1. Kl. Parë

Gjuhë shqipe

7 orë në javë, 259 orë në vit

Hyrje

Mësimi i gjuhës shqipe në klasë të parë vijon dhe plotëson punën e nisur në arsimin parashkollor. Nxënësit fillojnë t’i mësojnë, t’i dëgjojnë e t’i dallojnë tingujt që në kopsht. Që atje ata fillojnë të kuptojnë se si paraqiten tingujt me anë të shkronjave. Në klasë të parë të shkollës fillore fillon përvetësimi serioz dhe sistematik i leximit dhe shkrimit. Lidhja e këtyre dy etapave është një moment delikat për mësuesin që ka për detyrt’i mësojë fëmijët të lexojnë e të shkruajnë. Në këtë kuptim duhet të ketë vazhdimësi në kalimin nga arsimi parafillor në arsimin fillor. Kalimi nga arsimi parafillor në arsimin fillor në mësimin e gjuhës amtare shoqërohet me ndryshimin e raporteve ndërmjet gjuhës së folur dhe të shkruar. Në arsimin parafillor kryesish praktikohet gjuha e folur. Në klasën e parë nxënësi dhe mësuesi ndeshen me ndryshime të rëndësishme në përmbajtjen e punës po edhe në metodën që zbatohet. Leximi dhe shkrimi lidhen në mënyrë të pandashme me njëri tjetrin dhe përforcojnë njëri-tjetrin. Trajtimi dhe zgjidhja hap pas hapi e problemeve që dalin për mësimin e shkrimit të shkronjave, të fjalëve, të fjalive, të teksteve lejon të formohen shprehi efikase dhe të qëndrueshme të përdorimit të tyre nga ana e nxënësve. Drejtshkrimi gjithashtu meriton kujdes të veçantë, po kështu edhe dukuri të tilla gramatikore si p.sh. shembull përshtatja gramatikore e fjalëve brenda fjalisë.

Qëllimet

Qëllimi i mësimit të gjuhës shqipe në klasën e parë është:

  • përvetësimi i shkathtësive për të komunikuar në situata të ndryshme
  • krijimi i pavarësisë individuale dhe formimi kulturor;
  • përvetësimi i gjuhës letrare; 20
  • përgatitja e nxënësit për të njohur jetën në të gjitha aspektet e saj;
  • zhvillimi i ndjenjës për të dëgjuar tema të ndryshme me karakter edukativ dhe arsimor;
  • nxitja dhe motivimi i nxënësve për të mësuar. Organizimi i përmbajtjes programore

7 orë në javë, 259 orë në vit

Shkathtësitë e komunikimit

I. TË DËGJUARIT DHE TË FOLURIT – 70 orë

II. TË LEXUARIT – 85 orë

III. TË SHKRUARIT – 94 orë

(NË DISPOZICION – 10 orë)

Matematikë

5 orë në javë, 185 orë në vit

Hyrje

Në shekullin XXI matematika gjithnjë e më tepër po zë një vend qendror jo vetëm në studimin e fenomeneve natyrore dhe teknike, por ajo me ndërtimin e saj të argumentuar e logjik zë vend qendror në arsimimin e përgjithshëm të individit. Në kuptimin më të përgjithshëm mësimi i matematikës i kushtohet njohjes më precize të botës në të cilën jetojmë. Duke mësuar matematikën, individi aftësohet për një perceptim më real të

fenomeneve që e rrethojnë atë dhe njëkohësisht aftësohet që të arrijë me lehtësi në përfundime logjike për të zgjidhur edhe shumë probleme jetësore e shoqërore.

Të mësuarit e matematikës:

  • nxit kureshtjen, kreativitetin dhe zhvillimin e mendimit logjik: me përmbajtjet e para matematike fillon rruga drejt mendimit abstrakt dhe kritik;
  • zhvillon aftësitë krijuese dhe kuptimin për harmoninë: kjo arrihet gjatë studimit të numrave, veprimeve aritmetike me ta, krahasimit të madhësive dhe formave të ndryshme gjeometrike;
  • paraqet një aspekt të rëndësishëm moral dhe social, sepse nxë-nësit arrijnë në përfundime të sakta dhe në zbulime të cilat kërkojnë shprehje precize, duke u ndeshur dhe duke vlerësuar mendime të ndryshme, të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e kulturës të të menduarit kritik;
  • zhvillon njohuritë dhe shkathtësitë për të shtruar dhe për të kuptuar drejt problemet edhe në fushat e tjera të mësimit;
  • krijon një bazë solide për të thelluar njohuritë në shumë fusha të tjera, kur kihet parasysh fakti se matematika paraqet gjuhën e shumë shkencave dhe të diciplinave të tjera. Duke pasur parasysh faktin se nxënësi në klasën e parë të shkollës fillore nuk ka njohuri paraprake, në të shumtën e rasteve duhet vetëm të njihet me kuptimet themelore të matematikës (si p.sh. nocioni i bashkësisë, relacionit, numrit, si dhe kuptimet e ndryshme gjeometrike). Kështu matematika në klasën e parë në masë të gjerë është e lidhur me përvojat e fëmijës dhe me perceptimet e tij lidhur me mjedisin i cili e rrethon. Ajo para së gjithash mbështetet në aftësitë natyrore të tij të vë-rejë ngjashmëritë dhe dallimet në forma dhe raporte dhe të bëjë krahasime. Këto aftësi do të mund të zhvilloheshin në vazhdimësi nëse atij i ofrohen materiale të mira shkollore për mësim dhe me angazhim të mjaftueshëm të mësimdhënësit në metodologjitë e reja të mësimdhënies.

Qëllimet

Qëllimet kryesore të mësimit të matematikës në klasën e parë janë zhvillimi i aftësive dhe i shkathtësive të nxënësit:

  • për t’u njohur me kuptimin e bashkësisë si kuptim themelor mbi të cilin ndërtohen kuptimet e tjera matematikore;
  • për të kuptuar relacionin si krahasim i elementeve të një bashkë-sie sipas ndonjë vetie të caktuar;
  • për t’u njohur me kuptimin e numrit si shprehje e raporteve të ndryshme sasiore, në të shkruarit e numrave dhe në krahasimin e tyre;
  • për kryerjen e mbledhjes dhe të zbritjes së numrave prej 1-20 dhe për njohjen e vetive të thjeshta të këtyre veprimeve;
  • për zgjidhjen e disa problemeve praktike nëpërmjet barazimeve dhe jobarazimeve numerike;
  • për t’u orientuar dhe për të lëvizur në hapësirë dhe në rrafsh; për perceptimin real të rrafshit dhe të hapësirës;
  • për njohjen, klasifikimin dhe përshkrimin e vetive të formave të ndryshme në rrafsh dhe në hapësirë;
  • për përdorimin e veglave gjeometrike;
  • për njohjen e matjes si proces i krahasimit të masës së objektit (që matet) dhe masës së njësisë matëse;
  • për mbledhjen, shënimin, klasifikimin dhe paraqitjen e disa të dhënave të thjeshta.