Shkolla “ Abaz Ajeti” në kreun e shkollave të suksesshme në lëndën e matematikës!

Sot në Drejtorinë e Arsimit, drejtori i porsaemëruar z. Gagica, ndau mirënjohje për nxënësit më të suksesshëm të komunës në garat e mbajtura para disa ditësh.

 

Në të gjitha garat komunale, rajonale, republikane por edhe mbarëkombëtare, shkolla “ Abaz Ajeti” në të kaluarën  dhe tash po shënon rezultate të dalluara  nga lënda e matematikës.

Në garat e porsa përfunduara komunale në lëndën e matematikës, nxënësit  e shkollës “ Abaz Ajeti”, arritën rezultate të dalluara.

Ela Aliu nxënëse e klasës V -1, në këto gara zuri vendin e  II –të,

Olt Ymeri , nxënës i klasës VI-5 u radhit në vendin e III-të.

Ndërsa, Art Shabani nxënës i klasës IX – 3, një ri nga nxënësit e talentuar  i komunës së Gjilanit, në këto gara  zuri vendin e II-të. Të theksojmë se  Arti, në garat republikane të mbajtura kohë më parë, është radhitur në vendin e III-të. Ky rezultat , atij ia ka mundësuar përfaqësimin e komunës së Gjilanit në garat mbarëkombëtare që do të mbahen në Berat.

Drejtoria e shkollës, me rastin e ditës së shkollës, këta nxënës i shpërbleu me mirënjohje. Ndërsa drejtori Arsim Bejtullahu, ndër të tjera tha se:  do të vazhdojmë t’i shpërblejmë dhe t’i stimulojmë nxënësit e dalluar, me qëllim të ngritjes së cilësisë në mësim.”

Kthehu