Shaip D. Ismaili

 

Shaip Ismaili , lindi në vitin 1941 në Budrikë në nji familje përparimtare , arsidashëse. Shkollën fillore  e vijoi nga viti 1948 deri  në vitin 1956, kur edhe e kreu, ndërsa shkollën normale  e kreu në vitin 1961, mandej shkollën e Lartë  të Kulturës Fizike e kreu në Prishtinë    

Për herë të parë filloi të punoj në vitin 1961 në shkollën fillore të Livoqit të Ulët . Nga viti 1963 deri në vitin 1972 punoi në shkollën  fillore “Musa Zajmi” në rolin e mësuesit të Kulturës Fizike. Nga viti 1973deri në vitin 1980  punoi në shkollën Fillore në Malishevë. Nga viti 1981 ishte  në pozitën e zavensdrejtorit në shkollën Fillore “ Vuk Karaxhiq”. Këtë pozitë e mbajti deri në Pavarësimin e shkollës së sotme “Abaz Ajeti”, ku mandej ushtroi  pozitën e drejtorit të shkollës deri sa  ekaploi sëmundja  dhe më  16 10 1993 ndrroi jetë.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Fehmi Veseli

 

U lind më 29.03.1955. në fshtatin Breznicë, komuna e Bujanocit. Rrjedh prej një familjeje përparimtare e patriotike me traditë arsimdashëse. Një ndikim të madh në formimin e personalitetit të tij pati edhe prejardhja e tij familjare, të cilët ishin të njohur për nga ndikimi intelektual në rrethin ku jetonin. Gjyshi i Fehmiut, mulla Xhemaili, kishte qenë mësues dhe hoxhë shumë i njohur dhe përparimtar për kohën në të cilën ka jetuar, duke qenë i vetmi në rrethin e Bujanocit e Preshevës qe kishte ditur shkrim lexim. Poashtu, mulla Xhemaili ishte iniciator për hapjen e shkollës fillore në fshatin Breznicë e Muhoc, pajtues i gjaqeve, si dhe bashkëluftëtar i Lam Breznicës.

Edhe i ati i Fehmiut, Qemajli, ishte mësues me profesion, si dhe drejtor në shkollën fillore ne Breznicë e Muhoc.

Fehmiu u ndikua shume nga tradita arsimdashëse në familje, ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe që në moshë të re nuk i duroi padrejtësitë nga kushdoqoftë. Këtë e dëshmoi fakti se kur ishte nxënës i klasës së VIII-të e kishte kundërshtuar asrsimtarin e historisë për materien që mësohej duke kërkuar që të mësohej më tepër nga historia e popullit shqiptar. Për këtë ishte ndëshkuar me notë më të ulët (4she) dhe si pasojë e kundërshtisë së vazhdueshme, ishte detyruar që të kalojë nga shkolla e Muhocit ne shkollën e fshtatit Roganë të Kamenicës (ku ishte vlerësuar shkëlqyesëm në po këtë lëndë).

Ishte i dalluar në lëndën e matematikes por e donte shumë edhe letërsinë. Shkollën e mesme e kreu me sukses të shkëlqyeshëm, e më pas vazhdoi studimet në dy fakultete në Universitetin e Prishtinës, duke u fokusuar në studimin e matematikës në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, e cila ishte lëndë deficitare në atë kohë, por edhe duke ndjekur me interesim studimet në Fakultetin e Ekonomisë. Pasi qe ndihej nevojë e madhe për lëndën e matematikës në arsim ai vendosi të punojë dhe të kontribuojë per arsimin e fëmijëve shqiptarë.

Dëshira e Fehmiut në atë kohë ishte që të kthehej për të punuar në vendin e lindjes, por profesorët e tij nga universiteti e rekomanduan që të punojë në Akademinë Pedagogjike dhe në shkollën e mesme “19 Nëntori” në Prishtinë. Kështu, Fehmiu e ndoqi rekomandimin e profesorëve të tij, dhe ende pa i mbushur të njëzetat, filloi punën në Prishtinë, mirëpo gjithnjë e brengoste gjendja politike e popullit shqiptar të Kosovës. Në këtë kolektiv ishte më i riu për nga mosha dhe me guximin që kishte shpeshherë i kundërshtone direktivat e shtetit të atëhershem. Asokohe ishte anëtar i Organizatës për Clirimin e Kosovës.

Pasiqë nuk e kishte të zgjidhur problemin e banimit, Fehmiut i kishin propozuar që të kthehej në Gjilan e të fillonte punën në shkollën fillore “Vuk Karagjic”, ku i ishte premtuar edhe zgjidhja e problemit të banimit (në vitet e tetëdhjeta). Drejtori i kësaj shkolle, Desimir Gjorgjeviq, i kishte premtuar se nëse do të punontë në këtë shkollë do t’i ndahej edhe një banesë shoqërore.

Kjo shkollë kishte një kolektivë të madh, prej 120 arsimtarësh, shumica prej tyre ishin serb dhe cdo diskutim qe bëhej diskutohej vetëm në gjuhën serbe. “Shkëndija”, gazeta e cila botohej asokohe, duhej përkthyer prej shqipes në serbisht, gjë e cila kërkohej edhe për planprogramet mësimore. Kjo cenzurë u kundërshtua fuqishëm nga Fehmiu, i cili ne vitin 1981 me nje guxim dhe mencuri të rrallë që rrallë kush e bënte, duke ofruar argumente se përdorimi i gjuhës shqipe ishte i garantuar me kushtetutën e Jugosllavisë së asaj kohe. Si rezultat i kësaj rezistence, u vendos që revista as “Shkëndija” e as plaprogramet mësimore të shqiptarëve të mos vazdhonin të përktheheshin në serbisht. Prej këtij momenti kishte filluar përcjellja e tij nga pushteti i atëhershem, por fatmirësisht kishte njerëz të familjes që intervenuan dhe e shpëtuan nga më e keqja, megjithëse pushteti i atëhershëm vazhdoi ta mbajë nën përciellje.

Faik Haziri (kryetar i K.E) ishte caktuar akitivist për shkollën e atëhershme “V.K” I cili vazhdimisht kërkonte emra të puntorëve arsimorë nacionalist që nuk ishin të përshtatshëm për pushtetin e atëhershëm. I njejti kërkonte që Fehmi Veseli të shpallej nacionalist dhe të largohej nga puna, mirëpo kjo nuk kishte ndodhur. E kishte ftuar në intervistë duke I thënë: “ti je i ri, e ke perspektivën përpara dhe mund të prosperosh nëse e pranon gabimin nga diskutimet që bënte”, kështu ishte përjashtuar I pari nga Partia Komuniste…

Në vitin 1986, Fehmiu kalon vullnetarisht në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, ku dhe punoi deri në momentet e fundit të jetës.

Aktiviteti i tij politik shihej në cdo cep të jetës së tij. Në cdo mbledhje, qoftë të  organeve shkollore apo edhe organizimeve politike, ka qenë e pamundur të mos e ngriste fuqishëm zërin për të mbrojtur të vërteten, të cilën e besonte me shpirt. Në diskutime të tilla “degjohej edhe miza”, ngase arsimtaret serbë mundoheshin ta fusnin në grackë e ta shpallnin nacionalist, sic bëhej edhe me shumë te tjerë në atë kohë. Asgjë nga këto presione nuk e ndaloi Fehmiun që të marrë pjesë në shumë demonstrata, ku aktivisht shkroi edhe parolla që tanimë ishin te njohura në organizime të tilla. Përcillte proceset e ish-Jugosllavisë, lexonte shtypin e atëhershëm kroat, serb e slloven, dhe kështu i njihte mirë problemet politike e shoqërore të atyre viteve. Shpeshherë mirrej ne pyetje dhe kërcënohej nga ish-pushteti, detyrohej të largohej nga banesa për t’u ikur përndjekjeve, që ia vështirësonin jetën e përditshme.

Nga presionet e politikës së pushtetit, e kishte kapluar një sëmundje, të cilën e kishte nëncmuar dhe për më tepër, kur ishte ftuar ne ushtrime ushtarake, mjeku serb e kishte “konstatuar” se sëmundja per të cilën ai ankohej nuk ishe serioze, sigurisht qëllimisht, duke e gënjyer që të mos vazhdonte kontrolle të tjera. Prej atij momenti nuk kishte bërë kontrolla ngase dhe dhimbje nuk kishte ndier (semundja ishte tinëzare). Në vitin 1989-90 ndodhin shume zhvillime ne Kosove, bëhej diferencimi politik nëpër të gjitha organizatat. Kur i erdhi radha kolektivit të shkollës “Abaz Ajeti”, ai e mori fjalën dhe tha se nuk ka njerëz që duhet diferencuar, dhe se i gjithë kolektivi është ideo-politikisht “i përshtatshëm”, në mënyrë që ta pengojë këtë proces diskriminues shtetëror. Më pastaj filluan edhe me shumë presione nga ish-pushteti dhe u detyrua të kërkojë ndihmën mjekësore, por më tepër  për ta evituar nevojën e pjesëmarrjes në ushtrime ushtarake, të cilat i kërkonte dhe i organizonte pushteti i atëhershëm. Mirëpo për shëndetin e tij duket të ketë qenë vone, dhe si pasojë e sëmundjes, Fehmiu ndërron jetë ne vitin 1992, duke lënë pas vetes gruan dhe 4 fëmijët, Ilirjanën, Fatbardhin, Dukagjinin dhe Adriatikun.

Kolegët dhe miqtë e mbajnë mend si një njeri shumë parimor, ndërsa nxënësit e tij ende e cilësojnë si pedagog të mirë, profesionalisht shume të përgaditur, dhe mësimdhënës që e donte punën e nxënësit. Fehmiu ishte përherë aktiv në hulumtime shkencore e politike, ku lexonte literature te ndryshme si ne profesion ashtu në lëmenj që preknin aspekte të ndryshme të shoqërisë. Në familje mbahet mend si familjar i kujdesshëm, bashkëshort i mirë, dhe prind i shkëlqyeshem.

Sadik Nuhiu

Sadik Nuhiu

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Drita Balaj-Demi

Drita Balaj -Demi

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Abedin Bunjaku

Abedin Bunjaku

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agim Baftiu

Agim Baftiu

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Haki Barajliu

 

Haki Bajraliu, u lind më 16. 03. 1948 në fshatin Velegllavë, komuna e Dardanës (ish Kamenicë).

 

Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në vendlindje kurse pjesën tjetër në fshatin Desivojcë dhe në Hogosht. Shkollën e mesme – Normalen, në Gjilan, ndërsa SHLP -Drjetimi i mësimit klasor po ashtu në Gjilan,  të cilën e ka mbaruar në  vitin 1978.

Ka punuar  në procesin Edukativo-arsimor prej vitit 1969, në fshatin Poliçkë, Velegllavë, Desivojcë  dhe së fundit në sshlollën fillore “ Abaz Ajeti” në Gjilan,  ku së fundi po ushtronte detyrën e ushtruesit detyrës së zëvendësdrejtorit.

Pas 43 vjetësh pune të suksesshme  është pensionuar në vitin 2013.

Haki Bajraliu që nga shkolla e  mesme Normale është marrë me shkrime dhe  në dorëshkrim ka një serë veprash, zhanresh të ndryshme, si poezi, tregime, drama, monografi dhe  doracakë për metodologjinë e punës në procesin  edukativo-arsimor.

Vepra “NGA ZEMRA BURON GËZIMI” është  një përkushtim i zellit dhe shembujve artistik të gjetura për konkretizimin e mësimit.

Haki Bajraliu  vdiq më 1 shtator 2013.