NJË VIT ME SUKSESE PËR SHKOLLËN “ABAZ AJETI”

 

Ky vit shkollor për shkollën tonë ishte vit i përpjekjeve nga të gjithë dhe kjo është arsyja pse ajo ka krijuar një imazh të mirë me sukseset e arritura.

 

Me angazhimin e gjith stafit shkollor, mësimdhënësve, nxënësve dhe nën udhëheqjen e drejtorit të kësaj shkolle z. Arsim Bejtullahu, kjo shkollë idha vetes për detyrë që të përkushtohet maksimalisht para çdo detyre, t’i përballojë vështirësitë  që ato të bëhen të lehta dhe të kapshme për të gjithë.

Uniteti kolegial për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin ishte njëra nga shtyllat dhe shtysat kryesore e punës në këtë shkollë dhe normal sukseset vinin njëra pas tjetrës.

Shkolla realizoi shumë projekte, u bënë shumë takime mësimdhënës-drejtor, varësisht prej kërkesave dhe nevojave që dilnin përpara.Shumëçka në mënyrën e të mësuarit u ndryshua për të mirën e nxënësve,gjegjësisht shkollës.Çdo aktiv i mësimdhënësve pasi bënte takimet e veta, ipte propozime të ndryshme në lehtësimin e procesit mësimor. Andaj rezultatet vinin e vinin.

Nxënësit e shkollës sonë me ndihmën e mësimdhënëses së gjuhës angleze Merita Asllani, realizuan projektin e një dokumentari të shkurtër për Kalanë e Pogragjës ku dhe u shpërblyen me vendin e parë. Po ashtu dhe në lëndën e kimisë nxënësit tanë me ndihmën e mësimdhënësve të tyre Malekije Hoxha dhe Basri Rudaku zunë vende në këto gara.Këtu patëm sukses edhe me rezultate mjaft të larta sepse shkuam në finale me pjesëmarjen e nxënësve të klasëve të nënta në gjuhën angleze  në gara republikane të organizuara nga Kolegji “Memet Akif”.

Vizitat e nxënësve tanë u realizuan në forma të ndryshme. Ata ishin prezent kudo dhe kurdo që ishte nevoja jo vetëm për shkollën tonë por dhe për Komunën tonë.Kudo ishin të parët sepse çdo gjë e realizuan me sukses.Nuk mungoi dhe përfaqësimi i nxënësve tanë në pjesëmarrje të festivaleve të ndryshme, çoftë me zërin e tyre të bukur dhe të ëmbël po dhe me instrumente muzikore.Ishin të hatashëm.Kryesisht këto rezultate na erdhën nga niveli fillor e sidomos vlen të potencohet dhuratat e bëra nga vet fëmijët e kësaj shkolle për fëmijët me nevoja të veçanta nga klasa I-4 dhe V-1e mësimdhënëses Florie Rashiti dhe Suzana Demi.Kjo formë e socializimit të fëmijëve është vlera më humane që mund të bëjë çdo njeri por kur e bëjnë këtë vet fëmijët për moshatarët e tyre, atëherë këtu fjalët janë të tepërta.

Edhe përgatitja e programeve kishte vlerën a saj shumë pozitive.U krijuan kuize të ndryshme, ata dolen me paraqitjet dhe idetë e veta por natyrisht në bashkëpunim me mësuesit e tyre. Përgaditja e programebe u bë nën përkujdesjen e këshillit punues artistik:

                        Arbëresha Aliu

                       Valbonë Ramadani

                        Dashurije Shaqiri

                         Florie Rashiti  

                         Bekim Sopi dhe

                         Ragip Ramadani

Që nga drejtori i shkollës sonë e gjer te angazhimi i nxënësve, treguam se të gjithë jemi për një cilësi dhe bashkëpunim të fortë kontributdhënës.E gjith kjo rezultoi që nxënësi ynë Art Shabani në Olompiadën e matematikës të zë vendin e dytë për klasët e IX-ta.Pa dushim që duhet të jemi falenderues dhe mësueses së tij Makfire Latifaj

Aty ku ka harmoni dhe angazhim, aty ka cilësi dhe respekt për punë, Kjo jemi shkolla jonë e cila në të ardhmen do të jetë symbol i punës në Qytetin tonë.

Pushime të këndshme!                                              

/Arbëresha Aliu/

 

Kthehu