Nxënësit e shkollës sonë, në kuadër të “Xixat e Flakës” i dhanë hijeshi “Flakës së Janarit”

 

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2018” është mbajtur manifestimi përcjellës “Xixat e Flakës”, koncert i muzikës për fëmijë, në të cilin janë paraqitur shumë artistë të vegjël, këngëtarë të të ardhmes.

 

 

Në koncert janë paraqitur solistët: Triola dhe Rron Jakupi, Drion dhe Etika Shaqiri, Jona Neziri, Bora Shurdhani, Tara Bilalli, Rejda Isufi, Erita Shala, Emi Bakija, “Mollëkuqet”, Elona çoçaj, Jon Doda, Tuana Hoxha, Jon Abazi, Atika Salihu dhe Venis Agaj dhe Zana Tahiri. Mysafirë të “Xixave” ishin Blend Kastrati, Erta Qerimi, “Dancing House” dhe Fëmijët e Kopshtit “Fjolla”.

 

Për kontribut në këtë manifestim, ku morën pjesë përveç nxënësve të tjerë edhe ata të klasës II- 2 të mësueses  Luftfije Rexhepi, e cila u shpërblye me  mirënjohje për paraqitje të suksesshme në këtë manifestim tradicional me karakter mbarëkombëtar.

Kthehu