Histori




 
Mësimdhënës:

Shabi Ajvazi prof . :VIII 4,5,62 + IX 1,2,3,4,5,62 + VIII 62
Shahize Elezi arsimtare :VII 1,2,3,4,5,62 + VIII 1,2,32 + VII 3,41
Sali Rrustemi prof : VI 1,2,3,4,5,62 + V3,4,5,62
Valbonë Jashari: IX62
Klasa e VI-të
2 orë në javë, 74 orë në vit
Hyrje
Historia si shkencë shoqërore, në klasën e VI , ka për objekt të studimit të kaluaarën e shooqërisë nnjerzore nga kohët më të lashshta e deri në Mesjetën e zhvilluar-shekullin X -të. Ajo na mëson si kan jetuar njerzit, shkaqet e ndryshme të mënyrës së jetës, faktorët që kanë ndikuar në ndryshimin e jetës në shoqëri dhe të njerzimit në përgjithsi.
Qëllimet
Zotrimi i njohurive dhe koncepteve për të kaluarën e shoqërisë njerzore;
Njohja e kulturave të ndryshme dhe dallimet në mes tyre që nga lindja e shoqërisë njerzore e deri në mesjetën e zhvilluar
1. mënyrat e jetës dhe të menduarit
2. përsonalitet e njohura
3. ngjarjet e rëndësishme historike
4. vendet dhe institucionet shoqërore dhe shtetrore
5. besimet e poopujve të ndryshëm
Kuptimi i ndërlidhjeve dhe ndikimeve ne shoqëri,
Arsimimin dmeokratik,
Zhvillimin e autonomisë te nxënësi,
Zhvillimin e toleranxës,
Zhvilimin e vetërespektit dhe rerspektit për të tjerët,
Të mësojnë dhe të përcaktojnë drejt kuptimin dhe përdorimin e terminologjisë bazë të Historisë, si dhe të zhvillojnë mendimin historik si mjet i të kuptuarit të proceseve ahoqërore,
Të zhvillojnë shprehitë dhe shkathtësitë për shfrytëzimin e dokumenteve, burimeve, materialeeve, hartave historike, fotografive, albumeve, teksteve historike, historisë gojore etj.
Objektivat e përgjithshme
Të kuptojnë proceset e zhvillimit të shoqërisë njerzore nga parahistoria deri në mesjetën e zhvilluar;
Të njohin tiparet kryesore të bashkësive të para njerzore, antikiteit dhe periudhës së Mesjetës së Hershme;
Të njohin mënyrën e organizimiti të jetës në periudhat e hershme dhe të bëjnë krahasime me mënyrën e organizimint të jetës së sotme.
Objektivat specifike
Të kuptojnë kuptimin e termave bazë të periudhës parahistorike, antikitet dhe Mesjetës së hershme;
Të dallojnë konceptet bazë të kohës së gurit dhe asj të metaleve;
Të përcaktojnë due të identifikojnëë mënyrën e transformimit të njeriut nga faza e parë deri në fazën e fundit;
Të identifikojnë mënyrën e llogaritjes së kohës në histori;
Të dallojnë mënyrën e organizimit të jetës së njeerzve ;
Të përshkruajnë ndarjen e shoqërisë në kklasa kryesore, në kasta dhe në shtresa në Antikë dhe Mesjetë;
Të kuptojnë dhe të jenë në gjendje të përshkruajnë organizimin shoqëror e shtetror në Kohën e Vjetër dhe Mesjetë.
Shkathësitë e synuara
Përmes mësimit të historisë si shkencë shoqërore, në klsën e VI synohet që nxënësit t’i fitojnë këto shkathtësi:
Orientimin në kohë dhe hapsirë që nga rrethi ku jeton dhe më gjerë,
Aftësitë për zhvillimin e përsonalitetit të gjithëanshëm,
Të zhvillojnë atësitë për të kuptuar due për të gjykuar drejt shkaqet dhe faktorët e zhvilimit të shoqërisë njerzore,
Aftësitë për t’ia përshtatur sjelljet e veta kritereve të një shoqërie demokratike e të qytetëruar,
Të çmojë dhe të respektojë kulturën dhe traditat e poppullit të vet dhe të popujve tjerë,
T’i zhvilloë shkathtësitë për komunikim me të tjerët.
Metodologjia e mësimdhënjës
Lënda e historisë mund të mësohet dhe interpretohet përmes metodave dhe teknikave të ndryshme. Metodologjia e re e mësimdhënjës dhe nxënies e bënë nxënësin më të aftë për të vështruar, për të gjykuar drejt, ngjarjë të rëndësishme historike pavaarësisht se në çfar forme i paraqiten ato.
Mësimdhënësi bën zgjedhjen e metodave dhe teknikave mësimore duke ua përshtur aftësive dhe kërkesasve të nxënësve. Ai duhet të jetë i kujdesëshëm për shkallën e arritshmërisë së objektivave gjat procesit mësimor.
Që të jetë sa më i suksesëshëm mësimi i historisë duhet përdorur metoda due teknika sa më të shumëllojshme me qëllin që të nxitet dinamizmi i orës, të motivohen nxënsnësit për punë duke pasur parasyshë se nxënësit kanë nivele të ndryshme të aftësive dhe njohurive,
Për të pasur mësimdhënie dhe mësimnxënie të suskseshme duhet përdorur këtë metoda dhe teknika:
- Puna me gjith klasën
- Puna në grupe
- Puna në çifte
- Puna individuale
- Metodat e vëzhgimit, diskutimit, demonstrimit, interpretimit,
- Vërshimi i hspejt i ideve ( Brainstroming)
- Puna kërkimore, hulumtuese, praktike, krahasuese
- Loja me role
- Të mësusarit problemor
- Kllasteri
- Pesëvargëshi
- Xhiksou,
- Historia gojore etj
- Vizita në: muze, kinema,ekspozita, institucione kulturore-historike etj.
 
Përdorimi i suksesëshëm i të gjitha këtyre metodave dhe teknikave mundëson mësimdhënien me nxënësin në qendër dhe zhvillimin e mendimit kritik.
Përdorimi i metodave due tteknikave nuk garanton sukses nëse mësimdhënësit nuk planifikon me kujdes përmbajtjen mësimore, ceaktimin e objektivave, përshtatjen e teknikave për realizimin e objektivave fhe nëse nuk vëxhgon si mendojnë nxënësit për pëerpunimin e informacionit.
Vlerësimi
Vlerësimi është nnjë process i vrojtimit tëë vazhdueshëm i dokumentimit të punës së nxënësëve dhe ka të bëjë me çdo lloj veperimtarie dhe matjet që përëdoret për të gjykuar për punën dhe arritjet e nxënësëve.
NË mënyrë që të sigurojmë informacione të mjaftueshme për të vlerësuar arritjet e nxënësëve në lëndën e historisë, duhet të përdorën mjete dhe teknika të ndryshme.
Disa qëllime të vlerësimit:
-Të identifikojmë përparimin e nxënësëve dhe t’i ofrojë të dhëna të mjaftueshme;
-Të motivojnë nxënësit për punë,
-Të sigurojë informacione për shkallën e arritshmërisë së objektivave;
Veprimtaritë kryesore të vlerësimit në klasë
• Kontrolli i zakonshëm i veprimtarive në klasë
• Detyrat e shtëpisë
• Testet
Mësimdhënësi gjatë orës mësimore i kontrollon rregullisht nxënësit, u jep informacione për të lehtësuar nxënien dhe vazhdimisht kupton përparimin e nxënësve dhe vështirësitë e tyre
Rëndësia e detyrave të shtëpisë është se përmes tyre sigurojmë informacione për vazhdimin dhe zgjerimin e njohurive të nxënësve në mënyrë të pavarur dhe për përvetësimin e njësive të mësuara gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë, në rast të paraqitjes së vështirësive ndihma e
prindit është e dobishme, por njëherësh mund të jetë edhe e padobishme në rast se në vend që të hulumtojë për zgjidhjen e detyrës, nxënësi i merr të gatshme nga prindi.
Format e testeve janë:
• Me gojë
• Me shkrim
• Përmes paraqitjes grafike etj.
• Testimet janë të rëndësishme për të siguruar informacione për përparimin e nxënësi, por në raste të veçanta mund të ketë edhe anët
negative për arsye se te nxënësit shkaktojnë ankth, stres, frikë etj.
• Për vlerësimin e njohurive të nxënësve përdorim edhe veprimtari
tjera, p.sh.
Vlerësimi i eseve
Vlerësimi me dosje
Vetëvlerësimi…etj.
Në fund të klasë së VI nxënësit duhet:
• të kuptojnë dhe të dallojnë historinë si lëndë mësimore;
• të kuptojnë drejt mënyrën e llogaritjes së kohës te popujt e vjetër.
Të dallojnë ç’është viti, dekada, shekulli dhe mijëvjeçari;
• të njohin llogaritjen e kohës para dhe pas lindjes së Krishtit;
• të identifikojnë dhe njohin rrjedhat shoqërore, shtetërore dhe kulturore te shtetet antike;
• të dinë dhe të kenë informacione të mjaftueshme për origjinën e popullit të vet, të fqinjëve si dhe rrjedhat e zhvillimit shoqëror, shtetëror, ekonomik dhe kulturor;
• të kuptojnë rrjedhat shoqërore, shtetërore, ekonomike, kulturore, fetare si dhe karakteristikat kryesore të Mesjetës;
• të njohin personalitetet historike nga periudha e antikës;
• të njohin personalitetet historike nga periudha e mesjetës;
• të aftësohen të përdorin dhe t’i kuptojnë fotografitë, hartat, burimet materiale dhe ato të shkruara, filmat dokumentar, filmat
artistik me përmbajtje historike etj.
BURIMET DHE MJETET MËSIMORE:
1. Aspekte të mësimdhënies së historisë, Prishtinë, 1997
2. Aspekte të mësimdhënies së historisë, Tiranë, 1995
3. Bardhyl Musai, Psikologjia e Edukimit, Shtëpia Botuese: Pegi, Tiranë,1999 132
4. Bardhyl Musai, Metodologjia e Mësimdhënies, Tiranë 2003
5. Vilson Kuri, Ragip Zekolli, Bep Jubani, HISTORIA 5, Shtëpia Botuese: Libri Shkollor, Prishtinë,1999
6. Dr. Bep Jubani, Dr.Isa Bicaj, Dr.y Vilson Kuri, HISTORIA për klasën e parë të shkollave të mesme, Shtëpia Botuese: Libri Shkollor,
Prishtinë, 2001
7. Dr. Fehmi Rexhepi, Dr. Isa Bicaj, HISTORIA për klasën e parë të shkollave të mesme profesionale, Shtëpia Botuese: Libri Shkollor, Prishtinë, 2001
8. Grup autorësh, Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, nën redaktimin e prof. Dr. Hysni Myzyrit, botoi: Siprinti, Prizren, 2000
9. Grup autorësh, Të kuptojmë të kaluarën e përbashkët par të ndërtuar të ardhmen, Ndryshime dhe vazhdimësi të jetës së përditshme në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni 1945 – 2000, botues: EUROCLIO, Shoqata e Mësuesve të Historisë të Shqipërisë, Shoqata Bullgare e Më-
suesve të Historisë, Shoqata e Historianëve të Republikës së Maqedonisë, Tiranë, 2003
10. Mikel Pjetrushi, Atlas historik i botës, Shtëpia Botuese: Camaj – Pipa, Shkodër, 2001
11. MASHT, Plani dhe programi mësimor 9, përgatiti për shtyp: Libri Shkollor, Prishtinë, 2002
HISTORI klasa e VII-të
2 orë në javë, 74 orë në vit
Mësimdhënës:
HYRJE
Me lëndën e historisë në klasën VII pretendohet të bëhet njohja e nxënësve për rrjedhojat e zhvillimeve të përgjithshme shoqërore nga shekulli XI e deri në fillim të shekullit XIX (1814). Përmes lëndës së historisë mundësohet zhvillimi i gjithanshëm i personalitetit të nxënësve si nga aspekti human, ekonomik, shoqëror, kulturor, politik etj. Lënda e historisë në klasën VII synon të zhvillojë të menduarit kritik dhe hulumtimin dhe përdorimin e burimeve historike, duke veçuar rëndësinë e tyre.
QËLLIMET
Programi mësimor i lëndës së historisë për klasën VII ka për qëllim:
Zhvillimin e aftësive të nxënësve për të njohur dhe për të kuptuar ligjshmëritë themelore të proceseve shoqërore, organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e shoqërisë njerëzore prej shekullit XI deri më 1814.
Zhvillimin e aftësive për të njohur dhe për të kuptuar mënyrat e jetesës, të menduarit, personalitetet historike, vendet dhe institucionet shoqërore e shtetërore, besimet, të arriturat ekonomike, shkencore, kulturore etj.
Zhvillimin e shkathtësive dhe të shprehive të nevojshme për njohjen, kuptimin, përpunimin dhe zbatimin e të dhënave të ndryshme historike në situata të caktuara.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE SPECIFIKË
Nxënësit duhet të jenë në gjendje:
Të njohin
* Domethëniet e termave historike nga mesjeta dhe të kapitalizmit
* Ngjarjet më kryesore nga periudhat e përmendura
* Personalitetet kryesore shqiptare, rajonale dhe botërore të këtyre periudhave
Të kuptojnë
* Karakteristikat e feudalizmit të zhvilluar dhe karakteristikat e kapitalizmit.
* Konceptet dhe parimet e zhvillimeve shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, arsimore, shkencore, religjioze etj., nga shekulli XI e deri më 1814.
* Ligjshmërit e zhvillimeve demokratike dhe avancimin e lirive dhe të drejtave të njeriut
Të zbatojnë
* Informacionet historike për zgjidhjen e situatave të ndryshme që paraqiten në shoqëri
* Format e mundshme për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme në shoqëri
Të zhvillojnë qëndrime dhe vlera
* Vlerësimin e të arriturave të shoqërisë njerëzore gjatë këtyre periudhave.
* Respektimin e dallimeve (klasore, gjinore, etnike, kulturore, religjioze etj.) në shoqëri
* Për ruajtjen dhe kujdesin për trashëgiminë arkeologjike, monumenteve kulturo-historike, muzeve, arkivave, bibliotekave etj.
 
BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
1. Aspekte të mësimdhënies së historisë, Prishtinë, 1997
2. Aspekte të mësimdhënies së historisë, Tiranë, 1995 153
3. Bardhyl Musai, Psikologjia e edukimit, Shtëpia botuese Pegi, Tiranë, 1999
4. Bardhyl Musai, Metodologjia e mësimdhënies, Tiranë, 2003
5. Grup autorësh, Të kuptojmë të kaluarën e përbashkët për të ndërtuar të ardhmen, Ndryshime dhe vazhdimësi të jetës së përditshme në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni 1945 – 2000, botues: EUROCLIO, Shoqata e Mësuesve të Historisë të Shqipërisë, Shoqata Bullgare e Mësuesve të Historisë, Shoqata e Historianëve të Republikës së Maqedonisë, Tiranë, 2003
6. MASHT, Plani dhe programi mësimor 6, Libri Shkollor, Prishtinë, 2003
7. Historia e Popullit Shqiptar I, Tiranë,2001
8. Vilson Kuri, Hysen Latifi, Hysni Myzyri, Historia 6, Libri Shkollor, Prishtinë,2001
9. Mikel Pjetrushi, Atlas historik i botës, Shtëpia botuese: Camaj – Pipa, Shkodër, 2001
 
Burimet në internet
10. www.dadalos.org
11. www.historyplace.com
12. www.see-educoop.net
13. www.eurocliohistory.org
14. www.euroclio.net
HISTORIA Klasa e VIII
2 orë në javë, 74 orë në vit
HYRJE
Me lëndën e historisë në këtë klasë pretendohet të bëhet njohja dhe përgatitja e nxënësve për të kuptuar rrjedhojat e zhvillimeve të përgjithshme shoqërore nga Kongresi i Vjenës (1814) deri në fund të Luftës së Parë Botërore (1918). Përmes lëndës së historisë pretendohet të krijohen mundësi për zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit të nxënësve si nga aspekti human, ekonomik, shoqëror, kulturorë, politikë etj. Lënda e Historisë synon të zhvillojë të menduarit kritik, analitik, vlerësues, krahasues si dhe angazhimin për hulumtimin dhe përdorimin e burimeve dhe të dhënave historike, duke dalluar rëndësinë e tyre. Këto përpjeke duhet të jenë në përputhje me mundësitë, aftësitë psiko-fizike dhe afinitetet e nxënësve.
QËLLIMET
Ky programi mësimor ka për qëllim:
Zhvillimin e aftësive të nxënësve për të njohur dhe kuptuar ligjshmëritë themelore të proceseve shoqërore, organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e shoqërisë njerëzore prej Kongresit të
Vjenës e deri në përfundim të Luftës së Parë Botërore.
Zhvillimin e aftësive për të njohur dhe kuptuar mënyrat e jetesës, personalitetet historike, vendet dhe institucionet shoqërore e shtetërore, besimet, të arriturat ekonomike, shkencore, kulturore etj.
Zhvillimin e shkathtësive dhe shprehive të nevojshme për njohjen, kuptimin, përpunimin dhe zbatimin e të dhënave të ndryshme historike në kohë dhe në rrethana të caktuara.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE SPECIFIKË
Nxënësit duhet të jenë në gjendje:
Të njohin
Domethëniet e termave dhe shprehjeve historike të Kohës së Re dhe Kohës Bashkëkohore
Të kuptojnë
Veçoritë kryesore të zhvillimeve historike të këtyre periudhave
Konceptet dhe parimet e zhvillimeve shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, arsimore, shkencore, religjioze, etj.
Të zbatojnë
Informacionet historike për zgjidhjen e situatave të ndryshme që paraqiten në shoqëri.
Format e mundshme për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme në
shoqëri.
Të zhvillojnë qëndrime dhe vlera
Të vlerësojnë dhe të çmojnë të arriturat e shoqërisë njerëzore gjatë këtyre periudhave.
Respektimin e dallimeve (klasore, gjinore, etnike, kulturore, religjioze etj.) në shoqëri.
Për ruajtjen dhe kujdesin, për trashëgiminë arkeologjike, monumenteve kulturo-historike, muzeve, arkivave, biblotekave etj.
 
BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
1. Aspekte të mësimdhënies së historisë, Prishtinë, 1997.
2. Aspekte të mësimdhënies së historisë, Tiranë, 1995.
3. Bardhyl Musai, Psikologjia e Edukimit, Shtëpia Botuese: Pegi, Tiranë,1999.
1. Bardhyl Musai, Metodologjia e Mësimdhënies, Tiranë 2003.
5. Grup autorësh, Të kuptojmë të kaluarën e përbashkët për të ndërtuar të ardhmen, Ndryshime dhe vazhdimësi të jetës së përditshme në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni 1945 – 2000, botues: EUROCLIO, Shoqata e Mësuesve të Historisë të Shqipërisë, Shoqata Bullgare e Mësuesve të Historisë, Shoqata e Historianëve të Republikës së Maqedonisë, Tiranë 2003.
6. MASHT, Plani dhe programi mësimor 6, Libri Shkollor, Prishtinë, 2003.
7. MASHT, Plani dhe programi mësimor 7, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004.
8. Historia e Popullit Shqiptar I,II, Tiranë 2001.
9. Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, Historia 6, Libri Shkollor, Prishtinë,2004.
10. Isa Bicaj, Arbër Salihu, Historia 7, Libri Shkollor, Prishtinë,2004.
11.Mikel Pjetrushi, Atlas historik i botës, Shtëpia Botuese: Camaj – Pipa, Shkodër, 2001.
BURIMET NË INTERNET
1. www.dadalos.org
2. www.historyplace.com
3. www.see-educoop.net
4. www.eurocliohistory.org
5. www.euroclio.net
HISTORI
Kl. e IX-të (2 orë në javë, 70 orë në vit)
HYRJE
Lënda e historisë për klasën e 9-të përfshin periudhën brenda viteve 1918-1999. Përmes kësaj lënde nxënësit e klasës së nëntë do të njihen me proceset (politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore), si dhe me ngjarjet e personalitetet të cilat përkufizuan, përshpejtuan dhe thelluan këto procese. Pasi që kjo lëndë merret me dimensionin historik të proceseve në vazhdim, nxënësit përmes saj do të aftësohen për të kuptuar më mirë aktualitetin, pjesë e së cilit janë (roli pragmatik i historisë). Përmes lëndës së historisë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efikase arrihet një zhvillim i gjithanshëm: botëkuptimor, kulturor dhe human i nxënësve (roli intelektual i historisë). Përmes lëndës së historisë synohet që te nxënësit të zhvillohet të menduarit kritik, analitik, vlerësues, krahasues si dhe aftësimi për hulumtime dhe shqyrtim kritik të burimeve historike, natyrisht krejt kjo në pajtueshmëri me mundësitë dhe aftësitë psiko-fizike dhe afinitetet e tyre. Duke u nisur nga parimi se nxënësi, në radhë të parë, duhet të njohë vetveten dhe pas kësaj të tjerët, është bërë përpjekje që të arrihet një përpjesëtim përkatës midis historisë kombëtare, rajonale, evropiane dhe botërore.
QËLLIMET
Ky program mësimor ka për qëllim:
- Zhvillimin e aftësive të nxënësve për të njohur dhe për të kuptuar ligjshmëritë themelore të proceseve shoqërore, organizimin, funk sionimin dhe zhvillimin e shoqërisë njerëzore që nga fundi i Luftës
së Parë Botërore e deri në vitin 1999.
- Zhvillimin e aftësive për të njohur dhe për të kuptuar mënyrat e jetesës, personalitetet historike, vendet dhe institucionet shoqërore e shtetërore, besimet, të arriturat ekonomike, shkencore, kulturore etj.
- Zhvillimin e shkathtësive dhe të shprehive të nevojshme për njohjen, kuptimin, përpunimin dhe zbatimin e të dhënave të ndryshme historike në kohë dhe në rrethana të caktuara.
 
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE SPECIFIKË
Nxënësit duhet të jenë në gjendje:
Të njohin
- Domethënien e termave, nocioneve dhe shprehjeve karakteristike
për historinë Bashkëkohore.
Të kuptojnë
- Veçoritë kryesore të zhvillimeve historike të kësaj periudhe.
- Konceptet dhe parimet e zhvillimeve shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, arsimore, shkencore, religjioze etj.
Të zbatojnë
- Informacionet historike për zgjidhjen e situatave të ndryshme që paraqiten në shoqëri.
- Format e mundshme për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme në shoqëri.
Të zhvillojnë qëndrime dhe vlera
- Të vlerësojnë dhe të çmojnë të arriturat e shoqërisë njerëzore gjatë këtyre periudhave.
- Respektimin e dallimeve (klasore, gjinore, etnike, kulturore, religjioze etj.) në shoqëri.
- Për ruajtjen dhe kujdesin e trashëgimisë kulturore, monumenteve kulturo-historike, muzeve, arkivave, bibliotekave etj.
BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
1. Aspekte të mësimdhënies së historisë, Prishtinë, 1997.
2. Aspekte të mësimdhënies së historisë, Tiranë, 1995.
3. Bardhyl Musai, Psikologjia e edukimit, Shtëpia Botuese: Pegi, Tiranë,1999.
4. Bardhyl Musai, Metodologjia e mësimdhënies, Tiranë, 2003.
5. Grup autorësh, Të kuptojmë të kaluarën e përbashkët për të ndërtuar të ardhmen, Ndryshime dhe vazhdimësi të jetës së përditshme në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni 1945 – 2000,
botues: EUROCLIO, Shoqata e Mësuesve të Historisë të Shqipërisë, Shoqata Bullgare e Mësuesve të Historisë, Shoqata e Historianëve të Republikës së Maqedonisë, Tiranë, 2003.
6. MASHT, Plani dhe programi mësimor 6, Libri Shkollor, Prishtinë, 2003.
7. MASHT, Plani dhe programi mësimor 7, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004.
8. MASHT, Plani dhe programi mësimor 8, Libri Shkollor, Prishtinë, 2005.
9. Historia e Popullit Shqiptar I, II, Tiranë, 2001.
10.Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, Historia 6, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004.
11. Isa Bicaj, Arbër Salihu, Historia 7, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004.
12.Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, Historia 8, Libri Shkollor, Prishtinë, 2005.
13.Mikel Pjetrushi, Atlas historik i botës, Shtëpia Botuese: Camaj – Pipa, Shkodër, 2001.