli Rehn tema e bisedës ishte Liberalizimi i Vizave.”, thotë ajo duke shtuar se përvojat që po merr do ti shërbejnë në avancimin e profesionit.

 “Unë mendoj që qelësi kryesor është mësuesi i trajnur dhe i motivuar dhe natyrisht më e rëndesishmja investimet në hapjen e shkollave të reja të cilat do zgjasnin orarin e mësimit dhe mëimi do ishte më i efektshem”, thotë Festa duke shtuar se në të ardhmen ka shumë plane dhe projekte që mendoj t’i reazlioj dhe të kontriboj në sistemin edukativo-arsimor të Kosovës.

 “Ndjehem poashtu e lumtur që shkolla fillore ku une perfundova mesimet ‘’Abaz Ajeti’’ Gjilan është e vetmja shkolle që ka ëeb faqen e saj në internet ku mund të percjellësh sukseset e nxënësëve,stafin e shkollës,aktivitetet në shkollë gjithashtu edhe rubrika e veqantë për keshilla edukative arsimore, ka thënë ajo duke përshendetur dhe uruar suksese për punën e ish arsimtarëve të cilët i kujton me dashuri dhe respekt.

/Ismet Azizi/