Gjeografi ,

 Mësimdhënësit:

Ismet Azizi, profesor i Gjeografisë,

Viti shkollor 2011/12 mbanë mësim në klasët: VI 1,2,3,4,5,6x2

IX1,2,3,4,5,6x1 + VI 2-2 kujdestar i klasës VI 2

Viti shkollor 2012/13; VII 1,2,3,4,5,6 x2; IX1,2,3,4,5,6x1 dhe VII-1 dhe VII-2  MZ nga 1 ore

 

Ruzhdi Ajeti, arsimtar i Gjeografisë ,

  Viti shkollor 2011/12  mbanë mësim në klasët : VII 1,2,3,4,5,6 x2 VIII 1,2,3,42

 

Fadil Agaj, arsimtar i Gjeografisë, 

Viti shkollor 2011/12 mbanë mësim në klasët: VIII 5,6x2+ IX 2-2

 

Synimet e përgjithshme të lëndës

 

Mësimi i Gjeografisë është orientuar në studimin e shfrytëzimit të hapësirës gjeografike në dobi të shoqërisë njerzore.

Gjeografia e ka zgjeruar gamen e problemeve, të cilat i studion. Në qendër të vemendjes janë problemet e hapësirës, ligjeve të saj, problemet e ekulibrit në natyrë, të marëdhënjeve shoqëri-mjedis gjeografik, problemet e shpërndarjës së njeriut dhe prodhimit në hapsirë, problemet serioze populluese dhe të ekonomisë ne vende të ndryshme të botës.

Zhvillimi i gjeografisë u arritë edhe në saje të avancimit të madh të metodave shkencore të studimit, të cilat u ndërtuan mbi një koncept, strukturë dhe aparat të ri. Aktualisht gjeografia shkollore duhet të synojë formimin e vetëtdijes hapësinore.

Sa i përket kohës së fillimit të mësimit të lëndës dhe ngarkesës së saj gjat viteve të shkollimit janë shtuar përpjekjet për t’a lidhur më mirë të mësuarit e gjeografisë më moshën e nxënësëve. Kjo lidhje bazohet në pikëpamjet e sotme të psikologëve për mundësitë e zgjerimit shkalllë-shkallë të pëftyrimeve hapsinore të fëmijëve me rritjen e moshës së tyre.

 

Hyrje

Gjeografia si shkencë hapsinorte dhe shoqërore për klasën e VI-të ka për subjekt studimi Tokën, popullsinë, raportet e ndërsjella dhe Kosovën si regjion. Gjeografia i mëson nxënësit që të krijojnë kuptim të plotë dhe të drejtë mbi objektet dhe dukuritë natyrore e shoqërore ( humane) në përgjithsi dhe në rastin e Kosovës në veçanti si hapsirë e jetës për popullsinë, e cila jeton në të.

Qëllimet

Qëllimet e mësimit të gjeografisë janë që nxënësit:

të zotëroj njohuritë dhe konceptet për gjeografinë si shkencë, Tokën dhe |Gjithësinë, Lëvizjet e Tokës, sistemet fizike, humane dhe Kosovën, duke zhvilluar mënyrën e të menduarit kritik;

të zhvilloj aftësitë për të fomuluar dhe zgjedhur problemet probleme me ndihmën e gjeografisë, nga vendi, hapsira, mjedisi natyror, mjedisi human, rajoni dhe mjedisi e shoqëria;

të zhvilloj aftësistë për të përdorur modele të tjhjeshta gjeografike ( skica, plane, modele);

zhvillimi i aftësive për vlerësim dhe përdorim të librave, globit, hartave, atllasave, literaturës, leksikoneve, enciklopedive, internetit dhe programeve tjera kompjuterike, arsimore televizive;

zhvillimiimaftësive për punë në bashkpunim me komunitetet tjera.

Objektivat e përgjithshme

 

 

Kuptimi i formës madhësisë due këvizjeve të Tokës si planet;

Njohja me gjithësinë, Sistemin Diellor, trupat qiellor, vetitë due relacionet në mes tyre;

Të njohurit me rrjedhimet e formës due lëvizjeve të Tokës rreth bushtit të vet dhe Diellit për njerzit due botën e gjallë;

Të njihen me hartat, sistemin e kordinateve, përcaktimin e pikave, vendeve, largësive due shenjave hartografike;

Të njihen me sferat e Tpkës, përbërësit ryesor, raportet në mes tyre due rëndësinë për njerzit due botën e gjallë;

Të dinë për përhapjen jo të barabartë të njerzëve në Tokë, për rritjen e popullsisë, shtiminnatyror, migrimet, dallimetnë përkatësinë etnike, racore, fetare,organizimin shtetëror e ndërkombtar, zhvillimin e konomik e social në përgjithësi;

Të njohin natyrën dhe shoqërinë e Kosovës, nivelin e zhvillimit dhe bashkpunimin me vendet fqinje dhe tjera.

Objektivat e veçanta

Nxënësit duhet:

të jenë në gjendje të përshkrujanë formën e Tokës, shtrirjen e kontinenteve dhe deteve, raportet në mes tyre;

të tregojnë në mënyrë grafike raportet në mes tokës dhe ujit;

t’i njohin dallimet në mes trupave qiellorë;

t’i kuptojnë llojet e lëvizjeve të Tokës rreth boshti të vet dhe rreth Diellit dhe pasojat e tyre;

t’i njohin ligjshmeritë themelore të pozitës dhe lëvizjeve të Tokës në Gjithësi;

t’i dallojnë brezat e nxehtësisë, brezat e vegjetacionit dhe rolin e tyre për jetën e njerzve;

të kuotojnë meridianet dhe paralelet dhe rëndësinë e tyre për përcaktimin e pozitës gjeografike të vendeve dhe shteteve ;

të dinë se Toka mund të paraqitet edhe në rrafsh, hartë;

të kuptojnë çka është shkalla e zvoglimit, shklalla numerike e grafike, çka janë planet , hartat dhe llojet e tyre;

të njihen me shtresat kryesore të Tokës, me dukuritë e vullkaneve e termeteve, me forma kryesore në koren e Tokës, me krijimin e formave, me rolin e forcave nga brendia dhe veprimin e forcave të jashtme;

të dallojnë lartësinë apsolute dhe relative dhe llogaritjen e tyre;

të kuptojnë dësrtimin e atmosferës, strukturën vertikale, proceset termike, dinamike, motin dhe klimën;

të dinë për objektet ujore në natyrë, vetitë e ujit, rëndësinë e ujit për proceset natyrore dhe shoqërinë, shpërndarjen jo të njejtë në sipërfaqen e Tokës dhe nevojën për ruajtje nga ndotja;

të kuptojnë se bota bimore e shtazore varet prej kushtev e klimatike, hidrografike e tokësore, se ato kanë shtrirje zonale horizontale e vertikale dhe përfaqësohen nga llojet e ndryshme;

të kupojnë proceset ekdtreme në natyrë dhe shkaqet e zhvillimit të tyre, të indentifikonë dhe klasifikojnë dukuritë kryesore të fatkeqësive natyrere dhe rre ethinën ku jetojnë e më gjerë;

të kuptojnë dhe interpretojnë rritjen e numrit të njerzve në ekumenë dhe zgjerimin e saj, spërndarjen jo të barabartë të popullsisë në ekumenë varësisht prej kushteve natyrore dhe shkallës së zhvilimit shoqërorë-ekonomik;

të kuptojnë dhe e interpetojnë shtimin natyror dhe mekanik, komponentët e shtimit, sttrukturat themelore të popullsisë, migrimin e njerzve, kuptimin, llojet, skaqet, pasojat e migrimeve;

të dinë për veprimtaritë prodhuese dhe shërbyese, për degët ekonomike, jo ekonomike, për mostrën e tyre hapsinore;

të dinë për kuptimin e vendbanimit, për objektet që e përbëjnë, për formën, tipin, madhësinë, planin, funksionin dhe raportin me rrethinën;

të kuptojnë pozitën gjeografike të Kosovës dhe rolin e saj në ngjarjet kulturore dhe rolin e saj në ngjarjet kulturore, ekonomike e politike;

të krijojnë kuptimin mbi karakteristikat natyrore të Kosovës dhe rolin e tyre në shpërndarjen e popullsisë, vendbanimeve dhe ekonomisë;

të aftësohën për të analizuar dinamikën, strukturën e popullsisë, migrimet, vendbanimet dhe tipat e tytre;

të dinë të shpjegojnë kushtet dhe faktorët e zhvillimit ekonomik, strukturat e ekonomisë dhe rajonet tipike të Kosovës.

Shkathtësitë e synuara

 

 

Zhvillimi i shkathtësive, shprehive dhe vlerave

Nxënësit duhet

të jënë në gjendje t’i dallojnë shenjat konvencionale të legjendës së hartës, t’a përdorin shkallën e zvoglimit, të përcaktojnë largësitë në mes objekteve në hartë, t’i përdorin simbolet dhe ngjyrat;

të ndërtojnë dhe lexojnë grafikët, diagramet, tabelat, hartat dhe modelet e përpiluara për qëllime të caktuara mësimore;

të aftësohen për përshkrimin, hulumtimin, shpjegimin, regjistrimin e tipareve natyrore të Tokës si përmbjatje madhore të gjeografisë, të cilat përcaktojnë veçoritë e vendit (format e ndryshme relievore, objektet ujorre, elementet e motit e klimës);

të demostrojnë të kuptuarit e nocioneve të lartësisë relative dhe absolute, duke përdorur harta fizike me shkallë të ndryshme;

të ndërtojnë modele të thjeshta për format e ndryshme të relievit

të ndërtojnë grafiqe dhe diagrame për elemete klimatike e hidrografike dhe të dinë t’i interpretojnë ato;

të zbulojnë informacione gjeografike për popullsinë, mjediset urbane, rurale nga burimet e drejtpërdrrejta ( p.sh. vëzhgimet, intervistat), nga burimet dytësore ( hata , grafikët, modelet, tabelat, CD-të etj);

të lokalizojnë në hartë vendbanimet kryesore urba dhe shpërndarjen e popullsisë në regjione të ndryshme të botës;

të ndërtojnë dhe të interpretojnë lloje të shumta grafikësh, hartash, shpërndarjen e popullsisë, qendrat e banuara, objekte dhe prodhimet e degëve të ndryshme ekonomike etj.;

të paraqesin rezultatet e kërkimeve dhe vëzhgimeve, duke përdorur mjetet e mediave , raportmet gojore e me shkrim, tabela, grfikë, harta etj,;

të mbajnë qëndrim kritik ndaj shfaqjeve negative të ndërhyrjes së njerzve në mjedisin ku ata jetojnë;

të përcaktojnë Kosovën me vendet tjera, përdorur harta, tabela, diagrame në lidhje me sipërfaqen, klimen, relievin, hidrografinë, popullsinë, ekonominë, kulturën, gjuhën etj.;

të parqessin informacione gjoeografike për lidhjet e ndërsjella të raportimet gojore, me shkrim, hartat, skicat, tabelat, grafikët etj.;

të ndërtojnë dhe interpretojnë harta të thjeshta tematike të Kosovës;

të përdorin fjalorin e mësuaar të nocioneve për vendin, hapsirën e Kosovës, mjedisin fizik, human, regjionet etj.

Struktura e përmbajtjes programore:

 

 

 

Kategoritë    Numri i orëve gjithsej    %

Hapsira dhe sistemet fizike    22    30

Sistemet humane    10    13

Rajonet-Kosova    22    30

Mësim zgjedhor    6    8

Përsëritje    14    19

Gjithsej    74    100

Metodologjia e mësimdhënies

 

 

Lënda e gjeografisë mundë të mësohet dhe interpretohet përmes metodavedhe teknikave të ndryshme. Metodologjia e mësimdhënies dhe e nxënëies ka rëndësi të madhe sepsee bënë nxënësin mëtë aftë për të vështruar dhe gjykuar drejt objektet dhe dukuritë gjeogrfaike pvarsisht nga forma e paraqitjes së tyre.

Mësimdhënësi bënë zgjedhjen e metodave dhe teknikave të mësimit varësisht nga aftësistë psiko-motorike të nxënësëve. Zgjedhja e metodave dhe teknikave duhet të jetë në përputhje me shkallën e arritshmërisë së objektivave në procesin mësimor.

Baza materiale e mësimit të gjeografisë

Mësimi bashkohor i gjeografisë mund të realizohet në tërësi duke përdorur:

objektete mësimore ( shkollën, klasën, kabinetin dhe natyrën):

mjetet mësimore ( vizuele due audio-vizuele):;

mjetet teknike ndihmëse ( drrasa e zezë, aparatet projektuese, TV, radio, arka e rërës) etj;

Bibliotekën e shkollës;

Mjetete punës së nxënësëve (libri mësimor, lobër leximi i gjeografisë, fletorja e punë, materialet ilustrative, treguesist hartografik, fotografitë, diagramet, grafikonet, tabelat, fjalori gjeogrfaik, atllasi gjeografik,hartat konturë dhe memece, prerjet, bllok diagrmet, skemat etj;

libër leximi i gjeografisë, i cili mund të shfrytëzohet si në mësimin e rregullt, plotësues dhe shtues.

 

Mjetet e konkretizimit në mësimin e gjeografisë

Mjete e konkretizimit në mësimin e gjeografisë kanë rëndësi te madhe, ngase lënda e gjeografisë ka karakter vizuel. Praqitja indirekte e të vërtetës gjeogrfaike si qasje didaktike dhe më së shpeshti përcillet me fjalën e gjallë, ndërsa rol të rëndësishëm në procesin e nxënies të diturive të reja kanë mjetet mësimore. Kjo do të thotë se demostrimi është detyrë e arsimtarit, kurse vëxhgimi është obligim i nxënësit.

Aty ku nuk është i mundshëm vëzhgimi i drejtëpërdrejtë, nxënësit duhet t’i mundësohet vëzhgimi indirekt me përdorimin e:

fotografive, filmit, emisioneve televizive, kopjuterit, modeleve, maketave, globit, hartave me shkallë të madhe ( plane), të mesme, të vogël, gjeografike, fizike, shoqërore, ekonomike, memece etj.;

vizatimeve gjeografike( vizatimeve lëndore, diagrame, grafikone,hartograme);

vlerave numerike (përmes tabelave etj);

librave mësimore, librave të leximit, revistave gjeografike etj.

 

Format e punës në mësimin e gjeografisë

Në procesin mësimorë përdoren disa forma të punës, të cilat kanë për q ëllim t’i aktivizojnë subjektet e procesit mësimor de t’a bëjnë mësimin sa mëtë efektshëm, e këto janë:

forma frontale e punës;

forma e punë në grupe;

forma e punës në çifte;

forma individuale e punë;

format e veçanta si mësimi i programua, mësimi i shtuar apo suplementa, mësimi plotësuses, mësimi vazhdues, aktivitete e lira,mësimi ekipor etj.;

ekskursionet mësimore gjeografike.

Metodat dhe teknikat e punës në mësimin e gjeografisë

 

Metodat dhe teknikat e punës mësimore janë mënyra dhe qaasja me ndihmën e të cilave realizohen disa detyra në procesin mësimor, ndërsa cilësia e mësimit varet nga ato dhe nga zgjedhja e drejtë e tyre me rastin e organizimit të procesit mësimor.

Varësisht nga përmbajtjet programore, metodt mësimore ndahen në:

metoda verbale ( metoda parafolëse, bashkëbiseduese, dioalogu dhe diskutimi);

metodat tekstuale,

metoda demonstrative ilustrative ( demonstrimi i ilustrimeve, modekeve, lëndëve, objekteve);

demonstrimi në mjedisin jetësorë;

demonstrimi në klasë apo në kabinetin gjeogrfaik;

vëzhgimii drejtëpërdrejtë gjeografik;

vëzhgimi fiziko-gjeografik;

vëzhgimi socio-gjeografik;

metoda laboratorike-eksperimentale ( ekskursionet gjeografike, demonstrimi i eksperimenteve, eksperimentet e nxënësëve, koleksionet e lëndëve natyrore).

Përveq metodave mësimore të lartëpërendura, gjatë procesit mësimorë mund të përdoren edhe teknika të ndryshme të mësimdhënies, si:

brainstromingu ( stuhi mendimesh);

diskutimi që zgjidhë problemin;

mësimi zbulues;

teknika e hartimit dhe drejtimit të pytjeve;

pema e mendjes ( harta e mendimit, kllasteri);

gjuha grafike e e komunikimit;

inserti;

tabela ( harta) e koncepteve;

grupet e ekspertëve ( xhikso me ndërthurrje;

rrjeti i diskutimit;

di-du të dijë-mësojë;

ditari dy pjesësh;

terma paraprake;

eseu( studim i vogël);

diagrami i Venit;

programi televiziv

 

Vlerësimi

Verifikimi, vlerësimi dhe notimi janë ndër detyrat më të vështira të

punës pedagogjike. Çdo efekt dhe rezultat i nxënësve duhet vlerësuar,

por jo edhe notuar. Përkitazi me verifikimin e diturive të nxënësve duhet

trajtuar këto çështje: funksionin, kohën, format, mënyrën e notimit.

Funksioni i verifikimit të diturive gjeografike

Ç’duhet verifikuar? Pa mëdyshje sasia dhe cilësia e diturive janë

kriteri më i pranueshëm. Nxënësi duhet të disponojë sasi të caktuar

diturishë gjeografike.

Nga nxënësit kërkohet të njohin:

faktet, objektet, dukuritë, proceset, ligjshmëritë gjeografike.

Funksionet e verifikimit dhe të vlerësimit janë:

Verifikimi, zbulimi i zbrazësive në dijen e nxënësve, informatat kthyese për arsimtarin. Dituritë e nxënësve duhet verifikuar për çdoorë. Në fazën e verifikimit kontrollimi mund të bëhet frontalisht duke inxitur nxënësit më pyetje të shkurta, të shpejta, që kërkojnë dije faktike,gjeturi topografike, njohje të disa shënimeve.

Format e verifikimit

Gjatë vitit shkollor duhet zbatuar disa forma të kontrollit:

verifikimi me gojë mund të jetë individual dhe grupor në çdo orë

mësimore;

verifikimi me shkrim mund të jetë frontal dhe individual, pastaj

përmes detyrave tekstuale-grafike.

Për notim veçanërisht janë të përshtatshme punimet e pavarura,

referatet, zgjidhja e ndonjë problemi praktik në mënyrë të pavarur.

Vlerësimi dhe notimi

 

Vlerësimi dhe notimi duhet të jetë i drejtë, çdo shprehje e nxënësit me gojë, me shkrim apo praktik do të duhej vlerësuar.Vlerësimi përfshin notimin për punën dhe dijen e shfaqur. Pas vlerësimit pason notimi.Kushtet për notim të mirë janë: besimi reciprok, koka e qetë,drejtësia, objektiviteti dhe konsekuenca e arsimtarit, qëndrimi vetkritik i nxënësve. Notimi duhet të jetë publik dhe me nota të plota. Puna duhet të vlerësohet në mënyrë sistematike.

Tipat e vlerësimit

Vlerësimi formues, përmbledhës, në bazë të kritereve, diagno-

stifikues.

Vlerësimi i brendshëm, i jashtëm, i përditshëm, paraprak, për-

fundimtar.

Veprimtaritë kryesore të vlerësimit në klasë

Kontrolli i zakonshëm i veprimtarive në klasë

Detyrat e shtëpisë

Testet

Format e testeve janë:

Me gojë

Me shkrim

Përmes paraqitjes grafike etj.

Për vlerësimin e njohurive të nxënësve përdoren edhe mënyra të

tjera, p.sh.:

Vlerësimi i eseve

Vlerësimi me dosje

Vetëvlerësimi… etj.

Në fund të klasës së VI-të nxënësit duhet

të kuptojnë dhe dallojnë gjeografinë si lëndë mësimore;

të kuptojnë Tokën si planet, si pjesë e sistemit Diellor dhe të Gjithësisë;

të kuptojnë rolin e formës, madhësisë së Tokës, lëvizjet e saj rreth boshtit dhe Diellit, rrjedhojat e tyre për jetën e njerzve dhe botën e gjallë;

të dinë për sferat e Tokës, përbërësit themelor, relacionet në mes sferave dhe dukuritë që rrjedhin nga to;

të dinë për numrin e popullsisë, shpërndarjen, dendësinë, shtimin ntyror e mekanik, për dallimet etnike, racore, fetare, kulturore, ekonomike në mes njerzve në botë;

të dinë për karakteristikat e natyrës, popullsisë, vendbanimeve, ekonomisë dhe tërësive gjeografike të Kosovës;

të aftësohen t’a përdorin busullën, hartat, atllaset, librat, fotografitë, CD-të dhe mjetet tjera mësimore.

Tekstet dhe mjetet mësimore

1. Riza Çavolli: Gjeografia e Kosovës 8, Libri Shkollor, Prishtinë, 2003

2. Ruzhdi Pllana: Gjeografia 5, Libri Shkollor, Prishtinë,

3. Ruzhdi Pllana: Gjeografia fizike, Libri Shkollor, Prishtinë, 2001

4. Asllan Pushka: Gjeografia shoqërore, Libri Shkollor, 2002

5. Murat Meha: Atllasi gjeografik shkollor, Libri Shkollor, Prishtinë, 2000

6. Asllan Pushka: Gjeografia për klasën VI, Libri Shkollor, Prishtinë, 2001

7. Esat Haskuka: Gjeografia fizike e pergjithshme I, II, Prishtinë 2000,

2001

8. Bardhyl Musai: Metodologjia e mësimdhënies, Tiranë, 2003

 

Gjeografi Klasa e VII-të

2 orë në javë, 74 orë në vit

Mësimdhënës : Ruzhdi Ajeti, arsimtar,

 

Gjeografia e Evropës ka për objekt studimi hapësirën e Evropës nëtërësi, regjionet e saj në veçanti dhe shtetet veç e veç, për të nxjerrë nga këto njohuri mësim për rolin e pozitës gjeografike të regjionit dhe të vendeve, funksionin e kushteve natyrore dhe të resurseve natyrore në zhvillimin ekonomik dhe jetën e njerëzve, për t’i dalluar specifikat popullative, kulturore e politike në lidhje me karakteristikat gjeografike të hapësirës ku ata jetojnë dhe për t’i paraqitur rezultatet e punës së tyre në kushtet e ndryshme gjeografike. Gjeografia e Evropës ndihmon të kuptuarit e ndërlidhjeve në mes të shoqërisë e natyrës, si shfrytëzohet dhe si mbrohet ajo, si bashkëpunojnë komunitetet pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, politike, kulturore e gjinore. Në Evropë ka shumë shembuj pozitivë prej të cilëve mund të mësohet, ato eksperienca si të zbatohen në vendin tonë.

Qëllimet

1. Zhvillimin e aftësive të nxënësve për të njohur pozitën gjeografike, veçoritë natyrore dhe humane të Evropës dhe ndikimin e kushteve natyrore e faktorëve shoqërorë në mjedisin e tyre.

2. Zhvillimin e aftësive të nxënësit për të kuptuar pozitën gjeografike,veçoritë natyrore e humane, ndikimin e kushteve natyrore për aktivitetin njerëzor, sfidat dhe perspektivat e ndërvarësisë regjionale.

3. Zhvillimin e shkathtësive dhe të shprehive të nevojshme për mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të ndryshme në situata konkrete.

4. Zhvillimin e gatishmërisë për të përdorur drejt dhe me përgjegjësi njohuritë,shkathësitë dhe shprehitë e fituara nga mësimi i gjeografisë.

5. Zhvillimi i qëndrimeve dhe i vlerave për laramaninë e veçorive natyrore, kushteve të ndryshme të jetës dhe të veprimtarive njerëzore.

6. Zhvillimin e aftësive për respektimin e të drejtave njerëzore për të gjithë popujt që jetojnë në Evropë, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, fetare, gjuhësore dhe angazhimin për të kërkuar zgjidhje të problemeve lokale, rajonale, kombëtare etj.

Objektivat e përgjithshme

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

• Të njohë:

– Faktet dhe konceptet për veçoritë natyrore dhe humane të Evropës;

– Karakteristikat themelore natyrore dhe humane të Evropës, regjioneve të saj dhe shteteve.

• Të kuptojë:

– Specifikat gjeografike të Evropës: specifikat natyrore, sociale, ekonomike dhe politike;

– Ngjashmëritë dhe dallimet e veçorive natyrore e humane mes regjioneve të Evropës.

• Të zbatojë:

– Grafikone, diagrame, modele, harta etj. për elemente klimatike, hidrografike, shpërndarjen, numrin, shtimin natyror, strukturat e popullsisë dhe veprimtaritë ekonomike;

– Të përdorë të dhënat verbale sasiore dhe simbolike të tekstit, fotografive, grafikëve, tabelave,diagrameve, hartave etj.

• Të analizojë:

– Rëndësinë e veçorive natyrore dhe humane të Evropës në zhvillimin shoqëroro-ekonomik;

– Ndikimin e kushteve natyrore dhe të faktorëve shoqërorë në zhvillimin ekonomik të Evropës, të regjioneve dhe të shteteve.

• Të vlerësojë:

– Rolin e veçorive natyrore dhe humane të Evropës, të regjioneve dhe të shteteve

– Shkaqet e vërteta të dukurive fizike dhe humane të Evropës së sotme si: ngrohja globale, problemi i ujit, i erozionit, i ndotjes, i rritjes së shpejtë e të ngadalshme të popullsisë, problemin e refugjatëve, zhvillimin e pabarabartë ekonomik etj.

• Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat:

– Për laramaninë e veçorive natyrore, të kushteve të ndryshme të jetesës dhe të veprimtarive njerëzore;

– Në kuptimin e sjelljeve personale (të jetë kooperativ, i hapur, tolerant, i ndershëm, i vullnetshëm, kritik etj.).

 

BURIMET DHE MJETET MËSIMORE

1. Teksti shkollor dhe fletorja e punës për klasën përkatëse.

2. Atlasi gjeografik shkollor.

3. Metodologjia e mësimdhënies.

4. Hartat e ndryshme të Evropës.

5. Globi, instrumente meteorologjike, hidrometrike etj.

6. Revista profesionale dhe shkollore.

7. Fotografi, postere, gazeta.

8. Programe kompjuterike, internet, CD, fotoslajde, filma, videokaseta etj.

GJEOGRAFIA-Klasa e VIII-të

 

2 orë në javë, 74 orë në vit

Ruzhdi Ajeti, arsimtar i Gjeografisë , mbanë mësim në klasët : VIII1,2,3,42

Fadil Agaj, arsimtar i Gjeografisë, mbanë mësim në klasët: VIII 5,62

HYRJE

Gjeografia e kontinenteve pa Evropën ka për objekt studimi hapësirën e kontinenteve të tjera në tërësi, regjionet e tyre dhe shtetet tipike në veçanti. Njohuritë e nxëna do të ndihmojnë kuptimin e pozitës gjeografike të kontinenteve, regjioneve dhe shteteve, rolin e kushteve dhe resurseve natyrore në zhvillimin ekonomik dhe jetën e njerëzve, dallimin e specifikave popullative, kulturore e politike të lidhura për veçoritë hapësinore të regjioneve e vendeve ku ata jetojnë. Gjeografia e kontinenteve ndihmon të kuptuarit e ndërlidhjeve mes shoqërisë e natyrës, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e saj, bashkëpunimin mes popujve e komuniteteve me përkatësi të ndryshme etnike, fetare, politike, kulturore e gjinore. Nga regjionet dhe vendet e ndryshme të kontinenteve të tjera ka shumë shembuj prej të cilëve mund të mësohet si (nuk) duhet të veprohet, për t’i zbatuar ato përvoja në vendin tonë.

QËLLIMET

Qëllimi i të mësuarit të gjeografisë së kontinenteve bazohet në:

1. Zhvillimin e aftësive të nxënësve për të njohur pozitën gjeografike, veçoritë natyrore e humane të kontinenteve, regjioneve e vendeve tipike dhe ndikimin e kushteve natyrore e faktorëve shoqëror në mjedisin e tyre.

2. Zhvillimin e aftësive te nxënësit për të kuptuar rolin e pozites gjeografike, veçorive të natyrës e shoqërisë, ndikimin e kushteve në aktivitetin njerëzor, sfidat dhe perspektivat e ndërvarësisë

regjionale.

3. Zhvillimin e shkathësive dhe të shprehive të nevojshme për mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të ndryshme në situata konkrete.

4. Zhvillimin e gatishmërisë për të përdorur drejt dhe me përgjegjësi njohuritë, shkathësitë dhe shprehitë e fituara nga mësimi i gjeografisë.

5. Zhvillimi i qëndrimeve dhe i vlerave për laramaninë e veçorive natyrore, kushteve të ndryshme të jetës dhe të veprimtarive njerëzore.

6. Zhvillimin e aftësive për respektimin e të drejtave njerëzore për gjithë popujt pa marrë parasysh përkatsinë etnike, fetare, gjuhësore, gjinore dhe angazhimin për të kërkuar zgjidhje të problemeve lokale, regjionale e globale.

OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE TË VEÇANTË

 

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

 

Të njohë:

- Faktet dhe konceptet për veçoritë natyrore dhe humane të kontinenteve;

- Karakteristikat themelore natyrore dhe humane të kontinenteve, regjioneve dhe shteteve.

Të kuptojë:

- Specifikat gjeografike të kontinenteve, karakteristikat natyrore, sociale, ekonomike dhe politike;

- Ngjashmëritë dhe dallimet e veçorive natyrore, humane mes kontinenteve, regjioneve dhe shteteve tipike.

 Të zbatojë:

- Grafikone, diagrame, modele, harta etj. për elementet relievore, klimatike, hidrografike, shpërndarjen, lëvizjen dhe strukturat e popullsisë dhe veprimtaritë ekonomike;

- Të përdorë të dhënat verbale sasiore dhe simbolike nga teksti, fotografitë, hartat, grafikonet, tabelat, diagramet etj.

Të analizojë:

- Rëndësinë e veçorive natyrore dhe humane të kontinenteve në zhvillimin shoqëror e ekonomik;

- Ndikimin e kushteve natyrore dhe faktorëve shoqërorë në zhvillimin ekonomik të kontinenteve, regjioneve e shteteve tipike.

 Të vlerësojë:

- Rolin e veçorive natyrore dhe humane të kontinenteve, regjioneve dhe shteteve tipike;

- Shkaqet e vërteta të dukurive fizike dhe humane të kontinenteve si: ngrohjen globale,problemin e ujit, të erozionit, të ndotjes, të rritjes së shpejtë të popullsisë, problemin e refugjatëve,

zhvillimin e pabarabartë ekonomik të kontinenteve, regjioneve dhe shteteve etj.

 Të zhvillojë qendrimet dhe vlerat:

- Për llojllojshmërinë e veçorive natyrore, të kushteve të ndryshme të jetesës dhe veprimtarive njerëzore;

- Për kuptimin e sjelljeve personale (për të qenë kooperativ, i hapur, tolerant, i ndershem, i vullnetshëm, kritik etj.).

 

BURIMET DHE MJETET MËSIMORE

1. Teksti shkollor dhe fletoret e punës për klasën përkatëse

2. Atlasi gjeografik shkollor

3. Metodologjia e mësimdhënies

4. Hartat e ndryshme të Evropës

5. Globi, instrumente meteorologjike, hidrometrike etj.

6. Revista profesionale dhe shkollore

7. Fotografi, postere, gazeta

8. Programe kompjuterike, internet, CD, fotoslajde, filma, videokaseta etj.

GJEOGRAFI – KOSOVA ME VENDET PËRRETH

 

(1 orë në javë, 35 orë në vit)

Mësimdhënës:

Ismet Azizi, profesor i Gjeografisë, mbanë mësim në klasët: IX1,2,3,4,5,61

 

Hyrje

Gjeografia e klasës IX ka për objekt studimi hapësirën e Gadishullit Ballkanik, Kosovën, Shqipërinë dhe shtetet e tyre fqinje, duke i njohur karakteristikat e përgjithshme e të veçanta të hapësirës së tyre dhe rolin e kushteve natyrore e shoqërore-ekonomike në zhvillimin e ndryshëm të këtyre vendeve.

QËLLIMET

- Zhvillimin e aftësive për të njohur dhe për të kuptuar pozitën gjeografike, veçoritë e natyrës (ndërtimin gjeologjik, relievin, klimën, ujërat, llojet e tokave dhe botën bimore e shtazore), veçoritë humane (popullsinë, vendbanimet dhe veprimtaritë ekonomike) të Kosovës dhe të vendeve përreth, duke kuptuar lidhjet ndërmjet veçorive natyrore dhe shoqërore dhe ndikimin e

tyre në aktivitetet njerëzore, sfidat dhe perspektivat.

- Zhvillimin e aftësive të nxënësve për të çmuar trashëgiminë kulturore e natyrore të Kosoves dhe të vendeve përreth.

- Zhvillimin e aftësive të nxënësit për të fituar shkathtësi dhe shprehi për përdorimin e të dhënave verbale, sasiore dhe simbolike të tekstit, fotografive, tabelave, diagrameve dhe hartave.

- Zhvillimin e aftësive të nxënësit për të krijuar gatishmëri për të përdorur drejt dhe me përgjegjësi njohuritë, shkathtësitë dhe shprehitë e fituara nga mësimi i gjeografisë së Kosovës dhe i vendeve përreth.

- Zhvillimin e aftësive të nxënësit për të respektuar të drejtat njerëzore në Kosovë dhe vendet përreth, barazi kombëtare, fetare, 160 gjuhësore, kulturore, gjinore dhe angazhim për të kërkuar zgjidhje të problemeve lokale, kombëtare dhe rajonale etj.

OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM

 

*Të njoh:

- Faktet për veçoritë natyrore e humane të Kosovës dhe të vendeve përreth.

- Konceptet për karakteristikat natyrore e humane të Kosovës dhe të vendeve përreth.

* Të kuptojë:

- Specifikat gjeografike të Kosovës dhe të vendeve përreth (specifikat natyrore, shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike

të tyre).

*Të zbatojë:

- Përdorimin e grafikëve, diagrameve, hartave tematike, nga të dhënat statistikore për Kosovën dhe vendet përreth.

- Punimin e hartave, grafikëve, diagrameve etj. nga të dhënat statistikore për Kosovën dhe për vendet përreth.

* Të analizojë:

- Ndikimin e kushteve natyrore, të faktorëve shoqërorë e politikë në Kosovë dhe të vendeve përreth.

- Rolin e kushteve natyrore, faktorëve shoqërorë në zhvillimin shoqëror e ekonomik të Kosovës dhe të vendeve përreth.

* Të vlersojë:

- Rolin e kushteve natyrore dhe të faktorëve shoqërorë në zhvillimin e ndryshëm ekonomik të Kosovës dhe të vendeve përreth.

- Ndikimin e veprimtarive njerëzore në mjedisin jetësor.

* Të zhvillojë qëndrime dhe vlera:

- Për larminë e veçorive natyrore, humane dhe kulturore të Kosovës dhe të vendeve përreth, vlerësimin e resurseve natyrore e njerëzore.

Në kuptimin e sjelljeve personale (të jetë kooperativ, i hapur, tolerant, i ndershëm, i vullnetshëm, kritik, i aftë për punë në grupe, çifte, përdorimin e literaturës, leksikoneve, enciklopedive, internetit, programeve arsimore televizive, aftësive për punë në bashkëpunim me komunitetet të tjera etj.

BURIMET DHE MJETET MËSIMORE

 

1. Teksti shkollor dhe fletoret e punës për klasën përkatëse

2. Atlasi gjeografik shkollor

3. Metodologjia e mësimdhënies

4. Hartat e ndryshme të Evropës

5. Globi, instrumente meteorologjike, hidrometrike etj.

6. Revista profesionale dhe shkollore

7. Fotografi, postere, gazeta

8. Programe kompjuterike, internet, CD, fotoslajde, filma, videokaseta etj.

ESE-ja në Gjeografi

Kuptimi mbi Ese-në

Ese-ja është një shkrim i shkurtër që ka për bazë faktin mbi të cilin nxënësi shpreh opinionin e tij. Ese-ja mund të jetë:

• Përshkruese, kur nxënësi përshkruan me detaje dukurinë apo faktin.

• Shpjeguese, kur nxënësi shpjegon dhe arsyeton mbi opinionin e shprehur.

• Argumentuese, kur nxënësi bën kërkime dhe sjell argumente mbi një dukuri, fakt, zhvillim, etj.

• Vlerësuese, kur nxënësi vlerëson, mban qëndrim kritik dhe shpreh reflektimin e tij mbi një dukuri, fakt, zhvillim, etj.

Struktura e ESE-së

Ese-ja përbëhet nga:

Hyrja - ku paraqitet fakti apo dukuria mbi të cilën nxënësi do të japë opinionin e tij.

Zhvillimi i përmbajtjes  paraqitja e fakteve dhe argumenteve në paragrafë  të organizuar sipas një rrjedhe logjike dhe vazhdimësie.

Mbyllja– nxënësi nxjerr konkluzione dhe shpreh reflektimin e tij mbi faktin, dukurinë etj.

 

 Disa shembuj që konkretizojnë krijimin e një ese-je:

I. Ese përshkruese

Struktura e ese-së përshkruese mbi fakte, dukuri apo opinione, mund të zhvillohet duke filluar me paraqitjen e një informacioni.

Mbas parashtrimit të informacionit kalohet tek një këndvështrim ose opinion i caktuar mbi këtë informacion të dhënë. Një mënyrë interesante që mund të përdorej nga nxënësi në parashtrimin e qëndrimeve dhe opinioneve të veta do të ishte një këndvështrim individual. Kjo mënyrë e të arsyetuarit do ta ndihmonte nxënësin më shumë për të kaluar tek  sygjerimet ose propozimet (mbyllja e esesë), sepse kjo pjesë do të vinte natyrshëm dhe nuk do të tingëllonte si retorikë. 

Shembull : Tema mësimore: Sektori i tretë i ekonomisë (turizmi)

Hyrje:  Turizmi malor po bëhet gjithmonë e më shumë tërheqës për ata që pëlqejnë të eksplorojnë natyrën (ky është një informacion  i dhënë nga media ose agjensi të ndryshme turistike që ndeshet shpesh e më shpesh sidomos në prag të sezoneve turistike).  

 Zhvillimi: Gjithmonë kam dashur që pushimet t’i kaloja pranë detit. Sportet e ujit, rrezet e diellit, freskia, mbrëmjet e paharruara, perëndimet e diellit nuk bëjnë gjë tjetër veçse të shtyjnë që edhe pushimet e sezonit të ardhshëm turistik t’i planifikosh pranë detit. Por këtë verë, këto mendime u fshinë si me gomë nga mendja ime. Shkak u bënë shokët e mi. Ata më ftuan të shkoja me ta në një udhëtim të gjatë në Alpet Shqiptare. Madhështinë e Alpeve e kisha parë vetëm nëpërmjet televizorit, por ishte shumë më ndryshe të bëheshe pjesë e saj. Rruga nëpërmjet luginës së Cemit, Leqeve të Hotit, Grykës së Selcës e deri në Vermosh ishte e jashtëzakonshme. Kampimin e ngritëm në Qafën e Brodolecit. Aty mund të shihej shumë qartë me sy ajo që kishim mësuar në Gjeografi mbi brezat e bimësisë. Udhëtime të tilla ne ndërmorëm nga të gjitha drejtimet për të prekur e shijuar sa më shumë nga bukuritë e tyre. Sigurisht nuk mund të linim pa vizituar edhe Razmën e Thethin. Sezonin tjetër turistik kemi planifikuar të vizitojmë luginën e Valbonës (nxënësi bën një përshkrim nga një kënvështrim individual mbi një çështje të trajtuar në temën mësimore, siç është në këtë rast turizmi malor).    

Mbyllje: Sa mirë do të ishte që ne ta vazhdonim udhëtimin tonë përmes gjithë kësaj zone të mrekullueshme. Por fakti ishte se për të shkuar në Razëm dhe në Theth na u desh të ktheheshim mbrapsht dhe gjithçka ta rinisnim nga rruga nacionale. Këto bukuri të mahnitshme nuk duhet t’i shijojnë vetëm ata që kanë shpirtin e eksplorimit, por të gjithë. (mbyllja e esesë, nuk shpreh thjesht një përvojë personale, por është një sygjerim, në këtë rast për potencialet e mëdha dhe pak të shfrytëzuara deri tani të trevave shqiptare për turizmin malor).    

II.  Ese shpjeguese 

Hyrja e një eseje shpjeguese mund të ishte parashtrimi i një  përvoje apo përjetimi  personal i nxënësit në lidhje me faktin, dukurinë, apo opinionin e paraqitur në temën mësimore. Një mënyrë e zhvillimit të përmbajtjes së esesë mund të ishte krahasimi dhe kontrasti. Bazuar në përvojën apo përjetimin personal, duke përdorur krahasimin apo kontrastimin, nxënësit mund të krijojnë më pas ambjentin e duhur për zbatimin e metodave interaktive gjatë proçesit të mësimnxënies (këmbim idesh midis tyre). Mbyllja e esesë do të realizohej me anë të arsyetimit mbi çështjet e diskutuara. Nxjerrja e shkaqeve dhe pasojave do të rriste gamën e argumenteve të sjella, si dhe do të eleminonte rrezikun e një shpjegimi të njëtrajtshëm dhe monoton. Shembull: Tema mësimore: Pjesët përbërëse të nënrajonit verilindor (Lugina e Drinit të Zi dhe vargu i Korabit)

Hyrje: Udhëtimi përgjatë luginës së Drinit të Zi të krijon një mori emocionesh dhe përjetimesh të cilat ndryshojnë nga kilometri në kilometër (nxënësi parashtron një përvojë ose përjetim që ka të bëjë direkt me një çeshtje apo aspekt të temës mësimore).

 Zhvillim: Lumi Drin bashkë me degët e tij: Drinin e Bardhë dhe Drinin e Zi, është një lumë i cili përfshin në rrjedhat e tij jetën dhe aktivitetin e shumë shqiptarëve, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Drini i Zi ka një burim të vrullshëm e të shpejtë në Strugë. Shqiptarët e Strugës janë me fat që kanë edhe liqenin edhe Drinin. Rrjedha e tij e fortë dhe e vendosur çan me shpejtësi përmes malesh në drejtim të Dibrës, pavarësisht se rrugën mundohen që t’ia presin dy hidrocentrale. Pasi gjen pak qetësi në liqenin e krijuar prej tij në Dibrën e Madhe, Drini i Zi hyn në territorin e RSH në Miresh të rrethit Bulqizë. Gjarpëron me forcë deri sa vjen tek zgjerimi i Maqellarës. Lugina e tij aty ka krijuar kushte që të kultivohen të gjitha llojet e drithërave dhe pemëve tradicionale të zonës. Përtej Peshkopisë Drini i Zi ka një zgjerim të dytë duke i krijuar mundësinë fshatrave përgjatë tij të bazojnë në këtë luginë aktivitetet jetësore të përditshme të tyre. Më pas ai ashpërsohet, ngushtohet, duke krijuar gryka e ngushtime përrallore. Mbasi del nga ngushtimi i Skavicës ai e di se e pret Liqeni i Kukësit, ku do të bashkohet me Drinin e Bardhë dhe sëbashku do të nisin rrugëtimin nëpër hidrocentralet e ngritura njëri pas tjetrit dhe që presin shumë nga forca e tij. (Eseja zhvillohet duke u bazuar në shpjegimet e hollësishme  të nxënësve mbi atë aspekt apo çështje mësimore. Shpesh ky shpjegim mund të përmbajë më tepër detaje e fakte se ato të shpjeguara në tekst, sepse mbështetet mbi përjetime personale).

Mbyllje: Sigurisht Drini me dy degët e tij, Drinin i Zi dhe Drinin e Bardhë kanë shumë më tepër për t’i ofruar shqiptarëve. Por edhe ai pret nga ne më shumë investime (mbyllja e esesë vjen natyrshëm duke sjellë argumentin e nevojës së investimeve të mëtejshme në këtë luginë, investime të cilat do të sillnin rezultate të vërtetuara si në energjitikë, ashtu edhe në aktivitetet ekonomike e shoqërore të popullsisë që jetojnë përgjatë tij).    

 

III.  Ese argumentuese

Hyrja e një ese-je argumentuese zakonisht prezanton  një propozim ose qëndrim  të caktuar të nxënësit mbi  faktet, dukuritë, opinionet ose shtysat që lidhen me çështjen që do të trajtohet. Zhvillimi i përmbajtjes së ese-së sjell argumentet. Mënyra tradicionale e sjelljes apo paraqitjes së argumenteve është renditja e tyre. Një tjetër metodë e zhvillimit të ese-së mund të ishte heqja e paraleleve (vënia përballë e fakteve apo opinioneve të ndryshme) ndërmjet fakteve, dukurive, fenomeneve, etj., të njohura e të provuara gjerësisht. Gjithashtu edhe paraqitja  e argumenteve  që rrjedhin prej  kërkimit dhe eksperimentimit nga vetë nxënësi,  është një zhvillim i drejtë i përmbajtjes së kësaj eseje. Mbyllja do të ishte  konkluzioni që del  nga përballja e argumentave të parashtruar. 

Shembull: Tema mësimore: “Historiku i popullimit dhe ndryshimet demografike të trevave shqiptare”

 Hyrje: Historiografia serbe shkruan se nuk ka prova që popullsia shqiptare të jetë pasardhëse e ilirëve. Ata shkruajnë se popullsia shqiptare ka ardhur vonë në trevat ku kanë jetuar ilirët (prezantohet një qëndrim)

Zhvillimi: 1. Mënyra tradicionale: Zbulimet arkeologjike në Xarë, në Shën Marinë, në rrëzë të Dajtit etj., tregojnë se treva ku jetojnë shqiptarët është jetuar që në kohët më të hershme. Qytetet e Bylisit, të Amantias, Dardanisë, etj., tregojnë për qytetërimin ilir dhe organizimin shoqëror të tyre. Por zbulimet në Koman janë provat e pakundërshtueshme e të pranuara botërisht jo vetëm nga studiuesit shqiptarë të etnosit ilir, por edhe nga shumë  studiues të huaj të këtij qytetërimi  apo  nga albanologë  të njohur. (renditen apo paraqiten argumenta).

Zhvillimi: 2. Nëpërmjet heqjes së paraleleve ose vënies përballë të fakteve: Veglat dhe  orenditë e gjetura në qytetet  ilire tregojnë se etnosi ilir u formua në neolitin e mesëm, u zhvillua në periudhën e bakrit dhe arriti kulmin në atë të hekurit. Ky etnos ka lënë gjurmë të qarta në një territor që shtrihet nga lumi Sava e Danub në veri, në brigjet e Adriatikut e Jonit në perëndim e deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, ndërsa në lindje kufizohej me thrakët nga Morava e Vardari. Ndërsa veglat e punës, orenditë, zbukurimet, etj., e gjetura në Koman vërtetojnë katërcipërisht faktin e vazhdimësisë së identitetit të të njëjtës popullsi, pra të arbërve e shqiptarëve në trevat e tyre. Nga ana tjetër të gjithë e dinë se nga erdhën dyndjet sllave në Ballkan, po ashtu të gjithë e dinë se këto dyndje filluan në shekujt VI dhe VII dhe përfunduan në shekullin VIII të erës sonë. Atëherë kush është në trojet e veta që kur këto treva të Ballkanit Perëndimor filluan të banohen e deri më sot? Cila popullsi ka ardhur vonë në Gadishullin e Ballkanit? 

Zhvillimi:  3. Nëpërmjet  kërkimit ose eksperimentimit nga vetë nxënësi: Kultura e Komanit është një provë e pakundërshtueshme e vazhdimësisë së popullsisë shqiptare në trojet e veta qysh nga koha e ilirëve e deri më sot. Kam pasur gjithmonë kuriozitetin që ta vizitoja këtë vend. Rruga nga Puka për në Koman nuk ishte e lehtë, por natyra dhe peizazhi janë të papërsëritshëm. Kur zbret për në Koman, pa mbërritur akoma në lumin  Drin, në një vend shumë të bukur dhe me pamje madhështore, të shfaqen gërmimet arkeologjike të kulturës së Komanit. Ky vend kishte qenë një nekropol. Pranë nekropolit ndodhen gërmadhat e dy kishave. Pjesa më e madhe e objekteve të gjetura ishin prej bronxi dhe hekuri, pjesa tjetër prej argjendi dhe qelqi, si dhe stoli zbukurimi. Në bazë të këtyre të dhënave del se varrezat e Komanit u përkasin shekujve VIII-XII të erës sonë.

Në një kohë që shqiptarët përmenden se kanë jetuar në këtë zonë edhe nga burime të shkruara historike të shekulli të XI. Pra, unë pashë dhe preka vazhdimësinë ilir-arbër-shqiptar në një udhëtim që do të më ngelet gjatë në memorjen time.

Mbyllja: Popullsia shqiptare ruajti kulturën e vet materiale të trashëguar nga ilirët, e pasuroi atë duke krijuar trajta të reja, i rezistoi asimilimit, duke siguruar vazhdimësinë e të njëjtës popullsi në trevat e saj. (konkluzion  që del nga përballja e argumentave)                     

IV.  Ese vlerësuese

Ese-të vlerësuese i vijnë në ndihmë mësuesit për të realizuar sintezën e njohurive të dhëna mbi tema të caktuara, si dhe janë një instrument për të zhvilluar të menduarit krijues e kritik tek nxënësit. Hyrja e kësaj ese-je paraqet vlerësimin apo qëndrimin kritik të nxënësit ndaj fakteve, dukurive apo çështjeve të trajtuara në temën mësimore. Në mënyrë që të nxitet personaliteti krijues i nxënësit zhvillimi i përmbajtjes së kësaj ese-je mund të jetë paraqitja e një propozimi, projekti, apo platforme të vetë nxënësit në lidhje me faktet, dukuritë apo çështjet e shtruara për të trajtuar. Ese-ja mund të mbyllet me një  reflektim personal të nxënësit. Duke qenë se reflektimi është individual kjo ese krijon kushte që të mundësohet tërheqja e mendimit të gjithsecilit. 

Shembull 1:   Tema mësimore: Mjedisi i trevave shqiptare (probleme të sotme mjedisore; rrugët e mbrojtjes së mjedisit nga shoqëria) 

Hyrje: Në parkun kombëtar të Tomorit që është një zonë e mbrojtur për vlerat natyrore dhe kulturore që ka ky park, punojnë eskavatorët dhe fadromat për të nxjerrë dhe tregëtuar gurë dekorativë, si materiale ndërtimi (nxënësi vlerëson, në këtë rast në mënyrë kritike, faktet apo dukuritë që ndodhin në lidhje me temën e trajtuar).

 Zhvillimi: Mënyra tradicionale: Ka plot alpinistë ose qytetarë të thjeshtë  të pasionuar pas ngjitjeve në mal. Sigurisht mali i Tomorit është një objektiv i lakmueshëm për të gjithë ata. Këtij mali i ngjiten edhe shumë pelegrinë, të cilët përveç respektimit të ritualeve, gjejnë tek bukuritë e këtij mali një ripërtëritje shpirtërore e fizike. Por bukuritë e këtij parku kombëtar, i shpallur zonë e mbrojtur, vriten nga zhurma dhe puna e disa dhjetra eskavatorëve dhe fadromave që çajnë malin për të nxjerrë gurin dekorativ dhe më pas për ta shitur si material ndërtimi. A ia vlen ky mal të jetë një park kombëtar, një zonë e mbrojtur për vlerat e tij të veçanta, apo është më mirë që ai të mbushet me gurore dhe kushdo mund të hapë një aktivitet të nxjerrjes dhe shitjes së këtij lloj guri? Deri ku do të arrijë  ky shkatërrim? (nxënësi shtjellon vlerësimin e tij për atë që ndodh në mjediset e një parku  kombëtar që është shpallur zonë e mbrojtur).

Ese-ja është një shkrim i shkurtër që ka për bazë faktin mbi të cilin nxënësi shpreh opinionin e tij. Ese-ja mund të jetë:

  Përshkruese, kur nxënësi përshkruan me detaje dukurinë apo faktin.

  Shpjeguese, kur nxënësi shpjegon dhe arsyeton mbi opinionin e shprehur.

  Argumentuese, kur nxënësi bën kërkime dhe sjell argumente mbi një dukuri, fakt, zhvillim, etj.

  Vlerësuese, kur nxënësi vlerëson, mban qëndrim kritik dhe shpreh reflektimin e tij mbi një dukuri, fakt, zhvillim, etj.