ME PROGRAMI FESTIV U SHËNUA 28 NËNTORI

 

Sot shkolla   " Abaz Ajeti" në kuadër të festës së 28 Nëntorit-Ditës së Pavarsisë së Shqipërisë, organizoi manifestime të ndryshme të cilat i dhanë kësaj feste pjesën e merituar.

 

 

Pasi që këtë vit në qytetin tonë; Gjilan, nën udhëheqjen e Komunës sonë është duke u organizuar manifestimi "DITËT E IDRIZ SEFERIT,edhe shkolla jonë u mundua që sado pak ta jep kontributin e saj në këtë drejtim.  Nxënësit tanë në bashkëpunim me mësimdhënësit e lëndës së historisë përgatitën një përmbledhje të shkurtër për JETËN DHE VEPRIMTARINë E IDRIZ SEFERIT të ndarë në 5 pjesë:

 1.JETA DHE VEPRIMTARIA E IDRIZ SEFERIT

2. IDRIZ SEFERI DËRGOHET NË BURGUN E NISHIT

3. KUVENDI I FERIZAJIT

4. BETEJA E KAÇANIKUT dhe

5. ARRESTIMI I IDRIZ SEFERIT NË SHKUP.

Këti programi për t'ia dhënë dhe ngjyrimin emocional, ate e përpunuam dhe me pjesë orkestrale të ekzekutuara nga vet nxënësit tanë. Nga kjo formë e paraqitjes ne patëm mundësi të njihemi më tepër me veprimtarinë e heroit tonë i cili luftoi për çlirim kombëtar edhe pse gjatë jetës së tij hasi në shumë vëshrirësi dhe pengesa nga më të ndryshmet.

Nga ana tjetër këtë program e begatuan edhe më tepër edhe nxënësit e klasëve të pesta, të cilët na impresionuan me punën e tyre hulumtuese jashtë procesit mësomor PËR DINOZAORËT-FOSILET.

 Një prezentim mjaft serioz nga ana e tyre, sepse ajo që vlen të theksohet ishte një punë nismëtare e tyre e që u ndihmua dhe u përkrah dhe nga mësimdhënësit.

Në fillim dhe në fund të programit drejtori z. Arsim Bejtullahu foli për rëndësinë e këtij manifestimi.Lavdëroi së pari punën dhe kontributin e pa lodhshëm të nxënësve si dhe Këshillin organizativ të cilët e kishin pë obligim të punonin në këtë drejtim.

/Arbresha Aliu/

Kthehu