Mësim zgjedhor


Quhet kështu, sepse nxënësit e zgjedhin sipas dëshirës, dhuntisë, nevojës apo interesit. Lënda, kursi apo veprimtaria për mësimin zgjedhor mund të sugjerohet nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë ose në bazë të kërkesës së nxënësve, prindërve, arsimtarëve, apo kujtdo tjetër nga komuniteti. Në mënyrë të veçantë, do të ishte dashtë të
konkurrojnë arsimtarët e papunë me projekt komplet (lëndën, kursin apo veprimtarinë dhe planin, programin, tekstin dhe mënyrën e realizimit).
Mësimi zgjedhor mund të organizohet nga:
Lëndë apo kurse të reja (p.sh. edukimi qytetar, etika, kurse shëndetë-sore, të drejtat dhe liritë e njeriut, edukimi për ndërmarrës, teknologjia e informimit dhe e komunikimit, mbrojtja e mjedisit jetësor apo çkado tjetër që është joshëse për nxënësit dhe më interes për komunitetin. Mund të zgjedhën lëndë të reja mësimore edhe nga: Filet e ekonomisë dhe të drejtësisë (ekonomi, bujqësi,drejtësi) dhe nga Bazat e teknikës (elektroteknikë, makineri, ndërtimtari, industri). Lënda, kursi apo veprimtaria për mësim zgjedhor duhet të zgjatë jo më pakë se tre muaj.
Për lëndën, kursin apo veprimtarinë duhet të deklarohen më se paku 15 (pesëmbëdhjetë) nxënës (në qoftë se klasa ka më shumë se një paralele) e nëqoftëse klasa ka vetëm një paralele, atëherë është e nevojshme që për lëndën, kursin apo veprimtarinë të deklarohen gjysma e paraleles, në mënyrë që të mund të organizohet mësimi zgjedhor. Për mësimin zgjedhor, në bazë të kërkesave të interesuarve, vendosin organet profesionale të shkollës në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Arsimit para fillimit të vitit shkollor. Për mënyrën e deklarimit të nxënësve, të prindërve apo të të interesuarve të tjerë dhe kohën kur ata e
bëjnë këtë, vendosin organet e shkollës, por gjithsesi e terë procedura duhet të kryhet para fillimit të vitit shkollor.
Planet dhe programet për mësimin zgjedhor i harton shkolla në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Arsimit dhe profesionistë të lëmenjve përkatës nga komuniteti (në qoftë se ka të tillë). Mësimi zgjedhor, kur të aprovohet nga organet profesionale të shkollës, e ka statusin e mësimit të rregullt, më të vetmin përjashtim që mësimi zgjedhor do tëvlerësohet me notë përshkruese (jonegative).