U realizua ekskursioni në Shqipëri

Nevoja dhe rëndësia e njohjes sa më të mirë të  së kaluarës dhe përparimet që po shënon Shqipëria, mësimdhënësit  tanë realizuan një ekskursion shumë të suksesshëm në Shqipëri. Mësimdhënësit  e shkollës sonë qëndruan tre ditë nëpër qytetet e ndyshme të Shqipërisë. Përveq që përgjatë rrugës u ndalën në disa vende për ta njohur natyrën, u ndaluan në kryeqytet, ku vizituan  monumentet e kulturës dhe pjesë të ndyshme të qytetit, vazhduan rrugën edhe për në malin e Dajtit, ku qëndruan për disa qaste në këtë destinacion të njohur turistik. Me këtë rast realizuan edhe një takim me profesor Kristaq Qëndron, ideataorin e projektit të teleferokut të Dajtit.

Profesor Kristaq Qëndro në pika të shkurta shpjegoi historikun e kompleksit Turistik “Dajti Ekspres”.

Ditën e dytë u vizitua qyteti i Korçës, dhe përveq të tjerave vemendje e veçant iu kushtua Shkollës së Parë shqipe, me këtë rast një përshkrim të shkurtër të hisorikut së Shkollës së Parë shqipe e bëri drejtori i shkollës sonë Hetem Kosumi.

Pasi e realizua vizita e suksesshme e Korçës mësimdhënëst u ndalën në qytetin e Poradecit, ku u fascionuan me bukuritë natyrore të Drilonit, lumë i cili zbrazë Liqenine Prespës dhe mbushë liqenin e Ohrit.

Në kthim për pak qaste u ndalën në qytetin e Elabasanit ku u vizitua kalaja e Elbasanit, me objektet dhe përmendoret përrreth.

Vemendje e posaqme iu kushtua ditës së tretë,  vizita e qytetit të Krujës. Vizitës së qyetit të Krujës iu kushtua tërë  paradita dhe mesdita, duke u qmallur me at bukuri natyrore dhe begati historike kombëtare..

U vizitua Kalaja e Krujës e cila është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryfortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe ne ditet e sotme njihet si një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu i njohur edhe si Muzeu i Skënderbeut dhe Muzeu i Krujës, ndodhet në Krujë dhe është një nga më të vizituarit në Shqipëri. Përurimi i muzeut është bërë më 1 Nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Njëkohësisht ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Arkitektë të muzeut jane Pirro Vaso dhe Pranvera Hoxha. Kompleksi i muzeut është shpërdarë në disa hapësira të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Ky muze është ndërtuar në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Në këtë muze numërohen pavione të tilla si pavioni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavioni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kanceleria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinokotekës dhe së fundi pavioni i trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavione janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.

Shpresojmë se ky ekskursion do të jetë frymëzim për punë më tutjeshme më nxënës dhe organizime të ngjame të ekskursioneve edhe për nxënës.

Vlenë të theksohet se vemendje e posaqme iu kushtua ilustrimi i këtyre vizitave me fotografi dhe inçizime filmike nga mësimëdhenësi i palodhshëm i Gjeografisë, të cilat do të na shërbejnë për krijimin e ndonji dokumentari në të ardhmen.

Kthehu