Me moton "Me vrap drejt cilësisë " u shënua Dita e shkollës “Abaz Ajeti”

Sot me datën 24.04.2018 për shkollën "ABAZ AJETI" ishte një ditë e veçantë.

 

 Një sërë aktivitetesh u realizuan gjate kësaj dite, për nder të Ditës së shkollës.

 

Nxënësit e shkollës filluan ditën me ndryshe se ditëve tjera, duke realizuar KROS - Pranveror, ku morën pjesë nxënësit e klasave të gjashtë , shtatë, tetë dhe nëntë. Nxënësit mirëpritën këtë aktivitet duke marrë pjesë një numër i madh i nxënësve në vrapim. Ku nga ky kros u arrit të zbulohen talentet e rinj në vrapim. Për nxënësit fitues të vendeve të para dhe të dyra drejtoria e shkollës u ndau Mirënjohje.

Për këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe shërbimi policor i Kosovës -njësia e trafikut të cilët i  falënderojmë për angazhimin e tyre,  njëkohësisht falënderojmë edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF).

Nxënësit talent të shkollës në sportin e futbollit mu në këtë ditë të veçantë patën finalen. Po edhe ne sportin e karatesë nxënësit që janë kurorëzuar me medalje të shumta përforcuan Katet e tyre në shkollë,duke vazhduar me talentet

të tjerë të shkollës me akrobacione nga aktivi i klasave të katërta . Krejt në fund të gjitha aktiviteteve nxënësit e klasave të dyta argëtuan të pranishmit me disa valle.

Për nder të Ditës së shkollës brenda në shkollë u hap edhe ekspozita dhe u organizua edhe koktej rasti. Dita mbyllet me sportin e volejbollit që pjesëmarrës ishin mësimdhënësit e shkollës dhe sportistët e komunitetit që njëkohësisht falënderojmë për pjesëmarrje

Kthehu