Fizika



 
Mësimdhënësit:
Mejdi Cani: VIII 1,2,3,4,5,6 2 + IX 1,2,3,4 2
Zejnepe Mustafa: VI 3,5,6 2 + VII 1,2,3,4,5,6 2 + VI 6 2
Zymrije Hyseni : VI 1,2,42 + IX 5,62 + V1,22
 
 
Fizika Klasa e VI-të, 2 orë në javë, 74 orë në vit
 
Hyrje
Lënda e fizikës për klasën e VI është hartuar mbi bazat e lëndës njeriu dhe natyra. Interpretimete e dukurive natyrore dhe ligjet e tyre këtu bëhen në nivel pak sa më të lartë shkencor, në nivel që i përshtaten moshës dhe aftësive peiko-fizike të nxënësëve të kësaj klase. Këtu nxënësit fitojnë njohuritë elementare të dukurive fizike, siç janëë: trupat dhe vëtitë e tyre, lëvizjet e tyrupave, veprimeet e trupave, forca , puna, energjia, nxehtësia, dukuritë elektrike dhe magnetike.
Nëpërmjet lëndës së fizikës nxënësit njihen me rolin e njeriut në ndërrimmin, shfrytëzimin dhe zotrimin e natyrës dhe ligjeve të saja. Ata formojnë qëndrim të drejt ndaj ruajtjëes së mjedisit jetësor, ndaj kursimit të energjisë dhe fitojnë bazë të mirë për njohjen edhe të dukurive dhe të ligjeve të tjera të cilat mësohen në lëndët e tjera, si kimi, ,gjeografi, biologji, matematikë etj.
 
QËLLIMET E PËRGJITHSHME
Nxënësi:
• do të njihet me rolin e njeriut në ndërrimin, shfrytëzimin dhe zotërimin e natyrës;
• do të njihet me kuptimin e botës lëndore, trupat, vetitë dhe llojet e tyre;
• do të njihet me kuptimin e madhësive dhe të dukurive fizike;
• do të njohë dhe do të përshkruajë dukuritë më të thjeshta fizike: mekanike, termike, elektrike, magnetike, optike etj.;
• do të njihet me metodat e studimit të fizikës dhe do t’i dallojë ato nga metodat e studimit të shkencave të tjera natyrore (kimisë, biologjisë, gjeografisë, astronomisë); 108
• do t’i ofrohet kalim i natyrshëm nga lënda e deritashme njeriu dhe natyra (dituri natyre) në lëndën e fizikës;
• do t’i krijohet shprehi pune në grupe dhe ekipe;
• do t’i krijohet vetëdija se njeriu është pjesë e natyrës dhe do të kuptojë se është pjesë e pandashme e saj;
• do t’i krijohet vetëdija e shfrytëzimit, ruajtjes dhe e kursimit të energjisë për mirëqenien e tij dhe të ruajtjes së ambientit;
• do të njihet me rolin e matjeve dhe të eksperimentit për verifikimin e ligjshmërive të fizikës.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
Nxënësi duhet:
• t’i thellojë dituritë për njohjen e natyrës të fituara në vitet e mëparshme nga lënda njeriu dhe natyra (dituri natyre);
• të kuptojë në mënyrë të drejtë madhësitë dhe dukuritë fizike;
• të zhvillojë aftësi për matje të sakta në fizikë dhe rolin e tyre;
• të planifikojë eksperimente dhe të bëjë demonstrime të thjeshta;
• të kuptojë, të dallojë dhe të identifikojë madhësitë e ndryshme fizike: masën, peshën, shpejtësinë, forcën, energjinë, punën, fuqinë, shtypjen etj.;
• të kuptojë rëndësinë e matjeve dhe të eksperimentit në fizikë;
• të kuptojë dukuritë: mekanike, termike dhe elektrike dhe lidhjen midis tyre;
• të kuptojë se energjia në natyrë as nuk krijohet, as nuk zhduket, por vetëm shndërrohet nga një lloj në llojin tjetër.
KATEGORITË
1. POZITA DHE LËVIZJA E TRUPAVE
2. LËVIZJA KAOTIKE DHE DUKURITË TERMIKE
3. ELEKTRICITETI DHE MAGNETIZMI
4. OPTIKË
5. FIZIKË BASHKËKOHORE
6. ASTRONOMI
 
VLERËSIMI
1. Vlerësimi sipas aktivitetit
Në radhë të parë mësimdhënësi duhet ta pranojë nxënësin si partner të bashkëbisedimit. Prandaj duke provuar që nxënësin ta kyë në bashkë-bisedim gjatë procesit të shpjegimit, njëkohësisht do ta vlerësojë se sa është në gjendje të përvetësojë njësinë mësimore të shpjeguar. Në këtë mënyrë nxënësi do të jetë vazhdimisht aktiv në nxjerrjen e përfundimeve për ligjëshmëritë së bashku me mësimdhënësin. Nxënësit e ndryshëm, për të njëtën problematikë, mund të arrijnë në përfundime të ndryshme. Ky aktivitet i tyre për arritje deri te konludimet së bashku me më-116 simdhënësin apo edhe në mënyrë të pavarur duhet të merret si një parametër për vlerësimin e diturisë.
2. Vlerësimi me gojë
Ka nxënës të tillë që janë mjaft të përgatitur, por janë të tërhequr, jo aq aktivë dhe nuk marrin pjesë në bashkëbisedim. Për këtë arsye më-simdhënësi këta nxënës duhet t’i ftojë për t’i pyetur me gojë në mënyrë klasike, që të kuptojë nivelin e arritshmërisë së tyre. Edhe kjo mënyrë realizohet në formë bashkëbisedimi dhe nuk duhet t’i nënshtrohet e tërë
klasa.
3. Vlerësimi nga zgjidhja e detyrave
Në programin e fizikës për klasën VI janë paraparë zgjidhje detyrash, detyra për përsëritje dhe detyra kontrolli. Në këtë rast nxënësit duhet të kyçen vazhdimisht për zgjidhjen e këtyre detyrave në tabelë apo në fletore. Ky aktivitet i nxënësve duhet të merret si parametër për vlerësimin e diturisë.
4. Vlerësimi me anë të përsëritjes
Në programin e kësaj lënde janë paraparë 38 orë për përsëritje, punë praktike, punë laboratori etj. Gjatë përsëritjes së lëndës apo diskutimeve me nxënës në klasë mësimdhënësi mund të marrë informacione të shumta për nivelin e arritshmërisë së tyre. Po ashtu mësimdhënësi, nga përsëritja e lëndës mund të shohë se sa e kanë përvetësuar nxënësit lëndën dhe ky mund të merret si kriter pë vlerësimin e diturisë së nxënësve.
5. Vlerësimi me testeve
Mënyra e vlerësimit të njohurive të nxënësve të tërë klasës me teste të pyetjeve mësimdhënësit i ofron një pasqyrë për nivelin e zotërimit të lëndës mësimore. Kjo metodë do të jetë aq më e saktë sa më tepër kohë që mësimdhënësi do t’i kushtojë mënyrës së drejtë të përpilimit të testeve, duke pasur parasysh kriteret e hartimit të testeve sipas taksomanisë së Blumit të cilat janë: niveli i njohjës (kognitiv), kuptimi, zbatimi, analiza dhe sinteza. Në çdonjërin gjysmëvjetor përpilohet nga një test me qëllim që mësimdhënësi të krijojë një përfytyrim për dituritë e përvetsuara.
6. Aktiviteti në laboratorin e shkollës
Në ato shkolla ku ekziston kabineti i fizikë mësimdhënësi sipas programit do të demonstrojë ose do të kryejë ndonjë matje të ndonjë madhësie ose dukurie fizike. Pikërisht gjatë këtij angazhimi të tij disa nxënës nga kureshtja do të jenë më aktivë se të tjerët. Ata do t’i ndihmojnë mësimdhënësit në procesin e demosntrimit apo të matjes apo do ta kryejnë në mënyrë të pavarur, ashtu që ky aktivitet merret si një nga parametrat për vlerësimin e diturive të tyre.
7. Puna e pavarur praktike
Vlerësimi i diturive të nxënësve kryhet edhe nga ndjekja e aktivitetit të tyre në punë praktike individuale dhe në grupe. Nxënësit do të marrin nga arsimtari detyra konkrete, të cilat do t’i realizojnë në mënyrë praktike, p.sh. ndërtimi i një elektroskopi, elektrometri,ndonjë makine të thjeshtë etj.
 
FIZIKË
Klasa e VII 2 orë në javë, 74 orë në vit
HYRJE
Në këtë vit, niveli shkencor i fizikës ngritet më lart, por gjithnjë duke pasur parasysh moshën dhe aftësitë psiko-fizike të nxënësve. Nxënësit do t’i marrin njohuritë elementare të dukurive dhe të ligjeve fizike. Me disa prej tyre ata do të njihen për të parën herë (gazet dhe lëngjet në qetësi, ndërtimi grimcor i lëndës, valët dhe zëri), kurse disa prej tyre janë thellim i njohurive mësimore të klasës VI (puna dhe energjia, rryma elektrike). Për shkak të rëndësisë së tyre, këto njësi mësimore duhet të përsëriten në mënyrë që njohuritë e fituara më parë të kuptohen më mirë, si dhe të ngritet niveli i tyre shkencor, duke futur konceptin e forcës dhe lëvizjen e orientuar të elektroneve. Nëpërmjet lëndës së fizikës, nxënësit do të njihen me rolin e njeriut në ndërrimin, shfrytëzimin dhe zotërimin e ligjeve të natyrës. Në këtë mënyrë ata formojnë qëndrim të drejtë ndaj ruajtjes së mjedisit jetësor, kursimit të energjisë dhe fitojnë shkathtësi jetësore e shprehi të punës. Fizika si shkencë e natyrës së bashku me shkencat e tjera ndikon fuqishëm në formimin e personalitetit të njeriut, në ngritjen e tij kulturore dhe profesionale.
QËLLIMET
Programi mësimor i lëndës së fizikës për klasën e shtatë ka përqëllim :
• Zvillimin e aftësive të nxënësit për vrojtimin e dukurive fizike, përgjithësimin dhe zbatimin e tyre në zgjidhjen e detyrave praktike dhe problemeve të jetës së përditshme.
• Zhvillimin e shkathtësive dhe të shprehive të përhershme për të matur madhësitë e ndryshme fizike, përpunimin e të dhënave eksperimentale dhe zbatimin e tyre në situata konkrete për të ruajtur mjedisin jetësor.
• Zhvillimin e shprehive për kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin racional të saj.
 
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE SPECIFIKË
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
1. Të përshkruajë dukuritë fizike, përbërjen e lëndës, vetitë karakteristike të lëndës,madhësitë që i ndërlidhin ato dhe njësitë matëse të madhësive
• Të tregojë se lënda është e ndërtuar prej grimcave (molekulave, atomeve, joneve, elektroneve etj.) dhe se ka disa veti karakteristike, të cilat lidhen me përbërjen dhe strukturën e saj;
• Të tregojë vetitë e vrojtuara të lëndës në modele të thjeshta (p.sh. duke përdorur modelin e grimcave të sqarohet tretshmëria, difuzioni, përqendrimi dhe dendësia e lëndës;
• Të tregojë se forcat mund të shkaktojnë ndryshime në trupa dhe në sisteme fizike por, ashtu që vetitë e përgjithshme të lëndës dhe të energjia mbeten të pandryshuara;
• Të përshkruajë se energjia paraqitet në lloje të ndryshme e cila mund të bartet dhe të shndërrohet në lloje të tjera.
 
2. Të shpjegojë se shumë dukuri fizike (termike, periodike, elektrike) mund të sqarohen duke u bazuar në ndërtimin grimcor të lëndës
• të ilustrojë dhe të sqarojë me shembuj nga jeta e përditshme se gjendjet agregate, dukuritë sipërfaqësore dhe kapilare janë pasojë e veprimit të forcave molekulare;
• të shpjegojë se energjia paraqitet në lloje të ndryshme, e cila mund të bartet dhe të shndërrohet në lloje të tjera;
• të japë shembuj nga jeta e përditshme për lëvizjet periodike, lëkundjet dhe valët;
• të shkruajë në mënyrë simbolike shprehjen e punës (A = F·s); të fuqisë ( )t
AP = ; të ligjit të Omit(U = IR); të shpejtësisë së valëve (c = ?f ) ; të energjisë së rrymës elektrike(E = Q = U·I·t) etj., dhe t’i përdorë këto shprehje për zgjidhjen e detyrave praktike;
• të shpjegohen lidhjet kualitative dhe kuantitative duke u shërbyer me vrojtimet dhe të dhënat për bartjen dhe shndërrimet e energjisë (p.sh. varësia e shpejtësisë së trupave dhe e valëve nga dendësia e mjedisit ose varësia e shpejtësisë së trupave nga lartësia e pengesës, gjatësia e sustës elastike në krahasim me intensitetin e zërit).
3. Të zbatojë njohuritë e fituara për matjen e madhësive të ndryshme fizike dhezgjidhjene detyrave praktike nga jeta e përditshme
• të përdorë njësitë dhe veglat për matjen e shtypjes (manometrat dhe barometrat) instrumentet për matjen e tensionit, intensitetit, rezistencës dhe fuqisë së rrymës dhe ta ilustrojë degëzimin e rrymës në një qark elektrik;
• të matë (p.sh. kohën, largësinë, forcën, punën dhe fuqinë) dhe të llogaritë madhësitë që e karakterizojnë lëvizjen e trupave dhe bashkëveprimin e tyre brenda sistemit fizik (p.sh. forcën, shpejtë-sinë, energjinë potenciale dhe kinetike).
• të demonstrojë punën mekanike dhe fuqinë që zhvillon një forcë, prodhimin e zërit në shembuj praktikë etj.
• të matë madhësitë që kanë të bëjnë me llojet e energjisë (p.sh. temperaturën, masën, shpejtësinë, largësinë, sasinë e elektricitetit, intensitetin e rrymës elektrike, të tensionit dhe të rezistencës elektrike).
4. Të kombinojë njohuritë teorike, demonstrimet dhe matjet eksperimentale për shpjegimin e drejtë të dukurive fizike
• të vërë në dukje dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet trupave të ngurtë, të lëngët dhe të gazët, duke marrë parasysh ndërtimin molekular të lëndës.
• të identifikojë dhe të klasifikojë faktorët që shkaktojnë ndryshime brenda një sistemi fizik (p.sh. forca, shtypja dhe nxehtësia).
• të identifikojë dhe të parashikojë se ç’do të ndërrohet dhe ç’do të mbetet e pandryshuar kur lënda i nënshtrohet veprimit të forcave të jashtme ose ndërrimit të energjisë (p.sh. krahasimi i forcave, i largësive dhe i punës te makinat e thjeshta).
5. Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat
• të kuptojë përparësitë dhe kufizimet që i ofron lënda;
• në ndikimin e sjelljeve personale (të jetë i ndershëm, tolerant, i hapur të ketë
• vullnet, të jetë kooperativ, kritik, krenar etj.).
FIZIKË
Klasa eVIII 2 orë në javë, 74 orë në vit
HYRJE
Në këtë vit, niveli shkencor i fizikës ngritet më lart, por gjithnjë duke pasur parasysh moshën dhe aftësitë psiko-fizike të nxënësve. Nxënësit do t’i marrin njohuritë elementare të dukurive dhe të ligjeve fizike. Me disa prej tyre ata do të njihen për të parën herë (elektromagnetizmi, fizika bashkëkohor, etj.), e disa prej tyre janë vazhdim i tërësive mësimore të klasës VII (trupat dhe vetitë e tyre, dukuritë elektrike dhe magnetike), me ç’rast bëhet zgjerimi i njohurive, përshkrimi dhe sqarimi i dukurive fizike. Për shkak të rëndësisë së tyre, këto njësi mësimore duhet të përsë-riten në mënyrë që njohuritë e fituara më parë të kuptohen më mirë dhe të ngritet niveli i tyre shkencor, duke futur koncepte të reja, si: nxitimin, energjinë kinetike dhe potenciale etj. Nëpërmjet lëndës së fizikës nxënësit do të njihen me rolin e njeriut në ndërrimin, shfrytëzimin dhe zotërimin e ligjeve të natyrës. Në këtë mënyrë ata formojnë qëndrim të drejtë ndaj ruajtjes së mjedisit jetësor, kursimit të energjisë si dhe fitojnë shkathtësi jetësore dhe shprehi të punës. Fizika si shkencë e natyrës së bashku me shkencat e tjera ndikon fuqishëm në formimin e personalitetit të njeriut, në ngritjen e tij kulturore dhe profesionale.
QËLLIMET
Programi mësimor i lëndës së fizikës ka për qëllim:
• Zhvillimin e aftësive të nxënësit për vrojtimin e dukurive fizike, përgjithësimin dhe zbatimin e tyre në zgjidhjen e detyrave praktike dhe problemeve të jetës së përditshme.
• Zhvillimin e shkathtësive dhe të shprehive të përhershme për të matur madhësitë e ndryshme fizike, përpunimin e të dhënave eksperimentale dhe zbatimin e tyre në situata konkrete.
• Zhvillimin e shprehive për kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin racional të saj.
• Zhvillimin e të menduarit kritik dhe aftësimin për të përdorur literaturë dhe burime të tjera për nxënie.
• Të vetëdijësohet dhe të aftësohet për vlerësimin dhe ruajtjen e mjedisit jetësor.
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE SPECIFIKË
Nxënësit duhet të jenë në gjendje:
Të njohin
• dukuritë fizike, pozitën e trupave, lëvizjen e tyre, pasojat që i shkakton ndryshimi i shpejtësisë së lëvizjës së trupave (nxitimi i trupave), madhësitë që i ndërlidhin ato dhe njësitë e tyre të matjës;
• diagramet e fazave dhe fazat si përgjithësim i gjendjeve agregate;
• konceptin elementar të nxitimit dhe të forcës;
• rrymën alternative dhe trefazore, mënyrën e përfitimit dhe vetitë kryesore të saj;
• mënyrën jonike të përcjelljes së rrymës elektrike në lëngje dhe gaze;
• procesin e matjes, grumbullimin, sistematizimin dhe përpunimin e të dhënave.
Të kuptojnë
• se shumë dukuri fizike (termike, elektrike) mund të sqarohen duke u bazuar në ndërtimin grimcor të lëndës;
• se energjia paraqitet në lloje të ndryshme, e cila mund të bartet dhe të shndërrohet në lloje të tjera;
• paraqitjen simbolike të madhësive fizike (energjisë kinetike, potenciale, nxitimit, shpejtësisë mesatare, ligjit themelor të lëvizjës F = ma, etj.) dhe njësive për matjen e tyre;
• lidhjet kualitative dhe kuantitative ndërmjet madhësive të ndryshme fizike;
• procesin e matjes, grumbullimin, sistematizimin dhe përpunimin e të dhënave.
Të zbatojnë
• njohuritë e fituara për matjen e madhësive të ndryshme fizike në zgjidhjen e detyrave praktike nga jeta e përditshme;
• rezultatet e matjeve (p.sh., kohën, largësinë, masën) për të përcaktuar karakteristikat e lëvizjes së trupave dhe bashkëveprimin e tyre brenda sistemit fizik (p.sh., forcën, shpejtësinë, nxitimin, energjinë potenciale dhe kinetike);
• vlerat e matjeve për ndërtimin e diagrameve të proceseve të ndryshme fizike.
Të analizojnë
• me eksperimente dhe matje, dukuritë e ndryshme fizike dhe nga matjet e tyre të nxjerrin përfundime të duhura;
• dukurinë fizike ose ndonjë proces, duke e zbërthyer atë në madhësi të rëndësisë të dorës së parë, të dorës së dytë etj.
Të sintetizojnë
• njohuritë teorike, demonstrimet dhe matjet eksperimentale për shpjegimin e drejtë të dukurive fizike;
• njohuritë e reja me ato të vjetra dhe të vënë në dukje dallimet dhe ngjashmëritë me anë të ndonjë modeli të përshtatshëm (duke marrë parasysh ndërtimin molekukar të lëndës, të sqarojë dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet trupave të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë);
• dhe të klasifikojnë faktorët që shkaktojnë ndryshime brenda një sistemi fizik (p.sh., shpejtësia, forca dhe nxehtësia) dhe të parashikojë se çka do të ndërrohet dhe çka jo, kur lënda i nënshtrohet veprimit të forcave të jashtme ose ndryshimit të energjisë.
Të vlerësojnë
• rëndësinë e zbatimeve praktike të njohurive fizike në ndërtimin e aparateve dhe pajisjeve të ndryshme që mundësojnë jetë më të lehtë dhe më të mirë;
• saktësinë e gjykimeve të tyre me anë të fakteve dhe eksperimenteve.
Të zvillojë qëndrimet dhe vlerat
• të kuptojë përparësitë dhe kufizimet që i ofron lënda;
• në ndikimin e sjelljeve personale (të jetë i ndershëm, tolerant, i hapur, të ketë vullnet, të jetë kooperativ, kritik, krenar etj.).
 
FIZIKË
Klasa e IX (2 orë në javë, 70 orë në vit)
HYRJE
Në këtë vit, niveli shkencor i fizikës ngritet më lart, por gjithnjë duke pasur parasysh moshën dhe aftësitë psiko-fizike të nxënësve. Nxënësit do të marrin njohuri të reja për disa lëmenj të fizikës. Me disa prej tyre ata do të njihen për të parën herë (dinamika e lëngjeve, lëvizja rrethore, ekuilibri i trupave, fizika bashkëkohore), e disa prej tyre janë vazhdim i tërësive mësimore të klasës VII dhe VIII (trupat dhe vetitë e tyre, dukuritë elektrike dhe magnetike), me ç’rast bëhet zgjërimi i njohurive, përshkrimi dhe sqarimi i dukurive fizike. Për shkak të rëndësisë së tyre, këto njësi mësimore duhet të përsëriten në mënyrë që njohuritë e fituara më parë të kuptohen më mirë, si dhe të ngritet niveli i tyre shkencor, duke futur koncepte të reja. Nëpërmjet lëndës së fizikës, nxënësit do të njihen me rolin e njeriut në ndërrimin, shfrytëzimin dhe zotërimin e ligjeve të natyrës. Në këtë mënyrë ata formojnë qëndrim të drejtë ndaj ruajtjes së mjedisit jetësor, kursimit të energjisë si dhe fitojnë shkathtësi jetësore dhe shprehi të punës. Fizika si shkencë e natyrës, së bashku me shkencat e tjera, ndikon fuqishëm në formimin e personalitetit të njeriut, në ngritjen e tij kulturore dhe profesionale.
QËLLIMET
Programi mësimor i lëndës së fizikës për klasën e nëntë ka për qëllim:
• Zvillimin e aftësive të nxënësit për vrojtimin e dukurive fizike, përgjithësimin dhe zbatimin e tyre në zgjidhjen e detyrave praktike dhe të problemeve të jetës së përditëshme.
• Zhvillimin e shkathtësive dhe të shprehive të përhershme për të matur madhësitë e ndryshme fizike, përpunimin e të dhënave eksperimentale si dhe zbatimin e tyre në situata konkrete.
• Zhvillimin e shprehive për kursimin e energjisë dhe për shfrytëzimin racional të saj.
• Zhvillimin e të menduarit kritik dhe aftësimin për të përdorur literaturë dhe burime të tjera për nxënie.
• Të vetëdijesohet dhe të aftësohet për vlerësimin dhe ruajtjen e mjedisit jetësor.
 
OBJEKTIVAT E PËRGJITHËSHËM DHE SPECIFIKË
Nga përmbajtja programore e klasës së tetë, nxënësit duhet të jenë në gjendje:
Të njohin:
• llojet e lëvizjeve (lëvizjet periodike, rrethore, lëkundjet e lira) dallimet dhe ngjashmëritë mes tyre, madhësitë që i ndërlidhin ato dhe njësitë e tyre matëse
• Instrumentet matëse optike (qelqin smadhues, syrin, mikroskopin dhe dylbitë)
• difraksionin dhe interferencën e valëve
• dukuritë radioaktive, llojet e rrezeve radioaktive dhe vetitë themelore të tyre
• strukturën e atomit dhe të bërthamës së tij.
Të kuptojnë:
• lidhjen e dukurive fizike me ato periodike
• përbërjen dhe zbërthimin e forcave si dhe llojet e ekuilibrit
• ç’është moti, rrymimi i ajrit, lagështia e ajrit, reshjet atmosferike
• burimet e ndotjes së ambientit jetësor, pasojat lokale dhe ato globale të ndotjes së ambientit
• proceset themelore në gaze
• paraqitjen simbolike të madhësive fizike (kapacitetin elektrik, potencialin, temperaturën absolute etj.) dhe të njësive për matjen e tyre (F, V, K etj.)
• lidhjen kualitative dhe kuantitative ndërmjet madhësive të ndryshme fizike
• procesin e matjes, grumbullimin, sistematizimin dhe përpunimin e të dhënave.
Të zbatojnë:
• njohuritë e fituara për matjen e madhësive të ndryshme fizike në zgjidhjen e detyrave praktike nga jeta e përditshme;
• njohuritë e fituara teorike dhe eksperimentale në zgjidhjen e problemeve praktike dhe në jetën e përditshme.
• vlerat e matjeve për ndërtimin e diagrameve të proceseve të ndryshme fizike.
Të analizojnë:
• me eksperimente dhe matje dukuritë e ndryshme fizike dhe nga matjet e tyre të nxjerrin përfundime të duhura.
• dukurinë fizike ose ndonjë proces, duke e zbërthyer atë në madhësi të rëndësisë së dorës së parë, dorës së dytë etj.
Të sintetizojnë:
• njohuritë teorike, demonstrimet dhe matjet eksperimentale për shpjegimin e drejtë të dukurive fizike
• njohuritë e reja me ato të vjetra dhe të vënë në dukje dallimet dhe ngjashmëritë me anë të ndonjë modeli të përshatshëm (duke marrë parasysh ndërtimin molekuklar të lëndës, të sqarojë dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet trupave të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë).
• dhe të klasifikojnë faktorët që shkaktojnë ndryshime brenda një sistemi fizik (p.sh., shpejtësia, forca, dhe nxehtësia) dhe të parashikojë se ç’do të ndërrohet dhe çka jo, kur lënda i nënshtrohet veprimit të forcave të jashtme ose ndryshimit të energjisë.
Të vlerësojnë:
• rëndësinë e zbatimeve praktike të njohurive fizike në ndërtimin e aparateve dhe të paisjeve të ndryshme që mundësojnë jetë më të lehtë dhe më të mirë
• saktësinë e gjykimeve të tyre me anë të fakteve dhe eksperimenteve.
Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat:
• të kuptojë përparësitë dhe kufizimet që i ofron lënda
• në ndikimin e sjelljeve personale (të jetë i ndershëm, tolerant, i hapur, të ketë vullnet, të jetë kooperativ, kritik, krenar etj.)