U zhvillua ndeshja miqësore në volejboll

 

 

Në kuadër të përgatitjeve për garat nacionale në volejboll, sot në shkollën  “ Abaz Ajeti” u zhvillua ndeshja miqësore në mes vashave të shkollës  “ Abaz Ajeti” dhe atyre të shkollës “ Zija Shemsiu” të lagjes  së Zabelit.

 

Programi Nacional për Rininë është hartuar ekskluzivisht për nxënës dhe studentë i cili do t’u krijojë hapësirën dhe frymën garuese që deri më tani u ka munguar. Një  program i tillë i krijuar për herë të parë   është hartuar në nivel qeveritar.  Kjo do të thotë se qeveria ka kthyer vëmendjen aty ku duhet. Nxënësit do të kenë mundësi të tregojnë aftësitë e veta sportive e kreative. Kjo më së miri u pa edhe të mërkurën në sallën e kulturës fizike të shkollës “ Abaza Ajeti” ku u zhvillua një ndeshje e cilësisë së lartë në volejboll.

3.JPG

Ndeshja në mes  nxënëseve të dy shkollave , treguan  talent dhe vullnet të madh për të garuar.

Rezultati ishte i ngushtë në poenë, por megjithatë  vashat e shkollës nikoqire treguan  përgatitje më të lartë dhe  e fituan ndeshjen me rezultati 3::0.

Më një punë të tillë me përkushtim  të mësimdhënëse, u vërejt e rezultatet janë evidente. Mbete të vazhdohet me një përkushtim të tillë, dhe  këto dy ekipe, premtojnë se do të arrijnë rezultate të lakmueshme në garat nacionale që priten të mbahen në muajin e ardhshëm.

Kthehu