10 vjetori i pavarësisë U SHËNUA ME EKSPOZITË ARTI, prezentim të punimeve DHE AKTIVITETE SPORTIVE

 

10 vjetëri i Pavarësisë së Kosovës,  si kurdoherë më parë  në shkollën “Abaz Ajeti” u shënua me aktivitete të llojllojshme sportive, kulturore e arsimore.

 

Manifestimit i parapriu hapja e  ekspozitës së artit pamorë ku nxënësit  ekspozuan punimet e tyre kushtuar 10 vjetorit të  Pavarësisë së Kosovës. Ndërsa “ Gjeografët e rinj”, u prezantuan me punimet e tyre për; Hënën –nxënësi i klasës së V-stë, Enrik Mustafa; Tërmetet-  Iris Kadriu, Uratë Nasufi  e Fjona Sylejmani,  nxënës të klasave të VIII-ta dhe F.  dhe  Rufenë - B. Sadriu dhe D. Shurdhani nxënës të klasësIX-3.

“Uroj që ky përvjetor të jetë motiv për  nxënësit dhe mësimdhënësit për të vazhduar me sukses të reja në mësim” në mes të tjerash ishin këto fjalët përshëndetëse të Drejtorit të kësaj shkolle z. Arsim Bejtullahu i cili së bashku me Këshillin organizativ dha kontributin, kurajën dhe besimin se të gjithë do t’ia dalin mbarë dhe se kjo shkollë do të jetë krenare për punën që po bëhet këtu.

 

Në fund të manifestimit të sotëm, në sallën e kulturës fizikë nxënëset zhvilluan  ndeshje në  volejboll .

Manifestimi vazhdon edhe  ditën e nesërme me aktivitet të tjera kulturore , mësimore dhe sportive.

 

Kthehu