Orë letrare për nderë të 7 dhe 8 marsit!

Më 7 dhe 8 mars në shkollën tonë "Abaz Ajeti" u mbajt Orë letrare, për nder të këtyre dy festave që secila kishte vlerë dhe rëndësi të veçantë.

 

 

Në këtë Orë letrare punimet e tyre i lexuan nxënësit tanë të cilët edhe e begatuan duke i thënë nga thellësia e shpirtit flajët më të ëmbla, flalët më të shenjta për mësimdhënësit si dhe njëkohësisht dhe për gruan. Thënë troq, janë dy emra, dy figura të ndritshme të cilët secili në mënyrën e vet bartin peshën e përgjegjësive mbi njerëzimin. Ata edukojnë brezat e tyre me mendjet e tyre të ndritura dhe janë ndriçues i të gjithëve.

 

Çdo fjalë e tyre shpreh dashuri, sakrificë, lumturi, dije, edukim, arsimim.Për të gjitha këto, nxënësit tanë u përpoqën t' i paraqesin në shkrimet e tyre dhe me të vërtetë ishin këta zëra që na ëmbëlsuan këto dy festa.Ne mësimdhënësit gjegjësisht, gruaja ( nëna ) morëm dhuratën më të çmuar, fjalën, urimin dhe dashurinë që përmes fjalës na dhuruan ata. Ju falemderit nxënës të kësaj shkolle.

Arbëresha Aliu.

Kthehu